Made in Albania
Made in Albania
Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B
Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.
Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?
Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?
I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.
Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.
Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.
Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Rrugaco, mos i zgjat turit kot
Kush e mban mend Takun e cmendur qe gjemote gocat ne xhiro per me i puth me zor  , tashi eshte roje ke Juvenilja dhe eshte bo i bute si qingj, atehere te shtite fryken dhe shkaktonte vetem ulerima ne xhiron e mbremjes, na runin mamat nga mrapa  , ai puthte dhe mamat pastaj  , hej c'kohe.
Me kujtohen gungat qe benim me shallin e pionierit neper parakalime dhe i gjuanim njeri tjetrit, me shume e kemi bere diten qe vdiq ai lugati
eek.gif
, binte nje shi qeeeeee na beri qull dhe ne per tu nxehur beme shallat gunga dhe duke brohoritur i "gjuanim" njeri tjetrit si "pa dashje"
Ehu, sa kane pasur ato kohe...
Dajti, ajajaj, flije me surrat te bardhe e gdhiheshe me kolinoz (kush e mbante mend kete fjalen  ), ose me legen me uje ke veshi qe te lageshin....ahahahaaaaaaaa me sa pak kenaqeshim atehere ...
master of puppets
Primus registratum
Re: Made in Albania
Qebap qebap quhej!!!! une tere femijrise time skam fjet asjihere gjumin e drekes,ikja grumbulloja shoket dhe ndiqnim ate rrethin prej hekuri ose shkojshim te vidhnim ndonje frut neper kopshtet e komshinjve!!!
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Na vini me zor ne gjume ne dreke
rolleyes.gif
puh ca zakoni i keq, une e shtyja ulur tek kanapeja ne aneks duke lexuar, as duhet te pipetinte gje se vinte Fronti i Lagjes dhe bente namin, Fronti ishte i perbere nga pensionistat qe ishin ish-debatikas
eek.gif
apo ish-partizane
Ca morrash qe ishin
tirana
Primus registratum
Re: Made in Albania
U bej homazh
.. dy fushave te futbolli ku u nxishim ka pluni deri tek kockat. Fusha tek shkolla 11 Janari dhe ajo tek 21 dhjetori mas shpis botuese Naim Frashri.
Edhe sot e ksaj dite kur teshti nxjerr nga hundet plunin e zi te ktyre fushave.
Kot me ju pyt, a keni ndihmu noiher kur u shkarkote buka 50-she?? Po si u stivonte buka ne kamion a e mani men? Kaiher qellonte qe bite noi buke pertoke dhe e kapshin robt dhe e vishin bashke me ato qe nuk kishin rene ndonjehere pertoke... e mir mir.. kishte barazi dhe midis bukve at'her.
Cilin keni pas kopacin e dores??
Un nji 9 leksh me buze te frrujtme!
Le_Routard
Forumium maestatis
Re: Made in Albania
Kush e mban mend Takun e cmendur qe gjemote gocat ne xhiro per me i puth me zot , tashi eshte roje ke Juvenilja dhe eshte bo i bute si qingj, atehere te shtite fryken dhe shkaktonte vetem ulerima ne xhiron e mbremjes, na runin mamat nga mrapa , ai puthte dhe mamat pastaj , hej c'kohe.
Me kujtohen gungat qe benim me shallin e pionierit neper parakalime dhe i gjuanim njeri tjetrit, me shume e kemi bere diten qe vdiq ai lugati , binte nje shi qeeeeee na beri qull dhe ne per tu nxehur beme shallat gunga dhe duke brohoritur i "gjuanim" njeri tjetrit si "pa dashje"
Dajti, ajajaj, flije me surrat te bardhe e gdhiheshe me kolinoz (kush e mbante mend kete fjalen )
, ose me legen me uje ke veshi qe te lageshin....ahahahaaaaaaaa me sa pak kenaqeshim atehere ...
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Fillimisht postuar nga Le_Routard:
Une! Perodrsha i her ne jave, kur mbaroja se lari me skaldaj me vajguri, i futsha dhe i t'lame dhomve, pranej i kom keshtu tani....
Mbaj mend kur doli ajo loja me te plasme, jo me kapsolla ajo me celsat e dollapeve
eek.gif
Le_Routard
Forumium maestatis
Re: Made in Albania
Rrugac kur te them una ty qe je shastis ka trute nuk me beso
Quhej skaldabanje dhe u ushqete me vajguri dhe kur u futshe me u la e merrte vesh gjithe lagjja , po edhe po qe se merrshe flake (se ka ndodh prandaj) prape e merrte vesh tere lagjja...
Kush i mban mend jevgat (arrixhofkat) poshte pallatit qe shisnin kanistra: Hajde kanistra, blini kanistra te mira te lira
Mbaj mend kur doli ajo loja me te plasme, jo me kapsolla ajo me celsat e dollapeve qe i mbushnim me ate permbajtjen e kokes se shkrepseve ...ngelen dollapet pa celsa,
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Nje dite duke dash me e hudh ne "shenje" me rane edhe gjysllyket
eek.gif
Le_Routard
Forumium maestatis
Re: Made in Albania
Ca teli mer i boshim me qese plasmasi si kaush dhe i hidhnim nga ballkoni ke komet e ndonje varfanjaku qe kalonte aty
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
gezim lame
Primus registratum
Re: Made in Albania
sa shpejt e ndryshove??????????
lol.gif
lol.gif
me dolen lote duke qesh.......
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
gezim lame
Primus registratum
Re: Made in Albania
qe ne momentin e pare e mora vesh se ishte gafe....prandaj edhe qesha....
ske ci ben "aksidente" te pashmangshme ka ne kete jete..
rolleyes.gif
wave.gif
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Kordelja
Valoris scriptorum
Re: Made in Albania
Elsi
Forumium praecox
Re: Made in Albania
ej, po balonat, a ju kujtohen?
une kam pas nji balone tabake zdrromse, e kisha shume qejf. i kisha vene edhe emer, "kuqo" se ishte me tabak te kuq. kishte bile 2 tabake te ngjit me vinovil se nuk gjeja dot tabak te madh...
rrezikoja jeten me shoket per ato balona: shkonim tek nje cerdhe afer lagjes dhe hipnim tek tarraca per icik ere.
po krrabat, a ju kujtohen?
lol.gif
gezim lame
Primus registratum
Re: Made in Albania
Balone tabake boja vit per vit. I boja bardhe e blu (tifoz i tirones mo
rolleyes.gif
Kallamat i merrja te nje shok qe i kishte te oborri i shpise. Spango merrshim te serat ia hiqshim damateve dhe kastravecave dhe i lidhshim ashtu copa copa.
Mu kujtua nga ana blue se kishte permendur "ingranazhet" pastat 5-lekshe dhe 10-lekshe me te kuqen siper, ishin edhe pastat "sy" po ato qe pelqeja me teper kane qene pastat "shporte" dhe pastat "shu"......
eh tani ishte koha qe shkoheshte ne plazh "per t'u nxi" qe kur te vinte 15 ditshi te mos kishim problem....coheshim heret ne mengjes per te kap trenin, kishte shume raste kur trenat s'ndalonin ne shkozet.........ehhhhhhhh kur kam qene ne gjimnaz e shkuam me gjithe klasen ne plazh kemi zbrit te gjithe(edhe gocat) kur treni s'ndaloi as nje sekonde.........
me kujtohet ne plazh kur vinin katunaret me gamor per te shit fiq te bardhe e te zi domate zemerkau ose kur ndonje bertiste "hajde bleni ktu, kena kakamor e kakvic t'mir e t'lir"
lol.gif
Elsi
Forumium praecox
Re: Made in Albania
Top