Re: Kush e lufton korrupsionin?
Arrestohet me para në duar, kryetari i komunës së Golemit, Demir Lika. Pranga edhe ish-zyrtarit të Turizmit
Korrupsioni, pranga zyrtarëve të PD
Policia, kurth Likës në momentin e shkëmbimit të parave, në këmbim të një leje ndërtimi
Dashamir Biçaku
TIRANE- Arrestohet për mitmarrje, kryetari i komunës së Golemit në Kavajë, Demir Lika, si dhe ish- drejtori i Politikave të Zhvillimit në Ministrinë e Turizmit, Arben Golemi. Aksioni për arrestimin e përfaqësuesit vendor të Partisë Demokratike në zonën turistike të Golemit kishte ditë që përgatitej, pas informacioneve të mbërritura në polici e që e akuzonin atë për dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt shumave të majme të parave. Kurthi i ngritur nga policia e Kavajës ka rezultuar aq i suksesshëm, saqë e ka çuar kryetarin e komunës me plot para në duar drejt prangave. Lajmin e arrestimit të Demir Likës e dha për mediat ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, gjatë një deklarate të shkurtër shtypi. “Dua t’u njoftoj fare shkurt. Policia ka arrestuar kryetarin e komunës së Golemit në Kavajë, Demir Likën, me akuzën e korrupsionit. Ai është kapur në flagrancë, ndërsa policia i ka bllokuar atij një sasi prej 17 mijë e 70 eurosh, 10 milionë lekësh dhe 3 mijë dollarësh”,- tha Olldashi në deklaratën e tij. Burime nga Ministria e Brendshme pohojnë se për akuza të ngjashme është arrestuar dje edhe i dorëhequri prej një muaji nga Ministria e Turizmit, Arben Golemi.
Denoncimi
Demir Lika, përfaqësues i Partisë Demokratike, u zgjodh kryetar i komunës së Golemit në zgjedhjet vendore të vitit 2003, por për arrestimin e tij, ministri Olldashi nuk ka hezituar të falenderojë punonjësit e policisë që i vunë prangat me akuzën e korrupsionit. Burime nga Ministria e Brendshme pohojnë se çështja që e çoi atë në pranga ka lidhje me dhënien e një lejes së ndërtimit të një rruge drejt një fshati turistik në Golem. Bëhet me dije se kryetari i Komunës kishte refuzuar prej muajsh firmosjen e lejes, pa futur në xhep një shumë të mirë parash. Duket se i interesuari për rrugën e ka parë më të volitshme t’i drejtohej policisë, sesa të paguante “gjobën” e caktuar për marrjen e lejes së ndërtimit. Paraditen e djeshme, i “dirigjuar” nga drejtues të policisë ai ka simuluar një shkëmbim parash me kryetarin e Komunës e në momentin që ky i fundit ka marrë në dorë paratë i janë vënë prangat. Burimet e mësipërme pohojnë se në këtë çështje është implikuar edhe drejtori i para një muaji i Politikave të Zhvillimit në Ministrinë e Turizmit, i cili është arrestuar pasditen e djeshme.
Të implikuarit
Mësohet në këtë çështje mitmarrjeje janë implikuar edhe dy persona të tjerë, të cilët po hetohen nga sektori i Antikrimit Ekonomik. Menjëherë pas kapjes në kushtet e flagrancës, Lika është dërguar në ambientet e drejtorisë së Tiranës, ku edhe është izoluar. Pak orë më vonë mësohet të ketë mbërritur edhe ish- drejtori në Ministrinë e Turizmit, Arben Golemi, i cili është marrë në pyetje në lidhje me rastin e denoncuar të mitmarrjes. Sipas burimeve të policisë, ka pasur vazhdimisht ankesa se Lika kërkonte ryshfet në shkëmbim të lejeve të ndryshme të ndërtimit në zonën e lakmuar të Golemit. Hetuesit e çështjes dyshojnë se në këtë aferë korruptive ishin të implikuar përveç tij edhe Arben Golemi e dy zyrtarë të tjerë, të cilët pritet të arrestohen ditët e ardhshme. “Ujdia” e tyre për ndarjen e fitimeve duket se ka ecur mjaft mirë, deri në momentin që njëri prej investitorëve ka denoncuar në polici se mund ta ndërtonte rrugën, vetëm nëse do paguante mjaft para për të kënaqur “xhepat” e të arrestuarve të djeshëm. Agjentët e Antikrimit Ekonomik po punojnë tashmë për të grumbulluar të tjera të dhëna, në lidhje me korrupsionin e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën e Golemit.
KODI
Mitmarrja, zyrtarët rrezikojnë 12 vjet burg
TIRANË- Menjëherë pasi janë shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, dy ish- funkisonarët në nivel vendor dhe qendror janë përballur me akuzën e mitmarrjes dhe të korrupsionit. Të dy personat e mësipërm, sipas burimeve të policisë, akuzohen për marrje ryshfeti me anë të shpërdorimit të detyrës. Vepra e mësipërme, sipas burimeve është kryer në bashkëpunim edhe me së paku dy persona të tjerë të shpallur tashmë në kërkim nga policia, për të njëjtën vepër penale. Të gjithë personat e mësipërm në bazë të nenit 260 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë rrezikojnë të dënohen deri në 12 vjet burg, që është edhe kufiri maksimal i këtij krimi. Arrestimi i Demir Likës dhe Arben Golemit u krye pas një denoncimi të mbërritur në polici e ku ata akuzoheshin se kishin kërkuar ryshfet për dhënien e një leje ndërtimi për një rrugë që do të lehtësonte kalimin e makinave drejt një fshati turistik.
02/06/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
www.shekulli.com.al