Letra dashurie

darma

Primus registratum
Re: Letra dashurie

I want love that is like slep
Ti mbyll syte :nje fluturim pellumbash ne qepalla
Dashuri ! Dashuri ! ...C'ze i thelle i gjakut,
c'rrahje e dhimbshme ne temthat e nxehte !
Buzet e etura per dashuri te pafundme,
fjalet dridhen, fergellime bore dhe zjarri.
Ne jermin e thelle te misterit dhe enderritjes
ku syte e tu jane dy lle qe mendohn,
ku duart e mia eremimin e trupit ta njohin
dhe zeri ta njeh reagimin e zerit kur me ndjen prane,
mendimet e mia hyjne e rruge sajojne qe ti ti ndjekesh.
Dridhen sendet kur dridhet zeri yt tek i permend,
aq e nenshtruar ndaj pushtetit tend eshte bota,
sa drita eshte hije po te mos e shohin syte e tu.
S'do ta mbante dot ajri fluturimin e zogjve
dhe toka, e ngjitur vetem qe ne te te rrosh ti,
po te mos ishe ti do te kridhej ne pikellim.
Dashuri ! Dashuri !...C'ngazellim ne endrra,C'dritherime ne ere kur floket e tu shpupurisen,
sa e embel lindja e agut ne veshtrimin tend !
E ti buzeqesh,dashuri,dhe kur buzeqesh
te dalin flatra te lehta e te trendafilta,
dhe drita lodron ne hijeshine e ngjyrave te veta
dhe ti lodron me kallamat e blerta
dhe lojen e tij kendon uji
dhe ajri enderron misrerin e melodive te tij te fshehta.
Gaz e hare je, dashuri,kur ajo mbyll syte
tek ndjen nje fluturim pellumbash ne qepalla !
 
bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Letra dashurie

teme interesante,po do qe me interesante,te shprehej me poezite ne fjale!!
 
entelush

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Hodha nje hap me pas hodha dy eca perseri.......... por me nuk te pash ty sa shpejt iku kjo rruge ne u ndame ne kryqzim por une zgjodha nje tjeter ai eshte fati im....
 
Pop Tart

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Te te them te dua,
ne kete leter te bardhe
nuk besoj se kam gabuar te shkruaj,
per dashurin ezjarrt,
te te them te dua kete ti e di
keshtu ti i dashur lexoma
poezine.
 
London_GirL

Primus registratum
Re: Letra dashurie

If you said you were cold
I would wrap my arms around you

If you said you were thirsty
I would give you the ocean blue

I would give you anything
The moon, the stars, the sunset too
this heart in my hands that I
hold out to you

Take these from me
they are all I have to give
Take them my love for as
long as I live

I will love you till
the day I die
Don't look for reasons
or even question why

If you said you were lonely
I would be there at your side

If you said you were sad
I would wipe the tears you cried

I would give you anything
the moon, the stars, the sunset too
this heart in my hands
that I hold out to you

Take these from me
they are all I have to give
keep them my love
for as long as you live
 
Jona H

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Fillimisht postuar nga e shkallafitura:
[QB] Letra
Fjale
Lot
Qeshje
Puthje
Yje
Shikime
Detra
Oqeane
Zemra
Ndjenja
Harrime
Nete
Premtime
Lagshtersira
Kofshe
Gjokse
Kurrize
Syte
Drogime
Vdekje
Shoket
Dashurite

Cdo gje qe ndieja dhe harroja
E vdekura imee...............................

Ti me shkaterrove krejt.
Te urrej...sa s'mund te urrehet...
Te urrej pafundesisht cdo dite, cdo ore, ddo minute, cdo sekonde...
Obsesion urrejtja...
C'paradoks, te urresh ne "cdo kohe nje njeri, qe eshte personifikimi i vujtjeve te tua...
Prandaj te urrej me gjithe qenien time...
smash.gif
smash.gif
 
shekspiri

Primus registratum
Re: Letra dashurie

kokrriza malli ne djepin e zemres, perzier me brengen qe breu,e varur nje fije shprese mbi pritje, me mallin mbi qerpik te pres!
 
shekspiri

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Pak jane ata qe e dine te verteten e henes: e pershkruajti zoti si nje perendi me sy te bukur dhe e vuri atje lart qe te shikoj levizjet e nates. Te ndihmoje kusaret e bixhozit, te tregoje engjejve te droguar nje pjese rruge me shume kryqezime, dhe e fundit hija IME duke te ndjekur nga pas!
 
Ema

Goddes
Re: Letra dashurie

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] Te dua!
wub.gif

E dashur Miosotis,

ne rast se ti nuk do t´i pergjigjesh dashurise time, te lutem jepja kete leter Kordeles.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
I dashur Sailor!

Pas nje viti lexova te verteten mbi ty mua dhe Kordelen.Ti e di se e kam pas gjithmone fiksim trekoncin.Per ket arsye dhe shume te tjera une dhe Korde-gushepellumbja vendosem ti pergjigjemi bashkarisht dhe unanimisht thirrjes tate per mullar.U bofsh hipotenuze edhe tu hudhte mesorja prej kondit te drejte jarebi!
Yours,
dy brinjet!
 
Shqiptarja

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Leter e kendshme kjo e mesipermja!
Mjer sailor-i!!!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
endi

Primus registratum
Re: Letra dashurie

leter per ty qe edhe pse me ke prane nuk me sheh:
Bota është një rrjet historish dhe ngjarjesh thellësisht të ndërthurura,
nuk egzistojnë koincidenca, por ndërlidhje të padukshme.. Davinci Code Dan Brown

Nuk egzistojnë koincidenca!!!!!!!!! Dhe sekonda është pjesë e universit gjigand të rrjedhës së jetës që mbart në vetvete magjinë dhe forcën e të pakundërshtueshmit promotor tonit, të cilin ne e quajmë FAT.
Sa bukur sikur ç’do gjë që unë bëj dhe ç’do gjë që më ndodh në mënyrë të pazgjidhëshme dhe të mistershme të më lidhë me Ty….kam nisur të besoj çmëndurisht se jam në qendër të një labirinti të rrëmujshëm ngjarjesh që në fund kanë si zgjidhje të jem pranë, krah, Teje. Dhe e shkuara ime dhe e tashmja dhe ëndrrat për të ardhmën çuditërisht të kanë Ty aty, herë të pranishëm fizikisht herë në mendime, gjithsesi gjithmonë Ti je aty. Në ravijëzimet fëminore të imazheve mbi përrallat dhe princat, në thelbin më të ëmbël, më real, më të qetë dhe më të dashur të ndërgjegjes time, në perceptimet e mia të vjetra dhe të reja për jetën dhe botën përreth, në dëshirat për të nesërmen, në dashuritë e vërteta apo kalimtare dhe mbi të gjitha I përhershëm dhe I gjithkund-ndodhur në të tashmen. Ti je pjesë e fytyrave të dashura për mua dhe kështu ke qënë kur ende nuk të njihja…..kjo s’do të thotë që boshti I botës time rrotullohet rreth Teje, jo nuk do të kishte kuptim dhe nuk do ishte aspak e shëndetëshme, por Ti je pjesë e botës time dhe pjesë mikluese që më tundon drejt një të panjohure të cilën e Dua..po po e Dua….
Dhe endem në krijimin ë situatave imagjinare që më tregojnë se Unë nuk jam e padukshme për Ty…Sa do të Doja të ishte e vërtetë……dhe të mos kisha atë frikën e ankthshme e të pakuptimtë që të krijohet ndonjëherë kur nuk di se ç’të mundon dhe njëkohësisht nuk do të humbasësh dicka për të cilën nuk di në e ke…por di që e Do…
Nuk egzistojnë koincidencat!!! Apo imagjinata jonë është kaq e pacak sa shpeshherë bën kala me rërë…gjithsesi janë kala dhe të bukura….dhe shikojmë lidhje të kuptimta aty ku nuk ka asgjë??????? Nuk di ç’të bëj dhe si ta zgjidh këtë enigmë që po më gërryen shpirtin ngadalë, ngadalë, si një erozion shekullor që laton dhe I jep trajta dhe forma nga më të cuditëshmet, tokës…megjithëse po hedh në letër diçka që as nuk e mendoja se do mund ta nxirrja ndonjëherë jashtë shpirtit tim….kjo do të thotë vallë se mua më përshtatet tërësisht figura e vullkanit?!!! Eh të gjithë e kanë nga një vullkan në shpirt…Ti nuk e ke për mua, apo frika ime është kaq e madhe sa nuk më lë të shoh përtej saj????!!!!...apo ndoshta unë jam akoma femijë që beson në përralla…po cili nuk është akoma pak fëmijë..thomëni CILI!!!!!!!!!!!!
url]
 
Joanne

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Fillimisht postuar nga endi:
[qb] leter per ty qe edhe pse me ke prane nuk me sheh:

[/qb]
Shume leter magjepese dhe nuk e di pse me duket sikur diku e kam lexuar kete leter... :rockband: Ah po me duket se tek forumi i top-channelit.. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Letra dashurie

Fillimisht postuar nga MioSoTis:
[qb]
Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] Te dua!
wub.gif

E dashur Miosotis,

ne rast se ti nuk do t´i pergjigjesh dashurise time, te lutem jepja kete leter Kordeles.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
I dashur Sailor!

Pas nje viti lexova te verteten mbi ty mua dhe Kordelen.Ti e di se e kam pas gjithmone fiksim trekoncin.Per ket arsye dhe shume te tjera une dhe Korde-gushepellumbja vendosem ti pergjigjemi bashkarisht dhe unanimisht thirrjes tate per mullar.U bofsh hipotenuze edhe tu hudhte mesorja prej kondit te drejte jarebi!
Yours,
dy brinjet! [/qb]
Ngjo, nese ky do jete nje trekendesh, nuk ka me qene kurrsesi barazbrinjesh, harroje!!!

Letren e mora,

Brinja modhe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Hey Joe

Primus registratum
Re: Letra dashurie

<span style="font-style: italic">Jashte teme!</span>
<span style="font-style: italic">Mund te perdoresh MP per t'u sqaruar.</span>
 
Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Letra e fundit e Hölderlin ndaj Suzette Gontard

(tetor ose fillim nëntori 1799)

Ja Hyperion ynë, e shtrenjta ime ! Ky fryt i ditëve tona fatlumtura do të të sjellë megjithatë ndopak gëzim. Më fal që kam bërë aty për të vdekur Diotimën. Ty të kujtohet që dikur ne nuk ishim krejt dakort në lidhje me këtë pikë. Por kam menduar që ndërtimi i përgjithshëm i librit e kërkonte këtë. E fort-dashur ! gjithçka që është thënë aty dhe këtu mbi të dhe mbi ne, mbi jetën e jetës sonë, pranoje në formë falenderimi, aq më të sinqertë që ai shprehet nganjëherë me drojë. Nëse do të kisha mundur, në këmbët e tua, në qetësi dhe liri të plotë për t’u bërë pak nga pak një artist – po, unë besoj që do të kisha arritur shpejt atë varg drejt të cilit nxitoj në ëndërr në pikëllimin e zemrës sime dhe që shpesh e mbush në mes të ditës me një dëshpërim të heshtur.
Të jesh i privuar nga gëzimi që ne mund t’i japim vetes sonë – kjo justifikon fare mirë të gjitha lotët që ne kemi derdhur prej vitesh, por ajo çka është revoltuese, kjo është ideja që ne do të shkojmë ndoshta për t’u zhdukur në forcë të plotë sepse ne i mungojmë njeri-tjetrit. E sheh ti, është pikërisht kjo ajo e cila më bën nganjëherë kaq të heshtur, sepse duhet që unë të ruhem nga mendime të tilla. Sëmundja jote, letra jote – do të doja po aq të verbohesha veç kësaj – më kanë përsëri treguar aq qartë që je ti ajo që vuan gjithmonë, gjithmonë, ndërsa unë, fëmijë siç jam, nuk di tjetër përveçse të qaj ! Më thuaj mua çka është më mirë : duhet heshtur ajo që jeton në zemrat tona, apo t’ia themi vetes ! – Gjithmonë jam hequr si i dobët kundrejt teje, kam bërë gjithmonë gjoja të nënshtrohem ndaj gjithçkaje, njëlloj sikur të isha me të vërtetë bërë për të qenë lodër e njerëzve dhe e rrethanave, njëlloj sikur të mos kisha në mua një zemër të fortë që, besnike dhe e lirë në të drejtën e vet, rreh për atë çka ajo ka më të shtrenjtë, jetën time të dashuruar ! Shpesh e kam privuar veten, kam mohuar dashurinë time më të shtrenjtë e deri dhe mendimet e mia për ty, thjesht për të kapërcyer këtë fat për ty po aq butë sa e mundur – dhe ti gjithashtu, e qetë, ti gjithashtu, ti ke gjithmonë luftuar për të gjetur paqen, ti ke nxjerrë përpara një forcë heroike ndaj vuajtjes, duke ruajtur heshtjen mbi atë çka nuk mund ta ndryshonim, ti ke fshehur, fundosur në ty zgjedhjen e përjetshme të zemrës tënde, dhe ja përse gjithçka errësohet nganjëherë, dhe ne nuk dimë më ajo çka jemi, as atë çka n’a përket, ne nuk e njohim pothuaj veten tonë. Kjo luftë pa fund, kjo kontradiktë e brendshme do të përfundojë, është e vërtetë, së vrari ty ngadalë saqë asnjë Zot nuk vjen për t’a zbutur – dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër përveçse të zhdukem nga fati yt dhe i imi apo të gjej me ty udhën që t’i japë një fund luftimit tonë.
Kam menduar gjithashtu që nëse ne do të mundeshim për të jetuar me heqje dorë, ndoshta do të dinim të nxirrnim forca në këtë lamtumirë të mbyllur ndaj çdo shprese…
 
arun

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih

Venecia. Shtator 1937

Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit &quot;Engjelli blu&quot; dhe autorit te bestsellerit nderkombetar &quot;Asgje e re ne perendim&quot; si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare &quot;Tre shoket&quot; e &quot;Harku i Triumfit&quot;, nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

- France -

Kohet e fundit ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar &quot;Thuame qe me do&quot; (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit &quot; Engjelli blu&quot; dhe autorit te bestsellerit nderkombetar &quot;Asgje e re ne perendim&quot; si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare &quot;Tre shoket&quot; e &quot;Harku i Triumfit&quot;, nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

18 janar 1939

Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan &quot;Rezonance qe merr fryme&quot; - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.

Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.
 
@d@

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Dashuria ,dashuria u harrua
qe sa ika nga shqiperia
Di qe dikur doj ate
tani sme kujtohet me asgje
Si harrova gjithe ato premtime
imagjinata ,lot e zhgenjime?
Koha vret, pret e sheron
ne kubet gjithcka shteron
Tani jam rehat nga truri
ashtu dhe zemra edhe syri &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

jo keq si filliestare , bravo una &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top