Kryqet ne Bushat!

hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Rikthehem perseri te nr. i kuraneve. Edhe sikur te ishte aq e egzagjeruar sa thua ti,Kurani eshte liber dhe libri=dituri=kulture.
Me lart kam nje shkrim ku kam numeruar xhamite ne Shkoder para 67' dhe ne ditet tona.Po behem ripetitiv pasi dua te dal te madhesia e tyre.Numri i muslimaneve nga 1967 pothuajse eshte dyfishuar,nr. xhamiave eshte pjestuar me 2,ateher pse na qenka aq e madhe xhamia e Fushes Cel !?Te gjitha xhamiat e tjera duke perjashtuar ate te Kirasit dhe te Plumbit kane,te marra sebashku,siperfaqen e Kishes se Madhe.
Po Kisha e Zojes,ne hyrje te Shkodres,duke perjashtuar festat nga sa besimtare frekuentohet!?
Mos harro se ne Tirane muslimanet falen ne trotuare sepse nuk i jepet leja per te ndertuar nje xhami me te madhe,edhe pse egziston prona e vakfit.
Xhamiat ne Shkoder jane ndertuar ne token e tyre dhe mos harro se jane objekte kulti e jo simbole te vena per propagande ne maje te kodrave.
 

hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

A mos valle e kane te ndaluar kishat,ne Shqiperi, te therrasin besimtaret me ane te kembanave!? Ateher perse te shqeteson kaq shum thirjja e besimtareve musliman!?
TEMA ISHTE MBI KRYQET NE BUSHAT E JO....
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Po u futa ne debat kam edhe un shume per te thane, por nuk do ta bej nji gja te tille. Keto postime shprehin edhe nji here problemet delikate qe ka Shkodra per pune te fese, dhe qe njerezit shprehen shume lirshem vetem kur flasin neper forume.
Pse merreni ala me kete teme? Gjendja ne Bushat eshte shume mire, e stabilizuar, dhe shqiptaret kane nevoje te shohin perpara e jo te merren me problemet e fese. Ma teper i shqeteson kjo ceshtje shqiptaret ne emigracion qe disponojne akses internetit e rrine tuj u sha neper forume sesa aty ku taman ka ndodhe ngjarje. Aty asht harru, sikurse edhe ne Shkoder.
 

premtim

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Le ti marrim gjanat pak ma lehte,ose me than ma mire pak ma me toleranc!
Nji komb qe ka tre/kater fe te ndryshme,asht detyr e cdo kleriku qe te kete kujdes me ndjenjat fetare te fese tjeter.
Populli asht si bagtija,kleri asht bariu,faji asht gjithmon i klerit!
Aq sa kane te drejte katoliket per te vendos kryqe ne toka te tyne(toka nuk asht e shtetit,toka asht e popullit),aq te drejte kane edhe muslimanet per t'u ndjere keq dhe te provokuar!

Sic e dime te gjithe,feja ka aq ndikim te madh tek nji popull sa arrin ta ndaje ne dysh(ne do u ndanim ne katersh).
Kemi rastin e Irlandes,kemi rastin e Sudanit,Kenias,Bosnjes,etj.

""ne muslimant jemi te bashkuar,e dime ke kemi armik""
nuk me kane pelqy aspak keto rreshta te ketij Alb-Autent.
Te bashkuar kunder kujt?Cili esht armiku i tyre?

[/ QUOTE ]

Sa i perket vendosjes se kryqit ne male te majit/bjeshkes, une personalisht nuk pajtohem me kete, duke marre parasush, sic e the edhe vet ti me larte se kemi nje komb me 4 fe...dhe se gjithashtu e bene te ndihen te "fyer" pjestaret e feve tjera...edhe maqedonasit ne Shkup, kryeqytetin e tyre, e kan bere po te njejten gje ate qe e kane bere keta njerez ne Bushat. Sido qe te jete eshte edhe per mua shume ofenduese dhe irrtuese, jo se kam dic kunder ortodokseve dhe katolikeve apo feve te tjera, si njeri me me shume spiritualtet sesa fe...tek e fundit fene e kam muslimane...mirpo nese fillojne te gjitha fete ne Shqiperi ti mbulojne kodrat e malet me kryqer, gjysme hana etj atehere do ti tregojme botes se sa naiv jemi e kete "luks" nuk mund tia lejojme vetes pa marre parasysh sekujt i takon toka...e ne kete rast i takon Qeverise sepse ka t beje me imazhin e saj ne syte e botes...apo tek efundit turisteve
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

E tha shum bukur Shkodranlover "problemi i Bushatit ka mbaru e asht harru"!
Por edhe na e kena lan ne nje ane punen e Bushatit,po diskutojme problemin e fese ne vija ma te pergjitheshme!
Sado qe zani i hoxhes mund te na duket shum anakronik,apo i bezdiseshem,prapseprape keto jane ritet e fese muslimane,pra na te tjert nuk kena te drejte me kritiku keto rite.
Sado qe kembanat e kishes mund te bezdisin krahun tjeter,prap ky krah nuk ka te drejte per me kritiku,jane rite mijeravjeqare kristiane.U morem vesht per keto gjana?Oke!
Persa i perket kryqeve ne maje malesh e kodrash une jam prap kunder!
Shteti duhet te nxjerre ligje te posaqme per kesi gjanash!
te gjith i njohim menyrat e bezdiseshme te Deshmitareve te jehovait,sikur ata te jene te lire besoj qe Shqiperia do u kthente ne nje varreze masive me kryqe te nalta!
Traditat e Shqiptarit jane gjithmone ma te mira se ato Latine apo islamike!
Ne kemi origjinalitetin tone si ne fete e ardhuna nga Lindja e Mesme,si ne traditat qe pushtuesi na i la gratis!
Shqiptaret jane shquar nder shekuj si "Ndryshe",origjinal,te pakompromentueshem por besnike dhe miqesor!
 

skupi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Pershendetje te nderuar forumista.I percolla te gjitha debatet ne lidhje me kete ceshtje.Personalisht mendoj se vendosja e simbolikave fetare ne nje mjedis heterogjen fetar eshte shume kunderproduktive.Shqiptaret jane te perfaqesuar ne tre fete kryesore dhe gjate historise sone asnjehere nuk kemi pasur ferkime fetare.Vendosja e kryqeve neper maje te kodrave e maleve shqiptare ne fakt eshte copy/paste e praktikes greke te cilen e kane kopjuar edhe maqedonasit.Greket kete e bejne sepse jam nder popujt me ksenofob dhe kleronacionalist.Vellezerit e mij shqiptare te fese krishtere duhet te kuptoni se nuk kemi asgje kunder kryqit por kemi kunder theksimit te njeanshem te simbolikes se njeres fe.Vendosja e kryqeve zakonish behet neper vende ku 100 perqind jane krishtere apo une kisha thene jane me nje histori ksenofobe prandaj do te isha kundershtari me i madh nese neser dikuj i kujtohet te vendoj simbole islame neper maje te kodrave sepse ne luginat e ketyre kodrave nuk jetojne vetem musliman por edhe te krishtere.Po i bashkohem mendimit te De Facto i cili ne kete forum paraqitet me ide dhe pergjigje shume origjinale se eshte pushteti ai cili nepermjet ligjeve te aprovuara ne parlament nga deputetet,te zgjedhurit e popullit shqiptar(musliman apo krishter)ta rregulloje kete lende e te mos ndodh qe kush ti teket te vendos simbolika mbi kokat tona.Mjaft kohe e keni pasur kazmen pushken dhe lopaten duhe te dini cka dua te them.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Jam dakort ne pergjithesi me mendimin e Oroshit, vetem se desha te nderhyj ne disa gjera, te vogla ne dukje, por me nje rendesi thelbesore.

Se pari, per mua nuk ka fort rendesi, nese thirrja e ezanit mund ti duket dikujt kronike apo anakronike. Ezani tek une mbart shenjteri, spiritualitet, dashuri, si dhe muzikalitet. Problemi nuk shtrohet absolutisht nese ka apo jo dicka anakronike aty. Ceshtjet e feve te medha si Islami apo Krishterimi, nuk kane te bejne fare me rrethanat kohore. Ato jane fe shekullore. Nese ka dicka anakronike tek ato, eshte faji i kohes dhe jo i atyre. Ato i kapercejne dimensionet kohore, si dhe opinionet provizore te njerezve te cilet jetojne ne nje mjedis ideor te caktuar, te perkohshem. Ato jane perhere aty, pavaresisht se si i shohin njerezit per momentin.

Se dyti desha te sqaroj nje gje lidhur me nje citim te Oroshit ku thote:
"Traditat e Shqiptarit jane gjithmone ma te mira se ato Latine apo islamike!
Ne kemi origjinalitetin tone si ne fete e ardhuna nga Lindja e Mesme,si ne traditat qe pushtuesi na i la gratis!"

Duhet sqaruar se Islami, nuk i ndryshon ne thelb traditat e nje vendi. Islami eshte nje fe, dhe instalon tek nje popull njefare, botkuptimi, njefare mbindjeje kozmologjike lidhur me boten njeriun jeten. Por ai nuk sjell deformime kultuorre dhe eshte kundra asimilimit. Perkundrazi, Islami, i ruan dhe i mbron traditat, duke kembengulur se diversiteti kulturore eshte larmi qe e ka instaluar vete Zoti. Larmia, e ben boten me te bukur. Duke i bere njerezit te ndryshem, kemi nje pasuri te madhe lidhur me menyrat se si njerezit i shohin gjera, lidhur me menyrat se si ata funksionojne ne jeten e tyre. Keshtu ne nje sentence kuranore, thuhet se Zoti i krijoi njerezit prej nje mashkulli dhe nje femre (Eva dhe Adami), dhe i ndau ata ne popuj dhe fise qe te njihen mes njeri-tjetrit. Keshtu ky diversitet eshte nje pasuri qe Islami tenton ta mbroje. Perkundrazi, uniformizimi i prodhuar nga kultura globale, eshte ne kundershtim me mrekulline e larmise kulturore, dhe ne kundershtim me parimet Islame.
Pra Islami nuk ka sjelle asimilim dhe ndryshim te vlerave kulturore shqiptare. Perkundrazi, sot shqiptaret jane me te kercenuar se kurre per shkaterrim te ketyre vlerat. Dhe une fete i shoh si elemente te rendesishem per ku mund te mbeshtetemi per ti ruajtur keto vlera nen presionin e vazhdueshem asimilues te nje kulture uniformizimi qe tenton ti imponohet krejt botes.
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

O gysi
A e din si asht problemi maj naqe/me te vertete qdo njeri ka te drejt me dhan nji mendim po veq mendimu duhet me e pas nji emer mrapa (jo nickname) se mandej ska vler. Po ne qofte se jan burra, them ti thojn kta fjal sy per sy e jo mes sysh , ne trakte apo kshi forumesh. Po ngaqi kto skan as burrni e as trimni bajn kshtu, Kan naj lek neper gjepa [ndaluar] ju japin naj kusur kta kavrrat po jo cdo gja behet me lek..... kshtu [ndaluar] si te jen personale si te mas jen personale ti mesazhet ske te drejt me i shi, nuk perdora ndonje fjel apo shprehje me pull te kuq/ pastaj ai mesazh nuk ishte veq per oroshin po ishte per tan shokt e oroshit... ban mire mas me i shi.. bash qef
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Alb-autentic, une kam te drejte me i fshi mesazhet qe nuk kane te bejne me temen dhe qe e devijojne orientimin e debatit.
Ti je i lire te mendosh si te duash, lidhur me te tjeret, por nuk eshte pjese e debatit, qellimi mbi te cilin nisen diskutuesit.
Tani, ne ne nje forum te tille jemi. Asnje prej nesh nuk njihet. Kushdo ketu mund te vere nje emer qe mund te mos jete i veti. Eshte pjese e menyres se si eshte konceptuar ky forum. Pikerisht, kjo na ben edhe me teper qe te mos merremi me personat (te cileve ne fakt nuk u dime as emrin) por te merremi me argumentet e debatit.
Te pakten une keshtu gjykoj. Nuk dua te te paragjykoj me fshirjen e mesazhit, por thjesht mu duk e papershtatshme per vijimsine e debatit.
Mund te vazhdosh me mire me argumentat e tua.
Fundja nuk eshte kusht qe te tjeret te binden, gjithseksh shpreh mendimin e vet, mire apo keq qofte.
Shpresoj te me kesh kuptuar drrejt!
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

se harrova/ kur ishe ne shkoder mka ardhe edhi nji deshmitar i jhovait te shpija me mba kshi propagantet tu me than se...... po sja ka majt ma me u duk ka lagjja, gadi ja nisi me qa kur iku/kshu e dojn kta
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

kshtu e koncepton ti
po sikur une te rri tan diten e tju shaj nanen e ta shkruj sa her qe ti e shin si do te ishte duk ty, per kto fjal qe jan me siper jan fyesi dhe sharje, ti duhet ti marresh parasysh esdhe njednjat e mia, kshtu do i binte me i shi tan meszhet
 

hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Meqenese te gjithe u rikthyem ne origjine,pra tek mendimi i Oroshit(me te cilin jemi pothuajse te gjithe dakord,rast i rralle ne forum),tani le te pijme nje kafe.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk e di se ca qu thellesi ti tush, po arsyetimi i mesiperm ishte akoma “tek bregu i pare”.
Shembujt e kashillekut islamik imagjinar qe ti solle me lart as qe kane te bejne me ate qe ne po flsaim.

[/ QUOTE ]

Gysi te pakten kur te me citosh pres q1 edhe te me kesh lexu /pf/images/graemlins/shrug.gif
une te thashe karshilleku gjykohet ne forma te ndryshme kur ekziston deshira per ta pas
per ty mendoj se nuk e sheh kryqin si karshillek, (ndoshta e kam gabim) pra flet per kategorine e Enesilmit
ashtu si une nuk i shoh si karshillek ato shembujt ma siper, por ka shume q1 i shohin
disa prej tyne q1 ti i qujte "mbeturina te traditave" shkojne deri ne bezdisje te panevojshme te qetesise publike
kurse per punen e librave ta thashe kjarte besoj
si Kuranin si librat e tjere te Ahmed Dedat (ne mos gabohem) i kam pranu pa asnji problem, bile edhe lexu
po te shume njerez po t'ju gersitsh ne dere e t'ju thush na kete liber se ktu jane 50000 gabimet e Bibles ta fut grusht ballit /pf/images/graemlins/tipsy.gif
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ekstremizem dhe fanatizem mund te kete dhe ka nga te dyja palet. Ajo qe une do te doja prej teje, eshte qe te mos behesh ti nga fanatiket kryqngrites, ashtu sic deshiroj qe te tjere ne kete forum te mos behen nga fanatiket kryqrrezues.

[/ QUOTE ]
Ke pa ndonji sheje apo thirrje temen per me ngrit kryqe /pf/images/graemlins/confused.gif
apo si rradhen tjeter q1 me akuzove se paskam ba thirrje per konvertim
une i thashe Oroshit se kjo tradite ka ekzistu, edhe kete e dine shume njerez jo veç une
une bile ne fillim thashe ju lumte policise ndertimore q1 e kane prishe nji si ndertim pa leje
po jo pse dikujt s'ja durojne syte
kjo do t'ishte humbje per te gjithe Shqipnine /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O gysi
A e din si asht problemi maj naqe/me te vertete qdo njeri ka te drejt me dhan nji mendim po veq mendimu duhet me e pas nji emer mrapa (jo nickname) se mandej ska vler. Po ne qofte se jan burra, them ti thojn kta fjal sy per sy e jo mes sysh , ne trakte apo kshi forumesh. Po ngaqi kto skan as burrni e as trimni bajn kshtu, Kan naj lek neper gjepa [ndaluar] ju japin naj kusur kta kavrrat po jo cdo gja behet me lek..... kshtu [ndaluar] si te jen personale si te mas jen personale ti mesazhet ske te drejt me i shi, nuk perdora ndonje fjel apo shprehje me pull te kuq/ pastaj ai mesazh nuk ishte veq per oroshin po ishte per tan shokt e oroshit... ban mire mas me i shi.. bash qef

[/ QUOTE ]

.....
ti ke ne Shkoder me mija vete q1 ti thone kto fjale sy me sy o i mjere
apo i ke qejf ne internet /pf/images/graemlins/lol.gif
s'ke faj asht ma kollaj
cili asht problemi jot tash, ke qejf me taku ndonji prej ktyne q1 po thu apo ça /pf/images/graemlins/confused.gif
te kallxoj une si me ba /pf/images/graemlins/winkwink.gif
edhe pse nuk njeh alfabetin shqip, ndoshta din me perdor kompjuterin perderi sa shkrun ktu
pra aty ke mundsine me i çu mesazh atyne q1 je i interesum edhe nuk i bezdis te tane me legenlleqet tuja
pse je idiot ndoshta te duket vedi edhe shume trim nuk e di /pf/images/graemlins/shrug.gif, por kishe ba mire mos ke ken kurioz me njofte sa ma shume njerez ne kete forme, se nji te del e tepron
....

Pa ofendime
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
TUSH Berishen nuk me duket se e konsideron kush "vella musliman".Ti e di mjaft mire se ne partine e tije ka nje klan te forte,jo islam..qe djeg e shkaterron istitucione...DO DHE EMRAT!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?
Sa per kulture,Bibla eshte libri me i botuar ne bote,pikerisht sepse shperndahet me miliona...madje dhe ne Afganistan jan derguar sebashku me ushqime.
E te kam thene rishiko pak gjeografine se Xhamia e Madhe eshte ne kufi te lagjeve qe permend ti.Zeri i autoparlantit(edhe pse melodioz) ka qene gjithmone modest,per kete ka patur dhe polemika me myftinine.Madje makinat ne shkoder kan ze me shume.
Kur ti flet per Xhamine e Madhe,perdor kohen e shkuar,pasi nuk di se cfare behet tani..e ke me te degjuar.Megjithate,asnje dite qe kur eshte hapur nuk ka qene e mbyllur ajo xhami...edhe pse me sa shoh toleranca jote eshte gati ta mbylle.

[/ QUOTE ]

Te paska rilind deshira per debat /pf/images/graemlins/laugh.gif

po te pakten me lexo me kujdes perpara /pf/images/graemlins/shrug.gif
per xhamine une te fola per ate q1 ka kene perpara, edhe incidenti (q1 dikush ka ther nji thi mbrenda saj) i asaj kohet i bjen te jete kur sigurisht une, po ndoshta edhe ti nuk ke pas le.
pra jo per xhamine e re
per te tjerat s'ke thane ndoj gja te re
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

.... sekujt i takon toka...e ne kete rast i takon Qeverise sepse ka t beje me imazhin e saj ne syte e botes...apo tek efundit turisteve

[/ QUOTE ]

mir po e thu o i nderum , se po tu Mbush Kosova , apo Shqipnija me minare , banu GATI SE SE SHEF KOKRREN E TURISTIT ATJE .
Se njerzit ne tan boten ( sot per sot edhe un me to)
evitojn me shku me ba pushime atje " ku ka minare... /pf/images/graemlins/smirk.gif"
Kjo s'asht me ju than " ndrroni fé .."
POR ....PO IZOLOHEMI-ni NGA BOTA ... /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

O Irono, minareja jo vetem qe nuk i tremb turistet, por ka mundesi qe edhe ti terheqe.
Vendi me bum me te fuqishem turistik per dy vjetet e fundit ishte Turqia. Nuk mund te thote kush se ka pak minare ne kete vend. Po keshtu vende te tilla si Maroku (ku mund te thuhet edhe se ka edhe njefare turizmi kulturor me teper) apo edhe Tunizia, Malejzia, Dubai etj. nuk mund te thone kush se nuk ka turizem ne keto vende, apo se i pengon minarja turistet.
Perkundrazi, nje vend me tradita kulturore te vecanta mund te perbeje terheqje per turistet, pasi turisti terhiqet nga elemente kulturore qe nuk i ka te perhapura ne vendin e tij dhe jo nga ato qe i prek perdite.
Pastaj reagimi yt eshte shume i cuditshem. Ti nuk thua te nderrojme fe, por thua se feja jone po na izolon. Me pak fjale, po na merr ne qafe.
Per mendimin tim, edhe ne qofte se "po na izolojne", feja nuk ka perse te nderrohet. Feja i perket shpirtit dhe nuk i takon askujt te futet midis njeriut dhe Zotit te tij. Do te ishte teper e ulet, te nderrosh fene thjesht prej Izolimit te tjetrit. Perkundrazi karakteri i njeriut duket te qendresa ndaj te vertetes.
Mbi te gjitha nuk eshte absolutisht e vertete se po na izolojne me shtimin e minareve. Kjo eshte propagande e atyre qe duan ta shfrytezojne evropen per qellime konvertuese te grupeve te tyre.
Me pak fjale, nenteksti eshte: "doni integrim, nderroni fene".
Ne fakt une nuk besoj se Evropa eshte aq raciste sa te te pranoje vetem si i konvertuar.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

O Gys djali
po kur i thashe .... ne fillim ma editove si ofendim
kurse .... ne fund jo /pf/images/graemlins/lol.gif

normalisht, nuk kam nxjerre lupet per me i pa te gjitha gjonat. Ka dhe llafe qe nuk mi kap mire skaneri.

Nejse, ti ke i gjo t'mire, qe mi kujton vete. Te pakten ma lehteson punen per te te edituar! /pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top