Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Isa Alibali: Luçije Milotit-Laureshes se Shkodres
LUÇIJE MILOTIT– LAURESHËS SË SHKODRES.Me ndjenjën e dhimbshme e të hidhur, me ngashërim të papërmbajtëshëm për këtë humbje të madhe të artit tonë kombëtar, më lejoni të sjell para jush hidhërimin e thellë të mbarë qytetetarëve shkodranë për ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës sonë qytetare, artistes së madhe, Luçije Milotit.E lindur në një familje artistësh, e rritur si një lule në kopshtin e begatshëm të muzikës popullore shkodrane, e ushqyer me dashurinë e pafundme për këngët e popullit, e paisur me një zë të kristaltë e shumë të ëmbël, ajo u bë shumë shpejt një pasuese e denjë e besnike e traditave më të shquara të perlave të këngës shkodrane e mbarëshqiptare. Por ajo i pasuroi traditat e popullit tonë artist, me shumë vlera të veçanta, duke dhënë shëmbëlltyrën më të përsosur të interpretimit dhe trajtimit të saj prej mjeshtreje.Sa herë që kemi dëgjuar e dëgjojmë ligjërimin e saj prej bilbili, thellë në shpirt kemi ndjerë emocione të veçanta dhe kemi admiruar e do të admirojmë gjithnjë atë pastërti të zërit të saj, atë ëmbëlsi të tingullit, shumëngyrshmërinë dhe bukurinë e tij, freskinë dhe dritën që lëshon dhe që depërton në zemrat tona dhe na mbush jetën me gëzim të veçantë.


Luçije Miloti, Lauresha e Shkodrës, Mjeshtrja e Madhe, këngëtarja e ëmbël dhe papërsëritëshme, është dhe mbetet përgjithmonë një lis i madh që lindi dhe u rrit në tokën pjellore të këtij vendi që nxorri nga gjiri i vet njerëz të shquar të të gjitha fushave. Ajo i dha Shkodrës dhe Shqipërisë nderë të madh, edhe pse nuk mori atë që i takonte.
Kënga qytetare, e krijuar si një vlerë e pashoqe nga breza të tërë artistësh popullorë, është një zë i fuqishëm i ndërgjegjes qytetare të popullit tonë. Për këtë kanë meritë si krijuesit e saj të talentuar, ashtu edhe interpretuesit e shumtë, të cilët e ngritën edhe më lart traditën e shkëlqyer që krijuan paraardhësit e tyre. Në panteonin e lavdishëm të këngës shqiptare, veçanërisht asaj shkodrane, një vend nderi në të zë padyshim e madhja Luçije Miloti që na ka mbledhur sot, duke ndjerë të gjithë dhimbje të veçantë për këtë ndarje të hidhur. Ajo na bëhet sot edhe më e madhe, sepse, duke i vlerësuar në këto çaste hidhërimi talentin e saj të jashtëzakonshëm, na duket si dielli që shndrit kudo ku depërton, Sepse edhe ajo ka ndriçuar e ndriçon gjithnjë shpirtërat tanë, ka mbushur me gëzim e kënaqësi të gjitha familjet shqiptare, kudo ku ato jetojnë. Prandaj poeti kosovar është shprehur se kur këndon Luçije Miloti, sillet moti për së mbari, rezit dielli, gjelbëron bari…dhe lumenjtë rrisin gurgullimën…sepse …nga ligjërimin e saj prej bilbili edhe zogjtë shtojnë cicërimën…


Ajo do të ligjërojë pafundësisht, sepse Luçije Miloti shkëlqen në kupën qiellore si një yll që rezaton fuqishëm.
Një artist i mirë është kurdoherë i gjallë, kur vepra e tij jeton midis njerëzve, siç jeton dhe do të jetojë gjithnjë kënga dhe ligjërimi i ëmbël i Luçje Milotit.
Na fal e shtrenjta jonë Luçije se nuk bëmë më shumë për ty. Me shpirtin tënd të gjërë prej artisteje, e dimë se qyteti yt i lindjes duhet të të kishte nderuar më shumë. Por mos na gjyko ashpër. Duke u ndarë sot prej teje, vetëm fizikisht, e nderuara Luçije, të sigurojmë se do të jesh gjithnjë pranë nesh,, se nuk do të harrohesh asnjëherë, sepse artistët e mëdhenj siç ishe ti, ashtu si edhe heronjtë, na bëhen më të mëdhenj sa më shumë që kalon koha.
Lamtumirë, e shtrejta jonë Luçije. Të përjetshëm qofshin kujtim dhe vepra jote.



CURICULUM VITAE E KËNGËTARES SHKODRANE
LUÇIJE MILOTI - LAURESHA E SHKODRES
MERITA SMAJA:
Shkodra, që gjithëherë është quajtur qyteti i traditave të shquara historike e kulturore, ka nxjerrë nga gjiri i vet shumë e shumë artistë të gjinive të ndryshme, duke i dhënë vetes një vend nderi dhe duke ndikuar në zhvillimin kulturor të të gjithë vendit. Një ndër më të shquarat bija të këtij qyteti me nam, është padyshim edhe këngëtarja e shquar e këngës qytetare shkodrane, siç është quajtur ndryshe edhe Lauresha e Shkodrës, ose bilbili i këngës shkodrane, Luçije Miloti, që mban titullin e lartë “MJESHTRE E MADHE”
Luçija u lind më 11 maj 1930, në një shtëpi karakteristike shkodrane te Arra e Madhe, për të banuar pastaj afër Dugajve të Reja. U rrit në një mjedis familjar me traditë për muzikën dhe këngën popullore. E ëma Katerina, e motrat Marija e Terezina dhe vëllai Emili ishin këngëtarë të njohur në rrethin e tyre familjar. Ky truall e ushqeu Luçijen e vogël me këngët e ahengut, me jaret dhe vallet shkodrane. Në moshën 15-vjeçare Luçija, me ndërmjetësimin e Prenkë Jakovës, merr pjesë në koncertin e parë në sallën e kinema “Rozafatit”. Pas këtij koncerti të suksesëshëm, Prenkë Jakova e uron kështu: “ Tashti të qoftë udha e mbarë. Edhe sikur të duash të tërhiqesh, nuk të lë publiku të largohesh.” Vazhdoi të këndojë me shumë sukses në Radio-Shkodra, së bashku me artistët Bik Ndoja, File Gjeloshi, etj.
Nuk kalon shumë kohë dhe familja e Luçijes vendoset përfundimisht në Tiranë. Mjeshtri Paulin Pali, drejtues i orkestrës popullore në Radio-Tirana tregon një kujdes të veçantë ndaj Luçijes, duke u bërë mësuesi i vërtetë i saj. Ajo luajti një rol të veçantë në përhapjen e këngës shkodrane. Në vitin 1950 futet ne Filarmoninë Shqiptare, aktivizohet në estradën e shtetit për t’u përfshirë përfundimisht më vonë në trupën e Ansamblit të Këngëve e Valleve, në vitin1957.
Për më se tridhjetë vjetë ajo siguron një repertor shumë të pasur, me rreth 500 këngë, të denjë për një këngëtare dhe një popull që e adhuron, duke e quajtur “bilbili i këngës shkodrane”. Eshtë vështirë të gjesh krahasim më të qëlluar. Dhe ligjërimi prej bilbili i Luçijes fluturoi i lirë në hapsirat e paanë , gjithandej ku ndodhen e jetojnë shqiptarët, për t’i joshur me zërin e saj, për të thënë se ka një Luçije, se ka një Shkodër me këngët e saj perla të vërteta, se ka një komb shqiptar që nxjerr njerëz të mëdhënj.
Edhe pse e dobët fizikisht, nga gjoksi i saj gulçoi një zë i fuqishëm, plot ngjyrime, i pastër si rrjedha e ujërave të kristalta nëpër burime, me tone të buta e të ngrohta. Ajo është një fenomen unik në artin e të kënduarit popullor shqiptar. Ajo ia kushtoi tërë jetën këngës popullore, kryesisht asaj shkodrane, por edhe këngëve epike të Veriut e të Kosovës. Ajo u bë padrone e vërtetë e zërit të saj në interpretime të shkëlqyera, duke e kënduar me shpirt e ndjesi si këngën popullore anonime, ashtu edhe të kompozitorëve amatorë e profesionistë, duke na dhënë një galeri pa fund interpretimesh të këngës popullore qytetare shkodrane dhe asaj shqiptare në përgjithësi.
Zëri i Luçijes është i magjishëm. Shumë artistë të shquar do ta quanin si “një zë i lindur”, “një zë brilant”, “këngëtare e paisur me një zë të mrekullueshëm e timbër të shkëlqyer”, “ Lauresha e Shkodrës me zë kristalor”, etj.etj. duke arritur tek thënia e Tish Daisë se “Këngëtare si Luçije Miloti vijnë një herë në shekull”.
Sa herë që dëgjojmë këngët e Luçije Milotit ndjejmë në zemër emocione, kënaqësi, ngazëllim dhe nga thellësitë e shpirtit na del natyrshëm thirrja “Mos vdeksh kurrë, moj Luçije!”. Ky është urimi më i mirë për Laureshën e Shkodrës, e cila, me zërin e saj të magjishëm i gjallëroi më tej këngët qytetare shkodrane. Ajo u shqua për karakterin, ngjyrimet dhe stilin e spikatur, si një zë i veçantë i shpirtit artist të shkodranëve.
Luçije Miloti, me zërin e saj brilant, ka tundur skenat e tre kontinenteve ku ajo ka kënduar me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke i dhënë vendit të vet një emër të lartë dhe duke ngritur lart prestigjin e Shqipërisë në botë.
Shkodra, që di të nderojë bijtë e bijat e veta të shquara, duhet të dijë të nderojë edhe këtë artiste të madhe, me rastin e 75-vjetorit të lindjes së saj, duke i dhënë titullin “Krenaria e Shkodrës”.

P/SHOQATËN “DASHAMIRËT E KËNGËS SHKODRANE”
S E K R E TARI K R Y E T A R I
( Isa Alibali ) ( Tonin Zadeja )






Shkodër, më 11 maj 2005
 

genci

Primus registratum
Lucie Miloti, hesht "Bilbili i Ballkanit"

Lucie Miloti, hesht "Bilbili i Ballkanit"
E Marte, 16 Maj 2006
Kengetarja e shquar e muzikes popullore, Lucie Miloti, nderroi jete dje paradite ne Tirane ne moshen 76 vjecare. Kengetarja e paperseritshme Lucie Miloti lindi ne qytetin e Shkodres me 11 maj 1930, ne nje familje qytetare dhe me tradita muzikore. Ne moshen 12 vjecare ajo del per here te pare ne skene ne Shkoder, me pas kendon ne Radio Shkodra dhe angazhohet ne shtepine e Kultures se qytetit nen dirigjimin e Preng Jakoves.

Me 1946 transferohet familjarisht ne Tirane, ku emerohet si soliste ne Radio Tirana ne drejtimin e Paulin Palit. Nje vit me vone emerohet si soliste ne Filarmonine Shqiptare. Me formim e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, me 1957, Lucie Miloti, emerohet si soliste dhe vazhdon karrieren e saj deri ne moshen 45 vjecare kur edhe del ne pension per arsye shendetesore duke nderprere dhe karrieren e saj artistike.

Turnete e saj jane te shumta, ne disa vende te botes, ku eshte vleresuar me cmime dhe eshte cilesuar si zeri i rralle i Ballkanit; ne Varshave eshte vleresuar me titullin "Bilbili i Ballkanit", ndersa ne Bullgari muzikologet e kane cilesuar si "Bilbili me ze kristalor". Lucie Miloti ka marre titullin "Artiste e Merituar" me 1961 dhe urdhrin "Mjeshter i madh" nga ish-Presidenti Rexhep Meidani. Homazhet ne kujtim te se ndjeres do te zhvillohen sot nga ora 11.00-12.00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane.

ATSH
 

genci

Primus registratum
SHKODER, FESTIVALI I FEMIJEVE NE PRAG TE NATES FIN

E Merkure, 07 Qershor 2006


SHKODER, FESTIVALI I FEMIJEVE NE PRAG TE NATES FINALE

SHKODER Pjesemarresit e koncertit te 44 t ne kengen per femije ne Shkoder, presin me ankth naten finale. Festa e Kenges per femije ne qytetin verior duket se ka pasur nje start te sukseshmen, ku eshte zhvilluar nata e pare dhe dyte e festivalit. Ne skene jane interpretuar deri tani 26 kenge, ndersa ne naten finale do te jene te gjithe kenget.

Nen nje skenografi te shkelqyer ku spikaste dicka me klasikes dhe modernes, eshte hapur sipari i Festivalit te 44, i Kenges per Femije. Sipas drejtorit te ketij festivali, Kujtim Alise, suksesi i nates te pare duke pare nivelin e kengetareve dhe cilesine e kengeve, garanton nje festival me ndryshe.

Mes 110 kengeve te paraqitura u perzgjodhen 26 krijime qe do te kendohen per here te pare ne kete festival, qe tradicionalisht zhvillohet ne Shkoder. Ne sallen e Teatrit "Migjeni" ngjiten rreth 200 femije, jo vetem kengetare, por dhe valltare, grupi i korit, etj. Sipas Alise, ashtu si edhe vitin e kaluar do te ruhet e njejta skeme, ajo e moseliminimit te kengeve.

Ndersa ne naten e trete, Aliaj ben te ditur se do te prezantohen dhe nje here te gjitha kenget pa perjashtim dhe ne fund do te ndahen cmimet. Kjo skeme e aplikuar per here te pare vitin e kaluar, rezultoi efikase, pasi sic thekson Alia ndikon ne gjendjen emocionale te femijeve.

"Seleksionimi i kengeve duke u eliminuar disa prej tyre ne naten e fundit, shkaktonte jo pak shqetesim tek femijet, te cilet e kane te veshtire ta pranojne logjiken e ikjes se kenges. Keshtu nuk ka lot, kenget hyjne te gjitha ne naten e trete" thote Alia. Gjeografia e pjesemarrjes eshte mjaft e gjere, me perfaqesues te kenges per femije nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korca, Gjirokastra, Vlora, Gostivari, Prishtina, Gjilani, Gjakova, ndersa kompozitoret e poetet pjesemarres jane pothuajse te gjithe emrat me te njohur te muzikes shqiptare si Alfred Kacinari, Shpetim Saraci, Edmond Zhulali, Jorgo Papingji, Agim Doci etj.

Festivali do kete dhe elemente te spektaklit, ku nuk do mungojne si te ftuar, kengetare te njohur te moshes se vogel sic jane Dorina Garuci, Gledis Dume, etj., apo dhe grupe baleti nga disa qytete te vendit. Nje e vecante e ketij festivali mbarekombetar te kenges per femije eshte mosha e vogel e pjesemarresve ne te, ku ka interpretues dhe te moshes 4 apo 5 vjec. Kenget interpretohen live dhe skenografia e ndricimi ne Teatrin "Migjeni", sipas organizatoreve do jene ndryshe nga heret e tjera.

Kujtim Alija, i cili per 21 vjet radhazi eshte udheheqes artistik apo drejtor festivali shprehet se ndryshe nga viti i kaluar, dikasteret qendrore te kultures, arsimit dhe Bashkia e Shkodres bene me te miren e mundshme per mbeshtetjen e festivalit, duke mos sjelle ato pengesa qe jane ndeshur me pare.

Kenga per femije ne keta 10 vitet e fundit ka evoluar, me gjithe veshtiresite qe paraqet, per shume arsye", thote Alia. Sponsor te festivalit te 44 t Mbarekombetar te Kenges per Femije jane "Vodafone" dhe "Pro Credit Bank".
Rudina Llazari
 

genci

Primus registratum
Frederik Ndoci (Doci) Koncert ne Shkoder!!!!

Nen kujdesin e vecante te kryetarit te Qarkut Shkoder, z. Lorenc Luka, po pergatitet te zhvillohet nje koncert recital i kegetarit Frederik Ndoci.Koncerti mendohet te zhvillohet ne javen e fundit te Qershorit.Me shume informacion ne ditet ne vijim.Kengetari i madh, do te performoje ne stilin "alla Rrik-çe" per publikun artdashes shkodran te premten e dates 9 Qershor 2006, mbas ores 21:00 e deri ne oret e para te mengjesit tek Bar-Restorant Kolping.(Vendndodhja, mbas rrugices se Tre Heronjeve ne drejtim te Nil Prodhimeve te dikurshme).
 

genci

Primus registratum
Intervist, boksierin e parë profesionist shqiptar.

Interviste me kampionin Besnik Gjetaj, boksierin e parë profesionist shqiptar.

Kampionatizmi dhe mos futja e menaxherëve dhe bisnesit, pengon boksin profesionist në Shqipëri

Nga Besi Bekteshi





Besnik Gjetaj është kampioni shkodran i cili ka arritur të jetë boksieri i parë profesionist shqiptar. Ai është boksieri i datëlindjes 1973 që ka guxuar të përballet në ringjet profesioniste dhe që ka fituar edhe ndeshjen e parë të organizuar të boksit profesionist në Shqipëri e zhvilluar në Shkodër. Gjetaj është tashmë trainer i kadetëve të “Vllaznisë” por ai ka mendimin se boksi profesionist është çështje serioziteti ligjor dhe menaxhimi si bisnes. Gjetaj ka mendimin se vetëm dalja jashtë kampionatizmit mund të lejojë edhe tregun e profesionizmit në boksin shqiptar që sipas tij ka talente dhe fibra të jashtëzakonshëm. Ai ka një peng të madh që është mos përballja me boksin europian dhe skepticizmi se duke qënë profesionist dhe në “dhe të huaj” do të mund të shkonte në trofetë e europës dhe botës. Gjetaj mendon se inisiativat për boksin profesionist kanë dështuar se nuk është guxuar për të ndryshuar gjërat në boksin shqiptar.

Kur ke filluar sportin dhe ecuria në moshë të re Gjetaj?

Gjetaj—Në fillim kam qënë mundës dhe kjo ka ndodhur në moshën 13-14 vjeçare sepse atëherë nuk ishte hapur boksi në vëndin tonë kjo dihet se ishim në diktaturë. Në vitin 1991 u lejua boksi dhe menjëherë u futa në ekipin e “Vllaznisë” sepse më pëlqente tepër. Në fillimet e mia jam stërvituar me Vitor Martinin dhe Kujtim Dema.

Kur ka qënë fillimi i karierës sportive?

Gjetaj—Në vitin 1992 u zhvillua kampionati i parë kombëtar dhe ne dolën kampion kombëtar si ekip me moshat me Zef Gjonin. Ishin brezi i parë që rezultoi i shkëlqyer si Sokol Buliqi, Rafael Dabërdaku, Besnik Limani, Artur Gavoçi e shumë të tjerë të cilët jo vetëm në aktivitete kombëtare, por dhe jashtë kanë përfaqësuar boksin shqiptar të sa po filluar edhe në arenën ndërkombëtare. Por, po në 92-shin në kampionatin e të rriturve “Vllaznia” me Zef Gjonin arriti të dalë kampione dhe me 6-të pesha me sa më kujtohet.

Kur u përballe për herë të parë seriozisht me botën?

Gjetaj—Në vitin 93 në Itali në “Copa Italia” ku vinin nga rreth 30-të vënde të botës. Unë shkova me kombëtaren dhe duhet të them të drejtën që jo vetëm unë por të gjithë nuk “dinin pothuaj asgjë” se çfarë ishte boksi në botë. Mund të them me plot gojën se dolëm të zhgënjyer, sepse “hynim në ring dhge nuk dinim të gjenim kundërshtarin”. Kaq diferenca kishim dhe nuk ishte faji ynë, sepse sa po kishin nisur të boksonim dhe ndërprerja e këtij sporti në vëndin tonë kishte bërë të vetën.

Me sa duket menjëherë në perëndim, ishte pak si shumë për ju atëherë?

Gjetaj--- Ashtu është dhe ndërruam taktikë duke dalë më shumë në ballkan dhe në afërsi të kufijve tonë kombëtarë si në Mal të Zi e Maqedoni dhe duke u shtrirë në Bullgari dhe në përgjithësi në gadishullin tonë. Ky ishte fillimi i ndeshjeve të vërteta ndërkombëtare.

Kush është ndeshja e parë jashtë që mund të përmendësh?

Gjetaj—Në Maqedoni te “Gongu i Artë” kur u ndesha me një boksier të fortë turk. Emocionet ishin tepër të mëdha. Deri në raundin e dytë ai ishte në avantazh, por më pas i “jap një të djathtë” e cila e çoi atë gati në “nock-aut” por u përmbajt dhe ndeshja u fitua nga unë në “nock dawn” duke më dhënë gëzim të madh. Këtu fitova dhe një besim në vete se edhe ndeshjet ndërkombëtare mund të përballoheshin në të gjitha drejtimet. Më vonë në 94 kam zënë vëndin e parë në “Gongun e Artë” duke fituar dy ndeshje. Ndeshjen e parë e fitova me një serb kurse të dytën në finale me një maqedonas me “nock –aut” që në fillim të ndeshjes. Më pas kam pasur karierë të bukur dhe si të thuash u bëra i njohur në ballkan si boksier.

Si shkuan vitet e para si ekip?

Gjetaj----Ishin nga 92-96 kampion kombëtar dhe me suksese në arenën ballkanike duke u bërë kështu më i sigurtë në një boks që gjithmonë mbetej amator por cilësisht në rritje.

Kur filloi periudha e profesionizmit zoti Gjetaj?

Gjetaj---Në 95-sën ishim përsëri në “Coopa Italia” kur shkuam me ekipin kombëtar. Unë mora kontakt me një trainer të boksit profesionist i cili më afroi të provoja boksin profesionist në Itali. Për mua ishte një kënaqësi dhe sapo u ktheva në Shqipëri ne kryem kontratat dhe kështu më doli edhe viza.Vetëm mbas 10-të ditëve që shkova në Itali u zhvillua një ndeshje në boksin profesionist. Në ringjet e boksit profesionist përpara bëjnë boks edhe amatorë dhe kjo ishte një provë në se mund të kaloja në boksin profesionist. Unë fitova me një boksier në atë kohë të njohur duke krijuar edhe besim akoma më të madh. Në 96-tën traineri im Angelo Zoggia i cili ishte dhe menaxher boksi duke nxjerrë në boksin profesionist edhe kampionë bote më renditi ndër pesë boksierët e tij me të cilët përfaqësohej. Vetë federata e boksit profesionist italian kishte vështirësi për mua, sepse deklaronin se boksi shqiptar është akoma jo në gjëndje për tu marrë në konsideratë. Mbas disa ndeshjes të mira dhe këmbënguljes së trainerit arrita të mbaroj proçedurat e të quhem boksier profesionist në Itali.

Ndeshja e parë e boksit profesionist kush ka qënë?

Gjetaj—Jam ndeshur me një boksier nigerian dhe ishte e vështirë për mua, sepse vija nga boksi amator dhe për shkak të gjatësisë dhe numurit të raundeve. Megjithatë edhe pse e vështirë arrita ta fitoj këtë ndeshje, duke pasur suksesin e parë në boksin profesionist. Ndeshjen tjetër e kam pasur me një boksier hungarez shumë i njohur dhe kishte qënë edhe nënkampion europe, por kam pasur një problem këtu, sepse u çava në syrin e majtë dhe megjithse mund të vazhdoja ndeshjen, humbja ishte më tepër nga ana e doktorit. Për këtë periudhë mund të them se për të bërë më tepër spektakël edhe traineri im më vinte të boksoja me boksierët më të fortë dhe patjetër kjo bëhej, sepse ishte i huaj. Mbas kësaj ndeshje kam bërë edhe një ndeshje profesoinistësh me një boksier afrikan dhe këtë e fitova dhe më pas një tjetër me një boksier të madh përsëri hungarez dhe marr edhe një fitore tjetër në boksin profesionist europian.

Si vazhdoi aventura tënde e boksimit Gjetaj?

Gjetaj—Mbas këtyre ndeshjeve unë u shkëputa për pak kohë nga boksi dhe erdha në Shkodër, pranë ekipit tim “Vllaznia”.
Kam qëndruar pranë boksit shkodran sëbashku me trainerin Gjoni dhe kam dhënë ndihmesën time, por kësaj rradhe në rolin e trainerit. Në këto momente si unë dhe Zef Gjoni kishim dëshirë të hapnim boksin profesionist në Shqipëri. Por dua të them se kjo nuk është aspak e kollajtë. Ky nuk është një sport që mund të varet prej federatës apo prej klubeve. Ky sport dhe ky profesionizëm është më tepër një bisnes. Unë duhet të them se duhen sponsora, sepse boksier që të vijnë këtu dhe të bëjnë ndeshje nuk mund ti ftojnë as kulubi “Vllaznia” dhe askush tjetër por do ti ftosh me anën e menaxherëve dhe me anën e lekëve.

Si organizuat dhe bëtë të mundur ndeshjen e parë të boksit profesionist në Shqipëri?

Gjetaj— Unë si boksier, por Zef Gjoni me anën e sponsorve arritëm të ftojmë një boksier të Malit të Zi i cili kishte 10-të ndeshje si profesionist dhe të fituara.Ai kërkoi një shumë lekësh jo të vogla për ta kryer këtë ndeshje dhe të vinte në Shkodër. Kështu që mbas një stërvitjeje 3 mujore timen, arrita të vij përsëri në formë dhe besoj se kam mundur të nxjerr një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur duke qënë dhe ndeshja e parë e boksit profesionist në Shqipëri.Kjo ndeshje u fitua me pikë dhe janë zhvilluar 6-të raunde. U bë një luftë e fortë, por e pastër dhe një boks i kujdesëshëm.

Pse nuk ka boks profesionist në Shqipëri Gjetaj?

Gjetaj—Deri tani për boksin profesionist në Shqipëri janë marrë dy-tre persona. Ato janë marrë edhe me kuadrin ligjor, por kanë dështuar, sepse nuk kishin dëshirën dhe për më tepër nuk kishin guximin për ti shkuar punës deri në fund.

Ka pasur tentativa për të pasur ekip profesionist?

Gjetaj—Po mundësia më e mirë ka qënë kur Met Malaj ka hapur një palestër dhe mblodhi nga e gjithë Shqipëria, duke më ftuar edhe mua dhe Hamdi Ukën si trainer. Por ne në përgjithësi mbetemi në koncept në boksin amator. Ne mendojmë dhe mundohemi vetëm për kampionatin kombëtar. Kampionatizmi amator e largoi edhe zotin Malaj, sepse pa që nuk kishte kurrëfarë profesionizmi.

Kaq e vështirë është të bësh boks profesionist?

Gjetaj---Shiko çdo vënd sa do i vogël përreth nesh ka boks profesionist. Ne të gjithë pra edhe trainerët nuk po kuptojmë se boksi profesionist është bisnes dhe jo kampionatizëm. Kampionatizmi është përfaqësim në shtet dhe për shtetin. Profesionizmi është kulturë tjetër sportive në boks dhe përfaqëson edhe shtetin, por nuk bëhet me lekët e shtetit. Mos harrojmë se profesionizmi përfaqëson mbi të gjitha kombin. Deri sa të kemi varësinë nga këto lekë që janë vetëm të shtetit nuk do të kemi profesionizëm. Ne kemi talente të jashtëzakonshëm dhe këtë e them unë që kam tentuar dhe kam qënë boksieri i parë profesionist në këtë vënd. Por gjithmonë do të mbetemi amatorë, po nuk u plotësua kuadri ligjor dhe po nuk u fut bisnesi në mes.
Profesionizëm nuk është të mbash 10-të boksierë për të plotësuar peshat, por të mbash ndoshta vetëm dy dhe të mirë paguar. Ndërsa kuadri ligjor duhet të favorizojë bisnesin, por unë them se askush nuk merret seriozisht më këtë punë dhe prandaj jemi gjithmonë amator.
Profesionimin Artur Drini e ka bërë në Gjermani ku ka fituar dhe titull apo Keshnik Qato në Angli etj etj.

Ka lidhje midis boksit amator dhe atij profesionist?


Gjetaj—Është më vështirë në disa drejtime në atë amator, sepse si gjithmonë varësia në kampionat është problematike. Por në boksin profesionist ndeshjet përgatiten nga menaxherët dhe ato dinë se si duhen kryer këto ndeshje. Po kështu edhe përgatitja e tyre dhe kush boksier dhe të ç’farë rangu duhen që të ndeshen apo zhvillohen takimet. Boksi profesionist hap tregun e ndeshjeve dhe lëviz me interesat e tregut dhe fitimi është i sigurtë. Imagjinoni kur në ringun profesionist të fillojnë ndeshjet me boksier të rangut të lartë dhe kur ato duhen ftuar duhen paguar, por më pas vjen edhe fitimi nga interesat e ndryshme dhe kështu shkohet deri në trofe të europianit dhe botërorit. Për këtë duhet politikë manaxheriale dhe futja me konceptet e bisnesit dhe fitimit. Në fillim menexhmenti investon për boksierin profesionist dhe më vonë kur i ka “rënë shenjit” arrin të fitojë pikërisht me investimin që ka bërë, dmth-në boksierin e tij.

Çfarë mendoni për boksin sot?


Gjetaj--- Shiko edhe në federatë dhe klube në përgjithësi e kanë mëndjen të japin dhe marrin lek, vetëm si lek. Paret duhen, por kualiteti i boksierëve vjen nga organizmi i mirë i takimeve, rritjes së cilësisë dhe jo të japim lek se duhen dhënë lekë. Kërkohet një kërkesë llogarie më e madhe për trainerët. Nuk mund të paraqitesh me një sportist që nga viti në viti nuk ka rritje të tij si boksier dhe përfiton të njëjtin trajtim në përgjithësi.

Kush është pengu juaj Gjetaj?

Gjetaj—Nuk kam peng të madh, por mund them se kur isha në San’dona di Piave pikërisht me menaxherin italian Angelo Zoggia, ky i fundit më propozoi të stërvitesha me të dhe ai premtonte të konkuronte me mua për titullin europian. Kam pasur edhe një koleg timin italian aty që quhej Mario Tonnus dhe ishte një boksier i mirë, por që konsiderohej afërsisht si unë nga Zoggia. Në fakt unë u tregova skeptik dhe nuk e ndoqa këtë ëndërr të këtij menaxheri. Por Tonnus e ndoqi dhe arriti të jetë kampion europe dhe ka luftuar edhe për titull bote.

Ju uroj suksese si trainer i kadetëve të “Vllaznisë” Gjetaj.

Gjetaj—Unë ju falenderoj ju dhe gazetën tuaj për kujdesin që tregoni për sportin dhe kulturën shkodrane si dhe për personazhet e mëdha që ky qytet ka.
 

genci

Primus registratum
Kthimi i Koliqit në letërsinë shqipe

Studimi: Kthimi i Koliqit në letërsinë shqipe

22 Qershor "Koliqi, mes malit dhe detit" është një studim që ka në qendër një nga veprat më të shkurtra të të Koliqit, por nga më të rëndësishmet , "Pasqyra e Narçizit",- shtatë proza poetike të shkruara në dy variante. Një variant i 1934-ës, një variant i vitit '63. Duke e marrë këtë vepër si biografia poetike e Koliqit, ajo kthehet në epiqendër të krejt krijimtarisë së vet letrare. Një nga të rejat e këtij studimi është zbulimi i një varianti të panjohur të „Pasqyrave të Narçizit“.

Koliqi, në rrethin e shkrimtarëve që përshkuan atë periudhë duhet parë në disa aspekte. Një nga aspektet ku mund të poezicionohet Koliqi, është ai midis shkollës françeskane dhe asaj jezuite, që do të thotë të qënit dishepull edhe i Mjedës, edhe i Fishtës. Ai shkruan prozë poetike, inaguron prozën moderne shqiptare bashkë me Kutelin. Një tjetër këndvështrim, nga ku mund të shihet Koliqi është marrëdhënia e tij me Migjenin.

"Nuk e kthyen Koliqin në Shkodër e në atdhe as tregtarët e flamujve, as armiku në shtëpi, por djepi i arit në të cilin përkundi mijëra lexues përkëndej e përandej Shqipërisë". Kështu shkruan në studimin e saj për Ernest Koliqin, Dhurata Shehri. Në fakt, bashkë me Koliqin për Shehrin "rikthehet letërsia, ajo e vërteta që nuk do t’ia dijë për përcaktorët tradhëtarë a fashistë, reaksionarë a revolucionarë, heronjtë pozitivë a negativë, luftën a paqën e klasave". Kthim të vonë të Koliqit, parapëlqen ta quajë këtë kthim në letrat shqipe të autorit shkodran, studiuesja Shehri në librin: "Koliqi, mes malit dhe detit" ndërsa pohon se, Koliqi është një nga autorët, që ajo vetë ka më për zemër dhe ky nuk është i vetmi studim për këtë paramodernist shqiptar. "Monografia për Koliqin, është libri i parë me studime që kam shkruar. Ndërkohë që pritet të dalë nga shtypi një tjttër libër që lidhet me Koliqin, një përkthim i studimeve të Koliqit mbi letërsinë shqipe e shkruar në italisht. Lidhje indirekte me këtë libër të parë studimor mbi Koliqin ka edhe punimi "Semiotika e tekstit“, të cilin e kam përkthyer dhe pajisur me shënime, pasi ky libër lidhet për nga metoda e studimit me librin e Koliqit", shpjegon ajo në një intervistë për "Metropol", ku rrëfen se ç'sjell ky studim në letërsinë shqipe dhe çfarë të rejash zbulon, në lidhje me krijmtarinë e Koliqit.

Pse zgjodhët pikërisht Koliqin, si objekt të studimit tuaj?

Zgjodha Koliqin se më tingëllonte ndoshta autori më bashkëkohor nga autorët shqiptarë të traditës. Koliqi është një autor i anatemuar, një autor i përjashtuar nga hierarkia e letrave shqipe të para '90-ës, i ndaluar për arsye jashtë letrare që lidhen me aktivitetin e tij politik, që kanë të bëjnë kryesisht me pjesëmarrjen e tij në qeverinë kuislinge. Për këtë arsye, në studimet shqiptare ekzistonte një hapësirë kërkimore dhe ndoshta një nevojë, për një studim të thelluar për këtë autor. Për më tepër, mendoj se ishte i domosdoshëm një këndvështrim jo politik për veprën e tij, një këndvështrim që ta ndante veprën nga veprimtaria e tij politike. Personalisht, Koliqi është një autor që më intrigon shumë, një autor që ndonëse e lexon në vitet '90-2000 duket një autor modern. Për një arsye të tretë që ai, bashkë me Kutelin janë nga autorët kryesorë, ndoshta autorët e parë që bënë kthesën drejt modernitetit në letërsinë shqipe.

Pse "kthimi i vonë" i Koliqit?

Kam marrë shkas nga një poezi e Koliqit që ia kushton të bijës, botuar pak vite para vdekjes, në të cilën ai mendon se nuk do të kthehet në Shqipëri, nuk do ta shohë më Shkodrën, nuk do ta shohë më Shqipërinë, nuk do ta shohë më vendlindjen e vet. Njihet nga lexuesi shqiptar fakti që Koliqi, pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Itali pasi, për arsyet politike të sipërpërmendura, nuk i është lejuar kthimi në Shqipëri. Para se të vdiste i shkruan një poezi të bijës, në të cilën parashikon se nuk do ta shohë më vendlindjen dhe e bija, kur të shkojë në Shkodër do t’i hapen "në ballë" sytë e tij, në ata sy ai do të rikthehet. Vonë, ndoshta, por do të kthehet. Pra, kthimi i vonë i Koliqit, edhe me kuptimin e rikthimit të veprës së tij në hierarkinë e vlerave të letërsisë shqipe.

Çfarë të rejash dhe fakte të pazbuluara deri tani, për Koliqin sjell kjo vepër?

"Koliqi, mes malit dhe detit" është një studim që ka në qendër një nga veprat më të shkurtra të të Koliqit, por nga më të rëndësishmet , "Pasqyra e Narçizit",- shtatë proza poetike të shkruara në dy variante. Një variant i 1934-ës, një variant i vitit '63. Duke e marrë këtë vepër si biografia poetike e Koliqit, ajo kthehet në epiqendër të krejt krijimtarisë së vet letrare. Një nga të rejat e këtij studimi, është zbulimi i një varianti të panjohur të „Pasqyrave të Narçizit“. Varianti i vitit 1963, nuk është i njëjtë me variantin e vitit 1934, botuar në Gazetën shqiptare të Barit. Gabimi i Koliqit me datën e botimit të parë dhe pohimi i tij se dy variantet janë të njëjtë përsëritet nga studiuesit dhe biografët e tij, gjë që ka bërë të mos njihet varianti i parë i veprës. Në fakt, në shtatë veprat e "Pasqyrat e Narçizit" ndryshojnë dy pasqyra nga Pasqyrat e vitit 1934 dhe në përgjithësi, poetika e Koliqit ndryshon nga varianti i parë në variantin e dytë. "Pasqyrat e Narçizit" shikohen në disa aspekte. Së pari, duke qenë proza poetike, nëpërmjet tyre studiohen shumë mirë marrëdhëniet midis prozës dhe poezisë. Së dyti krijimtaria e Koliqit, duke u nisur nga "Pasqyrat e Narçizit“ vendoset në kapërcyell të malit dhe detit, duke pasur parasysh malin si simbol, apo si ikonë të konservatorizmit dhe detin si simbol të oksidentalitetit, si në krijmtarinë e Koliqit, ashtu dhe në letërsinë shqiptare të atyre viteve. "Pasqyrat e Narçizit" konsiderohen edhe si epiqendra e kthesës së tij poetike, e poetikës së tij të kthesës drejt modernitetit. Në kohën që shkroi Koliqi, dominonte kultura e vargjeve, dominim që vinte nga letërsia e Rilindjes Kombëtare e Romantizmit Shqiptar, në të cilën pjesa më e madhe e shkrimtarëve ishin poetë. Koliqi vjen si poet, prozator dhe autor i prozave poetike, por prozat poetike "Pasqyrat e Narçizit" i boton vetëm pak muaj pasi ka përkthyer prozat poetike të Bodlerit, ndoshta një nga kontributet pak të njohura në krijmtarinë e Koliqit.

Koliqi njihet edhe si një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare. Ç'karakteristika ka proza moderne e tij?

Një nga karakteristikat themelore të prozës moderne është shkrimi modern. Dhe një nga tiparet kryesore të shkrimit modern, është ai që quhet në teorinë e poetikave moderne si epifania e sendeve, zbulimi i shpirtit të sendeve, të cilin në përgjithësi autorët modernë e bëjnë. Është një lloj shqelmimi i pozitivizmit, deri atëherë shumë dominant në kulturën evropiane , çka sjell dhe lindjen e poetikës moderne. Koliqi këtë e arrin nëpërmjet një elementi stilistikor shumë të spikatur, mbiemrit. Mbiemri duhet parë në dy aspekte, si në aspektin metaforik të fjalës, si në aspektin konkret. Në aspektin metaforik, vënia e mbiemrit në qendër të sintaksës e çon botën shqiptare të Koliqit përtej emrave, përtej sendeve. Edhe në botën shqiptare kishte ardhur koha e cilësimit të sendit. Thënë ndryshe, nga pikëpamja historike, në momentin kur Shqipëria e kishte krijuar shtetin e vet, pra kishte shpallur pavarësinë. Në 1912-ën kish ardhur koha të krijonte shtetin. Nga pikëpamja letrare, koncepti i mbiemrit ka të bëjë me vënien e tij në epiqendër të botës shqiptare. Me këtë prirje, Koliqi vendoset në mes të dy shkollave të rëndësishme të letërsisë shkodrane të atyre viteve, të atyre që ai vetë i quan shkolla françeskane dhe shkolla jezuite.

Në ç'raport mund ta shohim Koliqin me shkrimtarë të tjerë të asaj kohe?

Koliqi, në rrethin e shkrimtarëve që përshkuan atë periudhë duhet parë në disa aspekte. Një nga aspektet ku mund të poezicionohet Koliqi, është ai midis shkollës françeskane dhe asaj jezuite, që do të thotë të qënit dishepull edhe i Mjedës, edhe i Fishtës. Ai shkruan prozë poetike, inaguron prozën moderne shqiptare bashkë me Kutelin. Një tjetër këndvështrim, nga ku mund të shihet Koliqi është marrëdhënia e tij me Migjenin. Migjeni është i njohur në letërsinë shqipe për krijimin e vargjeve të lira dhe nga kjo pikëpamje, Koliqi dhe Migjeni kryejnë pak a shumë të njëjtin procedim letrar në letërsinë shqipe, pavarësisht nga grupet e ndryshme nga të cilat vijnë. Të dy përpiqen të thyejnë dominimin e kulturës së vargjeve: i pari, nëpërmjet shkrifëtimit të vargut, nëpërmjet vargut të lirë, i dyti, nëpërmjet prozës poetike. Koliqi dhe Kuteli janë të dy inagurues të prozës moderne në letërsinë shqipe, veçse përdorin mjete të ndryshme për të njëjtin qëllim. Nëse do të përdornim një metaforë, Koliqi niset nga mali për të shkuar te deti, përtej detit, kurse Kuteli bën të kundërtën.

A ndjehet ndikimi i veprës së Koliqit tek autorët e sotëm shqiptarë?

Koliqi ka një mungesë prej gati 40 vitesh, dhe kuptohet pse vepra e tij nuk njihet sa duhet. Mejithatë, në letërsinë shqipe të shkruar në Kosovë gjen një fill vazhdimësie me letërsinë moderne të shkruar nga Koliqi. Martin Camaj dhe Mihal Hanxhari mund të jenë, ndoshta, pasuesit e Koliqit në lëvrimin e prozës poetike, si gjini, në letërsinë shqipe. Por, edhe shkrimtarët e rinj e mbajnë shkrimin e Koliqit si model, ndër të paktët kur letërsia shqipe ishte bashkëkohore me atë evropiane. Gjithashtu, nuk është e rastit që shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe po pregatit botimin e një përmbledhjeje të novelave të Koliqit në Francë, dhe mesa di unë, do të shoqërohet me një parathënie prezantuese të veprës së Koliqit. Kjo e ka një kuptim, shkrimtari më i njohur shqiptar në botë në përpjekjen për të prezantuar traditën e prozës shqipe në botë, zgjedh Koliqin.

CV

Dhurata Shehri ka mbaruar Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, në vitin 1995. Po atë vit, ka filluar punë si asistente pedagoge pranë Departamentit të Letërsisë. Në vitin 2000 ka mbaruar masterin për Letërsi dhe më pas është laureuar në Universitetin e Romës "La Sapienza", për teori letërsie. Më 2004 mbaron doktoraturën për letërsi.

Intervistoi:Blerina Goce
 

genci

Primus registratum
MUNDESI SHKODRAN SAIT FISHTA KA FITUAR 11 medalje

E Hene, 26 Qershor 2006


MUNDESI SHKODRAN SAIT FISHTA KA FITUAR PANDERPRERE NJEMBEDHJETE MEDALJE

Fituesi i 11 medaljeve per nder te Republikes. Nje nga sportistet me ne ze te vendit, qe i dha nder me arritjet e tij. Ndeshjet dhe momentet e paharruara gjate karrieres.Shkodra ka lindur dhe rritur kesi djemsh te paepur; gati per te dhene ne emer te fitores edhe castet e rrahjve te mbrame te zemres.

Disa momente te jetes se Sait Fishtes jane evidentuar te ngjashme me krijesen e mrekullueshme te penes se Hygoit, Immanusin, i cili sulmonte ne kapilaret e pare te betejes duke mbajtur melcite e veta ne njeren dore e ne tjetren, shpaten e luftes.

Mundesi Shkodran Sait Fishta ka fituar panderprere njembedhjete medalje te vena ne nder te Republikes per mundesat me te mire te seciles peshe. Ai i ka fituar ato qysh prej vitit 1980 deri ne vitin 1990, kur dhe u largua perjete nga tapeti. Nga tapeti qe e kishte zene qysh ne moshen 16 vjec e gjysem me trajnerin e shquar Sul Rama, neper duart e te cilit kane kaluar kaq kampione kur ishin ne hapat e pare...

Nga Riza Lahi
Me fytyren perhere te qeshur, ne secilen qelize te seciles duke rrezatuar miresi, zemerbardhesi dhe kureshtje, pasionant i fese myslimane dhe sidomos i asaj edukate, vizitues edhe i Mekes se shenjte prej nga ka ardhur me titullin "Haxhi", shtatderdhuri Shkodran i tapetit, ka provuar ne jeten e tij nje shperthim te hatashem te adrenalines.

Thuajse sa te Filipidit antik ne fundin e te 42 km dhe 195 metrove, pas vrapit me te gjitha armet personale gjate vapes se tmerrshme te vitit 490. Luftetari i armatosur Filipides, me te cilin ngjet i ftuari yne tani yne, qe nga Maratona e pergjakur me athiniote e perse, ka dhene frymen e fundit atje ku sot ne Athine eshte vendi qe quhet "Varri i luftetarit".

E ka dhene me gulcimen "Fitore!". Ne historine e lufterave ajrore njihet rasti i nje piloti qe sapo arriti te ulej me sukses ne piste pas perleshjeve ne ajer deri ne perfundimin e karburantit, me ndalimin e motorit, i ndaloi edhe zemra e tij. Shkodra ka lindur dhe rritur kesi djemsh te paepur; gati per te dhene ne emer te fitores edhe castet e rrahjve te mbrame te zemres.

Disa momente te jetes se Sait Fishtes jane evidentuar te ngjashme me krijesen e mrekullueshme te penes se Hygoit, Immanusin, i cili sulmonte ne kapilaret e pare te betejes duke mbajtur melcite e veta ne njeren dore e ne tjetren, shpaten e luftes. Luftetari Shkodran i tapeteve Sait Fishta ka vazhduar nje ndeshje me krahun e sapothyer thyer mes saj.

E ka vazhduar dhe fituar ndeshjen me krahun luftetar te thyer. E ka fituar me menyren me burrerore te luftimit ne ate trup me trup brenda katrorit te tapetit dhe me gjymtyren baze te luftes krahun ne ate fare ligeshtire.

Me tuc! Sait Fishta sikur ka shkulur nje brinje pret gjoksit te tij; njeren nga brinjet qe mbajne ne kafazin e tyre zemren njerezore dhe me brinjen ne duar, ka vazhduar betejen ne emrin e dhimbjes sone Shkodres. Shkodres se pangjashme me asgje ne kete bot ...

Ndeshja kur festonte 25 vjetorin
Blindi Shkodran eshte ndeshur kur priste te festonte 25 vjetorin e lindjes se tij, ne vitin 1985, ne Elbasan, me viganin beratas Perparim Bardhi. Berati ka qene tradicionalisht nje kuzhine kombetare ku pergatiteshin mundesa.

Sait Fishten e "Vllaznise" se Shkodres, e njihnin mire burrat beratas te tapetit. Trajneri i tyre u kishte thene se Shkodrani qe do te ndeshej me Perparimin kishte nisur betejat e tapetit ende pa mbushur moshen 17 vjec, kur qe kurorezuar me vendin e trete ne Republike. Se nje vit me pas kish mundur qe te gjithe mundesat e rinj te vendit ne peshen e rende duke u shpallur kampion.

Se qysh ne vitin 1980, vetem 20 vjecar, ai kishte fituar panderprere vetem vende te para, ne gara per kupa dhe medalje. Trajneri u kish thene sidomos, te kishin kujdes edhe per dicka teper te vecante. "Ai", Fishta i Shkodres, nuk ishte pare asnjehere me shpatullat rrafsh perdhe. Perparim Bardhi, perpara ndeshjes, solli ne mendje edhe nje cast qe nuk mund ta harronte tere jeten.

Kater vite me pare ...
Ishte viti 1981. Mars. Heroi yne konkuronte per llogarine e "Dinamos", ngaqe kryente sherbimin e detyruar ushtarak. Ne peshen 90 deri 100 kg ... Salla buciste. Kur spikeri shqiptoi emrin "Sherif Dhelpra" thua se do te shembeshin muret. Ushtari dinamovit Sait Fishta ndjeu disa duartrokitje, fare fare pak, kur u shqiptua emri i tij. Ishte i bindur, qe pervec duartrokitjeve te shokeve te ekipit te "Dinamos", te ndonje ushtari shkodran qe sherbente ne Berat, me siguri qe ishin edhe kater pale pellembe te tjera.

Patjeter ato pellembe qe pushuan te fundetat duartrokitjet. Ishin te fansave te tij te perhereshem qe benin te pamunduren dhe shkonin kudo nga kishte ndeshje ai. Pellembet e Dik Muratit dhe te Esat Ademit. Edhe te Izedinit, vellait te madh. Kishte ardhur edhe ai. Izedini, Kujtimi, madje edhe ai, vellai i vogel, i katerti, Besniku, gjithmone ia linin atij copen me te madhe te mishit apo te embelsires.

Me Izedinin kish dashur te vinte deri ne Berat dhe Besa I vogel, por nuk e kishte lene babai. Para se te jepej sinjali i fillimit te ndeshjes, Sait Fishta tanime i "Dinamos" shkembeu nje veshtrim te shpejte me veteranin flokthinjur e trupmesatar, Naim Pepen, trajnerin e "Vllaznise".

Veshtrimi i ngrire i Naimit thoshte te njejten shprehje qe nuk e hiqte asnjehere nga goja: "Mbahu, he djale shkodret!". Naim Pepa, qe sot nuk rron me, per Sait Fishten mbetet trajneri me i mire qe ai ka patur dhe ndoshta me i miri qe kane patur luftetaret shqiptare te tapetit. Nje psikolog i pagabuar, trajner i sofistikuar sidomos i luftes psikologjike.

Sherif Dhelpra, aq sa djale i mire qe ishte me shoket, aq i pameshirshem dhe brutal ishte ne tapet me kundershtarin, qe nuk ngopej per castin, edhe sikur ta shqyente. Kishte perpara kete ushtarin, "ush" in buzequmesht, qe kish ardhur ta kryente ushtrine me "Dinamon" qe nga Shkodra.

Ishte vertete me trup te bukur, po ku trupi i atij cipebardhi si qumesht, me lekuren e regjur te tij, Sherifit qe bente ligjin te te gjithe ata qe laheshin ne Osum qe ne ditet e para te pranveres e deri ne vjeshten e vone? "Sherifi Sherifi" bucisnin kokekrisurit beratas. Perfundoi raundi I pare.

Dhelpra kishte rrembyer me furi dy pike. Po vinte drejt stolit edhe Sait Fishta. Dy njerez u zbehen menjehere. Nuk u kishte mbetur pike gjaku ne fytyre. Ishin dy fansat e tij besnike, Dik Murati dhe Esat Ademi.

Te dy ata, kur kishte ndeshje Saiti, zinin gjithmone vendet sa me prane tapetit dhe ia njihnin cdo qelize te fytyres atij. "Edhe ne kozmos me ba me shkue per ndeshje, edhe atje kena me ardhe bashke me Dikun", i kish thene nje here Esati.

Sait! Cka ke? Cka ke, mor djale?

Profesor Naimi. Asht shume i forte. Jam i dermume ...

Cohu ne kambe!

Dinamoviti shkodran veproi sipas urdhrit te prere. Naim Pepa, si e urdheroi djaloshin e derrmuar te merrte fryme thelle, nisi t'i bente fresk me peshqir.

Ma perserit edhe nje here ate qe me the ma pare!

Asht i forte , profesor!.. Nuk mundem ma...

O Sait! O Sait Fishta! Ma te forte se sa ti une kam ne guroren e Taraboshit sa te duesh.

Te kam marre per teknik.
Ka me t'u sule me te tan furine me te perla e me te shtrue perdhe menjehere Nuk don me prite ma. Don me te hedhe ne tuc shpejt e shpejt e me mbarue pune me Sait Fishten.

A po me kupton? Ti, sapo te te sulet, bani nji zhytje nen sqetull. Merrja krahun, bani nji centure dhe ndeshja mbaron. Hajt, djale Shkodre! Mos na korit!

Ndeshja vazhdoi saktesisht sipas parashikimit te Pepes largpames. Kur trajneri ngriti doren e fitores permbi Dhelpren e pamposhtur te Beratit, u degjuan disa bucima ne salle: "Saiti...Saiti...Bravo Sait...Bravo Sait".

Mirepo, nga tere ato zera, edhe sot e kesaj dite, Sait Fishta, nuk e harron nje ze jo shume te forte nga tingujt, por tejet te forte nga intensiteti. Ishte nje ze qe ngjante me te foluren e nje sfinksi qe kishte heshtur deri atehere dhe qe do te heshtete perseri. Si ze i dale nga nje gur prej te bedenave te "Rozafes": "Bravo, djale shkodret!". Ishte Naim Pepa.

Pas kater viteve, tani...
Perparim Bardhi u sul me furi te papare. Ishte pergatitur me vetmohim. Qe stermunduar ne stervitje si te pergatitej per t'u ndeshur ne arene me nje leopard. E dinte fare mire tanime se cili ishte Shkodrani para tij. Sait Fishta me zi mundi ta permbante klithmen qe i dolli nga shpirti dhe i ndaloi te buzet "O , moj, nene!". Dora e majte sec kishte pesuar.

Ajo sillte nje dhimbje te llahtarshme. Saiti nuk po kuptonte perse Naim Pepa nuk po bente veprimet e zakonshme qe bente kur ndrydhnin krahet ne stervitje. Pepa ishte mjeshter ta conte doren ne vend menjehere. Perparim Bardhi nuk do te sulmonte me me aq furi kete raund.

Ai, jo vetem se ishte i lodhur ca tanime, por edhe i frikesohej ndonje tuci qe do ta turperonte mu ne mes te Elbasanit. Qe perpjekur ta mposhtete Shkodranin me dhunen e forces se tij bishnore qysh ne fillim; nuk e kishte arritur. Brenda pak minutash, e kishte provuar edhe vete thashethemin e njohur se ky mundes i peshes se madhe ishte teknikisht ne standartin e peshave mesatare; nga ata pesha qe bejne per spektatoret spektaklet me te bukura me kapje dhe kundrakapje.

Frika e ndonje perplasjeje spektakolare me tuc prej atij qe ish ndeshur me Dhelprat po i sillej verdalle. Ne castet kur do te jepej sinjali, Bardhi jo aq inteligjent sesa i sterfuqishem, gjithsesi arriti te shquente ne fytyren e bukur si vajze te Shkodranit nje zbehtesire qe sikur nuk e kishte vene re me pare. "Te bukurit jane trima", mermerin diku plaka nostalgjike Izergil e Maksim Gorkit.

U dha sinjali. Djaloshi Perparim Bardhi u afrua ngadale, qete, drejt fytyres se zbehte, sic afrohet nje falange e pafrikshme mbuluar me hekurin e mburojave. Aaashtuuuu ... Befas ... Cdo gje u be brenda sekondes. Fytyra e zbehte u shtremberua e mori pamjen e asaj te shtangisteve ne castet kur e kalojne shtangen nga supet lart. Sait Fishta kishte grumbulluar tera forcat qe i kishin mbetur ne nje pike dhe qe sulur si drejt prese qe do ta vrase.

Ai mbertheu ne krahaqafe te vetetimte beratsin me muskuj balozesh ,e ngriti perpjete dhe e perplasi perdhe duke rene persiper permbi te si nje ndertese qe ze brenda ke mund te zere. Ndeshja mbaroi. "Fishta i Shkodres" u degjua zeri i arbitrit qe mori doren fitimtare dhe e ngriti lart. Salla elbasanase duartrokiti.

Duartrokitjet ishin me teper duartrokitje miresjelljeje; si fitimtari, si i munduri, nuk ishin elbasanas. Dikush kishte fituar nje ndeshje. Me te drejte, me merite dhe paster. Sait Fishta ra pa ndjenja perdhe ... Ishte hera e pare qe publiku elbasanas ndeshej me kesi fuqie shpirterore; qe njerezimi e ka ndjere rralle. Si per shembell, nje here , ne antikitet, kur dikush gulcoi "Fitore", prane vendit qe sot ne Athine quhet "Varri i luftetarit".


Ka fituar pa nderprere 11 medalje per nder te Republikes
Mundesi Shkodran Sait Fishta ka fituar panderprere njembedhjete medalje te vena ne nder te Republikes per mundesat me te mire te seciles peshe. Ai i ka fituar ato qysh prej vitit 1980 deri ne vitin 1990, kur dhe u largua perjete nga tapeti. Nga tapeti qe e kishte zene qysh ne moshen 16 vjec e gjysem me trajnerin e shquar Sul Rama, neper duart e te cilit kane kaluar kaq kampione kur ishin ne hapat e pare...

Ne mes te yjeve qe kish nxjerre Sula i qeshur dhe ...vetem i qeshur, ishin edhe dy . Ata, si binjake, do te duheshin me aq pasion sa edhe do te perlesheshin neper tapetet e atdheut me njeritjetrin.Se cfar behej ne shpirtin e Sul Rames kur ndodhte qe ne Pallatin e Sportit ne Shkoder te ndesheshin "ata...te dy", kur te perflitej per tifoze qe kundershtonin njeritjetrin me shume furi, vetem ai e di. Sul Rama i kishte marre qe "klysh", si Saitin, si edhe "princin" tjeter te tapeteve kombetare, Paulin Sterkajn...

Qe te dyve u kishte bertitur; i kish kercenuar aq sa e perdorte kete arme ai, i kish inkurajuar dhe , ja tani, qe te dy ata, ishin kundershtaret me te perbetuar ne tapet per njeri tjetrin. Sot ne vitin 2005, Sait Fishta e kujton me fisnikeri rivalin e tij qe ka luftuar me te me bluzen e "Dinamos", Paulin Sterkajn.

Per te, Paulini mbetet nje poet i tapetit, nje mundes qe, "kushedi se kur i vjen ma Shqipnise". Kishin kaluar 4 minuta e gjysem tapet. Edhe 1 minute e gjysem kishte mbetur...Shkathtesia prej shqarthi e Sterkajt nuk kish mundur te ngjitej deri ne bedenat e keshjtjelles "Fishta".

"Nuk e ke pase sot ate Muho Asllanin me ta nxjerre ndeshjen barazim". Keto ishin fjalet qe mundi t'i mermeriste ne vesh shokut dhe rivalit te vjeter te tapetit Paulin Sterkaj ne finalen e Kupes se Republikes qe po zhvillohej ne qytetin e meraklinjve te mundjes popullore, Peshkopise. "Me erdhi plasja, por nuk iu pergjigja Paulinit".

... Pak kush vuri re pervjedhjen e viganit te mundur te Vllaznise nga shoket. Madje askush, pervec nje pale syve. Te Naim Pepes. Me koken e ulur Sait Fishta i prekshem qe larguar per diku. Po per ku? Per askund. Vetem drejt vetmise. Drejt meditimeve ne heshtje per ate qe i kishin peshperitur perpara ndeshjes.

Oh ... gjithcka ishte e renduar. Kembet nuk e cuan djaloshin e pashem as ne ndonje mejhane ( ai edhe sot nuk e fut alkoolin ne goje), as ne ndonje takim dashurie, por drejt njerit prej cepave te qytetit. Atje u ul ne nje bar te njome dhe po mendonte. Prania e Naim Pepes e ngrohu shume. Shokeve te tjere ende nuk u kishte rene ne sy mungesa e tij.
Saiti, edhe sot e kesaj dite e ka nje difekt, nese mund t'i themi difekt, ate qe, thuajse gjithcka qe behet ne shpirtin e tij, i lexohet menjehere ne fytyre.

I panjohuri kishte lexuar dicka ne fytyren e piklluar te ketij bukuroshi shtatlarte. "Une i diftova se si e kishe hallin dhe ai dibrani me tha "Ketu ku ke ardhe ti, asht vendi i mundjes, mor bir. Ketu sa ke fryme, ke shprese me fitue. Ke humbe nje beteje, he djale Shkodre, por jo luften". Mu m'u drodh shpirti.

Edhe ky po perdorte te njejten gjuhe si profesor Naimi "djale Shkodre" po me thoshte. Ndjeva nje lehtesine. Takimi me dibranin e panjoftun ma ktheu krejtesisht normale gjendjen shpirtnore qe e kisha te derrmume.

Shkova ne Shkoder me mendjen e permbledhun vetem ne nji vend. Me ba cmosin tuj u stervite , vecse me munde nji artist te tapetit si Paulin Sterkajn, [ndaluar] me kishte lendue aq keq ne nje cast te thelle trishtimi". Mirepo, c'te vertete kishte dhe permendja e emrit te Sekretarit te Pare te PPSH se se Shkodres se atyre viteve, Muho Asllanit nga Sterkajt? Ja...

Ndarja e shkodraneve per shkak te besimit
... Edhe perpara vitit 1987, ne Shkoder, ne fillim ne menyre te nendheshme dhe, me pas, here here me permasa kercenuese, ishte vene re nje lloj ndasie mes Shkodraneve te besimit katolik dhe te atyre me besimin mysliman.

Futja e ngaterresave, "fesateve" mes ketyre dy komuniteteve ne Shkoder ka qene nje arme e vjeter politike e luajtur qysh ne kohen e sundimit otoman. Duhet pranuar se, per dite dalin qarte fakte qe vertetojne se feja e ka thuajse te pamundur t'i shpetoje joshjeve te politikes.

Politikane dhe politika te ndryshme kane operuar me te gjitha armet qe kane patur te mundshme; sigurisht u jane sulur edhe arsenalit fetar. Shkodra ka qene ne periudhen e mes shekullit te nentembedhjete, qendra me e madhe e gadishullit te Ballkanit. Kishte 50 mije banore me 3500 dyqane.

Flitet se Bushatllinjte e Shkodres kane patur biblioteken me te madhe ne Ballkan. Qe te mos ekzaltohen entuziastet e nacionalizmit, qe kane nisur te shtohen edhe te ne, por jo ne permasat e frikshme qe eshte te fqinjet tane tokesore, duhet te japim kete shpjegim: Shkodra ka mundur te kishte ate zhvillim qe permendem edhe per arsyen themelore se e ka lejuar Porta e Larte.

Shkodra ka qene nje pike e njohur lidhje ne mes te "orientit" otoman dhe "oksidentit" evropian. Qe mund te kete qene nje loje e sponsorzuar nga zbulimet e huaja kjo fryerja inatesh fetare ne kryekarakollin e kultures shqiptare, fryerje gati ne urrejtje (por jo deri atje) e qe erdh duke u rritur ne Shkoder me permasat qe shkonte shoqeria shqiptare drejt viteve nentedhjete, e vertetojne ditet e sotme.

Sot Shkodranet e qete, me teper se te vuajtur, te mjere, shikojne me dhimbje se si eshte katandisur qyteti i tyre, ama, perjetojne normalitet shembullor te marrdhenieve mes feve qe jane te kompletuara si s'ka me mire me infrastrukture. Lagjia industriale i perngjet nje kafshe prehistorike qe i ka mbetur vetem skeleti.

Shkodranet nuk vijne me si me pare ne Tirane me koken lart, duke folur me ze te larte dhe me pasionin per te vene piken e per te bere ligjin gjithkund. Tani ata kane nisur t'i largohen qytetit te tyre si ai te ishte lebroz. Dhe vijne ne Tirane me kryet ulur, duke u perpjekur te ambjentohen diku e gjithsesi pa asnje agresivitet fetar.

Pra, jemi ne vitin 1987 ...
Pra, jemi ne vitin 1987... Po pinin kafe dy trajnere. Njeri katolik, tjetri mysliman; njeri i "Vllaznise", tjetri i "Dinamos"; njeri vigan, tjetri trupimet; njeri i furishem dhe jo aq dinak, tjetri me shume i zgjuar se sa i furishem; njeri me i ri dhe me qe nuk e fshihte ambicien per lavdi, tjetri me i rrahur dhe qe e kamuflonte me fort kujdes ambicien njelloj si te parit, me masken e hekurt .

Qe te dy ishin trajnere te dy Shkodraneve; dy kampioneve qe kishte nxjerre dora e Sul Rames. Trajneri Nikoll Grima kishte Paulinin, qe sot eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise; Naim Pepa Saitin qe sot nuk merret me parti, por mban titullin "Haxhi".

Saiti kishte peshe me te rende. Paulini trim kishte shtuar pak ne peshe ne menyre te sforcuar, vetem qe te thyente keshtjellen Shkodrane te Fishtes. Fill pas mburrjeve te ndersjellta drejt e ne tapet. Perpara tapetit e tere Shkodra sportdashese ne kembe. Por ... dhe mbi 200 police.

Pallati ishte ndare ne dy grupe. Ne njeren ane ishin tiofozet e Paulinit; sigurisht te fese kristiane. Ne anen tjeter tifozet e Saitit, te fese se kundert. Policia kishte informacione se kishte njerez te armatosur me thika dhe doreza hekuri. Ishin minutat e fundit. Ndeshja mund te kthehej ne pergjakje.

Nje shemtire te ketille e parandaloj keshilla e mencur por aspak sportive e Muho Asllanit. I prere ai dha udhezimin qe nga karriga e tij ne zyren e tij te Sekretarit te Pare ndeshja te mbaronte vetem barazim. Ndryshe... Mesazhi ishte i qarte. Ajo zenke e vogel trajneresh ne klub, mund te behej shkendije per shperthimin e atij mllefi ne dukje fetar por thellesisht politik qe vlonte me shpejtesi neper Shkoder. Ne prakun e ndryshimeve epokale...

Ter Shkodra e mori vesh urdherin verbal te Muho Asllanit te urte dhe praktik. Kete urdher ia kish kujtuar Sterkaj Fishtes ne formen e peshperimes ate dite ne Peshkopi..

Korca, qyteti qe do pas Shkodres
... Perseri viti 1987. Korca e blireve dhe e serenatave priste mundes. "Une e dhe shume Korcen; asht qyteti qe due ma shume mbas Shkodres. Ia due blinat, kalldremat, serenatat, njerezit e shendetshem e te bukur, pastertine qe farfurin, zgjuarsine...dhe, prap, serenatat e ambla korcare" thote duke qeshur me sy Sait Fishta.

Por ai ka edhe nje motiv tjeter per ta dashur Korcen aq shume. Atje ai ka konkretizuar revanshin ndaj rivalit te tij te vjeter, Paulinit. Vezhguesit e vemendshem shkodrane qe kishin veshur fanelen dinamovite tanime nuk e kishin piken e deshires qe ne Korce, ku luftohej per medalje individuale, te vihej ne dyshim shume marrja e e sigurte e njeres nga ato. Ata assesi nuk e desheronin qe te ndeshej serish shqarthi gjenial dhe provokator Paulin Sterkaj me divin "me inat derrit", qe vetem sulmonte si nje division tankist "Panterash"; me furine e "harushes", duke mos i honepsur sprapsjet Fishten.

Per me teper, ndeshja ishte perseri ne mjediset e serenatave korcare; ne prani te tifozave, nje pjese prej te cileve ishin vajza me bukuri marramendese e aspak "turkesha" si shkodranet, dhe kur po shiheshin sy me sy dy trajneret inatcore. Biondini Sterkaj tamime kishte ne gjoks pese medalje te fituara ne menyre individuale e nuk kishte asnje kunj me, apo interes, qe te perballej me me dufet e pashfryra te Fishtes dhe te trajnerit te tij me fytyren si nje maske hekuri.

Fishta nga ana tjeter, kishte dy medalje me shume. "Nikoll Grima, trajneri i Paulinit e dinte qe kete radhe ata do te hupshin", tregon Fishta duke shtuar se, edhe nga menyra se si rrinte dhe shifte, Sterkaj nuk ishte ai i zakonshmi; ishte si i urte, si shume i vemendshem dhe me do si shenja pertese, "aq sa mund te kishte nje gjeneral sypatrembur i tapeteve tona kombetare dhe nje "as", sic ka kene Paulini" .

Fishta, nga ana tjeter, duke kujtuar "pernate e perdite" humbjen ne Peshkopi, kishte bere aq pergatitje, saqe tok me trajnerin e tij, i ishin qepur ndeshjes me Sterkajn. Para ndeshjes, profesor Naimi, duke pare edhe emocionet e dinamoviteve, duke psikollogjisar se Sterkaj nuk ishte me tamam ai levendi i Shkodres apo Dibres, i kerkoi sportistit te tij qe te bente nje ndeshje spektakolare.

Ta fitonte ate vetem me nje pike. Jo me nje pike diference, por me nje pike gjithsej ne tapet. Dhe pika te ngrinte lart doren e Fishtes. Paulin Sterkaj kishte lindur per te mos rene kurre me shpatulla perdhe. Ndeshja filloi gjith inat. Fishtes ia shperbleu Korca menjehere dashurine qe kishte ai per te.

E tere Korca therriste vetem emrin e tij. Ne te vertete, sic kujton tani Saiti, "me mue ishin tifozet e mundesit e mrekullueshem korcar qe konkuronte zakonisht ne peshen e gjashte, Artur Kreka. Kur i mora piken e pare Paulinit, degjova thirrjen e trajnerit "Vetem njaja pike duhet, Sait!" Ishte nje perballje nervash.

Me se fundi. Si i kishin marre njeritjetrit edhe nga dy pike, arbitri ngriti doren e Fishtes mes vershellimave, britmave dhe bucitjeve te emrit te tij. Kjo eshte rruga e mundesit Shkodran te peshes se rende Sait Fishta, i cili ka fituar per njembedhjete vite rrjesht 11 medalje dhe qe e ka lene sportin ne kulmin e lavdise.

Post scriptum
1 Ne qendren tradicionale te Shkodres, ne "Parruce", ka qene ngritur 60 70 vite me pare "Xhamia me dy minare", rreth 200 metro larg njeres prej shkollave te para te shqipes ne ate qytet. (Nje mije vite me pare, sulltan Mahmuti, me nene persiane e baba taxhiks, pati ngritur ne Afganistan universitetin e pare dhe krah tij, nje xhami qe i pat vene emrin "Nusja e qiellit").

Gjithsesi, xhamia ne Parrucen Shkodrane, nje ndertese karakteristike e rralle shume ne Ballkan pervec Turqise, u pat shkaterruar nga fundi i viteve gjshtedhjete, ne kohen kur u hoq feja zyrtarisht ne Shqiperi. Xhamia eshte ngritur sot ashtu si ka qene atehere. Shpenzimi i habitshem eshte perballuar krejtesisht nga biznesi i Sait Fishtes.

Heroi yne ka nje dobesi te theksuar, qe ia dine te gjith miqte nenen e tij dhe ne pergjithesi, te moshuarit dhe te pamundurit; pikrisht, ata qe kane per t'u kenaqur me shume ne ambjentet e xhamise se ndertuar mbi parametrat e sakte te arkitektures se paraardheses se saj te shkaterruar, qe pat pikelluar aq Shkodrane, fetare dhe jo fetare, ndersa ia terhiqnin me traktor minarete e saja te papara askund ne Ballkanin jo turk.

Devizat qe pelqen me shume ne jete, Sait Fishta jane dy. E para: " Me heke nji tulle prej murit te xhamise asht gjynah. Me shkaterrue krejt xhamine asht gjynah ma i madh. Edhe ma i madh bahet gjynahi me ba me i heke nji tulle xhamise se Mekes.

Gjynahi bahet i tmerrshem, me ba me e shkaterrue ate xhami. Por, te tane keto gjynahe bashke jane ma pak se nji tjeter gjynah: kur i prish zemren e dikujt". E dyta: "Atyne qe shkojne tuj u mburre, toka iu thote se kam me ju kalb shpejt".

* Ky eshte nje fragment nga libri ne proces "Yje ne kacurrelat e Rozafes".
 

Guest
Re: Ermal Fejzullahu koncert live ne Shkoder

Ermali eshte nje nder kengetaret me te mire
 

genci

Primus registratum
Ne 69 vjetorin e vdekjes se poetit

E Hene, 21 Gusht 2006
Poeti Ndre Mjeda, cilesohet sot si "mjeshter i fjales poetike" dhe si "nje poet me nje konceptim poetik te mirefillte, i cili solli risi ne vargun e poezise shqipe". Ai lindi ne Shkoder ne nje familje te varfer te ardhur nga fshati Mjede. Mesimet e para i ndoqi ne Shkoder dhe me pas vazhdoi studimet e mesme dhe te larta teologjike ne disa vende te Europes. Kur u kthye ne Atdhe, Ndre Mjeda u emerua famullitar ne disa fshatra , ndersa u lidh me levizjen patriotike. Ne vitin 1901, bashke me te vellane, themeloi shoqerine "Agimi", e cila krijoi nje alfabet dhe botoi nje varg librash per shkollat mbi bazen e ketij alfabeti. Per veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Ne vitin 1908, ne Kongresin e Manastirit, u zgjodh anetar i komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te shqipes. Ne periudhen e Levizjes Demokratike Ndre Mjeda mori pjese ne jeten politike te kohes dhe u zgjodh deputet. Pas deshtimit te Revolucionit Demokratik u terhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshte ne Kukel. Vitet e fundit te jetes se tij ishte mesues i gjuhes shqipe ne Shkoder.

* * *

Veprimtarine poetike Ndre Mjeda e nisi qe heret. Poema romantike e njohur "Vaji i bylbylit" u shkrua me 1887; ne te ndihen fryma patriotike dhe nota permallimi. Vepra permbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qe te ngrihej per te fituar lirine. Qe nga kjo kohe e deri me 1917, kur pa driten e botimit "Juvenilja", Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgje. Te kesaj kohe jane poema tjeter romantike "I tretuni", ne te cilen eshte derdhur malli per atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit, vjersha "Shtegtari", "Malli per atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkonju" etj. Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike si "Liria", ku gjeti pasqyrim demokratizimi, qe, bashke me patriotizmin, perben anen me te forte te botekuptimit dhe te krijimtarise se tij.

Fazes se dyte te krijimtarise se Ndre Mjedes, e cila nisi pas Luftes se Pare Boterore, i perkasin poemat "Scodra" dhe "Lissus", ku permes historise se lashte te dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tone dhe sidomos periudha e ilireve. Ne prodhimin poetik te Ndre Mjedes zene vend edhe vjershat per femije, disa shqiperime te goditura etj., ku tregoi mjeshteri te rralle poetike. Ndre Mjeda dha ndihmen e tij edhe ne fushen e gjuhesise. Puna e tij u zhvillua edhe ne gramatike, leksikologji, filologji, duke dhene ndihmese te shquar ne levrimin e gjuhes letrare. Ndre Mjeda eshte nder te paret gjuhetare shqiptare qe u moren me studimin dhe transkriptimin e veprave te letersise sone te vjeter. Transkriptoi pjeserisht vepren e P.Bogdanit dhe te P.Budit, shkroi per dialektin shqiptar te Istries dhe per Perikopene e ungjillit te shek.XIV-XV.
 

Guest
Re: SHKODER, FESTIVALI I FEMIJEVE NE PRAG TE NATES FIN

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E Merkure, 07 Qershor 2006


SHKODER, FESTIVALI I FEMIJEVE NE PRAG TE NATES FINALE

SHKODER Pjesemarresit e koncertit te 44 t ne kengen per femije ne Shkoder, presin me ankth naten finale. Festa e Kenges per femije ne qytetin verior duket se ka pasur nje start te sukseshmen, ku eshte zhvilluar nata e pare dhe dyte e festivalit. Ne skene jane interpretuar deri tani 26 kenge, ndersa ne naten finale do te jene te gjithe kenget.

Nen nje skenografi te shkelqyer ku spikaste dicka me klasikes dhe modernes, eshte hapur sipari i Festivalit te 44, i Kenges per Femije. Sipas drejtorit te ketij festivali, Kujtim Alise, suksesi i nates te pare duke pare nivelin e kengetareve dhe cilesine e kengeve, garanton nje festival me ndryshe.

Mes 110 kengeve te paraqitura u perzgjodhen 26 krijime qe do te kendohen per here te pare ne kete festival, qe tradicionalisht zhvillohet ne Shkoder. Ne sallen e Teatrit "Migjeni" ngjiten rreth 200 femije, jo vetem kengetare, por dhe valltare, grupi i korit, etj. Sipas Alise, ashtu si edhe vitin e kaluar do te ruhet e njejta skeme, ajo e moseliminimit te kengeve.

Ndersa ne naten e trete, Aliaj ben te ditur se do te prezantohen dhe nje here te gjitha kenget pa perjashtim dhe ne fund do te ndahen cmimet. Kjo skeme e aplikuar per here te pare vitin e kaluar, rezultoi efikase, pasi sic thekson Alia ndikon ne gjendjen emocionale te femijeve.

"Seleksionimi i kengeve duke u eliminuar disa prej tyre ne naten e fundit, shkaktonte jo pak shqetesim tek femijet, te cilet e kane te veshtire ta pranojne logjiken e ikjes se kenges. Keshtu nuk ka lot, kenget hyjne te gjitha ne naten e trete" thote Alia. Gjeografia e pjesemarrjes eshte mjaft e gjere, me perfaqesues te kenges per femije nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korca, Gjirokastra, Vlora, Gostivari, Prishtina, Gjilani, Gjakova, ndersa kompozitoret e poetet pjesemarres jane pothuajse te gjithe emrat me te njohur te muzikes shqiptare si Alfred Kacinari, Shpetim Saraci, Edmond Zhulali, Jorgo Papingji, Agim Doci etj.

Festivali do kete dhe elemente te spektaklit, ku nuk do mungojne si te ftuar, kengetare te njohur te moshes se vogel sic jane Dorina Garuci, Gledis Dume, etj., apo dhe grupe baleti nga disa qytete te vendit. Nje e vecante e ketij festivali mbarekombetar te kenges per femije eshte mosha e vogel e pjesemarresve ne te, ku ka interpretues dhe te moshes 4 apo 5 vjec. Kenget interpretohen live dhe skenografia e ndricimi ne Teatrin "Migjeni", sipas organizatoreve do jene ndryshe nga heret e tjera.

Kujtim Alija, i cili per 21 vjet radhazi eshte udheheqes artistik apo drejtor festivali shprehet se ndryshe nga viti i kaluar, dikasteret qendrore te kultures, arsimit dhe Bashkia e Shkodres bene me te miren e mundshme per mbeshtetjen e festivalit, duke mos sjelle ato pengesa qe jane ndeshur me pare.

Kenga per femije ne keta 10 vitet e fundit ka evoluar, me gjithe veshtiresite qe paraqet, per shume arsye", thote Alia. Sponsor te festivalit te 44 t Mbarekombetar te Kenges per Femije jane "Vodafone" dhe "Pro Credit Bank".
Rudina Llazari

[/ QUOTE ]
 
V

ves

Guest
Profil Shkrimari

Profil Shkrimari
HESHTJA KA NJE TINGULL GURI

Anton Çefa lindi më 1935 në Shkodër. Ishte student dhe pedagog i shkëlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi të gjitha njeri i përkryer zgjodhi atë ... më të vështirën, heshtjen me pasojë harresën, fali gjithçka të bukur për të ruajtur më të shtrenjtën: dinjitetin. Në vitet e para pas '90-ës pa ditët e pakta të "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrës.

Aktualisht është editor i Federatës Panshqiptare "VATRA" jeton e punon në New York me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e deti ... përtej të cilit ai është ... Eshtë autor i dy librave me poezi, "Dritarja e një britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtëpia botuese Camaj-Pipa 2002 - nga ku janë shkëputur dhe poezitë e mëposhtme.



Motiv i dikurshëm shkodran
Drini i lau kambët Kalasë
e dielli, tue u rrëzue mbas Taraboshit,
ia fali lulkuqin e fundit
të ditës.
Puthin aroma lulesh
muret e oborreve të randueme nga shermasheku
e shtëpitë, të mbetuna në gryka blerimesh,
kërrusen
nën peshën e lodhjes së mbramjes
e të qiellit në perëndim.
Krismat e dyerve, që mbyllen njena mbas tjetrës,
dhe të gjitha zhurmat tjera
shuhen ngadalë në valët e liqenit.
Nën nina - nanën e bulkut të natës
dremitin rrugët e vetmueme.
E Shkodra flen.


Stinë panairesh

Stinë panairesh dehëse,
pranverë e delireve
që tallaziten në gufim të gjakut
ndër dej.
Panair tingujsh të blerë
kah dridhen në fërgëllim të kalesës,
ma të lehtë se drita
që feks mbas degëzave të kopshtit.
Panair ngjyrash
ma të brishta se fjalët e zogjve
në endje ylberesh.
E aromat,
oh, panairet e aromave,
ma të kandshme
se fryma e foshnjeve në djep!
Stinë panairesh dehëse,
pranverë e delireve!


Humbja e diellit

Botës i ka humbë dielli.
Prej syve të errun si qeli burgu
mertisë ashtë drita.
E randë si guri
errësina
mbi shpatulla të qytetit peshon,
mbi kangët e zogjve
dhe mbi çdo fije bari e jete.
E randë si gur.
Kjo natë polare tërkuzë e gjatë,
sa do të zgjasë?


Heshtja ka tingull guri

Me buzë të gurta
heshtja na i puthi orët
e ditët
e netët.
Një jetë që po dëgjoj
meloditë e heshtjes
në gojët memece
të gurit.
Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.


Brezit tim

Kopetë e ditëve tona
shkojnë drejt disa brigjeve
të çorodituna
të ndjekuna nga lehje qensh.
Në bulshitë e atyne lehjeve,
të përjarguna
eshtnat e së ardhmes sonë


Emblema

Po flet?
Shshsh, mos fol!
Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.
Kanë tringëllim të përjetshëm
tridhjetë paret,
Juda i ka veshët e gjatë
e përgjon ditë e natë.
Sot ashtë emblemë e jetës
bisku i gjakut,
emblemë pesëcepëshe.

Të gjitha rrugët ...

Natë me shti gishtat ndër sy,
por duhet me i thanë mëngjes,
mëngjes me diell, bile.
(Oh, sa t'i marrka dielli sytë!)
Ecim përpara, me hapin lart, marshojmë,
me kangë në gojë, në buzë!
S'e dijmë ku shkojmë,
por të gjitha rrugët të çojnë atje ... n'greminë.

Hijet e mugta

Përhumbet dita,
nuk shihen ma format e gjetheve,
veç ndihet frushullimi i shpirtnave të tyne
që fluturojnë
hapsinave të padukshme.
Koha zhbahet dikur
si dita
dhe shpirtnat e sendeve
shndërrohen në hije.


Poetëve të sotëm

Mbi krahët e lodhun të dushkajës
kanë mê puhizat
e me flakë tingujsh âsht i mbarsun zhegu.

Si i dogjen të gjitha kangët e tyne,
gungallat dirgjen vetë
dhijareve t'vetmueme.

Me flakë tingujsh
s'i zbardhen pendët korbit.

Gungallat i vrasin meloditë e buta.


Djegia e drunjve

Bubulon zjérmi.
Në gojët e flakës e në shtëllungat e tymit
djegia e drunjve.
Trungjet me krahët e tyne,
zemra me damarët e limfës,
të gjitha digjen.
Hini, kujtimi i njí jete të djegun.


Miha në gojen e shpresës

Miha në gojën e shpresës
e mbolla njí fjalë
e fjala u bâ dhimbje.
Lule e shpeshtë e kësaj zagne
[ndaluar] quhet jetë.


S'e di mirë ku u takuem

S'e di mirë ku u takuem,
në zemren tande a timen?
s'e di mirë.
Në degëzat e brishta të mallit qëndroje
fluide si floku i borës.
S'e di mirë kur u takuem,
sapo ika nga andrra
apo në andërr isha?
s'e di mirë.
Në shtrojet puplore të andjes qëndroje
e përndezun si flaka e dhimbjes.

Humbja e kujtesës

Në pëlhura damarësh të gjetheve
të vjeshtës
u mplak kujtesa e blerimeve të dikurshme
e humbi.
Sythat në stinët e ardhshme
nuk do të trashigojnë asgja
veç dhimbjes së degëve të mardhuna
dhe ankthit
me thanë nji fjalë të blertë.

Jehe melodish

Në mendimin tim
thërrmohet një tingull guri
e vorbuj flake
ngre në çdo pikël gjaku
mandej një mal me dhimbje
e jehe melodish
ma të lashta se kohë e gurit.
Heshtja ka tingull guri
Me buzë të gurta
heshtja na i puthi orët
e ditët
e netët.
Një jetë që po dëgjoj
meloditë e heshtjes
në gojët memece
të gurit.
Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.

Çast

Në pritje të blerimit
damarëve të mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtës.


Bregu i dritës

Gjiu i shterrun i ditës
nuk pikon dritë
e hana e hyjzit janë fikë.
Në humnerën e universit,
toka mundohet të kapet
në bregun e dritës.


Shtegtimi i zogjve

Ju xuni dimni,
zogj shtegtarë,
të arratisun çerdhesh.
Ju xuni dimni.
Âsht ngrí frymëmarrja e pyjeve,
tingulli i lahutës në kasollën mbi mal
dhe të gjitha dashunitë
janë ngrí.

Nën breshní plumbash
brishtësí e flatrave
dhe shtegtimi i juej.


Lutje

Kur syni i diellit
do ta shohë per herë të fundit
ditën time
e të më shuhet etja për jetën,
per fjalën e per çdo gjâ,
të lutem, o Zot,
më ndihmo të kaloj i qetë, pa dhimbje,
kufinin e hapsinave të gjallanë hapin drejt amshimit,
të ndigjoj vetem tingullin e heshtjes,
të shoh vetem njí ngjyrë,
ngjyrën e asgjasë së kësaj bote,
të fikem e të mbaroj në dritën e syve
të njerëzve të mi të dashtun.

Kur syni i qiellit
do të mbyllet përgjithmonë mbi ditën time,
të lutem, o Zot!


Zhurmë hapash

Zhurmë hapash që largohen
e shuhen ngadalë në ajrin e natës,
ditët e mia,
darsëm e heshtjes
dhe mort i fjalës.

Dishirë:
Ma ndalni zhurmën e njí hapi
ta ndriçoj me dritën
e hyllit të nji kumti të vetem,
ta spërkas me shatërvane tingujsh
që dallgëzojnë
në pellgje heshtjesh.


Mbi vorrin e pritjes

Mbi vorrin e pritjes
kam ndezë njí qìri.

Dhimbja belbëzon disa fjalë
si uratë.

Flaka e qìrit luhatet
me trishtimin e erës
deri në poret e brengës.

Qiparisat e kujtimeve
këndojnë nën zâ
"Gjethet e ráme"të Iv Montanit.
Mbi vorrin e pritjeskam ndezë njí qìri
 
C

cba

Guest
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

2 Mars 1925.
Plumbat e dores mizore te Baltjon Stambolles shtrine perdhe ate qe Fan Noli e perjetesoi ne elegjine e tij "Syrgjyn vdekur".

Pushoi se rrahuri perjete zemra e "Viganit liberator", qe shkriu gjithe jeten per Atdheun e popullin e vet, e atij qe nuk heshti kurre, me fjale, me vepra, me pende, shkrime e fjalime te zjarrta ne parlamentin e pare shqiptar gjate viteve 1921-1924, per te kundershtuar me guxim te pashoq vendosjen e nje regjimi te eger, qe pas vrasjes se tij u lidh aq ngushte me rregjimin fashist te Musolinit.

"Larot ta permbysne dalin" vajtonte per te Fan Noli, ai qe kur e akuzuan se ishte vegel e Gurakuqit shkruante: Zoti Faik Konica esht i mendjes qe kam qene vegla e Gurakuqit. Nuk e besonj. Po edhe sikur te jet' e vertete e kam e do t'a kem per nder. Ishte mjaft i math sa te kishte vegla si mua. (Leter e Fan Nolit derguar nga Vjena me 26 gusht 1925, drejtorit te gazetes "Dielli" ne Boston, me shenimin:"Me lutje qe te botohet". Kurse Hasan Prishtina mbi varrin e Luigj Gurakuqit thonte: "Eh! Lamtumire, o mik i madh, o ndera e kombit tone! Te jesh i qete se shpagen tate do ta marrim dhe lulezimin e perparimin e Shqiperise do ta realizojme!"

Ky ishte Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, qe kur e pyesnin se nuk martohej, pergjigjej prere: "Jam martuar me Shqiperine". Perse e thonte kete? Sepse e dinte qe nje dite do te binte i vdekur nga plumbat e krereve feudale, kundershtareve mizore te rendit demokratik, te cilet donin ta shtypnin me dhunen e terrorin e tyre, popullin e shumevuajtur, qe kerkonte nje rreze drite e Luigj Gurakuqi nuk donte qe ta linte pas tij nje grua te ve e femije jetime.

Nena Laze, e ema , u dogj gjithe jeten per ta pasur prane saj djalin e dyte, kanakrin e familjes, krenarine e Shkodres e te Shqiperise, por vdiq, kur ai ndodhej larg, duke u perpjekur per te ardhmen e vendit te tij dhe ne shtratin e vdekjes i kishin vene prane fotografine e te birit.

Por mos valle Baltjon Stambolla, djali i tezes se Luigjit, e vrau ate per konflikte familjare financiare, sic e kemi pare te shkruhet me paturpesine me te madhe ne nje gazete te perditshme te diteve tona (me 30 prill 2000)? E kush ishte Baltjon Stambolla, perpara figures madheshtore te Luigj Gurakuqit? NJe liliput, nje vagabond, nje njeri i hurit dhe i litarit, qe iu shit kundershtareve politike te ketij martiri, duke u bere vegel e tyre nepermjet konsullit shqiptar te asaj kohe ne Bari (Viti 1925), Qatim Saraci, pjestar i familjeve te parise antidemokratike te Shkodres, duke zbatuar porosine e nje mbledhje te kesaj parije ne shtepine e Rrok Geres (Referuar librit "Luigj Gurakuqi"-Vepra te zgjedhura-pergatitur nga Mark Gurakuqi, botim i vitit 1961). Dhe, ky Rrok Gera, pas vrasjes se Gurakuqit merr shperblimin nga padroni i tij, duke u emeruar Minister i Financave. (Perseri reference ne kete liber).

Cili ishte ky padron? Dihet boterisht: ai qe nga minister i brendshem u be kryeminister, president e me vone, me asamblera te sajuara, sovran august e "Mbret i Shqiptareve".

Kthimin e tij ne dhjetor 1924 me ndihmen e ushtrise jugosllave te Krajl Pjetrit te Beogradit dhe mercenareve te gjeneralit rus Vrangel e quajten me mburrje "Triumfi i Legalitetit"! Cili Legalitet? Per cilen monarki flitet? Per ate qe u krijua duke vrare e zhdukur kundershtaret politike, duke filluar me Avni Rustemin, per te mbaruar me Hasan Prishtinen, pasi kishin lare me gjak Luigj Gurakuqin e Bajrram Currin? Ate monarki qe pa u ngritur mire ne kembe ia shiti Shqiperine, Italise fashiste? (Lexoni per kete monarki librin e Bernd J. Fischer-it "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi botuar nga Cabej); me parathenie te autorit per botimin shqip nga Santa Barbara, Kaliforni, mars 1996. Ky eshte nje liber autentik dhe i mbeshtetur ne dokumenta autentike dhe jo sipas hamendjeve, fantazirave te semura e perralave arabe te "Njemije e nje neteve".

I shkrova keto rradhe, sepse pas disa diteve, me 2 mars eshte pervjetori i 79-te i vrasjes se Luigj Gurakuqit, duke dale nga restoranti "Cavour" ne qytetin e Barit.I gjeten ne xhep 360 lireta dhe kishte veshur nje kemishe te grisur e mbathur corape te arrnuara. Rrobat e tij i terhoqen nga spitali bashkeluftetari e bashkeqytetari i tij, Gjon Kamsi, qe i ruajti rrobat e te vrarit deri nje nate para se te hapej shtepia muze e Luigj Gurakuqit, ne rrugen qe mban emrin e tij (ish "Rruga e Gurakuqeve"). Kjo shtepi per turp te hisorise se vendit tone po shndrrohet ne nje germadhe...

Dhe u gjend dikush, qe te kete paturpsine qe te shkruaj (i frymezuar nga forca me qellime te erreta) duke hedhur balte mbi kete figure te paster qelibar, se Luigj Gurakuqi, kur u largua per ne Bari, pas renies se qeverise se Nolit, duke qene Minister i Financave, grabiti thesarin e shtetit prej 300 milion frangash ar!!! Si duket keto para i nevojiteshin per te ngrere darken me buke e çaj ate nate qe u vra dhe per te blere nje kemishe te grisur dhe corape te arrnuara.

Nga Luigj Gurakuqi
Regjisor i T.O.B. ne pension
Korrieri, 28/02/2004
 
M

MEDIGAL

Guest
Frederik Ndoci (Doci) Koncert ne Shkoder!!!!

Nen kujdesin e vecante te kryetarit te Qarkut Shkoder, z. Lorenc Luka, po pergatitet te zhvillohet nje koncert recital i kegetarit Frederik Ndoci.Koncerti mendohet te zhvillohet ne javen e fundit te Qershorit.Me shume informacion ne ditet ne vijim.Kengetari i madh, do te performoje ne stilin "alla Rrik-çe" per publikun artdashes shkodran te premten e dates 9 Qershor 2006, mbas ores 21:00 e deri ne oret e para te mengjesit tek Bar-Restorant Kolping.(Vendndodhja, mbas rrugices se Tre Heronjeve ne drejtim te Nil Prodhimeve te dikurshme).
 
L

lind

Guest
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Retrospektive, Tre vjet pas vrasjes se Gurakuqit.
(Shkruar nga Kostandin Boshnjaku ne gazeten "Liria Kombetare", me 1 mars 1928)

Kur ky artikull do dale ne Lirin Kombetare do jene mbushur tre vjet q'eshte vrare Luigj Gurakuqi. Dhe une kam deshiruar te shkruaj disa vija per Gurakuqin, po me qene se nuk e kam bere kete ngjer sot, po e bej tani.

Pervec gjyqit te Musolinit, te gjith e dime se Gurakuqin e vrau regjimi feodal i Shqiperise, dhe Baltion Stambolla, ne kete ngjarie, nuk lojti perveç nje rol miserable te dores se dyte dhe nuk meriton te behet me fjale as per te as per shoket e tij ndihmes, qe ka patur, sic nuk behet pergjithesisht fjale mbi xhelatin, qe ve ne zbatim urdherin qe merr. Sa behet fjale per jevgun qe vari Don Gazulin fjala bie, aq meriton te behet fjale dhe per Stambollen. Gurakuqin pra e vrau ay regjim, qe kryesohet sot prej Ahmed Zogut, si vrau dhe shume te tjere burra qe dilnin prej popullit dhe qe kane mbrojtur te drejtat e popullit, domethene te vegjelise.

Po Gurakuqi u-vra n'Itali, ne nje vend "te qyteteruar", ne nje vend ku ka gjyqe dhe gjykates te mire etj...dhe ne nje vend te cilin Gurakuqi e ka dashur me teper se kushdo tjater prej Shqiptareve. Dhe, per kete shkakun e fundit, shume e quanin Gurakuqin italofil. Po ne kete ka patur nje mosmarreveshie: Gurakuqi donte Italin e artit dhe te vjetersise, popullin italian sic thosh dhe vete, po jo qeverin e reakcionit me te madh qe mbreteron sot n'Itali, qeverin e mercenerve te kapitalisteve. E dinte se sa te rezikshim jane keta te fundit per jeten e popullit shqiptar, i cili me zi po fillonte te ecente ne jeten e tij ekonomike, dal nga dale si fillon t'ecij cilimiu; prandaj sa ish gjalle, Gurakuqi as u-beri as u-perpoq te bente kapitalisteve italiane sherbimin me te vogel ne roberimin e Shqiperise. Perkundrazi, gjithemone i ka luftuar nderhyrjet ekonomike te huaja qe nuk pajtoheshin me interesat politike dhe ekonomike te vendit.

Po qeverise imperialiste te Musolinit nuk i duhej nje "italofil" i tille, si nuk i duhej as i duhet nje qeveri nacionaliste shqiptare. Pasi qeveria e Mussolinit, bashke me qeverit e tjera reakcionare, i ndoqi nacionalistet shqiptare nga Shqiperia, u-mundua dhe po mundohet ngjer sot qe, me anen e tyre, duke i spekulluar, te fitoje ato qe duante te fitonte prej kohe ne Shqiperi: dhe ne kete filloi nga Gurakuqi i vdekur. Vrasia e Gurakuqit i erdhi per hesab Mussolinit. Filloi t'a shtrengoje Ahmedin se gjyqi do t'a nxirte ne shesh fajtor, po te mos pranonte sa me shpejt konvencionet e fameshme te bankes dhe te huas. Dhe, nuk eshte me sot sekret per njeri qe, ne pjesen e madhe te tyre, keto konvencione i detyrohen ketij spekullimi. Qe te mos dale ne shesh rrenja e katillekut, te dy tiranet, mbeten d'akord te rrjepen popullin shqiptar. Dhe, keshtu sot, ky paguan per vit 350'000 napolona per hua, qe s'ka marre dhe ka dhe nje banke "kombetare", e cila punon qe t'a lere pa breke. Gjyqi i Mussolinit, pas ketyre kombinacioneve, e nxorri vrasesin patriot dhe Gurakuqin tradhetor, qe te kupetoje cdo budalla qe gjyqi i "pa-aneshme" eshte nje mjet ne duar te kapitalisteve, sic jane dhe topat e mitralozat...Paturpesin e gjyqit dhe chantage-in e Mussolinit e kupetuane ahere, dhe po e kupetojne dhe sot, te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.

* * *

Banka dhe huaja, qe pjesen me te madhe te themeleve te tyre e ka vene mbi gjakun e Gurakuqit, kane qene hallkat e para dhe me te fortat e atij zinxhirit q'eshte shtuar dhe dita me dite po e shtrengon me teper popullin shqiptar. Pakti i Tiranes No.1, pakti i Tiranes No.2 nuk jane pervec se hallka, qe jane lidhur me ato hallkat e para dhe copa t' atij zinxhiri, qe po lidh popullin nga kemb'e nga duar. Kejo esht'e verteta dhe cdo interpretim tjater, ne rastin me te mire nuk eshte pervec sofisme.

* * *

Me vjen ner mend se c'pershtypie te keqe u beri vendimi i gjyqit te Tranit shokeve te mergimit dhe sidomos disave, qe kane qene shoke me te ngushte te Gurakuqit. U erdhi i papritur. Nuk lane fjale pa thene, dhe me te drejt, kundra tiranit te Romes, i cili na e beri Stambollen patriot dhe Gurakuqin tradhetor. Po sa shpejt ndryshuakan kohet! Po prej atyre me te rrepteve, ahere kundra Mussolinit, sot po ketij tiranit me te madh te popullit shqiptar i behen eloge!! Ku te jeshe, mor Gurakuq, dhe te shifnje...Ne tre vjet se sa ndryshime! Dhe nuk ka ndryshuar as Musolini as miku i tij Ahmed Zogu. Po ti flij i qete! Ka shume, shume njeres te tjere, qe e dine mire se sa spekullime jane bere me gjakun t'end dhe do punojne per t'i thyer ata zinxhire q'i kane vene popullit shqiptar tiranet, me ate force qe do punoje dhe ti ne kete rast, sikur te jeshe i gjalle. Jane te forte zinxhiret, po dhe populli shqiptar i ka pa fund burimet e luftetareve dhe do t'i thyeje. Flij i qete, Gurakuq!

K. Boshnjak.
Korrieri, 28/02/2004
 

scadarsko

Locus omnem
Tem e bukur, por shume metrazh......... Gjithsesi Shkodra, ka ken e do metet, djepi i kulturs qytetare mbar shqyptare ,edhe se ishte n'en hekrat e diktaturs ajo mbijetoi.dhe sot Shkodra, per ballet me trazimet qe i krijojn partite politique,duke u mundu me e perdor, per interesa tynet, pour Shkodra e shkodrant puro qytetar Jan ma te sjut e nuk bijn n rrjeten e tyre ou ato avec tradhtin dijn me bâ. Ni fjal e mocme asht n Shkodër, kush guxon me nez ashklenn sShkodër, ka met mren. N Shkodër shum général e cetnik kan lan kocat se kujtonin se asht kollaj n Shkodër. N Shkodër, kndohet bahet aheng, ban humour e qet bejta défi vone, gjithcka gjen vec n Shkodër.
 
Top