Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!
Tatimet dhe Bashkia “braktisin” Antiduhanin
• Mund te konsiderohet si ligji me i suksesshem, i zbatuar sapo ka hyre ne fuqi. Vetem 5 dite me pas tabelat “No smoking” i shikon ne te gjitha lokalet
Inspektorët sanitarë duket se janë të vetmit që po merren me zbatimin e ligjit antiduhan. 5 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kjo strukturë ka kontrolluar rreth 1.200 subjekte private dhe institucione shtetërore në kryeqytet, por në asnjë rast përkrah tyre nuk është vënë re prezenca e policisë bashkiake apo asaj tatimore. Sipas drejtorit të Higjienës së kryeqytetit, Gjergji Ndoja, tatimorja, që pritet të merret me marketingun dhe ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit personave nën moshën 18-vjeç, pritet të nisë kontrollet më 2 qershor, ndërkohë që po negociohet edhe për bashkëpunimin me policinë bashkiake. Por pavarësisht kësaj, ata kanë ushtruar kontrolle 24 orë në 24 orë, ku nuk kanë munguar as gjobat dhe as proces-verbalet.
Kontrollet
Mund të konsiderohet si ligji më i suksesshëm, i cili është zbatuar sapo ka hyrë bë fuqi. Vetëm 5 ditë më pas tabelat “No smoking” i shikon në të gjitha lokalet, madje edhe në periferinë e largët. Sipas drejtorit të Higjienës së kryeqytetit, që nga 26 maji, në Tiranë ata kanë kontrolluar 1.117 subjekte private dhe institucione shtetërore, nga të cilat janë gjobitur 9 prej tyre dhe për 293 prej tyre janë mbajtur proces-verbale. Ndërsa numri total i gjobave në të gjithë vendin është rreth 20 me një vlerë prej 50 mijë lekësh secila. Ndërkohë që inspektorët sanitarë kanë raportuar se më problematike ka qenë prefektura e Gjirokastrës. Gjithashtu, probleme janë hasur edhe në Tiranë për shkak të mungesës së policisë bashkiake, për të cilën Ndoja thotë tashmë kanë nisur bisedimet dhe është shprehur se bashkëpunimi do të nisë së shpejti. Ndërkohë, nuk është ndjerë ende as puna e policisë tatimore që do të merret me heqjen e reklamave dhe ndalimin e shitjes së cigareve personave nën 18-vjeç, që po sipas Ndojës do të nisë aksionin më 2 qershor.
Studimi
Një studim i kryer nga OBSH-ja e rendit vendin tonë si një ndër vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Sipas studimit, 60% e meshkujve dhe 18% e femrave tymosin rregullisht cigare me një tendencë në rritje te femrat dhe ulje të numrit të duhanpirësve meshkuj, të cilët harxhojnë rreth 300 milionë euro në vit për blerjen e cigareve. Gjithashtu, sipas një tjetër studimi, në grupmoshën 13-15 vjeç (që përfshin klasat e 7 -ta, 8-ta si dhe vitet I-rë e i II-të të shkollave të mesme), 16.8% pinë duhan rregullisht, ku djemtë përfaqësohen me 21.9% dhe vajzat me 12.5%, ndërkohë që 9 në 10 fëmijë qëndrojnë në ambiente të mbingarkuar me tym duhani. Studimi citon se shqetësues është fakti se 16.7% e nxënësve që nuk pinë duhan mendojnë ta fillojnë atë vitin tjetër. Shifrat janë bërë publike në ditën ndërkombëtare të luftës kundër duhanit, ku OBSH-ja ka shpallur edhe moton: “Mjedise, 100% pa duhan”, të cilës i shërben edhe ligj antiduhan që sapo ka hyrë në fuqi në vendin tonë. Sipas specialistëve të OBSH-së, duhanpirja pasive i referohet tymit që del nga djegia e produkteve të duhanit, e cila përcillet nga njerëzit që e pinë atë dhe pothuaj gjysma e fëmijëve në botë thithin ajër të ndotur nga tymi i duhanit.
Esmeralda Keta
Marrë nga Gazeta Shqiptare
Kto statistikat ktu tregojn që mbi 50% e popullsis nuk pin duhan. Për më tepër kto statistika tregojn që pordhët apo idiotsia e "adultëve" ndikojnë në idenë e brezit të ri mbi duhanin dhe më keq akoma ndikojnë negativisht në shëndetin e mbi 90% të fëmijëve shqiptarë.
Dhe ka akoma njerëz që diskutojnë mbi të mirat e këtij ligji? Nëse jeni skeptikë mbi zbatimin e këtij ligji atëherë merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe mundësoni aplikimin e saktë të tij. Nëse mblidhen shumë ankesa në lidhje me një bar apo restorant i cili nuk zbaton ligjin më e pakta është konformimi i këtij bari apo restoranti me ligjin dhe më e keqja është mbyllja e tij për mos-respektim ligji.
Jeni qytetarë, silluni si të tillë e mos çani dërrasa kot këtu në forum.