Letra dashurie

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Një histori tragjike dashurie qe ajo e poetit te madh gjerman Friedrich Hölderlin me Suzette Gontard, dashuri e pamundur nga rrethanat (Suzette ishte e martuar, me kater femije).

Pak perpara vdekjes se saj me 1802 (çka kjo e zhyti Hölderlinin ne nje çmenduri te thelle deri ne fund te jetes se vet, per 41 vjet me rradhe), ajo i shkruan Holderlinit keshtu : « Jeta eshte kaq e shkurter dhe kam kaq ftohte, dhe ngaqe ajo eshte kaq e shkurter, duhet luajtur me te keshtu ? Me thuaj, ku do te takohemi ne, shpirt i dashur, ku do ta gjej une prehjen ? Gjithçka qe do te bej kunder dashurise sime me jep pershtypjen te me humbase, te me shkaterroje. Çfare arti i veshtire kjo dashuria ! »
 

zecovina

Primus registratum
Re: Letra dashurie

PER NJE ENDER….QE NGELI ENDER…

JANE FJALE QE ME GUXIM NUK KAM TE TI THEM...JANE NDJENJA QE ME PO SHUHEN....POR JANE DHE CASTE QE ME MUNGON...DHE ATY...DHE ATY ME VIJNE TE GJITHA NE MEND....
JANE MOMENTE TE VESHTIRA QE SHUME HERE TE KAM PASUR TY TRUPROJE KAQ VJET...POR TANI VETEM NJE TELEFONATE NUK HARIN TE MBUSHE BOSHLLEKUN QE ME KA LENE PRANISHMERIJA JOTE NE JETEN TIME....
TE GJITHA KANE MBARUAR ..TE GJITHA ME ..DHE PER TE QENE ME BASHKE NUK MUNDEM DOT ....
SHKATEROVA GJITHCKA QE TE PERKISTE DHE BASHKE ME TO DHE MUA...POR NDERKOHE HARROVA TE SHKATEROJA DHE KUJTIMET TONA....NDJENJAT QE NA LIDHEN PER KAQ VJET...
NUK DUA ME ASGJE NGA TY...VETEM SHKRUAJ PER ATO QE ME MUNGOJNE KUR NUK KAM ME FORCE TE LUFTOJ....KUR NUK KAM ME FORCE TE THEM VAZHDOJ....SEPSE THJESHT NUK PO VAZHDOJ....JAM NE NJE PIKE AKOMA....ATY KU ISHA KUR TE THASHE IKE....
AKOMA GJEJ FORCEN TE TE SBOJ DHE TE TE LARGOJ NGA VETJA...POR AKOMA NUK KAM GJETUR FORCEN TE LARGOHEM UNE NGA TY...TE TE SHUAJ GJITHMONE NGA ZEMRA...
BESOJA DERI TANI QE PO...JA KISHA ARITUR QELLIMIT DHE ME KISHA SJELLE EKUJLIBRIN NE VETEN TIME DHE NE MARDHENJEN TONE...POR JE GJITHMONE ATY ...DHE UNE VESHTIRESOHEM SHUME HERE TE SHIKOJ PERPARA......
THJESHT ATO QE NUK MUNDEM DOT TE TE THEM I SHKRUAJ KETU...AKOMA SE SKEFTOMAI KOYLOYKI MOY.....POR TE GJITHA KANE MARE FUND!!!!
 

lion1982

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Koha kalon dhe bashke me te kalon edhe mosha jone
Thonë se koha ndryshon njerëzit
Çuditërisht nganjëherë kur zhytem ne te kaluarën time
Me bije ne mendje fëmijëria ime,
me bije ne mend vendi im ku vrava gjunjët duke mësuar hapat e para
vendi im ku shijova dashurin e pare
ku shijova puthjen e pare
oh sa bukur ishte te çmendesh pas një vajze
ta duash një vajze ne heshtje
ose ti thuash dikujt se e dashuron o zot
ku mbeti ajo kohe
dhe befas ndjej një nostalgji te madhe.
Shpesh pyes veten valle pse ndryshoka kështu njeriu
Pse kaq shumë kam ndryshuar qe atëherë
Ah sa do doja te isha edhe njëherë "UN"
ai qe kam qene me para.
Një dite u ula pranë dritares te dhomës time dhe lexoja disa rreshta nga ditari im
O zot cfar ka ndodh me mua,un nuk jam me ai njeri qe jepte jetën për dashurin
un paskam ndryshuar shumë,un nuk po e provoj akoma qe atëherë ndjenjën e dashurisë
eh kohe kohe cfare katandise kështu me mua….
4 Maji 2005
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si miq te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, po ti ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi??
Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar.
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Çkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se cjane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Çdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale.
Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem i lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja.
Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ai qe nuk e vija re? Apo mos isha une ai qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje.
Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty!
Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam i bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep.
Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ... Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu,,do te marr arratine qe kahjen nuk e di as vete...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Te kujtohet ishte dashuria jone shkruar diku lart neper qiej a galaktika, nese galaktikat vertet ekzistojne dhe ne ishim dy yjet e saj protoganiste. Por edhe kjo dashuri u shua nje dite vjeshte, ashtu sic kishte marre fund gjelberimi veror dhe rradha u la ndryshkjes stinore ngjyre kafe te pemeve te lakuriqta. Nderkohe gjethet binin sic rrezoheshin ndjenjat tona nje per nje dhe vrisnin kapilaret e zemrave tona qe dikur kishin qene tok. Ku fjala `fund` e trondit shpirtin tim aq thelle...Po ama dicka e di me siguri me ke dashur shume kaq shume dhe te kam dashur me shume se cdo gje tjeter ne bote.........
E di qe jane te shkuara ndoshta, po me shkujdesjen e shpirtit qe kerkon te kthehet atij qe e la te varur ne fijen e shpreses...e teksa mundohem te kujtoj fytyren tende ne ikjen e fundit...uroj te te gjej ulur ne stolin dhe hapesiren ku gozhdat e lidhjes tone kane lene ndryshkun pas....uroj te mos bjere shi deri ne ardhjen time......Ehhh cmu kujtove, nje buzeqeshje ishte nje stine me vete, nje buzeqeshje jote ishte nje stine ekskluzive per mua......Gjithnje pertypsh rreze diejsh e tinguj qetesie se e meriton...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Letra dashurie

un i kam shkruajtur disa..por nuk i kam postua kurre...
ndoshta me mire keshtu...ndoshta disa gjera nuk duhen thene kurre...kur nuk i thua ne momentin e duhur, me mir mos thuhen fare...pastaj eshte teper vone .
 

ere

Primus registratum
Re: Letra dashurie

gjithmon letrat e dashuris ne ate kohe per mua qe me dergonin cunat ishin pak a shume te njejta...te gjitha fillonin: E dashur, me fal qe pa lejen tuaj po ju quaj keshtu por keshtu do doja t'ju quaja gjithmon....
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Apapapapa ca letre, grua e martuar ka qene ajo qe ia ke nis ti? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume e rendesisheme per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume i lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha i lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(megjithese e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja shum.
 

HUMER

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Nuk e di as vete se cme shtyu te shkruaj.Te shkruaj per ty qe dikur ish pjese e jetes time.Sa bukuri kishin ato mengjese kurr ngrihesha zgjohesha ne krahet e tu dhe ti gjithashtu ne te mit.Ah ndjej shume mall prandaj dhe po ti shkruaj edhe keto dy fjale.Per te shuar sado pak ate dhembje qe askush nuk mund ta ndal.
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Letra dashurie

Kur une te flisje ti me largoje...
tani jemi te dy te ndrojtur nen vetmine tone ...

Po pse valle duhet te mbetet keshtu ... ne mertiojme te jemi te lumtur prandaj zgjati duart e beji litar dhe me to me perqafo ashtu sic une te dua ty.... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

ah mar scorp mar scorp, ca i bane njerzve <img src="/pf/images/graemlins/lol.gif" alt="" />

i bana romantik ndoshta? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Princesha

Primus registratum
Re: Letra dashurie

romantik po e po, po fillun tu rremu plaget e vjetra .

Katil <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

romantik po e po, po fillun tu rremu plaget e vjetra .

Katil <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Eh, plumbi me plumb del <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Ne erreserine e nates fola me eren, e me tha qe te ishte afruar dhe te kishte perkedhelur, dhe qe i kishte mare ere flokeve te tu!

Ne momentet me te veshtira thava lotet nga fytyra jote.

Dhe do te doja ta pyesja eren nese me doje akoma, por era me tha vetem qe duhej te kthehej mbrapsh, te arrij para asaj dhe te fshij gjurmet e mia!
 
Top