Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Te vdesesh pa jetuar do te thot te kesh pasur nje jete tragjike.

Enfin, il fait beau chez toi?
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

kalim i bukur
lindje jete vdekje


chez moi il fait beau
chez toi aussi!?
 

disku

UNI
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Nje analogji te vogel...midis LINDJES edhe VDEKJES ....eshte njilloj si midis SHALES MAJTE edhe SHALES SE DJATHTE...
E rendesishme eshte cka ndodhet ne mes.
 

bona

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

ilirjan:

e di per cfare jetoj une:
jetoj per famijlen time, jetoj per veten time, per njerzit qe kam rreth e rrotull, jetoj per cdo gje qe bera dhe kam plane te bej.

kam shume frike te vdes sepse shume gjera varen nga une, prinderit, vellai, familja ime, vete une dhe cdo gje.
dhe e fundit kam shume frike se mos nuk do kem jete enough per te gjitha planet e mia.

ti duhet te jesh ndonje lepurush qe lexon vetem theory per jeten dhe akoma nuk e jeton ate.
ndoshta ti nuk ke filluar te shijosh asgje dhe rri e enderron.
cdo njeri kalon neper keto faza.

mos u merzit.
 

infinity

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Kjo pyetje eshte e bukur por e veshtire!
Kush i ka dhene pergjigje deri me sot?Besoj se asnje!
U perpoqen te tere,qe nga Platoni deri te Nitzsche por...
Njeriu eshte mire ta marre me shume thjeshtesi kete pyetje.Sepse pyetjet me te veshtira jane ato te cilat ne dukje jane me te thjeshtat.Cdo njeri duhet ta pyese veten here pas here per se jeton.Besoj se megjithese njerezit jane te ngjashem me njeri-tjetrin kane nevoja te ndryshme.Sepse nuk ka asnje qe te jete identik me nje tjeter.
Dhe ligjet e ekzistences thone se materia nuk mund te zhduket.Nese trupi do kthehet ne dhé mbetet shpirti.Une besoj se jeta mbi toke eshte nje nga etapat e jetes se pafundme te njeriut.

Pastaj i bie te vije parajsa...
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Fillimisht postuar nga infiniti:
[qb] Kjo pyetje eshte e bukur por e veshtire!
Kush i ka dhene pergjigje deri me sot?Besoj se asnje!
U perpoqen te tere,qe nga Platoni deri te Nitzsche por...
Njeriu eshte mire ta marre me shume thjeshtesi kete pyetje.Sepse pyetjet me te veshtira jane ato te cilat ne dukje jane me te thjeshtat.Cdo njeri duhet ta pyese veten here pas here per se jeton.Besoj se megjithese njerezit jane te ngjashem me njeri-tjetrin kane nevoja te ndryshme.Sepse nuk ka asnje qe te jete identik me nje tjeter.
Dhe ligjet e ekzistences thone se materia nuk mund te zhduket.Nese trupi do kthehet ne dhé mbetet shpirti.Une besoj se jeta mbi toke eshte nje nga etapat e jetes se pafundme te njeriut.

Pastaj i bie te vije parajsa... [/qb]
shum bukur nuk ka njeri te mos pyese veten se per se jeton!!
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Fillimisht postuar nga infiniti:
[qb]Pastaj i bie te vije parajsa... [/qb]
apo ferri dhe pikerisht kjo eshte pergjigja e pyetjes se perse jetoj dhe pikerisht fakti qe do te fitoj ferrinose parajsen eshte njepergjigje e cila ben edhe diferencen ne jeten tone.
 

Guest
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Linda per te mesuar ska renci se cfare per mire apo per keq as dua tja di , mjafton qe mesova , ndonjehere nga trendafili derr ferra dhe anasjelltas cdo gje eshte relative ne kete bote asgje nuk eshte absolute , arrij horizontet duke qene me kembe ne toke
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Fillimisht postuar nga *Lori*:
[qb] Linda per te mesuar ska renci se cfare per mire apo per keq as dua tja di , mjafton qe mesova , ndonjehere nga trendafili derr ferra dhe anasjelltas cdo gje eshte relative ne kete bote asgje nuk eshte absolute , arrij horizontet duke qene me kembe ne toke [/qb]
ne kete bote gjithcka eshte relative dhe ka vetem nje gje qe shte apsolute qe gjithca eshte relative
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

perse jetojme????
kjo eshte pytja e veshtire..pytja edhe me e lehte ..mbase jane te dyja bashke ..mbase varet se sa arrin te kesh kuptuar qellimin e jetes..cfare ka pas me para se te vinim dhe cfare do te ket pas kesaj jete ..vdekja ?? e cfare do te thote te shkosh drejt vdekjes do te thote te shkosh drejt hicit??? pse nga hici vim dhe nga hici shkojme??? jooooo!!!ne jemi per nje qellim dhe mbas kesaj do te shkojme ne nje destinacion dhe nuk mund te jete hici ..dhe hici do te thote asgje po mbas jetes do te kete dicka dhe kjo nuk eshte hici ..mendohuni mire ...GJITHCKA QE NDODH NDODH PER NJE QELLIM!!!ju pershendes!!
 

renea

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Pikersisht, jeta pa qellim eshte vdekje ne te vertete. Qellimi plotesohet kur njeriu gjen Perendine, dhe i jep veten e vte nje qellimi me te larte, me hynjor, me te mire. Mos ngurro ne vdekje, zgjidh jeten!
 

nini

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

pa dyshim qe,çdo krijese do ta shijoje vdekjen ama si?a nuk keni menduar ndonjehre?
 

alpacino

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

linda per te jetuar dhe kto 100vjet qe me kane ngele
:thumbsup:
 

Nik

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Perendia krijoi njeriun qe te jetoje me te ne perjetesi(jane te gjitha falas dhe dhurate por njeriu duhet vetem ti pranoje).

Nje gje qe une nuk kam kuptuar kurre eshte se si Njeriu nuk harrin te kuptoj se ato qe ka thene i Perjeteshmi dhe i Gjithepushteteshmi jane te verteta. Nese nuk i besohet Perendise qe krijoi gjithçka dhe na jep jete çdo çaste, kujt duhet ti besohet?(falemderit Perendise qe kemi ardhur ne kete jete dhe qe na jep nje shprese).

Njeriu lindi per te jetuar me Perendine ne perjetsi(njeriu qe nuk pramon nuk do te jetoje me Perendine ne perjetesi por do te vuaj ne perjetesi).

mos harroni se shpirti i njeriut eshte i perjetshme sado trupi te vdese dhe jane dy vendet(ose vuajtja e perjeteshme ose jeta e perjeteshme).

me respekt!!!
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

-Peace!-

... s`linde për të jetuar por linde
për të vdekur,e më vonë për të
jetuar ..
- - - - -
... për çka u linde(u krijove)?

51:56.Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
... tërë atë që shohim s`janë gjë
tjetër pos piktura të imagjinuara
nga truri ynë.. /pf/images/graemlins/frown.gif
- - - - -
... e pas vdekjes do të shohë jetën,
sepse atëherë vërtetë filloi jeta ..
- - -
... atëherë kur perdet do të hiqen
nga sytë tonë dhe do të shikojmë me
mprehtësi e s`do të imagjinojmë ..

50:19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:21. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
-Peace!-

Me respekt:
T r i u m f i
 

karamel

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Grace ndoshta ti ke te drejte kur supozon qe shiprti mund te jete i perjetshem.

as nje element nuk zhduket po vetem transformohet (ligj i natyres), dhe kur nje planet shuhetose météorite normalisht thithet nga nje vrime e zeze (un trou noir)Perderisa roli dhe funksionimi i vrimave nuk eshte akoma i qarte as nje gje nuk mund ta kundershtoj iden qe si thithin nga nje ane, vrimat e zeza mund ti nzjerrin objektet e thithura nga ana tjeter.
Po sikur dhe shpirti ti neneshtrohej i te njejtit fat si ai qe peson nje météorite?
Kjo do te thote qe shpirti i schizo_girl do te ishte i pavdekshem dhe do te udhtonte pa ndalim ndermjet boteve paralele...
Ky mendim sme pelqen fare!!
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Fillimisht postuar nga schizo_girl:
[qb] Grace ndoshta ti ke te drejte kur supozon qe shiprti mund te jete i perjetshem.

as nje element nuk zhduket po vetem transformohet (ligj i natyres), dhe kur nje planet shuhetose météorite normalisht thithet nga nje vrime e zeze (un trou noir)Perderisa roli dhe funksionimi i vrimave nuk eshte akoma i qarte as nje gje nuk mund ta kundershtoj iden qe si thithin nga nje ane, vrimat e zeza mund ti nzjerrin objektet e thithura nga ana tjeter.
Po sikur dhe shpirti ti neneshtrohej i te njejtit fat si ai qe peson nje météorite?
Kjo do te thote qe shpirti i schizo_girl do te ishte i pavdekshem dhe do te udhtonte pa ndalim ndermjet boteve paralele...
Ky mendim sme pelqen fare!! [/qb]
Pse nderlikon konceptet,kur shume ma thjeshte mund te shpjegohen ? :confused:
 

skin

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Per mua, ajo qe perjetojme, ferri dhe parajsa, ndodhen te dyja ne toke.

eshte e pamundur qe te arrijme te dime me siguri se c'ndodh me ne para dhe pas vdekjes. per me teper,e quaj dhe humbje kohe te lodhesh duke hamendesuar.

E vetmja gje qe dime me siguri eshte kjo jete qe na eshte dhene. Nuk dime tamam si ta jetojme e ti japim kuptim, pasi NUK kemi eksperienca te meparshme. Per ne kjo eshte jeta e pare... mbase dhe e fundit....

Prandaj, per mua gjeja me e mire eshte te perqendrohemi per ta jetuar kte jete sa me mire ... ashtu sic e mendojme ne te miren.... me vone gjate se njejtes jete do "vertetohet" nese kjo e mire eshte vertet per TE MIRE...

Skin
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Fillimisht postuar nga skin:
[qb]

E vetmja gje qe dime me siguri eshte kjo jete qe na eshte dhene. Nuk dime tamam si ta jetojme e ti japim kuptim, pasi NUK kemi eksperienca te meparshme. Per ne kjo eshte jeta e pare... mbase dhe e fundit....

po patjeter qe sdo te dish asnjehere se si ta jetosh po nuk i gjete kuptimin dhe pikerisht ajo bpta tjeter eshte kuptimi padiskutim.

Skin [/qb]
 
Top