LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

...plako, ndoshta atje edhe pse do vihet ligji nuk ka per tu zbatu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif se ne jemi popull me te rrebeluar se Jean D'Arc

po une ktu sikur te hedh nje filter cigare pertoke dhe jo atje ku kan vene koshin e cigareve, me dasht naj polic kokmodh nga kuksi Frances, me fut naj gjob sa per te me dhene mesim....dhe po se mesova heren e pare...do e mesoj gjoben e dyte apo te trete /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Qerratai

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Statistika doni ju ? Cdo 3 persona qe pijne duhan, 1 vdes pikerisht per shkak te duhanit.

Shqiperia nuk mund te beje nje ligj mbi shkarkimin e gazrave te demshem ne atmosfere nga automjetet sepse TE GJITHA (95%) automjetet qe ndodhen ne Shqiperi, jane jashte norme, te vjeter dhe pa asnje mekanizem ekologjik. (Marmitat katalitike, motorret Euro 2,3,4 etj etj.) Pra shteti shqiptar po ndaloi qarkullimin e ketyre mjeteve, ndoshta shpeton ajrin por vete vdes. Prandaj mos vazhdoni me tej te beni batuta qe meritojne si cmim te pare "QYTETARINE E NDERIT NE ERSEKE"...

Ligji nuk ka asnje aspekt negativ. Pervec atij neni ne te cilin duhet te lejoheshin ambjentet e krijuar enkas per pirjen e duhanit, siç eshte ne Itali psh. Ketu dikur kishte vagona trenash ne te cilet mund te pije duhan, tani i kane hequr fare. Valle eshte budalla shteti italian, qe per me teper ka monopol mbi duhanin dhe alkoolin, qe ndalon pirjen e cigares ne cdo ambjent publik (pa perjashtim) ? Nuk besoj, dhe kush pohon te kunderten automatikisht merr epitetin qe i jep shtetit italian me pergjigjen e tij.

Lexova ca postime neo-gas-tregtariste tek kjo teme...te cilet mendoj do ishte e mira te fshiheshin teresisht ;)!
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Poster</div><div class="ubbcode-body">Ore me gjithe mend e keni ju norvegjezet e vegjel me keto meritat qe i jepni ligjit??? !!!! </div></div>

Po, une norvegjezja e vogel e kam me gjithe mend. Kush ka qejf te lexoje (e mbi te gjitha kuptoje) shpjegimet qe kam dhene me lart, le ta beje. Mendimi im nuk i pengon te tjeret te pine duhan.
 
M

Mortal

Guest
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Perpara se ta miratonin ligjin duhet ta kishin parashtruar njehere ketu ne forum. Ne fund te fundit rinia eshte konsumatorja me e madhe e tija dhe per rrjedhoje duhet te merrej vendim ketu.


lol

E thashe dhe me lart, ligjit i duheshe dhe pak kohe se duke e forcuar tek populli keshtu menjehere nuk shikoj ndryshimin nga diktatura. Njerezit duhet te ndergjegjesohen njehere per rendesine e ligjit dhe se cfare vlere ka ne shoqeri, me pas vjen zbatimi i tija ne menyre te vullnetshme. Per ata te cilet refuzojne (se shtepi pa hale nuk ka) te forcohet me gjoba, community-services, ti cojne te bejne pune pa pagese ne ndonje spital ku kurohet pacientet nga cancer ne mushkeri etj.
Ne politike koha eshte vendimtare. Clinton kur propozoi 'National Health Plan' beri gjene me brilante qe do te ndihmonte Ameriken ne shpenzimin e milionave dollare ne shendeti, por koha ne te cilen beri propozimin ishte kunder- per rrjedhoje ai nuk u mbeshtet.
 

SkErDi

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Jashte teme : qetesohuni pak .. dhe vendosni ndonje "smile" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif tek tuk sepse si shumica e diskutimeve edhe ky po arrin tjua ngreje ca zerin dhe nivelin e nevrikosjes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

maxpersky

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Mendoj se jemi ne rrugen e duhur me kete ligj dmth ligji eshte ne rrugene duhur se vendi hic fare. Me mire te filloje eliminimi ose reduktimi i SMOGUT qe po na vret pa teklif fare se te pakten cigaren nuk e pime dhe jemi rehat apo jo. Ne klube qe pihet cigare nuk hyjme po te duam kshu qe eshte e zgjidhur kjo pune deri diku, eshte dicka qe e ke ne dore, opsionale, me deshiren tende, e perseris deri diku. Prandaj nuk e kuptoj, kur ky ajer ne tirane po na merr frymen eshte sikur thith bloze, keta merren me cigaren, pse kaq i veshtire eshte te luftohet ai m*t korrupsioni ne kontrollin fizik te makinave. MOs i lejo ato makina qe ndotin mbi norme dhe mbaroi muhabeti. Ose detyroi brenda nje afati te vendosin filtra ne marmide, mbaroi puna.

Prandaj ky ligj me duket si nje p*rdhe e amplifikuar me zor nga shteti.

Edhe mos harroni: "Demokracia eshte diktatura e ligjit"
 

Hellena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

ej sa idealista te semure paska ky forumi mer /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif ..
Ky ligji ka dal dhe ktu ku jam un po ktu e zbatojne se ndryshe hane gjoba ndersa andej te gjithe jane te korruptuar duke filluar qe nga policat e thjeshte pale ata qe jane me lart ... nejse ... GOOD LUCK .. po u zbatua qefi na behet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Jo vetem ajo...

Qe te sqarohem pak per te gjithe te pakuptuarit:

Une jam nje qytetar, i cili diskriminohet nga ligji i duhanit, ne te drejten dhe lirine e tij per te bere gjerat qe ai ka deshire. Dhe eshte diskriminuar me arsyetimin e gjate qe prognozon me shprehjen e thjeshte : "Liria jote mbaron aty ku cenohet e imja"..
Nese vendimi merret ngushtesisht bazuar mbi kete klauzole dhe une jam dakort. E pranoj ligjin dhe do te filloj t'i bindem. Por me nje kerkese te vogel. Perderisa jam nje qytetar qe duhet respektuar per te drejtat kushtetuese (ashtu sic SHTETI ia kerkon DETYRIMET, ashtu duhet t'i njohi dhe TE DREJTAT) per te drejten e jetes, kerkoj qe te ndalohet qarkullimi i gjithe mjeteve qe clirojne gaz ne ambjetet publike me justifikimin e thjeshte se "Me demtojne shendetin mua, njeriut qe nuk perfiton aspak nga ato". Eshte e drejta ime KUSHTETUESE! Ma njef kushtetuta kete te drejte, ashtu sikunder me njef detyrimin qe une te mos demtoj jeten e askujt tjeter..... sepse eshte e thjeshte "E DREJTA E TE GJITHE ATYRE QE ECIN NE RRUGE ME MAKINE, MBARON ATY KU CENOHET E DREJTA IME PER TE JETUAR"..
Dhe lexoni me kujdes.. Nuk me rruhet trapi nese kane apo jo katalitik, jane apo s'jane te amortizuara, une njelloj demtohem nga gazi..nuk me rruhet nese shteti vdes apo jo. Eshte e thjeshte! NUK ME RRUHET! Kam te drejten time qe ma njeh kushtetuta e vendit tim qe qendron mbi cdo gje. E QARTE! Ashtu si mua me kerkohet te mos demtoje jeten e tjetrit, ashtu dhe une kerkoj qe (bota permbys te kthehet nuk me rruhet) te tjeret, ata qe shesin pordhe me makine nga blloku, ai qe shkon ne pune, ai qe shkon ne nje urgjence, ai qe shkon per t'u palluar me makine, ai qe shkon ne plazh me makine... thjesht te mos ta bejne me "me makine". Ose te pakten me makine me karburant. Le te shkojne te gjejne makine qe punon me uje, apo me Hidrogjen, apo me korrent.. Le te gjejne ca t'ju doje per ta zevendesuar, UNE NUK DUA TE ME DEMTOHET JETA IME!
Kaq e thjeshte eshte...

Vetem kur ne kujdesin ndaj cdo forme "te demtuari pasiv" te jete vendosur pariteti ne trajtim, vetem atehere une do te filloj te zbatoj ligjin qe me detyron te mos demtoj jeten e piresve pasive te duhanit...

Dhe sa per kete Rrezikun Komercial qe na kanos duhani... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

1 ne 3 veta qe pijne Heroine, vdesin nga kjo e fundit... 1 ne 5 veta qe pine KOKAINE vdesin per shkak te kesaj te fundit.... dhe ASNJE ne 300 milione perdorues marijuane nuk vdes nga marijuana...
DUHANI VRET 1/3 E PERDORUESVE TE TIJ! (duke prezumuar qe nuk ka asnje te perjetshem mes hordhive te duhanpiresve dhe qe te gjithe ata do te vdesin nje dite, i bie qe 1/3 e duhanpiresve te vdesin nga duhani)
UUUAAAAAUUUUU duhani duhet ndaluar pastaj... Ca merret shteti yne me kufizime e vari leshte te tilla. Ai duhet ta ndaloje. Nese eshte e vertetuar shkencerisht se vret njelloj sa heroina, atehere si ka mundesi qe nuk e ndalojne si produkt. Kur mendon se marijuana qe nuk te vdes eshte e ndaluar TE KONSUMOHET, ne i paskemi rene defit kot kur e kemi lene duhanin substance te lejuar....

BTTHHHHHHHHHH bullshits.... Njoh mbi 300 veta qe pijne duhan. Cuditerisht asnje s'ka vdekur!!!! Gjate gjithe jetes sime kam rastisur ne mbi 50 raste vdekjeje, 90% e te cileve duhanpires sistematike profesioniste (nga anet tona e pijne shume llullen), por cuditerisht asnjeri s'ka vdekur nga duhani, as nga ndonje semundje ku duhani eshte shpallur si kolaboracionist. Kush nga parkinsoni, kush nga zemra, kush nga diabeti... Shqiptaret e mi kane vdekur nga keto!
Tani perballe ketyre fakteve qe une i kam te jetuara, kerkimet shkencore qe ndonjeri ketu i lexon te Shkenca dhe Jeta dhje vjen i sjell ketu... me duken si rrefime mesueseje filloreje..po qe mua me ka ikur mosha per t'i degjuar, jam cik plak..
S'kam as nerva as qejf te merrem me shpirtra te plagosur puritanesh demagoge, me duken si protagonizma provinciale aksionistesh qe punonin ne hekurudhe (per ata qe e dine se ca jane keta te fundit...)

Hajt shendet e pare!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

per ata qe pertojne te lexojne deri en fund /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif ja nje permbledhje e vogel mbi shkrimin e Posterit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
1/ kerkon te drejtat e veta
2/ nuk i rruhet
3/ duhet kerkuar legalizimi i marjuhanes.....
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
pershendes frymen revolucjonare te me siperme
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

po pra e drejte eshte ajo qe ka thon posteri....si drapri! po i bje me lal qe seicili te kerkoje te drejten e vet. kur ty te te vije me pi cigare ku te duash, mua mund te me vije te leshoj ndonje shtellunge gazi sipas menyres time, e hec ta zgjidhim. un e kuptoj qe ti e ke me diçka me te madhe sesa ideja e limitimit personal per pirjen e cigares, po prap ja ke fut kot. nuk e marr vesh se ku e sheh te keqen ose ajo qe nuk shkon ne kee ligj? te pakten nga ana qytetare. te mendosh qe kushdo qe pi cigaren i thote shokut e vet "mos e pi!".

persa i perket krahasimit me ligjin ne itali (nga italia kam njohuri). italjanet perveç anes civile dhe shendetsore, kishin dhe synim ekonomik. impjantet per ajrosje adapte per te qene ne rregull me ligjin kushtojne tek 20-30 mije euro minimumi (pa futur ktu kostot e punes per montim), kshuqe llogaria del kollaj.
 

Hellena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Nga njera ane nuk eshte mire per bizneset jo .. i humb klientela ...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ministri yne i nderuar i mjedisit eshte pronar i nje fabrike qe djeg goma makinash. pse nuk ja ndalojne aktivitetin atij?
ne shqiperi hyjne mijra makina me mbi 10 vite pune te cilat qelbin ambientin, pse nuk i ndalojme ato? ne shqiperi tymnajat e plehrave qe digjen dhe e pluhrit te kudogjendur jane aq te medha sa qe... nejse si gjithmone ne shqiperi fillohet nga hallka e fundit dhe kjo ben cdo nisem qe ndoshta dhe mund te jete pozitive te jete idiote dhe e pazbatueshme
 

Ema

Goddes
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ligji anti-duhan duhej bere me perpara.Eshte nje nga ligjet me te mira qe mund te behej:
1.Ndalimi i reklamimit te duhanit.Eshte idiote te besh reklama cigaresh dhe mbi pakete te shkruhet "Duhani shkakton kancer".Konkluzioni Blini duhan,duhani shkakton kancer!
Te pish apo jo duhan eshte zgjedhje personale,por si produkt i demshem nuk mund te publikohet.

2.Persa i perket pirjes ne vendet publike une di qe ne Shqiperi kishte nje dhunim te papare te te drejtes se Shendetit.Nuk ekzistonin lokale apo restorante me salla te ndara(duhanpires dhe jo-duhanpires).Keshtu nje familje ishte e detyruar te hante nje darke jashte me femijet duke ngrene dhe tymin e fqinjeve.
Vete une,kesaj vere ndodhesha ne nje pasticeri.Ne tavolinen ngjitur na ishin dy zonja te krehura e te tualetosura me nje femije rreth 2-3 vjec.Qe te dyja kane pire duhan pa pushim,tymi i shkonte ne surrat femijes dhe ne te tavolines ngjitur.Ligji duhet te mbroje me te dobtin(ne kete rast personin qe nuk pi duhan) jo ate qe ka zgjedhur ta pije.
Edhe ne Itali kur u vu ky ligj para dy vitesh pati polemika por ama tani kemi rene rehat.Une punoja ne nje kafeteri mbasditeve dhe arrija ne shtepi me kemishen e nxire nga tymi i duhanit.Tani kush do te pije cigaren del jashte dhe e pi pa cenuar asnjeri.

Dalengadale ligji do filloje te respektohet,icik me me zor se ne vendet e tjera po them se do rregullohet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif




P.s: O S6 te lutem ato briret zvogloji icik se u qerrova /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

une nuk e kuptoj si merreni akoma me keto terma, e fillon nga fundi apo e fillon nga fillimi...kjo eshte nje gje qe dikur duhej te fillonte, duhen nxjerre edhe 50 ligje te tjera, ishalla po i nxjerrin...eshte krijuar ideja qe ketu shqiptaret po vdesin per buke, shkoni pyesini se cili eshte biznesi me fitimprures ne Shqiperi, jane pikerisht lokalet... shkoni pyesni dyqanet e veshjeve sa xhiro bejne ne muaj, pikerisht nga shqiptaret qe s'kane buke me ngrene...shkoni shihni sa te frekuentuara jane parukerite...dhe sa per ujin dhe per dritat duhet ta dini qe ne e kemi fajin qe nuk kemi, jemi ne qe nuk paguajme, jemi ne qe shperdorojme, jemi ne qe vjedhim dhe jemi pikerisht ne qe dalim aty bertashim me te madhe, ai qe nuk paguan fare ai bertet me shume... i kalon katundarit tubacioni kryesor i ujit te toka e tij dhe ai i fut nje te ndryshuar te rrjedhes per ta cuar te bacja e vet...
tani u be ligji i duhanit, e po pastaj qe u be tani ?!
para dy vjetesh u vendos qe rrogat e te gjithe institucioneve shteterore te merreshin npm bankave, filluan shqiptaret polemikat, pse ta marrim ne nga banka rrogen, etj etj ja si tani me duhanin.
tashme rrogat merren nga banka shume normal, ka dhe perfitime kush do ti shfrytezoje dhe ne fund te fundit nuk ka asgje te keqe...
 

SkErDi

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Une them se kot krahasojme : perderisa vune ligjin per pirjen e duhanit ... pse nuk bejne edhe kete apo ate. Secili ligj duhet zbatuar sepse eshte regullues dhe pershtates.
S'jam dakort me krahasimin : Kur ndaluan duhanin ... te ndalojne edhe makinat. Makinat jane mjet jetese dhe pune dhe duhani eshte mjet argetimi ose ves, keshtu s'mund te krahasohen. Nese duhen ndaluar ambient-ndotesit ... duhej filluar nga duhani jo nga makinat. Jo po ta krahasojme duhanin me shtepite ... derisa iken duhani ... te prishen edhe shtepite :). Duhet te kete nje sens edhe krahasimi.
Ri-them : Duhet te mesohemi me ligje e regulla qe nga me elementaret e deri tek me te nderlikuarat dhe duhen penalizuar rende shkelesit, ndryshe s'ka nisje drejt Europes. Se ne per cdo regull qe hasim, jo vetem qe nuk e zbatojme por edhe e diskutojme gjate.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

them se ligji kunder duhanit eshte vendosur ne lidhje me te gjitha ligjet qe kane te bejne me bashkimin evropian...jane ca norma qe duhen zbatuar per te bere pjese ne te.
une jam dakort me ligjin kudo qe te jete...nuk do ta pi cigaren time te dashur, ne asnje vend publik...perveçse ne rruge ose ne shtepi!
une s'kuptoj nje gje...ky ligj nuk respekton fare duhanpiresin...behet edhe i kujdesshem...per jeten e duhanxhiut ne fjale...jo se i behet vone per te jo...por sepse nuk i paguan dot spitalin neser!nderkohe...markat e cigareve dhe prodhimi i tyre...vazhdon...pse nuk ndalojne prodhimin e cigares apo shitjen? Nuk do ishte me e lehte per te gjithe? Apo se nuk kane ku ti çojne qindra mijera njerez qe hane buke me prodhimin e cigares? Apo se nuk ja mban te merren drejtperdrejt me patrontet e firmave te medha qe prodhojne cigaren? Dhe çfare bejne? Penalizojne popullsine e thjeshte qe edhe ne kete rast...eshte si bagetia qe duhet te pranoje dhe zbatoje ligjin!

Cigare njerezit kane pire me shekuj! Pse vetem tani u be e demshme? E demshme ka qene gjithmone! Kjo eshte vetem propaganda kunder duhanit qe tani i jane fut me norme gjithandej...me e bukura per mua eshte kur shikoj ne farmaci... te blesh patch ose çumçakiza me nikotine per ata qe nuk arrijne dot te lene duhanin...se gjoja kjo ndihmon!!! E gjitha kjo eshte vetem tregeti! patchet apo nikotina me kokrra kushton shume me shtrenjte se nje pakete cigare...Me kete stilin e ketyre per lenien e duhanit...i bie qe njerezit te lene duhanin dhe te vazhdojne te hane gome me nikotine...sepse e sigurte qe do varen prej saj! E gjitha kjo eshte loje komerciale shume fitimprurese per laboratore te ndryshme farmaceutike...qe po e bejne duhanin sikur eshte KANCERI vete!. Epo te gjithe e dime qe ka njerez qe e pine gjithe jeten dhe jetojne 100 vjet ashtu siç ka edhe qe se pine fare e vdesin 30 vjeç!

Sa per makinat jane po aq te demshme sa edhe cigarja...sa edhe alkoli, them se edhe ato do ti ndalojne ne qender te qytetit ne nje te ardhme jo te larget...e kam fjalen per ne Shqiperi se ketu jane ndaluar me kohe!
 

ALTIN

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ne cigaren do ta shesim tani dhe ju pijeni ku te doni /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

Guest
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ne zbatimin e ketij ligji, Shqiperia kerkon te rradhitet ne shtetet Evropiane te zhvilluara.Por nese kerkojme te bejme krahasim me to, eshte e pamundur. Ne keto vende, kalimi u be gradualisht prej disa vitesh. Ne fillim nisi me ndarjen, brenda bareve lokaleve apo restoranteve, ne joduhanpires dhe duhanpires. Dicka e tille, si dhe afati qe u la, deri ne ndalimin total, ndikoi ne te ashtuquajturin "edukim gradual" te ketyre personave, qe gjate gjithe jetes se tyre, ishin ambjentuar t´a pinin kafen te shoqeruar nga Cigarja.
Une si joduhanxhie jam pro ketij ligji, nese mendoj per anen pozitive qe ka ne shendetin e njeriut, por nga ana tjeter, me duket dhe pak diskriminues si ligji...nese jemi realiste.
Sic eshte permendur me lart, kur behet gjithe kjo buje...dhe arrihet shkruhet ne paketen e cigares "Cigarja te shkurton jeten" etj etj....atehere pse nuk kerkohet ndalimi i saj, qe ne rrenje...(prodhim etj) por kerkohet ne menyre siperfaqesore tek populli...qe arrin te tingelloje - "Sa me kalu rradhen".

Nejse, me vjen keq qe ne Shqiperi, do ta pine qe sot e tutje cigaren, duke fshehur doren poshte tavolines. Uroj qe mos djegin mbulesen e ndonje tavoline restoranti dhe do thuhet neper lajme "shkak u be ligji i ndalimit". Se qe nuk do te zbatohet ky ligje, kete e kam plotesisht te qarte.
 
Top