Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare.
Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.
Vëllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve" ku shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e cila është një sintezë e mendimit revolucionar të Migjenit, është vargu: "Përditë prendojnë Zotat", Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t'u përulet më "idhujve".
Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit".
Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti në shtëpi", "Të çelën arkapijat", "Historia e njenës nga ato", "Qershijat", "Bukën tonë të përditshme falna sot", në të cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar në problemet më thelbësore dhe dramatike të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë. Migjeni është krijuesi i vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës që u shfaq me të njëjtën forcë artistike si në poezi ashtu edhe në prozën e shkurtër.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit.
Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. "A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe.
Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887).
Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni„
Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Ndre Mjeda
Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër
Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare.
Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese.
Më 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin "Juvenilja" krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s'kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu në letërsinë tonë si poet i shquar. Në vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Kush është Filip Shiroka

Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935.
Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Gjergj Fishta

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Kush është Martin Camaj ?
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.
Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe.
Më 1961 transferohet në Mynih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 1992.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy".
vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Shkurt 13, 2003


INTERVISTE/ "Studioj për gjuhën angleze, më pëlqen psikologjia, muzika e lehtë dhe të luaj basketboll"

Rosela: Specialiteti im, spageti
"E kam fiksim të shkoj një herë në Egjipt"


--------------------------------------------------------------------------------

Migena Hoxhalli

TIRANE

Rosela Gjylbegu ishte konkurrentja e parë që theu akullin e "Etheve" të premten e shkuar. Ajo është nga Shkodra dhe studion gjuhën angleze, ndonëse i pëlqen edhe psikologjia. Ajo thotë për veten: Jam pak si tepër e sinqertë, e thjeshtë dhe pak nevrike nganjëherë.

Për shumë lexoni më poshtë:

Në çfarë shkolle studion?
Jam në vitin e dytë, në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër. Studioj për anglisht.

Për çfarë të pëlqen t'i vazhdosh studimet e larta?
Kur hyra në shkollën e Gjuhëve të Huaja desha të vazhdoja për anglisht, ndërsa tani them se dua të shkoj për psikologji.

Si u binde të konkurroje në "Ethet e së premtes" dhe momenti që shkove?
Ishte një rastësi, sepse shoqja ime e ngushtë mori vesh që në orën 09.00 ishte një konkurs. Më shumë s'dinte. Shkova e papërgatitur, sepse mendova se këngën do të na i jepnin atje. Sinqerisht nuk e besoj edhe sot sesi arrita deri këtu.

Do të të vinte keq sikur të skualifikoheshe?
Jo. Mbi të gjihta unë arrita në dhjetëshe. Veç kësaj, gjatë kësaj kohe u njoha me shokë të rinj, si dhe pata si mësues profesionistë të muzikës.

Karrierën artistike do të të pëlqente ta vazhdoje këtu apo jashtë shtetit?
Këtu.

Kujt do të doje t'i ngjaje në karrierën tënde artistike?
Më pëlqen shumë Uitni Hjuston.

Të pëlqejnë udhëtimet dhe me çfarë të pëlqen të udhëtosh?
Shumë, veçanërisht me aeroplan, megjithëse nuk kam udhëtuar ndonjëherë. Kam fiksim Egjiptin.

Çfarë lloj muzike pëlqen më shumë?
Muzikën e lehtë.

Përveç muzikës, çfarë të pëlqen tjetër?
Basketbolli. Ndonëse tani luaj rrallë.

Sa kohë i kushton veshjes dhe çfarë lloj veshjeje preferon të mbash?
Jo shumë. Unë mendoj se moda është ajo që të shkon.

Diçka për familjen tënde… motra, vëllezër...
Unë kam dy prindërit e mi, dy vëllezërit dhe dy gjyshet në familje. Shkoj më mirë me vëllain e vogël, megjithëse ai ndodhet shumë larg dhe më ka marrë shumë malli.

Cili është njeriu më i afërt për ty?
Vëllai i vogël dhe mami.

Cilat janë ushqimet që preferon më shumë?
Patatet e skuqura dhe peshku krap.

I frekuenton pub-et?
Jo, për arsye se në Shkodër s'ka pub-e.

E pi duhanin dhe alkoolin?
Jo asnjërën.

Je e dashuruar?
Jo.

Ku të pëlqen t'i kalosh pushimet?
Në Egjipt.

Je ndopak vajzë për shtëpi?
Po.

Të pëlqen të gatuash dhe a di të gatuash?
Gatuaj. Specialiteti im janë spagetit.

Si do ta përkufizoje karakterin tënd me tri fjalë?
Pak si tepër e sinqertë, e thjeshtë dhe pak nevrike nganjëherë.

E frekuenton kinemanë dhe çfarë filmash të pëlqejnë më shumë?
Nuk e frekuentoj, sepse akoma nuk është bërë në Shkodër. Në Tiranë këto ditë kam parë filmin që jepet te "Millennium-2".

Cila është gjëja që nuk të pëlqen më shumë?
Hipokrizia.

Po ajo që do?
Të kem miq.

Në momente nervozizmi cila është sharja që përdor?
S'të vjen turp!?

Di të notosh, po makinën di ta ngasësh?
Notin po, makinën jo.

Do të të pëlqente të ishe e famshme apo e pasur?
Sikur t'i alternoja s'do ishte keq. Më pëlqejnë të dyja, edhe fama, edhe pasuria.

I shpenzon shumë paratë dhe për çfarë kryesisht?
Jo, nuk shpenzoj shumë.

Si u ndieve kur dole para publikut dhe si t'u duk ai?
E emocionuar më shumë se kurrë, pasi isha dhe e para. Shpresoj që këtë herë t'u jap më shumë emocion atyre.

Po dalja në televizion?
Ishte diçka shumë e bukur. Nuk e kisha besuar kurrë se do të arrija deri këtu.

Po të të paraqitet edhe një herë një mundësi e tillë si "Ethet…" do të merrje pjesë?
Do të merrja pjesë me shumë kënaqësi.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Letrat e dashurisë së Bojkës, fotografi, shënime, e një poezi e pabotuar më parë, janë mbledhur nga e mbesa e poetit, Angjelina. ?Migjeni-Vepra? ka dalë këto ditë në qarkullim

Të fshehtat e Migjenit rrëfehen në një libër të ri

Admirina Peçi
Dokumente, letërkëmbime, një poezi dhe disa fotografi të Migjenit, të pabotuara kurrë më parë, janë përfshirë në botimin e fundit ?Migjeni ?Vepra?. Ky botim, i cili ka veçse pak ditë që ka dalë në qarkullim, sjell të tjera anë të fshehta, nga jeta e poetit, të cilin e detyruan t?i japë lamtumirën kësaj bote, që në moshën 27- vjeçare. Në këtë libër, veç veprës së plotë të tij, janë përfshirë edhe mjaft detaje të tjera nga jeta. Skënder Luarasi mblodhi gjithë jetën e Migjenit, ?Vargjet e Lira? të këtij poeti të madh (ku janë përfshirë ?Kangët e mjerimit ?, ?Kangët e përndimit?, ?Kangë në vete?, ?Kangët e rinisë? dhe ?Kangët e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe ?Novelat e qytetit të Veriut?( ku përfshihen edhe shkrimet e fundit të tij, si dhe shënime të ndryshme nga leximet, dokumente, letra të Migjenit, dërguar miqve dhe të afërmëve të tij, etj). E së fundi, përgatiti dhe kronologjinë e jetës dhe të veprimtarisë së Millosh Gjergj Nikollës ? Migjenit (1911-1938), botimet në gjuhë të huaja të veprës së tij. Një pasthënie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrës së tij të dashur Olga) mbyll fletët e librit i cili u përgatit nga ndërmarrja botuese ?Cetis Tirana?.
Të njohurat e të panjohurat
[Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni] Angjelina i kishte parë sa e sa herë dorëshkrimet dhe botimet e të atit të saj (i cili ka qenë studiuesi që i ka hyrë deri në hollësi veprës së Migjenit). Kishte marrë në duar botimet e veprave të plotë të Migjenit. Vendosi të botonte të katërtin e radhës. Siç edhe shpjegon në pasthënien e këtij botimi të ri, Angjelina pohon se ky libër përmbledh botimin bazë të përgatitur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi,si dhe letërkëmbimet me miq e të afërm si dhe mjaft foto, letra e dokumente të pabotuara më parë. Një libër i tillë që i ka munguar gjatë bibliotekës shqiptare është përgatitur me shumë kujdes. Është dashur shumë kohë për të sjellë imazhin përfundimtar të tij. Veç materialeve e veprës së Migjenit, botuar edhe më parë, janë bërë hulumtime edhe përtej kufirit të Shqipërisë ku gjenden të afërm dhe miq të Migjenit. Nga e vetmja vajzë xhaxhai e Migjenit (86 vjeç) e cila jeton sot në Zagreb janë marrë fotografi të reja të Migjenit. Po ashtu janë bërë kërkime për materiale të reja edhe në shtëpinë muze ?Migjeni?, ku janë marrë letra të pabotuara të së dashurës së tij. Përmes atyre letrave mëson diçka për vdekjen e Migjenit. Ato letra, Bojka ( kështu quhej vajza shkodrane, që kish zaptuar zemrën e poetit) ia dërgonte motrës së tij Olgës, e cila ishte e vetmja pjesëtare e familjes që iu gjend pranë asaj, pas vdekjes së Migjenit. Kjo letër është botuar edhe në këtë libër e sipas Angjelinës ka vlera të veçanta se mbi të gjitha tregon edhe nivelin kulturor të këtyre vajzave, në ato kohë. Po ashtu, një tjetër dorëshkrim që vjen për herë të parë në duart e lexuesve është edhe një faksimile e dorëshkrimit origjinal të poezisë ?Malli rinuer?.
Letrat e Migjenit?
Në këto faqe ndodhen përjetimet e poetit, dhimbjet, meraku dhe malli i tij, për miqtë më të afërt , motrat dhe njerëzit e tjerë të familjes. Ndër këto letra gjen radhë të shkruara për Skënder Luarasin në të cilat rrëfen mbi përgtitjen e botimit të vargjeve të para të tij. Në të tjera letra ai i është drejtuar mikut të tij të ngushtë, Teufik Gjylit, motrës Cvetka, burrit të Lenkës (motrës së madhe), Llazar Jovanit e motrës tjetër, Jovankës. Vendin më të rëndësishëm në këtë libër e zënë letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra këto që ajo ia shkruante motrës së Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja më e ngushtë e saj). Ndër rreshtat e atyre letrave, Bojka ka shprehur dhimbjen për humbjn e njeriut të saj më të dashur. Fraza të mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga, rrëfejnë për një dashuri mjaft të pastër e të veçantë mes poetit dhe Bojkës.
90- vjetori që s?u kujtua
Ky botim i plotë i veprës së Migjenit ishte përgatitur për t?u botuar që në 90 -vjetorin e lindjes së tij. Por mes heshtjes dhe kaosit të jetës kulturore në Shqipëri, përvjetori i veçantë i Migjenit, u harrua. Përveçse në Pukë, dhe në një mbrëmje performance, organizuar nga studentët e Akademisë së Arteve, në Tiranë, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e të organizonte diçka për nder të këtij përvjetori. E që nga ajo kohë deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Spoteve e mundësoi shtypshkrimin e këtij libri në Slloveni, nga familja e Migjenit janë bërë përpjekjet maksimale për të sjellë një botim sa më dinjitoz.

Origjina e shtrembëruar e Migjenit
Mbesa e poetit, Angjelina, është mjaft e prekur nga gjithçka dashakeqe që është thënë kundër Migjenit këto dhjetë vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumë kujdes të gjithë artikujt e shkruar në shtypin e këtyre kohëve. Madje veç dëshpërimit, ajo ka provuar edhe një ndjenjë fyerjeje të fortë ndaj figurës ?së cënuar? të dajës së saj të dashur. Në pasthënien e këtij libri, ajo thekson se ?Këto vite në shtypin shqiptar janë bërë edhe shpifjet më të ulëta për Migjenin. Është shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinë sllave, duke injoruar kështu faktet e paraqitura në biografinë e Skënder Luarasit, që dëshmojnë gjakun shqiptar të poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshëve?. Kështu shpjegon Angjelina, ndërsa rrëfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrës. Më tej ajo shpjegon se emrat me tingëllim sllav, duke përfshirë edhe atë të pagëzimit të Migjenit dhe të motrave të tij, nuk dëshmojnë më shumë se sa përkatësinë në komunitetin ortodoks të Shkodrës , të ndikuar në atë kohë nga kisha fqinje malazeze?. Pra sipas saj asnjë prej këtyre pretendimeve të ngritura në shtyp nuk qëndrojnë. Origjina e tij është krejtësisht e pastër shqiptare

Dashuri e përfolur?
Dashuria e tij me vajzën shkodrane Bojka ka qenë një dashuri mjaft e veçantë Mes tij dhe Bojkës, kishin lindur ndjenja jo vetëm të forta por edhe shumë fisnike. Ato që e dëshmojnë më shumë se çdo gjë tjetër këtë janë letrat e të dashurës së tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre është përfolur mjaft ndër shkrimet e këtyre viteve të fundit. ?Mjaft dashakeqe ka qenë edhe përpjekja e bërë në shtyp për të përdhosur dashurinë e vetme të Migjenit si një lidhje incesti, nëpërmjet sajimit të një përafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollës?- thotë Angjelina. Dhe e gjithë kjo është bërë duke u nisur nga mbiemri i njëllojtë i tyre. Veçse e vërteta nuk qëndron kështu. ?Në të vërtetë Kola, i ati i Bojkës, kishte ardhur në moshë të rritur në Shkodër, nga komuniteti ortodoks i i Kavajës dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Nikollë Dibranin, gjyshin e Migjenit, të ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekës së Dibrës shumë kohë më parë?- shpjegon ajo, duke shtuar se ?lidhja e Migjenit me Bojkën ka qenë aq fisnike sa mund të merret si shembull për rininë e sotme. Sa dhimbje forcë e kulturë përmbajnë letrat e mikes së tij Bojka, ndërkohë që Migjeni e përjetësoi atë në poezinë Z.B?,- shkruan Angjelina në pasthënien e librit.

(Kjo është poezia e botuar në këtë libër në formën e një faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorëshkrimi i poetit)

Malli rinuer

?Valët muzikore flutrojnë nga prendimi
Shkrepen e përtrihen
Për muret e dhomës s?eme
Edhe mandaj dridhen
Mbrenda në zemrën t?eme
Dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini

Ndijesitë e mija me valët muzikore
Shkëmbejnë puthje të nxehta
Posi dy dashnorë
E pamëshirë shëgjeta
Më ther në krahnor
Edhe më merr malli për jetë ma gazmore

Malli rinuer për jetë ma shkrumbuese
Flen pa fat në mue
Një tingull pendimi
Asht ngushëllim për mue
Kur më mbështjell mashtrimi
Me melankolinë e vet aq trishtuese

Tingujt miqëdashës që në dhomën t?eme
Më tregojnë rythmin
E një dansit të largët
Më kujtojnë përqafimet
E çifteve të shkathët
Që sjellen lirshëm nëpër dërrasa të gdhenme?

Marrë nga Gazeta Shekulli
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

ME NJE KITARE, MES ROMES DHE SHKODRES

Bretkosa e shnderruar ne princ

Ose artisti shqiptar ne Itali


Rudina Llazari

Shkoder- Vite me pare Ferdinand Bjanku, djaloshi 25 vjear qe kishte uditur qytetin e lindjes, Shkodren e kengeve te mrekullueshme me zerin e tij, por edhe me tingujt melodioze te kitares qe eshte sinonime me te, do te ndermerrte ikjen qe do t'i sillte mbaresine vetem disa vite me vone. 19 minuta purgator me nje peshkarexhe dhe nje reflektim pa deshire per te kthyer koken prapa. "Kam ikur ne perpjekje per te rifituar nje dashuri te humbur vetem pak muaj para se te nisesha" thote Ferdinand Bjanku, sot vite e vite me pas asaj ikjeje te frikshme. Kengetari, kantautori, dhe profesionisti kitarist qe sot ka arritur nje sukses te padiskutueshem ne Rome dhe ne te gjitha qytetet italiane vjen ne qytetin e tij te lindjes te prezantoje para Shkodres te ciles i eshte borxhli albumin e tij te ri te cilin e ka titulluar "Qytetit tim". Kengetari qe ben te kumboje teper natyrshem kenga shkodrane ne skenat e shtetit te pertej Adriatikut, qe ben italianet te kendojne kengen e qytetit te tij ndihet mire me ate qe ka arritur, ndersa ka dhe shume ambicje dhe synime te tjera per te arritur. Ne nje rrefim te sinqerte per AKS ai ka treguar te gjitha detajet e formimit te tij artistik. Me nje ze te avashte, duke te shikuar drejt e ne sy, me fjale te plota me nje theks tipik shkodrani te vjeter ai nuk ngurron te tregoje gjithka. Teper i lidhur me muziken, familjen dhe me dashurite e tij, Ferdinand Bjanku eshte aktualisht nder zerat e preferuar ne Rome.

Shkodrani kengetar

Nese dikush, vite me pare, kur ai ishte nxenes ne shkollen e mesme artistike te Shkodres "Prenke Jakova", do te rrekej ti parathoshte tee ardhmen, nuk do te kish munduar te parashikoj asnje pjese, sado te vogel, te suksesit qe deri tani ka arritur Bjanku i Ri. "Kenga dhe kitara ishin pasionet e para te mia. Vij nga nje familje ku te dyja keta ishin maja e Olimpit. Im ate qe kitarist dhe prej tij mora pasionin jo vetem per muziken, por edhe per folklorin, per kenget tradicionale te Shkodres. Ishte shume i veante ne pasionin e tij. Ishte pikerisht ai deshi qe une dhe im vella, te ishim mjeshtra ne instrumentet muzikore", thote Ferdinandi duke kujtuar jo pa nje nostalgji te madhe te atin e vdekur pikerisht ne vitin kur ai diplomohej ne art, ne kanto kitare bas eletrik, fizarmonike dhe ne klarinete.

Bjanku kujton nje moment te veante te femijerise te hershme: Vetem 3 vje i vune ne dore nje kitare te madhe dhe kjo mbase ka qene edhe pikenisja me instrumentin qe do te shnderrohet ne dashurine e pare. Vetem shtate vje do te dilte para publikut te madh te Shkodres ne skenen e Teatrit Migjeni. Ndersa me pas skenes nuk do ti ndahej kurre. Fillimisht ne Shkoder, me shtepine Pionierit, me Klubin e Rinise dhe me pas, ne Tiran-_-_tivitete te ndryshme. Shume shpejt do te behet nje nga zbulimet e muzikes shkodrane qe, asokohe, nuk vuante per talente. Ne nje terren dhe ne nje qytet ku kengetaret dhe muzika jane Perendia para te ciles qytetaret falen perdite, te jesh muzikant me emer duhet te jesh dhe te dish te krijosh patjeter nje emer te perveem. Perndryshe koha te le prapa dhe nuk te merr me perdore. Ferdinand Bjanku duket se e kuptoi mire kete.

Shpirti i kenges dhe pika e referimit ne thuajse te gjithe aktivitetet e muzikes qe zhvilloheshin ne Shkoder ne vitet '80 deri ne 1990. Njeriu qe kudo shkonte, merrte me vete edhe kitaren e tij dhe bente te shnderrohej ne feste te vertete edhe takimi me i rendomte. Ndersa vazhdon nje tjeter aktivitet qe, gjithsesi, ka lidhje me muziken dhe pasionin tjeter te tij.

Babai dhe kitara

Humbja e babait ka qene mbase nder ngjarjet me te renda te jetes te tij. Gjovalin Bjanku njeriu qe e kishte udhehequr ne art dhe ne jete, qe kish imponuar krejt natyrshem pasionet te krijesa e vet, qe i kishte mesuar shume gjera vdes kur Ferdinandi ishte ne udhekryq te jetes. Asokohe 18- vjeari, nje artist ne gjeneze kishte shume endrra. Por vdekja e babait ne vitin 1983 e ben qe t'i jape jete nje endrre tjeter te nisur nga i ati. Bianku i ri vazhdon punen e lene pergjysme nga babai. "Ishte nje projekt qe im ate e kishte nisur dhe duhej vene ne jete. Nje mekanizem ne forme ikriku qe prodhonte tela kitare", thote Ferdi. Mekanizmi qe i vendosur ne Ndermarrjen e Punimeve Artizanale Nr 2 dhe djaloshi qe ende nuk kishte mbushur te tetembedhjetat, behet mjeshter i prodhimit te telave te kitarres. Ne vitin e pare pas humbjes te te atit, ai nis te pergatise dika qe sikur i lehteson paksa mungesen. Ne pervjetorin e vdekjes ndersa tere familja kujtojne te ndjerin ai tregon nje kitare te gdhendur ne mermer. "Ishte kitara e tim eti. Gjeta diku nje mase te madhe mermeri dhe per muaj te tere kam punuar qe ta gdhend. 150 te rrahura vetem per nje pjese te saj. Desha te sjell dika nga babai ne diten e vdekjes te tij", thote Ferd Bjanku.

Me figuren e babait ne mendje dhe me keshillat e tij ai arrin persosurine ne kete linje. Kitarristet e Shkodres te atyre viteve tregojne se pas 1983, dhe pas prodhimeve te Bjankve, zgjidhet perfundimisht ne Shkoder dhe ne pjesen me te madhe te Shqiperise eshtja e telave te kitarres qe kishte qene problem per kedo qe kishte provuar edhe te krijonte ca akorde ne instrument. Ndersa me kalimin e viteve Ferdi nis te prodhoje edhe tela per viola dhe violina. "Ishin aq te holle sa te prisnin gishtat kur i kaloje ne ta", rrefen ai.

Dashuria e humbur

...dhe arratisja

Nuk ndodh shpesh ne Shiperi qe nje kengetar, apo ne pergjithesi nje njeri i artit te te tregoje copeza reale jete. Ferdinand Bjanku nuk nguron te te rrefeje pse iku. Te sheh ne sy, pas pauzave paksa te gjata nis te tregoje. "Ika se kerkoja te rifitoja nje dashuri te humbur. Ishte dika qe kisha perjetuar gjate emocionalisht dhe qe kish ardhur ne fund pa deshiren e asnjerit prej nesh", tregon ai. Ne vitin 1991 ishte koha kur nuk ishte ndonje udi e madhe ikja e nje njeriu drejt Gadishullit Apenin. Por Ferd Bjanku thote se iku i detyruar. "Kisha shume gjera ketu. Artin, punen dhe familjen qe per mua -_e gjithka. Megjithate... Kam bere 10 rruge nga Shkodra ne Durres e me pas ne Vlore. Vendimin nuk e kam marre kollaj. Por gjeta nje peshkarexhe dhe kam jetuar 19 minutat me te tmerrshme te jetes. Purgator, por mund ta quaj edhe Ferr. Ne 19 minuta mund te mendosh gjithka jo te bukur". Jeten e ka nisur ne Brindisi dhe ka ndenjur pak kohe atje me synimin drejt Romes. Ne Rome per pak kohe ka qene ne kushte te veshtira derisa nje dite ka ardhur edhe arti. Atje ka rinisur endrren e tij te dashurise se pare, por qe nuk ka zgjatur shume kesaj radhe "jo per fajim tim", thote Ferdinandi.

Artisti shkodran ne Rome

Shume shpejt eshte integruar ne artin italian. Tashme ne Itali ka krijuar profilin e vet si kengetar dhe instrumentist. Ne Rome, kritika muzikore e cilesoi si "bretkosa qe u shnderrua ne princ". Keshtu thuhet shprehimisht ne nje nga revistat kulturore romane "Diario Romano". Ndersa vete ai thote "Zgjodha Italine se me kishte terhequr gjithnje historia, arti, guzhina e mire, karakteri diellor i italianeve dhe melodite mjaft te aferta me ndjeshmerine time". Nuk ishte e lehte. Gjithka ne lidhjet me artin, sipas tij, ka nisur ne vitin 1997. Ne Rome fiton mimin e pare ne konkursin e zerave te rinj te muzikes te lehte italiane. Me pas sfida te tjera te njepasnjeshme qe Bjanku do t'i fitoje pa shume veshtiresi fale talentit te tij te padiskutueshem. "Ndihesh mire kur sheh mijera spektatore italiane te kendojne pa reshtur kenget e vendit tend. Ndihem mire se munda te kendoj ne Itali, Shqiperine time, Shkodren time, te interpretoj kenget e artisteve me te njohuar italiane dhe te paraqes kenget e mia", shprehet jo pa mburrje Ferdinandi. Ai tregon se vepron ne nje menyre krejt origjinale. Shperndan tekset e kengeve ne shqip dhe ne italisht kudo neper salle dhe i ben te gjithe te kendojne ate kenge qe ai deshiron. Kjo i ka garantuar edhe suksesin. Jane disa dhjetra koncerte dhe konkurse muzikore festivale ku ai ka qene pjesnarres dinjitoz. Sot ai ka, se bashku me nje mikun e tij koleg Roberto Giglio, studion Bjanku-Giglio prodhimi muzikor ne Rome.

Koncerti ne Shkoder dhe planet

Eshte albumi i dyte i tij ne gjuhen e memes dhe ai ka dashur ta promovoje ne qytetin e tij. Pas pjesemarrjes ne Festivalin e fundit te TVSH me kengen "Te dua", ai ka arritur tjeter sukses ne atdheun e tij. Albumi i ri "Qytetit tim" eshte promovuar ne skenen e teatrit Migjeni te Shkodres dhe ka qene nder me te bujshmit e koheve te fundit ne Shkoder. Qindra spektatore te thekur per muzike kane ndjekur nga skena e Migjenit kenget perla te Shkodres ne interpretimin e Ferdinand Bjankut. Te gjithe vlerat e kenges shkodrane jane paraqitur ne menyre origjinale nga kengetari shkodran i ardhur enkas nga Italia. "Kaurrelat" e shkodranes bukuroshe jane sjelle te gjalla ndersa recitalit nuk i kane munguar as elementet spetakolare. Kujtime te Bjankut dhe falenderimet e tij per ate shkalle ne te cilen ka mberritur kane ardhur ne formen e intervistave ndersa nuk ka munguar as humori shkodran permes batutave te Sander Rucit. Ndersa ne album bejne pjese kenge te tilla si "Margjelo", "Si dukat i vogel je", "S'ka ma t'bukur se prendvera", "Ti moj Shkoder, Shkodra jone" kane qene edhe kenget qe kane marre edhe duartrokitjet me te zjarrta te atyre qe kishin mbushur Migjenin. Nuk ka qene e lehte te organizojegjithka. Ka ardhur i mirepergatitur nga Roma, por ka patur shume pengesa.

Bjanku tregon edhe ate qe ka ndermend te beje ne te ardhmen e afert dhe te larget. Keshtu ai sapo eshte nisur drejt Milanos ku do te jape nje tjeter koncert recital te pergatitur kohe me pare. Ndersa ka nje enderr tjeter per te cilen thote se deshiron ta realizoje ne Shkoder. Kerkon te organizoje nje tjeter koncert ne te njejten salle te Migjenit por kesaj radhe me zerat me te famshem te muzikes dhe perfaqesuesit e humorit shkodran.

Pasaporte

Emri: Ferdinand Bjanku

Datelindja: 12 maj 1966

Vendlindja: Shkoder

Profesioni: Kantautor dhe kitarist

Vendbanimi: Rome
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Në qytetin e Rozafës 2400-vjeçar lindi banda e parë muzikore në Shqipëri


SHKODER, 27 Shkurt/ATSH-M.Malja/.-Në qytetin e Rozafës 2400 vjeçar lindi banda e parë muzikore në Shqipëri. Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Palokë Kurti, i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e Frano Ndojës. Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithesej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurter rezultate të kenaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Paloke Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshem të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punen e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkolles "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkolle ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme. Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mesuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe perkrahjen e prinderve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mesuesit të Merituar, Ragip Gjylbegu, mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar Hilë Mosi. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër Mehmet Gjyli. Nën shembullin e shkollës së Parrucës u formua edhe fanfara e konviktit të "Maleve tona", që filloi veprimtarine në vitin 1931, nën drejtimin e Zef Kurtit me nje efektiv prej 20 instrumentistësh. Krijimi i saj vlejti për gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, kurse me këngët dhe marshet atdhetare ndihmoi në edukimin e ndjenjave të atdhedashurise dhe frymës lufarake të saj. Kjo bandë muzikore pati jetë vetëm nje vit. Tradita e mire e tyre ruhet dhe sot e kësaj dite. Në vitin 1971, pak kohe pas krijimit të shkollës se mesme artistike "Preng Jakova" krijohet edhe orkestra frymore e shkollës, e cila vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj. Ndërkohe, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Marubi, babai i fotografisë shqiptare

Emrin e dinastisë së njohur e ka trashëguar konkursi i përvitshëm ndërkombëtar i fotografisë artistike

Nga Aida Dushku
Nuk është aspak e vështirë të identifikohet emri i themeluesit të fotografisë në Shqipëri. Mjafton të hidhet një vështrim historik në qytetin e lashtë të Shkodrës, dhe shumë shpejt mund të kuptosh, se fotografia shqiptare e ka emrin vet. Ai emër është ?Marubi? dhe lidhet me një fis që ka jetuar në qytetin verior shqiptar dhe që me kalimin e kohës kanë trashëguar tek njëri tjetri artin e fotografisë, deri në atë kohë të paparë në Shqipëri. Emri i parë që identifikohet me artin e fotografisë është ai i Marubit. Marubët ishin një dinasti e tërë që i dhanë në të vërtetë emrin celuloidit, duke u nisur nga Pietro që erdhi në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në Shkodër e duke vazhduar deri me Gegën, të fundmin e Marubëve, i cili vdiq në vitet ?80 të shekullit XX. Krijues të shkollave të fotografisë shqiptare ata ishin personazhet që fiksuan gjithë historinë një-shekullore të Shqipërisë sidomos të pjesës veriore të saj. Të gjitha momentet e historisë që nga viti 1858 kur patrioti shkodran Hamza Kazazi u vu përpara aparatit magjik dhe deri në 1984, gjithçka mbeti në negativ. 150 000 negativë të krijuar nga Pjetër e Mati Marubi, Kel Marubi e Geg Marubi përbëjnë sot fondin e artë të negativografisë të vendit tonë. Ky art në Shqipëri dhe jo vetëm këtu, por përgjithësisht në Ballkan, nxorri mjeshtra të mëdhej që fillimin e patën tek Marubët. Figurat madhore shqiptare, kostumet, peizazhet e natyrës janë ulur këmbëkryq në atë që quhet kryevepër fotografike e dinastisë Marubi. Në fotoenciklopedinë e vërtetë shqiptare, në harkun kohor të një shekulli, ata ditën se çfarë të vendosnin. Kjo përbënte mesazhin historik të 150 mijë negativëve të tre brezave që ruhen sot me fanatizëm në fototekën ?Marubi?.
Marubët dhe fototeka

Edhe pse sollën në Shqipëri një art që me kalimin e kohës u përdor në Shqipëri, edhe pse fama e tyre është e madhe, edhe pse është i papërshkrueshëm kontributi madhor e të panumërta negativat, punimet që Marubët lanë pas, ndodhen në një qoshe të fototekës së Shkodrës që në mënyrë paradoksale mban emrin legjendar të Marubëve. Jo shumë larg qendrës së qytetit, në rrëzë të asaj që mbase pa të drejtë quhet qendra kulturore e Shkodrës, në kushte jo të përshtatshme, ndodhet fototeka e famshme e Marubëve. Edhe pse tregon për historinë më të dukshme të Shkodrës, fototeka e themeluar prej emrave që lanë gjurmë në historinë shqiptare është në kushte të mjerueshme. Keqardhja më e madhe ndihet kur kujton se gjithë ato filma të panumërt i la në atë fototekë pikërisht njëri prej marubëve, Gega. Ai që ishte aq i kujdesshëm për negativët, që kishte krijuar një fototekë model të rregullit dhe të pastërtisë sipas të gjitha ligjeve që kërkojnë negativat 150- vjeçare, do të ishte i detyruar të përjetonte një pështjellim. Sapo hyn brenda të mbyt era e mykut dhe lagështisë, armike të betuara të negativëve, ndërsa errësira është edhe më e frikshme. Kjo fototekë ka një grumbullim gradual dhe sistematik të veprave në celuloid të Marubëve me një fond prej 150 mijë negativësh. Deri në vitin 1972 ka qenë në duart e Gegë Marubit i cili ia dhuron shtetit pasurinë e tij. Si shpërblim shefat e atëhershëm të kulturës e lanë Geg Marubin të kujdesej për të. Siç tregojnë dhe ata që kanë punuar me zotni Gegën, ai ishte tepër perfekt. Skedarë të rregullt, në çdo skedë qe shënuar koha, data e saktë, vendi i fotografimit madje edhe të dhënat për personazhet që fotografoheshin. Në këtë mënyrë negativët ishin lehtësisht të identifikueshëm. Sipas asaj që shpreh Tereza Marubi, vajza e vetme e Geg Marubit, e fundit që është gjallë nga dinastia, "mbaj mend regjistrin e madh që ishte një libër ku qenë shënuar datat dhe njerëzit. Kështu rastiste që pas 80- 100 vitesh, njerëz të ndryshëm kërkonin tek babai fotot e familjeve. Mjaftonte viti dhe negativi gjendej në pak sekonda në atë arkiv". Kështu shprehet Tereza që kujton me nostalgji gjithçka që bënte i ati i saj. Aktualisht fototeka Marubi duke harruar gjithçka mbante është në mëshirë të fatit. Në një anë ka mëse 8 vjet që vazhdojnë seri të pafundme gjyqesh në mes familjes Marubi dhe shtetit lidhur me të drejtën e autorit si pjesëtar të vetëm të familjes. Nga ana tjetër, prej 10 vitesh flitet për dixhitalizim dhe kompjuterizim të fototekës por as që mendohet të ndodhë një gjë e tillë megjithëse jepen fonde pas fondesh në kohë të vazhdueshme, megjithëse në fondet e Ministrisë së Kulturës, fototeka e Marubëve është pikë referimi për të gjithë ata që duan të kujtojnë diçka nga madhështia e Marubëve, ndërsa vit për vit mbase e vetmja gjë që i kujton është konkursi i fotografisë ku si ironikisht ftohet ndonjë nga pjesëtarët e familjes që të japë stimujt moralë dhe materialë.
?Marubi? në shekullin e XXI
Pikërisht për këto arsye një prej konkurseve më të mëdhenj në llojin e tij në Shqipëri është quajtur ?Marubi?. Sivjet Konkursi i Fotografisë Artistike ?Marubi? shënon edicionin e gjashtë të tij. Në fillimet e tij, në vitin 1998 ai nisi si një aktivitet që synonte ekspozimin e fotografisë, pa menduar se përmasat e tij do të kalonin shumë shpejt kufijtë shqiptarë. Mjaftoi lajmërimi se edhe një vit më vonë "Marubi" do të mblidhej sërish, për të shtuar në listat e fotografëve, edhe shumë emra të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Edicioni i dytë, ishte hapi i parë i konkursit drejt përmasave ndërkombëtare. Ndërkohë, një vit më vonë, "Marubi" do të ishte vetëm një ekspozitë, artistët vetëm sa paraqitën punimet e tyre pa pretenduar çmime. Ndërsa viti 2001 e ktheu sërish në konkurs aktivitetin më të rëndësishëm në zhanrin e fotografisë. Prej tij dalin çdo vit tre fitues, të zgjedhur nga një juri e specializuar në këtë fushë. Fituesit ndër vite janë, Artur Gorishti, Zamir Marika, Alqi Golloshi, Albes Fusha dhe së fundmi sërish Zamir Marika. Ndërkohë edhe sivjet "Marubi" do të shpallë tre fitues të rinj. Çmimi i parë i sivjetëm do të ketë edhe një shpërblim prej 1500 dollarësh, i dyti 1000 dollarë dhe çmimi i tretë 700 dollarë. Janë afër finales organizatorët e edicionit të gjashtë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike "Marubi 2003". Prej ditësh emrat më të njohur të fotografisë shqiptare enden me projekte në duar, mbledhin materialet e sjella nga fotografë të ndryshëm, dhe hedhin mbi letër idetë për "Marubi 2003". Edicioni i sivjetëm pritet të sjellë evenimente të reja në organizimin e konkursit. Sivjet kuratori i konkursit është Ilir Butka, ndërsa juria do të drejtohet nga kuratori i vjetshëm Albes Fusha. Megjithatë "Marubi" i sivjetëm është ende në projekte, madje shumë detaje të tij janë në diskutim nga organizatorët. E sigurta është data e fillimit të tij. 25 marsi do të mbledhë edhe sivjet fotografë nga shumë vende të botës, të cilët do të ekspozojnë në muret e Galerisë Kombëtare në Tiranë punimet e tyre më të mira

Shëtitja nëpër botë
Projekti i sivjetëm i "Marubit" përmban shumë elementë të rinj krahasuar me edicionet e tjera. Organizatorët kanë hedhur idenë e krijimit të një pavioni të veçantë, i cili do të "flasë" për historikun e ?Marubit? ndër vite. "Fotografia është art më vete,- thotë kuratori i sivjetëm Ilir Butka.- Një objekt i fotografuar mund të flasë më shumë se asgjë tjetër. Mbase edhe vetë natyra e këtij arti ka bërë të mundur që "Marubi" të zhvillohet me sukses dhe të ketë jetëgjatësi në vite. Tashmë "Marubi"ka krijuar fytyrën e vet, ai i përket vetëm fotografëve". Por ideja tjetër më e madhe e organizatorëve është diçka tjetër, e paparë ndonjëherë. Punimet e paraqitura në konkursin më të rëndësishëm në vend në zhanrin e fotografisë do të shëtisin nëpër vende të ndryshme të botës. Sigurisht që në fazën në të cilën ndodhet projekti i konkursit të sivjetëm, një gjë e tillë ende nuk është e sigurtë. Megjithatë organizatorët kanë filluar të kontaktojnë me ambasada të ndryshme të huaja në Shqipëri, dhe në disa prej tyre ideja e tyre është përkrahur. Nga ana tjetër, është e nevojshme edhe ndihma e Minitrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, përgjigja prej së cilës ende nuk u është dhënë organizatorëve. "Kemi filluar të kontaktojmë më përfaqësues të ambasadave të ndryshme?,- thotë kuratori i konkursit, Ilir Butka. Bashkëpunimi i tyre do të jetë i nevojshëm që të realizohet shëtitja e konkursit nëpër botë. Deri tani ideja jonë është përkrahur nga Ambasada Daneze dhe Holandeze, por megjithatë ende nuk ka asgjë të sigurt. Presim gjithashtu edhe një përgjigje nga Ministria jonë e Jashtme, e cila do të negociojë për udhëtimin që parashikojmë. Gjithsesi ana teknike dhe elementët e plotë të këtij projekti mund të thuhen vetëm kur gjithçka të ketë përfunduar".
Marubi-1.jpg
Marubi-7.jpg
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

GAZETA E SHKODRES Prill 9, 2003


PORTRET/ Gjon Shllaku, poligloti që mbushi 80 vjeç

Përkthyesi që solli në shqip antikitetin grek




SHKODER

Eshtë 80-vjeç. Megjithëse ka shkruar dhe lexuar gjithë jetën, ai nuk përdor syze. Arrin të lexojë dhe shkrimin e imët, pa vështirësi. Ky është Gjon Shllaku, burri i mençur i Shkodrës me të cilin krenohen shkodranët. Profesor Gjoni, kështu e thërrasin shkodranët, është një nga penat më të talentuara të qytetit verior (dhe jo vetëm të tij) në fushën e përkthimit. 80-vjeçari, i cili zotëron shkëlqyeshëm disa gjuhë të huaja: greqishten e vjetër, latinishten, frëngjishten, anglishten dhe italishten, ka përkthyer në shqip 44 vepra e kryevepra të letërsisë botërore. Shllaku konsiderohet si një nga njohësit më të mirë të gjuhës së vjetër greke, kjo edhe nga institucione prestigjoze botërore.

Jeta e përkthyesit

Valët e Drinit të befasojnë në uljet e ngritjet e tyre, në vrapimin e arratinë për diku... Ashtu e shpejtë me tatëpjetat e të përpjetat e veta ka rrjedhur jeta e përkthyesit të njohur Gjon Shllaku. Sot pas 80 vitesh ai mundohet të mos e ndalë rrjedhën e jetës së tij, ta mposhtë moshën e thyer e sëmundjen, të vazhdojë të shkruajë e të shkruajë pa pushim për xhevahiret e artit të letërsisë, të cilat dëshiron me gjithë shpirt t'ua lërë trashëgim shqiptarëve. Gjon Shllaku ka lindur në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, në një familje me tradita të hershme. Në moshën 12-vjeçare regjistrohet në seminarin papnor. Aty mbaron gjimnazin dhe liceun. Ndërkohë në vitin 1943 ai nis studimet për teologji. Vetëm dy vjet më vonë (1945) i riu që shquhej për zgjuarsinë dhe dijet e tij, burgoset si anëtar i shoqatës "Bashkimi Kombëtar". Në vitin 1956 Gjon Shllaku lirohet nga burgu, por diskriminimi ndaj përkthyesit të madh do të vazhdonte gjatë gjithë viteve të diktaturës. Ai detyrohet të punojë derisa del në pension në ndërmarrjen e xunkthit e kashtës. Megjithëse i përndjekur, Gjoni nuk i ndahet përkthimit. Falë penës e punës së tij në vitet e zymta të diktaturës u përkthyen në shqip disa nga veprat më të shquara të letërsisë botërore. E ndërsa në shkollë mësohej "Iliada", autori i përkthimit nuk përmendej, sepse ai ishte Gjon Shllaku, një i dënuar politik. Gjithsesi Gjoni nuk dëshiron t'i kujtojë ato vite të errëta, kur emri i tij përmendej fshehurazi. Aq më pak për vitet e burgut. "Më ka qëlluar që të shkruaj dhe në copa gazetash apo dhe letra çimentosh, ndërsa isha në burg. Për këtë nuk më vjen keq, por për faktin që m'i shkatërruan të gjitha. M'u desh t'i shkruaja nga e para", tregon ai. Vetëm në vitet e demokracisë do të lartësohej emri i përkthyesit të madh shkodran.

Veprat

Një penë e artë e përkthimit. Kjo është më e pakta që mund të thuhet për Gjon Shllakun. Burri i mençur, i cili i ngrys ditët e në një apartament në lagjen "Tre Heronjtë" në qytetin e Shkodrës, ka përkthyer në shqip 44 vepra e kryevepra të letërsisë botërore si: "Edipi Mbret", "Antigona", "Ajaksi" e të tjera nga (Sofokliu); "Prometeu i Lidhur" (Eskili); "Iliada" dhe "Odiseja" (Homeri); "Ifgjenia në Aulidë", "Alkesti", "Hipoliti" e "Medea" (Eurupidi); "Gjeorgjikat" (Virgjili); "Metamorfoza" e Ovidit etj. Ndërkaq ai ka përkthyer nga gjuhët frënge, italiane, angleze shumë libra të tjerë. Gjon Shllaku një vend të rëndësishëm i ka kushtuar fjalorëve si: Greqishte e vjetër-Shqip dhe Latinisht-Shqip. Aktualisht profesor Shllaku është duke punuar me fjalorin Latinisht-Shqip. Siç tregon dhe ai vetë, ka plot 16 vite që po merret me përgatitjen e këtij fjalori prej 5000 faqesh. Përveç se përkthyes, Gjoni ka shkruar dhe vepra origjinale në gjininë e dramës, si: "Dy Lekët" dhe "Skënderi dhe Zuljeka". Për punën e tij të palodhur përkthyesi i njohur shkodran është dekoruar në vitin 1955 me Urdhërin "Naim Frashëri" Klasi i Parë, nga Ministria e Ambasada Greke me "Diskun e Artë, në vitin 2001 nga Ministria e Kulturës me "Penën e Argjendtë" dhe tashmë së fundi presidenti Moisiu do t'i akordojë titullin "Mjeshtër i Madh".

marre nga www.balkanweb.com
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Përkujtohet Tano Banushi


Shkodër- Artisti i mirënjohur i humorit Tano Banushi është përkujtuar në Shkodër në një spektakël të titulluar “Miqtë e Tanos”. I organizuar nga shtëpia e Artit “Idromeno” dhe teatri “Migjeni” në Shkodër, në këtë spektakël janë shpalosur materiale humoristike të shkruara nga Tano Banushi gjatë 27 viteve në skenë. Në këtë skenë ai vetë interpretoi mbi 1000 role. Por një vend të rëndësishëm zunë materialet që ai shkroi dhe u ngjitën në skenë përmes interpretimeve të aktorëve të estradës së Shkodrës si Zyliha Miloti, Zef Deda, etj apo dhe artistë të ardhur nga rrethe të tjera si Skënder Sallaku, Aishe Stari, Behar Mera etj. sollën para artdashësve kujtimin e roleve të interpretuarra nga Tano Banushi i cili ka gati 10 vjet që ka vdekur. Sipas drejtuesit të shtëpisë së artit “Idromeno” Isa Alibali, qëllimi i aktivitetit është rikujtimi e rivlerësimi i figurës dhe krijimtarisë artistike të Tano Banushit. Para spektaklit është bërë dhe promovimi i librit “Për Tanon”, i cili përmbledh krijimtarinë artistike të Tano Banushit. Ai ka katër kapituj ku përfshihen skeçe muzikore poezi anekdoda etj të shkruara nga Tano Banushi dhe që kanë trajtuar probleme shoqërore që janë aktuale edhe sot.

Anila Dushi

shekulli.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Tonin Tershana


Shumë artistë shqiptarë kanë provuar të gjejnë një të ardhme ndryshe larg vendit të tyre. Atje ku ndoshta nuk i ka lidhur asgjë me artin, angazhimet dhe aktivitetet e zakonshme, atje ku ka mbetur peng edhe ëndrra e tyre pasionante. Te tillë mesazh sjell edhe “artisti i Merituar” Tonin Tërshana, kengëtari i njohur i viteve 80-të në muzikën e lehtë shqiptare. Ai, fitues i shumë çmimeve në festivalevet e këngës, i preferuar nga shumë artdashës, tani duket se po mbyll dekadat e jetës së tij larg këngës dhe artit.

Edhe vetë, paksa i zhgënjyer ndaj emigracionit, tregon se ende nuk e di se çfarë e mban dhe çfarë e tërheq të jetojë në një dilemë të tillë, larg Shqipërisë, vendit të tij që i dhuroi suksese të panumërta për vite me radhë kur me zërin e tij të spikatur ka mundur të bëjë për vete publikun shqiptar. Me të tillë frymë përcjell edhe intervistën e tij nga Selaniku ekskuzivisht për revistën Spektër.

- Ka kohë që i mungoni publikut shqiptar, ç'mund të thoni diçka rreth aktivitetit tuaj kohët e fundit?
- Po, kam rreth 6 vjet që jetoj larg Atdheut. Gjatë kësaj kohe më mungon çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë. Ndër aktivitetet e mia të fundit përmend vitin 1993 kur ishte festivali i estradave të rretheve, ku mora pjesë edhe unë me estraden e Shkodrës, mbasi në ate kohë banoja në Shkodër. Aty në atë aktivitet fitova çmim të parë. Mbas shtatë vitesh, në 1999-tën marr një ftesë nga Z. Ardit Gjebrea për në Festivalin e “Këngës Magjike”, ku këndova dhe pata nje pritje mjaft te ngrohtë nga publiku. Kjo pritje e publikut më mallëngjeu shumë dhe më kujtoi gjithashtu vitet e mëparshme. Këto kanë qenë aktivitetet e mia të fundit me publikun tim aq të dashur shqiptar.

- Çfarë mendoni për emigrimin, veshtiresia e saj ne një artist?
- Çdo gjë do ta përballoja, por emigracioni për mua si artist është gjëja më e vështirë. Në emigracion nuk ke mundësi të ushtrosh profesio- nin tënd, por je i detyruar të bësh të gjitha punët më të rëndomta, që janë tepër larg një artisti. Për mendimin tim sidomos për artistin, emigracioni është gjëja më e papërballueshme sepse të ndan aq shumë me artin.
- Ju vetë sa keni arritur të përshtateni me një tjetër mënyrë jetese, larg jetës aktive të bërë më parë?
- Në krahasim me jetn artistike dhe tepër aktive që kam pasur në Shqipëri, këtu në emigracion është mjaft e varfër. Ka shoqata shqiptare që organizojnë ndonjë aktivitet, aty me ftojnë, por për një artist nuk është e mjaftueshme, kur mendon jetën e mbushur plot aktivitete dhe art më parë. Tani këto ndodhin tepër rrallë dhe kjo është një monotoni ‘vrasëse’ për artistin.

- Sa ka ndryshuar Tonini qysh prej largimit nga Shqipëria?
- Kjo mungesë e gjatë pa dyshim se më ka berë të ndjehem shpesh herë tjetër njeri, larg gjërave që me kanë mbushur shpesh jetën, atyre gjërave që unë apo çdo kush i quan të vetat. Kam humbur zanatin tim, thashë edhe më sipër se marr pjesë ne ndonjë aktivitet që bëjnë shoqatat, por këto janë aktivitete shumë te rralla. Ky është ndryshimi kryesor, se në Shqipëri ishin të shumta aktivitetet artistike ndërsa këtu jam i larguar prej tyre.
- Për kë iu merr më shumë malli...?
- Në emigracion malli është shumë i madh për të gjithë. Ata që nuk e kanë provuar nuk e kuptojnë. Malli për jetën e dikurshme të artit, për shokët e zanatit tim të cilët i kujtoj shpesh me shumë mall, sepse me ata bashkë kemi diskutuar çdo gjë në lidhje me jetën e përditshme dhe për aktivitetet artistike. Malli më merr për njerëzit e afërm, për spektatorin e dashur që më ka duartrokitur për më shumë se 3 dekada me rradhë nëpër festivale dhe aktivitete të tjera artistike.

- Ç'mund të na thoni per Shkodrën, qytetin tuaj të lindjes?
- Për qytetin tim të lindjes Shkodrën kam një nostalgji të madhe sepse aty fillova aktivitetin tim artistik. Në moshën 13-14 vjeç mbaj mend kur kam kënduar për herë të parë para publikut në turizmin e Shkodrës me një orkestër mjaft të mirë për kohën si: Lekë Gjeloshi,Gjovalin Doda, Pac Martini e Ramiz Durraj. Mbasi mbaronim lojrat me shokët, të gjithë së bashku shkonim në turizëm për të kënduar, shokët më pritnin deri sa mbaroja unë dhe përsëri të gjithë bashkë largoheshim për në shtëpi. Nga qyteti im i lindjes janë hapat e parë të njohjes sime si këngëtar tek spektatori shqiptar.
- A mbani kontakte me miqtë e vjetër apo kolegët artistë?
Me kolegët e mi artistë kam lidhje të rregullta si kur vij me pushime në Shqipëri ashtu edhe me telefon nga Selaniku. Shokët me të cilët mbaj më shumë lidhje janë: Pandi Zguro, Vaso Vangjeli, Petrika Rembeci, Arben Mevlani, Stefan Prifti, Gani Qinami, Kujtim Hoxha, Bujar Cici, Osman Mula etj. Emigracioni na ndau nga aktivitetet artistike dhe nga shoqëria.

- Çfarë ju mban më shumë në Selanik?
- Një pamundësi për t'u kthyer në Shqipëri, sepse nuk kam asnjë të ardhur aty. Shtëpi nuk kam, vënd pune nuk kam, si dhe pension nuk marr akoma. Këtu në Selanik unë punoj, edhe pse shumë rrallë kur mund të gjej ndonjë punë që më përshtatet mua si dhe moshës time, gjithsesi më duhet të pranoj ende një zgjdhje të tillë.
- Diçka për familjen tuaj...?
- Familja ime përbëhet nga gruaja dhe tre vajzat. Vajza e madhe Anila ka mbaruar Akademinë e arteve për kanto, është e martuar dhe ka dy vajza dhe qëndron në Selanik, ku aktivizohet me një grup artistik. Tani në muajin korrik pret të marrë pjesë në një konkurs në Athinë për soliste. Vajza e dytë Ornela punon në një sanduiç në Selanik, ndërsa e vogla Donatela është nxënëse. Gruaja Meri punon në një rrobaqepësi tek firma "Domina". Mbesa e madhe Elisa 9-vjeçare vazhdon shkollën e muzikës për piano, është nxënësja më e mirë e klasës dhe ka dhënë dhe dy koncerte.

- Ç'është famila për ju?
- Familja për mua është gjëja më e shenjtë. Asgjë nuk vë përpara familjes dhe fëmijëve të mij. Çdo gjë në jetë ia kushtoj gruas dhe fëmijëve. Në çdo moment mendoj që familja ime të jetë sa më e lumtur.
- A mendoni se mund t’u riktheheni prapë festivaleve?
- Dëshira për t'ju rikthyer festivaleve është shumë e madhe por largësia e ngritur dhe pauza relativisht e gjatë, nuk më krijon shumë mundësi për të marrë pjesë. Për më tepër duhet të jesh në kontakt të vazhdueshëm me kompozitorë dhe me Radio-Televizionin.
- Kë do të veçonit nga sukseset tuaja?
- Sukseset e mia janë vërtetë të shumta. Për këto suksese jam nderuar me titullin e lartë "Artist i Merituar" në vitin 1985. Kam bërë dy koncerte recitale njërin në vitin 1974 dhe tjetrin në vitin 1985. Përveç sukseseve që kam patur nëpër festivale ku jam nderuar disa herë me çmime dhe në këto dy recitale kam pasur goxha sukses. Pritja ime nga ana e spektatorit ka qenë e jashtëzakonshme. Në recitalin e vitit 1985 nga 17 këngë që kisha në program këndova 30 këngë. Ende ndiej emocione kur mendoj atë natë të magjishme kur salla ishte mbushur plot e ndër shumë spektatorë e artistë të tjerë ishte e pranishme edhe aktorja e madhe e teatrit kombëtar "Artistja e Popullit" Marie Lagoreci.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Artiola Toska


Muzika më ka tërhequr që e vogël dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nëpër shtëpi. Ngaqë këndoja, familja vuri re prirjen për të kënduar. Në pallatin e pionierëve konkurrova për violinë dhe më pas filluan aktivitetet e këngës në ansamblin popullor të pionierëve. Në moshën 15-16 vjeçe, në festivalet e muzikës së lehtë për interpretuesit e rinj, jam vlerësuar me çmim të parë dhe të dytë. Pra, është një eksperiencë e nisur që në vogëli.

në pritje të altarit ...



Është tip i qetë dhe i kuptueshëm, gjë që më siguron qetësi dhe siguri në vetevete. Unë ndihem e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe mund të vazhdoj rrugën e këngës, tashmë edhe më e sigurt. U bënë një vit e gjysmë që jemi bashkë.

Diku tek “Selvia e vjetër”, në një shtëpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, këngëtarja e njohur e muzikës popullore. Mund të ishte një violiniste e shkëlqyer, po qe se do të kishte një fizik më të zhvilluar dhe krahë më të gjatë për të mbajtur violinën e ëndërruar. Pas debutimit të suksesshëm në “ 12 në Hollivud” nisi një “jetë në udhëtime” ku u bë shumë e afërt për admiruesit dhe dashamirësit e këngës popullore, duke lënë pas studimet. E lumtur në krahët e dashurisë së saj, në ngrohtësinë e familjes që gjithmonë i ka qëndruar pranë, e adhuruar nga miqtë dhe publiku, mendon të ardhmen artistike dhe projekton lumturinë e saj, askund tjetër veçse në kryeqytet. Pak indiferente nga monotonia dhe jeta e zhurmshme e qytetit të saj të lindjes, e thjeshtë dhe e sinqertë, bukuroshja e këngës popullore, tregon për revistën “Spekter” rrugën e saj drejt karrierës por edhe për djalin që i ka rrëmbyer zemrën të bukurës Artiola.

Fillimet tuaja si këngëtare ishin të rastësishme apo një dëshirë e lindur prej kohësh që vendosët ta realizoni!
Muzika më ka tërhequr që e vogël dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nëpër shtëpi. Ngaqë këndoja, familja vuri re prirjen për të kënduar. Në pallatin e pionierëve konkurrova për violinë dhe më pas filluan aktivitetet e këngës në ansamblin popullor të pionierëve. Në moshën 15-16 vjeçe, në festivalet e muzikës së lehtë për interpretuesit e rinj, jam vlerësuar me çmim të parë dhe të dytë. Pra, është një eksperiencë e nisur që në vogëli.

Thatë më parë se keni kënduar muzikën e lehtë, mendoni të shfaqeni dhe në këtë fushë muzikore?
Unë e pëlqej muzikën e lehtë dhe besoj se do t’ia arrija të interpretoja mjaft mirë, por nuk më është dhënë mundësia. Muzika popullore mbetet primare për mua dhe pëlqej të këndoj këngë që publiku i do dhe i vlerëson si dhe muzikë që i përshtatet shijes së publikut. Do të këndoja edhe muzikë të lehtë,- më pëlqen të rrezikoj për muzikën!

Mendimi juaj për muzikën popullore, diçka më konkrete lidhur me aktivitetet artistike të këngës popullore.
Për mendimin tim, kënga popullore është lënë në harresë. Nuk ka aktivitete të saj. Nga Ministria e Kulturës, nga media televizive, nuk organizohen spektakle të muzikës popullore dhe nuk është mirë të lihet mënjanë muzika tradicionale popullore shqiptare, e t’u kushtohet më shumë vëmendje këngëtarëve të huaj që të sillen në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria ka këngëtarë e artistë profesionalë dhe që kanë nevojë për mbështetje.Edhe tek “ Maratona e këngës popullore” më shumë janë pjesëmarrës këngëtarë të muzikës së lehtë që këndojnë këngë popullore. Nuk ka evenimente me larmi muzikore popullore, me pjesëmarrje të gjërë të këngëtarëve të njohur nga të gjitha trevat e Shqipërisë apo dhe me shtrirje më të gjërë.

Cilët këngëtarë pëlqeni nga muzika popullore shqiptare. Kujt do dëshironit t’i ngjanit?
Afsa Zyberi,- një këngëtare e paarritshme e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, këngët e së cilës unë vazhdoj t’i këndoj. Merita Halili dhe Eli Fara që janë këngëtare të mira të këngës popullore.

Keni emocione kur dilni para publikut?
Jam tip kurajoze. I jap vetes shumë kurajo, megjithatë emocionohem shumë dhe emocionet i kam të brendshme. Përgjithësisht jam natyrë që nuk lë të kuptoj nëse jam e emocionuar, e frikësuar, e pasigurt, e mërzitur. Dhe diçka, gjithmonë para një koncerti apo aktiviteti unë sëmurem, por në momentin që jam para publikut, ndihem e sigurt dhe zëri më del pa problem.

Ç’mendoni mbi reagimet e adhuruesve ?
Marr shumë shpesh urime e përgëzime. Edhe telefoni bie nga shumë dashamirës të këngës. Në rrugë më ndalin dhe më përgëzojnë por, ne, shqiptarët ka shumë raste që nuk dimë të shprehemi. Ndonjëherë, edhe bezdisem.

Mërziteni shpesh dhe nëse po, si e kaloni një gjendje të tillë?
Unë mërzitem shumë shpejt për gjënë më të vogël dhe më ndodh shumë herë. Jam dhe tipi i njeriut që nuk e shpreh mërzitjen gjë që më bën të mendoj gjatë vetëm me veten time, ndaj e vuaj. Mundohem që gjendje të tilla t’i kaloj pa u shprehur me njeri, ose thjesht të harroj duke bërë diçka tjetër, përshembull duke dalë…

Si e ndërton një ditë të zakonshme Artiola?
Ditët e mia ndryshojnë. Nuk më pëlqen monotonia. Veç filmave dhe teatrove që i ndjek gjithmonë. Jam e fandaksur edhe pas filmave shqiptarë dhe më pëlqejnë shumë batutat e realizuara në këto filma. Asgjë tjetër monotone nuk ndërtoj në ditën time. Ndjek akivitetet kulturore dhe nuk jam e interesuar për politikën. Kam një ditë të zakonshme, normale si e të gjithë njerëzve.

Veshja juaj e preferuar, si ju pëlqen të visheni?
Sa më thjesht aq më mirë, ndihem komode.Dua të jem e thjeshtë edhe në skenë, dhe për këtë falenderoj stilisten Rezarta Skifteri e cila m’i ka gjetur shijet si dhe pranon sugjerimet e mia. Mendoj se muzikës që unë këndoj i shkon për shtat veshja serioze dhe e thjeshtë. Në skenë klasike, mua më pëlqen veshja mes klasikes dhe sportives. Gjatë ditës sa më sportive. Përsa i përket look-ut, nuk më pëlqen të bëj ndryshime të shpeshta dhe preferoj një makiazh të lehtë.

Cilat janë relatat me dhuratat. Ju bëjnë, apo bëni shpesh të tilla?
(qesh)Dhuratat i pëlqen edhe mbreti! Marr shumë dhurata por më shpesh bëj dhurata.Është shenjë respekti, një kënaqësi e veçantë për ata që i dua.

Jeni koleksioniste?! Çfarë koleksiononi?
Kam vënë re që, pa dashje jam bërë koleksioniste e muzikës instrumentale. Kam shumë disqe me muzikë instrumentale.

Instrumenti i preferuar?
Violina. Ëndrra e parealizuar.

Disa të veçanta të karakterit tuaj, që i keni zbuluar, apo jua kanë zbuluar të tjerët?
Jam dilematike. S’jam shumë e vendosur dhe për shumë gjëra bëhem pishman,- kjo varet edhe nga situatat apo njerëzit. Krijoj miqësi shumë lehtë dhe përshtatem shumë shpejt. Më pëlqen ta ruaj miqësinë por jo gjithçka varet nga unë. Në të shumtën e rasteve, miqësinë e përzgjedh,- jam e sinqertë.

Sinqeriteti një virtyt, po një e metë e juaja?
Sinqeriteti. Sinqeriteti, cilësi pozitive që vlerësohet, por në shumë raste shfrytëzohet. Jo të gjithë njerëzit janë me shpirt të pasur e të sinqertë, ndaj një e metë që unë kam është po sinqeriteti.

Marrëdhëniet tuaja me familjen?
Jam shumë, shumë e lidhur me familjen time. Veçanërisht me motrën. Mamaja është kritikja personale e këngëve të mia. Të gjithë në familje janë artdashës, sidomos të muzikës popullore dhe më kanë mbështetur që në fillim për zgjedhjen time. Kam përkrahjen e tyre në çdo hap që hedh. Tashmë, keni filluar të mendoni për familjen e re… Si jeni njohur me “princin e ëndrrave” Jemi njohur krejt rastësisht, dhe që në momentin e parë e kuptova se ishte njeriu ideal me të cilin mund të lidhja jetën. Sinqeriteti, respekti dhe kujdesi që tregonte ndaj meje, ishin ato që më bënë të dashurohesha marrëzisht pas tij.

E dashuroni?
Po, por nuk kemi vendosur ende kur do të martohemi.

Duke qënë se ju jeni e njohur, cili është reagimi i tij ndaj suksesit dhe admiruesve tuaj?
Ndonëse profesioni i tij është larg nga muzika, nëse mund të shprehem kështu, ai vetë si person është admirues dhe me botë të gjërë njohëse të artit në përgjithësi. Është tip i qetë dhe i kuptueshëm, gjë që më siguron qetësi dhe siguri në vetevete. Unë ndihem e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe mund të vazhdoj rrugën e këngës, tashmë edhe më e sigurt. U bënë një vit e gjysmë që jemi bashkë, dhe nuk ka patur asnjëherë mosmarrëveshje e xhelozi midis nesh.

Keni udhëtuar shpesh, mendoni të largoheni e të jetoni jashtë, si shumë artistë të tjerë?
Unë jam larguar gjithmonë për të punuar, për të kënduar në shumë vende ku ndodhen shqiptarë por nuk më ka pëlqyer të jetoj atje. Nuk jam shkëputur kurrë për një kohë të gjatë apo me idenë të mos kthehem.Nuk ndahem kollaj nga Tirana. E shumta, në vende të ndryshme ke një publik e spektator të kufizuar, këndon nëpër restorante e lokale ku kënaqësia shpirtërore e artistit paraprihet nga ana financiare, ndërsa emocionet dhe kënaqësia që të dhuron publiku në vendin tënd, lë shumë për të dëshiruar dhe mua personalisht, ngrohtësia dhe mirëpritja që më ka bërë publiku, përfshirë edhe prezencën e familjes dhe të njerëzve të dashur, nuk më lë të largohem.

Edhe po të kishit një ofertë të majme?
Nuk tundohem nga paratë, edhe pse në “shoping” prish shumë. Nuk jam e dhënë pas “ firmatove” apo gjërave të shtrenjta, por gjërat që më pëlqejnë i bëj menjëherë të miat. Respekti, dhe ana financiare që arrij këtu, më mjaftojnë.

E në të ardhmen?
Nuk jam shumë largpamëse. Nuk bëj plane të largëta. Dëshiroj të paraqitem para publikut sa më mirë dhe autentike në albumin e ardhshëm, ndaj po bashkëpunoj me Shpëtim Saraçin, dhe tekste origjinale nga Jorgo Papingji. Impenjimi im kryesor tani për tani është albumi i ri që do të nxjerr dhe për këtë arsye ofertat që kam patur nga televizionet dhe për koncerte të ndryshme i kam shtyrë për më vonë. Ashtu si dhe tek dy albumet paraardhëse, shumë këngë do të jenë të reja. 80% e tyre, muzikë e kompozuar dhe pjesa tjetër muzikë e lirë, këngë të njohura.


marre nga parajsa.com
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

jup_kastrati.jpg


SHKODËR - Është shuar në pasditen e djeshme, albanalogu i shquar Jup Kastrati. Porfesor, Doktor Jup Kastrati, ishte një ndër studiuesit më të njohur në fushën e albanologjisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mjeshtri i Madh i Punës, Qytetar Nderi i Shkodrës, Jup Kastrati ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e historisë së albanologjisë, si dhe në botime dhe në monografi të figurave të shquara të letrave shqipe. Botimi i tij i fundit ishte “Studime arbëreshe”, e cila u botua dhe në Kosovë e SH.B.A. Profesor, Doktor Jup Kastrati është dhe Mësues i Popullit, dhe një ndër njerëzit më të shquar të botës për vitin 2001, i shpallur nga Instituti Ndërkombëtar i Kembrixhit.

Prej kohësh Kastrati vuante nga sëmundja e zemrës, ndonëse gjente forca për të punuar në studion e banesës së tij.


Jup Kastrati, dijetari qe nuk rresht se shkruari

-- nga Dr. Moikom Zeqo
Koha Jone 21.10.2002

Raca e dijetareve eshte nje race durimshume dhe e plotfuqishme. Sipas nje parabole te Senekes pergjithesisht dijetaret e jetojne jeten e tyre larg bujes dhe publicitetit te dyshimte, larg pushteteve politike dhe perfitimeve tipologjike te administrates shteterore. Dijetaret jane gati si te padukshem, pikerisht se jane me te dukshem nga te gjithe. Dijetaret nuk permenden, sepse ata jo vetem jane ne kujtese, por jane vete substance e kujteses. Dijetaret nuk perfillen, por ne thelb ata jane autoritetet e vertete te kombit. Ka gati nje muaj qe Jup Kastrati eshte i semure rende. U shtrua ne spitalin e Tiranes, ku me stoicizem ai i duroi dhimbjet dhe krizat. Nese ndonje nga VIP-at e politikes do te kishin marre pjese ne nje mbremje, ne ndonje restorant, ose do te kishin patur ndonje krize te lehte kardiake, shtypi i shkruar dhe mediat elektronike do te tallaziteshin nga gjema, kurioziteti dhe marrezia e lajmeve te bujshem. Dhe ja nje nga dijetaret me te medhenj te Shqiperise, miku im i vjeter, Jup Kastrati, semuret rende dhe absolutisht nuk ka as shqetesimin me te vogel nga e ashtuquajtura Bota Mediatike. Vetem pak miq te tij i shkuan ne spital, padyshim njerezit e thjeshte dhe te vertete u merakosen sinqerisht per te. Me pak vonese dhe une shkruesi i ketyre rrjeshtave vajta ne spital. Po Jup Kastrati kishte dale dhe kishte shkuar ne shtepine e tij ne Shkoder. Ky qe shkaku qe une vendosa te shkruaj dicka per te. Nuk dua ne asnje menyre te terheq vemendjen me apologjira false. Nuk dua ne asnje menyre per te trumbetuar ate qe une cmoj te Jup Kastrati, ndersa te tjeret s'arrijne ta cmojne dot. Nuk dua ne asnje menyre qe semundjen tashme te tejkaluar te mikut tim ta shnderroj ne nje show, sepse jam teper i lodhur nga kickultura e dites, sepse mendoj qe serioziteti i anatemuar kaq rende eshte me i rendesishem, se sa lajkatimet dhe hipokrizite e kota. Jup Kastrati qe nga spitali me dergoi nje zarf, ku ishte libri i tij i fundit i botuar me titull "Autobiografia e Jeronim De Rades" me nje dedikim miqesor. Duke lexuar kete liber mund te kuptosh ne menyre te koncentruar rolin hulumtues te pashembullt te Jup Kastratit.

Kush eshte Jup Kastrati?

Jup Kastrati ka lindur ne Shkoder, me 15 prill 1924. U shkollua ne kete qytet, djep kulturologjik i Shqiperise. Me 1942 studioi pak kohe ne Liceun Shkencor "Galileo Ferraris" ne Torino. U kthye shpejt ne Shqiperi. Gjate pushtimit italian, si antifashist, ka qene i persekutuar, i burgosur, i internuar ne "Campo Concetramento", ne kodrat e Tepes ne Shkoder, pastaj eshte mbajtur si peng ne Kosove, ne burgun famekeq te Prizrenit gjate muajve korrik-shtator 1943. Pas Clirimit ka kryer studimet e larta ne fakultetin e filologjise ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Tema e tij e diplomes titullohet: "Kontribute per studiumin e Ndre Mjedes" me 1958. U be Doktor i Shkencave Filologjike me 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjise shqiptare" (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Me 1987 i eshte akorduar titulli Profesor. Ka sherbyer ne arsim 47 vjet. (1946-1993) nga te cilat 37 vjet ne shkollen e larte. Eshte nje nga themeluesit e Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodres, me 2 shtator 1957, dhe ka punuar shume per krijimin e Universitetit te Shkodres. Eshte dekoruar me urdhrat "Mesues i Popullit" si dhe "Mjeshter i Madh i Punes". Ka qene shef i Katedres se gjuhes shqipe ne Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres me 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore ne universitetet e Tiranes, Prishtines, Shkupit, Tetoves, Kalabrise, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Eshte autor i shume librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra. Te dhenat e mesiperme jane guret e kilometrazhit te rrugetimit jetesor dhe krijues te Jup Kastratit.

Librat e tij jane te botuara, pra, te hapur per syrin e lexuesit dhe jane te tjeret ata qe lexojne sot dhe ata qe do te lexojne neser, qe do te bejne vleresimin e patjetersueshem te Jup Kastratit.

Ne kete shkrim lakonik une dua te skalis me shume intimitetin dhe njohjen vetiake. Ka me shume se 20 vjet qe e njoh Jup Kastratin nga afer. Kam vajtur shpesh tek shtepia e tij karakteristike shkodrane, me nje oborr te vogel dhe me nje shkallare, me mjedisin e brendshem plot libra, ku eshte e gjalle dhe e pranishme nje mikpritje e lashte dhe e re, nje dashamiresi e holle dhe nje ngrohtesi njerezore e perhershme. Kam nje korrespondence ne vite me Jup Kastratin, kam ndjere ne personalitetin e tij njeriun e vertete te letrave, i mireinformuar deri ne fund, si pakkush ne Shqiperi. Kam qene ne shtepine e Jup Kastratit kur u semur gruaja e tij, madje, dhe ne raste vdekjesh e fatkeqesish familjare. Kemi diskutuar parreshtur per problemet kulturore te kombit dhe keto biseda jane te skalitura thelle ne mbamendjen time.

Dua te permend nje rast interesant. Sapo isha njohur me priftin dijetar nga Tuzi i Malit te Zi, Dr. Vincens Malaj. Ai me kish dhuruar librat e botuar, madje, krijimtarine e tij ne tri vellime. E njihja Malajn, sepse kisha shkuar edhe te Kisha Katolike e Tuzit, para se ciles qe ngritur statuja prej bronzi e Nene Terezes. Kabineti i Malajt ne kishe ishte me mijera libra, disa dhe me pergamene, madje, edhe me nje liber te shekullit XII. Plot piktura dhe skulptura te bera dhe nga vete Malaj si dhe piktura te artistit shqiptar Lin Delia. Malaj mbante edhe shume objekte arkeologjike te trashegimise ilire. Pikerisht ne Tuz, une bisedova me Malajn per Jup Kastratin. I fola per librin mbi Faik Konicen, qe Jupi e kish Botuar ne Amerike dhe u shpreha se Jup Kastrati eshte nje nga dijetaret me te medhenj shqiptare ne ditet tona. Malaj me tha se nuk kish pasur rastin ta takonte dhe se madje kish shkruar nje polemike kunder tij. Para tre vjetesh e takova Vincens Malajn ne Shkoder dhe se bashku me miqte e mij nga Shkodra, Ahmet Osja dhe Gezim Uruci e bindem qe te shkonim per nje vizite ne shtepine e Jup Kastratit. Prifti plak u dorezua. Shkuan tek Jupi, i cili na priti sipas tradites proverbiale shqiptare. Teper i kujdesshem dhe delikat ne kete takim nderonte mikun e ardhur nga Tuzi pavaresisht dhimbjes, qe i kish shkaktuar polemika e tij. Une me i lire ne qendrimet e mia beja polemike ne disa raste me Vincens Malajn.

Ish fjala per nje doreshkrim kronikor, qe njihet me emrin "Kronika e priftit te Dioklese" e shek. XIII. Pastaj ra fjala per vepren qe kish ne duar Malaj per katalogun e martireve iliro-shqiptare te krishterimit. Malaj e falenderoi te zotin e shtepise dhe lavderoi vepren e Jupit "Historia e Gramatologjise". Te dy dijetaret ishin te lehtesuar me njeri-tjetrin. Por une dua te artikuloj mendimin tim per Jup Kastratin, ta ravizoj portretin e tij. Jup Kastrati u diturua si specialist i bibliografise. Ai eshte nga ata njerez qe na kujton se nuk mund te kete shkence pa bibliografi dhe se bibliografia eshte shkence e njohurise autentike. Jup Kastrati eshte nje nga bibliografet me te medhenj shqiptare.

Dua te kujtoj nje nga bisedat e perbashketa ku del ne pah kujtesa e Jup Kastratit. Prej shume vitesh une kisha studiuar krijimtarine e Faik Konices. Ende nuk kisha marre ne dore dhe nuk kisha studiuar monografine e pasur dhe substanciale te Jup Kastratit per Faik Konicen, botuar me nje paraqitje luksoze ne SHBA. Dija qe Konica kish shkruar nje komedi te shkurter dhe e kish botuar ne nje nga organet e shtypit te kohes. E kerkoja kete veper te Konices dhe e kisha te veshtire te percaktoja organin konkret ku ajo ish botuar. Ende dhe sot ky tekst i Konices s'eshte perfshire dhe s'eshte ribotuar ne asnje nga librat e shumte qe keto vitet e fundit jane botuar papushim me emrin e Faik Knices. E pyeta Prof. Jupin per kete subjekt. Pergjigjja qe e menjehershme si per dicka teper normale dhe jo te mundimshme. "Kjo komedi eshte botuar ne gazeten "Trumpeta e Krujes me 1913, Moikom", me tha Jupi. Te rralle jane njerezit kaq te familjarizuar me informacionet e pafundme te librave. Jupi i jep rendesi hollesirave dhe shenimeve ne fundin e faqeve te shkruara, sepse ato shpesh mbartin substance lajmesh dhe kumtimesh te papritura, por te panumerueshme jane dhe shkrimet dhe shenimet e vete Jup Kastratit. Ne dialoget tane te perbashket per bibliografine Jupi ka theksuar me vetedije se mungesa e njohjes se bibliografise krijon nje zbrazdesire dhe eshte nje defekt i rende per cilindo studiues te shquar. Padyshim, une i kam argumentuar Jupit se bibliografia nuk eshte qellim ne vetvete dhe se shpesh ka nje rrace studiuesish, te quajtur si studiues konceptuale, qe bejne zbulime me te medha dhe me te patjetersueshme ne historine e dijes dhe te kultures. Nje studiues i tille eshte p.sh. albanalogu kroat Milan Shuflai, nje dijetar konceptual i klasit te pare. Por bazamenti i studimeve te tij eshte padyshim bibliografia e korpusit te dokumenteve, qe lidhen me historine e mesjetes shqiptare. Bibliografia nuk eshte luks as qellim ne vetvete.

Besoj se e njoh nga afer karakterin dhe tipin e Jup Kastratit. Ai del rralle nga shtepia, por miqte e shumte qe e vizitojne shprehin ndikimin e tij te madh tek te tjeret. Ai eshte njeri me karakter te vendosur, nuk e njeh lajkatimin dhe perfitimet e vogla te dites. Mbron idete e tij sepse eshte i bindur ne rrenjet e ketyre ideve. Ne momente te caktuara ka patur edhe raste te ndonje sulmi pezhorativ ndaj figures se tij, por kjo gje s'ka pasur peshe. Balta i eshte rikthyer hedhesit. E dua pambarimisht Shkodren e motshme, kete kryevater te kultures shqiptare ne te gjithe koherat. I kam njohur nga afer dijetaret e Shkodres. I mrekullueshmi dhe modesti dijetari i shkelqyer filolog Kol Ashta ka vdekur. Ne te gjitha rastet kur vija ne Shkoder une do ta takoja Kol Ashten. Studimi i tij per Gjon Buzukun ka qene nje mrekulli. Nuk mund ta harroj dot dhe te nderuarin Fadil Podgorica apo dhe nje mik tjeter timin Pjeter Topallin. Ata tani s'jane me. Ne kete mjedis diturak Jup Kastrati eshte nje perfaqesues i denje i forces krijuese dhe i karakterit qe nuk jepet. Une i uroj me gjithe shpirt shendet dhe jete sa me te gjate. Ai eshte i forte dhe duhet te jete gjithnje i tille. Dimension tjeter i dijes se Jup Kastratit jane figurat e medha te kultures si: Ndre Mjeda, Zef Jubani, De Rada, Faik Konica etj. Ne kete hulli u shqua si monografist. Dimensioni tjeter shume i rendesishem lidhet me filologjine, me studimet per sintaksen shqipe, me historine e gjuhesise shqiptare dhe sidomos me historine e gramatologjise shqiptare. Keto dimensione percaktojne koordinatat diturake te Jup Kastratit. Jup Kastrati jeton ne Shkoder dhe punon sipas ritit te shenjte te nje oshenari te punes. Per te eshte e paimagjinueshme humbja kot e kohes. Ai eshte punetor i pashembullt i letrave shqipe. Riti i tij i studimit eshte i panderprere dhe rezultativ. Sa here ne shtepine e tij, ai me ka treguar doreshkrimet e pabotuara por te perfunduara dhe te konceptuara si libra me vete. Nese ka nje pasion delikat per Jup Kastratin jane arbereshet. E shoqja i rri prane, e bija e adhuron te atin, madje, ka botuar nje bibliografi te shkrimeve dhe librave te tij.

Duke lexuar me kujdes "Autobiografine e De Rades", shqiperuar dhe pajisur me shenime nga Jup Kastrati, mundohesha te kuptoja kuptimin e thelle te altruizmit njerezor. Sot ne epoken e monetarizmit gati askush nuk beson tek altruizmi. Por jo pa perjashtim te gjithe. Nje nga altruistet eshte Jup Kastrati. Ai jep nje shembull qe duhet nderuar. Ai duhet nderuar se e meriton plotesisht. Librat e studimet e tij kane dicka testamentale. Ndoshta ky shkrim modest do ta gezoje Jup Kastratin. Me teper se sa kete gezim une vete kam menduar te shqetesoj indiferentet dhe te pakujdesshmit, vetekuptohet nese kane vetedije dhe ndjenja njerezore. Jam i bindur, qe nuk eshte faji i shtypit dhe mediave elektronike per gjithcka. Ka nje erresim te vetedijes kombetare, qe ngjan me nje lloj analfabetizmi te ri. Por vetedija kombetare nuk mund te zhduket, perderisa nje njeri si Jup Kastrati nuk pranon te perkulet dhe ta lere penen t'i bjere nga dora. Amen!


Jup Kastrati, "Qytetar nderi"

Shekulli, 23.12.2002

Në mjediset e Universitetit "Luigj Gurakuqi", në Shkodër, pak ditë më parë është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit "Qytetar nderi" i Shkodrës, shkencëtarit dhe figurës së shquar të albanologjisë, prof. dr. Jup Kastrati. Intelektualë të shquar shkodranë, studiues dhe figura të shquara të shkencës shqiptare, të ardhura nga Tirana, ishin të pranishëm në këtë ceremoni, ndërsa vetë Prof. Dr. Jup Kastrati mungonte, pasi prej disa muajsh ndodhet i sëmurë. Dorëzimi i titullit është bërë në shtëpinë e tij nga ana e autoriteteve lokale të Shkodrës. Në veprimtarinë e zhvilluar në Universitet kanë folur për veprimtarinë e prof. dr. Jup Kastrati, rektori Mahir Hoti, drejtori i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë, Jorgo Bulo, dekani i Fakultetit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shkodrës etj. Ata kanë treguar edhe një herë pak nga jeta e prof. dr. Jup Kastrati i cili, më 1987-n mori titullin "Mësues i Popullit", më 1999-n mori titullin "Mjeshtër i madh i punës". Është përfshirë në "Mendjet e ndritura të shekullit XXI" nga Instituti Amerikan i Biografisë. Janë mbushur plot 60 vjet të aktivitetit të tij, si mësues, pedagog, përkthyes e studiues. Figura e tij si shkencëtar i ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe ai është vlerësuar dhe nga institucione e personalitete të njohura shkencore të botës. Vepra e tij më e madhe është "Historia e albanologjisë", vëllimi i parë i botuar më 2000-n ndërsa janë dhe tri vëllime të tjera në përfundim. Megjithëse i sëmurë, prof. dr. Jup Kastrati vazhdon të punojë për përfundimin e këtyre veprave. Prof. dr Jorgo Bulo tha se prof. dr, Jup Kastrati nuk është vetëm nderi i Shkodrës, por i gjithë vendit. Albanologjia nuk mund të kuptohet pa emrin e tij. Në motivacionin me të cilin shoqërohej titulli theksohej qenia e tij si personalitet i shquar i kulturës, shkencës dhe arsimit, njohës i shkëlqyer i veprave të kombit të tij, prezantues dinjitoz i shkencës shqiptare në botë. Propozimi për "Qytetar nderi" është bërë nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" ku ai ka punuar 37 vjet dhe është një ndër themeluesit e tij.
A. Dushi
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Tonin Harapi, në radhët e romancierit të heshtur

Tonin Harapi në sytë e muzikologut Spiro Kalemi. Prej 12 vitesh Kalemi zhvillon emisione mbi muzikën shqiptare, në Radion e Vatikanit. Në 270 faqe monografi, jeta dhe krijimtaria e kompozitorit

Alma Mile

Ditën e prezantimit e kishte menduar shumë më të largët. Për muzikologun Spiro Kalemi dukej e pamundur të shkruante një monografi për mësuesin e parë, Tonin Harapi, ndonëse ai duke qeshur i kishte thënë se do të vinte koha, kur do të shkruante për të. “Në atë kohë, të gjithë e dimë, se monografitë shkruheshin vetëm pas vdekjes, kështu që unë nuk e mendoja vdekjen e mikut tim, kështu që nuk bëra asnjë përpjekje, për të mbledhur që atëherë materialet që më duheshin”, - tregon muzikologu Spiro Kalemi i cili prej 12 vitesh jeton në Romë, ku punon pranë Radio Vatikanit. Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në praninë e specialistëve të muzikës, miqve të tij dhe të kompozitorit, prezantoi monografinë “Tonin Harapi”, kushtuar kompozitorit të ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, në vitin 1992. Sipas muzikologëve, ai nuk shkroi vepra voluminoze, por lëvroi gjini të “vogla”, kryesisht romanca, të cilat mund të krahasohen me vepra të këtij lloji të kompozitorëve të huaj. “U nisa të shkruaja këtë monografi, jo vetëm për të përkujtuar mikun tim, por edhe sepse në Romë, unë ushqehem me muzikën e Tonin Harapit”,- thotë ai. Në radio “Vatikan”, ku ai punon prej vitesh, zhvillon një emision në gjuhën shqipe për muzikën shqiptare, ku padyshim, një vend të rëndësishëm zënë edhe romancat e Harapit. “Për të siguruar materialet e nevojshme, kam shfrytëzuar arkivat e Teatrit të Operës dhe Baletit, të Radio Televizionit Shqiptar dhe të Akademisë së Arteve. Gjithashtu kam shfrytëzuar edhe arkivat e shtypit, pasi Tonini, ka qenë jo vetëm kompozitor, por edhe kritik e publicist”. Gjithashtu ka mbledhur edhe materiale gojore, prej bashkëkohësve të Harapit, si Dhora Leka, Haig Zacharian, regjisorin Luigj Gurakuqi, nxënësve të dikurshëm, si Robert Radoja, si dhe familjarëve të tij. Shumë prej ish- nxënësve të tij, tashmë janë bërë artistë të njohur. Një prej tyre është edhe Roza Anagnosti (Xhuxha), e cila ishte e pranishme gjatë promovimit të librit. “Shtëpia e pionierit, për ne ishte si një kishë, sepse atje ishte zotni Tonini, siç i thoshim ne fëmijët. Për mua ai ka qenë si baba dhe kur në filmin “Toka Jonë”, jam njohur me Dhimitrin, për herë të parë, nuk e kam çuar në shtëpinë time, por në shtëpinë e pionierit”, - thotë ajo, duke shtuar se ishte hera e parë që e tregonte këtë detaj. Përveç se një kompozitor i mirë, Tonin Harapi, kujtohet edhe si kritik e publicist. Në shtypin e asaj kohe ai ka botuar një varg kritikash mbi vepra të ndryshme muzikore, për probleme të muzikës, por edhe për momente që atij i kishin lënë mbresë, siç ishte takimi me Lagush Poradecin. “Një ndihmë të madhe më kanë dhënë vetë shkrimet e profesorit, pasi ai e kishte zakon që shkruante çdo moment. Mbaj mend, gjatë mbledhjeve të gjata të asaj kohe, ne uleshim pranë dhe unë i shkruaja nëpër copa letrash pyetje të ndryshme dhe ai përgjigjej. Disa prej tyre i kam përdorur edhe si faksimile”, - vazhdon Kalemi, duke shtuar se nuk ka harruar që të përmendë edhe humorin e Toninit, të cilin e përdorte vetëm atëherë kur duhej. “Kur ndonjë vepër mbetej në letër, thoshte: puna e veprës është si puna e vajzës, nuk mjafton të jetë e bukur, por të ketë edhe shumë fat”.

Për muzikën
Ndoshta pakkush e di se ajo kënga-lojë, që e kemi kënduar të gjithë kur kemi qenë të vegjël, “Roza-Rozina”, mban vulën e kompozitorit Tonin Harapi. Por jo vetëm atë. Monografia “Tonin Harapi”, e botuar nga Shtëpia Botuese “Gjergj Fishta”, me ndihmën e fondacionit “Fan Noli” përmbledh kapitujt “Jeta dhe njeriu”. Pasi e vendos krijuesin në kontekstin e kohës së vet, për të kuptuar më mirë krijimtarinë e tij, muzikologu Kalemi, bën një kronologji të jetës së Harapit, që kur ishte fëmijë, më pas liceist, ushtar në Gjirokastër, student, pedagog, krijues, për t’u ndalur në veçanti në gjinitë muzikore që lëvroi, si romanca, të cilat jo vetëm Kalemi, por edhe të tjerë specialistë të muzikës, si Zhani Ciko, etj, i krahasojnë me romancat e Shumanit dhe të Shubertit. Sipas Kalemit, Tonin Harapi besonte shumë tek Zoti dhe nuk e tradhtoi as gjatë viteve të diktaturës. Nëse do të kishte qenë e mundur, do t’i kishte dhuruar fondit të muzikës shqiptare edhe një kolanë me muzikë fetare. Vetëm në vitet e fundit të jetës, kur ranë muret e diktaturës, ai mundi të shkruante një rekuiem.
Kapitulli i dytë, quhet “Kompozitori” ku Tonin Harapi, del njohës mjaft i mirë i folklorit, prej të cilit ka marrë elementë për veprat e tij, si ritme, subjekte, figura, motive. Këto elementë ai i gërshetoi në rapsodi, romanca, suita, duke pasuruar muzikën e kultivuar shqiptare. Romanca ishte gjinia e tij e preferuar, frymëzimi për të cilën i buronte jo vetëm nga vargu popullor, por edhe prej vargjeve të poetëve të mëdhenj, si Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Petro Marko, Dritëro Agolli, etj. Ndër romancat e tij renditen “Mora shoqezën për krahu”, “Kur m’u rrite vogëloshe”, ( L. Poradeci), “Ulu mal e dil moj hënë”(I. Kadare). Ka shkruar edhe operat “Zgjimi” dhe “Mira prej Mujsit”. Një vend të veçantë zënë përpunimet e këngëve popullore dhe ato për fëmijë. Kapitulli i tretë i kushtohet pedagogut Tonin Harapi dhe më pas veprimtarisë së tij si publicist dhe kritik, me vlerësimet për operat “Halili dhe Hajrija”, “Delina”, apo edhe për interpretues të muzikës shqiptare.


Spiro Kalemi, nga Torino në Vatikan
Muzikologu Spiro Kalemi lindi në Torino më 1937. Njohuritë e para mbi muzikën i mori në Shkodër dhe po aty u aktivizua si violinçelist pranë Shtëpisë së Pionierit në drejtimin e Tonin Harapit dhe më pas në orkestrën e Shtëpisë së Kulturës, nën drejtimin e Prenkë Jakovës. Në vitin 1962 nis studimet në Konservatorin Shtetëror të Tiranës. Punon në Sarandë, Elbasan, Tiranë si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa në vitet ‘76-‘91 si mësues muzike. Boton në shtypin shqiptar shkrime kritike e studimore, një monografi për Marije Krajën. Që nga fillimi i viteve ‘90 jeton në Itali, ku punon pranë Radios së Vatikanit në Romë. Aty ka mbajtur cikle emisionesh mbi muzikën shqiptare. Në vitin 1996 ka marrë gradën shkencore “Doktor” pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Eshtë duke punuar për disa monografi të tjera për artistë si Prenk Jakova e Tish Daija.

shekulli.com
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Teatri Migjeni përfaqëson Shqipërinë në turneun mbarëkombëtar.


Trupa e Teatrit Shkodran “Migjeni” ka përfaqësuar Shqipërinë në një turne mbarëkombëtar të zhvilluar në qytetitn e Preshevës, qytet shqiptar i mbetur nën administrimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Ashtu si dhe 23 vjet më parë, ku trupa e teatrit “Migjeni” u prezantua me “Bacën e Gjetajve”, edhe para një jave, korri një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar 3 diploma. Drejtori i Teatrit “Migjeni”, Agron Dizdari, njëkohësisht aktor dhe përgjegjës i trupës që shkoi në Preshevë, tregon për arritjen dhe vlerësimin që morën aktorët shkodranë.

Trupa e Teatrit “Migjeni” pati fatin e mirë që të përfaqësojë Shqipërinë në këtë turne mbarëkombëtar të organizuar në qytetin e Preshevës, qytet me 97 % popullësi shqiptare, por që gjendet nën administrimin e Serbisë dhe Malit të Zi në pjesën jugperëndimore të saj. Në këtë turne krahas trupës sonë merrnin pjesë edhe trupat e teatrit të Prishtinës, së Gjilanit, e Tetovës, teatrit shqiptar i Shkupit, si dhe teatri i Preshevës. Interesimi i publikut për trupën tonë ishte i jashtëzakonshëm. Ne kemi mbërritur në orën 02:30 të mëngjesit të 8 tetorit, por orët e vona nuk i kishin penguar shqiptarët e shumtë që të qëndronin zgjuar për të na pritur neve. Kujtimi i fundit për preshevarët për një trupë nga Shqipëria, ishte viti 1980, kur trupa e Teatrit “Migjeni” me kollosët e skenës së atyre viteve, kishte shfaqur me sukses dramën “Baca e Gjetajve” të Fadil Krajës.

Të ndodhur para një fakti të tillë, ne ishim si të thuash para një provimi pasi nuk donim që të zhgënjenim publikun e Preshevës me shfaqjen tonë. Dhe në fakt ndodhi ajo që ne kishim menduar. Shfaqja jonë u pëlqye, jo vetëm nga publiku vendas, por edhe nga të gjithë trupat pjesmarrëse në këtë tubim. Tragji-komedia “Vizita e fundit” e shkrimtarit të talentuar shkodran Albri Brahusha, ishte shfaqja më e goditur më e spikatur dhe më e suksesshmja e turneut. Kjo pjesë solli dhe marrjen e 3 çmimeve: loja më e mirë homogjene; regjia më e mirë (Fatbardh Smaja); aktorja më e mirë (Merita Smaja).

Ne u përpoqëm të gjenim një shfaqje që brendia saj të jetë e prekshme për të gjithë pjesmarrësit e këtij aktivitetit dhe mesazhi i saj të jetë sa më real. Mesazhi i tragjedi-komedise “Vizita e fundit” është një mesazh filozofik, i paraqitur dhe punuar me një mjeshtri të jashtëzakonshme nga Albri Brahusha, ku realitetit shqiptar është i tillë, që ekziston një histori dhe një pseudo-histori, e shkruar dhe e thënë për Shqipërinë, të cilat në brendësi kanë heronj dhe pseudo-heronj.

Trupa e teatrit të dramës po përgatit dy drama paralele dhe njëra nga këto do të përzgjidhet për t’u përfaqësuar në takimin e teatrove në Elbasan. Ndërsa trupa e estradës, kryesisht sektori i muzikës, po përgatitet për një përmierë që do të dalë së shpejti. Pra kjo tregon që megjithë kushetet e pafavorshme, të cilat ne po përjetojmë, po përpiqemi me të gjitha forcat për ta ruajtur atë emër të mirë që kemi trashëguar.


Gazeta Panorama
16 Tetor 2003
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Do te mjaftonte Kongresi i Manastirit dhe Pavaresia e Shqiperise qe atij t'i rehatoheshin lirisht eshtrat ne Panteonin Shqiptar.

Per pak dite, mbushen 79 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet tona eshte hedhur balte, teksa i prishen bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq, nen peshen e madhe te historise se saj. Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut, si feminist etj., por ajo qe mbetet nga figura e njohur shqiptare, e shtrire ne mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e tij.

Ate dite, shkodranet duhet te ishin zgjuar heret. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, teksa pritej qe ate dite do te vinte Luigj Gurakuqi. Ne vitin 1908, 29 vjecari, e kishte namin shume me te madh se motet, qe mbante mbi shpine. Kjo ishte arsyeja, qe ndersa i afrohej qytetit, kishin dale per ta pritur shume bashkeqytetare te tij, kryesisht te rinj, per te cilet ishte nje shembull i kohes. Ishte idhulli i tyre i ri dhe ne vend vleresohej masivisht sepse kishte qene i denuar me burgim te perjetshem per veprimtarine e tij kombetare. Dhe, askujt, nuk iu duk e tepruar, kur ne momentin, qe ai erdhi ne Shkoder, ne shenje nderimi te thelle, ne Parruce, shkodranet shmprehen kuajt dhe e terhoqen te gjithe bashke... deri ne qender te qytetit. Per te, kjo duhej te ishte teper e papritur. Madje, kete, nuk e kishte hasur dhe ne librat dhe ne kujtimet, qe i kishte dhene mesuesi i tij i shquar de Rada ne Shen Miter Korone. Nje gje te tille, i dukej pak e tepruar, studentit te Napolit...

***

Per burrin simpatik, duket se historia eshte treguar pergjithesisht e dashur. Kjo na duket ne fotot, qe na kane mbetur nga ajo kohe, ku imazhi i tij tregon qarte nje burre te vendosur ne qellimin e tij. Dhe, ai, nuk diti qe te zhgenjente pergjithesisht masen e gjere te popullit. Me perkushtimin dhe me fjalen e tij, ai duket se beri dhe vleresimin me te madh, pritjes se ketyre njerezve. Po ate vit, kur pritej ne kete menyre, ai do te shkonte ne Kongresin e Manastirit. Ndersa, nje vit me vone, ate e shohim ne Elbasan, si drejtorin e Shkolles se pare Normale. E pare me kujdes, nje CV te atille, dukej se Gurakuqi, po ta drejtonte me "kujdes", do t'i qetesonte shpirtin e lodhur dhe rrugetimet e gjata andej-kendej. Por, nuk ndodhi keshtu. Duket se personalitete si ai nuk mund t'i shmangen fatit te tyre historik. Dhe, drejtorit te shkolles se pare te mesme ne Shqiperi, qe i mbahej pak goja, kur i duhej te fliste per problemet e dites, kthehej ne oratorin e lindur per urine e tribunave popullore. Dukej se fati ishte percaktuar qarte per te: Ai duhej t'i sherbente nje rilindje te re te kombit. Dhe, kete e beri pavaresisht mosmirenjohjes qe do i falnin vitet e mevonshme...

SHTEPIA E TIJ

Duhet thene se Luigji nuk e ka gezuar shume shtepine e tij. Ashtu si sot shqiptaret nuk mund ta gezojne me. E kaluar ne disa duar, ajo u rrenua, duke e lene Shkodren, pa njeren nga trashegimite e saj me te mrekullueshme ndertimore. Kush e njeh Shkodren, e njeh mire shtepine e tij, tek rrugica e njohur e Gurakuqeve. Eshte kaq klasike shkodrane, sa lehtesisht, cdokush, mund te ngreje ne imazhin e tij, rrugetimin e perditshem te Luigjit per ne shtepi. Vite me vone, te gjithe shqiptaret, do ta njohin shtepine e tij, nga nje film i hershem melodramatik, "Çifti i lumtur". Gjithsesi, me nje vendim te posacem te shtetit komunist, shtepia e tij ishte kthyer ne shtepi muze ne vitin 1964. Nje hap pozitiv ky, po te mendosh se me 1957, eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi nga Bari. Nga kjo shtepi, shqiptaret, do te rikujtonin historine e tij, ndersa shkodranet ne Lagjen Gjuhadol, jo shume larg Katedrales se madhe te qytetit, nje nga krenarite e tyre kombetare. Shtepine, qe mendohej se i perkiste fund shekullit te XVIII dhe fillimit te shekullit te XIX, Gurakuqet, e kishin trasheguar nga paraardhesit e tyre. Ajo kishte karakteristikat me te mira te nje shtepie qytetare shkodrane dhe shtrihej ne rrugicen, qe mbante emrin e Gurakuqeve. Kishte oborr dhe avlli, ndersa dera e madhe e shtepise mund te admirohet ende. Teksa ngjiteshe tek shkallet, ishte nje çardak i hapur dhe parmake prej druri. Ne kete shtepi u ruajten per shume kohe, te gjithe ato, qe na mbeten prej tij: Leterkembime, objekte, madje dhe kostumi i te ndjerit, kur u vra ne Bari. Sot, ajo i perket kujtimit te se shkuares, sepse nje mosmarreveshje e madhe ndermjet pronareve te saj te rinj dhe Institutit te Monumenteve e ktheu ne germadhe. Ca me shume ende, me vitin 1993 ne Shkoder atij ia thyen dhe monumentin, duke kujtuar dhe njehere ekzistencen e fuqive te erreta, ne kete qytet, qe po i vuan si askush vend tjeter, vitet e "tranzicionit". Ky ishte nderimi i ri i bashkeqytetareve ndaj tij....

LUIGJI-POLITIKAN

"Duke bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, - do te bajme te mundun zhvillimin arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje populli i yne". Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone, Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes; ishte drejtori i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me 1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet 1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli: Ai "qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem", aq sa ne Gegeni, "s'ka patur nje tjeter udheheqes, i cili...bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege"..." Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s'ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi".

Kaq e rendesishme eshte figura e tij, sa ai eshte perdorur njesoj edhe nga komunistet per te treguar permasat e nje patrioti te kohes. Po aq sa pas viteve '90, forcat demokratike e treguan per forcen e tij dhe endrren e tij per Shqiperine.. .

ATA QE MUNDOHEN T'JA ULIN VLEREN

Elementi i vrasjes se tij eshte elementi i vetem, ku kapen per te ulur figuren e Gurakuqit. Keto te vine ndermend, kur per Luigj Gurakuqin tashme fliten dhe shkruhen shume gjera: Ka marre parate e shqiptareve; u vra per nje femer, apo thjesht u vra per probleme familjare. Keto jane disa prej akuzave qe i behen sot dhe nje justifikim eshte se u vra nga djali i tezes se tij. Ndoshta studiuesit skrupuloze, mund t'i shkojne deri ne fund, ketyre sensacioneve. Por, diten e 2 marsit 1925, kur ai do te jepte shpirt, i qelluar nga kushuriri i tij i pare Baltjon Stambolla, nuk mund t'i parashikonte keto. Ashtu, si edhe ate dite, nuk e kishte parashikuar, qe te vishej me rrobat e vjetra. Per te ishte nje dite, si te gjithe ditet e tjera, ku ai vuante karizmen e tij jo te zakonshme, te viteve '20. Gjithsesi, duke i mbetur argumentit, ne kohen tone, ne shtypin e perditshem, eshte permendur nje leter qe Kryeziu i ka bere nje mikut (?) te tij ne Beograd me 1925, ku thuhet se: "Tash, qe i vrava Currin e Gurakuqin, nuk di çfar te bej, ta vras Zogun dhe pastaj t'ja ndaj motren, apo t'ja ndaj motren dhe pastaj ta vras Zogun", sipas nje materiali qe i referohet Arkivit te Shtetit ne Beograd dhe botuar ne gazetat e sotme. Mbase, kjo ishte arsyeja, po sipas medias tone, "qe kunder Stambolles ne Itali, nena dhe vellai i Gurakuqit (Angjelini) deklaruan se: Zogu nuk kishte fare gisht ne ate vrasje". Paradoksalisht, e jema e Luigjit, ne shtratin e vdekjes, kishte foton e te birit tek koka.

***

Te gjitha keto, Luigji, nuk mund t'i kujtonte ate dite te vitit 1908, kur zbriti i nderuar nga bashkeqytetaret e tij dhe i terhequr me "kuroren e nderit". Ca me shume, edhe ate dite, kur teksa kthehej nga "Cavour", do te ndjente gjakun qe t'i rridhte nga kemisha e arrnuar, i qelluar pabesisht nga djali i tezes se tij. Tashme, nuk i duheshin me edhe 360 liretat e fundit qe kishte ne xhep, per te ngrene sillen e zakonshme buke me caj, sepse qe ketej e tutje do te ushqehej ne Perjetesi.

BOTIMET E TIJ

Botoi ne Bukuresht me 1905 librin "Abetar i vogel shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me shenime n'dy dialektet".

Botoi ne Napoli "Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip" i fjaleve te reja.

Botoi ne Napoli me 1906 "Vargezimi n'Gjuhen Shqipe".

Ai ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat "Albania", "Kalendari-kombetar", "Drita", "Liria e Shqiperise", "La nazione Albanese" etj.


Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.
Veç nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai ** nuk duron!


Ben Andoni
Korrieri, 28/02/2004
 
Top