Libri që keni në duar?

Lisa.B

Primus registratum
Libri qe kam ne duar eshte
Tutto per Amore ... Gjithcka per dashurine. e shkrimtares Catherine Dunne histori e bukur . por dhe prekese :(
 
Ermiraal

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

une sapo mbarova se rilexuari "Dreri i trotuareve" Djana Culi. per here te pare e kam lexuar ne klase te 5 fshehurazi mamit se me thoshte jam e vogel ta lexoj dhe me s'me linte ta lexoja.
me ka ngel ne mendje takimi i fredit me te motren pasi kishim kohe qe s'flisnin me njeri-tjerin sidomos kur flasin se si prinderit si kane fole kurr per te ardhem e per martesen. sa e vertete qe eshte ne nje fam fanatike shqiptare.
tani kam ne duar "Edhe yjet nuk vishen keshtu" Elvira Dones qe pershkruan jeten e prostitutave shqiptare ne it. eshte rrenqethes e te le pa gjume /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Ermiraal

Forumium maestatis
Mirmbrema, jam e re ne kete forum dhe nuk di si shkruhet ketu dhe nese mund te me ndihmoni te gjej ndonje liber per te lexuar
 
Ermiraal

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Po lexoj disa libra njekohesisht:

Ecce homo - Nietzche
Komikat kozmike - Italo Calvino
Perimetri i hirit (vellim poetik) - Gentian Çoçoli (nje liber qe me ka bere te bindem se poezia shqipe ka te ardhme te shkelqyer).
Ndersa kur dua te merrem me ndonje gje te lehte dhe clodhese i hedh ndonje sy: Rrafsh i pafund - nga Isabelle Allende
Po si mund te lexosh gjithe a to libra njekohesisht
 
gurax

Pan ignoramus
Per mendimin tim "Idioti" i Dostojevskit eshte nje nder librat me te bukur qe jane shkruar ndonjehere.

Nderkohe, une po rilexoj "1984" te George Orwell. E kam lexuar para 10 vjetesh por me lindi deshira ta lexoj perseri. Ka gjera ne ate liber, disa insinuata te realitetit te sotem, qe nuk ishin te tilla perpara 10 vjetesh. Mendoj se te tere qe e kane lexuar ate liber para shume kohesh duhet ta rilexojne perseri. Do te gjejne elemente te rinj brenda tij, qe nuk i kane dalluar kur e kane lexuar me perpara.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit

Po e lexoj me endje se i kam lexuar pjesën më të madhe të librave të tij Dostojevski , por vetëm ky titull nuk më dilte tek Bibloteka. Thonë që është libri që nuk duhet të mungoje në bibloteken personale!

Po e zbuloj... :))
 
hareid

Papirus rex
"Der Hundertjährige, der aus dem Fenster stieg und verschwand" (gjermanisht), origjinali eshte ne gjuhen suedeze: "Hundraåringen som klev ut genom fönstret och försvann" Shqip perkthehet: "Njeqindvjecari i cili doli nga dritarja dhe u zhduk" i shkrimtarit suedez Jonas Jonasson.
Nuk e di se a eshte perkthyer ne gjuhen shqip por eshte liber fantastik. Eshte bere edhe film, mirpo nuk e zevendeson aspak librin.
 
Top