Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!
Moj Dahlia me vjen keq qe nuk qenke kursyer ne repliken tende dhe me paske "analizuar" psikologjine time dhe menyren time te menduarit, por mos harro nuk me njeh, dhe s'ke te drejte te me gjykosh, dhe aq me teper bazuar mbi shkrimet e mia ne forum. Me vjen mire qe ti paske marre ate frymen Europiane apo moderne dhe qe e ndjen veten te LIRE dhe superiore karshi meje.
Normal mendimet tona jane te ndryshme, lidhur dhe me diferencen e moshes qe kemi, vendin ku jetojme, arsimimin etj faktore, por s'do te thote qe mendimet e tua jane te drejta e te miat te gabuara, sikurse anasjelltas. Dhe se dyti une iu referova shkrimit te Posterit dhe pergjigja ishte me shume per te, dhe se kuptoj ku kundershtova une ne lidhje me ty. Di te them qe per ty nuk eshte hera e pare qe flet me keto "tone". Ndersa per ty Cali, nqs do te diskutosh a debatosh bujrum na sill argumenta e flasim, por mos u fshih pas batutash per tu dukur si e zgjuar dhe per te bere buje.
Nejse padashur ta kthej temen ne nje diskutim personal mes meje e atyre qe replikojne jashte teme, po i kthehem perseri ne lidhje me ligjin. Per mua eshte mese i domosdoshem dhe adapt per vendin ku jetojme, i heret apo i vonuar eshte absurde ta gjykosh pasi rezultatet qofshin dhe paksa pozitive ia vlen te respektohen. Pse duhet ne ta shohim veten inferiore nga vendet e tjera te Europes? Pse ligji duhet te lihet per me vone? Pastaj nuk eshte litari ne fyt popullit shqiptar per mos pirjen e duhanit, institucionet dhe nje pjese e fakulteteve ne Shqiperi e kane pasur te ndaluar pirjen e duhanit qe para nje viti, a me shume a me pak.
Mendoj se sot ligji anti-duhan, neser kunder smogut dhe tymit te makinave, pasneser nje ligj tjeter..etj...etj. Apo u dashkan bere nje pakete bombarduese ligjesh qe ne te themi qe eshte koha e pershtatshme?! Dhe ta shohim veten me pas STOP kjo e STOP ajo...