Krimineli: lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Pyetja qe shtron kjo teme eshte shume naive.

Cfare quan ti krim?

Kush e vlereson nje veprimin tim si krim?

Po te mos egzistonte shteti, nuk do egzistonte krimi.

Eshte krim per luanin te gjuaj zebren?

Eshte krim per krokodilin te gjuaj antilopen?

Cfare mund te quhet krim nese nuk egzistojne premisat e kontrollit te "krimit".

Une mendoj se tema duhet te ndryshoje.

Tema e re duhet te jete: Njeriu lind agresiv apo behet agresiv?

Une mendoj se njeriu edhe lind me nje fare agresiviteti, por gjithashtu edhe influencohet nga rrethanat e jetes dhe njerezit qe e rrethojne.

S'duhet harruar qe njeriu eshte qenie shume e komplikuar. Gjate procesit te formimit nga qelize ne njeri edhe ndodhin gabime gjenetike qe shkaktojne sjellje te c'rregullt.

Mos ma merrni per keq ndryshimin e temes, por eshte e nevojshme sepse diskutimi duhet filluar nga nje bazament if shendetshem.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Fillimisht postuar nga mastermali:
[qb] Pyetja qe shtron kjo teme eshte shume naive.

Cfare quan ti krim?
etj etj ....

Tema e re duhet te jete: Njeriu lind agresiv apo behet agresiv?
[/qb]
Pyetjet qe shtron ti jane shume te sakta por kane karakter sociologjik. Ketu synohet te diskutohet aspekti psikologjik i nje krimineli, qe nenkupton sjelljen e tij ose te saj agresive. Ndaj pyetja qe eshte shtruar nga hapesi i temes eshte katerciperisht identike me pyetjen qe shtron ti, vetem formulimi ndryshon. Nuk kuptoj pse ti mendon qe ke shtruar nje pyetje te re? :confused:
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Realiteti eshte iluzion.

I vetmi fakt qe egziston ne natyre eshte lufta per mbijetese.

Filozofikisht une nuk mendoj se nje njeri ka me shume te drejte se sa nje tjeter.

P.Sh.
9 njerez jane qytetare te shtetit x. Shteti X ka gjithsej 9 nenshtetas.
Nocioni yne se cfare eshte kriminele eshte i njejte.
Neser lind une.
10 njerez jane qytetare te shtetit X. Shteti X ka tani gjithsej 10 nenshtetas.
Une shtetasi i 10 veproj ne menyra qe ti i quan kriminele. Dhe sipas gjykimit te 90% te popullsise UNE kam bere krim dhe jam kriminel.

UNE nga ana tjeter mendoj se juve 90% e qytetareve the shtetit X jeni kriminele ne base te veprimeve qe beni sepse une i quaj ato veprime kriminele.

Shikon pra paradoxin qe krijohet.

Kurse nga ana tjeter nqs flasim per nje veti te njerezve("agresiviteti", etj etj), e cila paranohet qe egziston pavaresisht nga realiteti i kujt ti e shikon (mund te ndryshoje pikepamja mbi nivelin e vetise, por jo mbi egzistencen e vetise) atehere po e fillojme diskutimin nga nje e vertete universale qe nuk mund te interpretohet ne me shume se 1 menyre.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Sipas arsyetimit tend e verteta e vetme eshte ajo se 'e verteta eshte relative'. Dakort, po kjo nuk mjafton, teper e thjeshte per te qene e vertete /pf/images/graemlins/wink.gif

Ky ketu eshte forumi i psikologjise, jo i filozofise, ketu psikologjikohet (all rights reserved /pf/images/graemlins/laugh.gif ), nuk filozofohet. Ka tjeter forum per filozofine. Kujdes ne permbajtjen e postimeve :cool:

:wave:
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Dhe I sapolinduri i shtetit X futet perseri ne teme.

E kam pak te veshtire, sepse filozofikisht nuk mendoj se krimi egziston.

Le ta ndryshojme fjalen krim me fjalen crregullim mendor.

Mendoj se crregullimi mendor ka te beje shume me axidente gjenetike te trashiguara ose te krijuara.

Gjithashtu crregullimi mendor ka te beje shume me rrethanat ku njeriu rritet. Shumica e traumave psikologjike qe nuk jane te krijuara nga axidente gjenetike, krijohen ne moshen feminore nga faktore te ndryshem. Prinderit, shoqeria, mungesa e prinderve, mungesa e mbeshtetjes shpirterore e psikologjike etj etj.

Populli eshte gjeni thone.
Populli ka shume shprehje domethenese, dhe njera nga keto shprehje eshte.

Si i ati, i biri.

DMTH. I biri shfaq te njejtat virtyte te te atit.

Eshte e veshtire te ndash virtytet e shfaqura midish atyre te transferuara gjenetikisht, dhe atyre te transferuara me kalimin e kohes.

Une nuk kam gjithmone pergjigje. Debati eshte nena dhe babai i kuptimit.
 

ironhand

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

ne lidhje me titullin e temes,
krimineli, po, lind... dhe varet se ku lind qe behet a sbehet kriminel /pf/images/graemlins/wink.gif

po lindi ne lagje te varfer, me prinderit qe punojne per nje cope buke, ka shume mundesi te shkoje te vjedhe nje dyqan (e them kete pasi njoh disa tipa keshtu)

po lindi te blloku ne tirane, dhe i jati i jep celsat e benzit 20K euro qe 14 vjec, ka (pak) mundesi te behet kriminel, por i nje lloji tjeter. me shume ka mundesi te jete tip i urte. se njoh edhe disa tipa keshtu /pf/images/graemlins/smile.gif

pastaj mundesia e trete, eshte qe te gjithe jemi kriminela, por se dime as vete.. pasi per cdokend perkufizimi i "krimit" eshte aq individual sa eshte edhe karakteri i personit.

ne rast se e kishe fjalen "a ka mundesi te shkele ligjet", keshtu po... sepse asnjeri nuk lind per ti shkelur ligjet... e ben jeta te tille :thumbsup:
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Per mua...njeriu nuk lind, por behet! Qofte kriminel, qofte i afte, qofte.....Jane pervojat jetesore qe e bejne apo kthejne njeriun ne ate qe eshte. Gjithsesi them se individet qe behen kriminele, duhet te kene ndonje prirje, recesive ose ne kete rast dominante, per tu bere te tille...ndoshta genet!

UnE!
 

ironhand

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

behet, por kushtezohet nga ambienti, per tu bere apo jo. mund te kete edhe disa trajta te trasheguara karakteri, si pershembull gjaknxehtesia ose gjakftohtesia, qe i japin me shume premisa per tu bere kriminel. por ai qe eshte kriminel, eshte kushtezuar qe ne lindje qe te jete i tille... ne teori nuk lind kriminel njeriu, por ne praktike ama... fatkeqsisht po.
 

Tan

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Te dyja perfshihen.
Kam pare dikur nje reportazh,ku flitej per nje Kriminel te madh,te cilit i bene dhe analizimin e femijerise.
Ai ish adoptuar qe foshnje nga nje familje e pasur,inteligjente dhe pa asnje problem social.
Femija qe ata adoptuan u be nje kriminel dhe pse kushtet e rritjes se tij ishin komplet te kunderta.
Ndersa prindet e tij te vertete ishin te nje niveli me te ulet.I jati i tij i vertete,kish kalu vite burgjeve.
Pra Krimineli shkon ne Gen,por e pa mohueshme eshte ndikimi ne formim te tij dhe shoqeria apo influenca e jetes.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Kriminilizimi i nje personi ndodh si pasoje e pervojave jetesore te ketij te fundit. Po tu kontrollonin kushtet dhe shkaqet do u kontrollonin edhe pasojat, te pakten deri ne nje pike te kenaqshme, dmth deri aty kur nje x sjellje te konsiderohet nga ligji dhe shoqeria si e pranueshme.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Kesha nje pyetje te pergjithshme, sa per te hapur debat:

PO rastet qe frymezohen nga Kanuni psh, apo nga kode te tjera te ngjashme?

KU qendron baza e ketij agresiviteti?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Truri eshte sa nje kokerr gruri qe shkon andej nga fryn. Era ne kete rast eshte edukata dhe shoqeria ne te cilen eshte brymosur e rritur robi.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Sa e lehte me ia vene fajin eres... :rolleyes: (apo s'eshte dhe ne gjinine femerore ne shqip - sexisem i gjalle).


p.s. cte ben psikologu sta ben dhe femija thone
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

Shndrrohesh ne kriminel,dhe jo lind.
Ambienti, e kushtet qe te rrethojne jane fondamentale.
 

Jona bz

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

un them se eshte jeta qe e detyrone nje njeri te bej nje krime ,ne shumicen e rasteve.pastaj ka edhe njerez qe lindin te tille
 

RediRock

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

ka teorira te ndryshme...
shkolla klasike e kriminologjise pretendon qe cdo individ ka zgjidhje ne veprimet e tij. me kete logjike, Beccaria dhe Bentham pretendojne qe njerezit zgjedhin te bejne krime ndaj dhe duhet ti jepet ndeshkimi i plote. me vone, Lombroso ishte nje nga kriminologjistet e pare i cili pa disa vecori fizike te perbashketa ne kriminele te te njejtit tip (vrasesa seriale psh.). megjithate teoria e tij u rrezua me vone pasi studimet e bera kundrejt nje kohe te gjate nxorren rezultate te ndryshme. pas shkolles klasike te kriminologjise, vjen shkolla e cikagos qe njihet dhe si shkolla ambjentaliste. kjo shkolle pretendon qe kriminaliteti eshte nje aktivitet i mesuar dhe i ndikuar nga ambjenti rrethues. faktore qe ndikojne jane niveli arsimor, niveli financiar, statusi dhe edukata familjare, eksperienca feminore etj.

mendimi im personal eshte qe sipas kokes dhe kapelja. vrasesit seriale psh. vuajne shume probleme mendore dhe psikologjike te cilat nuk jane mjekuar ne menyren e duhur. ndersa kur vjen tek krime si vjedhja, apo vrasja per qellime materiale (qofshin monetare apo te tjera) apo krime si shitja e droges, efekti me i madh vjen nga ambjenti perreth dhe edukata qe cdo nje nga keto individe posedon. juve si mendoni???
 

b.k.

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

A mendon se shume nga problemet mendore te krimineleve krijohen nga ambjenti gjithashtu?
 

RediRock

Primus registratum
Re: Krimineli, lind apo e ben jeta te tille, si mendoni?!

patjeter qe ambienti ka shume te beje. shumica e krimineleve (kur flasim per vrasjet apo perdhunimet, pra krime ku motivi nuk eshte perfitimi financiar apo hakmarrja) ne shumicen e rasteve jane abuzuar fizikisht dhe seksualisht ne femijerine e tyre. gjithashtu ata mund te kene qene deshmitare te ketyre akteve me te tjere. keto ndjenja ato mund ti kene surpresuar per nje kohe te gjate, ndjenja te cilat mund te ndikojne formimin psikologjik, kriminal, dhe social te ketyre individeve ne te ardhmen e tyre dhe jeten e tyre adulte. por nje gje nuk duhet harruar, "sipas kokes dhe kapelja". nje nga gabimet me te medhaja te teorive kriminologjike eshte qe perpiqen te shpjegojne krimin ne teresine e tij me nje teori te vetme duke injoruar faktin qe krimi ndryshon tiparet dhe vecorite sepse merr tiparet dhe vecorite e kriminelit qe e permerr. pra eshte nje fushe jashte mase individualistike kur e konsideron nga kriminologjia. nese e konsideron nga aspekti social, eshte nje diskutim tjeter...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Romi, e rrëmova unë për ty këtë temën:cool:.

P.S. Përsëritja e temave nuk ka asgjë të keqe përveç përsëritjes (nëna e dijes nuk është tepër zbavitëse).

P.S.P.S. Nëse ka ndonjë admin apo tjetër, a mundeni t'i bashkoni këto 2 temat dhe të vazhdojë diskutimi veç tek njëra prej tyre?
 
Top