Kuriozitete Shkencore

Raptor

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb]
Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb] cdo sekonde trupi i njeriut prodhon rreth 2000 qeliza te kuqe gjaku. [/qb]
me falni se kisha ngaterruar shifren.ishte 2 milion qeliza te kuqe per sekond. [/qb]
Nuk e di ku e ke marr kete te dhene por libri i shkolles thote qe ne cdo dite nje njeri i rritur dhe normal prodhon 2.5 miliard eritrocite* dhe po aq eritrocite shkaterrohen ne shpretke (splenium) ose ne melci (hepar). Jeta e nje eritrociti normal eshte 120 dite.
Gjithashtu per 24 ore palca e kocave (ang=bone marrow) prodhon 2.5 miliard pllakeza dhe 1 miliard leukocite per 1 kg mase trupi!!

*eritrocit = qeliza e kuqe e gjakut = rruazat e kuqe /pf/images/graemlins/smile.gif

Shendet e pare
SH10
 

Raptor

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

Fillimisht postuar nga erdha-edhe-une:
[qb] ..tung tung...ja nje kuriozitet medicinal(per ata qe nuk jane ne medicine!).
Doni te dini rendesin e peshtymes ne goje?!
(po llogaris se thoni PO)
Ja perbihuni 3 here rradhazi pa pushim dhe ai qe mundet te perbihet heren e katert!
TAKE FIVE ! :idea: /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Pervec kesaj peshtyma permban edhe ptialinen nje enzime qe shperben sheqernat dhe gjithashtu immunoglobine te klases A (IgA) e cila eshte bakteriovrasese. /pf/images/graemlins/smile.gif
Se desh harrova: Peshtyma ndihmon ne zbardhjen e dhembeve e jo cimcakezi psh orbit. Cdo lloj cimcakezi te jete, ndihmon vetem ne pastrimin mekanik te dhembeve, dmth te heqi papastertirat e mbetura. Kurse peshtymes i perket neutralizimi i pH acid qe formohet ne goje pas ngrenies dhe rrjedhimisht mbrojtja e dhembeve. (cimcakezi influencon ne sekretimin e peshtymes)

Shendet e pare
SH10
 

Milazim

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

flm per te gjitha kuriozitetet qe i lexova me vemendje.Me vjen pakez keq qe me duhet tju them nje kuriozitet qe mund t'ju sjell inatin me planetin tone. A e dini se plakja ne toke e njeriut eshte e dhjetefishte ne krahasim me plakjen e njeriut ne hene?. Keshtu qe nuk jane edhe aq budallenje apo kureshtare astronautet qe shpenzojne miliona dollare per te bere udhetime te gjata ne hapsire. Kjo shpjegohet nga forca terheqese e tokes. Ajo eshte me e madhe se sa e henes. Ju keni degjuar se ne hene njeriu mund te fluturoje ne gjendjen e mungeses se peshes.
 

myzeqeja

Primus registratum
Kuriozitete !!!

--------------------------------------------------------------------------------

Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------
2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------
3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------
4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------
5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------
7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------
8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------
9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------
10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------
11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------
12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
--------------------------------------------------------------------------------
13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------
14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------
16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------
17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------
17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
--------------------------------------------------------------------------------
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------
Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?
--------------------------------------------------------------------------------
 

Milazim

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

Me vjen pakez keq qe me duhet tju them nje kuriozitet qe mund t'ju sjell inatin me planetin tone. A e dini se plakja ne toke e njeriut eshte e dhjetefishte ne krahasim me plakjen e njeriut ne hene?. Keshtu qe nuk jane edhe aq budallenje apo kureshtare astronautet qe shpenzojne miliona dollare per te bere udhetime te gjata ne hapsire. Kjo shpjegohet nga forca terheqese e tokes. Ajo eshte me e madhe se sa e henes. Ju keni degjuar se ne hene njeriu mund te fluturoje ne gjendjen e mungeses se peshes.
 

the_doctor

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
kjo me duket se nuk eshte nikotina ,,,me duket se eshte cocaina,nejse me duhet ta shikoj
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kuriozitete !!!

3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.


Ore, po krokodilat sikur jetojne uje te embel.....
 

@d@

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Sa fare ca e ca. Sdin as gjerat me elementare. Krokodilat jetojne ne ujrat kenetore/ lagunore :wave: hehehe lol
 

arun

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Gjeneve, ne ankand nje diamant 10 milion euro


E mbani mend unazen me diamant roze qe Ben Affleck i kishte dhuruar Jennifer Lopez? Nese e kujtoni te njejtin diamant, David Beckham i bleu gruas se tij per te harruar zenkat e tyre pas skandalit qe shpertheu ne Spanje nje vit me pare. Nje gur i rralle ka dale ne Gjeneve ne ankand nga Sotheby dhe pritet qe cmimi i blerjes te arrije ne 5,5 milion euro. Guri i cmuar prej 28.03 karatesh, eshte me i madhi i ketij lloji dhe eshte programuar qe te shitet me 18 maj. Ne vigjilje te tij Sotheby do te nxjerre ne ankand edhe nje seri orash te cmuara mes te cilave bie ne sy Patek Philippe me nje vlere prej 775 mije eurosh.
 

arun

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Shkoder, nje zog shqiponje shitet 20 mije leke


Nje shqiponje e vogel eshte shitur ne qytetin e Shkodres me 20 mijë lekë. Kuriozë për shpendin e rrallë, dhjetra njerez rrethuan bariun, qe kishte sjelle zogun e shqiponjes ne qytet. Pas ofertave te shumta, bariu nga fshati Lepush, i komunës së Kelemendit, në rrethin e Malësise se Madhe, e shiti zogun e shqiponjes me çmimin 20 mijë lekë. Nje zog i tille eshte parë shumë rrallë nga njerezit në qytet, ndërkohe që edhe per malesoret kapja e tij me dorë është një gjë e veçantë. Ky eshte rasti i tretë, që banorë nga Shkodra dhe Malesia e Madhe sjellin ne qytet një zog të rralle. Ne Janar 2004 nje fermer nga fshati Bruçaj shiti një zog shqiponje 17 mijë lekë. Ndërsa, me të njëjtin çmim e shiti zogun e shqiponjës dy vjet më parë në Shkodër edhe një banor nga Tropoja.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Sa lire qenka shit gjynaf te zoti...
Shqiponja, the eagles, sic na etiketojne greket ne anglisht, per vetem 20 mije lek
 

Bleron

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

Fillimisht postuar nga guardian angel:
[qb] E KAM LEXUAR DIKU QE PO TE MBLEDHESH TE GJITHA VENAT E GJAKUT TE NJE NJERIUT THE TI LIDHESH SEBASHKU. DO TE DILLTE NJE LITAR AQ I GJATE SA DO TI SIDHEJ RRUZUDHIT TOKESOR DISA HERE. :eek: [/qb]
por a e di ti se po te shpalosesh vetem trurin tend do te dilte gjysma e rruges deri ne hene
 

happybes

Primus registratum
Re: Kuriozitete Shkencore

Barcalete Shkencore:

Ne kohet e hershme nje matematikan i mesoi nje mbreti te pasur lojen e shahut dhe mbretit i pelqeu aq shume sa deshte ta shperblente njeriun. Ai i tha se do ti plotesonte cdo deshire te matematikanit. Atehere ai i tha:
"Nxirre tabelen e shahut. Ne kutine e pare dua 2 kokrra grure, ne te dyten dua 4 kokrra grure, ne te treten 2^3 kokrra grure, ne te katerten 2^4 kokrra grure.... ne te fundit 2^64 kokrra grure."
Mbreti mblodhi ekonomistet qe tia llogaritnin sasine e grurit, po c'ndodhi? U zbulua se aq grure sa donte matematikani mund te perftohej sikur Toka te ishte 3 here me e madhe se ceshte edhe e gjit siperfaqja e saj te mbillej me grure 1.5m te gjate!!!!!!
Mbreti u shtang ne vend.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Kuriozitete Shkencore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fillimisht postuar nga guardian angel:
[qb] E KAM LEXUAR DIKU QE PO TE MBLEDHESH TE GJITHA VENAT E GJAKUT TE NJE NJERIUT THE TI LIDHESH SEBASHKU. DO TE DILLTE NJE LITAR AQ I GJATE SA DO TI SIDHEJ RRUZUDHIT TOKESOR DISA HERE. /pf/images/graemlins/eek.gif [/qb]
por a e di ti se po te shpalosesh vetem trurin tend do te dilte gjysma e rruges deri ne hene

[/ QUOTE ]

ta them te drejten une se kam degjuar kaq...di te te them qe jane afersisht rreth 1000 km ene gjaku ne trupin e njeriut...e do edhe nje kuriozitet tjeter?ne mushkeri ke rreth 280.000.000.000 kapilare gjaku (bazuar ne librin "mjeksia e brendshme" e rugarlit)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Kuriozitete Shkencore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb]Nuk e di ku e ke marr kete te dhene por libri i shkolles thote qe ne cdo dite nje njeri i rritur dhe normal prodhon 2.5 miliard eritrocite* dhe po aq eritrocite shkaterrohen ne shpretke (splenium) ose ne melci (hepar). Jeta e nje eritrociti normal eshte 120 dite.


[/ QUOTE ]
kurioziteti i marre nga libri "interpretimi i analizave te laboratorit" (widman):)
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/idea.gif
 

forwardi

Primus registratum
Re: Kuriozitete !!!

Norvegjezët, bunker për t‘i mbijetuar Apokalipsit

Fortesa do të ndërtohet në afërsi të Polit të Veriut


Një projekt i fundit për bunker, që do t‘i bënte ballë apokalipsit dhe ku do të dërgoheshin të gjitha llojet e njohura të varieteteve të farërave të të mbjellave, është publikuar nga qeveria norvegjeze. Bunkeri Svalbard International, do të ndërtohet në zonën malore të një ishulli të largët, afër Polit të Veriut. Bunkeri synon të shpëtojë agrikulturën botërore nga katastrofat e së ardhmes, si për shembull lufta bërthamore, goditja nga një asteroid dhe ndryshimet klimaterike, si edhe të shërbejë si model për projekte të ardhshme që kanë në qendër qeniet njerëzore. Ndërtimi fillon në muajin mars. Qeveria norvegjeze do të paguajë plot 5 milionë dollarë për ndërtimin e bunkerit, që pritet të ketë hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur plot tre milionë fara ekzemplarësh të ndryshëm. Mbledhja dhe mbajtja e këtij koleksioni po organizohet nga Fondi "Global Crop Diversity", që ka përgjegjësinë për të siguruar "konservimin e diversitetit të të mbjellave në pafundësi". "Ne duam siguri, për shkak se ne s‘duam të humbasim asgjë nga biodiversiteti", tha Keri Fouler, drejtor i Përgjithshëm i Fondit. "A mund të imagjinoni një përgjigje më efektive, më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimaterike, thatësirave dhe çështjeve të sigurisë së ushqimeve sesa ndërtimi i këtij bunkeri?" Në fakt, bunkeri do të ndërtohet 120 metra në thellësi të një mali në Spitsbergen, një nga katër ishujt që përbëjnë Svalbardin. Doktor Fouler thekson ndërkohë se Svalbardi, 1 mijë kilometra në veri të Norvegjisë, është përzgjedhur si vendi ideal për ndërtimin e bunkerit për shkak se është në një zonë të largët dhe se ofron një nivel të domosdoshëm sigurie për projektin afatgjatë. "Ne pamë shumë thellë tek e ardhmja... ne konsideruan nivelet e rrezatimit brenda malit e gjithashtu edhe strukturën gjeologjike", tha ai. "Ne, gjithashtu, modeluam ndryshimet klimaterike në trajtën më drastike të tyre deri në 200 vjetët e ardhshëm, ku përfshihet edhe shkrirja e akullnajave në polet e veriut dhe të jugut, për t‘u siguruar se ky vend është me të vërtetë i përshtatshëm. Duke ndërtuar bunkerin thellë brenda malit, ambienti përreth do të vazhdojë të sigurojë një ngrirje natyrale, pavarësisht nga fakti nëse sistemi mekanik do të dështojë apo jo", shpjegon Fouler. Bunkeri në Arktik do të veprojë si një furnizues për rrjetin global të bankave të farërave që mbështeten dhe financohen nga fondi "Global Crop Diversity". Fouler thekson se një sasi proporcionale e farërave të vendosura në këto banka, do të depozitohen në Svalbard, që do të kryejë funksionet e një "Fort Knox"-i të ri. Edhe pse bunkeri është projektuar për të mbrojtur ekzemplarët nga ngjarjet katastrofike, ai shtoi se mund të shfrytëzohej edhe për të furnizuar bankat kombëtare të farërave. "Një shembull i gjallë është ai i shtatorit, kur një tajfun shkatërroi Filipinet dhe rrënoi edhe të mbjellat dhe bankat e farërave", kujton Fouler. Pasi të hyjnë në bunker, ekzemplarët do të qëndrojnë në temperaturën -18 gradë celsius. Koha gjatë të cilës farërat do të mbahen në gjendje të ngrirë, do të jetë e tillë që do të ruajë aftësinë e tyre për të mbirë në varësi të llojeve. Disa farëra mund të mbijetojnë për një kohë nga 20-30 vjet, të tjera edhe me qindra vjet. Pasi "koleksioni" të jetë vendosur në Svalbard, Fouler thekson se bunkeri do të funksionojë me një ndërhyrje minimale të njerëzve. "Dikush, do të shkojë atje një herë në vit për të kontrolluar fizikisht farërat dhe për të parë nëse gjithçka ecën mirë, por atje nuk do të ketë nevojë për një staf të përhershëm", shpjegon ai. "Nëse projektohet një bunker që do të shfrytëzohej edhe në skenarët më të këqij, nuk duhet të flitet për një varësi të madhe te qeniet njerëzore".




Bunkeri synon të shpëtojë agrikulturën botërore nga katastrofat e së ardhmes, si për shembull lufta bërthamore, goditja nga një asteroid dhe ndryshimet klimaterike





Bunkeri do të ndërtohet 120 metra në thellësi të një mali në Spitsbergen, një nga katër ishujt që përbëjnë Svalbardin. Ky i fundit gjendet 1 mijë kilometra në veri të Norvegjisë dhe është përzgjedhur si vendi ideal për ndërtimin e bunkerit për shkak se është në një zonë të largët dhe ofron një nivel të domosdoshëm sigurie për projektin afatgjatë
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kuriozitete !!!

Eshte e vertete shprehja "Te shohesh do te thote te besosh" ??

Duke pare kete video mu kujtua filmi "The Matrix"

What is "real"? How do you define "real"? If real is what you can feel, smell, taste and see, then 'real' is simply electrical signals interpreted by your brain.

Shikim te mbare te Shatervani i Kohes .

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kuriozitete !!!

Komandimi direkt me ane te mendimit.

Per 5 vjet rresht eshte regjistruar aktiviteti i trurit te nje majmuni dhe eshte studjuar rregullsia e aktivitetit trunor ne lidhje me veprime te caktuara qe kane te bejne me levizjen. Me pas, nje kompjuter u lidh me trurin e ketij majmuni dhe nderkohe qe majmuni levizte krahun, paralelisht levizte dhe nje krah rrobotik i komanduar nga interpretimi i aktivitetit trunor te majmunit.
Ne finalizim te eksperimentit, majmuni i cili ishte mesuar te luante nje loje te thjeshte ne kompjuter duke levizur nje Joystick, e luan kete loje pa qene nevoja ta levize joystick por vetem duke menduar per levizjen!

Shihni kete mini-dokumentar per kete qe sapo lexuat.




Shtese:
Ne fakt jo vetem kuriozitet; eshte nje arritje e rendesishme shkencore drejt asaj qe konceptualisht njihet si "nderfaqja mendje-makine". (mind-machine interface)
 
Top