Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

genci

Primus registratum
Re: Frederik Ndoci

Përkujtohet Feti Dizdari traineri i madh i atletikës shkodrane dhe shqiptare

Shkodër—Në mjediset e Qëndrës Kulturore për Fëmijë është organizuar takimi përkujtues mbas 20-të vitesh të vdekjes së Mësuesit të Popullit dhe Qytetar Nderi i Shkodrës, trainerit të madh të Atletikës shqiptare Feti Dizdari. Salla e mbushur plotë me personalitetet e sportit dhe të kulturës shkodrane kishte rastin të kujtonte edhe njëherë aktivitetin dhe jetën e një prej figurave më të mëdha të atletikës shkodrane dhe shqiptare. Fjalën e hapjes dhe mirseardhjes e mbajti Gëzim Mema përgjegjësi i Klubit Shumësportësh “Vllaznia” i cili mbasi bëri një historik të Dizdarit paraqiti dhe jetësorin e një kualiteti të tillë sportiv si ai me më shumë trofe në vëndin tonë në atletikë. Ai tha se emri i Dizdarit na ka dhënë gjithmonë forcë dhe shpresë për të shikuar me tej. Mbas tij folën kolegë dhe sportisët të shumtë si Vildan Tufi, Ardian Miloti, Rasim Kraja, Arben Mlloja etj. Në të gjithë u vu re respekti për këtë figurë madhore e cila jo vetëm ka nxjerrë dhjetra sportistë rekordmenë dhe ekipe kampionë, por ka qënë dhe një nga promotorët e të gjitha sporteve në Shkodër. Djalit të tij Agron Dizdarit ju dorëzua edhe titulli i fundit mbas shumë të tillëve që ka babai i tij i nderuar me emërtimin “Nderi i Sportit Shkodran”. Aktori i teatrit “Migjeni” Agron Dizdari me këtë rast u shpreh se falenderonte në emër të familjes për këtë nder dhe për pjesëmarrjen e të gjithëve në nderim të një qytetari të thjeshtë, por shumë punëtor ndaj qytetit. Përgjatë aktivitetit u shfaqën shumë diapozitiva për jetën dhe veprimtaritë e një prej figurave më të spikatura të sportit në Shkodër, Feti Dizdarit.
 

genci

Primus registratum
"Golghotha e Shqipes"

"Golghotha e Shqipes" nga Bruno Shllaku
Aktiviteti për përvjetorin e 65-të të vdekjes
Gjergj Fishta, një natë në Teatrin Kombëtar


Një mbrëmje me Fishtën. Vargjet e tij do të mbushin skenën e Teatrit Kombëtar tamam në fundvit. Megji-thëse në të vërtetë synimi është një surprizë për përvjetorin e 65-të të poetit. Krijimtaria e tij poetike, prozat dhe poemat do të përcillen për publikun nga interpretimet e aktorëve të njohur si Eva Alikaj, Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Paskualina Shllaku dhe Yllka Mujo. Do të jetë një montazh poetik, i cili do të shfaqet në teatër në 30 dhjetor. Mbrëmja, e cila është menduar të titullohet "Golghotha e Shqipes", do të realizohet nën regjinë e Bruno Shllakut, ndërsa mbështetja e saj është bërë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sipas burimeve pranë Teatrit Kombëtar, kjo mbrëmje përkujtimore, me rastin e 65- vjetorit të vdekjes së Gjergj Fishtës, do të realizohet fillimisht në Tiranë e më pas do të udhëtojë drejt Vlorës, Shkodrës, Kavajës dhe Korçës. Eshtë një projekt përmes forcës së poezisë, filozofisë e mendimit të Fishtës, dashurisë për atdheun, synon të rizgjojë vetëdijen kombëtare dhe të afrojë të rinjtë me Fishtën.
Gjergj Fishta është i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmimin Nobel, prozator, poet, përkthyes. Më 1913, botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, më 1937 publikoi "Lahuta e Malcisë", një vëllim prej 17.000 vargjesh, që u cilësua si Iliada shqiptare.
 

genci

Primus registratum
Ernest Koliqi -->“Penda e Artë”

Juria e Ministrisë së Kulturës e vlerëson shkrimtarin me Çmimin e karrierës pas vdekjes, “Penda e Artë”

Ernest Koliqi, i kthehet lexuesit i panjollë


Dhurata Shehri

Poich io non spero di tornar giemai
Guido Cavalcanti

“Ngaqë unë nuk shpresoj më të kthehem...”
Me këtë dedikim, pak kohë para se të vdiste, me tutën se nuk do ta shohë më Shkodrën, Koliqi, me anë të një poezie i lutet të bijës të shkojë e ta shohë, sepse, me të mbërritur atje, sytë e tij do t’i çelen në ballë dhe në ato sy ai do të ringjallej. Poezia titullohet “Shko ti” dhe bën pjesë në ciklin “Bijës s’ime”, por Koliqi, siç e parandiente, nuk mundi ta shihte në të gjallë të vet Shkodrën, as “Kronin e ngrim”, as “Kepin e Rodonit”, as “Ujin e ftohtë”, as “Prronin e Çepit”, as “kovën e pusit”, as shimshirët, veç, e bija e kreu amanetin e të atit...
Tashmë jemi në epokën e nipërve, ku Ernest Koliqi fitoi mbrëmë “Pendën e artë”, çmimin më të lartë letrar në Shqipëri. Juria vendosi ta kthejë kështu vëmendjen e lexuesve shqiptarë tek një ndër shkrimtarët më të përfolur për arsye jashtëletrare, e më të harruar pikërisht si shkrimtar. Kohë pas kohe është kthyer në Shqipëri politikani Koliqi, kritiku, përkthyesi, po rrallë, fort rrallë, sytë e lexuesve shqiptarë janë hapur për të parë rikthimin e poetit.
Më në fund, pas “dënimit të randë” si shkrimtar i shqipes në mërgim, pas rrugëtimit të ashpër nëpër hierarkitë e ngurosura të letrave shqipe, pas anatemimit të gjatë ai i kthehet lexuesit shqiptar i panjollë, siç është e panjollë dhe letërsia që shkroi. Kthehen bashkë me të, e për të, edhe Shkodra e Shqipëria ashtu siç ishin nën “hijen e maleve”, nëpër “gjurmat e stinëve” e, në të hapen sytë në ballë, mund t’i shohësh të pasqyruara në “pasqyrat e Narçizit”.
Ngaqë unë nuk shpresoj më të kthehem...
Nuk e kthyen Koliqin në Shkodër e në atdhe tregtarët e flamujve, as armiku në shtëpi, as vaji i qitun, madje as ky çmim, por djepi i arit në të cilën përkundi mijëra lexues përkëndej e përandej Shqipërisë.
Në fakt, bashkë me Koliqin, rikthehet letërsia, ajo e vërteta që nuk do t’ia dijë për përcaktorët tradhtar a fashist, reaksionar a revolucionar, heronjtë pozitivë a negativë, luftën a paqën e klasave.
Një paqë tjetër rikthehet me këtë rast në letrat shqipe, paqa me letërsinë, paqa mes veprës dhe lexuesit, përtej hierarkive jashtëletrare, përtej pëshpërimave dashakeqe, paqa e vuajtjes fisnike, pastruese e përtritëse e shpirtit, paqa e lexuesit të djeshëm e të sotëm, paqa me bijtë e me nipërit...
Ky është vetëm një çmim, si shumë të tjerë që Koliqi mund t’i kishte fituar ose jo. Po aq e vërtetë është që “Pendën e Artë” mund ta kishin fituar shkrimtarë të tjerë, subjektivisht më të “mirë” a më të “dobët” se Koliqi dhe në çdo rast tjetër, për secilin shkrimtar do të kish qenë vetëm “nji dram i vogël”, por jo sot... ngaqë unë nuk shpresoj më të kthehem...


Ernest Koliqi
Shko ti
Mbasi [ndaluar] stina po rrshet tatpjetë
e fort un tutem se atdhén n’kët jetë
me sýt adhruesa,
[ndaluar] pajadá
i a çmuene hirin,
s’kam për ta pá,
shko ti, lum bija, n’at Shkodrën t’ime
kúr n’terr do t’sosem
me trup e andrrime:
atjè si t’gjindesh, sýt e mij n’ball
t’andin do t’hapen:
n’ty kam m’u ngjáll.
Për mue ti Shkodrën,
për mue sodite;
mallin
e sjellun dhe n’vorr,
shafite.
Shkodra me shpija ndry n’avullija,
t’qeta oborre plot land’ shatorre,
kumbulla e manda, pjergulla e tanda,
sodit me at afshin [ndaluar] kishe un gjáll –
me mall t’im n’zêmër,
me sy
t’mij
n’báll




23/12/2005
 

genci

Primus registratum
Koncert bamiresie " Lule Bore"

Koncert bamiresie " Lule Bore"
Nen kujdesin e Keshillit te Qarkut Shkoder,


Bashkia Shkoder dhe teatrin Migjeni,


me date 28 dhjetor , ora 18.00


ne teatrin Migjeni


organizohjne


Koncert bamiresie " Lule Bore"



me pjesemarrjen e kengetareve me te mire te muzikes se lehte shqiptare:
Mira Konci
Aleksander Gjoka
Manjola Nallbani
Sidrit Bejleri

Vikena Kamenica etj

si dhe humoristet e spektaklit Portokalli.

Biletat mund ti gjeni prane sportelit te teatrit Migjeni

dhe Keshillit te Qarkut Shkoder.
Cmimi i biletes 500 leke.
Te ardhurat nga shitjet e biletave do te shkojne ne favor te 2 shtepive te jetimeve dhe shtepise se pleqve.
Ju ftojme te merrni pjese dhe te ndihmoni me kontributin tuaj ne blerjen e biletave.
Faleminderit

Keshilli i Qarkut Shkoder
 

genci

Primus registratum
Party me i madh i rinise shkodrane

Party me i madh i rinise shkodrane




Irsh, Parlamenti Rinor, Keshilli Rinor, Mjaft, Creative City




Organizojne:



Mega – Party
“Qeshu rini qeshu, se bota asht e jote”




Me date 30 dhjetor 2005 ne sallen qendrore te hotel turizmit Rozafat ora 10:00
 

genci

Primus registratum
"Institucionet Islame dhe hoxhallarët e Shkodrës"

Dhjetor, 2005

Libri "Institucionet Islame dhe hoxhallarët e Shkodrës", që mban emrin e Smajl Balës si autor, në fakt ka karakter kolektiv, pasi sipas autorit pa ndihmën e shumë udhëheqësve muslimanë, besimtarëve të moshuar, por dhe personaliteteve të artit, kulturës e shkencës në Shkodër, të institucioneve fetare e shtetërore e të bamirësve, nuk mund të realizohej.
--------------------------------------------------------------------------------

5 vite të jetës së tij autori ia kushtoi tërësisht kësaj ndërmarrjeje të vështirë. Trokiti në qindra dyer të shtëpive të fshatit e të qytetit të Shkodrës dhe të qyteteve të tjera shqiptare, ku u takua me mijëra njerëz.
Historia e ndritur e hoxhallarëve dhe e xhamive të Shkodrës qe shtysa e parë, frymëzuesja dhe inspiruesja në punën hulumtuese të autorit. Bala thekson se kjo vepër nuk do të realizohej nese s'do të kishte fjalën e ngrohtë e nxitëse të Mesuesve të Popullit, Jup Kastrati e Haxhi Faik Luli, të shkrimtarit Skënder Temali, të Haxhi Faik Zaganjorit e Muhamet Sytarit e të atij që redaktoi vullnetarisht librin, teologut Arben Halluni.
Në këto 15 vjet të shtypit të lirë në Shqipëri, për historinë e besimit Islam është shkruar shumë. Janë botuar libra të tematikave të ndryshme, mijëra artikuj publicistikë, janë dhënë qindra emisione radiotelevizive etj., por ajo i ngjet një pusi që nuk shterr kurrë. Kjo, në mënyrë figurative. Pasi, e thënë ndryshe, vepra e Balës nuk u ngrit në një truall të zbrazur. Mjafton të kujtohen vetëm dy vepra, "enciklopedia" e Hamdi Bushatit "Shkodra dhe motet" apo "Në kujtim të brezave" të Faik Lulit, Islam Dizdarit e Nexhmi Bushatit, për t'u bindur se ajo pat pasqyra ku të shihej dhe autori ta ndiejë veten krenar duke ecur në gjurmë të tyre, të hedhë dritë në udhën e ndritur të besimit Islam ku ecën me mijëra hoxhallarë, mësues-myderrizë, imamë, vaizë, muezinë e besimtarë të tjerë të devotshëm muslimanë.
Arsimimi fetar i brezit të ri dhe i edukimit me moralin Islam përbën një rrugë tjetër ku autori u përpoq të hedhë dritë. Më shumë përmes kujtimesh se sa dokumentash, ai arriti të ringrejë historinë e xhamive, që nga më e njohura në qendër të Shkodrës e deri tek ajo më e thjeshta e një fshati, të skicojë portretin e udhëheqësve shpirtërorë të besimit Islam në Shkodër.
Puna hulumtuese e autorit fitoi vlera nga ndihma që dha Arkivi Qëndor i Shtetit në Tiranë, Muzeu Historik i Shkodrës dhe individë të shumtë, të cilët vunë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar që zotëronin.
 

genci

Primus registratum
Tre shqiptarë ndër 100 muslimanët më të famshem, H. Hafiz Sabri Koçi

Tre shqiptarë ndër 100 muslimanët më të famshëm të shek. XX
Vetëm një vit pas vdekjes, H. Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një ndër 100 udhëheqësit muslimanë të shekullit XX. Një libër që përban biografitë e 100 figurave më të famshme të Botës Islame gjatë shekullit XX, sapo është botuar në Nju Delhi-Indi, nga Instituti i Kërkimeve Objektive. "Ky libër është një orvatje për të frymëzuar muslimanët në mbarë botën",- thotë njëri nga autorët e tij.
Hafiz Sabri Koçi ishte dhe mbeti i pari i muslimanëve deri në frymën e tij të fundit. Këtë vlerësim japin për të njerëz të ndryshëm të kulturës dhe inteligjencës shqiptare. 20 vjet në burgjet e komunizmit nuk do ta thyenin shpirtin e besimtarit të madh. Kujtimi i tij nuk mund të shuhet kurrsesi për shkak se ai ishte një simbol i njeriut që ia kushtoi tërë energjitë e tij përpjekjeve për ringritjen e fesë dhe institucioneve arsimore fetare. Ligjëratat e tij do të skaliten thellë në mendjet e besimtarëve sepse ato nuk ishin sipërfaqësore, por të bazuara në të dhëna të sigurta e të mjaftueshme dhe mbi të gjitha të trajtuara bindshëm.
Një tjetër shqiptar i madh me përmasa legjendare, që figuron në listën e më të mëdhenjve, është Mulla Idriz Gjilani. "Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak... ai nuk u dorëzua, por u bë legjendë si Basho Muji", kështu e përshkruan Mulla Idrizin, studiuesi Muhamet Piraku.
Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, në periferi të Gjilanit, më 4 qershor 1901 dhe u vra në përpjekje me forcat komuniste jugosllave në vitin 1949, pa mbushur ende 48 vjeç.
I treti shqiptar në listën e të përzgjedhurve, është një emër më pak i njohur në botën shqiptare. Mazhar Shukri Krasniqi është i vetmi shqiptar në listë, që jeton ende. Sot, rreth të 70-ave, Mazhar Shukri Krasniqi jeton në Zelandën e Re. Ai u largua nga Shqipëria në vitet '50. Në fillim hasi vështirësi, por, falë talentit dhe punës së tij, Mazhar Krasniqi u bë një figurë e njohur drejtuese e komunitetit musliman në Zelandën së Re. Ai ngriti të parën xhami në territorin e largët dhe më 1979 mori në dorë Federatën e Shoqatave Islame. Dy vjet më parë, ai u vlerësua edhe me Medaljen e Mbretëreshës.
Tre shqiptarët e mëdhenj të shekullit, H. Hafiz Sabri Koçi, Mulla Idriz Gjilani dhe Mazhar Shukri Krasniqi figurojnë në të njëjtën listë me Alija Izetbegoviçin e Bosnjës, Mbretin Abdul-Aziz, Sulltan Hamidin e Dytë dhe figura të tjera me famë botërore të shekullit XX. Një vlerësim i tillë është një vlerësim për kontributin e shqiptarëve në Botën Islame.
Marrë nga "Dituria Islame", Nr. 182, Shtator 2005
 

genci

Primus registratum
Ah, sikur nxënësit e Medresesë…

Ah, sikur nxënësit e Medresesë…

Ishte pasditja e ditës së dytë të Fitër Bajramit, 04. 11. 2005, kur në Radio Shkodra, drejtoresha e këtij institucioni, znj. Paskualina Shllaku kishte shtruar një kokteil me rastin e festës së bashkëqytetarëve të saj muslimanë. Ishte një tryezë e vërtetë qytetarie shkodrane. Ishte një takim, që ndiqte gjurmë historie. Ai shënonte njëkohësisht edhe shenjat e një shpirti të madh bashkëjetese dhe respekti të ndërsjellët islamo-kristian, që vinte nga koha e të parëve, rrezatonte në të sotmen dhe hidhte dritë drejt një të ardhmeje më solide e më të sinqertë. E falenderova drejtoreshën për veprimin e saj qytetar dhe mesazhin e tij hyjnor.

Në atë mbrëmje Bajrami, takova edhe shkrimtarin Fadil Kraja. Së bashku folëm gjatë. Është mirë kur njerëzit flasin. Bisedat e drejtpërdrejta sqarojnë shumë gjëra. Ato lidhin ura komunikimi. Ato forcojnë bindje, sikurse edhe hedhin poshtë të tjera. Gjithësesi është më mirë të flasësh e të bisedosh me liri, sesa të fshihesh pas gëmushave të paragjykimit, thashethemnajës e opinioneve, që lindin dhe vdesin në kafene varfanjakësh në shpirt, e në rrugica të ngushta mendore dhe intelektuale.

-Është përhapur një opinion shumë i keq për Medresenë tuaj- tha, ndër të tjera shkrimtari. -Ky opinion është se Medreseja prodhon hoxhallarë!...

Kjo thënie e profesorit të moshuar më nxiti të ulem e të shkruaj këto rreshta, me dëshirën e sqarimit të "opinionistëve" të Shkodrës e opinioneve të tyre të nxituara.

Gjëja e parë që mund të bëjë dikush në rast dëgjimi të tillë lloj opinionesh (që sidoqoftë, në Shkodër gjen me shumicë, nganjëherë edhe më shumë se numri i kafeneve) është të habitet dhe të qeshë njëkohësisht me naivitetin e "opinionistëve", që prodhojnë këto mendësi në një qytet që mburret me kulturën e dijen.

Medreseja për të gjithë ata që nuk e dinë, është një shkollë e mesme e përgjithshme, ku zhvillohen edhe disa lëndë fetare. Ajo ka një status parauniversitar dhe maturantët e saj, kanë kandiduar dhe kandidojnë në të gjitha degët e Fakulteteve dhe Universiteteve të vendit e të botës. Sa për të shuar ndonjë kureshtje, sot medresistët studiojnë edhe në Itali, Austri, Turqi e shumë vende të tjera të botës, pa përmendur Fakultetet e Shkodrës e Tiranës e përtej tyre. Medreseja nuk është Fakultet teologjie, që të konkludohet "prodhimi i hoxhallarëve" në të, sepse ata janë më të specializuar e më të kualifikuar se sa një maturant Medreseje! Ka ikur koha kur "medresistët" e vjetër të Tiranës a gjetkë të konsiderohen si kulmi i dijes islame në këtë vend!? Sot është vërtetë paradoks një pretendim i tillë!?

Nga ana tjetër, do ishte mirë sikur Shkodra të kishte një Fakultet Teologjik Islam, nga i cili të dilnin hoxhallarë, ndjekës dhe përçues të shpirtit të Kur'anit, Traditës Profetike Muhamedane dhe Traditës së Hoxhallarëve tanë të kaluar, prej të cilëve kemi mjaft çfarë të mësojmë.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë të mësojnë nga shpirti i madh i diturisë, kulturës, tolerancës së shëndoshë dhe arritjeve të mëdha të hoxhallarëve të Shkodrës!

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë si simbol krenarie Hafiz Jusuf ef. Tabakun (1797-1904), "Myftinë Plak", jeta e të cilit qe lidhur jo vetëm me lëvizjet politike të Shkodrës, por edhe me jetën kulturore, arsimore, shkencore e fetare të vendit. Biblioteka e tij, "Kllyçi", deri në vitin 1967 kishte rreth 2000 libra të inventarizuar e të vulosur me etiketat përkatëse.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës të mos harrojnë Haxhi Sheh Shaminë (1814-1891), për të cilin shkruhet se gjatë jetës së tij ka qëndruar edhe në Francë, ku ndiqte edhe kurse mjekësie. "…kishte shkruar shumë artikuj duke treguar se çka ka qenë e çka do të jetë Shqypnia" dhe se "…veprat e tij shenjohen në Bibliotekën e Parisit".

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë çka të përfitojnë nga Daut Boriçi (1825-1896), hoxha i abetareve, i fjalorëve të ndryshëm, i gramatikës shqipe, i alfabetit shqip me shkronja osmane. Nga ky njeri, që në funksionin e zv/drejtorit të arsimit, më 1858, me 7 prill, në emër të qeverisë e gubernës mbajti fjalën e rastit, kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të përfitojnë nga besnikëria shkencore e njeriut të fetvasë në Shkodër, më të shquarit personalitet të Bushatlinjve të Shkodrës: Hafiz Halit Bushati (?-1916), dijetarit të heshtur, besnikut të arkivimit të vendimeve juridike islame. "Për zotësinë e tij si jurist në legjislaturën islame meriton të rradhitet në vargun e specialistëve të njohun të kohës… H. Halit Bushati gjatë 20 vjetëve dha dy herë ixhazet dmth ai qiti dy palë hoxhë e myderrizë" ... Personaliteti më i shquar që u bëri nder pasardhësve të drejpërdrejtë si dhe tërë fisit, është Hafis Halit Bushati...

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë për shembull në bindjet e tyre politike Hafiz Musa Dërgutin (1888-1961), që për komunizmin thoshte: "Dushman i Allahut, pa Din e pa Iman…". Dijetari antikomunist, që thoshte gjithashtu: "Komunistët janë të pafe. Ai që nuk beson në Zotin, s'ka moral, s'ka frikë nga çdo veprim, edhe i mbrapshtë po të jetë…"

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë busull orientimi në jetën e tyre shpirtërore e morale, kulturore e shkencore: Hafiz Muhamed Shaban ef. Domnorin, Hafiz Ibrahim Kadukun, H.H. Abaz Golemin, Hafiz Halil Pukën, Hafiz Ymer Bakallin, Sheh Ahmet Shkodrën, etj.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të përkujtojnë me respekt e nderim Hafiz Ibrahim Repishtin (1882-1943), nënkryetarin e komisionit parlamentar për jurisprudencën dhe komisionit parlamentar për arsimin.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kenë shembulltyrë të tyren edhe Hafiz Salih ef. Myftinë (1891-1978), organizatorin dhe themeluesin e Komunitetit Musliman Shqiptar në New York e New Jersey.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të mos harrojnë shpirtin e madh të dijetarit të shquar të Shkodrës, Hafiz Ali Tarit (1900-1973), antizogistin, që në vitin 1932 u arrestua sëbashku me priftin katolik padër Bernardinin. Për të At K. Gjolaj shkruan: "H. Ali Tari ishte një njeri i madh për kohën… Kujtohet shpesh fjala e tij me rastin e vdekjes së At Fishtës… Një fetar i mirë si H. Ali Tari, kurrë nuk mundet me qenë fanatik".

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të kujtojnë se hoxhallarët e tyre kanë rrokur armët edhe kundra forcave serbe e malazeze, në vitin 1913, kur Shkodra ishte rrethuar prej tyre, si rasti i Hafiz Halil Gavoçit dhe i të birit Hafiz Sulejman Gavoçi.

Ah, sikur nxënësit e Medresesë së Shkodrës, të marrin shembullin e djalit besnik e fisnik të Shkodrës, hoxhës tonë Hafiz Vehbi Sulejman Gavoçi, njeriut të dijes dhe autorit të dhjetra veprave në gjuhën arabe dhe në atë shqipe, i cili akoma jeton në Damask të Sirisë.

Ah, sikur… Po janë aq shumë hoxhallarë, sa s'do t'i përfshinte dot ky shkrim dhe s'i përfshin dot… Janë shembëlltyrë drite, udhëzimi, jete. Janë pjesë e historisë së ndritur të këtij kombi. Janë pjesë e identitetit tonë kombëtar. Janë hoxhallarët tanë..! Ah, sikur medresistët e sotëm të merrnin dritën e këtyre hoxhallarëve, a të ishin si shembulli i tyre… Ah, sikur ndonjëri prej tyre të bëhej hoxhë, si këta hoxhallarë, që me veprën dhe qëndrimin e tyre të qytetëruar, firmosën krenarinë historike të qytetit tonë, Shkodrës, që prej Hoxhës tonë H. Vehbi S. Gavoçi, mësuam të themi: "Mburrem që jam shkodran!"



***

Biseda ime me dramaturgun e njohur Fadil Kraja shkoi gjatë. Në fund të dy e falënderuam edhe një herë drejtoreshën e Radios, që mundësoi këtë takim të paharrueshëm, në të cilin ne folëm, këmbyem mendime, përforcuam ca bindje dhe hodhëm poshtë ca të tjera… I shkuam filozofisë së Senekës: "Ma kundërshto mendimin, që të kuptohet se jemi dy"!

Muhamed Sytari
 

genci

Primus registratum
INTERVISTE ME Z.MAHIR HOTIN

INTERVISTE ME Z.MAHIR HOTIN
Rektor i Universitetit "Luigj Gurakuqi"

Intervistoi Arminda Melengu

Z. Rektor, ç’mund te na thoni per Karten e Bolonjes, futjen e saj kete vit ne sistemin universitar shqiptar, ndryshimet qe solli dhe a jane te pergatitura universitetet shqiptare qe t’i pergjigjen kerkesave te Kartes se Bolonjes?

Shqiperia qe ne vitin 2003 kaloi ne nje proces reformimi nepermjet Kartes se Bolonjes. Karta e Bolonjes, eshte e cilesuar si nje dokument i arsimit. U deshen dy vjet trajnimi qe pedagoget te krijonin nje vizion per te shtruar parimet e saj ne universitetet shqiptare. Ne dy Konferenca Ballkanike u diskutua per kete problem,per shtrirjen e pervojes se huaj ne Shqiperi. Qellimi kryesore i futjes se Kartes se Bolonjes ne sistemin e arsimit te larte eshte qe studenti te kete hapesire ne menyre qe mos ti dalin pengesa neqoftese ai leviz ne nje qytet tjeter. Duke u nisur nga kjo programet ne universitetet shqiptare jane deri ne masen 70% te peraferta. Karta e Bolonjes,ose ndryshe bachellone perfshin sistemin 4+1 per deget ekonomik dhe juridik ndersa per deget e tjera sistemin 3+2,ku cikli i pare perfshin studimet,cikli i dyte masterin dhe cikli i trete doktoraturen. Me futjen e Kartes se Bolonjes bie koncepti i numrit te provimeve dhe studentet vleresohen me pike krediti, ku 60 pike jane maksimale por studenti per te marre vitin duhet te kaloje masen e 30+0.5 pikeve. Persa i perket pyetjes a i pergjigjet universiteti jone kerkesave te Kartes se Bolonjes,ne synojme qe ajo te funksionoje ne fillim si strukture dhe rruges me sforcim e me shume perpjekje sigurisht edhe me transparence ne arsimin e larte do te arrijme qe Universiteti Shqiptar te renditet perkrah Universiteteve Europiane. Futja e Kartes se Bolonjes,kerkon cilesi, standarte. Po behen perpjekje krahas kerkesave te pedagogeve qe leksionet te fuqizohen me baze laboratorike perkatesisht jane blere pajisje per dy laboratore informatike.

Kerkesa per libra nga ana e studenteve eshte shume me e madhe sesa kapaciteti qe ka biblioteka e universitetit. Nisur nga ky fakt, a mendohet qe ne te ardhmen te ndertohet nje biblioteke me komode per plotesimin e kerkesave te studenteve?

Qe ne vitin 2000 i eshte bere kerkese Qeverise per ndertimin e nje godine te re per biblioteke universiteti me parametrat bashkekohor. Kerkesa jone lidhur me ndertimin e nje biblioteke komode u miratua nga Qeveria dhe aktualisht kane filluar punimet per ndertimin e saj dhe mendohet qe punimet te perfundojne ne vitin 2007. Investimi si ndertese eshte dhene nga Qeveria Shqiptare kurse pajisjet e brendeshme te godines jane dhuruar nga shteti Austriak. Ne nje takim pune ne Austri, se bashku me Senatin vizita e pare ishte ne biblioteke. Nje biblioteke e pasur e nje universiteti eshte nje nga shtyllat e Kartes se Bolonjes,nepermjet saj theksohen elementet e punes shkencore te studenteve,keshtu mund te pretendojme per cilesi,konkurence ne te gjitha universitetet e tjera te Europes. Biblioteka e Universitetit te Shkodres eshte e pasur me 150 mije ekzemplare. Mbizoterojne me shume libra nga albanologjia dhe nga gjuhet e huaja si: italianistika,gjermanistika e anglistika por duhet shtuar libri tekniko- shkencor. Fondet nuk jane shume te medha por kryesorja eshte bashkepunimi nepermjet shkembimit te librave ne universitetet e tjera europiane. Shpresojme qe ne te ardhmen dhe ne universitetin tone vizitat te fillojne nga biblioteka.

Nisur nga fakti qe ne Universitetin e Shkodres ashtu si ne gjithe universitetet e tjera te Shqiperise mesimi behet me dy turne, ku mbasdite behet shume pak mesim dhe a parashikohet qe ne te ardhmen t’i jepet zgjidhje ketij problemi?

Eshte e vertete qe mesimi zhvillohet me dy turne dhe kjo per disa arsye. Qe ne vitin 1972 nuk eshte ndertuar nje godine e re per Universitetin e Shkodres, gjate ketyre viteve nga ana jone i eshte bere kerkese Qeverise per ndertimin e nje godine te re. Nje zgjidhje eshte rikonstrukturimi i godines se Spitalit te Madh te qytetit,por deri tani nuk ka ardhur ndonje dokument zyrtar nga Qeveria qe kjo godine do te perdoret per nevojat e Universitetit te Shkodres.

Duke marre shkas nga informimet ne Media per shkarkimin e Dekanit Gruda dhe pedagogut Gani, a ka pasur raste ne Universitetin e Shkodres ku studentet te jene ankuar per pedagoget e tyre ?

Ne nje sondazh te bere per korrupsionin qe ekziston ne universitetet shqiptare,Universiteti i Shkodres,renditet i fundit vetem me 9.8 % per pranine e ketij fenomeni. Dukuri te tilla ekzistojne por deri tani nuk kemi marre asnje ankese zyrtare per kete problem ndersa ne anketimet e ndryshme studentet e pranojne kete dukuri. Duhet te themi se mungon iniciativa e studenteve per te shprehur hapur pranine e ketij fenomeni. Zgjidhja per zhdukjen e korrupsionit ne universitetet shqiptare eshte ndergjegjesimi nga te dyja palet si nga studentet ashtu edhe nga pedagoget,por kjo kerkon kohet qe ky fenomen te minimizohet.

Ne pjesen jugore te vendit kemi disa universitete si ai i Tiranes, Vlores,Elbasanit etj ndersa ne Veri kemi vetem Universitetin e Shkodres qe me shume veshtiresi mbulon kerkesat e studenteve per arsimin e larte. A parashikohet qe ne te ardhmen te hapet ndonje universitet tjeter?

Problemi nuk zgjidhet duke shtuar universitete te reja,por duke forcuar ata ekzistues. Ne vitin 2006 Universiteti I Shkodres feston 49 vjetorin e krijimit. Universiteti I Tiranes ka nje tradite te gjate ne Kateder rreth 45 vjet. Qe ne vitin 2000 ka filluar botimi i tre buletineve shkencore. Mund te permendim Ekonomikun i cili ka 11 vjet qe eshte hapur si dege ne Universitetin e Shkodres por ka pedagoge mjaft te kualifikuar. Shumica prej tyre jane pedagoge te reja qe po ecin shume shpejt ne rruget e kualifikimit. Gjithashtu edhe ne dege te tjera kemi pedagoge te kualifikuar dhe vazhdojne te bejne perpjekje per te arritur nje kualifikim maksimal. Shume nga pedagoget tane specializohen ne Itali,Gjermani,France,Maqedoni e ne vende te tjera europiane. Nje nder pikat me te forta te universitetit tone eshte forcimi i lidhjeve me jashte. Madje sapo jam kthyer nga nje vizite

Pune nga Parma e nenshkrova mareveshje per bashkepunim midis universiteteve. Gjithashtu para nje viti u arrit edhe bashkepunimi me Universitetin e Kosoves.

Si e shpjegoni faktin qe shumica e studenteve pas mbarimit te studimeve te larta nuk mund te sigurojne vende pune,kjo ka te beje me nivelin e ulet te studenteve qe nxjerrin universitetet shqiptare apo korrupsioni qe ekziston per te gjetur nje vend pune?

Mendoj se te gjithe keta faktore ndikojne, se pari fakti qe vendet e punes jane shume te reduktuara duke ditur se papunesia eshte nje dukuri e pranishme ne shoqerine tone. Se dyti ne tregun privat vendet e punes jane spontane ne kuptimin qe nuk ka nje strategji te nivelit ku gjithashtu nje vend te rendesishem luan edhe korrupsioni. Shkolla eshte nje labirinth, nje rruge e gjate dhe e mundimshme,baza e te gjithe arsimit eshte ora e mesimit,sa jep studenti,literatura,kompetenca shkencore e pedagogut,zberthimi i ideve dhe perdorimi i tyre ne vitet e punes. Persa i perket nivelit te studenteve ka filluar akreditimi,vleresimi i cilesive nga AAL. Konkretisht vleresimi ne deget e infermierise e cikli i ulet. Ne pergjithesi vlereson por edhe bene verejtje per standartin e ambjenteve, kualifikimin e pedagogeve etj.

Ju faleminderit per kohen qe na kushtuat dhe tranparencen tuaj.
 

genci

Primus registratum
Ermal Fejzullahu koncert live ne Shkoder

Ermal Fejzullahu koncert live ne Shkoder
Me 18, 19 Janar 2005 ora 18:00 ne Teatrin Migjeni



jepet



Koncert recital i kengetarit Ermal Fejzullahut



te ftuar Bujar Qamili, Sinan Hoxha dhe groupi i humorit te portokallise The ShBLSH



Ky koncert organizohet nga agjensia e spektakleve Buna 1
 

genci

Primus registratum
Aktivitete Kulture ne Shkoder

Shkodranet ne Notre Damme de Paris
Notre Damme de Paris



ne Teatrin e Operas dhe Baletit



Nga data 8-12 Janar 2005 ora 19:00



Shkodranet qe do te interpretojne ne kete musicall jane:

Rosela Gjylbegu (e fejuara e kapitenit) Fleur Delys


Sidrit Bejleri Gungaci Kozimodoja

Ne ditet ne vazhdim do te informoheni dhe mbi nje autobus qe do te nise nga shkodra per te pare musicall ne fjale.Ky udhetim do te organizohet nga Qamil Gjyrezi

----------------------------------------------------------

Gjergj Fishta.Mbremje poetike me rastin e 65-vjetorit të vdekjes së poetit
Përkujtohet në 65- vjetorin e vdekjes me një mbrëmje poetike në Teatrin Kombëtar


Fishta, përmes golgotës së shqipes




A. Mile

Ashtu si gjuha shqipe edhe jeta e tij kaloi nëpër rrugën e Krishtit, ndaj titulli “Golgota e shqipes” nuk mund të mos i shkojë një mbrëmjeje kushtuar atij. Ndonëse kaluan disa ditë nga përvjetori i vdekjes, nuk do të thotë se kjo datë do shkojë në harresë. Ditën e shtunë, në 7 janar, me rastin e 65-vjetorit të vdekjes së poetit të madh shqiptar, Gjergj Fishta, Teatri Kombëtar dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizojnë një mbrëmje poetike. Pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria e Fishtës, proza e poema do interpretohen për publikun nga disa prej aktorëve më të mirë të Teatrit Kombëtar, si Yllka Mujo, Reshat Arbana, Mirush Kabashi etj. Por do ketë edhe të ftuar si aktorja shkodrane Paskualina Shllaku, madje edhe regjisori i kësaj mbrëmjeje vjen nga Shkodra. Sipas drejtorit të TK-së, Kiço Londo, “Golgota e shqipes” vjen nën regjinë e artistit Bruno Shllaku i cili vetëm pak ditë më parë ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së “Pendave” në letërsi e ku solli një kolazh me pjesë të zgjedhura nga vepra e poetëve klasikë shqiptarë. Mësohet se ky aktivitet përkujtimor, pas shfaqjes në Tiranë udhëton drejt Vlorës, Shkodrës, Kavajës dhe Korçës.
At Gjergj Fishta lindi në 23 tetor të vitit 1871 dhe vdiq në 30 dhjetor të vitit 1940. Prift i urdhrit françeskan, erudit dhe anëtar i Akademisë Italiane, Gjergj Fishta është një personalitet poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist, dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv i jetës kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Mrizi i Zanave” i botuar në vitin 1913 dhe “Lahuta e Malcisë”, e quajtur ndryshe edhe “Iliada shqiptare”. Ajo përbëhet prej 17 mijë vargjesh dhe është botuar pas 35 vjetësh pune, në 1937. Krahas veprave epike e lirike shkroi edhe veprat satirike “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit”. Ndërsa në fushën e dramaturgjisë ai la në letërsinë shqipe tragjeditë me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’Aulli”.

----------------------------------------------------------

Koncert recital i kengetarit kosovar MEDA ne Shkoder
Kosova Live


organizon:



Koncert recital i kengetarit kosovar Meda


Te ftuar Skender Xhafa, Eli, Zaim Merkulaj



Me date 6 Janar 2005, ora 18:00


ne teatrin Migjeni



Me pas ne ambjentet e restorant Brisen


organizohet nje Party me kengetaret pjesemarres.



------------------------------------------------------

Koncerti "Vit te mbare Shkoder" ne teatrin Migjeni
Shoqata Drejtesi dhe Paqe


dhe Arqipeshkvia Shkoder



organizojne



Koncertin e pervitshem



VIT TE MBARE SHKODER



Te shtunen me date 7 Janar 2005, ora 17:00 ne teatrin Migjeni



Jeni te mirepritur
 

genci

Primus registratum
Nene Tereza dhe kultivimi shpirtëror i gruas

Njihet si grafist, por konkurron mes 26 skulptorëve për ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në Shkodër. Figura e shenjtores, sipas Edmond Papathimiut

Nënë Tereza dhe kultivimi shpirtëror i gruas


Alma Mile

Për herë të dytë, Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve merr përsipër konkursin për një shtatore të Nënë Terezës. Këtë herë destinacioni është Shkodra. Përsëri nuk dihet vendi i saktë i monumentit. Në konkurs marrin pjesë 26 artistë, punët e të cilëve janë ekspozuar tashmë në galeri. Shumica e punëve ngjajnë me njëra-tjetrën. Si në konkursin e para dy viteve, shenjtorja paraqitet kryesisht duke u lutur, apo e rrethuar nga fëmijë. Mes tyre ka disa punë tërësisht të veçanta e interesante, ashtu si ka edhe të tjera që nuk shëmbëllejnë aspak me imazhin e Nënë Terezës. Një ndër konkurrentët është edhe Edmond Papathimiu. Shenjtorja e tij është më së shumti një shpirt, simbol i një nëne. Papathimiu njihet kryesisht si grafist. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për skulpturë dhe ka realizuar dy vepra në qytetin e lindjes, në Lushnje, bustin e Vaçe Zelës dhe të Rahman Ruçit. Po me grafikë ka marrë pjesë në aktivitete të mëdha si “Onufri”, “Nëntori”, Bienalja e Polonisë.

Njiheni si grafist, por në konkursin për Nënë Terezën shfaqeni si skulptor...
Mendoj se është detyrim për çdo artist të marrë pjesë në aktivitete të tilla, të cilat janë të rralla e japin shanse për të shpalosur aftësitë profesionale dhe idetë e reja. Ndërkohë që një tjetër shtysë është vetë figura universale dhe tepër e vlerësuar e Nënë Terezës. Duke patur genin shqiptar, figura e saj është më e kuptueshme për ne, për ta trajtuar atë si simbolin e nënës shqiptare në përgjithësi. Aspekti i kultivimit shpirtëror nuk ka të bëjë vetëm me një moment, me një person që quhet Nënë Tereza, por me historinë e gruas shqiptare në shekuj, me mëshirën, me dashurinë për tjetrin, duke kaluar në dimensionin e misionit të saj, që u rrezatua në popuj të tjerë. Pra është një lidhje mes traditës shqiptare, kultivimit të shpirtit dhe situatës së krijuar në shek. XX, gjatë të cilit ajo vuri qenien e saj në shërbim të njerëzimit.

Pra keni vënë në plan të parë më tepër figurën e nënës?
Jam munduar ta shikoj kështu. Nëse në një skulpturë vlerësojmë një linjë të bukur, një formë, apo gjetje artistike, tek Nënë Tereza, në një farë mënyre, nuk janë primare, por ana shpirtërore e shprehur në paraqitjen e saj fizike. Nuk ka një paraqitje të bukur, por është një personazh interesant për t’u trajtuar në një vepër artistike.

Krahas perceptimit tuaj për këtë figurë, jeni mbështetur diku tjetër për këtë zgjedhje vizuale?
Kushdo që ka sjellë një vepër në konkurs ka pasur kohën e vet të kërkimeve. Që nga fillimi pata një bashkëpunim me piktorin Maks Velo, i cili më ndihmoi me emocionet dhe përshtypjet që ai ka për Nënë Terezën. Ai ka botuar një album me ilustrime për të e që kanë në thelb mesazhin që bartte kjo figurë dhe qëndrimi që kam sjellë në punën time është një nga këto momente, të cilin e kam konfirmuar më pas me foto të gjetura në albume të tjera, apo edhe në internet. Gjatë procesit të krijimit jam konsultuar edhe me miq e artistë të tjerë që me vlerësimet, apo kritikat më kanë bërë të ndihem më i sigurt.

Vendi i shtatores nuk është përcaktuar ende, i rezervon kjo të papritura veprës?
Ende nuk e dimë se në ç’drejtim do vendoset dhe nga do shohë Nënë Tereza, në ç’dimension do jetë ajo me sheshin, rrugët, arkitekturën e ndërtesave përreth. Ky është një element organizativ që duhej zgjidhur më parë, pasi pozicionimi është një shtysë më shumë për artistin, por besoj se do marrë zgjidhje së shpejti.

Keni studiuar skulpturë, por merreni me grafikë, përse ky “ndërrim”?
Mundohem të shprehem me të gjitha format, megjithatë merrem më tepër me grafikë. Ajo është në mendjen time, në projektet e momentit dhe them se kam ende për të thënë përmes saj. Skulptura vjen në një situatë të caktuar, ndërsa në grafikë ndihem më i lirshëm për të shprehur në mënyrë të vazhdueshme mendimet. Madje jam munduar që mendimin tim të mos e them me një apo dy punë, por të krijojë cikle si ai biblik, i qytetit, i folkut etj. Qëllimi është të arrij përsosmërinë në grafikë, në një farë mënyre vetë Zotin, sigurisht duke i dhënë rëndësi konceptit. Por fatkeqësisht tek ne grafika është pak e njohur, ndërkohë që në vendet fqinje asaj i është dhënë vendi që meriton.

Grafikat tuaja duken të trishta, këtë e dikton vetë kjo gjini apo motivi?
Ideja e dritë-hijes nuk është e shpallur në grafikë, megjithatë në të nuk ka një dritë si jemi mësuar ta shohim në ditë me diell, ku kontrasti është i fuqishëm. Që në fillim të punës jam munduar të shmang elementin emocional, duke ruajtur një gjendje të vazhdueshme gri, e cila më lejon të zbuloj shumë gjëra. Në një ditë me diell ka mundësi të gënjehesh dhe të shohësh vetëm ato që zbulon drita dhe jo ato që fsheh kontrasti i hijes, ndërsa në grafikën time gjithçka vlerësohet me të njëjtin intensitet.





07/01/2006
 

genci

Primus registratum
Fillon nga puna Pub Delfinet

Fillon nga puna Pub Delfinet
Sot me date 7 Janar 2005 ora 18:00



U çel



Pub DELFINET



Çdo te shtune ne darke deri pas mesnate Ju mund te shijoni:


Muzike live, nga orkestra dhe kengetare te ndryshem


Muzike live nga Dj me te mire ne vend.


Ambjent per organizime te ndryshme kryesisht per Party.



Vendodhja


Prapa rektoratit te universitetit shkoder (prane Hipotekes)
 

genci

Primus registratum
Inva Mula ka zgjedhur Teatrin Migjeni

Inva Mula ka zgjedhur Teatrin Migjeni per te promovuar albumin e saj te radhes
Inva Mula,

nen kujdesin e zv/Ministres se Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve znj Zana Turku

ka zgjedhur Teatrin Migjeni per te promovuar albumin e saj te radhes.

Inva Mula do te interpretoje live ne skenen e madhe te teatrit Migjeni ne Shkoder me datat 16 dhe 17 shkurt 2006 ora 18:00

E veçante e ketij eventi eshte:

Do te shoqerohet live nga orkestra simfonike e Parisit.

Informacion me te hollesishem rreth ketij Evenimenti Muzikor do te keni mundesi te merrni ne ditet ne vazhdim.
 

genci

Primus registratum
Plan-Rregullimi i Studimit Urbanistik te Qendres Shkoder

Plan-Rregullimi i Studimit Urbanistik te Qendres
CSDC ka marre prane Zyres se
Informocionit ne Bashkine e Shkodres
Plan-Rregullimin e Studimit Urbanistik te Qendres
se Qytetit Shkoder,
CSDC ka marre prane Zyres se
Informocionit ne Bashkine e Shkodres
Plan-Rregullimin e Studimit Urbanistik te Qendres
se Qytetit Shkoder,
keshtu nqs jeni te intersuar ne kompjuterin e
bibliotekes kemi instaluar
programin perkates per ta lexuar sepse eshte ne
nje program te vecante.


Jeni te mirepritur ne cdo kohe.

Me repekt,
Stafi i CSDC Shkoder
 

Raptor

Primus registratum
Re: Plan-Rregullimi i Studimit Urbanistik te Qendres Shkoder

o ShkoderZemer po ne qe s'jena ne Shkoder si kena me e pa te kompjuteri i bibliotekes /pf/images/graemlins/tonguee.gif ?? Hajde teknologji hajde. Keka edhe ne kompjuter /pf/images/graemlins/laugh.gif

SH, P e fat tanve

Al


P.S.
Sh-ja e P-ja jan perkatesisht Shendet e Pare /pf/images/graemlins/smile.gif se ju shkan mendja per keq juve fill. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

genci

Primus registratum
Homazh Nënë Terezës, Kurtit dhe Shantosë

Homazh Nënë Terezës, Kurtit dhe Shantosë

Të shenjtë në Shkodër


A.Dushi

“Shenjtërit e vërtetë- shenjtërit e kulturës”. Me këtë titull homazh, janë kujtuar në një perfomancë në teatrin “Migjeni” në Shkodër, Palokë Kurti, themeluesi i bandës së parë muzikore në Shqipëri, Nënë Tereza dhe sopranoja e parë shqiptare Klotilda Shantoja. Ishte aktori Bruno Shllaku ideator i këtij aktiviteti ku janë përfshirë monografia kushtuar Kurtit, reportazhi televiziv kushtuar Nënë Terezës me skenar të padër Pashko Gojcajt, dhe dokumentari artistik “Një za që nuk duhet të heshtë” kushtuar sopranos Shantoja. Dramaturgu e shkrimtari Fadil Kraja dhe aktorja shkodrane, “Artistja e Popullit” Tinka Kurti, përshëndetën aktivitetin që synon të ringjallë vlerat e harruara me ose pa dashje të atyre figurave e personazheve që i kanë dhënë së tepërmi kulturës dhe jetës shqiptare. Monografia kushtuar Palokë Kurtit, është shkruar nga regjisori e aktori Lec Shllaku, që ndonëse në moshë të thyer, 84 vjeç, në tre vjet ka arritur të botojë 6 libra që flasin për historinë e teatrit, për artistët Loro Kovaçi e Zef Jubani, monumentet e kulturës në Shkodër dhe tani së fundi dhe monografinë për Palokë Kurtin. Reportazhi televiziv kushtuar Nënë Terezës mbështetej në librin “Sytë e shejtneshës” e padër Pashko Gocajt, famullitar i Tuzit, i promovuar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Pamjet e reportazhit televiziv ilustroheshin me pjesë të këtij libri, prozë e poezi të intrpretuar nga Bruno e Paskualina Shllaku, ndërsa mbyllej me këngën për Nënë Terezën të kompozuar nga Zef Çoba e interpretuar nga Kastriot Tusha. Dokumentari “Një zë që nuk duhet të heshtë” ishte një homazh për figurën e sopranos së parë shqiptare, Klotilda Shantoja interpretuese e të parës opera, “Mrika” dhe e shumë këngëve e pjesëve operistike. Sipas Bruno Shllakut, pas mbështetjes që është gjetur për këtë aktivitet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndër projektet e afërta është krijimi i studios filmike “Ndrek Luca” në Shkodër, ku do prodhohen 7 filma dokumentarë kushtuar figurave që kanë lënë gjurmë në kulturën, artin, historinë e Shkodrës dhe të vendit.




18/01/2006
 

genci

Primus registratum
“Wilhelm Tel” vjen ne Teatrin Migjeni me 29 Janar

“Wilhelm Tel” vjen në Teatrin "Migjeni" në 29 janar ora 18:00
Heroi kombëtar i Zvicrës, arrin më në fund të shohë dritën e skenës shqiptare. Drama e Shillerit, “Wilhelm Tel” vjen në Teatrin "Migjeni" në 29 janar ora 18:00 në premierën e saj.Kjo shfaqje eshte pjese e turneut te ditëve të fundit të janarit dhe diteve të para të shkurtit në qytetet Korçë, Pogradec, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Regjisori i pjesës, Milto Kutali, sjell në skenografinë e Erald Bakallit, personazhet e Shillerit me studentë të Akademisë së Arteve.Premiera do te jepet me date 20 janar ne Akademine e Arteve ne Tirane.


Kjo vepër e shkrimtarit gjerman, frymëzuar nga ngjarjet për krijimin e Konfederatës zvicerane, e publikuar për herë të parë në fillimin e shek.XIX, mbërriti në shqip përmes përkthimit të profesor Skënder Luarasit vetëm në vitin 1934. Megjithëse u botua edhe pesë herë të tjera, kjo dramë nuk u ngjit kurrë në skenën shqiptare duke u konsideruar e pamunduar. Vetëm dy shekuj pas ngjizjes së saj, drama, jo vetëm që ia arrin të vihet në skenën shqiptare por edhe të shëtisë skenave teatrore të qyteteve kryesore.Vënia në skenë e dramës “Wilhelm Tel” mundësohet nga bashkëpunimi i Akademisë së Arteve me Ambasadën Zviceriane dhe nga mbështetja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe një sërë subjektesh të tjera private.
 

genci

Primus registratum
Ermal Fejzullahu perfundon netet koncertore ne Shk

Ermal Fejzullahu perfundon me sukses netet koncertore ne Shkoder.Sukses i plote.Ne dy nete kengetari ne fjale shiti me shume se 2 000 bileta.Qytetaret shkodrane priten ngrohtesisht te gjitha kenget e tij.Buna 1 vazhdon me sukses aktivitetin e saj artistik, si gjithmone besniket e kesaj agjensie (spektatori shkodrane) e ndjek pas.Nga kerkesa e madhe per bileta menaxhuesit e koncertit u detyruan te jepnin dhe nga nje koncert shtese ne te dy ditet.Kengetari i ri Fejzullahu i emocionuar nga pritja e ngrohte foli me respket dhe stime te madhe per qytetin e artit.Ne sfond te faqes kryesore mund te shijoni nje foto nga koncerti i mbremshem.Ky koncert u regjistruar ekskluzivisht nga televizioni Tv Rozafa.Qytetaret te cilet nuk paten mundesine ta ndjeki live kengetarin do te kene mundesi ta shijojne permes valeve te ketij televizioni.
 

genci

Primus registratum
Banda frymore Shkoder Koncert te shtunen ne Tiran

Banda frymore e qytetit: Koncert te shtunen ne Tirane
Bandat muzikore në bardhë e zi dhe me tingujt e Tom Johns-it


Nga Anila Dushi
Bandat muzikore shkodrane ndërmjet viteve 1878-1992 do t’i njohim sidomos përmes fotove bardhe e zi të Marubëve dhe Gjyrezëve. Bashkia e Shkodrës ,në bashkëpunim me Fototekën “Marubi”, i sjellin nesër në Tiranë, në orën 19.30 në kinemanë Milenium. Hapja e ekspozitës bëhet nga Qamil Gjyrezi i cili do të tregojë përmes video projeksionit një histori me version më të gjallë të historisë së bandave muzikore në vite. Në program është menduar dhe një koncert live i Bandës frymore të Bashkisë Shkodrës nën drejtimin e dirigjentit Kujtim Alia. Në repertor janë “Madrigal” e interpretuar nga trioja e trombave, marshi “Marina Shqiptare”, “Bashkimi i Shqipërisë” marsh nga Palok Kurti. Është përfshirë aty një këngë moderne, “Deelayla” e Tom Johns dhe aria “La Donna e Mobile”. Kjo ekspozitë organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
 
Top