Krimineli: lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

skin

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Nje njeri i mencur - sme kujtohet kush ne fakt - ka thene dikur... kriminelet e sotem mund te kishin qene shume mire heronjte e djeshem.
eshte vetem ceshtje kohe.. por te jesh kriminel kerkon te njejtin guxim si te jesh hero.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Ka kriminelë të lindur (ata që pa ndonjë arsye të dukshme kryejnë krime) dhe kriminelë të cilët jeta i ka kthyer në të tillë!

Kriminelët e sotëm janë shpesh herojtë e të nesërmes. Nuk duhet guxim të jesh kriminel apo hero, mjafton t'i thuash vetes hik pirdhu!
 

Guest
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Une perpara se te jepja mendimin tim,do te shtoja ne fillim qe ka lloje te ndryshem kriminelesh,ashtu si dhe lloje te ndryshme krimesh..
Ne qoftese eshte puna per Krime.. si perdhunime,vrasje.etj te ketij lloji kam mendimin se kane te bejne me formimin e trurit,pra hyn tek krimineli i lindur..
Ne qofte se kemi te bejme me krime te rasteve te tjera si .vjedhje bankash,makinash..etj te ketij lloji..kam mendimin se keta lloj kriminelesh jane bere gjate jetes te tille..pra ndikon shume gjendja ekonomike e tyre,menyra e rritjes..pra nje sere faktoresh..
Pra, un jam e mendimit 50 % me 50%, gjys i lind e gjys i rrit..
 

b.k.

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga skin:
[qb] Nje njeri i mencur - sme kujtohet kush ne fakt - ka thene dikur... kriminelet e sotem mund te kishin qene shume mire heronjte e djeshem.
eshte vetem ceshtje kohe.. por te jesh kriminel kerkon te njejtin guxim si te jesh hero. [/qb]
Kam deshire te debatojme ne:
Mendon se vetem guximi eshte elementi qe kane te perbashket?

Mund te mbipergjithesohet "krimineli" tek te gjithe heronjte?

flm
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Mund te mbipergjithesohet "krimineli" tek te gjithe heronjte?
Sigurisht që krimineli egziston tek çdo hero! Do të thoja madje, që krimineli egziston në çdo qenie njerëzore! Për këtë arsye them që krimineli është i lindur, është brenda nesh, jeta vetëm ndihmon të dali!
 

Guest
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Na shtive friken Kontrapedalo....me kete teorine e te qenit brenda nesh.. :eek:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

:devil: , :angel: ! Brenda i kemi të dy! Po ti mos ki frikë se ndjenja e pastër të shpëton nga :devil: !
 

ezopi

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

goxhe diskutime me nivel jam dakort dhe une me shume mendime...qe jane thene me lart...verte qe ashtu si dhe jeta(qe ka te bukurat dhe te kqiat e saj...edhe njeriu ka te mirat dhe te kqiat e tij..
sic thote "vetvetja" apo "kondrapedali" shof qe me mire e ka detajuar vetvtja...por edhe me kondrapedalin ...mire... mire shume mire edhe ti fantazia_g shume mire...duket sikur keni kontradika mes njeri-tjetrit...por ju qe permenda me lart...mendoj se jeni shume afer se saktes
 

Guest
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

faleminderit Ezop...mire qe sna kishe vene nga nje note.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] :devil: , :angel: ! Brenda i kemi të dy! Po ti mos ki frikë se ndjenja e pastër të shpëton nga :devil: ! [/qb]
jo gjithnje, jo!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga vetvetja:
[qb]
Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] :devil: , :angel: ! Brenda i kemi të dy! Po ti mos ki frikë se ndjenja e pastër të shpëton nga :devil: ! [/qb]
jo gjithnje, jo! [/qb]
Ëhë. Ajo që thua ti është e të tjerëve :shrug:
 

Najeli

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]

pra ngelet vetem ASPEKTI SHOQEROR.

pastaj krimin per ta cilesuar te tille, varet shume nga ç'ane e shohim. te vrasesh armikun nuk quhet krim por detyre, ndersa kur na vret armiku e quajm krim. ne fakt ne te dy anet ka kriminele apo jo? po keshtu ndodh me policin dhe hajdutin, etj, etj.

sa i perket njeriut ai eshte kriminel nga natyra. njerezit jane te vetmet specie qe marrin kenaqesi nga dhuna qe ushtrojne ndaj tjetrit. gabimisht kete ja veshim natyres kafshore te trasheguar nga origjina. ne fakt kafsha kur vret, kerkon vetem te haje, ndersa njeriu vret per te ngrene por mbi te gjitha per SHPAGIM.
hakmarrja eshte e vetmja qe e zbut.
natyrisht preferojme shpesh qe ket ta kryejme me ane te te tjereve, kjo na fisnikeron, pranej kemi krijuar burgjet e karriget elektrike ose kryqet e drunit te epokes romake. [/qb]
Duke lexuar kete dhe disa postime te tjera mu kujtua "The Prophet" e Khalil Gibran...pergjigjia e pyetjes se gjykatesit mbi Krimin dhe Ndeshkimin.(Shqipja ime do ishe e padenje per ndonje perkthim me te gjere) por diku ne vazhdim thuhet;

Ju jeni udha dhe udherrefyesit
 

xhoni

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Kriminelet behen te tille gjate jetes kurse manjaket lindin.Ata qe vrasin per pasion.Ata te cilet kane probleme mendore.
 

Elna Durresi

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga ADRIA:
[qb] Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

A jane kriminelet persona te lindur per te bere krime?! Apo jeta me te papriturat e saj e ben njeriun te marre kete hap kaq ekstrem - rrugen e krimit dhe ate ilegale?!
[/qb]
Asnjë nuk lind kriminel apo keqbërës , por jeta , kushtet në të cilat është ritur, rrethanat e momentit si dhe rrjedhshmëria e jetës bëjnë që qënia njerëzore të cilësohet në grupin e keqbërësve apo në grupin e respektuesve të normave të shoqërisë.
Nuk duhet gjykuar asnjëherë personi , por vepra e tij , dhe këtu ne kemi vështirësi sepse që nga fëmijëria e hershme, kur dikush ka gabuar diçka, shoqëria apo prindërit nuk i janë drejtuar ti ke bërë një veprim të pakëndshëm apo të papëlqyer sot dhe ne nuk jemi dakort për ke¨te apo atë arsye por i kanë rënë shkurt sa i keq që je dhe kjo ndikon shumë në formimin e karakterit të fëmijës dikur dhe të rriturit më pas.
Vini re me kujdes studimet e ndryshme e do të shihni se zakonisht kriminelët janë njerëz që nuk kanë mundur ti shkëputen idesë të së qenit të këqinj e ndaj direkt apo indirekt ato bien në aktin e të keqes.

Elna.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

kam dhe dy semestra para se te mbaroj masterin per "Criminal Justice" dhe psikologjia dhe origjina e kriminelit ishte nje nder klaset me te preferuara qe kam patur. teoria qe kriminelet jane te lindur, eshte nje teori e cila pati si synim nenshtrimin dhe shtetezimin e racizmit ne sistemin korreksional ne amerike. teoria thote (me pak fjale) qe disa njerez, nga gjenetika e tyre, jane te lindur per te qene kriminele. gjithashtu eshte interest fakti qe kjo teori shkon deri ne pershkrimin e vecorive fizike te krimineleve, vecori keto qe "per cudi" i pershtateshin zezakeve ne amerike.

fakti eshte qe kriminaliteti nuk eshte i lindur por i brumosur. deri me sot, nuk eshte zbuluar ndonje gen ne DNA qe te jete i pergjegjshem per kriminalitetin e dikujt. nese po, jeta do te ishte jashte mase e thjeshte, te gjithe do te kishim nje karte ne xhep nga instituti i gjenetikes ku jetojme qe do te thoshte nese jemi kriminele apo jo. krimi eshte dicka jashte mase relative dhe fatkeqesisht e krijuar nga vete ne, njerezit. momentin qe ne krijojme ligje (te ndryshme nga ato natyroret) kemi krijuar edhe krimin njekohesisht. ne substance krimi nuk eshte asgje tjeter pervecse nje sjellje devijuese nga normat e shoqerise qe percaktohen me ligj. nejse, ju lutem mos beni gabimin te pranoni dhe justifikoni teorine qe kriminaliteti eshte i lindur sepse duke bere kete, po justifikoni te gjithe maxhoritetet ne bote qe perpiqen te nenshtrojne dhe abuzojne te drejtat e minoriteteve (perfshire ne) ne emer te "shkences".
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Une nuk kam te drejte te gjykoj cfare eshte gabim apo e drejte, por e kishit kthyer ne chat. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eis

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga ADRIA:
[qb] Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

A jane kriminelet persona te lindur per te bere krime?! Apo jeta me te papriturat e saj e ben njeriun te marre kete hap kaq ekstrem - rrugen e krimit dhe ate ilegale?!

Jepni mendimet tuaja dhe do ishte kenaqesi sikur te na ilustronit temen me ndonje ndodhi, histori qe dini, apo shembull te perafert me temen ne fjale.

JU FALEMINDERIT PER IDETE TUAJA /pf/images/graemlins/smile.gif

Sinqerisht Adria :cool: [/qb]
Une di nje shprehje qe thote"Nga lulja del ferra dhe nga ferra del lulja" keshtu qe nuk mund te themi qe krimineli lind i tille por as me mendimin qe e ben shoqeria nuk jame dakord, e di qe ka raste qe te ben shoqeria por po nuk deshe ti te behesh i tille pse te bej shoqeria?Ti pse e lejon ate tjeterin ta drejtoje jeten tende?Edhe ai njeri qe behet kriminel ne jete nuk behet sepse ka deshire te behet por nje fatkeqesi apo dicka tjeter i ka ndodhur dikur ne te kaluaren qe e ka bere te tille askush nuk lind ashtu por jeta te ben me te pariturat e saj .Nuk mendoj se edhe ai qe sot eshte kriminel ka deshire te jetoje me ate jete.Por smund te them qe nje kriminel shnderrohet ne nje engjell sepse nje fjale e urte thote"Ujku qimen e nderron por zakonin se harron" tashi hajt tung.
 

inanissa

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Pershendetje , mendoj se eshte budallallek te mendosh qe dikush lind "kriminel"...
(pa ofendim per Adrian,pasi mesa pash dhe ajo e shtron si pyetje kete teme pa e afirmuar.)
asnje njeri ne kete bote sdo te ishte ajo cka efektivisht eshte aktualisht nese do te qe rritur ne kushte te ndryshme
 

cate

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

sipas meje, cdo njeri eshte i perbere nga doza te ndryshme te cdo lloji karakteristike!
mund te nxjerr ne pah njeren ose tjetren a seconda e situatave qe kalon ne jete nga femijeria (ne ambientin familjar) dhe deri tek krjimi i nje jete te tij (ne shoqeri, intime).
te tere lindim, jo te gjithe behemi, varet nga cfare familje, ke takojme ne jete, cfare e kemi me te thjeshte ti marrim kesaj jete!
 

de puta madre

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

kriminel nuk eshte ai qe kryen nje krim,por kriminele eshte shoqeria qe i le filizat e saj ne mes te rruges,e nuk e mer ne gjirin e saj te math e ta rintegroj :thumbsup:
 
Top