LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Hellena

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Fantazia</div><div class="ubbcode-body">

Nejse, me vjen keq qe ne Shqiperi, do ta pine qe sot e tutje cigaren, duke fshehur doren poshte tavolines. Uroj qe mos djegin mbulesen e ndonje tavoline restoranti dhe do thuhet neper lajme "shkak u be ligji i ndalimit". Se qe nuk do te zbatohet ky ligje, kete e kam plotesisht te qarte.
</div></div>

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Ja nje qe e sheh me syrin realist ...lol
 

antip

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

2 jane menyrat e zbatimit te ligjeve:

1. Shteti eshte autoritar dhe i fuqishem dhe e imponon zbatimin e ligjit.

2. Individet jane te vetedijshem, te ndergjegjshem dhe me nje edukate qytetare te shkalles se larte dhe i pranojne e zbatojne ligjet si pjese e kultures se tyre.

Te dyja keto duhet te ecin paralel, por ka raste qe njera mund te zbehet dhe atehere menyra tjeter duhet te ngrihet per ta kompensuar. Ne Shqiperi (fatkeqesisht) asnjera menyre nuk eshte ne stadin e duhur, por sidomos e 2-ta do kohë (shuuuumë kooooohë) qe te vije dhe shume shkrime qe po lexoj ketu e vertetojne kete. Me vjen vertet keq se si vesi i te pirit duhan te disa, del mbi arsyen dhe e nxit te flase e te beje krahasime te pavend vetem e vetem qe te jete i lire ta shkundë hirin ne çdo qoshe...
 

Caldera

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

ca thu re, Bardhi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif. Shtetit nuk i intereson te vihet ligji se si leverdis. Pa birra e cinare vdesin shtete te medha e jo me albania jone.... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif?! lol


Bardhi, mire ti? Edhe une jam per ndergjegsimin ne shkalle te larte te mases.... per shkak te duhanit sdal, se me marin ere floket...ehe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Nejse gjelosje ka midis shqiptareve se te gjithe i duam ti shpikim vet ligjet e vendimet e reja......sa te perforcohen cik ato gjobat edhe sikur ta risnin edhe cmimin e duhanit te shofesh si zbuten kokoshat hihihihi
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Degjova qe edhe ne Irak qarkullojne zera se do te kerkohet nga grupet e interesit te hyje ne axhenden e parlamentit irakien "Ligji Anti-Duhan"..
Hip hip hip ..... URRRAAAA per legjislativin irakien..
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif

Te merresh me duhanin kur vendi eshte pa drita, pa uje, pa siguri eshte tamam "Fshati digjet dhe Sala krihet.."
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

U frymezove e?....e di e kam kete efekt /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Sikur vetem ti...

Ketu jane bere te gjithe si Lulekuqet mbi Mure.. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/whistle.gif
 

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Poster, si je me zbatimin e ligjit ti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Mire faleminderit. Icik koliti me ka shqetesu kete jave se nga te tjerat jeta ka vazhdu normalisht.. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Hajt mo, s´calo njeri nga veshet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

E di Fante... i vetmi gezim qe me jep ky ligj eshte per gocat qe s'do ju bijne me rrobat dhe floket ere duhan kur te dalin mbasdite...

Edhe ty Fante kur te vish s'do te te vijne me floket ere kur te shkosh ne lokal... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Ky eshte nje aspekt pozitiv Poster, vertete.
Gjithashtu vleresoj dhe ajrin apo ambjentin e shendetshem, sidomos per ate qe nuk e pi duhanin. Por jane disa gjera qe nuk mund te jene kurre sic i duam. Keshtu duhej akcpetuar dhe nje ambjent, restoranti a bari, ku njeriu shkon per qejf, dhe i kufizohet dicka e tille.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Thenia e dites:

..E filluam ne banje, ne banje po na detyrojme ta mbyllim..!
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Poster, them se nuk eshte kurre nuk eshte keq te zbatojme ndonje ligj te ri qe vjen nga bota e perparuar. Nuk mund te presim dritat dhe ujin per ..... te respektuar kembesoret tek vizat e bardha. Uji e dritat jane vertet problem madhor por nuk mendoj se ka lidhje uji e dritat me kulturen qe duhet te ngrihet patjeter sepse eshte tmerrsisht poshte. Po te presin ligjet per njeri tjetrin .... kot qe pretendojme per te ecur perpara.
 

antip

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

A mund te me beje dikush nje lidhje llogjike midis mungeses se ujit, dritave, smogut ne rruge me ligjin kunder duhanit ne ambiente publike??? Mua me duken absurde krahasime te tilla... dhe te tilla jane faktikisht. Kur te dali ligji per emisionet e gazta te makinave do diskutojme per ate, kur te dale strategjia e energjise do diskutojme per ate, kur te dale strategjia e furnizimit me uje do diskutojme per ate... por ketu po flitet per LIGJIN E DUHANIT dhe ligji thote qe nuk lejohet duhani ne ambiente publike (gjeja me normale dhe qe duhej te ishte bere dekada me pare). Nese ti shkel ligjin je subjekt i penalizimit, pike muhabeti! LIGJI eshte LIGJ nuk eshte teori filozofike prej nga mund te nxjerresh perfundime te shumta. Cdo problem eshte i rendesishem ne shkallen e vet, nuk mund te anashkalohet nje problem duke pritur te zgjidhen te tjeret. Nese nje problem zgjidhet (sado i vogel qofte) duhet te themi shyqyr, nje me pak, dhe jo te perpiqemi ti bejme bisht duke komentuar mbi rendesine e tij.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

O Skerdo, per ty dhe lubardhin...ca ju kujton fjala "prioritetet qeverises"..??

Se per mua hajde merremi dhe me ligjin "Per cizmet e gjuetareve ne lagunen e Karavastase"..
Ne fund te fundit si tani, si ne 2057, per t'u bere eshte..
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

O lubo... qe ta kesh parasysh vlla.
Me kete ligj dhe me te tille si ky, s'bejne gje tjeter vetem sa tallin trapin me rrogen qe marrin..
Nje vend ka prioritete dhe nje qeveri duhet te merret me problemet me akute qe ka vendi, dhe jo te me shesi pordhe me ligje luksi qe askush asnjehere s'ja ndjeu nevojen...

Leket dhe voten i marrin per dritat, ujin dhe per keto...
Ato pordhet aristokrate me Ligji ANTI-DUHAN, ligji per " Lejimin e PELICEVE PREJ LEKURE GEPARDI" le t'i bejne, por jo me leket tona..
 

Anana

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

He mo ti se ka dale moda tani qe ndalohet duhani neper shtetet europiane. Edhe ne dallohemi per gjera ndryshe nga fqinjet.

Psh ne festivalin europian ishim te vetmit qe nuk beme aq shume vleresime politike dhe qe i dhame pike Irlandes.

E pastaj mire bejne qe e ndalojne. Ves i keq...
 

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Dikush komenton kete ligj ne Shqiperi, nuk duhet kuptuar si moszbatues i ligjit, apo si i painteresuar. Perkundrazi. Por ajo qe te revolton ne kete rast, eshte pikerisht ajo qe shpreh dhe Posteri. Duam te rreshtohemi me boten, por duke nisur nga bishti. Ky ligj nuk do t´i bente akujt pershtypje nese do te kishim ne nivel te tjera ligje.
Por ajo qe diskutohet ketu mendoj eshte:
"SA SIPERFAQESORE ESHTE SHQIPERIA".

Do te me interesonte shume ligji, apo nje kontroll i rrepte, mbi respektimin rrugor. Sa shofere ne Shqiperi ngasin automjete te alkolizuar.Sa aksidente rrugore ndodhin ne Shqiperi (ne baze statistikash).Dhe te nenvleftesosh dicka te tille, ke te besh drejtperdrejte me jeten e njeriut.
Si ligje ekzistojne shume, por sa zbatohen? Mos valle duhen mbushur faqet me ligje sa per t´ja prezantuar botes, qe ne jemi te njejte me ta teorikisht?? Po ne nivel praktik?? 0 me xhufka!
Ajo qe eshte indinjuese per ne Shqiptaret, eshte zbatimi i nje norme te caktuar vetem nepermjet detyrimit.

Se edhe per pirjen e nje cigareje ne ambjent ku ka femije (per shembull), bota nuk ka pritur vendojen e nje ligji, por e ka praktikuar me kohe dicka te tille, duke e shnderruar ne edukate jetike. Ndersa ne, edhe atehere kur ia dime vlerat dickaje, jemi te predispozuar te bejme te kunderten ose ta nenvleftesojme ne maksimum. Mbase eshte pikerisht ky dhe rezultati qe kemi.

Ja kshu, kshu.
 
Top