Kush e lufton korrupsionin?

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M

PËR DHËNIEN ME QIRA, PA KONKURRIM, SHKOLLËS “TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL”, TË MJEDISEVE NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien me qira, pa konkurrim, shkollës “Tirana International School”, të mjediseve, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në rrugën “3 vëllezërit Kondi”, me sipërfaqe të përgjithshme 4 995 m2 , nga e cila nën objekt 827 m2 , të quajtura “Grupi i vilave gjermane”, në Tiranë.

2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës autorizohet për lidhjen e kontratës së qirasë, me afat 20 vjet, dhe me qira mujore sipas procedurave përkatëse.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

www.gazetashqiptare.com
Faqja 26 - OPINION
Gusht 10, 2006





Sponsorizimet për shtetin, korrupsion




--------------------------------------------------------------------------------

Nga Bashkim Kopliku

Sa vjen e po thellohet vrulli i sponsorizimeve që po bëjnë firmat e ndërtimit, apo biznesmenë të veçantë, në favor të shtetit: të institucioneve shtetërore, nga bashkitë e deri te kryeministria. Pas sponsorizimeve për shtetin, fshihet një formë e stërholluar e korrupsionit, ku i vidhet shtetit shumë më tepër sesa i sponsorizohet.
“Gropën e Hajdin Sejdisë” e mbyllën disa firma ndërtuese, pa para: ia bëjnë peshqesh ministrit Basha e më lart. “Zogun e zi” po e shkatërrojnë disa firma (publikohet lista e tyre), edhe këto pa para: ia bëjnë peshqesh kryeministrit, se e kishte shumë inatë atë zog. Lista e sponsorizimeve është pa fund, si edhe vlerat e punimeve që bëjnë këto firma, shkojnë në shifra me miliona dollarë (qindra miliona lekë).
Nga ana tjetër, dëgjojmë thirrje nënash që kanë nevojë të operojnë fëmijët e tyre, e nuk kanë mundësi të paguajnë. Reagimet e ndërtuesve “bamirës” me shtetin, janë shumë të ngadalta, dhe me pikatore, megjithëse flitet për shuma me mijëra herë më të vogla se ato që i sponsorizojnë me vrull shtetit. Ky fakt vërteton se nuk është ndjenja e bamirësisë që i shtyn ndërtuesit të sponsorizojnë shtetin, por interesi material—ne e quajmë normale ndjenjën e interesit, e quajmë në natyrën e njeriut.
Është normale të paguhesh për punën që bën. Sa herë që puna e bërë nuk paguhet me para, menjëherë të shkon mendja se po bëhet një pagesë barter (me shkëmbim në natyrë, përfshirë dhe pagesën me ndera). Edhe nëse një firmë mbush Gropën, apo shkatërron Zogun e nuk po merr para për punën që bën, me siguri që po paguhet me një gjë tjetër, qoftë dhe të padukshme fillimisht. E shteti ka mjaft gjëra me të cilat të paguan. Një nga format e pagesës janë dhënia e punimeve për investimet shtetërore, që shpesh janë shumë të mëdha. Këtu e kemi fjalën për dhënie “me leverdi për firmën sponsorizuese”, pra pa iu nënshtruar garës së vërtetë me me firmat simotra, pra pa konkurencë. Natyrisht, shmangia e garës shton pagesën që merr firma, edhe me dyfish (na e tha edhe kryeministri, se parashikimi i pagesave për investimet, me faktin, kishte rezultuar me një ulje rreth 50%, e kjo kur ai arrit të shmangë hatërllëqet, duke bërë garë të ndershme në mes firmave). Por edhe këta berishistët do të korruptohen, se njësoj shqiptarë janë, pra edhe këta do t’u lëshojnë diçka firmave të tyre sponsorizuese, mbase jo 50%, por aty afër—pare e madhe do t’i merret shtetit tonë të shkretë!
Por nuk është vetëm fitimi korruptiv i firmave sponsorizuese me prokurimet e investimeve shtetërore. Ka edhe një përfitim të madh nga shmangia e sorollatjeve burokratike, nga mosvënia mbrapa e shtetit me gjoba, me tatime etj. Firmat sponsorizuese i “kanë dyert e hapura”, u krijohen kështu supermaci ndaj firmave simotra që nuk kanë sponsorizuar!
Natyrisht, ai që humb, ai që i paguan të gjitha, është populli, taksapaguesit. Firmat e ndërtimit nuk humbin gjë: ato paratë që shpenzuan sot për sponsorizimet, do t’i marrin nesër me tenderat e trukuar e favoret e tjera. Natyrisht, nuk do të marrin vetëm paratë e sponsorizimeve, por shumë më tepër. Edhe zyrtarët shtetëror nuk do të mbeten pa gjë: një pjesë e madhe e parave do të shkojë në xhepat e të korruptuarve, si dhe në arkat e partive politike. Të gjitha këto para merren nga buxheti i shtetit, pra, në fund të fundit merren nga xhepat e qytetarëve taksapagues.
Ka ardhur koha që të ndalohet krejtësisht sponsorizimi. Bizneset paguajnë taksat, dhe me këtë i kanë larë detyrimet ndaj shtetit—ku ta gjeshë që të kemi biznese që paguajnë taksat sipas ligjit! Nëse shtetit i duket se u ka marrë pak, se ata kanë mundësi të japin edhe më, le t’u rrisë taksat—ne nuk do ta rekomandonim një gjë të tillë. Me ndalimin e sponsorizimeve në favor të shtetit, do të kishte transparencë, në marrëdhëniet shtet-biznes.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Sponsorizimi është në thelb një vjelje të ardhurash, pra një marrëdhënie financiare e biznesit me shtetin. Por, të ardhurat që vjel shteti, sipas Kushtetutës, duhet të vendosen me ligj, nga Kuvendi, dhe jo nga qeveria, prandaj, duhet të ndalohet çdo lloj sponsorizimi që bëhet pa një ligj konkret. Ja pjesë nga neni 155 i Kushtetutës: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj ..”.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Duhet medoemos të eliminohet "sponsorizimi" i firmave private.
Megjithatë kjo praktikë egziston edhe në vendet e zhvilluara /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Dhe eshte normale. Po te jap vetem nje shembull real (ndodh ne shume spitale ne Shqiperi): ne spital qellon qe mbarojne disa lloj furnizimesh absolutisht te nevojshme, p.sh fasho, shiringa, pambuk, etj. Tani me procedure, behet tender per blerjen e tyre, dhe tenderi ka nje afat te caktuar. Nderkohe spitalit i nevojiten shpejt keto, nuk mund te presi ai tjetri qe ka per tu operu sa te kryhet tenderi e leshi preshi, se i ka kthy kombet nga dielli.
Cfare behet, ndonje firme zemergjere ja dhuron spitalit, ose ja "jep borxh" (qe dmth kur te kryhet tenderi e te blihen ja kthen mbrapsht), dhe si thoni ju kush ka me shume shanse ta fitoje tenderin??? /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Normalisht s'ka pse të ndodhi sepse quhet organizim. Para se të mbarojnë fashot duhet të jetë bërë tenderi i radhës dhe madje tenderi duhet bërë një herë në vit ose edhe më rrallë për furnizuesin e spitalit (furnizuesit në këtë rast).

Kjo llogjikë duhet ndjekur gjithandej por vetë akti i dhurimit të një vepre një qyteti, shteti apo institucioni njihet dhe vlerësohet botërisht.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Puna eshte se vete procedurat ndonjehere jane te tilla, qe per te shmangur korrupsionin e favorizojne ate. Merr rastin e energjise, p,sh, sa here deshtojne tenderat. Nese ti je ne krize, sa te besh tenderin te kane falimentu gjithe ato biznese. Atehere EFT te jep energji borxh, dhe pastaj ta shet cik shtrenjte.
Ketu tek ne ndodhin me shpesh dhe me te ekzagjeruara, si pasoje e keqadministrimit. Por ndodhin gjithandej.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

mua mu kujtohet rasti i rames me kokedhimen qe pastroi mbetjet e ndertimeve pa leje te prishura ne tirane dhe ne kembim mori me vone ...

Tirana nuk kish para te paguante per momenti por per kete egziston borxhi publik!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Cfare mori tenderat?? Ne mos ai do ti merrte dikusht tjeter. Edi Rama pikerisht kete ka shfrytezuar, duke i krijuar vetes imazhin e atij qe vjedh po ben dhe pune. E konfirmoi dhe Berisha para ca ditesh, kur tha se motoja e Edvinit eshte Vidh e Puno. Kurse ne tha vetem do punojme. /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

vertet, me beri pershtypje ajo shprehje e sales.

Si fillim pranoi qe edi punon dhe ky eshte nje hap perpara ne strategjine e tij te komunikimit.
Pastaj tha se vjedh por kjo pret vertetim me fakte dhe nje proces dhe ne nje cfaredo vendi te qyteteruar nje gjykates nuk mund te mos e denonte berishen "per shpifje".

Mund te thosh fare mire qe duket sikur punon por efekti perfundimtar do te jete negativ per qytetin (behej fjale per planet rregullues te pjesshem)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

ndersa per tenderat qe mori kokedhima nuk e di nese dikush tjeter do i kish marre me ate cmim apo me lire por pikerisht kjo "NUK E DI" eshte problemi.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Eh, Kokedhima ishte thjesht me i shkathti.
Ajo qe me ben pershtypje eshte se mjaft biznesmene te medhenj qe dikur etikoteoheshin si "te majte" pasi mund te kishin pasur favore nga qeverisja e majte, sot kane filluar te afrohen me PD, dhe e gjithe kjo eshte normale.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

po te kesh parasysh shpenzimet e fushates elektorale do te te duket akoma me normale
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

si shkoj ajo telenovela e deklarimit pasutis vajzes kryeministrit Saliah Berishiah...?

kjo deklaroj 800.000 dollar pasuri dhe babai e mbron duke u shpreh qe i ka fituar me djersen e ballit n'Kosov nenpunse e OKB-s

me habit fakti qe ky idiot deklaroj ne pasurin personale qe ka mar 50.000 dollar kredit n'bank per tia dhon goces qe bleu nje apartament

po pse me kaq popull i trash esht ky i joni...?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Pyt njehere Harapin se te sqaron. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Meqe ra fjala Harap dil ketu ne shesh te burrave dhe trego pasurine, me ca i ke bo leket. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

harapi akoma nuk ka fillu me bo leke

perndryshe do ish zdhukur nga diskutimet si militantet e tjere
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Para 5 muajsh u zhvillua nje tender nga KESH per ndertimin e nje nenstacioni dhe linjes se Interkoneksionit Elbasan-Tirane-Podgorice.
Dhe pse flitej per nje shume mbi 60 milion euro, per kete tender thuajse nuk u fol ne media!
Tenderi financohej nga KFW (banke gjermane qe operon prej vitesh ne Shqiperi) dhe dokumentat e tenderit u pergatiten po nga nje kompani gjermane Fitchner.
Problemi eshte se dosjes se pergatitur per tender te hapur internacional, i mungonte vetem emri i fituasit te tenderit /pf/images/graemlins/laugh.gif SIEMENS!
Pra ne dosjen e pergatitur, te gjitha referencat e kerkuara per tu kualifikuar ishin pergatitur ne nje forme te tille qe asnje kompani tjeter nderkombetare nuk mund te merte pjese pasi skualifikohej per mospermbushje referencash /pf/images/graemlins/angel.gif
Kishte referenca psh qe kompania pjesemarese te kishte referenca ne Shqiperi keto 5 vitet e fundit per ndertimin e linjave te tensionit te larte, te ishte prodhuese kablli te tensionit te larte, te prodhonte vet nenstacione... /pf/images/graemlins/angel.gif

Keto dite nje kompani amerikane pergatit dosjen per tju drejtuar gjykatave perkatese per shkelje te renda te ligjit te konkurences, referenca abuzive e deri ne korrupsion e abuzim ne detyre /pf/images/graemlins/wink.gif
Nga studimet e bera, ne formen si eshte zhvilluar tenderi, KESH do te paguaje per ndertimin e kesaj linje 30% me shtrenjte se sa çmimi i tregut nese do te ishte zhvilluar nje tender normal /pf/images/graemlins/wink.gif
Pra shqiptareve u faturohet rreth 20 milion euro me shtrenjte nje projket dhe per kete qeveria aktuale nuk ka ngritur asnje komision parlamentar ashtu si pretendon te ngreje per kompanine Albatros /pf/images/graemlins/angel.gif
Po e luftojne me te vertete korrupsionin ne Shqiperi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

ja sa te laureohem une... do vij ta luftoj korrupsionin /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Mos e thuj dy here se te mori e te boni direkt ministre Sala /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Ça thu ti mre. Po vikam me vrap un me luftue korrupsionin, kët bish socialiste /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top