LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Se harrova per ate te burgut per ata femijet... Pas gjithe atij thrilleri qe thure per aktivitetin kriminal te atyre femijve qe ne rastin me ekstrem kane 1 klase shkolle dhe qe merrnin paketa me 80 leke dhe i shisnin me 100, kjo e burgut me pelqeu si zgjidhje.. Cudi!! Ishte kaq e thjeshte dhe s'e kishim kuptuar ??
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: hawk</div><div class="ubbcode-body">Sikur Shqiperia te ishte vendi i vetem ne bote qe ka ndermarre masa ndaluese per duhanin do te mundohesha te kuptoja shqetsimin analitik (aq te thelle) ne ekonomi,socilogji,politike qe her her merr ngjyra groteske e filozofike.
Te ishte ne nje vend tjeter do te ishte diskutim komik por kur debati behet mes shqiptaresh merr ngjyra tragjikomike.

Nese ben nje vizite te thjeshte mjeksore,te pakten ne "fshatin" europian qe eshte Italia,mjeku si fillim te ben dy pyetje: Konsumon alkol? Konsumon duhan?
Te zgjatem me tej eshte e kote sepse lart ka shkrime te mjaftueshme qe sqarojne demin e duhanit.Mund te shtoj
vetem nje nr. prej 5 milion viktimash ne vit qe i atribuohen.Pra eshte vrasesi nr. 1.
Nejse....

Ne Itali kur u ndalua pati rreagime,normalisht,por tani shumica e njerezve jane dakord me masa te tilla dhe eshte bere pjese e kostumit te perditshem.
Britania e Madhe ka ligje te tilla,Franca gjithashtu gradualisht do te arrije ne nje situate te tille.
Kur duhet te imitojme degjenerimin jemi te paret qe cfaqim shenja majmunerie,por kur ndodhemi perpara nje ligji qe mund te sjell dicka pozitive shpikimim budallalleqet me te medha.

Ja p.sh me lart lexova 1500 femije qe kan mbetur pa pune...pa bere pyetjen se kur i numeruan kaq shpejt,natyrshem lind pyetja po per ato femije(ose femije 30 vjecare..)qe jane pjese e krimit te vogel(per te mos u zhytur me thelle) dhe jetojne me te, cfare duhet te bejme???
I bie qe nese pengojme Iranin te beje bomben atomike do te mbesin pa pune nje grusht njerez!!!

Gjithashtu baret qe paskekan mbetur pa pune....problem i madh shum.
Ato para i mbesin konsumatorit.Poster p.sh tani mund ti investoje diku duke hapur pse jo vende pune per ato femijet qe shesin rrugeve.Mundet po deshi edhe ti jap si dhurate pjesen e lekeve qe i tepron,e me sakuptova ishin goxha,keshtu rregullohen edhe ata te gjoret qe jetojne me ate biznes...
Duke mos patur arsye per te hyre neper mejhane, qe sidoqofte nuk jane parameter zhvillimi ekonomik se po te ishte ashtu ne do te ishim vendi me i zhvilluar ne bote,do te gjejme kohen per dicka me pozitive.
Nese ti Poster je i punesuar a nuk te duket jo normale qe te kesh kohe per te konsumuar 3 pakete cigare ne mejhane, ne orarin e punes?!Ky nuk eshte rendiment ne pune,kjo do te thote qe punon pak por paguhesh per me teper,qe paguhesh pa punuar,pra i sjell deme punedhensit i cili mund ti investoje keto burime ekonomike diku tjeter...pse jo duke punesuar ndonje nga ato 1500-et !!
Keshtu luftojme edhe parazitizmin.

Pas duhanit mund te kalojme pse jo edhe te makina qe ndot ambjentin...me duket se jan marre edhe masa ne kete drejtim pasi ka ndryshuar tarifa doganore per makinat Euro1 si dhe ne baze te cilindrates.Pra nese un zhdoganoj ne Shqiperi nje mercedez 240 ose 250 do te paguaj me shume se per nje Mercedez te viteve te fundit me cilindrate te njejte.Keshtu ulet ndotja....
Per ta shpalluar makinen te jashtligjshme duhen pune,kohe e mbi te gjitha para(e byth)por le te presim ato qe jane me te ndjeshem dhe me te fuqishem ndja ketyre fenomeneve pastaj pere te mos bejme majmunin.



Shtjellimi "politik" ishte jopolitik.
C'te keqe ka nese qeveria mundohet te zgjidh problemin e ndotjes brenda lokaleve??Eshte e vertet se Shqiperia ka problme shume me te medha madje edhe integriteti territorial qe nuk mund te krahasohen me pluhurin e rruges apo duhanin por nese ne drejtim te ketyre te fundit ka permiresime perse duhen kundershtuar?!
Fakti qe nuk kemi energji elektrike nuk do te thote qe duhet te ndalojme edhe ujin(kur vjen).

Informacion:

Cdo dite konsumohen 15 miliard cigare.
Pjesa me e madhe ne Kine e cila u mundua ta ndaloje.Nuk u pengua nga duhanxhinjte por nga eksportuesi nr.ne bote,USA,i cili kercenoi jo me lufte (se....)por me pengim te ekportit Kinez.
Kjo shifer do te thote te pakten 750 milion pakete ne dite,rreth 500 milard dollare ne vit i kushton konsumatorit ky helm.Kaq eshte edhe shifra qe prodhon droga ku gjysa e ksaj shifre pastrohet ne USA.Por droga qe shkakton me pak viktima eshte armik nr.1,kurse duhani qe vret 5 milion ne vit eshte normal.
Kjo armiqesi ka te beje gjithmone me interpretimin e prodhuesit qe ne rastin e duhanit eshte i paprekshem.
Por konsumatorit nuk i kushton vetem cmimi i paketes por edhe nje pjese e buxhetit qe shkon ne luften ndaj tumoreve satelit te nikotines.Mendoni se nje cikel i thjeshte kemioterapie per nje bartes te tumorit kushton 30.000 euro,te cilat ne Perendim(te pakten) i mbulon shteti(taksapaguesit,pra edhe ato qe nuk pijne duhan dhe nuk e kan per taksirat me e rru per ty).Ne Shqiperi kushton(e plote,e pa perzier me uje ose leng futash,e pa skaduar...) te pakten 10.000 euro.Njeriu mund te beje cdo vit per disa vite nje kure te tille.Beni pak hesapet.....dhe ketu nuk flasim per kura te tjera mjekuese,parandaluese apo kerkime shkencore te paguara nga shetet(jo Shqiperia)e sherbime te tjera.

Keto mund te ndalohen duke ndaluar duhanin.

</div></div>

Kush ka mend e ndergjeje le te kuptoje e te ndryshjoje qendrim!

Te tjeret le te vazhdojne llogjet idiote tipike si ankesat ndaj rrjedhojave te ligjit apo shqetesimi i shtirur per hallet madhore te vendit.
Me vjen keq ta pranoj,por Shqiperia eshte kjo qe eshte sepse ka nje popull trap.
 

Odea

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Pse kaq buje kjo teme? Se kuptoj ku qendron debati. Mendoja se ishte common sense fakti apo ideja qe duhani demton dhe meqe demton, tjetri qe nuk e pi, nuk e ka taksirat prej teje tymin tat te cmueshem. Une e pi cigaren per vete, jo rregullisht, po nga dy ne dite (drejt nxirjes, e di lol) mgjth, nuk mund te pretendoj qe tjetri te mbaje pasoja negative ne shendetin e vet vetem se une du te pi cigare.

Pastaj, mendoj se ligji eshte teper i dobishem dhe shume efikas per te terhequr turistat e huaj (te cilet i perkasin botes perendimore dhe shumica nuk e pijne me duhanin) dhe nje tjeter hap drejt futjes ne EU. Eshte e vertete qe Shqiperia ka teper probleme te tjera per te cilat ligje duhen te ndermirren shume shpejt, por puna eshte se ata e kane kuptuar tashme se si funksionon ky ligj duke pasur mijera shembuj nga e gjithe bota (perfshire ketu edhe Egjipti me Iranin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/confused.gif), keshtu qe ato demet ekonomike, politike e sociale, jane te paramenduara dhe te parashikuara.

E kuptoj dhimbjen e duhanxhinjve, por edhe ata duhet te kuptojne ate te atyre njerezve qe jane shume kunder duhanit dhe nje tym drejt ftyres se tyre, eshte si nje grusht, demtim i fizikut te tyre. Ju atje ne Tirane skeni pse te ankoheni ihere se edhe gjate dimrit, nuk te shkon gjate te cohesh te dalesh jashte me pi cigaren pasi nuk eshte edhe aq ftohte, po ne te gjoret ketu ne token e ftohtesires qe shko temperatura -30, si ia bejme?
Vallai ne ato momente edhe e mallkoj ligjin por pastaj mendoj veten time ne pozicionin e atij qe nuk e pi dhe nuk do doja aspak nje njeri te me bente dem duke e pasur mundesine per te evituar kete gje.


Ueee, sa kam shkrujt. Edhe e nisa me mendimin qe do shkrujsha vetem dy fjali...Ju te frymezoni lol
 

Anana

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif mire ia bere
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

.. Mire..
Scepto ke totalisht te drejte kur thua qe populli yne eshte trap... Madje do shkoja me tej...

Populli yne eshte nje tufe idiote delesh qorre qe mblidhen te gjithe si turme dhe levizin si tufat e peshqve te udhehequra nga instikti i trurit te munguar... Jane te gjithe njelloj... Kane te njejtin mendim, kane te njejtat zgjidhje, kane te njejtat parime mediokre deshtakesh te parekuperueshem... dhe ajo qe sipas Freud i ben te quhet turme:- Perdorin te njejten retorike moraliste.... Te gjithe thone te njejtat blablabla .... bla bla bla...
Turmat perfekte froidiane!

Populli yne eshte me teper sesa trap Sceptic....
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Populli yne eshte jaht!

Ti Poster besoj se nuk e kupton qe Sceptic po fliste per ate pjese te popullit qe jeton ne Shqiperi dhe qe nuk e vlereson pozitivisht ligjin(ne pergjithesi dhe ne vecanti kete kunder duhanit), per te mos thene qe e shkel si ti teket. Pra ke bere nje postim te drejte, adresuar personave te duhur, atyre qe e kane inat kete ligj dhe ligjet e tjera, personave qe thone te njejtat bla bla bla (uje, drita, rruge), personave qe ne turme ngrihen kunder dickaje, sepse iu mjafton te bazohen tek tradita apo papelqyeshmeria e kafese pa tymosjen e cigares, tek mos-qethja e zonave intime dhe tek ngrohtesia shpatullore qe garanton nje xhaxhi polic me mustaqe. E bukura e gjithe kesaj ? Po eshte krejt e thjeshte: fakti qe postimi yt bie ndesh me te gjitha ato postime qe ke bere deri me pare ne kete teme, fakti qe ky postim eshte bere ne menyre subkoshienciale, pa dashje dmth /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif , ketu bazohet vleresimi pozitiv qe une i jap shkrimit tend me te fundit.

Me behet qejfi qe e kuptove dobishmerine e ligjit, packa se me duket pak e cuditshme qe u ndergjegjesove vetem pasi lexove fjalen TRAP dhe jo pas te gjitha perlave logjike qe te serviren ketu cunat dhe gocat qe e vleresuan dhe vleresojne pozitivisht ligjin (perfshi dhe mua, duhanxhiun kronik).

Fundjave te mbare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Sipas meje, postimi i fundit i Posterit eshte ne te njejten linje me postimet e tjera te tia; ai thote: fakti qe ne po aplikojme nje ligj anti-duhan, sic ka bere pjesa tjeter e botes, pa marre parasysh kontekstin ne te cilin aplikohet (kupto : Shqiperia) na ben ne "ndjekes te turmes" (Evropes, SHBA etj). Poster quan "popull trap" popullin "majmun", ndryshe nga Sceptic qe quan "popull trap" popullin tone te pabindur.

Une te pakten kshu e kuptova.
 
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Jeni duke llogjikuar si doktor Adhamudhi, e ke nje sy qorr ta krejme dhe syrin tjeter, s'kemi ligjin per drita apo uje (ne fakt per keto s'ka nevoje per ligje), athere ta zhdukim dhe ligjin per duhanin. Duhet te bejme me te miren me ato qe na jane dhene. Ligji eshte vene ne fuqi, nuk e kam idene sa mund te kushtoje ta perforcosh, sigurisht shume me pak nese njerezit tregojne qytetarine e tyre dhe veprojne me ndergjegjje e jo duke u forcuar, mundet te dale edhe me bilanc pozitiv nga vjelja e gjobave. Ama kur shikoj nje shtrese te mire edukuar dhe me mireqenie te larte te bejne kaq shume zhurme per prishje te qejfit e rehatise, nuk e di se si do ti mbushesh mendjen atij fshatarit te mjere qe lopen me te cilen mban frymen gjalle s'mund ta kullose ne lulishte, se s'mund te fuse linje ilegale te elektricitetin ne kasolle te tij etc.

Ka ligje me ROI me te madhe? Posi jo, aktivizohuni qe ti sillni ne drite.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Vintage</div><div class="ubbcode-body">Poster quan "popull trap" popullin "majmun", ndryshe nga Sceptic qe quan "popull trap" popullin tone te pabindur.</div></div>
Te imitosh si majmuni(ah sikur te imitonin ligje te vlefshme nga vendet e tjera!!! po shkojne e imitojne kotesira,ide te mbrapshta,duke perfunduar qe ngaterrojne degjenerimin me emancipimin) eshte trapllik;te kundershtosh pa kurrefare motivi te vlefshem nje ligj te drejte(pra te jesh i pabindur kot me kot),eshte trapllik.

Poster, turma qe perserisin te njejten retorike moraliste? Moralist eshte ai qe bertet per varferine apo shfrytezimin e femijeve;ai qe perpiqet te zbatoje ligjin,eshte interesaxhi: i leverdis te kete nje jete sa me te mire per vete /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif .
 

Hellena

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Sceptic</div><div class="ubbcode-body">
ai qe perpiqet per te zbatoje ligjin,eshte interesaxhi (te leverdis te kete nje jete sa me te mire per vete). </div></div>

lol
 

Odea

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Vallai, katnari e pret me mire ligjin se e di qe ska fuqi hic, nuk ka opinione apo nuk i duket sikur di dicka prandaj e pranon ashtu sic ia japin. Kurse ata te edukuarit, mendojne qe dine dicka, kane paksa fuqi dhe keshtu snobizmi brenda tyre ben qe te pretendojne per me shume, qe fjala te iu degjohet. Jo se eshte keq, por thjesht po them qe pretendimet vijne pikerisht nga ato pale qe supozohet te kuptojne me mire...

Nejse, spo i futem mo kesaj pune se ju e shof i keni hyr me mire se une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Po luaj rolin e vezhgueses, me argetuese kshu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Avash pak me 50.000 dollaret tise na kenaqe.
Aq llogariten te ardhurat per fryme,mesatarisht,per nje bashkombas nga raporti i pare me punen gjer ne pension....
Sqaroji pak shifrat mos i hidh si lopa..!!
Pastaj un te propozova qe ti ti japesh nje pjese nga koha jote e paguar kot,sepse e kalon ne mejhane,si dhe nje pjese nga ato paketat qe nuk arrin te konsumosh,atyre femijeve te cilet kenaqen edhe me me pak se 50.000 $ kosto te punes.
Nga nje llogari e thjeshte e konsumit tend del se ti konsumoje 3.650 € ne vit me "duhan & friends",tani ke rene ne 2-2,5 € ne dite pra rreth 800 € ne vit.Teprojne gati 3.000€,keto mund ti shperndash,meqenese "krenaria" te pengon te falenderosh shtetin per "kursimin e imponuar",tek ato femije.Ne kete menyre vetm kursimi yt ploteson te ardhurat mesatare vjetore te 2-3 shqiptareve.

Ktu nuk duhet bere moralizem sepse duhani demi i duhanit eshte aksiome dhe nuk ka nevoje per perkufizime dhe patetizma te gjata.
Me mire mundte behet pak ironi(humor) sepse vetem keshtu mund te sqarohem disa pseudoanaliza.
Memoralizmin qe ti kritikon ke mbushur dy shkrime te gjata.
Si perfundim pa drita jemi,pa uje jemi,le te qendrojme pa te paren sepse nuk kemi rregulluar te dyten ose ansjelltas.
Kjo nuk eshte logjike.
Problemet perballohen sipas mundesive.


Le ti kthehemi shifrave se me pelqejne.
Sot rastesisht kam lexuar nje burim te marre ANSA ku ne Europe(vetem B.E) vdesin 1.2 milion njerez ne vit nga duhani.Pra 20% e vdekjeve ne Europe i atribuohet nikotines dhe problemeve satelit qe sjella jo.
Nga kjo shifer 35% vdesin nga tumoret,56% nga semundjet kardiovaskolare dhe te aparatit te frymarrjes,kemi edhe nje 9% vdekje te ndryshme te lidhura gjithmone me duhanin.
Ne Italine,ku jetoj un, vdesin 80.000 ne vit,pra me shume se droga e AID-s sebashku(te cilat jane aq te reklamuara si fenomene negative dhe vdekjeprurese).
Pra per nje gjysem shekulli nikotina i kushton Europes me shume te vdekur se Lufta e Pare dhe Dyte Boterore.

Dje solla disa shifra kostosh(mesatare) te terapive tumorale qe jane vetem 35% e atyre qe mbulojne sherbimet shendetsore publike(pasi ato private nuk me interesojne sepsei paguan duhanpiresi nga xhepi i vet...edhe pse kjo eshte shume e rralle) te shteteve te B.E. Shpenzimet per semundjet kardiovaskolare jane edhe me te medha.Nuk dua te hyj fare ne kosto nderhyrjesh kirurgjikale(ne lidhje me problemet kardiovaskolare) apo ilace te perhershme(cdo dite) qe blihen nga te semuret me subvencione shteterore,pra edhe para te atyre qe nuk e pijne duhanin,apo pamundesine e ketyre personave per te kryer shume pune e aktivitete fizike per te cilat duhen privilegjuar(pak a shum si invalidet),por vetem do te kujtoj se nje dite ne spital kushton sa nje nate ne hotel me 5 yje,jo me 5 yje ne Zimbabve por ne Itali.
Kaq shtrimi......te tjerat !!!!!


Ti shqetsohesh se shteti jone humbet 50 milion $ nga ndalimi i duhanit.
Nese shteti do te kontrollonte ashtu sic duhet te gjitha hyrjet e nikotines ne Shqiperi ajo humbje zevendeohet pa problem,madje shnderrohet ne "kusure"qe mbahen ne xhep.
Duke ju rikthyer shembullit Italian,ky vend vetem vitin e kaluar ,duke qene se shteti zoteron monopolin e tregtise se duhanit,ka fituar 12.5 miliard euro.Pra dicka me pak se gjysma e buxhetit te percaktuar kete vit nga Finaziaria aq e kundershtuar e Prodit(buxheti vjetore).
E megjithate ka qene nder vendet e para Europiane qe ka ndermarre masa parandaluese ndaj duhanit.
Thua valle te mos jete shqetesuar shteti Italian nga kto miliarda humbje te mundshme,e cila ne te vertet nuk ka ndodhur sepse duhani konsumohet(me te drejte) ne vende jopublike!!
Por te pakten ai qe nuk e konsumon(dhe jo vetem) eshte i mbrojtur nga nikotina...

Ti mendon se per hir te "50 milioneve"(ne fillim deklarove vetem 20,por duket se rrite nga dita ne dite) shteti duhet te monoplozoje drogen ?!

Je i lire ta konsumosh duhanin,je i lire t'ja q** n** vetes por mos demto te tjeret,mos pretendo qe shteti te shpenzoje nje qindarke per ty per me teper te paguar nga te tjeret.
Kjo nuk vlen vetem per ty.


Bash qef e tan t'mirat.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Lejimi i duhanit, gati ndryshime ne ligj
Sonila Isaku
E Premte, 01 Qershor 2007
20070531224446_artikull.jpg

Nje pjese e specialisteve te Institutit te Shendetit Publik, por edhe ata te Shendetit Publik, jane duke diskutuar per t’i propozuar ministrit te Shendetesise, per nje ndryshim ne ligjin anti-duhan. Behet fjale per baret, ne te cilet do te lejohet qe te konsumohet duhan, por ata duhet te kene nje licence te vecante, e cila do te kete nje tarife disa here me te larte se licenca normale. Specialistet kane menduar qe ministri Ndoka, te propozoje ne Parlament nje amendament i cili te kete parasysh ndarjen e lokaleve dhe menyren e licencimit te tyre, ne rast se do te lejojne konsumin e duhanit. “Jemi duke menduar qe te kete nje ndryshim te ligjit. Dhe kjo per vete faktin, se shumica e lokaleve ne kryeqytet, por edhe ne te gjithe vendin jane me veranda, por qe ne kohen e dimrit mbyllen. Per kete mendojme qe t’i propozojme ministrit te Shendetesise per nje ndryshim. Ky ndryshim te kaloje ne Parlament me ane te nje amendamenti, ku te parashikohen edhe tarifat e licencimit te ketyre lokaleve. Mendojme qe keto tarifa te jene me te larta se ato te lokaleve te tjera”, thote drejtori i Drejtorise te Shendetit Publik, Gjergj Ndoja. Nderkohe qe ne ligjin aktual, nuk parashikohet asnje ndarje e lokaleve per sa i perket konsumit ose jo te duhanit ne ambientet e brendshme te tyre.

Megjithese aktivizimi i ligjit anti-duhan eshte mirepritur nga qytetaret, ka pasur edhe mjaft reagime per ashpersine e tij, pasi nuk percaktohet asnje ambient ku mund te tymoset duhan nga konsumatoret e ketij produkti. Pikerisht per kete arsye, specialistet do propozojne ndryshimin, pasi vetem ne dy vende te huaja, ky ligj ka sanksione kaq te forta. Ne ndryshime do te parashikohet qe te kete edhe percaktime te sakta, nese do te jete nje lokal, apo nje pjese e tij. “Nuk mund te lejohet qe nje lokal te kete 10 tavolina ku pihet duhan dhe 2 qe nuk pihet, pasi kjo eshte e demshme per te gjithe, edhe per ata qe nuk e pine. Por per t’u zbatuar ky ligj sa me mire, eshte e nevojshme qe te behen edhe ndryshimet e propozuara nga ne”, pohon specialisti i DSHP-se. Kurse vete pronaret dhe konsumatoret e duhanit, shprehen mosbesues nese do ta zbatojne kete ligj ne periudhen e dimrit. “Qe ne ditet e para, me duket e veshtire, pasi tani po frekuentohen ambientet e hapura. Nderkohe qe edhe vete konsumoj duhan, dhe nese nje klient do te me shihte qe une e pi brenda ambienteve, edhe ai nuk do te nguronte te bente te njejten gje”, thote nje prej pronareve te lokaleve ne zonen e ish-Bllokut, Vera Alikaj. Por edhe reagimet e nje pjese te mire te konsumatoreve kane qene “kritikuese” per kete pjese te ligjit ku nuk parashikohet asnje ambient se ku do te pihet duhan. Tashme kete jave, duhanpiresit kane mundur te “tymosin” vetem ne pjeset e jashtme te bareve ose ne rruge.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Hmmmm, e te mendosh qe Shqiptari(njeriu) m'sohet me gjithcka...edhe ky ligj si c'do ligj tjeter i "zhurmshem" nuk do na sjell dhe aq shum probleme neve si popull...

sic kan pas shkuar ne pub, do vazhdojn t'shkojn...
sic kan pas shkuar ne lokale, prap do vazhdojn t'shkojn (ne mos n'ambiente t'hapura, ne ato t'mbyllura)

-Ta mendosh qe deri diku, duhet ekzistoj si ligj(flas per spitale, mjedise shendetsore). Vinte tjetri me duhan n'dor, e i'a hudhte tymin pa pik turpi e pa pik problemi n'ftyr doktorrit...e aty duke bo MUUUUU! tabela qe shkruante NDALOHET DUHANI!! por nuk esht se e rrunte shum ky tipi, sepse nuk kishte nji LIGJ, qe t'thoshte NDALOHET PIRJA E DUHANIT NEPER AMBJENTE SHENDETSORE!
 

hawk

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Nuk mjafton vetem ligji duhet edhe ndergjegja qe shkojne paralel e cila nuk krijohet vetem me imponim ose propagande shteterore.
Fillon tek familja....
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Avash pak me 50.000 dollaret tise na kenaqe.
Aq llogariten te ardhurat per fryme,mesatarisht,per nje bashkombas nga raporti i pare me punen gjer ne pension....
</div></div>

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

E o hawk beji nje nder shoqnise dhe vetes... Mos u merr me me ekonomi se nuk eshte se je ne me te miren tende.
Kostoja e nje vendi pune vlla llogaritet si Totali i Kapitalit Kombetar/Nr.e te punesuarve. Kjo nxjerr koston e nje vendi pune... Ti me flet per te ardhurat e vari k*rin..
Po pse keni kete manine te beni si specialiste te cdo fushe mer vlla se sinqerisht s'ju morr vesh?

Dhe c'eshte me e forta "te kapni mat dhe me argumenta".. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Ik na kap noi klarinete se s'je per ket pune ti plako..

Mastermind e lexove ate te turmave... Fillo nevrikosu vlla. Une do te isha nevrikosur nese dikush do ta kishte thene gjate nje debati me mua..

Sceptic & Friends...
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif

P.P.S. Mos harroni te vazhdoni me ato argumentat per demin qe shkakton duhani...

Hajt shendet e pare.. dhe mos ma vrisni me trurin se ketu do na lejohet prape pirja e duhanit ne lokale... E keni morr vesh besoj???
 

hawk

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Kaq ishte replika..!? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif

Je qe je a pa ja fut edhe nji t'sqarume "rregulles se treshit". /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Ti pas dhenjes se kostos(tani sjell edhe raportin,neser perkufizimin...)me drejtove nje pyetje se sa vende pune mund te hapje ti??
Un e vura ne planin praktik.Ti me aq sa te imponohet te kursesh mund ti nxjerresh diten e punes atyre fatkeqeve,pa ulur aspak koston e punes qe rrjedh nga raporti i mesiperm por duke ushqyer ato per te cilet nuk te merr gjumi..keshtu edhe shoket e tu.


Meqense permende shifrat:
Gjithmone Italise,i kushton duhani 5 miliard ne vit shpenzime mjeksore dhe 13 milion ore pune te humbura nga shtrimet ne spital per patlogji te lidhura me duhanin dhe per "largimet per nje cigare".
Duhet ta evidentoj se aty eshte edhe ajo koha qe ti humb kur del per "duhan" ne orarin e punes(te pakten kete ke pohuar).
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

me falni mua qe po dal nga tema...po ndjek kete "duelin tuaj te heshtur"..nuk e kuptoj kokefortesine tende Hawk...

Pse ky robi Poster duhet te punesoje njerez me leket qe do kurseje?!!!

Pse duhet te hap vende pune Posteri?!!!

Pse nuk ju pelqen nje person qe thote ate qe mendon?

Pse ai qe kundershton turmen e ka gjithmone gabim?!!!

PS: Poster ke i çakmak lali?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Poster, tek llogaritë mbi humbjet indirekte të këtij ligji ke harruar të llogaritësh edhe të ardhurat e Bashkive nga "shitja" e varreve për duhanxhinjtë si edhe e bizneseve që merren me organizimin e varrimeve apo që kanë lidhje me to.

Si duhanxhi që jetoj jashtë Shqipërie, ligji mbi ndalimin e plotë të konsumimit të duhanit në ambjente publike (përfshi dhe bare e restorante) nuk më ka prekur pothuajse fare. Kafja më shijon po njësoj ashtu si dhe pijet alkoolike. Ky ligj ka mëse një vit që aplikohet në Quebec (Kebek) dhe tashmë njerëzit u mësuan. Pra në këtë rast, thënia "Çudia më e madhe 3 ditë zgjat" gjen me të vërtetë zbatim.
 
Top