Kosova me tjeter flamur????

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

e pse duhet i nderrojme simbolet qe i kemi ruajtur me gjak???apo se keshtu don tradhtari rrugova??...un se kuptoj cju shtyn te mendoni se duhen nderruar simbolet qe na kan bere te ndihemi krenar kur lezojme historin...a mos valle duhet nderruar ngjyra e kuqe e flamurit??mos harroni qe e kucja simbolizon gjakun e derdhur....apo duhet te nderrojme shqiponjen??? mos harroni qe na quajne shteti i shqiponjave.....
apo mos valle duhet te vendosim foton e rrugoves tek flamuri...mos harroni jemi popull me tradita ne bese edhe sjemi tradhtare si rrugova dhe perkrahesit e tij..
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Si nuk ta degjuam zerin ty unicorn kur Hoxha ia futi yllin e Stalinit asaj shqiponjes tone.
Apo ndoshta te pelqenti stili?!?!
 

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

ah mer beng te kisht qen per unikornin un i kisha kerku nones teme te me lindte me perpara..
po kur ne pushtet ka qen hoxha un kam qen bebe ne kolipocka.....edhe pastaj ne ja hoqem ate pjesen teper vetem per ket arsye ju doni me i shty te tjera....
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Puna e Rugovnes,eshte tamam anti shqiptare.
Ai ne rast se ia del me kete gje qe ia ka nisur(shpresoj se jo) jo vetem qe ka per te ndare njehere e pergjithmon shqiptaret,por ai ka per te demtuar edhe Shqiperine.
Them se vorio-epirotet (dmth ortodokset e jugut) kane per te kerkuar menjehere idene e ngritjes se flamurit te tyre nepr zonat ku ata banojne.Pasi gjithmone ata marrin shkas e fitojne nga situatat ne Kosove.
Evropa e di mire se Kosovaret jane Shqiptare,se ata gjithmone kane patur te njejtin flamur qe ne kohen e Isa Boletinit e me vone ne kohen e Zogut me kryengritjen e udhehequr nga hoxha Kadria.
Mendoni se sa e demshme eshte kjo ide,po shqiptaret ne Iliride e Mal te zi,Cameri a mos valle edhe keta duhet te kene shenja nacionale te ndryshme?.Ibro Govna kujton se dielli po shkelqen vetem ne by..n e tij (me falni per fjalorin por kjo eshte nje shprehje popullore angleze).Nje anti-shqiptar e tradhetar nuk ka se c'te shpreh me shume.Ketu del qarte se ai eshte tradhetari me i keq qe njeh kombi yne ne shekuj kjo eshte nje thike per kombin tone dhe nje rruge qe po i hapet c'perberjes kombetare.As vilajetet e bushatllinjve dhe Ali Pashes qe ishin te ndara nuk kishin flamuj te ndryshem.
Mjere kjo toke se c'po ka mbi te.
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb].... OKB-ja nuk do pranonte te njihte Kosoven ne qoft se ajo do mbante te njejtat simbole me Shqiperin....
...... ose me mire akoma te shtohej helmeta dhe shpata Skenderbeut. Seknderbeu ka qene jo vetem heroi i jon por i gjithe Ballkanit, biles edhe Europes.....
[/qb]
Tash ke folur si burrat /pf/images/graemlins/smile.gif . Plotesisht te perkrah. Propozimin i Rugoves nuk me pelqeu, por nje ndryshim shume me "i vogel" si ky qe po e permend ti do te ishte me i pranueshem.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb]
Jemi Kosovare!
Kemi te drejtat dhe interesat tona. Pa cliruar veten nuk bashkohet as me kojshi as me vellezer. Le te dihet kush jemi, me pas varet nga interesat tona se kush do jete afer nesh.

....nga Dua[/qb]
Shume e sinqerte kjo qe ka shkruar Dua!

Vertet qe pavarsia e Kosoves eshte shume me e rendesishme se vogelsira si ndryshimi i hymnit apo i flamurit. Nese keto ndryshime jane per te miren e Kosoves, pse mos te behen?
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

--------------------------------------------------------------------------------

Opinion: Lidhur me idenë që Kosova të ketë himnin dhe flamurin e vet

Me propozimin e tij zoti Rugova dëshmon mungesën e pragmatizmit të tij politik dhe strategjik...


--------------------------------------------------------------------------------

Gjermani, 12 dhjetor 2002 / Shkruan: Brahim Halimi

Me që çdo individ ka të drejtë të shprehë mendimin e tij të lirë për çështje të ndryshme, sigurisht se, ai ka të drejtë që edhe të jep opinionin e tij lidhur me mendimet e të tjerëve gjegjësisht të jep vlerësimin e tij rreth ndonjë veprimi apo akti politik, pasojat e të cilit mund të jenë qoftë pozitive apo negative për interesin kombëtar në përgjithësi apo për Kosovën në veqanëti ....

Në Kosovë, udhëheqja institucionale e saj përfshirë këtu edhe kryetarin Rugova, është duke zbatuar një politikë tepër pasive, sidomos, nëqoftëse marrim parasyshë gjendjën në të cilën gjendemi, synimet që kemi përpara dhe levizshmërinë e proceseve tjera qoftë në rrafshin rajonal-ballkanik apo në atë europian dhe botëror.

Para së gjithash nga udhëheqja e jonë ka munguar dhe ende mungon iniciativa, propozimi me propozimet e tjera alternative, pragmatizmi dhe strategjia etj., mungesa e të cilave ka ndikuar negativisht në përparimin e procesit të pavarësisë së Kosovës gjegjësisht e ka ngadalësuar këtë proces. Pra siq po vërehet udhëheqja dhe klasa politike e Kosovës ende nuk është mësuar të bëjë politikën, ajo sikur edhe deri më tani më shumë e parapëlqen zbatimin e politikës se sa bërjën e saj, mjerisht.

Sidomos nëse kemi parasysh pozicionin e Serbisë : si agresore ndaj disa popujve dhe vendeve vetëm brenda një dekade...; tash, e ballafaquar me Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës dhe kundër njerëzimit për shkak të zbatimit të politikës gjenocidale në Kosovë dhe në Bosnje....; e ballafaquar me kritikat e SHBA-ve për shkak të ndihmës që Serbia i ka dhënë Irakut ...; dhe, prap ajo ka arritur dhe po arrinë që gradualisht ta përmirësoj imazhin e saj, duke u kyqur dhe synuar anëtarësimin e mëtejmë të saj në mekanizmat e rëndësishëme ndërkombëtare....., përse klasa e jonë politike nuk e ka shfrytëzuar më shumë dhe më mirë këtë moment favorizues për Kosovën, është një çështje që një ditë do të dal një vlerësim kompetent por kur ....!

Pas propozimit të kryetarit Rugova për Hymnin dhe Flamurin, shtrohet pyetja: Cilat do të ishin aktet dhe veprimet konkrete të cilat e kishin dhe e kanë radhën para Hymnit dhe Flamurit dhe që do të krijonin efekte konkrete pozitive për Kosovën ?

Nga prizmi i të vështruarit neutral të të gjithë problematikës, përparësi do të kishin këto akte dhe veprime konkrete:

- rishpallja e pavarësisë së Kosovës nga Kuvendi i saj, apo përcaktimi i kohës së mbajtjës së Referendumit,sidomos nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon preambulën e Kartës kushtetuese serbo-malazeze (me Kosovën brenda...)e siq duket ajo po e pranon ;
- hapja e zyrave të Kosovës (qofshin ato edhe zyra të Unmikut për Kosovën ) në shtete të ndryshme apo sëpaku në disa qendra të rëndësishme ndërkombëtare;
- hartimi zyrtar i kerkesës për pranim në OKB, në UE, në NATO dhe në disa qendra të rëndësishme ndërkombëtare, në vend të kerkesave formale (në formë bisedash që nuk prodhojnë kurrfar efekti) siq është vepruar deri më tani;
- parashtrimi i kerkesës zyrtare para organeve kompetente ndërkombëtare, për ta marrur hisen e mbetur nga ish federata jugosllave si dhe për kthimin e të gjitha mjeteve të plaqkitura (nga Serbia), përfshirë këtu edhe mjetet e Fondit për Pensionistët dhe për çështje sociale ;
- parashtrimi zyrtar padisë së Kosovës kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare..., sepse ajo që ka ngjarë me dëshmitë e paraqitura në Hagë ishte diq që i përmbledhte vetëm aktet individuale dhe atë sipas iniciativës dhe përgaditjës së Tribunalit të Hagës ;
- reagimi me më vendosmëri kundër shkëputjës së pjesëve të territorit të Kosovës etj ...

Të gjitha këto akte të përmendura por edhe secili veq e veq do të prodhonin disa efekte pozitive që në njërën anë do të ndihmonin në përparimin e procesit politik të Kosovës, ndërsa në anën tjetër do të ndikonin në ngadalësimin e përparimit të afrimit të Serbisë me Europën .....!

Përsonalisht nuk i parapëlqej aktet formale të cilat më shumë krijojnë efekte përsonale se sa efekte të tjera me interes të përgjithshëm. Sidomos për çështjet e mëdha siq janë Hymni, Flamuri, Referendumi etj, politikanët duhet ta thonë të fundit fjalën e tyre. Pra së pari do duhej pasur diskutime dhe debate të gjëra nga Akademia dhe Institucionet e tjera profesionale, nga ekspertë të fushave të ndryshme etj, të anketohet edhe disponimi i popullit dhe pastaj iu vjenë radha politikanve të cilët duke e pasur parasyshë rrjedhën e dabateve dhe diskutimeve publike do të mund të vendosnin më lehtë pa bërë bujë të madhe dhe politizim të panevojshëm, për çështjet e shtruara.

Këtë formë e aplikojnë( bile edhe për çështje më të vogla )edhe shtetet e tjera në të cilat sistemi i vlerave demokratike ka një përvojë mjaftë të gjatë.

Prandaj, pa dashur që të prek në përsonalitetin e kryetarit tonë dhe në simpatinë e njerzëve që kan ndaj tij, duke i vlerësuar disa nga faktet e paraqitura por dhe shumë të tjera që këtu nuk i kam përmendur, kam përshtypjën se z.Rugova, për mungesë të pragmatizmit dhe strategjisë politike, ka ngatërruar rënditjen e akteve dhe veprimeve që do duhej marrur në kohë të caktuar.....!

Të shpresojmë për një bashkëpunim dhe bashkërënditje më të mirë të politikanëve tanë në interes të suksese të reja drejtë Pavarësisë së Kosovës.

Përshëndetje të gjithë lexuesve
Brahim Halimi
 

kastriot

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Na more tiger "dardania", bej kujdes se kuptojne edhe te tjeret pak anglisht.
Sa per temen e hapur une jam dakort qe kush nuk eshte (nuk ndihet) SHQIPTAR ka te drejten te zgjedhi, ose te shpiki nje flamur tjeter.
Per SHQIPTARET ne Kosove, Maqedoni, Cameri,Ulqin e Mal te zi, Laberi, Mirdite, etj. etj. ka vetem nje flamur, dhe ky eshte Famuri i Skanderbegut.

albania-flamuri-sh.gif


Kastriot
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Mendimi ime eshte se rugovna i ka hy kesaj pune per ta krye ata çka edhe eshte betue se do ta kryej pra kosoven per ta lan nen sundimin serb.
Se pari propozon ndrrimin e Flamurit
Se dyti mdrrimin e Himnit
Se treti deshiron qe mos te quhem ma Shqiptar por kosovar.

Kur dihet qe edhe kushtetuta e re e unionit serbi-mali i zi e parashef Kosoven si pjes te serbis,dhe tash po dihet qe ket e ka pranue edhe bashkesija nderkombetare,rugovna e pregadit terenin per tjau lehtesue punen serbve e bashksis nderkombetare e sidomos disa shteteve mike te serbve.

Pra kosova me keto te tria qe i ka propozue rugovna po mundohet ta inkuadroi kosoven nen serbi e jo tjeter kund qe po genjen rugovna.

Tregomni ju mua se qfar po punon rugovna per pamvarsi a e din kush te me tregoi ej???!!!

A bash kaq leht po ju genjen juve qe po i besoni a???
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Vertet qe pavarsia e Kosoves eshte shume me e rendesishme se vogelsira si ndryshimi i hymnit apo i flamurit. Nese keto ndryshime jane per te miren e Kosoves, pse mos te behen?
uuuuu, me ben me dhimbje koke ekzistenca jote AnaBlue. Vogelsira si flamuri...si himni...po ca ngeli nga kombi pastaj? Thirrjet e tua histerike per "shpetimin e kombit"?
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Per disa mendjelhte'qe asimilimi i kombit po merr gjithmon revansh <<nuk paraqet>>, ndonje problem eshte rrezikshmeri per nje kombesi te tere.Perse duhet te nderrohet historia,perse duhet te ndryshojme identitet,kur deri me sot ne shekuj u kemi bere balle te gjitha stuhive?,
Po ju jap adresen e Vorio-epiroteve me poshte! a mos valle ngjashmeria e tyre (e flamurit),nuk paraqet ndonje problem per kombin tone!.Ata dikur fituan autonomine ne jug,mbanin edhe flamurin e tyre te valevitur.
Perse o vellezer te copetohemi keshut,nje hopikrit shkruan; gezohem te shoh te valevitur,perkrah flamurit shqiptar edhe ate kosovar si vellezer.... e ku ta di une. . A mos valle ai do te kenaqej te shikonte edhe ate Vorio-epirotas?.
Per ju nje ndryshim <<i vogel>> eshte pa rendesi,vaj medet.Patjeter edhe ai vorio-epirot ka nje ndryshin te vogel.Pra keshilloj hipokritet te marrin shembull nga flamuri Vorio-epirot!.
Me se fundi----te harrojne se ishin shqiptar!!_--
http://members.cox.net/epirus/
 

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

Mua ashtu si pjeses derrmuese te aryre qe kane shkruar nen kete teme me duket teper alarmuese indiferenca dhe lehtesia qe tregohet ne lidhje me unitetin e identitetit tone si komb. Lexova qe shume te tjere me siper kane permendur vorio-Epirin si shembull te kesaj shkerrmoqjeje dhe humbjeje te identitetit qe ka pesuar kombi yne ne kohe. Pervec faqes qe ka dhene Sejseli dua t'ju sugjeroj ti hidhni nje sy edhe kesaj tjetres:

http://fp.gnosis.f9.co.uk/discussion/disc4/00000038.htm.

Atje do te shihni rezultatet ne rrjedhen kohore te nje qendrimi te tille nga ana jone. Ne do te jemi Ellarvet e se ardhmes. Po te keni mundesi lexojini te gjithe artikujt atje se jane teper interesante.
 

Altaf

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Sejsel:
[qb]Per disa mendjelhte'qe asimilimi i kombit po merr gjithmon revansh <<nuk paraqet>>, ndonje problem eshte rrezikshmeri per nje kombesi te tere.Perse duhet te nderrohet historia,perse duhet te ndryshojme identitet,kur deri me sot ne shekuj u kemi bere balle te gjitha stuhive?,
Po ju jap adresen e Vorio-epiroteve me poshte! a mos valle ngjashmeria e tyre (e flamurit),nuk paraqet ndonje problem per kombin tone!.Ata dikur fituan autonomine ne jug,mbanin edhe flamurin e tyre te valevitur.
Perse o vellezer te copetohemi keshut,nje hopikrit shkruan; gezohem te shoh te valevitur,perkrah flamurit shqiptar edhe ate kosovar si vellezer.... e ku ta di une. . A mos valle ai do te kenaqej te shikonte edhe ate Vorio-epirotas?.
Per ju nje ndryshim <<i vogel>> eshte pa rendesi,vaj medet.Patjeter edhe ai vorio-epirot ka nje ndryshin te vogel.Pra keshilloj hipokritet te marrin shembull nga flamuri Vorio-epirot!.
Me se fundi----te harrojne se ishin shqiptar!!_--
http://members.cox.net/epirus/ [/qb]
çdo gjë që ka lidhje me grekët më trazon stomakun dhe më bën të vjell prandaj të mos flasim më për ata dhe as për tradhëtarët që e quajnë fenë më të naltë se kombi
 

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Sejsel:
[qb]Bar ishte oja adresa tende,nuk hapet.?[/qb]
Ah Sejsel, ashtu mu duk edhe mua kur e klikova ne forum fillimish. Po shikoni se kur ju del faqja e deshtimit te gjetjes ju jep opsjonin:

"open: fp.gnosis.f9.co.uk
pasi te kesh kliku aty kliko ne listen qe te del tek seksjoni "discussions". Do te dali nje liste e gjate titujsh bisedash mbi arvanitasit dhe historine Shqipetaro-greke. Ju sugjeroj ti hidhni fillimisht nje sy replikave qe i behen temes "KOLOKOTRONIS".

Harrova te them te kerkosh temen nepermjet nje fjale. Perdor fjalen "Arvanitasit". te tjerat si me lart.
 

shqiperiamadhe

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Dardania
------------------------------------------------------------
Une pajtohem plotesishte qe qeshtjen e ketyre simboleve te ardhshme te Kosoves ta diskutojme se bashku, Shqiperia dhe Kosova,sepse me te vertete eshte qeshtje e ndieshme per per tere Kombin , bile sipas meje , ne vendosjen e ketyre simboleve me shume peshe duhet te kete pala e Shqiperise.
------------------------------------------------------------
Una jam kundra teje dardani ne nje pike. Qeshtja flamurit te Kosoves bisedohet ne Kosove e jo ne Shqiperi.
deri atehere kur ne Shipri te vine ne krye Shqiptaret e vertet ska pse diskutuhet qeshtja e Kosoves atje.
Pra ky eshte mendimi im personal.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb]
Vertet qe pavarsia e Kosoves eshte shume me e rendesishme se vogelsira si ndryshimi i hymnit apo i flamurit. Nese keto ndryshime jane per te miren e Kosoves, pse mos te behen?
uuuuu, me ben me dhimbje koke ekzistenca jote AnaBlue. Vogelsira si flamuri...si himni...po ca ngeli nga kombi pastaj? Thirrjet e tua histerike per "shpetimin e kombit"?[/qb]
Kur i ke degjuar thirrjet e mija histerike? Apo mbreme kur po flije perqafe me jastekun?
Ne qofte se ke inate personale, nuk eshte ketu vendi per ti zgjidhur, OK?

Tani, persa i perket komentit tim te mesiperm ka te beje per te miren e Kosoves. Nese i duhet nje ndryshim i vogel ne flamur, si venia e hartes se Kosoves ne vend te yllit kinez qe kishim ne me pare ne flamurin komunist, per te simbolizuar nje Kosove te pavarur, pse mos ta vere? Ta kete dhe ta gezoje... vetem te jete nje Kosove e pavarur nga serbi!
Ne mos gaboj ketu flitet ceshtja e ndryshimit te vogel ne flamur per tu paraqitur ne Bote si nje Kosove e parvarur. Nesi i duhet dicka e tille, pse duhet te pengohet?
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

AnaBlue, problemi i vetem eshte se je duke diskutuar me persona per te cilet pavarsia e Kosoves do te paraqiste kokedhembje.
A thua si votuan shumica e ketyre personave te ajo anketa: Do te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?....

p.s. nuk ka nevoje njeri te pergjigjet, po e shohim shume mire.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb]nuk ka nevoje njeri te pergjigjet.[/qb]
po sigurisht, vete fol, vet qesh. Na jep dhe nje fjalim te fundit ketu dhe mbylle gojen se na cave tocin.
 
Top