LIGJI ANTI-DUHAN NE SHQIPERI

S

Scorpion

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Shume zhurme per asgje ju, kush do e konsumon duhanin, jashte, brenda e ku ti doje qejfi, e zgjidh ne nje menyre a tjeter. E rendesishme eshte qe ligji te gjeje zbatim dhe te pranohet nga qytetaret, se ne fund te fundit nuk sjell gje te dobishme konsumimi i cigares.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Qe te pranohet nga "qytetaret" duhet te behet pak padagogji mbi demet qe shkakton duhani per duhanepiresit dhe pasojat ndaj jokunsumatoreve qe ndodhen ne te njetin ambjent e kjo pikerisht kontribon ne ndryshimin e ideve fikse te stilit "gjyshi im ka pire e ka jetu deri 150 vjeç".
Ne te njeten kohe, mund te ishte para prire ky ligj me ngritjen e taksave per duhanin apo cigaret. Ne kete menyre, shteti mbushte pak me teper arkat e tij e ne te njeten kohe "detyronte" nje pjese te popullsise te hiqnin dore nga konsumi i duhanit, pra reforma apo ligji kalonte ne nje menyre me soft se sa kjo mase ekstreme dhe e menjehershme.

Ne France ligji ka dy vjet qe ka kaluar ne parlament dhe ju la 2 vite kohe bizneseve te tipit "bar" apo disko qe ta aplikojne per te cenuar sa me pak pjesen e biznesit te tyre.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Rozina</div><div class="ubbcode-body">E di kush sa kushton nje dite shtrim ne spital...qofte edhe per nje temperature pak me te larte se zakonisht?!
Shume kush nga ju qe jetoni jashte shqiperise keni vene re qe neper faturat e rroges tuaj mbahen nje perqindje e mire e rroges per sigumimet shqoerore qe i jepen shtetit per te bere te mundur shtrimin tuaj neper spitale kur ju keni probleme. dhe me doemos jeni hasur me rradhat e gjata qe duhen te beni per te bere nje vizite te specializuar. Dhe ne rastet kur ka qene urgjente ju eshte dashur ti nxirrni nga xhepi leket e per ta kryer nje gje te tille ... jeni perballur me cmimet e kripura qe kane keto kontrolle.
Tani imagjino sa shpenzimi do kishte shteti po te rritej nr i te semureve me kancer si pasoje e rritjes se nje prej faktoreve kryesor(prodhimi i gazrave dhe i mbeturinave qe vjen nga djegia e duhanit si pasoje e pirjes aktive dhe pasive)... shoqeria dhe shteti duhet te perballeshin me nje shpenzim kolosal ne medikamente, analiza, blerje aparaturash shuuuuuuume te shtrejta per diagnostikim, kemioterapi , radioterapi, terapi nukleare ... shtreter te zene...femije azmatik, popullsi invalide per pune, rritje e nr te vdekjeve tek ajo pjese qe eshte e "ardhmja" e vendit(se ajo punon dhe paguan taksa).
Ps llogaritur stresin qe do mbarte cdo familje per humbjen e te afermeve te tyre dhe pagesat per mbeshtetje psikologjike.

ps. uroj qe tani shume prej jush te vijne ketu dhe te thone qe gjyshi dhe katragjysi i tyre ka pire duhan dhe ka vdekur 250 milion vjecar. Uroj qe pas 2 postimeve te mia te jeni akoma te mendjes qe ky ligj nuk eshte i mire dhe nuk eshte i nevojshem per shqiperine. </div></div>


shume i bukur dhe i rregullt ky shkrimi...nje detaj...ne Shqiperi dhe sidomos ne Tirane ka aq shume pluhur sa mushkerite e njerezve jane bere çimento...asnje shanc te semuren me kancer
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

...un kur vras veten time edhe sme dridhet buza kur e kall /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
po me plas shume per shtetin, edhe sa i kushtoj kur vete ne spital....pppffff....bullshit...
se tani spo e kuptoj....ose jam une shume egoiste, ose jeni juve shume zemer gjere...qe ju del koha te mendoni edhe per shtetin....

bashkangjitem me parafolsen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Parashkruesen, thuhet ne rastin konkret /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: pinkparadise</div><div class="ubbcode-body">...un kur vras veten time edhe sme dridhet buza kur e kall /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
po me plas shume per shtetin, edhe sa i kushtoj kur vete ne spital....pppffff....bullshit...
se tani spo e kuptoj....ose jam une shume egoiste, ose jeni juve shume zemer gjere...qe ju del koha te mendoni edhe per shtetin....

bashkangjitem me parafolsen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif </div></div>

Llogaria e shtetit në rastin në fjalë u bë (u nis) nga kundërshtuesit e ligjit për të argumentuar problemet ekonomike që do sjellë ky ligj.

Në aspektin personal, çdokujt që pin duhan duhet t'i "plasi" për ata që e rrethojnë; fëmijët, nipat e mbesat, një pjesëtar i familjes i sëmurë etj.

Pirja e duhanit është zgjedhje personale dhe si e tillë nuk duhet të ndikojë në ambjentin rrethues. Pra duhanxhiu duhet që të mënjanojë me sa ka mundësi efektet e zgjedhjes së tij. Prandaj, në ambjente publike, duhanxhiu nuk duhet të pijë duhan pasi ai ndikon negativisht ambjentin (flas për njerëzit) që e rrethon.

Flas në pozicionin e një duhanxhiu që më shumë flet se ç'duhet të jetë pasi edhe vetë e shkel këtë të drejtë duke pirë ndonjë cigare në shtëpi (pasi fëmijët kanë rënë për të fjetur). E di sa e vështirë është të mos pish duhan sidomos në shoqërinë e një gote konjak e një kafeje në një tavolinë ku debatohet me zjarr. Të duket sikur debati nuk ka të njëjtën vlerë, konjaku e kafeja jo të njëjtën shije, e dalura jo të njëjtin efekt. Megjithatë dhe me këtë u mësova dhe tani i bëj të gjitha ato që përmenda më lart pa pirë duhan (jo se nuk ja ndiej qefin).

P.S. Efektet e duhanit i kam pas ditur qysh kur isha në Shqipëri (1998) dhe nuk kam marrë ndonjë informacion më tepër këtej. Thjesht kam dalë nga një ambjent ku pirja e duhanit konsiderohet si një domosdoshmëri dhe ku respekti për të tjerët nuk mund të jetë në nivele më të ulëta. Dalja nga një ambjent i tillë bëri që të reflektoj në lidhje me duhanin dhe besoj se është rasti për shumë shqiptarë të tjerë, anëtarë të këtij forumi të cilët mund të ngjajnë si idealistë.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

ky eshte ligje kot boll u morret me kete,mendoni dhe harxhoni kohe per ata njerez te cilet nuk kane te hane jane te papune te cilet sot shqiperia i ka me shumice dhe i gjithe ky mobilim si nga shoqeria civile,shteti,biznesi dhe nga ne ne forum mund te sherbente diku qe ja vlente dhe jo per nje ligj qe u be vetem per disa vota qe i shkojne partise repulikane,shqiperia ka me qindra probleme te tjera kjo mund te ishte ne 2020 por me siguri jo tani.
BEHUNI SERIOZ
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

he me ta lumsha une ty... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Do me i nemuru vet robt që do kishin vdek deri n'2020 nga mungesa e këtij ligji?

Nëse ky ligj funksionon, atëherë duhet përdorur si shembull për mënyrën se si duhet të funksionojnë edhe të tjerët.

P.S. Salut toi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 
M

Mortal

Guest
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Akoma nuk eshte vendosur ne FORUM per dobishmerine e ligjit?
 

u74

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Njerezit ne Shqipri perdite blejne ushqime dhe ilace te skadume, ndersa qeveria dhe politika nuk bejne asgje per ta ndaluar kete fenomen !

Po kjo qeveri dhe klasa politike ne pergjithsi bien dakort qe te ndalohet duhani !

Cila prej ketyre te dyjave eshte me emergjente ?


Nuk eshte puna per dobishmerine e ligjit , por me teper per mosseriozitetin dhe menyren shume fallco te zgjidhjes se problemeve .
Ne nje vend ku ka shume probleme jetike qe kerkojne zgjidhje te shpejte, qeveria dhe politika gjejne kohe qe te nxjerrin dhe zbatojne nje ligj qe megjithse i dobishem nuk eshte aspak i rendesise jetike .
Si p.sh ilacet dhe ushqimet e skadume qe ndryshe prej duhanit njerezit nuk kane rruge tjeter vetem ti blejne .
Po qytetet shqiptare jane te mbytuna prej mbeturinave , shqiptaret nuk kane adresa te sakta .
 

Al-Punk

Still here
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Po ca thua mo Poster /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

E pare ne aspektin Ekonomik kjo nuk qendron fare njehere.
Taksat (qe shteti vilte nga) konsumit te duhanit shume shpejt do te kalojne ne nje takse tjeter. Fakti qe ti nuk shpenzon 4 Euro ne dite per duhanin, nuk do te thote qe keto 4 Euro ti i gropos ne toke dhe i ruan per nje dite me diell dhe me shume Puro ne Ameriken e Jugut.
Konsumi i mallrave do te qendroje i njejte dhe thjesht do te orientohet ne nje drejtim tjeter. Ato leke do i besh dicka me te hajrit ishalla!

Persa i perket aspektit shoqeror e moral eshte gjynah me diskutu.

Ti kthehem dhe njehere aspektit Ekonomik me nje tjeter argument qe mund te duket shume banal, po qe ka vlere.
Ai konsumi i atyre cigareve te kota ne lokal, dhe qendrimi i zgjatur ne lokale me ore te tera per hir te shijes se cigares apo pozicionit qe e mban femra, do kaloje ne humbje te kesaj kohe per nje proces me me vlere. Vura re kesaj rradhe qe njerezit qarkullonin me shpejt neper lokale keto kohe, dhe nuk rrinin 2 ore ne nje karrige.
Do isha kurioz te dija se sa humbiste me pare Shteti dhe Ekonomia Shqiptare me pare me parazitizmin prej disa oresh ne lokale, kohe kjo qe po te shkonte ne industri do kishte fitime te medha!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

vintage mos na be fare si ndonje shtet ne afrike ketu ka nje treg goxha te madhe prej miliona $
 

Al-Punk

Still here
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Vintage po flas per industrine qe mungon! Parazitizmi, ai lezeti i kafes dhe cigareve te zgjatura ne lokale etj. e pengon kete kulture industrie.

Gjera te vogla pa rendesi sidoqofte!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Une ne fakt mendoja se ndodhte e kunderta: "njerezit rrine ne kafe se s'ka industri", dhe jo se "s'ka industri sepse njerezit rrine ne kafe". E ndenjura ne kafe eshte pasoje, nuk eshte shkak.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

ne fakt ne fillim ishte shkak por pastaj u be pasoje se u mesuan te gjithe ne lokale
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

Mando,

Ne aspektin ekonomik, per nje shtet, ekzistojne groupe produktesh bazuar mbi peshen e tyre fiskale. Ka produkte qe jane me "te dobishem" ekonomikisht per shtetin, si dhe produkte qe jane "me pak te dobishem".Per ta bere me te qarte:
Nese nje pakete cigare ne Shqiperi kushton 100 Lek, 50 lek nga keto jane taksa (akcize+takse doganore+TVSH) pra i shkojne shtetit (kujdes! arsyetimin po e leme te pangacmuar nga taksat e aktivitetit si Tatim Fitimi etj. duke prezumuar qe nga te gjitha aktivitetet sigurohet e njejta shume tatim fitimi, megjithese une do te dyshoja qe nje firme qe shet cigare paguan po aq tatim fitimi sa nje qe shet domate /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif ) . Dmth ne 100 leke te investuara ne konsumin e duhanit, 50% e tyre shkojne ne arken e shtetit, dpd per "merite" te produktit. Ndersa nje situate "kokeposhte" ndodh me produktin "domate" ku ne 100 Leke investim ne kete produkt shteti perfiton vetem 5 Leke taksa (ne rastin me te mire, pasi vetem domatja e importit paguan taksa ).

Tani, nese imagjinojme nje situate hipotetike, ku gjithe GDP eshte gjeneruar nga industria e duhanit.
GDP=9 miliarde$ =&gt; Buxheti shtetit=4.5 miliarde$

Nese vjen nga domatja:
GDP=9 miliarde$ =&gt; Buxheti shtetit=0.45 miliarde$

Pra, nga ky shembull mund te kuptojme qe per nje shtet eshte e rendesishme jo vetem te shpenzohen vlera, por edhe ajo qe quhet alokim i vlerave ne sektore fitim-prures. Une, eshte e sigurte qe ato leke qe me teprojne nga mospirja e duhanit dhe alkoolit (ky i fundit ka nje rendiment fiskal edhe me te madh se duhani)do t'i alokoj diku tjeter (uje pa gaz p.sh.). Por qe shteti kudo qe t'i coj une ka per te "humbur".
Dhe, humbjet per te cilat une flisja i referohen pikerisht ketyre deviacioneve..
Sepse, duke qene se vetem nafta eshte aq rendimentive sa duhani, atehere i bie qe shteti te fitoje shume me pak nga cdo te fitonte... se une e kam lene makinen, s'e pi me... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
Duhani ishte nje nder keta sektore, i cili ka mbajtur nje peshe shume te rendesishme ne buxhetin e shtetit per shume kohe. Duhet te gjejme nje tjeter si ai nese duam ta heqim ate...

P.S. Mando, ji i sigurte plako, qe une nuk shkruaj asnjehere kot..
 

Ema

Goddes
Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Jo Poster!Ti nuk shkruan kot,por ama je subjektiv.Tere argumentat e tua me te cilat don te tregosh jo-dobishmerine e ligjit jane te njeanshme dhe te kamufuara sepse ti je Duhanpires.Dhe meqe te preket e "drejta kushtetuse e duhanxhiut" llogjikon gabim.
me vjen keq per ty.Ligji eshte,do mundohet te riparoje ate pak qe do riparoje e nese dalin ligje te tjere te mire mire se te vijne.
P.s:Citoj Nelken qe thote se ghjykoni si Dr.Adhamudhi:"te dhemb nje sy,krreje te shpetoje tjetri!S'kemi drita,uje dhe kemi smog te larte,te fshijme edhe ligjin anti-duhan"
Une u lodha te te shpjegoj se proceset e medha nuk nisin nga gjerat kolosale po nga ato te voglat dhe te thashe edhe qe nese nuk kemi repsekt per nje ligj te ketille si do repektonim nje per mos-hyrjen ne qender te makinave apo te sekuestrimit dhe rotamimit te makinave te vjetra po duket se per keto pyetje ti nuk ke pergjigje.Fyelli jot ka vetem nje brime:Me pihet cigare,ndaj hiqni ligjin ! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Xhan,xhan... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top