Re: Kush e lufton korrupsionin?
V E N D I M
PËR DHËNIEN ME QIRA, PA KONKURRIM, SHKOLLËS “TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL”, TË MJEDISEVE NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien me qira, pa konkurrim, shkollës “Tirana International School”, të mjediseve, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në rrugën “3 vëllezërit Kondi”, me sipërfaqe të përgjithshme 4 995 m2 , nga e cila nën objekt 827 m2 , të quajtura “Grupi i vilave gjermane”, në Tiranë.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës autorizohet për lidhjen e kontratës së qirasë, me afat 20 vjet, dhe me qira mujore sipas procedurave përkatëse.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA