Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Guest
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gjergj Fishta

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

[/ QUOTE ]
Gjergj Fishta (1871-1940)
I pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim nobel, prozator, poet, përkthyes. "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombëtar i shqitarëve" - Eqerem Çabej.
Më 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, më 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", një vëllim prej 17 000 vargjesh, që u cilësua si Iliada shqiptare ose Bibla e lëvruesve të shqipes.
Ishte kryetar i kongresit të Manastirit dhe propozimi i tij fitoi në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në tetor 1913 nxjerr revistën "Hylli i drites", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia.
Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verës,
[ndaluar] vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
[ndaluar] lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
[ndaluar] këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
[ndaluar] n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, [ndaluar] do ta dona;
njatë, [ndaluar] jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,

tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
[ndaluar] flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
[ndaluar]'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
[ndaluar] sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès [ndaluar] t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Note:pregatitur nga Zef Ahmeti
 

genci

Primus registratum
H. Hafiz Sabri Koçi, qytetar nderi i Tiranës

H. Hafiz Sabri Koçi, qytetar nderi i Tiranës
Në një ceremoni modeste të organizuar më dt. 23.12.2005, në ambientet e Hotel Sheraton Tirana, Këshilli Bashkiak i Tiranës, u dorëzoi 4 figurave legjendare të besimit në Shqipëri titullin "Qytetar Nderi" të Tiranës.
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të këtyre njerëzve që sakrifikuan gjithçka në funksion të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama do të shprehej: "Qëndrimi i këtyre Qytetarëve më të rinj të Nderit të qytetit të Tiranës, është një qëndrim që i kapërcen kufijtë e çdo komuniteti fetar dhe çdo vathe besimtarësh. Është një qëndrim që reflekton dashuri dhe tolerancë tek të gjithë qytetarët, edhe tek ata laikë, të cilët falë kësaj bashkëjetese dhe kësaj paqeje të garantuar brenda dhe ndërmjet komuniteteve fetare, ndihen të pakërcënuar nga ato simptoma destabiliteti që gjenden rëndom në botën e sotme."
"Fara që kanë rimbjellë këta të katër, është një farë e shëndetshme, e cila do të vazhdojë të kultivojë në Shqipëri një pemë ku degët e ndryshme të besimit do ta kenë rrënjën në të njëjtin vend: tek dashuria për njeriun dhe tek shpresa për një botë më të mirë", nënvizoi kreu i Bashkisë së Tiranës.
Sipas Ramës, ky nderim është një përpjekje e Këshillit Bashkiak për të nënvizuar këtë vlerë të paçmuar. Mes krerëve të komuniteteve fetare, ai veçoi ish-Kryetarin e Komunitetit Musliman, H. Hafiz Sabri Koçin, për kontributin dhe rolin e tij aktiv në ripërtëritjen e Institucionit që ai drejtoi për afro 13 vjet, rritjen e dialogut ndërfetar dhe kapërcimin me urtësi të situatave të vështira politike.
"Ky vlerësim, - pohoi Rama, - është një mirënjohje e cila vjen pas 15 vjetësh sprove në një vend ku besimi fetar u ndalua me dhunë dhe me hekur për një periudhë të gjatë dhe ku goditja ndaj klerit në përgjithësi ishte e pashoqe."
Në emër të H.Hafiz Sabri Koçit, titulli iu dorëzua pasuesit të tij në detyrë, kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, H.Ing. Selim Muça, i cili duke vlerësuar kontributin e Hafiz Sabri Koçit tha: "H. Hafiz Sabri Koçi ishte ai që hodhi hapin e parë të demokracisë për hapjen e objekteve të kultit në nëntor të vitit 1990, duke sjellë kështu lirinë e besimit pas shumë viteve të mohimit të saj. Pas vitit1990, ai u shqua për rithemelimin, organizimin dhe funksionimin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, duke ringjallur traditën e mëparshme të këtij Institucioni. Ai ka qenë dhe mbetet çelësi i artë i tolerancës dhe mirëkuptimit midis feve në Shqipëri, traditë kjo e trashëguar brez pas brezi."
Edhe të tre liderët e tjerë u shprehën tepër të vlerësuar për dhënien e këtij çmimi nga ana e Bashkisë së Tiranës. "Bashkia në njëfarë mënyre vlerësoi meritat tona", nënvizoi në fjalët e tij Baba Reshat Bardhi. Ndërsa Kryepeshkopi Janullatos, ndër të tjera u shpreh: "Kuptoj dhe lexoj janë bërë përpjekje që të kontribuohet në harmoninë fetare, në bashkekzistencën paqësore, në zhvillimin e jetës së këtij qyteti, duke ndarë fjalën dhe dashurinë e Perëndisë me anë të iniciativave në fushat e shëndetit, edukimit dhe shërbimeve të ndryshme sociale." Nga ana tjetër, Arqipeshkvi Rrok Mirdita duke e konsideruar këtë ceremoni si shprehje të vlerësimit të një trashëgimie të vyer të popullit shqiptar që ka ditur të jetojë gjithnjë në paqe tha: "Jam i sigurtë se duke pranuar titullin "Qytetar Nderi i Tiranës", nuk përfaqësoj veten time dhe nuk paraqes si meritë timen këtë shprehje të qartë qytetarie që kanë treguar besimtarët e bashkësive tona fetare, por ne së bashku përfaqësojmë vullnetin e palëkundur për ta shndërruar gjithnjë e më shumë në një pasuri kombëtare shembullin e bëshkëjetesesës ndërfetare."
 

genci

Primus registratum
Imam Vehbi Sulejman Gavoçin, dijetar i madh muslim

Intervistë ekskluzive me Imam Vehbi Sulejman Gavoçin, dijetar i madh musliman Shkodran
Vehbi Sulejman Gavoçi nuk është dijetari i vetëm musliman shqiptar në botën islame, përveç atij numërohen edhe dijetarë të tjerë njohur si: Shejh El-Albani, Shejh Abdul-Kadir Arnauti, Shejh Nuhi, gjyshi i Shejh Shuajb el-Arnautit që jeton akoma etj.
--------------------------------------------------------------------------------

Le të kthehemi te i intervistuari ynë, Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi
Pyetje: I nderuar Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, ju e keni lënë Shqipërinë në moshë të vogël dhe keni ardhur në Damask (Siri); a mund të na tregoni se kur keni ardhur ju dhe familja juaj këtu?
Përgjigje: Bismil-lahirr-Rrahmanirr Rrahim.
Falenderimi i takon Zotit të të gjitha botërave, i Cili është Një dhe i pashoq, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.) dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
Unë jam Vehbi Sulejman Gavoçi. Nga Shqipëria në Siri kemi ardhur në vitin 1937. Babai im e la Shqipërinë me familjen e vet dhe të vëllanë e tij dhe erdhën në Siri.
Pyetje: Cilat ishin arsyet të cilat ju shtynë që të vini në Siri?
Përgjigje: Arsyeja kryesore ka qenë se mbreti Zog në kohën e tij bëri disa reforma të cilat nuk kanë lidhje me fenë Islame. Ai e detyroi gruan që të heqë perçen, e barazoi vëllain me motrën në mirath (trashëgimi), dhe i urdhëroi nëpunësit dhe studentët që të vendosin kapele në kokë. Gjithashtu edhe disa gjëra kundër fesë të cilat i zbatoi ai, e detyruan babain tim që ta lërë Shqipërinë dhe të vijë në Siri, thënë më qartë në vendin ku kanë emigruar pejgamberët (të dërguarit e Allahut-profetët) e fundit.
Pyetje: Ku jeni vendosur në fillim në Damask?
Përgjigje: Kur kemi ardhur në fillim në Damask kemi ndenjur në lagjen "Huk-kul Sarajja", mandej u vendosëm në Divanije, e cila njihet si mëhalla (lagja) e shqiptarëve. Aty babai me mirësitë e Zotit, na ndërtoi një shtëpi, mandej ndërtoi edhe një xhami e cila quhet xhamia "Arnaut".
Aty, ai vetë ka qenë imam në atë xhami (gjatë faljeve), ka studiuar aty, dhe që të gjithë shqiptarët e vjetër që ndodheshin aty kanë mësuar prej babait për fenë e tyre.
Pyetje: Si ju kanë pritur arabët si shqiptarë?
Përgjigje: Arabët si shqiptarë na kanë pritur si s'ka më mirë. Shqiptarët që janë këtu mund të ndahen në dy parti (grupe): Partia (grupi) i parë janë kosovarët, të cilët kanë ardhur këtu gjatë luftës ballkanike, kur serbët i vranë, i prenë dhe i torturuan. Një shumicë e tyre shkuan në Turqi, e disa erdhën në Siri. Kur ata erdhën këtu, qeveria e vendit u propozoi atyre një tokë e cila quhet Shbele, një katund, që të punojnë në të. Mirëpo ata përtuan në vend të huaj, duke mos ditur gjuhën dhe vendin, dhe preferuan që të rrinë në qytet. Ne kemi ardhur nga Shqipëria, Shkodra, në vitin 1937 siç e përmenda më herët. Haxhi Nuhi dhe babai i Shuajb el-Arnautit, Muharremi, kanë ardhur para nesh në vitin 1926, po nga Shkodra. Ne jemi grupi i dytë nga Shkodra që kemi ardhur në Siri. Arabët na kanë pritur shumë mirë, dhe kur kemi pasur ndonjë nevojë na kanë ndihmuar.
Pyetje: Sa është numri i përafërt i të shpërngulurve shqiptarë në Siri?
Përgjigje: Nuk mundem të jap një shifër të përafërt të shqiptarëve këtu, sepse unë, për rreth njëzet e ca vjet kam qëndruar jashtë Sirisë. Mirëpo besoj se jemi më shumë se 10.000 vetë.
Pyetje: Cila ka qenë veprimtaria juaj personale, dhe me çfarë jeni marrë në Damask?
Përgjigje: Kur kam ardhur në Siri, në vitin 1937, jam njohur me një akraba (të afërt), i cili quhej Hasan Smaja dhe babai më pyeti nëse kisha dëshirë të shkoja në mejtep (shkollë e ulët islame) me të? Dhe unë pranova. Pastaj shkova në Misir (Egjipt) dhe atje qëndrova dhjetë vjet. Atje mësova gjuhën arabe dhe fenë, dhe mora dy diploma të larta, një të universitetit (laike) dhe një të Sheriatit (jurisprudencës islame). Gjithmonë jam marrë me mësime, duke lexuar dhe duke shkruar libra qysh nga viti 1937 e deri më sot. Lexoj ende edhe kësaj dite, shkruaj ende artikuj, libra dhe shkrime, ashtu siç punojnë edhe djemtë e rinj. Jam marrë vetëm me mësime dhe arsim e jo me politikë, dhe gjatë viteve 1948-1980 e më tej kam dhënë mësim në Siri. Mandej kam shkuar në Medine (Arabi Saudite) dhe kam qëndruar për disa vite. Mandej kam shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ku kam qëndruar për afro katërmbëdhjetë vjet. Ndërsa në vitin 2000 jam kthyer në Siri, në vendin tim, për të qëndruar aty deri sa të kem jetë.
Pyetje: Ku dhe kur i keni mbaruar studimet tuaja?
Përgjigje: Studimet i kam mbaruar në Kajro në vitin 1947, nga viti 1937-1947.
Pyetje: Çfarë aktivitetesh keni bërë në lidhje me shqiptarët kur jeni kthyer nga Egjipti?
Përgjigje: Kur jemi kthyer prej Misirit (Egjiptit) menduam që të mblidhnim të gjithë shqiptarët kudo që janë në Siri. Prandaj, formuam një shoqëri bamirëse, mirëpo nuk qëndroi më tepër se tre vjet. Kam qenë sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqërie. Kam dhënë edhe intervista në disa gazeta; dhe në një rast kur erdhën për Ahmet Zogun dhe folën keq për të duke thënë se ai e ka shitur vendin e vet e ne vetë jemi të shitur. Në njëfarë mënyre, ne jemi munduar t'i gjendemi pranë dhe t'i ndihmojmë bashkatdhetarët tanë. Mirëpo disa që janë me origjinë shqiptare, nuk i kanë ndjenjat tona, ata kanë lindur dhe kanë ndenjtur në Shqipëri deri sa qeveria e mbylli atë shoqatë (shoqëri) dhe ne mbetëm të ndarë, secili në vendin e vet.
Pyetje: A mendoni që të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri me familjen tuaj?
Përgjigje: Në Shqipëri kam shkuar çdo vit, por nuk mendoj se do të kthehem përgjithmonë atje, sepse këtu në Siri jemi të lidhur me punë dhe familje, dhe kjo është një punë e vështirë. Emigrimi në këtë vend është sevap, mandej ne këtu jemi pranë burrave dhe baballarëve tanë (paçin rahmet-mëshirë) të cilët e lanë Shqipërinë për të ruajtur fenë.
Pyetje: Cila është përshëndetja juaj për bashkatdhetarët, për shqiptarët?
Përgjigje: Kur pata shkuar për herë të parë në Kosovë, më pritën shumë mirë, dhe e pashë të udhës që për t'i falenderuar ata të shkruajta një libër në gjuhën shqipe i cili quhet "Si dhe Pse"? Dashuria ime për vendin tim është në gjakun tim, është në jetën time; atje kam lindur, të afërmit, vëllezërit e shokët i kam atje, mendoj gjithmonë mirë për Shqipërinë tonë, mirëpo tani që jam plakur e kam të vështirë që të kthehem prapa, por në qoftë se Zoti do të më kthente përsëri djalë të ri do të vija përsëri.

Intervistoi: Ermal BEGA Damask – Siri
 

genci

Primus registratum
Valentine`s Day Alban Skenderaj ne Teatrin Migjeni

Valentine`s Day: Alban Skenderaj ne Teatrin "Migjeni"
Valentine`s Day: Alban Skenderaj ne Teatrin "Migjeni"

Media Center me rastin e dites se dashuruareve organizon: Koncert Festiv Me datat 13 dhe 14 shkurt 2006, ora 17:00 ne teatrin Migjeni.Marrin pjese kengetaret: Alban Skenderaj, Indrit Mlika, Gerta Koç, Erion Korini etj.Bileta kushton 500 leke, te cilat do te ofrohen prane sportelit te teatrit Migjeni.
 

genci

Primus registratum
Ç`fare te shohesh ne Kinema Millenium

Ç`fare te shohesh ne Kinema Millenium

20-26 Janar Duce Bigalov
27-2 Shkurt 40 years old virgin
3-9 Shkurt 40 years old virgin
 

genci

Primus registratum
"Motra Tone" do te shfaqet per publikun me 8 shkur

"Motra Tone" do te shfaqet per publikun me 8 shkurt 2006 ne GKA
Pamja e re e "Motra Tone" do te shfaqet per publikun te merkuren

Pas nje periudhe te gjate restaurimi dhe klimatizimi, kryevepra e Kole Idromenos, "Motra Tone" do te ekspozohet ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve.Me kete rast, ne bashkepunim me Ambasaden Franceze dhe mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, diten e merkure, Galeria Kombetare e Arteve do te zhvilloje nje ceremoni te veçante.Piktura "Motra Tone", udhetoi ne muajin qershor ne drejtim te Frances per t`ju nenshtruar nje restaurimi te plote ne Qendren e Restaurimit te veprave te Muzeut te Luvrit.Restaurimi i piktures shqiptare ishte nje perjashtim ne regulloren e kesaj qendre ku kurohen vetem vepra qe vijne nga Luvri apo muze te rendesishem te Frances.Gjate qendrimit ne France e shoqeruar nga restauratorja e GKA-se Majlinda Agolli, piktura u ekspozua per nje dite ne Muzeun d`Orsay, madje per te u mbajt dhe nje sesion shkencor.Mesohet se pamja e Motres Tone do te jete teresissht ndryshe nga ajo qe kemi pare deri tani.Pamja e vajzes shkodrane eshte me e qarte, me e paster dhe penelatat e piktorit jane me te dukshme.
 

genci

Primus registratum
I madhi "Prodigy" kete vere ne Velipoje per te rin

I madhi "Prodigy" kete vere ne Velipoje per te rinjte shkodrane
DJ Prodigy kete vere dhe ne Velipoje
Punonjes te Zyres se Kultures ne Bashki, gjate nje takimi te zhvilluar dite me pare me perfaqesues te Levizjes qytetare mjaft, rane dakort per zhvillimin e Mjaft Fest kete vere edhe ne Plazhin e Velipojes.Kete vit do te zhvillohen njekohesisht dy festa: njera ne Velipoje dhe tjetra ne Sarande.Mendoset se kete vit te jete i ftuar edhe Dj bombastik D.J Prodigy.Informacion me te hollesishem mund te merrni ne ditet ne vazhdim ne sitin tone.
 

genci

Primus registratum
Elton Ndrecaj-shkodrani i famshem ne boten e modes

Elton Ndrecaj-shkodrani i famshem ne boten e modes Elton Ndrecaj mes famës dhe krenarisë

NGA GENTIAN MINGA

Gjithçka filloi kur, si pjesa më e madhe e të rinjve të asaj kohe, Eltoni vendos të emigrojë në Itali në kërkim të një jete më të mirë… Dhe në fakt, nuk i shkoi aspak keq djalit nga Shkodra, i cili përtej Adriatikut nuk do të gjente vetëm një jetë më të mirë, por suksesin dhe famën.
Sapo të hynte në botën e modës, do të sfilonte për stilistët më të njohur në Itali, ku veçojmë Dolce&amp;Gabanën dhe Calvin Klein. “Bota e modës ka qenë e mrekullueshme! Hyra në këtë ambient me të dyja këmbët: Punoja si model, kurse nga ana tjetër, krijova lidhje të rëndësishme me njërëz me potencë në fusha të ndryshme. Ajo e modelit, ishte një punë që më pëlqente jashtë mase, ndaj ato kohë i kujtoj me nostalgji” - shprehet Ndrecaj. Po atëherë, çfarë e bëri shkodranin të shkëputej nga moda kur ndihej mirë me të?! “Kisha projekte më ambicioze brenda vetes, dhe puna si model më hapi dyert për të realizuar ëndrrën time më të madhe: Hollivudin” - thekson Eltoni… Ai e nis suksesin në kinematografi, fillimisht në Itali ku interpreton përkrah emrave të njohur të kinemasë italiane si: Brigid Nilsen, Valentina Persia apo Natalia Estrada. Punën si aktor ai e eksporton në Amerikë, ku deri tani ka realizuar disa filma. Projekti më i fundit i Ndrecajt, është filmi “Last Wish”, me skenarist kunatin e tij, Leom. Janë firmosur kontratat me investitorët e filmit, që janë sponsora kalifornianë dhe buxheti i ka arritur në rreth 3,5 milion dollarë. Gjithashtu, pritet që Eltoni të interpretojë përkrah Sharon Stoun dhe Robert de Niros, dy emrave Gjigant të kinematografisë botërore…
Sa e ndieni afër apo larg veten tuaj nga Shqipëria dhe sa të afërt apo të largët ndiheni me vendin ku jetoni?
- Të përcaktoj gjeografikisht largësinë me Shqipërinë, është e thjeshtë… Jam disa mijëra kilometra ose orë fluturimi larg. Gjithsesi, nuk e ndiej shumë këtë largësi, sepse kam komunikime të vazhdueshme me fansat, gazetarët dhe rrjetin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë apo kudo tjetër nëpër Botë. Kjo më bën të kujtohem gjithnjë për Shqipërinë! Kurse në Amerikë, Kaliforni apo Los Anxheles ndihem pjesë e një marrëveshjeje: Jam i huaj, por s’ndihem i tillë, sepse çdo ditë njoh miq dhe njerëz të rinjë… Lidhjet me ta forcohen gjithmonë e më shumë dhe me tërë këto njohje dhe njerëz të ngrohtë, më duket sikur Los Anxhelesi është një qytet i Shqipërisë.

Kontakti me Shqipërinë: I qëndrueshëm apo për t’u harruar?
- Shpresoj që do të jetë i qëndrueshëm! Këtë do t‘ia kërkojë gjithnjë vetes. Njeriu kurrë nuk duhet të harrojë se nga vjen. Nëse harron të shkuarën, nuk vlen as për të ardhmen! Ky është një parim të cilin ia kam ushqyer vetes, edhe për faktin se ishte Shqipëria ajo që më ngjalli etjet e para, që më mbrujti ëndrrat. Aty në fund të fundit, rrita edhe shtatin, u edukova dhe u arsimova. Kulturën që kam marrë në vendin tim, as e kam harruar dhe as e kam ndryshuar. Kushedi!... Mbase vetëm e kam zgjeruar më tepër, fal vëzhgimit dhe njohjes së kulturave të ndryshme të Botës.

Cila është gjëja që nuk keni mundur ta gjeni atje, por që nuk e keni pasur kurrë as në Shqipëri?
- Ka shumë gjëra, të cilat lidhen direkt me fakte dhe karaktere. Njeriu ëndërron dhe pretendon shumë, kërkesat e tij shkojnë përherë në rritje... Sa më shumë e njeh jetën, aq më tepër kërkon prej saj! Ky është parimi i çdokujt që dëshiron të përparojë në jetë. Është e vështirë të gjesh nëse diçka të mungon. Është më e vështirë akoma ta kërkosh dhe gati e pamundur ta gjesh kur e di se kurrë nuk do të arrish ta kesh… Gjithnjë njeriut i mungon diçka, nuk ndihet kurrë plotësisht i realizuar! Sado që të përparojë, sado që të njohë… Personalisht, ende s’kam arritur ta gjejë se çfarë më mungon në momente të caktuara. Kur kam qenë në Shqipëri më kanë munguar shumë gjëra, për këtë arsye kam qenë gjithnjë në kërkim. E njëjta gjë ndodh edhe këtu: Jam ende në kërkim!

Cila është ajo gjë që nuk e keni pasur në Shqipëri, por atje e keni gjetur?
- Nëse do të më duhej të kërkoja tek vetja atë gjë që më ka munguar, jam i sigurt se do të kishte qenë diçka që ka lidhje me të tjerë persona. Nëse kalojmë në anën profesionale të gjërave, mund të them se larg vendit tim kam zbuluar aftësi dhe pasione të reja, të cilat nuk i njihja më parë. Dikur në Shkodrën time, as që e mendoja se në një të ardhme do të isha në gjendje të realizoja një pjesë të mirë të ëndrrave dhe projekteve ambicioze që kam pasur… Po ja që në fakt, gjërat shkuan mirë dhe tani po punoj që t‘i perfeksionojë edhe më arritjet e mia! Talenti lind me njeriun, kjo është e ditur tashmë! Ndoshta në Shqipëri më ka munguar mundësia. Mundësia për të mbërritur aty ku jam sot.

Do të merreshit me kinema dhe sfilata, po të jetonit ende në Shqipëri?
- Arti jeton tek artisti gjithë jetës, pavarësisht vendit ku ai ekziston! Është diçka që ka të bëjë me pasionin e njeriut, me talentin dhe mënyrën se si i përkushtohet ai artit. Sigurisht që edhe në Shqipëri do t‘i isha përkushtuar artit të kinemasë dhe sfilatave, sepse kjo ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Natyrshëm e kam të pamundur të përcaktojë një të kaluar apo një të ardhme timen në Shqipëri, në lidhje me artin. Jeta të çon nëpër disa rrugë me të cilat duhet të pajtohesh. Në këtë mënyrë, do të kesh mundësinë të dish çfarë mund të bësh me veten, kush ke qenë, kush je dhe kush dëshiron të jesh. Është një sfidë që ka lidhje vetëm me personalitetin e njeriut, jo me vendin ku ai ndodhet. Ne të kaluarën dhe të ardhmen tonë e quajmë rëndom fat, në një kohë që jeta na provon të kundërtën: Ka shumë gjëra që duhet t‘i bashkërendosh për të ndërtuar jetën tënde dhe për ta quajtur veten me fat ose jo. Mendimet dhe paragjykimet, vendosmëria dhe përsosmëria, talenti dhe pasioni, vullneti dhe lidhjet shoqërore janë vendimtare në jetët tona. Mbase në Shqipëri, në ambientin ku do të isha rritur, me siguri nuk do të kisha arritur kurrë këtu ku jam sot.
Cili është gjykimi yt për karrierën tënde të deritanishme, publikun shqiptar dhe atë të huaj?
- Të gjykosh karrierën s’mund të them se është një sfidë. Asnjëherë nuk do të arrij të nxjerrë përfundime të plota për këtë pjesë të jetës sime. E kam të vështirë të paragjykojë të ardhmen, megjithatë, po punoj shumë dhe shpresoj që të arrijë lartësi të reja… Kështu, do të kem mundësinë të ngrihem më lart edhe në sytë e publikut shqiptar, i cili dita-ditës po i vlerëson përpjekjet e mia. Me publikun e huaj, ndodh e njëjta gjë. Kjo sepse të gjithë sot kanë dëshirë të shohin fytyra të reja në faqet e gazetave, revistave apo ekraneve televizive…

Publiku... Si është ai ku ti jeton krahasuar me të këtushmin?
- Parimi i publikut është i njëjti, kudo që të jesh: Ai thotë Bëhu interesant për syrin tim, ndërsa unë do të të vëzhgoj me vëmendje! Mendoj se si atje në Shqipëri, si këtu në Amerikë gjithçka varet nga interesimi që ngjall te publiku. Gjithçka varet nga ajo çfarë i ofron atij! Gjithnjë përpiqem të gjejë mundësi të reja dhe të jem sa më dinjitoz… Paraqitjet e mia në ekran po lenë përshtypje të mira gjithandej. Kjo më kënaq, por nga ana tjetër më bën të kërkojë më tepër nga vetja. Më nxit të gjejë sa më shumë të reja interesante në personalitetin dhe temperamentin tim artistik, detaje të cilat mund t‘ia dhurojë pastaj publikut shqiptar dhe atij të huaj.

Cili është roli (luajtur prej jush) që e keni më për zemër dhe që ju lidh më shumë me Shqipërinë?
- Të kërkosh dhe të gjesh se cilat prej roleve i përshtaten më shumë jetës shqiptare, është paksa e vështirë. Filmi ku kam interpretuar, “The Gun” është më i përshtatshmi për këtë temë... Aty luaj rolin e një keqbërësi, i cili në fund ndahet nga kjo jetë në rrethana jo fort njerëzore. Mbase është momenti t`i kërkojë rinisë shqiptare që të gjejë mënyra të tjera argëtimi. Jeta është tepër e bukur dhe nëse di të kërkosh mund t`i gjesh kënaqësitë që të fal.

Cili është tipari pozitiv më i spikatur i shqiptarëve dhe cili është ai tipar apo mentalitet, nga i cili duhet hequr dorë?
- Mendoj se tipari më pozitiv është shpirtbardhësia dhe mikpritja, gjë të cilën nuk arrin ta gjesh thuajse në asnjë vend tjetër të Botës. Të paktën jo në vendet që kam pasur rastin të vizitojë! Mendoj se duhet hequr dorë nga disa mentalitete të cilat e largojnë popullin tonë nga kultura botërore dhe e zgjerojnë hendekun mes nesh dhe vendeve të tjera të qytetëruara dhe të zhvilluara.

Cili është projekti që keni aktualisht në dorë dhe që po përpiqeni me çdo kusht ta realizoni aty ku jetoni dhe punoni?
- Njëri nga projektet më të rëndësishme dhe që pres të jap fryte, është “LAST WISH” (Amaneti i fundit). Aty kam një rol tepër të rëndësishëm, ndaj po kujdesem personalisht për pjesën time në këtë project. Interpretoj të dashurin e protagonistes! Nga ana tjetër, vazhdon të punohet mbi përzgjedhjen e aktorëve të një filmi ku për rolin kryesor është marrë fjala e divës së Hollivudit, Sharon Stoun. Pres gjithashtu që në fillim të pranverës 2006 të fillojnë xhirimet e filmit “Grief” ku interpretoj rolin e një mafiozi italian përkrah aktorëve të mirënjohur Robert De Niro, Xho Mantenja dhe Rej Liota. Producent ekzekutiv në këtë film është miku im, Romeo Antonio.

A do ta sillni këtë projekt edhe në Shqipëri?
- Bën pjesë në planet e mia më të afërta! Do të isha i lumtur nëse populli shqiptar do të krenohej me mua, sikurse ndodh të krenohet me shumë shqiptarë të suksesshëm nëpër Botë.
 

genci

Primus registratum
Albri Brahusha:Restorant "Tradita" - Muzeu i gatim

Albri Brahusha:Restorant "Tradita" - Muzeu i gatimit
Muzeu i gatimit, arkitekturës dhe shijes tradicionale

NGA ALBRI BRAHUSHA



Gjon Dukgilaj ka arritur të ri ndërtojë nga e para sipas një stili rrëptësisht tradicional shtëpinë ku ka lindur poeti shkodran Filip Shiroka, duke krijuar një bujtinë ku ndërthurret arkitektura, gatimi, sendet e vjetra dhe mënyra e jetesës së një familjeje shqiptare në shekujt XVII-të, XVIII-të, XIX-të dhe XX-të.
Zakonisht, kohët e sotme kur shkohet për darkë në një restorant, përgatitesh për një mjedis ku nuk i kushtohet rëndësi faktit që ty të hahet, por mënyrës se si ti vishesh dhe dukesh në një mjedis të tillë. Nëpër restorante gjen një meny të pasur me gatime joshqiptare, kryesisht makarona, pica, mish apo peshk, me emra qytetesh marrë hua kryesisht nga harta e gjeografisë e klasës së shtatë fillore. Arkitektura dhe mobilimi i brendshëm janë të ftohta, shpesh të mërzitshme e deri në luks të panevojshëm. Por kjo ka nisur të thyhet. Ka mjaft tendenca që pronarët e lokaleve në Shqipëri kanë kuptuar se ajo çfarë mund të ofrojmë janë traditat tona.
Për festa të nëntorit shkova në Shkodër për t’u shmallur me qytetin tim, ku përveç arsyesh të tjera shkoj e peshkoj në liqen, peshkun e sezonit. Disa miq të mi më rekomanduan që darkën ta haja në një restorant me emrin “Tradita, Gegë dhe Toskë”, që ndodhet përballë kolegjit të jezuitëve në rrugën Skënderbej, ndërtuar në shtëpinë e poetit shkodran Filip Shiroka. Kisha dëgjuar për këtë restorant, por në fillim e paragjykova se mos ishte ndonjë prej atyre vendeve ku duhet të shkosh i pispillosur ku hahen pica dhe nuk e mora me shumë entuziazëm. Por menjëherë sa hyra brenda, u gjeta në një mjedis mjaft të ngrohtë ku koha ecte mbrapsht nja dy shekuj. Megjithëse ishte natë dhe binte shi si në Shkodër, ngrohtësia e oxhakut dhe kërcitjet e drurit që digjej ngeshëm më krijuan një rehati shpirtërore dhe pata përshtypjen se po hyja në shekullin e shtatëmbëdhjetë.
Një shtëpi karakteristike shkodrane, më pullaz dhe çardhak, krejtësisht e rindërtuar, duke kombinuar drurin e vjetër me gurin. Shtëpia daton e vitit 1694 dhe ishte rindërtuar më ’2004. Na priti me modesti pronari si dhe ideuesi Gjon Dukgilaj, me origjinë nga fshati Shalë i Dukagjinit, që ishte kthyer në Shkodër, pasi kishte qëndruar 11 vjet në Belgjikë. U ulëm afër oxhakut dhe morëm menynë. Ndërkohë isha krejtësisht i hipnotizuar nga detajet e pafundme, nga antikuaret që gjendeshin pafund në të gjithë mjedisin. E vetmja gjë e kohës ishim ne klientët, pirunjtë dhe lugët, pasi edhe enët ishin mbrujtur prej balte të zezë dhe lesh dhije, traditë kjo e zonave malore. Muret karakteristikë punuar me pllaka guri dhe suvatim të bardhë, harqet e dyerve prej guri të vjetër, dyert druri me çark, dritaret po ashtu. Pasi mori porosinë Gjoni, na solli një specialitet të lokalit që ishte kulaç malësie i sapo gatuar në oxhak dhe një lloj djathi i shkrirë me gjalp. Oxhaku lëshonte një ngrohtësi aq familjare sa më dukej sikur pas meje qëndronte gjyshja ime që më tregonte histori të vjetra fshati. Porosita groshë Shale dhe një tavë dheu. Ndërkohë hymë në bisedë me Gjonin, i cili na shërbeu dhe gatoi vetë. Një burrë rreth të 35-ave, shumë i sjellshëm, mbi të gjitha fliste me zë të ulët, që përveç se guzhinier ishte edhe ciceron, një ‘maxhordom’ i vërtetë, që e ke parë vetëm nëpër filma. Na tregoi për pasionin e jetës së tij që ishin sendet e vjetra, restoranti dhe mbledhja e traditës. Pyetjes time që pse e kishte bërë një sipërmarrje të tillë kaq delikate iu përgjigj: “Për të nxjerrë në pah ato gjëra që ne tashmë i kemi harruar”. Kujtesa është ajo që e mban gjallë traditën dhe vlerat e krijuara ndër shekuj.
Kishte disa elemente që tregonin se Gjon Dukgilaj, zotëronte disa dhunti të veçanta që mbërrinin deri në mani. Afër shkallëve që lidhnin restorantin e katit të parë me barin lart në çardak ai i ra një kambane të vogël bagëtish që shërbente për të thirrur djalin e shërbimit. Një detaj tjetër ishte se të gjitha dyert kur hapeshin dhe mbylleshin lëshonin gërvimën e një dere që është e pavajisur, dhe kur ia vura në dukje këtë, Gjoni tha se fillimisht dyert nuk e kishin atë tingull, por ai ishte kujdesur posaçërisht që ky tingull të ishte pjesë e harmonisë dhe atmosferës së një bujtine të shekullit të shtatëmbëdhjetë.
Pastaj na solli të provonim raki dëllinje bërë nga vetë familja, në mënyrë tradicionale, vërtet një shije e plotë. Po ashtu familja prodhonte edhe verën, të gjitha sallatat e dimrit. E kjo dikur ka qenë një gjë tipike për familjen e dikurshme shkodrane që ka qenë një familje më ekonomi më cikël të mbyllur. Prodhonte çdo gjë vetë si për konsum ushqimor, ashtu edhe për veshje. Gjithçka që shijoje bënte pjesë në harkun kohor të para 300 vjetëve. Si të udhëtosh në histori dhe të paguash vetëm darkën.
Pas buke vizituam detajet e tjera të shtëpisë, dhomën e pritjes shkodrane: Një raft muri i vjetër tipik shkodran, ngjitur tij një oxhak i vogël anash të cilit spikat e vulosur në murë, një dorë. Më pas sipër në çardhak ishte tavolina e konsullit austrohungarez, një mur me motive pagane që ilustron tendencën e shpirtit drejt qiellit, e më tej i formuar nga tirqe, dielli simbol i ilirëve. Te ballina e banakut shquhej një punim në dru gjetur në zonat e jugut, ku paraqiteshin dy kuçedra, që njëra nga e djathta e tjetra nga e majta tërhiqnin me dhëmbë ikonën e një shenjtori, por si përfundim nuk bënin gjë tjetër veçse hanin njëra-tjetrën. Mbi oxhak e gdhendur me kujdes përkrenarja e Skënderbeut, një qerre që mban sipër një fuçi druri për verë, ku shënohet “Tradita G&amp;T”, në oborr një pus i vjetër dhe plot objekte që nuk t’i sheh syri aq shpesh. Gjoni shprehet se dëshira e tij është të ndërtojë diçka të ngjashme edhe në Tiranë. Përveç se si restorant dhe bar ai ka idenë që bujtina të shërbejë edhe si muze i traditës shqiptare ku të tregohet mënyra e jetesës, e ushqimit dhe sendet shtëpiake apo veglat e punës që kanë përdorur shqiptarët në shekuj.
Largohesh prej kësaj bujtine të ngrohtë me idenë se ke përjetuar 300 vjet historinë e një shtëpie shkodrane aq më tepër asaj ku ka lindur edhe poeti Filip Shiroka, autor i poezisë së famshme “Shko Dallndyshë”, poezi të cilën po e sjellim edhe një herë për të gjithë lexuesit duke i ftuar ata të vizitojnë bujtinën “Tradita, Gegë dhe Toskë”.
 

genci

Primus registratum
20 shkurt 1879, 127 vjet mâ pârë Lindi në Shkoder

20 shkurt 1879, 127 vjet mâ pârë Lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi
LUIGJ GURAKUQI


LAZËR SHANTOJA



«Ka njerëz të cilët permjet të fuqiës
s’atrakcjonit të tyne ndryejnë në vedi
të tanë nji kombë e drejtojnë aktivi-
tetin e races njerzore.»
Emerson.


Më shkruen nji mik nga Shkodra: «Po më pvetë a po qindron e ama e Gurakuqit? Mos pvet! Per gjith ditë nadje si ajo si goca e Bajram Currit qesin vajin: nji vajë të madh, të mnershëm, zêmbërshkyes [ndaluar] nuk lên banuer t’atyne lagjevet pa kja.»Nji plakë dhe nji gocë kjajnë për ditë në Shkoder... nji nanë dhe nji bijë! Nana kjanë djalin mâ të madh dhe bija baben mâ të mirë të Shqipëniës së shkretë. Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipëniës së sotme. Edhè këjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson per ditë per të vdekunit e mëdhaj [ndaluar] humben dhe për të gjallët e mjerë [ndaluar] po humbin. Populli âsht në kulmin e deshprimit. I vetmi ngushllim [ndaluar] i ka mbetë, ne kjoftë se ngushllim mund të quhet, âsht enè vaji: lodja [ndaluar] kjè per herë shujta e idhët e popullit shqiptar.Nder shpellat e lagëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky populli i mjerë pat nji babë: i a mbyten!Nder korridoret e errta të diplomatiës së përjashtme ky populli i vorfën pat nji prîs: i a vrane!Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet nji epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!Hapi mâ i parë për vijimin e tij âsht çmimi dhe nderimi ndaj deshmorin e mbetun. Ky nderim âsht edhé mâ i detyrshëm sot. Nuk po due të shkruej kësaj herë për Bajram Currin: po kufizohem vetëm mbi personen e Luigj Gurakuqit. Âsht punë kote të diskutohet tash se cili ndër këta meriton nji perdhimtin mâ tê madh. Na kjajmë si per njênin âshtû dhe për tjetrin. Ferku âsht vetëm ky: lodja [ndaluar] derdhim mbi êmnin e Bajram Currit âsht lodja e dhimbës; lodja [ndaluar] derdhim mbî êmnin e Luigj Gurakuqit âsht edhé lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmes: lindi në mal, jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal. Vdiq me armë në dorë, ndërmjet të Shqipëniës së robnueme e të Shqipëniës së lirë. Vdiq si meritonte të vdiste Bajram Curri! Të kishte vdekun në sallen e ndoj klinikës evropjane, jetës së Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli mâ i bukur.Përkundrazi si vdes Luigj Gurakuqi? Vritet në dhè t’huej, vritet tinzisht mbas dere të nji hoteli, vritet prej nji krimineli vagabond. Bajram Curri nderohet edhé prej t’huejvet, deri prej anmiqvet të tij të perjetshem. Fletoret serbe në kufomen e anmikut të tyne mâ të drashtun kan kalorsiën të nderojnë patriotin mâ të madh e mâ të paster të Shqipniës.Luigj Gurakuqi shnderohet jo vetë, por mbytet për së dyti shi prej asajë qeverrie per të cilen, i shuëmi, kjé gjithmonë i akuzuem se ushqente ndiesiëna mâ se miqësore.Gjyqi i Tranit—shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut.Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i intonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen.Se mund të quhet nji Baltjon Stambolla Avni Rystem e nji Luigj Gurakuqi Esad Pashë... une për vedi s’e kishe pritë kurr as prej nji advokatit italjan!Por procesi i Luigj Gurakuqit nuk mbaron me vêndimin e ndyet të gjyqit të Tranit; Gurakuqi âsht nji dillë [ndaluar] shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar, dhe dy nder esponenta të tij mâ në zâ kan fillue qyshë tash të kryejnë detyrën e tyne.Artikulli magjistral i z. S. Vinjaut e letra fisnike e Imzot Nolit—kunorat mâ të çmueshme të vûemuna deri më sot mbî vorrin e atij të Madhit—janë shprehja mâ e sinqertë e gjykimit të popullit shqiptar. Ato dy shkresa na pikturojnë patriotin e kulluar e fituesin e rekordit në fushaten e nacjonalizmes.Ky kjé Luigj Gurakuqi!Shka mund të shtojë tash pênda e ême e vogël? E kam permêndë disa herë emnin e jetëshkurtit Luigj: nder shkrime e fjalime, porsi refrain i ambel, êmni i tij më rrêshqitête e më kumbonte pa prâ. E kam permêndun gjithmonë me bindjen e nji dishepullit, me entuzjazmin e nji admiratorit, me dashtëniën e nji mikut. Nuk i a kam da syt kurr: e në mbledhjet elektorale, e në bisedimet e partinavet, e në referatat e komisjonevet, e në tribunen parlamentare, e në zyrën ministerjale, e në tymin e revolucjonevet e ne dhén e mergimit. E kam gjetun gjithmonë e gjithkund të madh pa madhnië, të nâltë e të përvûjtë, të thellë e të kjartë, të luftuemun e kurr të shtruemun, trim por pa petulancë, të kulturuem por pa reklam. Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje [ndaluar] drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat. Kurr spektator sibarit prej së largu, por i zhytun perherë mbrêndë në gjiret rrezikplote të politikës, i falun krejt çashtjes kombëtare, u çvesh në gjasimin e nji atleti, prej çëdo pêngimi [ndaluar] mund të ndalonte o vetëm t’influenconte vrapin e rrymen [ndaluar] kishte marrë. Luigj Gurakuqi nuk gëzoj kurr votren e shpiës: e ama, i vllaj, e motrat e dishruene per së gjalli. Kishte mujtë porsi letrar e poetë gjentil me gezue nemosé paq e pushim nên mrizat plot hije të zanavet. Nuk mujt: nuk pat nji minutë të vehten. Kjé bâ, sidomos në kohen e fûndit, porsi nji fjaluer i domosdoshem [ndaluar] do t’u konsultonte pa prâ e prej gjithkuej. Tash me nji minister, mbandej me nji malcuer, mâ vonë me nji shoq, nji herë me nji përfaqësojsë t’huej, nji tjeter me nji gazetar: në mbledhje, në komisjone, në zyre, në parlament, në rrugë, tue ecë, tue ndêjë, tue ngrânë, Luigj Gurakuqin e ke gjetë gjithmonë tue folë. Gurakuqi ishte njeri me fulqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm prezenca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë [ndaluar] nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun me gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë ndër të vetmit shqiptar, [ndaluar] me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet politikaj të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet. E njifte jeten e tyne në detajet mâ t’imat e mâ t’msheftat; nuk i kishte pshtue as mâ i errti fakt, as mâ e vogla rrethanë. Ishte i zoti të dishmonte, pa droje pergenjeshtrimi, si sakrificet e heroizmat e patrjotvet ashtû edhé poshtërsiënat e shakllabanavet e intrigat e trathtorvet. Rjedhë e natyrshme e kësajë njoftje ishte prudenca e jashtazakonshme e tij. Nuk jam un aj [ndaluar] mundet të gjykojë se deri kû kêjo prudencë e tija kjé vertyt e kur filloj të bâhej gabim. Sado t’a çmojmë Gurakuqin, nuk mundemi n’asnji mënyrë t’a perjashtojmë prej ligjvet universale të natyres njerzore. Njeri [ndaluar] nuk mund të gabojë nuk ka lindë ené. Por këqyrun pergjithsisht prudenca e tij ka me mbetë nji gurë themelor në politiken e jeten shqiptare. Do t’i dihet influences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës! Aj dijti me u dhanë shpirtë natyravet mâ të ngathta e me u ndalë hovin ekstremistavet mâ të shtyemun. Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant per nji herit.Kishe me shkue teper gjatë e nuk âsht qellimi i êm të bâj nji pershkrim të plotë të persones morale e politike të Luigj Gurakuqit. Njerzt e mëdhaj porsi panoramet e hapta me nji horizont të gjanë, nuk mund të pershîhen me nji shikim; po shtoj vetem se vertytet morale e politike të tija i dhane në pak kohë nji popularitet të bîndueshem. Gurakuqi, kryetari i Opozites shqiptare kjé pa dyshim njeriu mâ popullor i Shqipëniës. Populli pau në tê leader-in e tij, mishnimin e shpirtit, të nevojvet e t’aspiracjonevet të tija. Dalun prej popullit, jetoj, pësoj, luftoj, vdiq në rrugë të madhe per popull. «Në të tanë jeten t’ême—tha—nuk kam kênë i zoti kurr t’a gëzoj nanen me nji facoletë!» Tragedia e Barit na dha proven e fûndit. Ministri i finacavet të Shqipëniës vdes me 400 lireta të marruna uha, të gjetuna—si shkruen Vinjau—në do petka të grista [ndaluar] mbëloshin nji bark të pangîmun! Çë do apologië del e zbetë para drites së nji fakti kaq elokvent.Ky njeri nuk âsht mâ! Trupi i tij rrxohet i pergjakun tu dera e Hotel Cavour, dhe kur ndîhet krismja katastrofale e armes së trathtiës e kur merret vesht se tre plumat e revolverit të tiranvet kishin shpue zêmbren e Luigj Gurakuqit, atjé në shpellat e Krasniqes jehon nji gjamë. Plaku i Kosovës njynë pecen në voj me fshî per të mramen herë armët sa herë ngadhnjyese, del prej shpellet, bân sulmin e mramë e vdes!Në nji pallat të Tiranes Ahmet Zogu me nji të zgerdhîmun satanik u qet me pië satelitvet të gëzueshem tue u thanë: tash nuk drue mâ kênd!Nga shtallat e Amerikes nji kal i terbuem, Faik Bej Konitsa, hingllon i paturpshem e qet shqelmat mâ të mramët e mâ të ndyetët mbî kufomen e nji të vdekunit... .Populli shqiptar vên futen e zezë e kjanë... .Gurakuq, kështû vdiqe! I vdekun e i gjallë per herë, o Gurakuq! O i madh, ngushllona! Folna edhé nji fjalë: fjalen [ndaluar] del nga vorreza e martirvet! Folna, persé jemi të sigurt se ajo fjalë ka per të kênë: «Shqipënië, Shqipënië!...»


Beograd, me 2 Tetuer 1925.


Botue te gazeta Liria kombëtare, 7 Tetor 1925.
 

genci

Primus registratum
Re: 20 shkurt 1879, 127 vjet mâ pârë Lindi në Shkoder

Botue te gazeta Liria kombëtare, 7 Tetor 1925.





«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.
Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?
Nji komb [ndaluar] lindet ká nevojë për fatosa [ndaluar] desin. Por fatosat [ndaluar] desin nuk
kan çë bâjn në nji komb [ndaluar] i harron e i përbuzë?»

Át Gjon Shllaku, Hylli i Dritës, 1942.



Sot janë mbushë plot 80 vjet qysh se plumbat e trathtisë vranë në Bari njenin prej djemve mâ të mirë që pat nxjerrë ndonji herë Shqipnija: Luigj Gurakuqin.Gurakuqi ka qenë nji figurë e domosdoshme në nji kohë që irracionalja sundonte mendjet e zemrat e shqiptarve. Irracionale âsht çdo gja që i përket interesave të ngushta dhe që pengon afirmimin e interesave kombtare.
Luigj Gurakuqi nuk ishte nji njerí që i ndezte nji qiri djallit e nji tjetër Zotit, ai i ndejti besnik deri në fund parimeve të veta edhe atëherë kur Ahmet Zogu deshti ta bante për vete me të mirë.Gurakuqi ishte i bindun në fitoren e pushtetit me anën e mjeteve demokratike, kjo gja e shtye me drejtue në Shkodër së bashku me At Anton Harapin, Shuk Gurakuqin, At Gjergj Fishtën, dom Lazër Shantojën, gazetën e famshme «Ora e Maleve». Fitorja e grupit demokrat «Ora e Maleve» në zgjedhjet e 27 dhetorit 1923 e gëzoi pa masë Gurakuqin, ashtu siç e idhnoi fillimi i Revolucionit antizogist në Vlonë nji vjet mâ vonë.Në mars të vitit 1924 si Zogu ashtu edhe Gurakuqi ishin të mbërthyem në shtrat, i dyti për shkak se i sëmurë, i pari mbasi ishte plagosë prej Beqir Walterit. Kur e pyetshin Avni Rustemin se çka po bân Opozita, si mendon me u sjellë në Parlament, ai përgjegjej me nervozizëm: “- Opozita âsht tue pushue: kemi Gurakuqin e smûet”.Me vrasjen e Luigj Gurakuqit për vendin tonë merrte fund andrra e nji fillimi të mbarë si Shtet. Mjerisht krismat e asaj mbramje të trishtueshme në Bari, do të shungullojshin për shumë vjet me rradhë, tue përsëritë jehonën e trathtisë edhe për nji gjysmë shekulli tjetër në Shqipni.Kur ra qeverija e Fan Nolit, tregon Anton Harapi në kujtimet e veta, e takova Luigjin dhe i bana dy pyetje të thata por të forta:“- Si me falimentue kështu, Luigj? si me dalë me hikë Ju tash prej Shqipnije? – Kishte vdekë në kambë burri i dheut; me e pasë pré gjak s’kishte qitë. U kuq, i u muer goja, shtërngoj buzët e i dha vehtes:- P. Anton, tha, na kanë skreditue tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinjonin publik të Europës! Për Zotin, nuk due të hiki, por po ndêja unë këtu, e dij se derdhet gjak, e derdhet kot. Të kishte pse, nuk po shikojshem fort për gjak [ndaluar] derdhet, se mâ për vehte jo se jo, por po më vjen si trathtí t’a marr në qafë popullin e shkretë”.Çka dëshironte zemra e Luigj Gurakuqit për atdheun e vet:
“Nji Shqipní të drejtë, të plotë, të bashkueme, ku biri mos të dahet nga Nana, deshti Gurakuqi. Nji Shqipní të mirë, ku vllau mos të jetë shërbtori as gjaksori i vllaut, nji Shqipní jetese e jo nji Shqipní zije, nji Shqipní drite e jo nji Shqipní t’errët – lypi Gurakuqi” – kështu shkruente në vitin 1944 Zef Pali prej shtyllave të «Hyllit të Dritës».Nxansi i De Radës në Shën Mitër Koronë, pjesmarrsi në shpalljen e Pamvarsisë, ideologu i Shtetit modern shqiptar – kur u vra në Bari hante vetëm nji herë në ditë e veshte pantallona të shkyeme. Në xhepat e ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira, prej të cilave atë mbramje kishte dijtë me heqë aq sa duhej për me i blé nji kukull vajzës së mikut të vet: patriotit Sotir Gjika.Autoritetet italiane nuk lejuen që funerali të mbahej në qytet, por vetëm mbrenda mureve të vorrezës. N’ato çasa tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruejti veshjen me të cilën ishte vra “trimi i bardhë si dborë” për t’ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zojës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Walterit etj.Të gjithë e njohim vendimin e turpshëm të gjyqit të Tranit, dijmë edhe reagimet e ashpra që patën miqtë e Gurakuqit: Salih Hoxha, Mustafa Kruja, Lazër Shantoja, Stavro Vinjau, Fan Noli, Ali Këlcyra etj.“Gjyqi i Tranit, - shkruente Lazër Shantoja në vitin 1925, âsht - shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut.Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës!”Megjithatë padrejtësija e gjyqit të Tranit do të ndreqej kur miqtë e Gurakuqit do të kthejshin në Shqipní mbas prillit 1939, vetëm atëherë vrasësi i tij do të merrte dënimin e merituem.Sot mâ shumë se kurrë Luigj Gurakuqi ishte dashtë me i mësue diçka të gjithë shqiptarëve, por mâ fort e mâ atyne që duhet të ndiejshin paksa përgjegjsi përpara kombit e s’kanë përgjegjsi – si thonte Gj. Fishta – “msa kanë telat e telegrafit për fjalët që përshkohen ndër to”.S’ka gja që shtëpija e Gurakuqit âsht shkatrrue, s’ka gja që te vorri i tij (i cili âsht afër vorrit të Pashko Vasës e Migjenit), digjen plehnat e treten stërvinat e nji qyteti që jep shpirt në pleh – s’paku nji gja të ndiejnë ata që ia kanë zanë vendin Gurakuqit e shokëve të tij. Të ndiejnë fjalët e Gurakuqit, kur thonte: “Kam dalë në shesh e jam me ballë t’hapët: nuk jam mësuem me u futun në thes”.Nuk mund t’i kërkojmë politikanëve të sotshëm me bâ çka ka bâ Gurakuqi e as me vdekë me aq pare në xhep sa ka pasë Gurakuqi, por nji gja mundemi me ia kërkue: mos vazhdoni me mbytë sistematikisht andrrën e tij për nji Shtet të denjë shqiptar
 

genci

Primus registratum
Buna 1: Humoristet e portokallise "Nine e Vini" ne

Buna 1: Humoristet e portokallise "Nine e Vini" ne teatrin Migjeni me 28/02/2006

Mesohet se humoristet e famshem tashme te portokallise Nini e Vini kane nenshkruar kontraten me Agjensine e Spektakleve Buna 1, per tre nete koncert ne Shkoder.Koncertet do te startojne me 28 shkurt 2006, ora 18:00.Ne perberje te trupes mesohet se do te jene dhe kengetaret: Çiljeta dhe Adrian Gaxha.Informacion me te hollesishem ne ditet ne vijim.


-------------------------------------------------------------

Creative City organizon: Ballo me maska ALLA GRANDE 25/02/2006
Creative City organizon:

"Ballo me maska ne Shkoder" ALLA GRANDE

25/02/2006 tek Dom Bosko perballe Konsullates Italiane.Momentalisht kane sponsorizuar kete aktivitet Instituti Italian i Kultures, Pro Helvetia, Creative City, dhe disa ambasada te tjera ne Tirane.Bileta kushton 10 000 Leke (çifti).Te ftuar jane groupi tradicional i orkestrines se Venezias, te cilet do te luajne dhe kercejne, pra do te jene pjese e skenarit artistik te mbremjes.Mesohet se sherbime te ndryshme te bar-it do te ofrohen nga nje perfaqesi e nje prej shkollave me te njohura ne Itali per pergatitjen e kamariereve dhe banakiereve.Ne kete darke do te kete nje mori prominentesh lokal dhe kryesisht te huaj.Ky spektakel organizohet per here te dyte ne vazhdimesi.Organizator i aktivitetit eshte Creative City.Ballo me Maska ne Shkoder, bazohet ne punen e shkelqyer qe ka bere punishtja e pergatitjes se maskave ne Shkoder Arlecchino me pronar z.Edmond Angoni.Ballo me Maska, eshte aktiviteti i radhes i Creative City.
 

Guest
Lazer Filipi ka festuar 85-vjetorin Teatrit Kombet

Lazër Filipi ka festuar në ambientet e Teatrit Kombëtar 85-vjetorin e lindjes
Lazër Filipi feston 85-vjetorin

8 Shkurt Aktori i mirënjohur shkodran Lazër Filipi ka festuar dje pasdite në ambientet e Teatrit Kombëtar 85-vjetorin e lindjes. Lazër Filipi ka nisur karrierën e tij profesionale si aktor në teatrin amator që në tetor të vitit 1943, me një dramë të Aleksandër Banushit të titulluar “Vdekje Fashizmit-Liri Popullit”, shfaqje e dhënë për forcat partizane të çetës Krujë-Ishëm. Më pas, sërish me teatrin partizan, në vjeshtë të vitit 1944 është shfaqur në Priskë me dramën “Partizanët” të Fatmir Gjatës. Ndërsa me teatrin profesionist ka nisur të angazhohet pas çlirimit të vendit, me formimin e teatrit profesionist të shtetit, i cili më pas u quajt “Teatri Popullor”. Premiera e parë e këtij teatri ka qenë drama e francezit Marcel Pajolit “Topazi”, e cila u vu në skenë nga Sokrat Mio. Në këtë shfaqje, Filipi do të luante rolin e kryeshërbëtorit të familjes Topazi.

Gjatë gjithë karrierës së tij ka interpretuar në skenë dhe filma 150 role, ndërsa tani është duke punuar për filmin e ri të Saimir Kumbaros. Pak kohë më parë është ngjitur në skenën e Teatrit kombëtar, në dramatizimin e “Lahutës së Malcisë” së Gjergj Fishtës, shfaqje e titulluar “Golgota e shqipes” me regji të Bruno Shllakut, në të cilën Filipi interpretoi rolin e poetit. Lazër Filipi ka skalitur personazhe si xha Shazo te “Familja e peshkatarit”, Dod Shpendin te “7 shalianët”, Shaqo Bregun te filmi “Në fillim të verës”, por edhe personazhe të dramaturgjisë
 

genci

Primus registratum
Orkestra nga Venezia "Serenissima": ne kinema Mill

Orkestra nga Venezia "Serenissima": Koncerti me 24/02/2006 ne Kinema Millenium

Orkestra nga Venezia "Serenissima": Koncerti me 24/02/2006 ne Kinema Millenium

Rikthehet ne Shkoder orkesta e harqeve (quintet) te Venezias.Koncerti do te jepet ne Kinema Millenium me date 24 shkurt 2006 ora 18:00.Ky koncert mundesohet nga Instituti Italian i Kultures, Konsullata e Italise ne Shkoder dhe Pro Helvetia.Hyrja e lire.Arsyeja e rikthimit te ketij kuinteti ne Shkoder eshte pjesemarrja ne "Galane me maska" nje dite me pas.Kjo u mundesua nga Konsullata Italiane Shkoder.
 

Guest
Pershendetje nga Ermal Bega (Tiranë)

Pershendetje te nderuar vellezer te Shkodra Online...
Une jam Ermal Bega nga Tirana dhe doja vetem te dija se ku e moret ate intervisten time...?
Pershendetje dhe gjithe te mirat...
 

genci

Primus registratum
Re: Pershendetje nga Ermal Bega (Tiranë)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pershendetje te nderuar vellezer te Shkodra Online...
Une jam Ermal Bega nga Tirana dhe doja vetem te dija se ku e moret ate intervisten time...?
Pershendetje dhe gjithe te mirat...

[/ QUOTE ]


I Dashur Ermal

Intervista eshte marre nga www.DritaIslame.com

per me tepe mund te diskutojme nepermjet emalit
webmaster@shkodraonline.com ose nqs je i rregistruar ne forum mund te me nisesh mesazh privat.

Genci
 

genci

Primus registratum
Frederik Ndoci - Rikthimi i rebelit

Frederik Ndoci - Rikthimi i rebelit


nga Neritan Kraja



"Katerina” është dopio disku debutues amerikan për Ndocin, një këngëtar italo-shqiptar, i njohur në formimin e tij si artist nga fansët e muzikës së Frederik Ndocit.
Nuk janë vetëm dëgjuesit e ekspozuar në tërësinë e spektrit të së ardhmes së tij për të qenë në rangun e zërave legjendarë (bariton, tenor, kundërtenor), por Ndoci i fton dëgjuesit e këngëve të tij, të këndojnë në anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frëngjisht dhe shqip gjithashtu. Mbështetur nga një akustikë dhe panoramë tingulli sintetik, që përfshin një grup yjesh ndërkombëtarë të muzikës dhe disa nga efektet më të mira zanore të ambientit të padëgjuara më parë në ndonjë regjistrim popullor, Ndoci rrëshqet lehtësisht përmes një peizazhi dëgjimor, që lëviz në mënyrë konstante.
*(Kjo është një pjesë e tekstit që shoqëron prezantimin e diskut të ri të Frederik Ndocit në sitin www.laMusica.com, një ndër sitet më të njohur të muzikës.)
Frederik, prej vitesh jeni vendosur në Amerikë dhe keni ndërtuar jetën tuaj atje. Para pak kohësh keni realizuar albumin tuaj të ri me këngë. Çfarë përfaqëson ky album për karrierën tuaj?
Ka qenë maji i vitit 1996, kur vendosa të largohem nga kontinenti plak i Europës. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di nëse keni informacion për karrierën time para “96”-tës, por unë debutoja nëpër skenat e ndryshme të Europës, me grupet: “Rose Rosse”, pastaj me grupin “Pagina d’Album” e më vonë do të bëhesha ortak ose bashkëpronar i grupit për gati dy vjet. Këtu fillon edhe karriera dhe regjistrimi i CD-ve si “Federico e Pagina d’Album” me titull “Di tutto di piu”. Kuptohet, më shumë ishin këngë italisht dhe spanjisht. Gjatë kësaj kohe ishte e ndaluar për mua që të tregoja kombësinë, pra një shkatërrim shpirtëror i pakrahasueshëm për artistin. Por nevoja për të mbijetuar justifikonte vuajtjen. Pas pak kohësh erdhi edhe albumi i dytë “Sono Gitano” (Jam rrom, domethënë pa atdhe). Disku u prit mirë, por në të njëjtën kohë filluan edhe rebelimet e mia. Bashkëpunëtorët po më preknin të ardhurat, domethënë po tregonin se ndershmëria nga ana e tyre ishte tjetër planet. Kjo ishte edhe arsyeja që unë hapa gjyq ndaj tyre dhe karriera ime do të vazhdonte me një grup të ri, “Les Bon-Bon”. Grupi përmbante elemente nga e gjithë Europa. Është pikërisht grupi me të cilin kam ardhur në Shqipëri në vitin 1995 dhe kam dhënë disa shfaqje. Gjatë kohës së qëndrimit në Itali, pothuajse të gjithë radiot dhe televizionet jepnin këngë dhe video nga albumet e mia. Isha rritur mjaft dhe për këtë mund të dëshmojnë të gjithë bashkatdhetarët e mi në Itali, Spanjë, Gjermani, Zvicër, e të tjerë. Gjatë kësaj periudhe isha mjaft i kërkuar dhe i mirëpaguar. Bëja rreth 26 koncerte në muaj dhe kjo ishte një mesatare mjaft dërrmuese duke pasur parasysh edhe lëvizjet gjeografike të koncerteve dhe orët që shpenzoheshin për udhëtim dhe shfaqje. Mendoni, duhej gjetur koha edhe për intervista në radio apo televizione. Kisha një skuadër pas, përveç orkestrës dhe ekipit plotësues të prapavijës dhe të gjithë këta paguheshin. Një ditë erdhi koha që metastazat e sëmundjes që më zinte frymën (mohimi i origjinës) të më pushtonin të gjithin dhe në një emision televiziv deklarova se jam shqiptar. Për të mos u futur më në detaje kjo ishte edhe arsyeja që udhëtimi drejt Amerikës ishte një shpresë e re dhe domosdoshmëri për jetën time. Kthimi në atdhe ishte pothuajse i paimagjinueshëm, pasi viti 1995 ishte plot me të papritura edhe për atdheun. Kujtoni piramidat dhe klubet. Njerëzit e justifikonin me bollëkun e madh që solli demokracia. Unë, përveç simpatisë së njerëzve, nuk gëzoja asgjë tjetër. Shtëpia ishte grabitur me forcë, vendi i punës (Teatri “Migjeni”) nuk siguronte punonjësit me rroga. Si mund të imagjinoja një kthim kur bashkëpunëtori im, Ardit Gjebrea, më thoshte: “Frederik, unë nuk mund të qëndroj dot në Itali, këtu janë hipokritët në përmasa dinosaurësh dhe sigurisht, të gjesh vetveten në jug të Italisë ishte dhe mbetet një pamundësi gjeometrike, pavarësisht nga fuqia e talentit”. Një arsye mjaft e fortë ishte edhe oferta e një kishe kristiane ‘South California’ (Cristian heritage College&amp; Shadow Mountain Church) për të regjistruar një CD “Fredrik and friends”, me titull “The good news of love” në anglisht, me këngë të reja kristiane. CD-ja u realizua, por ëndrrat mbetën disi të venitura dhe të shkelura nga njerëzit që më rrethonin. U gjenda i tradhëtuar në vitin 1997 dhe fenomeni i familjes shqiptare në liri absolute jep shkas për dekompozim të menjëhershëm. Njerëzit e formuar me një skepticizëm moral të dobët bëhen pre e naivitetit dhe sulmeve të të papriturave të jetës dhe besojnë një të ardhme abstrakte dhe një jetëgjatësie pa limit. (Kjo do të ishte përsa i përket fenomenit ish-familje me baza morale të “Njeriut të ri”, gjë që është flluskë sapuni para të mbijetuarit në kapitalizëm).
Interesante janë detajet nga jeta dhe peripecitë tuaja artistike. Por le të kthehemi tek albumi i ri për disa detaje më shumë? Sa këngë përmban albumi? Çfarë natyre kanë këngët? Ju jeni kantautor i tyre, apo këngët vijnë si produkt i bashkëpunimeve të tjera artistike?
Realizimi i albumit të ri ka dashur pothuajse 1000 ditë punë nga kompanitë “Gipsy Eagles” dhe “Blue November”. Punë intensive në gjetjen e materialeve, në regjistrimin, orkestrimin, miksimin e tyre dhe finalizimin e tyre. Këngët janë të zhanreve të ndryshme, romanca, balada, rok klasik, disko dens etj. Janë 17 këngë në gjashtë e gjysmë gjuhe anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht, në dialektin napolitan, një këngë e muzikës së lehtë greke dhe një këngë baladë në shqip. Këngët janë krijuar nga kompozitorë të ndryshëm nga Bota dhe disa janë këngë ‘Revival’, ndërsa gjashtë këngë janë marrë nga kompozimet e mia, sidomos nga krijimet e mia të adoleshencës). Instrumentistët që luajtën në këtë CD janë nga më të famshmit. Ndërsa inxhinierët ndër më të njohurit. Fati e solli që bashkëpunimi me George Gesner (producent) të ishte i përmasave të përbotshme, kështu që jehona e suksesit me siguri do të arrijnë edhe te ju. Për suksesin e albumit është ende herët, por promovimi i tij ishte mjaft domethënës dhe premtues. Morën pjesë artistë VIP-a të inkuadruar në Manhattan si dhe të ftuar nga Shqipëria. Ndërsa suksesi mund të vlerësohet edhe nga shkrimet që janë në qarkullim sot, për shembull: http:/LaMusica.com, ose në “manhattan today”, ”Iliria”, “Bota sot”, etj.
E ndiqni muzikën e lehtë shqiptare që prodhohet në Shqipëri? Cilat janë dukuritë që e shoqërojnë atë sipas gjykimit tuaj? Ku ndryshon ajo nga muzika që prodhojnë kompozitorët apo kantautorët shqiptarë, por që jetojnë jashtë kufinjve?
Muzikën e lehtë shqiptare në të vërtetë e kam ndjekur me interes, por jo intensivisht. Mendoj se ndikimi i huaj dhe zhvendosja e vëmendjes për të krijuar diçka të re ka qenë pre e rutinës dhe e largimit nga e bukura. Kuptohet se plagjatura në muzikë ngandonjëherë është e paevitueshme, por jo qëllim në vetvete. Kur një krijim pëlqëhet nga masa e gjerë aty për aty, të shumtën e rasteve i ka ngjarë flakës së kashtës dhe mbijetesa e materialit ka qenë qesharake. Në kohën tonë (në asnjë mënyrë idealizim) censura ka bërë edhe një parapërgatitje cilësore, gjë që rriste edhe përgjegjësinë. Ndërsa sot, emrat, paratë bëjnë gjithçka. Aftësia sot është asgjë para shtëllungës së parave. Vërtet paratë që mora unë nga Shqipëria ishin të papërfillshme, ndërsa suksesi mendoj se është i pavdekshëm. Si mund të priten ndryshe debutuesit tanë në festivalet e ndryshme ndërkombëtare ku i jepet përparësi ngjashmërisë së stadit, formës dhe kohës së këngëve dhe jo nevojës që krijuesit të krijojnë diçka që përfaqëson tonet dhe bulëzat tona muzikore, qoftë edhe të frymëzuara nga folklori ynë? Pse duhet t’i tregojmë Europës që ne dijmë të bëjmë rep, tekno, hip-hop në stilin zezak, kur Bota ka një interes për intonacionet e harruara kombëtare? Ne jemi ndër kombet më të vjetër të Europës dhe me muzikën që bëjmë, nuk po arrijmë të dëshmojmë pikërisht këtë. Krijimet e Çesk Zadejës, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Tish Daisë, Avni Mulës, Simon Gjonit, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, Aleksandër Peçit, Limoz Dizdarit, Zef Çobës, Ardit Gjebresë etj., muzika e tyre është pikërisht e pavdekshme se mban atë që është e jona, domethënë bulëza kombëtare të folklorit tonë. Nuk them që muzika e lehtë të jetë komplet e mbështetur në folk, por gjithsesi jo e mbështetur në folklorin “south afrikan”. Në përgjithësi krijuesit shqiptarë janë zhvilluar në përmasa gjeometrike me krijuesit jashtë kufijve të Shqipërisë. Arsyeja objektive që nuk jemi në kontakt të vazhdueshëm me lëvizjet e jetës artistike të zhvilluar në vendin tonë (Shqipëri), ka të bëjë me faktin që artisti dhe krijuesi në mërgim mbeten me vizionin konservator dhe pothuajse të prapambetur me krijuesin vendas (po ta quajmë kështu).
A ka pasur ndonjë moment në jetën tuaj kur keni menduar se e gjithë sakrifica për të ndërtuar një karrierë artistike jashtë atdheut ka kapërcyer forcat tuaja dhe se duhej të hiqnit dorë?
Shumë herë artisti ka zhgënjime, kuptohet shumë më tepër se njeriu i thjeshtë. Artisti vdes disa herë, bile shumë herë jo vetëm në Botë, por edhe brenda jetës së tij artistike. Kur kalon nga një lagje në një tjetër ndeshesh me një kulturë të re. Mendo të kalosh kontinente, se me çfarë fenomenesh gjendesh! Mundësia e realizimit është një kategori filozofike e re në kapitalizëm. Kapitalizmi nuk të pret ty si kompozitor apo si artist. Për kapitalizmin, një i ri i sapoardhur është një plan mishi për ta grirë, nëse ai nuk di të mbijetojë. Kështu, meqë unë nuk shkova si kontigjent artistësh i dërguar nga shteti im me dieta për të studiuar jashtë, por dola si refugjat, më priti i njëjti fat si gjithë refugjatët e tjerë. Pa çka se fati më ndihmoi që të futesha disi në jetën artistike dhe falë bagazhit dhe punës intensive u ndodha në radhët e artistëve që dikur për ne ishin të paarritshëm.
Sa jeni integruar në jetën amerikane dhe sa ju mungon atdheu juaj?
Pyetja më absurde është se “sa ju ka munguar atdheu”.
Në kohë vuajtjesh (përfshirë këtu tërë jetën e mërgimtarit) mungesa e atdheut kthehet në brengë dhe burim i përmasave galaktike. Fenomen që përfshihet në tërë krijimtarinë botërore. Këngët dhe krijimet më të bukura janë tema e vendlindjes. Këtu nuk kam parasysh vetëm Rilindasit tanë, por kompozitorët dhe krijuesit e gjithë Botës.
Kështu që edhe tek unë do ta shikoni që pothuajse në të gjitha këngët e albumit të ri gjendet tema e mungesës së atdheut. Tek “The crying field” (Fusha e lotëve), me motive nga Dibra dhe Vlora, “Glass heart” (Zemra e kristaltë) që është e regjistruar edhe në spanjisht “Corason de cristal”, “All the love in the World” (Gjithë dashuritë e Botës”, “Zonja Shkodër”, “Caterina” “Piano on a moon”, “Falling in love again”, (Të dashurosh nga e para edhe një herë) ”La danza”, “Peshkatari i perlave”, “Return to me (kthehu tek unë), “Anche senza di te” (Edhe pa ty vazhdoj), “El dichioso soy yo”, (Sa me fat që të kam ty), përshkohen nga një ndjenjë mjaft e dukshme e nostalgjisë për atdheun. Me siguri që në të ardhmen do të shkojë duke u rritur dhe krijimet e reja do të jenë deri ndoshta monotone për njerëzit që ëndërrojnë të ikin që atje. Nuk është kënaqësi emigrimi në jetën e një kombi, por disa herë është domosdoshmëri dhe kjo arrihet në bazë të instiktit dhe aftësive të personit. Meqenëse që në moshë të vogël kemi ndierë mungesën e pranisë së prindërve (turnet e gjata të punës), pastaj jeta si konviktorë, të gjitha këto kanë ndikuar që të forcohet karakteri dhe personaliteti në kushte dhe rrethana të ndryshme.
Sa ka ndikuar stacionimi juaj në Amerikë në frymëzimin tuaj artistik?
Të thuash fjalën tënde nga Amerika është pak më e lehtë se të thuash fjalën tënde nga çdo shtet tjetër i Europës. Pasi Amerika është krijuar me refugjatë dhe kombësi të ndryshme. Konkurrenca këtu është e pa limit, por jo që të të frenojë dhe të mos lejojë që të ecësh përpara nëse ke pak brumë.
Le t’i kujtojmë pak lexuesve tanë për kohën kur ju së pari u shfaqët në ekranin shqiptar. Atëherë djalosh i ri, së bashku me një grup djemsh të talentuar, të cilët dolën në skenë me emrin “Na bashkoi kënga popullore”. Të gjithë studentë të arteve. Pastaj pjesëmarrja në kinema e më tej konkurrime dhe vlerësime si solist. Çfarë momentesh mund të rikujtoni nga ajo kohë? Për cilat emocione të provuara ndieni akoma nostalgji?
Jeta ime artistike ka filluar që në moshë të mitur. Ishte fat që festivalet kombëtare për fëmijë zhvilloheshin në Shkodër në qytetin tim të lindjes. Këngët dhe çmimet kanë qenë të përhershme. Pastaj më vonë në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova”, në aktivitete të ndryshme deri në Orkestrën Simfonike të Shkodrës (si oboist) të drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja. Fakulteti i Dramës në vitin 1978 dhe oferta me grupin “Na bashkoi kënga popullore”, aktivitetet dhe turnetë me këtë grup, këngët solo dhe duetet me këngëtarët Valdete Hoxha, Zeliha Sina, Irma Libohova, Agim Duro, më pas inkuadrimi me Estradën e Tiranës, edhe këto janë mbresa të pashlyeshme deri në dëbimin nga grupi (dënimi në vitin 1982).
Pastaj vjen mbarimi i fakultetit dhe emërimi në Estradën e Shkodrës si aktor. Kinoprovat dhe aktivizimi në filma të ndryshëm, si “Në çdo stinë”, “Dasma e shtyrë”, “Fundi i një gjakmarrje”,”Flutura në kabinën time”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Edhe ashtu, edhe kështu”. Pjesëmarrja në festivalet e Radios dhe të Televizionit si dhe festivalet e Pranverës ishin të shumtë. Do të duheshin orë dhe ditë të tëra që të tregoja detaje se cili ishtë më i bukur dhe më interesant se tjetri.
Po të më jepet mundësia në të ardhmen, krahas albumeve, pse jo edhe inkuadrimi dhe sipërmarrja në një film nuk do të ishte një ëndërr e parealizueshme.
Në Amerikë dihet se ka një bashkësi shqiptarësh, të cilët përpiqen të mbajnë gjallë identitetin, traditat, komunikimin ndërmjet emigrantëve të të gjitha kohëve. Cila është lidhja juaj me këtë bashkësi?
Këtu janë breza shqiptarësh (për nga largimi), nga më të ndryshmit. Kuptohet, artisti e ka mundësinë që t’i takojë pothuajse të gjithë, pasi puna e ime ka qenë dhe mbetet impenjuese për shqiptarët këtu në kurbet. Ndihmesë japin gjithashtu edhe artistët e tjerë shqiptarë. Bashkëpunimi me to për mua ka qenë mjaft i suksesshëm dhe pa hezitim, pavarësisht që shumica e jonë është e përçarë dhe një dashuri hipokrite shoqëron në të shumtën e rasteve. Shumë herë ndodh të ketë zënka dhe mëri mes nesh. Unë po flas në vetën e parë në numrin njëjës, por unë vetë personalisht nuk kam të tilla. Mungesa e një vatre kulture e bën shumë të vështirë mbijetesën e artistit. Këtu institucionet fetare janë nga më luksozet përsa i përket krahasimit me kombet e tjerë, ndërsa po të kesh ndonjë takim me ndonjë artist, shkrimtar apo aktor, duhet të lesh takim në ndonjë piceri apo restorant, pasi vetëm ne shqiptarët nuk kemi ndërtesë apo sallë kulture. Të gjithë kombet e tjerë i kanë. Shqiptarët e vjetër nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e kësaj dhe të rinjtë nuk i kanë mundësitë për të investuar për këtë. Kështu që artistët mbeten pa strehën e tyre. Kështu që edhe populli mërgimtar do të marrë art, kënaqësi nga ne të pastrehët.
Besojmë se lexuesit tanë kërkojnë të dinë diçka më tepër lidhur me jetën tuaj private. Diçka më shumë për familjen tuaj...
Jam i martuar dhe i lumtur me Aidën, shqiptare nga (Korça-Borshi-Durrësi). Fatmirësisht këndon mjaft bukur dhe në CD-në e re, herë pas here do të dëgjoni zërin e saj në motivet burimore të këngëve të reja, të krijuara nga unë.
Cilat janë ndryshimet që ka pësuar Frederik Ndoci gjatë këtyre viteve larg Shqipërisë? Në karakterin dhe personalitetin e tij? I ndihmon emigrimi njerëzit që të “rriten”, apo të ndryshojnë?
Artisti përveç pjekurisë fiziologjike ka edhe një pjekuri artistike të paevitueshme (gjithnjë nëse është kërkues dhe nuk rresht së studiuari). Sa më shumë kohë kalon, aq më i vogël të duket vetja dhe aq më shumë shtohet përgjegjësia për të krijuar. Artisti nuk ka kohë të korrigjojë të kaluarën, ai nëse nuk di se përmes asaj që arriti dhe atyre që e presin është një kënetë e tërë. Ai duhet të bëjë që kjo kënetë të thahet dhe të lartësohet, duke mos i vlerësuar vetë veprat e tij, por duke lënë që të tjerët të flasin për ato. Emigrimi është pengesë serioze e zhvillimit të tij, nga pika ku është nisur, ai duhet të përshtatet me kushtet e reja dhe në bazë të kushteve, dijes dhe studimit të së resë, mund të arrijë diçka. Ka raste që edhe referimet dhe miqtë janë më të fuqishëm se aftësia, por fatkeqësisht unë nuk kam pasur të tillë asnjëherë në jetën time, përveç Ardit Gjebresë, i cili me rrethin dhe dashamirësinë e tij bëri që të rihabilitohesha dhe të kthehesha sërish në skenë në vitin 1986.
 

genci

Primus registratum
Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetes

Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetes politiko-shoqerore dhe kulturore-arsimore shqiptare
2005-12-02


Luigj Gurakuqi eshte nje nga personalitetet me te shquara te levizjes sone patriotike e demokratike, arsimore e kulturore ne fundin e Rilindjes Kombetare dhe te fillimeve te Pavaresise.
Nje figure poliedrike e madhore, Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhetar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kultures dhe i shkences, i fjales dhe i veprimit, i pendes dhe i pushkes. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flaket, bashkethemelues i shtetit shqiptar te epokes moderne. Nga ana tjeter, L.Gurakuqi, si rralle kush, perjetoi ngjarjet me kulmore te jetes se vendit ne cerekun e pare te shekullit tone. Ne shumicen prej tyre qe pjesemarres i drejtperdrejte, madje nder organizatoret e drejtuesit kryesor te tyre.
Nje personalitet i ketyre permasave e ketyre kontributeve nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e shume studiuesve te fushave te ndryshme.
Gurakuqi u vleresua shume edhe sa ishte gjalle nga qarqet patriotike e shtypi kombetar. Figura e tij filloi te behet objekt studimi pas vdekjes.
Para dhe pas Luftes se Dyte Boterore u realizua nje pune mjaft e gjere e serioze per te njohur, studiuar e propaganduar gjithe trashegimine gurakuqiane. U shkruan me dhjetra artikuj e u realizuan disa botime te vecanta, u mbajten sesione dhe konferenca shkencore deri dhe kompozime te krijimeve te tij letrare.
Luigj Gurakuqi eshte nder figurat jo vetem nga me te studiuarat por edhe nga me te vleresuarat. Ai eshte "Hero i Popullit" dhe "Mesues i Popullit", shkolla Normale e Elbasanit dhe Universiteti i Shkodres mbajne emrin e tij.
Por, edhe nje figure e tille kaq e vleresuar si L.Gurakuqi, nuk i shpetoi dot censurimit, limimit e modifikimit qe te behej sa me e pranueshme per ideologjine marksiste-leniniste dhe sistemin komunist.
Duke u nisur nga kriteret ideologjike te kohes, ana botekuptimore e Luigjit eshte paraqitur ne menyre evazive: u lane menjane idete e tij mbi shtetin dhe demokracine shqiptare, mbi rolin e fese ne shoqeri, u minimizuan marredheniet e bashkepunimi i tij me klerin katolik dhe vleresimi qe ai kishte per te; nuk u be fjale per qendrimet e prera antibolshevike qe kishte Gurakuqi; materiale te caktuara te tij u redaktuan dhe nuk u ribotuan te plota; cuditerisht edhe fjala e tij ne inaugurimin e Shkolles Normale te Elbasanit, qe eshte nje pamflet i vertete pedagogjik ne te cilin sintetizohet mendimi pedagogjik i Rilindjes dhe perben njekohesisht nje nga pikat me kulmore te tij; u hesht per marredheniet e L.Gurakuqit me shume personalitete te kohes te cilet, me te drejte e te padrejte, u cilesuan, pas ardhjes ne pushtet te komunisteve, si armiq e tradhetare, e si te tille u mohuan plotesisht.
Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili eshte tabani nacional dhe kulturor i formimit te personalitetit te tij?
Luigji u lind dhe u rrit ne gjirin e nje familjeje tregtare te kulturuar shkodrane, nga prinderit Pjeter e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer ne menyre te vecante i ati. Pjeter Gurakuqi ishte nje tregetar me kulture relativisht te ngritur, me nje rreth te gjere shokesh e miqsh ne mes tregetareve e intelektualeve te Shkodres, me nje jete aktive ne pazarin e qytetit dhe me marredhenie tregetare me Venedikun e Milanon. Shtepia e ketij tregetari te kulturuar e te shetitur gumezhinte nga hyrjet e daljet e njerezve qe vinin te diskutonin hallet e kohes e te merrnin vesh lajmet e botes.
I ndodhur perhere prane te atit, degjonte me vemendje bisedat e diskutimet per ngjarje te se kaluares dhe te dites, per lufterat heroike te popullit kunder pushtuesit otoman dhe grabitqareve primitive ballkanike dhe per burrat qe i udhehoqen ato. Duke kujtuar keto vite, Gurakuqi student do te shkruante "Me cohet mall me kene ne shtepi e me ndigjue baben tue kallzue, si perpara, ne ngjarjet e Pashallarve te Shkodres, trimnite e malcorve e luftat e Malit te Zi, sende [ndaluar] kishte ndi prej t'et e qe edhe ai vete shume kish pa".
Shkollen fillore e te mesme jo te plote i ndoqi ne Kolegjin Saverian qe ishte shkolla me e organizuar dhe me e kompletuar qe kishte Shqiperia e asaj kohe. Luigji qe nder nxenesit me te zellshem te shkolles dhe shume shpejt, qe ne moshen 13 vjecare i shfaqen prirjet per letersi e krijime letrare. Me pas ploteson arsimin e mesem ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianos te Shen Dhimiter Korones. Gurakuqi, ka qene nxenesi i pare shqiptar i ketij kolegji. Per 2-3 vjet studion per mjekesi duke vazhduar e diplomuar per shkenca natyrore.
Luigj Gurakuqi pati fatin se ra ne duar te mesuesve teper te zot, atdhetare e intelektuale te shquar si Anton Xanoni, Gasper Jakova - Merturi dhe Jeronim De Rada, i cili nuk qe vetem nje edukator i vertete per te, por dhe nje figure qe e frymezoi per tere jeten.
Ne rrugen e pare te poezise Gurakuqi pati edhe nje udherrefyes e mesues tjeter te shquar, vjershetorin e mallit per atdhe, Filip Shiroken.
Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjere dhe enciklopedike. Ishte njohes i thelle i trashegimise kulturore te popullit te vet dhe i kultures klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo boterore ishin objekt i perhershem i studimeve te tija. Njihte arkeologjine e shkencat ekonomike e financiare, trashegimine arsimore pedagogjike kombetare dhe europiane.
Gurakuqi ishte poliglot. Pervec shqipes, zoteronte ne menyre te shkelqyer latinishten, italishten, turqishten dhe frengjishten. Dinte greqisht e gjermanisht. Ka te ngjare edhe anglishten. Fan Noli e cilesonte Luigj Gurakuqin pionier te qyteterimit perendimor ne Shqiperi, si nje nga shqiptaret e flaket qe thithi me themele kulturen e Perendimit dhe si njeriun qe punoi me gjate e me shume se kushdo tjeter per te mbjellur faren e saje ne Shqiperi.
Ne formimin filozofik botekuptimor L. Gurakuqi eshte idealist objektiv. Ai mbante qendrime liberale ndaj fese e praktikave fetare, qendronte larg cdo fanatizmi fetar.
Por L. Gurakuqi nuk ka qene as antifetar. Ai pranonte ekzistencen e Zotit si krijues i gjithesise. Sipas tij Zoti eshte qenie qe s'ka as fillim e as mbarim, se asgje nuk mund te krahasohet me te, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
[ndaluar] s'di mase me vedi, fill as mbarim"

Zoti i madh dhe i vertete, shkruante L. Gurakuqi, ka ne dore fatin e njerezimit e te popujve, ai din gjithcka, ben gjithcka dhe sheh gjithcka. Eshte ky Zot i plotfuqishem tek i cili L. Gurakuqi ka shprese dhe besim se do te marre ne dore fatet e Shqiperise e te shqiptareve, se do te bekoje punet e tyre e do t'u plotesoje deshiren per liri e pavaresi.
Dialektika e zhvillimit eshte nder anet me reacionale te idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit te botes, te natyres, te shoqerise e te shpirtit njerezor, se cdo gje ne bote "nderron pa pra", se "bota eshte si nje rrote qe sillet pa rreshtur" dhe se "vetem fatalistet e krymbun, tremben prej perparimit...kontendohen (kenaqen) me ndej gjithmone ne nje shtet (gjendje) t'gurt e t'pa jete".
Ndonese nuk ishte fetar dhe mbante qendrime liberale ndaj praktikave fetare L. Gurakuqi e vleresonte rolin e fese per jeten individuale dhe te shoqerise. Feja, shkruante ai, asht e mire, eshte nje ndihme e madhe per jeten e kesaj bote."Parimet e fese - vazhdon ai - te ndjekuna mire, i bajne njerezit qytetare te ndershem, i mesojne qe t'i sherbejne atdheut, qe t'u nenshtrohen ligjeve te shtetit".
Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhane personalitetit te L. Gurakuqit peshen e permasave mbarekombetare, e bene ate ne figure teper te autoritetshme e te besueshme edhe nder punet me te veshtira e me delikate per fatet e atdheut.
Por, edhe L. Gurakuqi i dha gjithcka kesaj levizjeje: tere forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rinine, gezimet e jetes, shpirtin e gjakun e vet.
Idealet patriotike, dashuria ndaj atdheut e udhehoqen Luigjin ne cdo pune dhe ne cdo veprim. Atdheu ishte per L. Gurakuqin gjithcka. Ishte pasuria me e madhe qe kishte, dashuria me e thelle e jetes se tij, ishte familja "defakto" qe pati, gezim dhe hidherim i jetes se tij.
Atdheu, shkruante ai, eshte gjeja me e cmuar qe kemi ne kete jete. Ai ishte gati te luftoje e te vritet jo vetem per Shkodren, qe ai shume e desh, por edhe per cdo cep te dheut qe i thone Shqiperi. Nga Parisi, ne dhjetor te vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastres i shkruante Myfit Libohoves se "jam gati, po te jete nevoja e te shihet e udhes, qe te vij edhe te vritem per Gjirokastren e per nderin e atdheut".
Dashurine dhe detyrimet ndaj atdheut i quante si gjerat me te shtrenjta per cdo shqiptar, se keto detyrime nuk mbarojne kurre. Per cdo shqiptar - porosiste Gurakuqi - dita e 28 nentorit nuk duhet te jete vetem nje dite festimi ku secili duhet te beje analizen e jetes se vet dhe, me dore ne zemer, te pyes vetveten nese ka bere gjithkund e gjithmone detyren qe kish perpara atdheut.
Jane keto ideale e perkushtime qe e vendosen Luigj Gurakuqin ne krye te levizjes se popullit tone per liri e pavaresi, demokraci, arsim e kulture kombetare, duke e bere nje nga personalitetet me te shquara ne periudhen 1909- 1925.
Ndonese nuk jetoi as nje gjysme shekulli te plote, L. Gurakuqi perjetoi ngjarjet me te medha te kohes, disa prej te cilave na i la edhe te fiksuara drejtperdrejte me doren e vet.
Kudo ne balle, ne mos i pari, nder te paret qe.
Drejtor i pare i Normales se pare dhe Minister i pare i Arsimit Shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegateve. Ai shkroi Memorandumin e famshem te Greces, apo Librin e Kuq" te malesoreve kryengrites, zjarri i armeve te te cileve do te paralajmeronte pavaresine. Dora e djathte e Ismail Qemalit ne ngritjen e flamurit ne Vlore me 1912. Nga ajo dore u shkrua vendimi historik i Kuvendit Kombetar te Vlores, nepermjet te te cilit bota mbare mori vesht se "Shqipenia me sot do te behet me vehte, e lire e mosvarme" .
Disa here minister ne kabinetet qeveritare qe aq shpesh nderroheshin ne shtetin shqiptar te pa stabilizuar. Cuditerisht, per natyren e tij iu dha edhe posti i ministrit te brendshem, ne kabinetin disa ditor te Hasan Prishtines. Luigj Gurakuqi drejtoi sektorin e arsimit per nje kohe me te gjate se cdo personalitet tjeter i kohes se tij. Ne te gjitha postet, funksionet e detyrat qe pat, Gurakuqi ishte nje personalitet imponues qe ngjallte besim e krijonte siguri tek te tjeret per suksesin e kryerjes se tyre. Kete besim e kishin njerezit e thjeshte nga tere krahinat shqiptare, patriote te shquar te levizjes kombetare, shqiptaret e kolonive, njerez te shtresave, te rrymave politike e te besimeve te ndyshme fetare. Per kete do te mjaftonte te ndiqnim traditen qe filloi te krijohej ne letersi me dialogun perkushtues Shiroka, Gurakuqi.
Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Preng Docit, Hile Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hile Mosi vazhdon ta quaje bylbyl ne tingellimin qe i kushton, "S'kendon bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset" duke e quajtur "shqiptar i vlefshem dhe ndera e djelminse shkodrane".
Po ashtu Pader Anton Harapi vepren e tij kryesore "Andrra e Pertashit" (Urti e burrni nder banoret e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: "Burrit t'vertete burre, L. Gurakuqit, i cili me kulturen e nelte shpirterore, mishnoi, madhnoi, perjetoi urtine, bese e burrni shqiptare, tue mbete perhere shembull shqiptari me kulture, simbol i bashkimit kombetar, idealist i shkelqyeshem ne vorfni".
Si politikan e burre shteti Gurakuqi ishte demokrat i bindur dhe liberal i ndergjegjshem. Kur ne Parlament Ali Kelcyra i ben verejtje per qendrimet e tij liberale, Luigji pergjigjet se "Z. Ali Kelcyra me tha si per qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund te jete i sigurte zotnia e tij se vdekja do te me ndaje nga mendimet e mija liberale". Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk eshte as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte keto qe ne vitet 20 ishin te barazvlefshem dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhune, me forcen e armeve, me kryengritje.
Gurakuqi ishte per zgjidhjen paqesore te probleme nepermes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtesi e ne menyre te bute". Si i tille, ishte kunder futjes se popullit ne udhen e kryengritjes se armatosur.
Duke pasur keto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqesore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhune te problemeve, Gurakuqi u perfshi ne Revolucionin e 1924, pas nje hezitimi e kundershtimi te forte. Kete e deshmojne shoket e miqte e tij.
"Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u terhoq (ne revolucion - V.H.) pas nje kundershtimi te forte. Mund ta deshmojne se u ndodhen ne Vlore".
Pader Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashke me Luigjin po punonin per nxjerrjen e numrit te gazetes "Ora e Maleve", nje telegram nga Vlora e njoftonte per fillimin e revolucionit. Pyetjes se Pader Antonit se c'fare ka ngjare, Luigji i qenka pergjegj: "Na kane fik Pader Anton: ja, e kane fillue revolucionin atje ne Vlore, deputetet tone, pra eshte e kote te qajme: duhet te jemi solidar me shoket, cuo te fillojme edhe na".
Qendrimin e mesiperm te L. Gurakuqit, Pader Anton Harapi e perforcon me poshte: Diten e largimit nga Shqiperia pyetjes se si falimentuat keshtu dhe po e lini Shqiperine, Gurakuqi i skuqur, duke iu marre goja me buze te shtrenguara pergjigjet: "Pader Anton na skredituen (diskredituan) teper keqas na kane deklarue komunista n'opinion t'Europs". Pader Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi per bese e per burrni qe i zoti te vepronte edhe kunder bindjes se vet. Sidoqofte ky eshte nje nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lene "vijen e mesme te tij".
Luigj Gurakuqi qe nje luftetar i vendosur per unitetin kombetar. Si dhe rilindasit e tjere kete unitet e shihte si: unitet teritorial, krahinor, unitet gjuhesor dhe unitet e mirekuptim fetar.
Ai luftoi per te bashkuar ne nje te tere tokat dhe fiset shqiptare. Per kete ai u permbajt tezes, idese: Shqipnia e shqiptaret ne kufijt qe i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e ambel e zogjeve te shqipes.
Tere jeten L. Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte zemra per padrejtesine qe iu be kombit tone duke ia ndare trupin per gjysme. I qendroi besnik deri ne fund te jetes idealit per te pare nje dite te bashkuar rreth tokes amtare gjithe vellezerit e kombit. Ai ankohej se: "Na kane marre qytetet e na kane lane malesine, na kane marre viset me te cmueshme te atdheut duke na lene si nje trup pa koke". Tingellojne shume aktuale demaskimet qe i bente Gurakuqi politikes se pastrimit etnik qe ndiqnin shovinistet serbe: "Qeveria jugosllave nuk do te ndalet para asnje mjeti - deklaronte ai - per t'i nderrue fytyren Kosoves". Per gjendjen teper te veshtire te shqiptareve ne shtetin jugosllav fajson Fuqite e Medha, te cilat bene theror shqiptaret e trojet e tyre per interesat e veta e te aleateve te tyre. L. Gurakuqi eshte partizan per te ndihmuar e per t'u dalur zot te drejtave te popullsise se Kosoves. E quante si detyre te rendesishme te shtetit shqiptar. Faji i vetem i kosovareve - thonte Gurakuqi - qendronte vetem ne ate se ata ishin shqiptar e donin te mbeteshin shqiptar.
Nder fjalimet me te forta te Gurakuqit ne parlament jane ato mbi mbrojtjen e popullsise shqiptare te Kosoves. Kur qeveria jugosllave ne nje telegram e quante nderhyrje ne punet e brendshme te saj interesimin e shqetesimin e qeverise shqiptare per gjendjen teper te veshtire te shqiptareve te Kosoves, Gurakuqi, plot indinjate e zemerim do te merrte fjalen e do te thonte: "Si mundte me thane nje qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset tona me varre te vllazenve tone, se po i perzihemi ne punet e mbrendshme te saj. Si mundte nji qeveri me thane se po i perzihemi ne punet e brendshme, kur shofim se per shkak te saj me mijera femije e gra sillen te shveshur e te zbathur ketu neper Tirane e ushqehen me sevapet e amerikaneve e tepricat e ushtrise". Qeveria Jugosllave - vazhdon Gurakuqi - nuk ka te drejte per te na akuzuar per nje gje te tille kur parlamenti shqiptar kerkonte vetem ne emer te njerezise e te humanizmit qe te nderpriten mizorite serbe ndaj shqiptareve.
Luigj Gurakuqi ka meriten se eshte nder hartuesit kryesore te programit arsimor e kulturor te levizjes sone kombetare per autonomi, liri e pavaresi. Ne kete kuader ai ishte njohesi dhe propaganduesi me i mire i traditave te popullit tone, i traditave kulturore e patriotike, i tradites gojore e shkrimore dhe i psikologjise se popullit tone. Thelbin e qendrimit te tij ne kete fushe e perben ideja se nuk duhen mohuar t? paret, paraardhesit, sepse perndryshe nuk do jemi shqiptar, skemi kujt t'i shkojme mbrapa e prej kujt te frymezohemi. "Nji komb - thonte Gurakuqi - rron me tradicione, me gojdhana. Ay popull kur kujton e nderon te paret e vet, asht me te vertete nji komb trim". Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit tone ai kishte nje synim te qarte: Shqiptaret te njohnin vlerat e veta, te njohin e cmojne vlerat e gjakut te tyre.
Gurakuqi u perpoq per te dhene nje pamje sa me realiste te Shqiperise. Prandaj ai vinte ne dukje edhe te metat e gabimet e shqiptareve, duke u bere thirrje per t'i luftuar e ndrequra ato. Vecanerisht i shqetesuar ka qene per zakonin e gjakmarrjes. E denonte ate si nje akt te demshem dhe si mjet te nxitjes nga te huajt te percarjes ne popullin shqiptar.
Ai brengoset se shqiptaret "... nder veti jane tue u vra./ E n'gjak t'vllazneve duert tue i la./, se " Me u kthye mbar gjaqet s'na lane/ Ndermjet vllaznevt idhnimi s'prane."
Ketej buron thirrja e tij e fuqishme plot duf shpirteror:

"Oh! c'e zeza, o bijt e mi /
Sa keq jem tue punue/
Lenie ma, ket zakon t'zi/
Gjaqet vine me i harrue/"

Gurakuqi ka pase nje angazhim teper serioz dhe shume te gjate per problemet e gjuhesise. Qe ne fillim ai iu permbajt tezes, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha eshte shenja me e pare e kombit, kushti themelor per ekzistencen e tij dhe mjeti me i mire per bashkimin kombetar. Sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi jane nje trup e nje shpirt, jane mishi e gjaku i trupit, se gjuha dhe kombesia e jone nuk mund te rrojne pa njera -tjetren .
Gurakuqi eshte nje nder personalitetet kryesore qe luftoi per njesimin e alfabetit. Edhe ne kete problem ai u udhehoq nga parudha nje komb, nje gjuhe, dhe nje alfabet. Gurakuqi ka qene figure qendrore e Kongresit te Manastirit dhe e Komisise Letrare te Shkodres.
Ai ka merita te shquara ne zhvillimin e gjuhes letrare shqipe, ne perpunimin e gjuhes letrare dhe ne njesimin e shqipes se shkruar, ne stabilizimin e drejtshkrimit, ne pasurimin e fjalorit, ne ceshtjet e leksikologjise, terminologjise e te gramatologjise.
Gurakuqi pati meriten dhe fatin qe udhehoqi drejtperdrejte luften per krijimin e shkolles kombetare shqiptare dhe te sistemit tone arsimor. Nen drejtimin e tij u hodhen themelet e para te sistemit arsimor fillor shteteror ne Shqiperi. U krijua pervoja e pare e ngritjes se administrates arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit nje sistem i tere i pergatitjes dhe i kualifikimit te mesuesve.
Gurakuqi ka meriten se percaktoi drejt e qarte, me shume se cdo paraardhes, konceptin mbi shkollen kombetare shqiptare, permbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit te saj. Ai kerkonte qe gjithe fryma dhe permbajtja e shkolles te ishte ne funksion te qellimeve dhe idealeve kombetare.
Gurakuqi eshte tekstologu me i shquar shqiptar i fillimit te shekullit tone. Ai i dha shkolles shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mesimore me nje vellim prej 738 faqesh.
Edhe pas vitit 1920 kur ai nuk eshte me ne krye te zhvillimeve arsimore te vendit, ai shfaqet si personaliteti politik qe u angazhua me shume se kushdo tjeter, ne trajtimin e problemeve te shkolles dhe te reformave qe duheshin bere. Arsimi vazhdoi te mbetet, sic e thote vete ai, dega me e dashur e zemres se tij. Ai parashtroi ne parlamentin shqiptar ide dhe mendime shume interesante per politiken arsimore dhe rrugen qe duhet te ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte nje vizion te qarte per rolin e shkolles ne nje shoqeri moderne, per lirine dhe te drejtat themelore te individit ne fushen e arsimit dhe kerkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike te shkolles shqiptare.
Gurakuqi i ka kushtuar shume kujdes problemit te fese dhe te marredhenieve ne mes shqiptareve me besime te ndryshme fetare, vendosjes se unitetit ne mes tyre dhe te sigurimit te mirekuptimit e te tolerances nderfetare.
Pa realizimin e kesaj, ne kushtet e perberjes fetare te popullsise, do te ishte e pamundur te arrihej synimi i madh: sigurimi i unitetit kombetar si faktor i dores se pare per liri e pavaresi.
L.Gurakuqi ka demaskuar perpjekjet e armiqve te Shqiperise per ta perdorur fene si mjet te percarjes se popullit tone. Per kete arsye, ne shtatorin e 1912, ai porosiste si "Une po ju tham se nevoje e madhe asht te pajtoni muhamedane me te krishtere. Duhet t'a marrim vesht te gjithe se jemi ne rrezik te madh e mund te hupim per jete te jetes".
Ai kishte besim te patundur ne bashkimin e shqiptareve dhe ne mirekuptimin fetar te tyre se, shqiptaret, historikisht, me gjithe dallimet fetare, gjithnje kane qene te nje mendjeje ne shprehjen e dashurise se pafund ndaj atdheut te vet.
Ishte kjo ide, shkruante Gurakuqi, qe i beri muhamedanet atdhetare pavaresisht nga lidhja e besimit me shtetin sundues turk, qe te kerkonin shkeputjen e Shqiperise nga Turqia. Po kjo ide, vazhdon ai, beri qe edhe te krishteret, ndonese e dinin se ne Shqiperine e lire qe enderronin, do te kishte nje shumice muhamedane teper te madhe, nuk e moren aspak parasysh nje fakt te tille dhe pasojat e tij.
I pyetur nese ai vete kishte besim se mund te bashkohen toske e gege, myslimane e te krishtere, Gurakuqi iu pergjegj se "Po mos t'a kishe kete bindje, do t'u niseshe me vaporrin ma te pare perjashta, per te mos u kthyer ma kurre ne Shqipni".
Qe ne mbledhjen e pare te Kongresit te Durresit, me 1919, L.Gurakuqi "asht kunder qe ne nje mbledhje kombetare te permenden fjalet toske e gege dhe te krishtere e mysliman", kerkon qe fjale te tilla te jene te ndaluara dhe shton se " .... ceshtja e lirise dhe e nderimit te feve ne Shqipni duhet te zgjidhet mbas formules: "Feja e lire ne shtet te lire".
Keto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollesisht ne diskutime ne parlamentin shqiptar dhe, posacerisht ne artikullin "Bazat e bashkepunimit ndermjet shqiptarevet muhamedane e te krishtere".
Ai eshte kategorikisht kunder atyre qe mendonin se per te larguar konfliktet fetare qe mund te lindnin, duhet, me te bute e me te fort, te shuhen besimet fetare ne Shqiperi.
Ai eshte qe te ndiqet nje rruge tjeter. Per kete L.Gurakuqi percakton parimet baze ku duhen mbeshtetur marredheniet e mirekuptimit dhe te bashkepunimit ne mes myslimaneve e te krishtereve parime keto qe mbeten aktuale edhe sot e kesaj dite. Ne aspektin kombetar, duhet te zbatohen parimet qe kane kaluar provat e zjarrit te historise: njesia e atdheut, bashkimi i kombesise, lidhjet e gjakut e te gjuhes. Ne aspektin e drejteperdrejte fetar: besime te lira ne nje shtet te lire, garantimi me ligj i barazise ne trajtimin e fese, mostrazim i shtetit ne ceshtjet fetare, nderim i njeri-tjetrit per besimin e shoqi-shoqit.
Personaliteti i L.Gurakuqit spikat edhe ne fushen e diplomacise. Ai qe perfaqesues i Shqiperise ne ballafaqimet diplomatike ne qendrat me te medha te politikes europiane: ne Londer, ne Rome e ne Vjene, ne Paris dhe ne Gjeneve. Keshtu, ne Londer, me 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverise se Durresit apo ne Gjeneve, me 1924, ne Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.
Gjate jetes se tij ai pati takime me dhjetera politikane e burra shtetesh ne mbrojtje te ceshtjes kombetare e te fateve te Shqiperise. Kudo dinjitoz. Meritat e tij ne kete fushe ia kane njohur pa hezitim pjesemarresit e ketyre ballafaqimeve.
Gjergj Fishta, nder shkaqet qe delegacioni shqiptar nuk arriti te paraqese e te mbroje si duhet problemin shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, rradhiti edhe inferioritetin e perfaqesuesve tane te cilet nuk mund te perballonin ballafaqimet me profesoret, doktoret e diplomatet sllave dhe greke.
Pasi pranon se edhe ai vete, sa here ka marre pjese ne bisedimet me delegacionet e huaja: ".... te them te verteten se me asht dashur te skuqesha per inferioritetin tim", shkruan se: "Asht e kot te genjehemi. Nese perjashtohet Gurakuqi [ndaluar] vetem ai ka nje kulture te pershtatshme, ka nje atdhetari te shendoshe dhe nje njohuri te gjere per njerezit dhe per sendet e Shqiperise, asnje nga anetaret e qeverise, qofte te saje se meparshmes, qofte te se tanishmes, nuk mund te thote se e paraqet denjesisht Shqiperine dhe te mbroje sic duhet interesat e saje".
Gurakuqi eshte kritikuar nga biografet per nje fare mbivleresimi te Fuqive te Medha ne percaktimin e fateve te Shqiperise, per nje besim te tepruar tek faktori i jashtem e politika nderkombetare. Mendojme se me te padrejte.
Ai nuk ishte nje politikan e diplomat i kallepeve dogmatike qe t'i binte murit me krye, se vetem me "forcat tona" do te zgjidheshin problemet aq te nderlikuara politike te Shqiperise.
E vogel, pa forcen e duhur ekonomike e ushtarake, e rrethuar nga fuqi shoviniste qe, ne cdo cast, ishin gati t'i kepusnin koken; vend i vogel ku perplaseshin interesa te medha te te tjereve, shume here me te fuqishem e me "mjeshterore" ne perdorimin e mjeteve te politikes, te dhunes e te dredhive, Shqiperia nuk mund te cante me parimin "me forcat tona". Domosdo duhej gjetur "e mesmja" per te fituar "cfare te mundnim" dhe per te mos humbur gjithcka qe, mundesisht te plotesoheshin deri ku te mundnim interesat kombetare por edhe te mos ndersenim te tjeret kunder Shqiperise, kur nuk ishim te zot t'i perballonim.
"Diplomacia e vertete - shkruante Gurakuqi - mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme".
Keshtu qe vija e mesme ne politike e ne diplomaci nuk e coi L.Gurakuqin as ne qendrime servile e as ne iluzione. Megjithese e kishte te qarte rolin e faktorit te jashtem, ai mbeti teper i zhgenjyer nga qendrimi i Fuqive te Medha ndaj fateve te Shqiperise dhe zgjidhjes se problemit kombetar. Ai mban nje qendrim teper te ashper ndaj forumeve nderkombetare qe u moren me problemet e Shqiperise, e kishte te qarte se vetem gjemimi i topave tone mund te arrije me shpejt ne veshet e shurdhuar te Europes ndaj zerit te shqiptareve qe nuk pushojne s'kerkuari drejtesi.
I zemeruar dhe i indinjuar nga qendrimi i Konferences se Paqes se Parisit me 1919, L.Gurakuqi shkruante "Te mos besojme si disa shqiptare, se Vilsoni u smue, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zen gjumi nga kujdesi i Shqiperise", se Fuqite e medha kujtohen ndonjehere per Shqiperin kur duen te zgjidhin konfliktet ne mes vedi apo te ndreqin ngatresat e te tjereve ne dam te interesave te Shqiperise.
Gurakuqi na shfaqet edhe si ekonomist i shquar dhe financier i talentuar. Ishte per pronen private e mbrojtjen ligjore te saj me ligj, kunder shpronesimit e konfiskimit te saje vec se per interesa publike kundrejt shperblimit te arsyeshem te pronareve.
Kerkonte t'a clironte fshatarin nga skllaveria e marredhenieve mesjetare cifligare dhe ta bente zot te tokes qe e punonte sepse ishte i bindur qe "kur bujku te jete skllav nuk e punon mire token e me vone shtyhet ne bolshevizem. Shtimi i pronave te vogla eshte mjeti me i forte kunder perhapjes se bolshevizmit".
Per t'i dalur perpara kesaj ai shtroi idene qe pronat shteterore dhe pronat e medha private t'u ndaheshin fshatareve duke i njohur cdo familje qe te behet zot i shtepise ku banon dhe i nje hektari toke nga ajo qe punon kundrejt shperblimit te pronareve.
Gurakuqi ngulmonte qe te ndihmohej prodhimi i vendit dhe qe parlamenti te merrte masa per t'i bere balle konkurences se huej me ane te taksave doganore dhe te stimulonte shoqerite aksionare te borgjezise shqiptare.
Me te drejte mendonte se shkaku i emigracionit ishte se vendit i mungonte industria, se jemi te detyruar me importue te gjithe gjerat per te cilat populli ka nevoje. Po te mos dalim nga kjo situate, atehere - shkruante Gurakuqi - "edhe pasunia kombetare do te vije dite per dite tue u mbarue e do te vije nje dite kur te mbetemi si te huej ne token tone, dmth do te bahemi ekonomikisht e politikisht sherbetoret e atyne qe do te na kene hanger pasunin".
E kishte te qarte se pa ndihma nga jashte nuk mund te zhvillohej ekonomia e vendit. Ishte per dhenien e koncensioneve, marrjen e huave e krijimin e shoqerive te perbashketa anonime por kurdohere duke respektuar pavaresine politike e ekonomike te Shqiperise.
Ne shoqerite e perbashketa anonime ngulmonte qe pjesa me e madhe e aksioneve te ishin ne duart e shqiptareve dhe ne perberjen e keshillave administrative te tyre shumica te ishin shqiptare.
E quante si fatkeqesi kombetare bilancin negativ te tregetise se jashtme dhe ishte kunder marrjes se huave per te mbushur mungesat e buxhetit, Gurakuqi paralajmeronte se "mjer ai shtet qe merr te holla hua per me pague rrogat sepse ne pak vjet shteti do te gjendet i kerrusun nen barren e rande te borxheve nga te cilet nuk do te shpetoje kurre".
Keto ide ai deshi t'i realizonte ne postin e Ministrit te Financave ne Qeverine e Nolit. Megjithese i gjeti financat e shkaterruara, arken e shtetit me nje deficit prej 7 milion fr.ari dhe rrogat 7 mujore te nenpunesve te pa paguara, me masa teper energjike arriti qe, per here te pare t'i paraqitej parlamentit nje projekt buxhet i sakte, i studiuar edhe i balancuar. Ai pergatiti edhe projektin per themelimin e sistemit monetar dhe te kreditit te Shqiperise.
Gurakuqi ishte teper i rrepte ne perdorimin e fondeve. "Nje qeveri konstitucionale - thonte ai - nuk mund te prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa aprovimin e parlamentit".
Luigj Gurakuqi na ka lene nje pervoje te pasur per jeten parlamentare, ndertimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, per luften politike e marrdheniet pozite-opozite qe paraqesin nje rendesi aktuale edhe per zhvillimet demokratike ne vendin tone.
Gurakuqi kishte vleresim e besim te madh tek parlamenti, ligji e vota e lire e popullit.
Ai qe partizan i ligjeve te forta e te drejta. Kishte bindje absolute se me anen e tyre, te nje administrate te forte dhe te nenpunesve te ndershem e te zote, do te realizoheshin aspiratat e popullit shqiptar. Ne mbreterine e ligjit e te drejtesise - thonte Gurakuqi - nuk do te mund te merren masa arbitrare ndaj popullit. Ai kerkonte nje qeveri te ligjeve, bile te ligjeve te forta, e jo me i lane nenpunesit duart e lira per te punuar sipas vullnetit te vet.Gurakuqi kerkonte qe pozita e opozita duhet te bejne nje lufte parlamentare te ndershme, te zhvillojne lufte idesh e jo lufte karrigesh, "Ne parlament - thonte Gurakuqi - ma mire se askund mund te mbrohen ligjerisht ashtu si duhet te drejtat e popullit kunder shperdorimeve te organeve te qeverise".
Detyren e deputetit e quante detyre te madhe, te rende e te shenjte, kerkonte nga ata te jene shembull ne zbatimin e ligjit.
"Ma e para detyre e atyre qe i thone vetes ligjvues - thonte Gurakuqi - asht t'i shtrohen e te respektojne vete ligjin".
Gurakuqi ishte armik i shperdorimit te pushtetit dhe mbrojti me force te drejtat dhe lirite themelore te individit. Denoi me force dhunen, torturen e rrahjen. Kishte bindjen se dhuna vendos nje qetesi te rreme, pse nje popull qe rrihet, pret diten me cue krye, se qetsia nen dhune asht si nje thengjill i mbuluem qe ndizet prape.
Gurakuqi ngulmonte per garantimin e nje procesi zgjedhor te lire, te drejte e te ndershem , larg cdo presioni e shantazhi ndaj zgjedhesve.
Gurakuqi dikur do te shkruante: "Nje popull qe nderon burrat e vet, nje popull qe pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetem nder faqet e historise por edhe mbi rrasa e ne monumenta, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndiesi te holla, se njef miradijen e ka deshir me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit te te Medhajvet te vet".
E nje nder Te Medhenjet e kombit tone ishte vete ai si njeri e si qytetar, si atdhetar si luftetar. Sa e lavderueshme ishte ngritja e shtatores se L.Gurakuqit ne qytetin tone, aq e palejueshme eshte gjendja mjerane e shtepise muze dhe e varrit te tij, gjendje qe nuk duhet te lere te qete ndergjegjen atdhetare te shtetareve tane, posacerisht te shtetareve lokale dhe te qytetareve shkodrane.
Trashegimia Gurakuqiane eshte nje miniere e thelle qe sa me shume ta germosh, aq me shume do te nxjerresh. Hulumtimi i saj i metejshem, mbledhja dhe botimi i tere trashegimise politiko-shoqerore, arsimore-pedagogjike shkencore, letrare e kulturore eshte nje detyre e institucioneve shkencore dhe organizmave shteterore, para se gjithave e Shkodres dhe te Universitetit te saj. Brezat do te na ishin mirenjohes.
Me jeten, me vepren e me gjakun e vet Luigj Gurakuqi eshte nje amanet, eshte nje apel per te gjithe ne: lerini merite e bashkohuni, si qemoti per t'i dalur zot atdheut e kombit dhe bejeni sa me te forte Shqiperine.
Vetem duke e bere te forte Shqiperine mund te themi se Luigj Gurakuqin e kemi perhere ne mes nesh.


Dr. Vehbi Hoti
 

Guest
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

<font color="yellow"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="blue"> </font>
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

18 Shkurt 2006 nga Besi Bekteshi

I jepen nderimet e fundit Frederik Rreshpjes

Shkodër –Në hollin e teatrit “Migjeni” janë bërë homazhet dhe vendosur kurora për një nga shkrimtarët dhe desidentët e burgosur për idetë e tij në diktaturë Frederik Rreshpja i ndarë nga jeta vetëm një ditë më parë. Për nder të këtij biri të Shkodrës që e la qytetin e tij në moshën 66 vjepare, i cili provoi burgosjen në Spaçin famëkeq të diktaturës ishin familjarë dhe miq të tij, por edhe ish të burgosur të ndërgjegjes në kohën e represionit komunist. Ishin në këto homazhe edhe krerët lokalë të Shkodrës Artan Haxhi dhe Gjovalin Kolombi, por edhe konsulli i nderit të Austrisë, Gjergj Liqejza. Për të dhënë lamtumirën e fundit këtij liriku të madh, por dhe publiçisti jo konformist erdhën artistë dhe letrarë nga Shkodra, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, por edhe shumë intelektualë dhe qytetarë të Shkodrës. Nga qeveria nuk kishte përfaqësues me sa duket të zënë me vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Barroso, por nuk ishin as deputetët e Shkodrës me përjashtim të deputetit Bakalli.
Mbas ceremonive të rastit me shuarjen e një prej poetëve dhe letrarëve të mëdhenj të Shkodrës u shprehën me superlativa mbi veprën e tij, shkrimtari Skënder Drini i cili kujtoi veprën desidente të tij dhe moskompromisin e tij me diktaturën dhe Moikom Zeqo që e konsideroi Rreshpjen si letrarin dhe lirikun më të madh të Shkodrës tani mbas vdekjes. Mbas ceremonive trupi i lirikut të madh të Shkodrës u vendos në varrezat katolike të qytetit.
 
Top