Kosova me tjeter flamur????

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

po bej un autokritike i pari papermoon ...por megjithate un thjesh ju pergjigja provokacionit me te njejten monedhe..e di qe seshte fushe beteje dhe afendimesh por sic e vure re me ofendoi pa pasur shkak fare......
faleminderit per sqarimet ne pm....

ps::sejsel mos ngatarro islamin me nacionalizmin...se sic ka thene profeti sasv...armiku me i eger i islamit eshte nacionalizmi..
 

antihero

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Nuk eshte problem,flamuri do te jete shteteror kurse flamuri i vertet nacional i kosoves do te jete shqipja me dy krere pra flamuri i shtetit shqipetar.
Shembuj te tille jane korete dhe gjermania ne te kaluaren.
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Hahaha, patriotizem na shesin nje "kosovar" i ikur nga lufta qe eshte ne burg ne Gjermani per vjedhje pulash dhe nje grek qe rren veten se eshte musliman.

Papermoon, cdo gje po e verteton ate qe e thash une. Tema duhet te mbyllet....
Pershendetje!
 

goni_gon

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

I lexova shumicen e shkrimeve tuaja dhe vura re se disa pa pik turpi pranojne ndryshimin e simboleve shqiptare .. Po ,ire mo vlla po cfare jane ato simbole ..deg shegu me i ba plaçk tregu.. si u nderokan simbolet ashtu si mendoni ju , hajt ta provojme nje here keshtu dhe nqs nuk na del mire i kthejme prap..Eshte e vertet qe te jesh shtet duhet te kesh edhe simbolet e tua , po Kosova deri tani nuk ka asgje te sigurt apo ... peshku ne det digani ne zjarr..Po nqs Kosova i nderon simbolet dhe me ato sombole nuk fiton asgje , dhe mbetet prape brenda serbise si i vete halli me tutje , apo hajt tia fusim ashtu kot me kot te dali ku te dali.. Nuk behen gabime te tilla me simbolet e kombit, sepse keto jane shaka me sarar te madh..Rugova mos do te behet idhulli i kosovarve me ato propozimet e tij , apo mos do te behet << Skenderbeu >> i Kosoves....Per pavarsine e Kosoves jane te gjithe shqiptaret anembane botese, por jo te ulim pantallonat per pavarsine e Kosoves...

KUJDES
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga unicorn:
[qb] only GOD can judge me..
prandaj ...kur te kesh fuqi te me lexosah aemren athere ke te drejte te me gjykosh...pra i bie te jete ora...kurreeeeeeee.[/qb]
Unicorn, te me falesh nese je ofenduar nga fjalet e mia, por nuk kam idene pse vetem cdohere po i keqkuptoj fjalet tua. Permend paragjykime, a thua prej nga ti gjithe ate fuqi mendore qe ti quash te gjithe kosovaret b*****, ose ta quash secilin qe jetoi ne veri te Tiranes malok. Prej nga e merr guximin te kerkosh prej te tjereve te mos te te gjykojne, kur vet e ofendon 70% te kombit tend. Paragjykime....aty hyn edhe gjithe ajo qe e thua per Kosoven dhe kosovaret perderisa nuk ke qene atje te jetosh, te luftosh dhe te hash te njejten buke me ta.

Me fal edhe njehere, nuk e kisha me te keq!
 

Landa

Forumium praecox
Re: Kosova me tjeter flamur????

Cfare flamuri per Kosoven

Flamuri qe qendron ne zyren e Rugoves, ai me Shkaben dykrenare mbi te cilen shkruhet Dardania dhe me nje rreth te kuq qe e ndan nga nje sfond i kalter, ka ngjallur shume diskutime. Te gjitha anet e nje debati qe ka perfshire elitat e Prishtines

Nga Prishtina Gjergj Filipaj


Flamuri i kosoves shpallur nga Ibrahim Rugova

Ne duelet e ardhshme sportive mes Kosoves dhe Republikes se Shqiperise mund te ndodhe qe te mos valvitet me nga dy taboret, shqiponja dykrenare ne petkun tradicional te kuq, nderkohe qe te dy perfaqesueset mund te kene secila himnin e vecante.

Ne rastin e daljes se Kosoves ne arenen nderkombetare, presidenti dr.Ibrahim Rugova, ka propozuar qe simbolet e Kosoves te jene te ndryshme prej atyre te Republikes se Shqiperise. Ideja e leshuar dite me pare nga kryetari i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, nenkuptonte propozimin e ndryshimit te flamurit kombetar, qe eshte njekohesisht edhe flamur zyrtar i Republikes se Shqiperise, qe me pas do te identifikohej me kulturen, traditen dhe shtetin e Kosoves.

Sipas kryetarit Ibrahim Rugova, Kosova duhet te kete nje flamur qe ndryshon nga ai i Republikes se Shqiperise, te trasheguar nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Ismail Qemal Vlora dhe figurat e tjera kombetare shqiptare. Shkaba dykrenare eshte propozuar te jete si ajo e meparshmja, por tashme ne nje sfond te ri te kombinuar nga ngjyra e kalter me ate te kuqe (shkaba e zeze dykrenare me mbishkrimin 'Dardania', ne nje rreth te kuq, dhe me sfond te kalter).

Rendom ky flamur qendron ne zyren presidenciale te dr.Ibrahim Rugoves. Por nga ai nuk eshte sqaruar sesi do te klasifikohen simbolet, si shteterore apo kombetare kosovare. Zyrtaret ne presidence kane thene se eshte ende heret te diskutohet lidhur me ceshtjen e simboleve identifikuese te Kosoves.

Politikane te grupeve kundershtare me LDK-ne mendojne se simbolet e Kosoves duhet te jene te te gjithe vendit dhe jo te nje personi te vetem.

Simbolet e paprekura

Flamuri me shkaben dykrenare ne sfondin e kuq eshte nje nga simbolet kombetare shqiptare, thote prof.dr.Jahja Drancolli, shef i Katedres se Historise ne Univeristetin e Prishtines, dhe shton se ky eshte nje nga elementet e platformes politike per bashkim kombetar.

"Nga ky kendveshtrim qe nga kohet e copezimit te hapesires etnike shqiptare, tendenca e bashkimit nenkuptonte edhe simbolet unike si pjese te ketij procesi", thote ky profesor ne ze i historise.

"Duke kaluar neper disa faza te tjera e njera nder ato faza do te ishte pavaresia e Kosoves. Pikerisht ketu, deshira, vullneti dhe lidhja e shqiptareve historikisht dhe emocionalisht me flamurin kuq e zi do te mund te binte ndesh me ligjet nderkombetare, te cilat ate flamur gjitheshqiptar politikisht e pranojne vetem si te shtetit politik shqiptar", mendon prof.dr.Jahja Drancolli, duke sqaruar se trevat etnike shqiptare gjate historise, kishin identitetin e tyre simbolik.

Ai pohon se ky diveristet simbolesh nuk duhet kuptuar si mungese e nje identiteti mbarekombetar, sepse sipas tij ne momente vendimtare teresia e ketyre simboleve u shkri ne nje.

"Flamuri i Kastrioteve identifikohet me ate gjitheshqiptar. Ngjarjet politike qe pasojne me vone nuk ishin te favorshme per shqiptaret dhe copezimi politik i trevave te tyre nxori ne drite probleme, te cilat na lidhen ne ngushtesisht me ceshtjen e simboleve", thote ky historian qe e ka studiuar hollesisht heraldiken shqiptare.

Dilema identike rreth zgjedhjes se simboleve dhe stemave shteterore kane pasur edhe Austria, Zvicra dhe se fundi rasti i dy Gjermanive, thote ky studiues.

"Analogji te tilla mund te priteshin edhe me rastin e Kosoves dhe Shqiperise politike. Mirepo, si do qe te jete edhe nese do te ndodh kjo, si studiues i shkencave historike jam i mendimit se elementet baze te flamurit kombetar, sfondi i kuq e shqiponja e zeze duhet gjithsesi te mbeten te paprekura", mendon profesor Jahja Drancolli. Dallimet mes simboleve shteterore te Kosoves dhe te Shqiperise sipas tij i kenaqin dispozitat e ligjeve nderkombetare se dy shtete me nje flamur nuk mund te valojne ne seline e OKB-se ne East River, ne New York.

"Ky variant do te ishte i pranueshem e ne perspektive ai nuk do ta perjashtonte variantin politik te bashkimit kombetar. Aq me teper kur dihet se liria dhe pavaresia gjithmone dhe kudo jane fituar me sakrifica, ndaj sakrifikimi i ndonje elementi te flamurit, perkohesisht do te ishte i pranueshem me qellim qe te mos pengohet ceshtja jone me madhore", thote Drancolli dhe sqaron se derisa simbolet shteterore jane te perkufizuara me kufijte politike, ata kombetare jane emerues i perbashket i tere etnosit. "Flamuri eventual i Kosoves do te mund te ishte flamur shteteror, nderkaq ashtu sic eshte tani, ai mund te ishte flamur gjithekombetar dhe perdorimi i tij do te nenkuptonte bashkimin eventual mbarekombetar", pohon ai.

Si shembuj profesor Drancolli permend Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilat kane simbole shteterore, por edhe kombetare.

Po a ka ardhur koha

Sikur ceshtja e pavaresise se Kosoves te varej nga percaktimi i shenjave shteterore, atehere edhe mund te votohej pro propozimit te kryetarit te Kosoves, per caktimin e simboleve shteterore kosovare, thote Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit te Historise ne Prishtine.

"Eshte ende heret dhe ne kemi probleme te tjera perpara caktimit te simboleve shteterore te Kosoves", thote ai duke shtuar se nje dite duhet te caktohen simbolet identifikuese te Kosoves, per te cilat sic thote ai, populli ka derdhur gjak.

"Kosova duhet te kete simbolet e shtetit te pavarur, por jo ad hoc", mendon Bajraktari dhe shton se duhet te behet nje zgjidhje e pranueshme per te gjithe. "Nisma e kryetarit Rugova nuk duhet pare si dicka qe sulmon vlerat kombetare, por sigurisht qe iniciativa e tij duhet te kaloje neper institucionet kosovare si Kuvendi, etj.", thote ai.

Nderkaq Jusuf Bajraktari tregon se Vilajeti i Kosoves ne te kaluaren ka pasur disa shenja simbolike qe e kane dalluar nga vilajetet e tjera shqiptare. "Por ne te gjitha vilajetet baza ka qene e njejte, flamuri kuq e zi me shkaben dykrenare", sqaron drejtori i Institutit te Historise. Flamuri qe mban kryetari Ibrahim Rugova eshte nje mori elementesh qe formojne nje konglomerat te simboleve vizuale, thote prof.Shyqyri Nimani, ligjerues ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine.

"Kryetati Rugova duhet te tregoje se kush e ka bere flamurin dhe simbolet ne te, cfare baze ka perdorur ne pergatitjen e simboleve", thote Shyqyri Nimani, njohes dhe studjues i heraldikes shqiptare.

"Duhet te sqarohet se pse eshte bere nje rreth i kuq ne nje fushe te kalter dhe perse eshte vendosur ylli gjaashtecepesh siper shkabes dykrenare", pyet ai duke menduar se flamuri qe perdor Ibrahim Rugova nuk perfaqeson teresisht Kosoven.

Shyqyri Nimani tregon se ne flamurin ne fjale, ylli gjashte cepesh ndodhet siper shqiponjes dykrenare por edhe ne gjoksin e saj."Ka disa elemente qe perseriten", sqaron Nimani.

"Duhet te krijohet nje komision per te diskutuar sesi duhet te behen simbolet e Kosoves, se nese jane dy shtete duhen edhe dy flamuj te ndryshem", thote ai.

Stema e Dardanise paraqet nje mburoje te stilit norman, brenda se ciles ndodhet nje Luan qe mban nje shtize ne dore, dhe siper gjindet nje kurore, thote Shyqyri Nimani duke treguar nje ripunim te bere ne vitin 1702 nga Paulo Ritter-Vitezoviq, por sic thote Nimani as kjo steme nuk mund te mirret per baze ngase mungon forma filestare.

"Flamuri kombetar eshte i bazuar ne stemen e Kastrioteve, fjala vjen". Gjithesesi ai thote se eshte ne interes te kosovareve qe te kene flamurin e pervecem te tyre pasi "...Ne te kundert te huajt do te na vendosin nje flamur me rrathe dhe katrore, sic ka ndodhur ne Bosnje".

Zeri i opozitareve

"Nuk ka shtet pa simbole ashtu si nuk ka simbole pa shtet", thote Hajredin Kuci, nenkryetar i Partise Demokratike te Kosoves duke shtuar se per vendosjen e simboleve shteterore duhet te respektohen procedurat demokratike. "Shteti e siguron flamurin dhe jo flamuri shtetin", kujton zevendesi i Hashim Thacit.

"Propozimi i Presidenti Rugova dihej te ish bere permes Kuvendit te Kosoves, pse jo mund te kalonte edhe ne referendum", vazhdon Kuci. Tendenca e vendosjes se simboleve personale si simbole shteterore sipas Kucit e zbeh natyren e tyre. "Duhet te mirret parasysh qe simbolet kombetare duhet te miratohen nga qytetaret e Kosoves", thote ai duke sqaruar se per kete ceshtje se pari duhet te miratohet ligji perkates. Ai mendon se ne rrethanat egzistuese nuk eshte koha qe te diskutohet per kete ceshtje".

Ai thote se nese do pyetej ai flamuri i Kosoves do te ishte shume i ngjashem me ate te Shqiperise.

"Do benim nje shtese te vogel ne ate menyre qe te dallohet vetem pak nga flamuri i Shqiperise. Dy shtete nje komb nuk ka shume dallime", sqaron Kuci.

Ndersa deputeti i AAK-se, Bujar Dugolli, thote se ka plot ceshtje te tjera qe meritojne me shume vemendje sesa vendosja e simboleve shteterore. "Presidenti duhet t'i beje mire detyrat e veta dhe te mos inicoje dicka per cka nuk eshte koha per te inicuar, ato jane vetem propozime te tija, ngase Parlamenti eshte institucion me i larte dhe vete populli duhet te deklarohet ne referndum", thote ai dhe shton se "ne e kemi simbolin kombetar, flamurin tone kombetar dhe askush nuk mund ta vere ne dyshim, dykrenaren

me flamurin e kuq, qe i ka percjelle me vite te tera shqiptaret ne lufterat cliruese". Sipas Dugollit aq sa ka te drejte Shqiperia ne flamurin kuq e zi aq ka edhe Kosova. Ai mendon se shenjat identifikuese te shtetit kosovar duhet te behen permes mekanizmave te caktuar.

"Ne e kemi flamurin dhe himnin kombetar, kete s'ka te drejte askush ta heqe nga perdorimi", thote ai duke theksuar se perpjekja per te zevendesuar flamurin kombetare mund te jete gabim trashanik i kryetarit Ibrahim Rugova.
 

bellisima

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

TURP!!! SKANDAL!!!!!!

Sa shpejt e harruan shqiptaret e Kosoves flamurin qe ne Nentor te 1912's Baca Ise u ul ne gjunj edhe e puthi para se te ngritej ne Vlore!?!?! :rolleyes:
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Sweet November, "Turp !!Skandal!! ",Je ne metro moj zoje, apo je e semure? Ti e bere kete pune te kryer,Ky eshte vetem Propozim oj lale,Por ne te ardhmen PATJETER do te behet nje ndryshim i vogel ne Flamur.
Lexo nje qike postet tjera dhe mos na frikso keshtu me,me keto ulurima "...Turp,Skandal!!!!!!!"
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Puna qendron me ty o R-K(dardhe e papjekur) se ke dalur ketu ne forum per propagande percarjesh.
Maskarenjeve si ty u duket pune e vogel nderrimi i flamurit.Ju jeni te lajthitur nga mendet e kokes.
Sic e tha edhe zoteria e AAK;flamurin e ben shteti e jo flamuri do bej shtetin-sic thote DESHTAKU Rugovna.
Shqiperia me krahinat e saj e kane nje flamur!
 

olti

Neo
Re: Kosova me tjeter flamur????

Shihni:
Flagsmall.GIF
Flamuri i Hollandes!
Flagsmall.GIF
Flamuri i luksemburgut!
Ndryshimi zero! Po ashtu ka dhe shume shtete te tjera qe i kane gati identik.(si dhe e tha diku tjeter 'mcByrek')
Tani po mendoja une: Rugova ndoshta ka te drejte sepse duhet nje simbol shteteror qe duhet te perfaqsoje ate qe quhet Kosove. Po nga ana tjeter pse duhet medoemos qe te kete nje simbol te ndryshem nga ai qe eshte tani, ne nje kohe qe si dhe e tregojne faktet, ekzistojne shtete me simbole te njejta edhe se nuk jane fare ne lidhje me njera tjetren?!! Ajo qe me ben te dyshoj me shume eshte se Rugova apo ata qe i rrijne prapa(apo perpara)po mundohen te bejne nje flamur qe eshte i lidhur me ate te kombit shqiptar, pra qe ka prap elemente shqiptare. Nqs duhet nje flamur per te perfaqsuar kosoven atehere ati duhet te perfaqsoje dhe te tjeter ne ate krahine, pra serbet e te tjere, pasi tani per tani Kosova quhet ende nje 'shtet' multietnik. Keshtu pra nese duhet nje flamur, duhet nje multietnik dhe ska pse te preket ai kombetar. Kosova shume mire mund te kete nje flamur te tille sa per ta perdorur si simbol perfaqsues drejt pavarsise dhe flamuri i arbrit nuk ka pse preket. Por fatkeqsisht me duket se Rugova dhe ata qe e drejtojne po perpiqen te farketojne nje identitet, nje komb te ri; ashtu si beri Tito me bullgaret e IRJM, qe sot quhen maqedone. Uroj ta kem gabim e te mos kem aspak te drejte, por faktet cdo dite e me shume, e sa me teper i shqyrton, duket se po behet pikerisht kjo. /pf/images/graemlins/frown.gif ZOTI e shpetofte shqiptarine!
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Neo; a e din se ia ke thene tamam!,nuk me shkoi fare ne mendje,patjeter se Ata te OKB-se kane per tia futur sa krahu shqiptareve te Kosoves.Ky palaco Rugovna e di mire se NATO po cirret per nje Kosove multi-etnike(ku po ta marresh me shume i bie Shqiperise nga porpocioni te quhet multi-etnike se sa Kosoves).Ne rast se Rugovna ia del mbare ata te OKB-se kane per ti thene-- ndalu pak or mik se edhe Serbet,Romet,Ashkalite,Boshnjaket Turqit kane pjese ne kete Flamur,po ashtu edhe ne emrin e ri te Kosoves. Sic e therrisnin Serbet Kosovo i Metohija patjeter kane per tia rrasur ndonje emer akoma me te perdalur.
Ketu do te shihet mire se politika e Rugovnes eshte ajo e Beogradit.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Sejsel:
[qb]Neo; a e din se ia ke thene tamam!,nuk me shkoi fare ne mendje,patjeter se Ata te OKB-se kane per tia futur sa krahu shqiptareve te Kosoves.Ky palaco Rugovna e di mire se NATO po cirret per nje Kosove multi-etnike(ku po ta marresh me shume i bie Shqiperise nga porpocioni te quhet multi-etnike se sa Kosoves).Ne rast se Rugovna ia del mbare ata te OKB-se kane per ti thene-- ndalu pak or mik se edhe Serbet,Romet,Ashkalite,Boshnjaket Turqit kane pjese ne kete Flamur,po ashtu edhe ne emrin e ri te Kosoves. Sic e therrisnin Serbet Kosovo i Metohija patjeter kane per tia rrasur ndonje emer akoma me te perdalur.
Ketu do te shihet mire se politika e Rugovnes eshte ajo e Beogradit.[/qb]
Sejsel,

nuk ja del dot Rugova, jo. Se kush eshte ai e dine fare mire neper kancelarite e forta keshtu qe nuk mund te jete partner i tyre ne asnje rast. Do te bindesh per kete ne kohe, megjithese kam pershtypjen qe je i bindur.
Mirepo nepermjet ca rrethanave ai abuzon me faktin qe eshte president i Kosoves, dhe ky pede do kete dhe disa kohe akses per te prishur imazhin e Kosoves.
P.sh ne kete forum e ben nepermjet Dardania e ndonje tjeter.
Ti duhet te jesh i sigurte qe gjaku i atyre qe luftuan per çlirimin e Kosoves nuk do te behet uje sepse lavdi zotit kjo nuk eshte ne dore te Rugoves, por ne duart dhe mençurine e te gjithe kosovareve patriote.

Ja perse une jam i sigurte tek e ardhmja e Kosoves.

Mos u merzit kur Papermoon, te ben ndonje editim. Ai ka shume vite larg Shqiperise dhe eshte e kuptueshme qe ndonje rast te na paragjykoje per fjalorin qe perdorim.

Mirepo si t`ja bejme ne p.sh. qe nje teme qe mund te ishte e denje vetem per nje forum serb, hapet ketu dhe na kerkohet te rregullojme fjalorin apo te bejme kujdes?!?!

Sipas llogjikes se flamur ndryshuesve Kosova per te fituar lirine duhet te kishte ndjekur rrugen paqesore. Mirepo ca si shume u bene ata qe menduan dhe vepruan kunder ketij idese se ketij shume flamur mbajtesi me emrin Rugo.

Ne kete rast mund te thuhet : Qe me mend e Rugoves, nuk shkohet as deri ne nevojtore.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Eshte nje teme kjo qe vertete ja vlen te diskutohet me seriozitet,jo vetem nga qeveritare te Kososves, por edhe nga ne ketu.Eshte vertete nje teme qe te ben te rrenqethesh sahere qe permendet ne media apo edhe ne opinion.
Kurme ka rene ne vesh te degjoj per kete teme, me ka lindur nje pyetje qe, si eshte e mundur qe nje popull me gjuhe,shkrim te njejte te kete simbole te tjera,si pash:flamur,hymn,etj...?!
Une per vehte nuk di se c'te them per kete,megjithate vaj halli pastaj per ne shqiptaret qe jetojme ne shtetet qe na e ka okupuar shkau si:Maqedoni,Mal te Zi,Bujanoc...Atehere cfare flamuri duhet qe te perdorim ne, po te ndodh qe Kosova te kete flamur tjeter?!
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Motra shqipetare mos u bej merak fare, se flamuri nuk do te ndryshoj kurre, mund ti shtohet vetem nje simbol i vogel per momentin qe te dallohet se cili eshte flamuri i Kosoves e cili flamuri i Shqiperise ne KB,por ne popull nuk do kete kurre ndryshime sepse ai eshte flamuri kombetare i gjith shqipetareve, ne Kosove dhe tokat tjera shqipetare,te pershendet vllau nga Kosova e jone.
 

receli

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Tasi shkruan:

"Ne kete rast mund te thuhet : Qe me mend e Rugoves, nuk shkohet as deri ne nevojtore."

Po Tas, nuk shkohet ne nevojtore me mendjen e Rugoves, por populli Kosoves me Rugoven ka ndermend te shkoje diku tjeter, e pikerisht ne Kosoven e Pamvarur.

Me mendjet e anti-Rugovistave shkohet dhe ne hale dhe ne Varreza.
Vrasja e Uk Bytycit dhe dhjetra vrasje te tjera nga zagaret anti-Rugoviste eshte tregues i qarte per kedo.
 

eM

Paper Moon
Re: Kosova me tjeter flamur????

Tasi ajo jo ai!

dhe po kam 9 vjet larg shqiperise po dhe pse zyrtarisht sot jo me, une do te ngelem shqipatere dhe fjalori juaj muk me shqeteson mua aspak po shqeteson te gjithe ne!

Sinqerisht
eM
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Vallai shume llafsoni. E fjalet i keni te bukura. Por kur behet dicka e madhe, duhen votat e te gjitheve. Mos valle e luni bythen te ikni me votu kur behen votimet? Apo vetem kur te perqendrohemi dhe ta vendosim vete te ikim per pushime.

Gjerat ne se s'pelqehen duhen trajtuar por s'behet cdo gje vec me fjale. Veprat vlejne me teper.
 

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

une si shqiptare qe jam dua qe mos te nderrohet .
 
Top