Kush e lufton korrupsionin?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kush do e luftoje korrupsionin ne shqiperi pra?

Jo nje organ i perbere nga hetues profesioniste

Do te jene pikerisht personat potencialisht te korrupueshem qe do te drejtojne antikorrupsionin.

[/ QUOTE ]

Në gjithë këto të dhëna të rëndësishme, kjo të bëri përshtypje ty Gene? Fakti që Task Force Antikorrupsion ka më shumë kryetarë e anëtarë seç ka punonjës të thjeshtë nuk ta vret syrin? Po që këta anëtarë janë anëtarë të të njëjtës parti e që mund ta kthejnë Task Force në pushkë kundër kujt t'i dojë menderja nuk ta vret syrin?

Nejse, ka shumë gjëra që nuk shkojnë në Shqipëri e që duhen rregulluar.

Task Force duhet të varet nga Kuvendi Popullor e jo nga Këshilli i Ministrave. Ose së paku të jetë nën një varësi të trefishtë të Kuvendit, Këshillit të Ministrave e të Presidentit.
 

ados

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

lufta kunder kurrupsionit fillon ne rradhe te pare nga vet ne.Armiku me rrezikshem jemi ne.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
lufta kunder kurrupsionit fillon ne rradhe te pare nga vet ne.Armiku me rrezikshem jemi ne.

[/ QUOTE ]

Eh mër çun sa i qut që je.

Ne jemi poplli, e poplli ka tendencën të gjejë rrugët e shkurtra që në më të shumtën e rasteve janë në kundërshtim me ligjin. Pra, poplli ka tendencën me shkel ligjin për me arrit ate që do. Ti harro që poplli o i modh ne shumngjyrsh ...!

Problemi qëndron pikërisht tek personi/at që duhet të zbatojë apo sigurojë zbatimin e ligjit.

Ligjet egzistojnë dhe në përgjithësi nuk janë të këqija. Problemi janë zbatuesit e ligjit të cilët të parët e shkelin atë duke i gjetur gabime sipas dritës në të cilën e shohin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Me vret syrin fakti qe perseri (e theksoj PERSERI) i veren ujkut melcite ne qafe.
Me habit rruga qe eshte zgjedhur per te arritur tek "koha per ndryshim"
Me habit fakti qe mediat nuk bezojne (nuk me habit fakti qe nuk bezon opozita)

ME habit vertet fakti qe politikat antikorrupsion i percaktojne personat potencialisht te korruptueshem dhe biles jane perzgjedhur pikerisht ata me te korruptueshmit (postet me te korruptueshem).


Korrupsioni ne shqiperi paska qene problem i nepunesve te vegjel. (se kunder tyre eshte ngritur kjo task force)

Eshte i vertete edhe fakti qe lufta e qeverise ndaj korrupsionit mund te perdoret kunder opozites por kjo eshte jashte kesaj teme. Ketu flitet vetem per luften ndaj korrupsionit dhe jo per luften politike.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

edhe dicka tjeter

asgje nuk e ndalon kuvendin te ndertoje nje task force antikorrupsion te veten krejtesisht te pavarur nga qeveria. PSE NUK E BEN?!
Mund edhe te beje nje hap me teper parlamenti dhe ti lere ne dore kete task force opozites.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Presupozohet se ata që bërtasin me të madhe kundër korrupsionit janë të pakorruptueshën, ose së paku, posti i tyre e justifikon korrupsionin /pf/images/graemlins/laugh.gif. Faktikisht në të gjithë botën, në një mënyrë ose një tjetër, egziston korrupsioni në nivele të larta.

Megjithatë, opozita e para është ajo që duhet të lëshojë alarmin e kjo për dy arsye: 1) ndërgjegje qytetare, 2) përfitime politike. Media garanton transparencën dhe mirë funksionimin e strukturave shtetërore dhe fillon "pëllet" kur ka probleme.

Gjithsesi, ndalimi i korrupsionit në nivele të ulta është gjithsesi një arritje e madhe për Shqipërinë. Problemi qëndron se a po ndodh realisht diçka e tillë?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

ska investime pa korrupsion... dhe ska investitor te investojn aty ku flitet qe po sulmojn korrupsionin

kush me thot pseeee
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Kohe me pare ne kete forum e akuzuam (me te drejte) qeverine nano se po luftonte korrupsionin me te korruptueshem.

Problemi mbetet ai qe ishte KUSH E LUFTON KORRUPSIONIN?

Ketu rrezikojme te perseritet experienca e "kokave te turkut" ne nivlet e uleta

Sapo ta gjej, do te sjell ketu edhe projektligjin "per spiunet ne rrepubliken e shqiperise" qe po perpunohet nga qeveria. Kam pershtypjen se do te jete shume interesant.

Ketu po i lihet vend vetes per t'u korruptuar. Mbase nuk do e bejne (nuk paragjykoj) por nderkohe mundesite vetes nuk ia heqin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

harrova opoziten

opozita e gojen e mbyllur ne kete ceshtje

pikerisht per korrupsionin (te vertetin dhe te perceptuarin) humben votat dhe jane opozite. Dhe behej fjale per korrupsionin qe task force e tyre nuk luftoi se nuk mund te luftonte veten.
 

tntn

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

...sa budalla.

Aty ku lufta behet thjesht per pushtet, nuk ka vend per lufte antikorrupsion. Sa here e kemi thene: Sali Berisha lufton per pushtet. Sali Berisha eshte i paafte per te menaxhuar cfaredolloj gjeje tjeter pervec pushtetit. Ai pushtetin kerkon, dhe ate merr. Ne kerkojme mire-menaxhimin dhe marrim trapin.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Salushi
Nanushi
Majkushi
Everushi
te gjithe keta bylbyla e kane luftuar korrupcionin
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Për lejimin e Ndërmarrjes “MEICO”, të Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurën “Prokurim i drejtëpërdrejtë” për riparimin e helikopterëve BO 105 M VBH, të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe për sigurimin e pajisjeve e të pjesëve të këmbimit për këta helikopterë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 3, shkronja “a”, 17 pika 5 dhe 19, pika 1, shkronja “a” të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Lejimin e ndërmarrjes “MEICO”, të Ministrisë së Mbrojtjes, që për fondin limit prej 1 271 923 000 (një miliard e dyqind e shtatëdhjetë e një milionë e nëntëqind e njëzet e tre mijë) lekësh, të parashikuar në buxhetet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për vitet 2006, 2007 dhe 2008, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me shoqërinë “Eurocopter Deutschland GmbH”, për riparimin e helikopterëve BO 105 M VBH, të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe për sigurimin e pajisjeve e të pjesëve të këmbimit për këta helikopterë.

2. Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” të negociojnë të gjitha kushtet e kontratës me shoqërinë “Eurocopter Deutschland GmbH” për riparimin e helikopterëve BO 105 M VBH, në përputhje me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe me praktikat ndërkombëtare të së drejtës private.

3. Helikopterët tip BO 105 M VBH, të riparuar dhe të përshtatur nga shoqëria “Eurocopter Deutschland GmbH” t’u shpërndahen:

- Ministrisë së Mbrojtjes 6 (gjashtë) helikopterë;
- Ministrisë së Brendshme 4 (katër) helikopterë;
- Ministrisë së Shëndetësisë 2 (dy) helikopterë.

4. Ministritë përfituese, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, të kryejnë pagesat paradhënie për vlerën e kontratës, doganën e TVSH-në për pajisjet dhe pjesët e këmbimit dhe komisionin në masën 1.5 për qind të vlerës së kontratës për ndërmarrjen “MEICO”, në llogarinë e kësaj ndërmarrjeje, në vlerën dhe sipas afateve të caktuara në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Ndërmarrja “MEICO”, nëpërmjet letërkreditit vjetor, të kryejë pagesat ndaj shoqërisë “Eurocopter Deutschland GmbH”, sipas detyrimeve të kontratës. Kryerja e pagesave ndaj kontraktorit të bëhet në euro, sipas kursit bankar të këmbimit në ditën e kryerjes së pagesës.

6. Ministritë përfituese, brenda 15 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të lidhin marrëveshje për zbatimin e kontratës me ndërmarrjen “MEICO”.

7. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Kryeministri
Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Për një “Shtesë në vendimin nr. 77, datë 8,2.2006 të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e institucioneve buxhetore dhe të ndërmarrjeve e shoqërive me kapital shtetëror, të përdorin procedurën “Prokurim i drejtëpërdrejtë”, për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik” të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9496, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të financave, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në pikën 1, të vendimit nr.77, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, në rreshtin e fundit, pas shprehjes “...për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.” shtohet shprehja “...dhe sigurimin e jetës.”

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM


Për


Lejimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, për rehabilitimin dhe përmirësimin e objekteve të infrastrukturës së kullimit dhe të mbrojtjes nga përmbytja

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Lejimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që, për fondin e vet prej 237 500 000 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekësh, miratuar në buxhetin e vitit 2006, zëri “Investime”, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me bordet e kullimit në zonat ku veprojnë, për rehabilitimin dhe përmirësimin e objekteve të infrastrukturës së kullimit dhe të mbrojtjes nga përmbytjet (kanale kullimi, kolektorë kullues të hidrovorëve, grykëderdhjet e kanaleve kulluese në det, kanale të ujërave të larta dhe argjinatura), sipas listës së objekteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Përjashtohen nga kjo procedurë objektet apo punimet, që nuk kryhen me mjete (mekanizma) të specializuara.

2. Bordet e kullimit të përdorin procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë “ARMO”, sha, Fier, për blerjen e naftës STASH 31 : 1997 (D-2), në sasinë 1 187 500 litra, me çmimin 80 lekë/litër, sipas listës së përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, në vlerën 95 000 000 (nëntëdhjetë e pesë milionë) lekë, e cila përfshihet në vleftën e përgjithshme të investimit prej 237 500 000 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekësh.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Financave dhe shoqëria “ARMO”, sha, Fier, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Qeveria pranon skandalin me ligjin e pasurive
Tiranë- Vetë kryeministri e ka pranuar se ligji për deklarimin e pasurisë është ndryshuar, packa se përgjegjësinë për këto ndryshime ka dashur t'ia faturojë dikujt tjetër. Ndonëse zyrtarët e qeverisë vazhdojnë të fshihen pas faktit se objekt i ndryshimit është bërë ligji për konfliktin e interesave, në fakt ligji për deklarimin e pasurisë është prekur në thelbin e tij dhe kjo është pohuar tashmë nga zëdhënësi i qeverisë. Ai ka deklaruar se ndryshimet në ligj janë propozuar nga kryetari i komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela, por nëse ai është diskutuar si projekligj përpara se të bëhej ligj, do të thotë se ka kaluar nëpër duart e krerëve të Kuvendit. Duke filluar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mos kjo tek Fatos Beja, që mbahet si njohës i mirë i ligjeve nga ana e shumicës. Edhe kryetari i grupit parlamentar të deputetëve demokratë është njohur me këto ndryshime, përpara se këto të miratoheshin. Nëse asnjë prej këtyre zyrtarëve nuk ka bërë asgjë për të ndalur shkatërrimin e një ligji që garantonte transparencën dhe pastërtinë e duarve të atyre që na qeverisin, tashmë është tepër vonë për të kërkuar përgjegjësin. Sepse kjo përgjegjësi nuk mund të vihet vetëm tek kryetari i një komisioni parlamentar, por fajtorë janë të 81 deputetët e shumicës që kanë ngritur kartonin jeshil, për t'i dhënë miratimin ndryshimeve në ligj. Duket e pabesueshme që zyrtarët e mëdhenj, apo ata të vegjlit që kanë votuar pro, nuk kanë qenë në njohuri të faktit se ndryshimet që do të bëheshin në ligjin për konflikin e interesave, nuk do të preknin edhe ligjin për deklarimin e pasurive dhe pse pikërisht në pjesën e transparencës për burimet e pasurisë.



Pa burim pasurie

Në Shkurt të këtij viti maxhoranca votoi për ndryshimin e ligjit të konfliktit të interesave. Këtë ndryshime prekën edhe ligjin për deklarimin e pasurisë së disa zyrtarëve, tek i cili kishte disa referenca nga ligji që u ndryshua në parlament. Nëse në ligjin për konfliktin e interesave të miratuar në 2005, nuk ishte i detyruar deklarimi edhe për burimin e pasurisë, me ndryshimet e bëra në ligj disa muaj më parë, ky detyrim u hoq edhe nga ligji bazë nr.9049. Pas kësaj, asnjë prej zyrtarëve që fillojnë punën për herë të parë në një prej posteve drejtuese në administratë dhe gjithë të tjerët që detyrohen nga ligji të bëjnë transparente pasurinë e tyre, nuk janë të detyruar që t'i bashkangjisin deklaratës edhe vërtetime që dëshmojnë për origjinën e pasurisë së tyre.

Fajin e ka Ngjela,as Topalli,as votat e shumicës

Tiranë- Zëdhënësi i qeverisë, Dritan Mishto, ka pohuar faktin se ligji për deklarimin e pasurisë është ndryshuar. Ndërkohë që është përpjekur që të bëjë tjetër kënd përgjegjës për këtë ndryshim të ligjit, ai ka deklaruar se qeveria vazhdon të ketë për angazhim pastërtinë dhe transparencën e zyrtarëve të saj. Në deklaratën e zëdhënësit ka patur edhe shumë komente dhe përralla të tjera të këtij lloji, por thelbi është që në ligj janë zhdukur tre nenet që kërkonin prej zyrtarëve të deklaronin burimin dhe origjinën e pasurisë së tyre, në fillim të marrjes së detyrës. Për të siguruar transparencën e lajmit, ne po e botojmë të plotë deklarëtën e Mishtos. "Për dy ditë me rradhë, gazeta Zëri i Popullit shkruan se qeveria, nëpërmjet një projektligji ka kërkuar të shfuqizohen disa nene të ligjit " Për deklarimin e pasurisë së zyrtareve ", që lidhen me verifikimin e burimit të krijimit të këtyre pasurive. Lidhur me këtë cështje sqarojmë se projekti i qeverisë, i miratuar në datë 18.11.2005, në asnjë nen të tij, nuk parashikon asnjë abrogim, por sanksionon plotësisht të kundërtën e asaj që pretendon ZP. Ndryshimet e qeverisë synojnë në rritjen e transparencës dhe eleminimin e cdo mundësie konflikti interesi. Sipas procesverbalit të mbledhjes së komisionit të ligjeve, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, nëpërmjet një relacioni ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit disa pretendime për një sërë nenesh të ligjit. Ka qenë Kryetari i Komisionit të Ligjeve, i cili si relator në mbledhje ka marrë nismën proceduriale për abrogimin e këtyre neneve dhe jo qeveria. Qëndrimi i qeverisë ka qenë dhe mbetet verifikimi i cdo lloj burimi të pasurisë, për të gjithë zyrtarët. Qeveria garanton opozitën se është e vendosur të ndërmarrë cdo hap për rritjen e transparencës, sikundër e fton opozitën të paraqesë amendamentet e saj". Ligji nr.9475, datë 9.2.2006 ka fshirë nga ligji nr.9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", pjesën ku subjekti detyrohet që të deklarojë burimin e të ardhurave të tij. Të njëjtën pjesë e ka hequr edhe nga ligji nr.9049, "Për deklarimin e pasurisë dhe detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë". Ka mjaftuar ndryshimi i ligjit, që kishte referenca në ligjin bazë, që edhe ky të bëhej objekt i ndryshimit pikërisht në pjesën që flet për detyrimin për të treguar burimin dhe origjinën e pasurisë së zyrtarëve

Ndryshimi i ligjit, edhe mënyrë për të vjedhur

Tiranë- Ndryshimi i ligjit për deklarimin e pasurisë nuk është vetëm një rrugë për të fshehur se si zyrtarët i kanë bërë paratë. Këto ndryshime mund të vlejnë edhe që zyrtarët t'i vënë vetes objektiva se sa do të vjedhin për gjithë vitin e tyre të parë të punës, deri në kohën kur do t'u duhet të deklarojnë sërisht. Nëse një drejtor, apo edhe një ministër deklaron në fillim të detyrës së tij se ka 10 milionë dollarë pasuri, por pa treguar se si i ka bërë këto para, deri në fund të një viti ai i ka vjedhur të gjitha këto dhe sërisht edhe në deklarimin e dytë nuk është i detyruar të thotë asgjë për origjinën e tyre. Sigurisht që vetë ndryshimi i ligjit ka në thelb vetëm përfitimin, në kurriz të institucioneve dhe taksapaguesve, me asnjë kërkesë llogarie që të bëhet pengesë. Kurse sa për mundësitë dhe rrugët sesi zyrtarët e kësaj qeverie do të përdorin hapësirën që u lë ligji për të vjedhur dhe pastruar pasuritë, kjo mbetet në dorën e tyre për të zgjedhur dhe ndjekur. E rëndësishme është që qeveria u ka lënë dorë të lirë për të bërë para dhe për t'i fshehur në të njëjtën kohë, pasi u mor njëherë me përzgjedhjen një për një të militantëve të saj, që vinin të etur dhe të uritur nga tetë vite opozitë. Në këtë mënyrë, qeveria po i detyron njerëzit e saj që të marrin angazhime për të shtuar pasurinë e tyre nga njëri vit në tjetrin, sepse nuk dihet sa do të zgjasë koha që do të rrinë në pushtet.



Deklarimi vit pas viti, pa asnjë lloj rëndësie

Nëse zyrtarët që ligji i detyron të deklarojnë pasurinë e tyre, nuk janë të detyruar prej të njëjtit ligj që të tregojnë edhe origjinën e këtyre parave, atëherë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka një punë shumë më të thjeshtuar se më parë. E shumta që do të bëjë është vetëm mbledhja dhe zbritja aritmetike e shifrave që janë shënuar në formularë, por asgjë më shumë se kaq. Edhe nëse këto shifra do të rriten ndjeshëm nga një vit në tjetrin, për atë zyrtar të sinqertë që të paktën është rrëfyer nuk do të ketë asnjë lloj tentative për verifikim. Punë e madhe nëse janë bërë me biznese të paligjshme, apo edhe me krim, korrupsion dhe të tjerë rrugë si këto. Duke hequr tre nenet nga ligji bazë për deklarimin e pasurisë, jo vetëm që është shkatërruar thelbi i ligjit, por përmes tij po ndërtohet një administratë që do ta ketë të vështirë të mbetet e sinqertë dhe sidomos larg rrugëve për të bërë para sa më shpejt, pa pyetur për pastërtinë e tyre, se për këtë nuk po pyet as vetë ligji.

Ligji i 2005 nuk kerkonte burimin, por ligji baze po

Tiranë- Në ndryshimin e bërë ligjit bazë, atij nr.9049, subjektet që ligji i detyron të tregojnë pasurinë, ky vazhdonte të kërkonte që zyrtarët të tregonin burimin e të ardhurave të tyre, ndërsa me ndryshimet e bëra me ligjin nr.9745, datë 9.2.2006, janë fshirë edhe nga ligji bazë detyrimet e subjekteve për të rrëfyer burimet e pasurisë së tyre. Pika 5 në ligjin nr.9367 "Për parandalimin e konfliktit të intersave në ushtrimin e funksioneve publike" me datë 7.4.2005, është në formën 5. Në rastin e deklarimit para fillimit të punës, sipas të njëjtit kuptim të këtij termi, të përcaktuar në nenin 9 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", deklarohen vetëm:. Por kjo nuk ndryshon pjesën thelbësore të ligjit bazë 9049, në tre nene të të cilit kërkohet që bashkë me shifrat, subjektet të tregojnë edhe origjinën e pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme. Kurse në ligjin 9367 për konflikin e interesave, ky detyrim nuk parashikohet. "Zyrtarët që fillojnë punë për herë të parë në njërin nga funksionet që mbartin detyrimin për deklarim periodik, deklarojnë vetëm:

a) interesat e përcaktuar në shkronjën "a" të pikës 1 të këtij neni, të grumbulluar deri në ditën e fillimit të detyrës, përjashtuar burimet e krijimit të tyre;

b) interesat e përcaktuar në shkronjën "d" të pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji, por vetëm ato angazhime dhe veprimtari, që ekzistojnë në datën e fillimit të punës, përfshirë çdo lloj të ardhure të krijuar nga këto angazhime ose veprimtari nga data 1 janar deri në datën e fillimit të punës të vitit të deklarimit".

Kush janë përgjegjësit për ndryshimin e ligjit?!

Tiranë- Nëse propozimet kanë ardhur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, apo shoqëria civile kjo ka pak rëndësi. Projektligji është bërë ligj vetëm pas kartonave jeshilë të maxhorancës dhe krerët e Kuvendit që ia kaluan këto propozime deputetëve në parlament. Nëse këto ndryshime janë të ligjshme, apo jo, prekin thelbin e ligjit dhe humbasin tërësisht funksionin e tij kjo mbetej në dorë për t'u vendosur nga kryetarja Jozefina Topalli, Fatos Beja që është edhe në komisionin parlamentar të Ligjeve, që u akuzua nga vetë qeveria se kishte pranuar këto propozime. Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, duhet të jetë njohur me ndryshimet në ligj, ku konsistojnë këto, cfarë prekin dhe cilat ligje të tjera ndryshojnë përvec atij për konfliktin e interesit. Qeveria që na deklaron se ka vullnetin e mirë për të luftuar korrupsionin dhe të bërë transparente gjithcka duhet të kishte hapur sytë dhe të tregohej më e kujdesshme, kur të gjithë këta, nga pak përgjegjës bënë ndryshimet në ligjin e rëndësishëm. Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë për shkatërrimin e ligjit të deklarimit të pasurive, duke e hedhur përgjegjësinë nga njëri tek tjetri. Përndryshe na duhet të besojmë se qeveria jo vetëm që është e paaftë, por edhe syleshe përderisa lë Inspektoriatin, apo përfaqësues të shoqërisë civile që të prishin ligje të tilla të rëndësishme, që garantojnë pikërisht atë që kërkon të sigurojë me cdo kusht qeveria. Duart e pastra duhet të thoshin duar të papërziera në para të pista, krime dhe korrupsion, ju duar të lara mirë pasi janë bërë të gjitha këto.

Amendim per te kthyer ligjin ne formen e meparshme

Tiranë- Fakti që qeveria nuk ka qenë në dijeni të ndryshime të bëra në ligjin për deklarimin e pasurisë është një arsye më shumë që ajo vetë të nxjerrë një amendament për të kthyer ligjin në formën e tij të mëparshme. Pse ndonjë i papërgjegjshëm vendosi t'i prishë punë qeverisë dhe t'u rregullojë disa zyrtarëve, kjo nuk do të thotë që ligji duhet të vazhdojë të jetë në formën e tij të shtrembëruar. Pa iu futur efekteve negative që do të sjellë ndryshimi i ligjit për deklarimin e pasurive, kryesorja është që ai shkon kundër drejtimit të qeverisë për të garantuar transparencë në drejtim dhe sidomos për të luftuar korrupsionin në administratë. Askush nuk duhet të mendojë se Berisha po lejon ata të Inspektoriatit, apo ata të Shoqërisë Civile që të mbrojnë interesat e ndonjë pasaniku në kabinet që të fshihet pas këtij ligji për të mos treguar origjinën e pasurisë së tij. Duke filluar nga vetë kryeministri dhe deri tek këshilltarët e tij, që janë konsiderueshëm të pasur edhe pse nuk kanë patur ndonjë punë me lekë më parë dhe vinin nga një opozitë e gjatë.

Kjo do të thotë rritje e transparencës?!

Tiranë- Ndërkohë që deklaron se po lufton ethshëm kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit, qeveria ka pranuar edhe se ka ndryshuar një ligj që garantonte këtë luftë. Nuk dihet se ku vazhdojnë të gjejnë kurajon zyrtarët dhe qeveritarët për të mbajtur ballin lart teksa shprehen se do të bënin cdo hap për të arritur rezultate kundër korrupsionit, kur tashmë jemi përpara shembullit negativ, që ky hap nënkupton edhe shkelje të ligjeve dhe ndryshim i tyre. Kjo mund të jetë gjithcka nga metodat aspak ligjore dhe antikushtetuese të qeverisë për të siguruar të ardhurat e saj dhe tashmë edhe rrugët për t'i shtuar këto, por nuk mund të cilësohet aspak si një rritje e transparencës. Si mund të jetë e tillë ndërkohë që zyrtarët janë të lirë të pasurohen pa fund, me të gjitha mënyrat sepse asnjë ligj nuk i ndalon të paktën të japin llogari për ato që shtojnë nëpër xhepa?
jme nga Agjensia Telegrafike shqiptare

Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave

Presidenti i Republikes se Shqiperise

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Agjensia e Lajmeve Kosovapress










www.zeripopullit.com


e dini kush eshte beqir balluku?
nje mut muti eshte (enver hoxha- kur hiqte qafe kundershtarin e rradhes)
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

KUSH E LUFTON QEVERIA? POPULLI NUK KA CFARE TE BEJE. I DUHET QEVERISE TA DREJTOJE POPULLIN. DUHET TE RRISI NIVELIN EKONOMIK E JO TE BEJE PALLAVRA E TE VJEDHI. DUHET PUNE. SHQIPERISE I MUNGOJNE BURRAT.
 
Top