Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Originally Posted By: Muelle

Originally Posted By: BAB_LYMI

Perpara se Palamenti yne te miratoje ligje te tilla Z.Berisha dhe parlamenti yne duhet te :
1-Te Eleminoje smogun ku %e te cilit eshte nga me te lartet ne bote.
2-Tu jepte kohe Lokaleve ( te cilat i kane me qera dhe sot nuk mund te nderyhjne per te ndare ambjentet ne duhan pires/jopires.
3-Tu siguroje Uje te pijeshem Shqipetareve neper familjet e tyre se po vjen vera dhe qe tani si cdo vit ska uje thuhet , shume lagje,provinca, qytete te vogla vuajne mungesen e tij( me burimet qe kemi ne mund te mbajme Ballkanin me Uje jo veten tone)
4-Tu siguroje drita Shqipetare se kemi cdo gje te teknologjise se fundit si individe flas dhe akoma skemi drita , akoma prodhehet QIRI eskluzivisht per Shqiperine, TURP,TURP,TURP
5-Tu kerkoje te gjithe pronareve ti paguajne sigurimet shoqerore punetoreve se neser do jen te gjithe ne meshire te fatit, dhe po ju vjedhin leket atyre,
6-te rregulloje sherbimin neper Spitale se te lene te vdesesh per nje serum se ska , ose se duhet te japesh leke, dhe cdo gje ne spitale eshte e amortizuar.
7-Te miratojne ligjin mbi pronat se e bene corap kete popull , dhe mungesa e miratimit te ketij ligji ben qe dhe te mos kete investime se do ishin te pasigurta.
8-Te eleminoje ne max se ne te gjitha hallkat/institucionet shteterore paguhet rryshfet per gjene me te vogel.
9-Te interesohet per fatet e atyre qindra mijera emigranteve qe shtetet e tjera i neperkembin sikur te ishin 10 veta.
10-
11-
12-
13-
14-
15-
16-
17-
18-

Shtoni ju ca probleme qe na shqetesojne.
me pas Zoti Berisha ndaloni duhanin , nuk mund te shkojme ne Europe duke zbatuar ligjet e tyre te fundit , ne kemi akoma shume e shume gjera te tjera me te rendesishme e jetesore per te bere.
Blendo sa per ate qe the me shume pune do kene lokalet po nuk u pi harroje , pse : Une po nuk piva cigare nuk pi asa kafe, as alkol, as nje birre sme terheq me,keto gjera terheqin njera tjetern, une kam pare shume pronare te merzitur keto dite qe ju ka rene puna neper lokalet e tyre , une jam nje perdorues i DJEGUR i duhanit nuk them se bene keq ,por jo tani jemi heret mer mik.
P.S Shkroj me Lm ne dore BAB_LYMI
*** Marum eeeeeeee ?, Ta nez i cik ee /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

O Zoti LYm a me thu pse renditjha duhet te jete para keto gjerat qe ke shkrujt lart dhe pastaj nxjerrja e ligjit kunder duhanit?
Nuk e di ti se pikerisht me ate mentalitetin shqiptar qe te gjithe e kemi po te gjithe tregojne me gisht tjetrin ne jemi pa uje,pa drita dhe jetojme me rryshfete?
Athere Sala para se te veje ligjin anti-duhan duhet te ktheka te gjithe shqiptaret ne njerez te ndershem?
Po ti qe tregon me gisht ata qe marrin rryhsfete pse e paguan rryshfetein?Si mendon se ndryshojne gjerat?Mendon se shteti nxjerr nje ligj dhe hopa njerezia behen me te mire me civile dhe me pak hajduta?Ndryshimi i dashur,poltik,ekonomik dhe social eshte mbi te gjitha ne trute e vockla shqiptare qe pranojne te bien ne kompromise sepse keshtu jeta eshte me e lehte.
Si do ta hiqka Sala smogun?E di ti ca dmth te ulesh smogun?Domethene te heqesh nga qarkullimi tere makinat qe ndotin shume,te gjitha ato makina te regjistruara para me shume se 10 vitesh,do te thote te ndalohet ndotja e ambientit qe vjen nga fabrikat qe s'duan t'ja dine :domethene mbyllja e fabrikave ose detyrimi qe te krijone dhe instalojne sisteme pastrimi per gazrat qe leshojne.Ti qe nuk respektoke dot mos-pirjen e duhanit ne lokalin e lagjes mendon se duhet te sekuestrosh para makinat dhe te mbyllesh fabrikat?Po nese shqiptari paguan per te pire nje cigare ne lokal(ah,jemi vertet qesharake) athere c'do beka nese duan ti marrin makinen?Do ushqeje korrupsionin?
Ti e di se nuk eshte kriminel dhe mafioz vetem ai qe merr po dhe ai qe jep dhe kontribuon ta pasuroje?
Mendon qe po te kete uje dhe drita athere ligji do respektohet dhe s'do e ndezesh cigaren?Po ju vete pse e paguni 2mijelekshin per te pire nje cigare ne lokal?Nuk ju vjen turp?nuk ka me shqiptari respekt per lekun?Pse duhet te me shkoje kafeja pesemije leke?Ku i marrin keto leke shqiptaret?kaq bosa jemi?Apo ne Shqiperi te thyjme ne dysh kurse jashte punojme si qen?
Qeveria shqiptare,shteti shqiptar ne pergjithesi qe nga 90 e ketej pothuaj nuk ka ekzistuar.Cdo qeveri eshte perpjekur te zhvase sa me shume,te shese eliktricitetin,ujin,te shkaterroje dhe te vjedhe.Po keshtu gjithe aparati administraiv burokratik shqiptar.Po faji nuk eshte i shtetit jo.Se kushdo qe te hypi atje lart njelloj do sillet.Sepse ne kemi te gjithe nje mendje,mendojme se rruga me e mire per zgjidhjen e probleme eshte leku,paguajme doktorin qe te na kuroje,paguajme mesuesin qe te na jape provimin,paguajme sekretaren e komunes qe te na leshojne nje certifikate,paguajme policin qe mos te nagjobise dhe pronarin e lokalit qe te ndezim nje cigare.
Nuk mendon se ka dicka qe nuk shkon ne gjithe kete zinxhir?Nuk mendoni ju vellezer shqiptare qe jetoni ne Shqiperi qe ndryshimin e bejne njerezit,edhe revolucionet po deshe.Qe nese ti i pari nuk paguan e pastaj beheni 10,20,100 nuk ka nevoje ti japesh para idiotes te komuna per te dhene nje cope certifikate lindje.Cdo popull ka qeverine qe meriton.Dhe mesa lexoj ketu ne meritojme ata qe na qeverisin dhe edhe me keq.
Hajt ja kalofshi mire.

1-Pse ju mendoni se duhet te ndalohet cigarja dhe jo te kene uje me pi me u la Shqiptaret ?
2-Pse ju mendoni se duhet te ndalohet duhani dhe shqiptaret nuk duhet te kene drita ( pamvarsisht se ca i pagujne dhe ca jo paaftesi e shtetit me ju marre leket , dhe tymi i qiriut te demton 100 here me shume ?!) ?
3-PO nuk jemi ne ne stadin e Kanadase,Norvegjise te cilet skane lene ligj pa aprovuar dhe pa zbatuar sa tani u ka ngelur te bejne ligje te tipit " ndalohet gjujtja e gjarperit me zile diten e diele " ?
4-Ne hollande pi hashash e ca te dush mer plak dhe eshte me qindra here me lart se ne dhe ne Shqiperi te ndalohet cigarja ?
5-Si ta heqe Sala Smogun ? Nuk mund ta besh ti fabriken e zeme te plasmasit ne Selite mer plak se vje tymi per 5 minuta ne Bllok ?, nuk mund ti djegesh plerat ti 200 m larg qytetit mer plag se me dal ne dritare mendon se neser do bjere shi se shef qiellin e zi ?
6-Pse qenka turp/krim/luks me pi cigare dhe kafe nisur nga fjalet e tua dhe te njeres ketu ?Skemi lek te gjithe me pi xhek me redbull mer mik i kafe i pakete 150 lek te reja shkojne .
6-Si mund te zbatohet ky ligj pa u diskutuar sa mundesi ka me u respektu , po ta them une me bindje se ne Tirane se ne rrethe e fshatra nuk bohet fjale do te vije kontrollori :,
<----- shiko figuren . - O Cuno gjobe se je me cigare ndez !, pra po bejme nje ligj te deshtuar qe ne fillim.
Cigarja nuk ka dale sot mer mik eshte qindra vjecare.
te gjithe e dime qe na ben dem po e duam tashi , na ka hy ne gjak.
Ajo na mbledh per nje gezim , per nje hall .
Une se di a e pin ti, mire ne vere qe ka tavolina jashte po ne dimer ku do pihet ?!!
ne duam me kap Stade duke kap veshin me dore mbas koke , po jo mer mik na rregullo elementaret pastaj
- Hajt se folim
Me duhet e larget dita kur ne Shqiperi te Ndalohet Duhani dhe sa per kursime qe na sillka mos pirja e tij neper lokale , secili ka xhepin e tij e ka llogaritur ate gje , biles mospirja e cigares shkakton dhe shendoshjen lol " Skemi aq vend ke liqeni sa te nxjerrim gjithe Tiranen me bo vrap per tu dobesuar".
Une them ket qe ne Spitale/Institucione/Autobuza dhe ne ca vende publike te mos pihet si dhe ne Lokale qe nuk kane Aspirim .