LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Satin, te betohem qe e ndryshova para se te ma thoje ti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

Poster, normal qe kush pi duhan e ka vete koken mbi supe, ama ska pse te penalizohet edhe ai qe nuk e pi! Edhe ate demtimin pasiv mos e merr kaq lehte sepse eshte vertetuar qe me tymin pasiv semuren (po them semuren per te mos thene ndonje fjale me te keqe) po aq sa semuren edhe duhanpiresit.Statistikat tamam nuk i di, kush i di le ti sjelle.
Fakti qe pergjysmohet nuk me duket pak mua, perkundrazi. Ju ne Shqiperi duhet te kuptoni qe shendeti ka nevoje per tutele me shume se cdo gje tjeter. Normal qe ka shuuuuuuuuume pune per te bere ne lidhje me kete ne Shqiperi, por ama skemi pse ta hedhim poshte kete ligj. U be? Ok shume mire, ta vleresojme e ta zbatojme!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

...thua skemi norma te tjera per ti dhene rruge fillimishte, apo probleme te tjera shume me te rendesishme per tu marre...??? qe na ngeli cigarja pa sqaruar ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Po dhe une nuk jam kundra...

Ajo qe po them eshte se mezi pres qe te mendoje dhe per shendetin tim si qytetar kembesor me te drejta te plota, qe gezoj te drejten e te pasurit nje jete te shendetshme fiziologjike dhe te parrezikuar nga interesi i askujt tjeter, duke me siguruar as me shume as me pak nga ajo qe ju siguron jo-duhanpiresve... Nje jete te shendetshme te pangacmuar nga tymi i makinave.
Le t'i ndalojme dhe makinat te qarkullojne ne vende publike. Kam dhe une te drejten time kushtetuese per te jetuar!
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Kjo do te thote qe ti per veten tende ke zgjedhur.
Jepme nje arsye pse nje person qe ka zgjedhur te mos pije duhan, nuk duhet te futet ne asnje lokal apo ambjent te mbyllur ku pihet pafund? Leqe lokali eshte per qejf, hajt se po e quajme me shume dashamiresi "luks"...por kur ka ambjente te mbyllur ku dikush eshte i detyruar te rrije? Duhanxhiu mund te dale jashte, te beje pushimin e tij prej 4-5 min dhe te rifutet brenda...kurse jo-duhanxhiu nuk duhet te futet fare. Si te duket?
 

SkErDi

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Per mua (duhanpires i vjeter :p) bejne shume mire me kete ligj per disa arsye. E para eshte arsyeja e lirise se cdo personi ne vendet e zhvilluara te botes e clia mbaron atje ku i cenohet apo fillon tjetrit; pra demtimi i jo-piresit nga piresi. E dyta mendoj se eshte thlebesore pasi duhet te fillojme te mesohemi me ca rregulla baze qyteterimi dhe te drejta apo jo, ka menyra plot per ti diskutuar. Pra kur dikush thote : ky eshte rregulli ketu, atehere duhet zbatuar. Ne e vuajme pak kete zbatimin e regullave dhe ne Shqiperi eshte problem zbatimi i regullave. Kjo shihet qarte fare kur kalon nje kembesor vijat e bardha ose kudo ku ka nje regull per tu zbatuar. Pra them se duhet te mesohemi me faktin : Ky eshte rregulli !! Duhet zabtuar , pastaj (mbase) diskutuar. Pra eshte ceshtja e te mesuarit me regullat.
Pra, per mua duhen vene ca regulla akoma me te rrepta se ky i duhanit pasi mendoj se rreptesia e regullave dhe ndeshkimi i atyre qe i thyejne keto regulla mund te ndikojne sado pak ne ngritjen e nivelit ne pergjithesi.

P.S. U mundova te shprehem me edukate, meqe jemi drejt Europes (nuk jemi nisur akoma), se e di une si e do ky milet, do tjeter gjuhe, sjellje apo ndeshkim, ndryshe nuk kupton, nuk degjon, nuk respekton, nuk mban qetesi, pasterti, regull etj etj.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif Boboooooo, sa i keq kyyyyyyyy /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eek.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif . S'ke faj ti, se kur t'pyta heren e funit, kishe dy muj qe e kishe lon /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif . Elle un, kam nja ca jave te mira /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pickellonja.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif .
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Po normal qe ka shume gjera te tjera...une per tutelen e shendetit po flisja dhe kjo e duhanit eshte nje prej gjerave.
S'po kuptoni dicka ju. Nuk eshte se u zgjodh nga ne prevalenca e berjes se ketij ligji ne lidhje me shume te tjere qe jane ne rradhe. Nuk po diskuotn njeri per kete sepse normal qe ka gjera te tjera shume me jetike qe duhen rregulluar (sic u tha nga dikush me lart per dritat dhe ujin). Puna eshte qe ne momentin qe na u servir ka vetem 2 gjera per te bere 1.te kritikojme ligjin 2.te mbeshtesim ligjin.
Pra ka te beje vetem me ate qe eshte permbajtja e ligjit e ska te beje me asgje tjeter. Pra te vleresojme ose jo gjene specifike qe na jepet. Por jo te hedhim poshte dicka te mire vetem se ka te tjera per te bere. Ta pranojme e te fillojme te kerkojme ato te tjerat. Kjo eshte ideja.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

...un jam shume Pro ketij ligji, sinqerisht edhe pse e pi, them se eshte nje ide e mire, aktualisht ne vendet publike ketu eshte e ndaluar pirja e duhanit, ne fund te 2007-es eshte deadline e fundit per sa i perket bareve-pubeve-restorabteve-dhe diskotekave, dmth qe nese tani tolerohet (dhe ka detyrimisht nje pjese jo duhanepirese n keto vende), ne fund te 2007 ka marre fund qe ska me tolerim, do ndalohet.
Tani, ta marrim praktikisht ceshtjen, ne shqiperi robt jan tu vdek per buk, skan uj me u la, dhe vazhdojne te mos ken drita, ata trapat ne vend te marrin vendime radikale per ceshtjet bazike te mbijeteses, shkojne kapen me cigaren.

Tani, piresja e duhanit qe jam /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif per punen e lokaleve do te thoshte, sic e pagun ti zonje kafen tate, ashtu e paguj ne une, lokali so as i joti as i imi, sic kerkon te drejten tate te jesh ne ambjent jo duhanpires per qefin tat, kerkoj te drejten time te pi cigare per 7pal qef dhe ty nese ste pelqen tymi,
shko futja per nga liqeni se ka ajer te paster atje...dhe nese ke liqeni te bezdis pamja e te dashuruarve qe puthen dhe shkelyhen me naj cep ferre dhe se kerkon te drejten tende qe te rrespektohet, merr ne tel policine dhe denancoi per akte obsene ne vende publike /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Puna eshte se tutela e shendetit te individit eshte me e rendesishme sesa tutela e qejfit te duhanxhiut ne kurriz te atij robit tjeter qe ska qejf te semuret. Ndaj dhe po bejne keshtu ne France e ndaj ka nja 2 vjet qe kane bere keshtu ne Itali e keshtu kane per ta bere gjithandej...keshtu eshte kjo pune...eshte ceshtje rendesie.

Mqn me lart fare (qe bie ne kundershtim me ate me poshte) ti thua qe ligji te duket ide e mire...pse e mendon kete? Ku eshte e mira?

PS. Packa se nuk jam duhanxhie e thekur, edhe une pi duhan /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

o sweet...te pish duhan nuk do te thote qe neuronet dalin xhiro ne bulevard....
ta thash edhe njehere, nga nje pikpamje objektive, jam shume dakort me ligjin....ndersa ana ime me nikotine te dha shpjegimin e fundit...kjo sdo te thot qe kundershtohem apo si kam idet e qarta, kehstu si mendoj une, mendojne nje pjese e pire e atyre qe e pine cigaren...
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Por nuk me the ku e shikon te miren e ligjit, une ate te kerkova. Perderisa thua qe eshte ide e mire ligji atehere duhet te kesh pare dicka te mire ne te...cfare ke pare?
 

SkErDi

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Me falni per nderhyrjen por ... ti Sweet s'po kupton ku e ka fjalen Pink? Apo ti do te degjosh vertet ndonje te mire te ligjit?
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

...nga pikpamja ime totalisht egoiste,duke pare qe nuk jame ndonje duhan pirese shume e deshperuar, them se per ketu ndalimi total ne fund te 2007 do jete minimum nje mundesi per ta rralluar akoma me shume, dhe maksimum per ta lene...
sepse jam tip pertac sa te dal cdo 10min nga lokali per te pire cigare, nuk dal fare...dmth qe preferoj te mos e pi se sa te dal jasht....

voila, arsyjet e mia shume te forta per te qene dakort me ligjin...nje mit u thye /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Skerdi, e kuptoj shume mire ku e ka fjalen Pink...pikerisht preferoja qe ta thoshte tamam cfare mendonte sesa te dilte me fraza tipike si per te mos dale nga shumica "po, me duket ide shume e mire". Kaq.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ore me gjithe mend e keni ju norvegjezet e vegjel me keto meritat qe i jepni ligjit??? !!!!

Se po me cudisni.. !!!

P.S. Skerdo... kemi qene per 45 vjet me rradhe vendi ku cdo ligj zbatohej dhe pa u shkruajtur fare ne leter. Dhe ne kete pike s'besoj se kemi shume nevoje per ta risjelle ne memorie..
 

SkErDi

Primus registratum
Re: LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

Ok Sweet.

Poster, cfare dmth kjo? Ti ke te drejte per ato 45 vjet, por te pranojme qe ne shqiptareve nuk na pelqejne regullat e etikes, miresjelljes, qytetarise etj. Po flas per ditet e sotme. Nese e kam gabim ... me thuaj.
 
Top