Kosova me tjeter flamur????

goni_gon

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Rugoven me ate flamurin e ri qe pa ropozuar do ta mbedhim me te si qefin dhe do ti veme dygure:
 

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

o dardania un te kam thene ti je VK e ma men vet ti ca do me thon ta shpjegoi marko....
sa per te tjerat un se kuptoj qe merr mundimin te shkruash akoma....mos me ca tjaren mu .po debato ...un jap mendimin tim ...ti ose kundershtoe ose mbeshtete...po pate pak tru e kupton qe bo si zari forumit...kur ske ca te thush fillo te shamet....zoti e shpetofte kosoven nga tipa si ty edhe lideri juaj rrugova...
o brig ca merrish mi lal..merr vesh kungulli??
 

hellz_angel

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]Po Isa Boletini cilin flamur puthi ne gjunje ne Vlore?? A e din pergjigjen Zoti Rugova?

Sigurisht, me duket e gabuar qe Kosova te kete nje flamur te vecante nga ai i Shqiperise.
Ky nuk eshte flamuri i RSH por i gjithe shqiptareve. Flamuri i Kastrioteve, simbol i Kombit, jo i Shtetit.

Na duhen te perbashket, jo ndarjet.
Rugova flet kot fare.[/qb]
Kjo eshte e folur.
Jam gjysem kosovare dhe po te behet ashtu sic ka propozuar Rugova, nenes do ti them qe te mos te vari flamur shqiptar ne shtepi e te kendoj himnin shqiptar se tani sjane me flamuri dhe himni saj se z.Rugova ka shpikur te tjere.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Briiigi, I strongly suggest you to mind your own business and don`t interfere or be sarcastic when I debate with another person,simply if you want to be engaged in the conversation , give an idea or discuss the subject like the others,OK? Kerkoj ndjese qe shkrova ne anglishte, kisha diqka personale me zonjen BRIIIGI.
 

eM

Paper Moon
Re: Kosova me tjeter flamur????

Ne jemi Shqipetar, dhe kosovaret jane shqipetar ashtu si ne. Flasim te njejten gjuhe, kemi te njejtat tradita dhe vime nga i njejti shtet i lashte.
Puna eshte se nese shpresojme per nje bashkim te Kosoves me Shqiperine nuk mund te shpresojme qe nje gje e tille te ndodhi pernjeheresh. Nese Kosova njihet si shtet me vete UN nuk ka si ta pranoje me te njejtin flamur e simbole si ato te shqiperise. Por nese Kosava fiton pavaresi kjo do te jete hapi i pare per nje bashkim te mundshem!

Sinqerisht
eM

PS Me pak urrjetje!
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Plotesisht te perkrah...
Te pergezoj qe ke marre guximin qe te moderosh kete forum. Me duket ishe e vetmja prej moderatoreve pati guxim ta beje ate /pf/images/graemlins/smile.gif .
 

eM

Paper Moon
Re: Kosova me tjeter flamur????

Thnx Beng!
Shpresoj te bej nje pune sa me te mire keshtu qe te gjithe do te jemi te kenaqur! /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 

Dua

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Njerez, mos t'ju frikoje puna e flamurit. Nese kjo na qenka nje e zeze atehre une po iu them qe do shihni dite edhe me te zeza.

Cdo shtet ka kete te drejte. Apo jo ?

Per kete le te vendose populli Kosovar. Shpresojme te mos jete vetem vendim i Rugoves. Me sa morra vesh une kjo gje eshte pritur pozitivisht nga shumica e politikaneve & intelektualeve Kosovare. Gati te tere na e bene te qarte 'Ne kemi identitet.'

...nga Dua
 

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

ore pak kontradita ka ndermjet 2 paleve (shqiperi/kosove)...i shtuat edhe kete iden e flamurit te ndryshem ju mori fund gjithcka....pastaj un nuk jam kundra bashkimit ...ta theksoj njehere e pergjithmone...un thjesh jam kundra figurave te demshme per ceshtjen shqiptare.....rrugova eshte me i keq se milloshevici...ai eshte si nje hijene qe prat kur te jet kundershtari ne veshtiresi.....kur shqiptaret e kosoves vdisnin nen kthetrat e arkanit..miku yn rrugova shtrengonte doren e milloshevicit...tani qe situata eshte zbutur deri aty sa flitet per bashkim jo si me perpara kur as qe imagjinohej dicka..ai na propozon te nderroje flamurin.......ore un u lodha tu e thon po me duket sikur i flas murit...me rrugoven ne krye bashkimi eshte thjesht nje llaf goje...
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Me siguri deshe te thuash: Me Nanon ne krye bashkimi eshte vetem nje llaf goje....

Te lutem me fal per nderhyrjen!
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Disa maskarenj pro-Rugovnian,gjithmon tradhtojne kombin e tyre per interesat vetjake.
Me pelquen vargjet e Plisit qe komentoi me siper nga himni yne kombetar.
Disa palaco Rugovnian nuk duhet te ofendojne Plisin.
Ne rast se ka me origjinal (nga te shkruarit per Rugovnen) kur shkruajme karshi politikes Rugovniane ketu ne forum ai eshte Plisi,pasi ka jetuar ne politiken kosovare kur ne te vec udhehiqte Ibro Govna dhe asnje tjeter.
Ndoshta dikush na kujton fjalet e Presidentit Slloven <<lavdet>> qe ai i thur Ibros etj etj.
Dikushi te mos harroj se ne ate kohe Ibro Govna nuk linte njeri ne skenen politike pasi ai kish frike se zemerohej Serbia dhe Govnes i ikte karrikja.
Se fundi,si kosovar i Shqiperise them se ne kete forum shumica e shqiptareve te Kosoves ndjekin rrugen percarese te Rugovnes (ndarjes nga Shqiperia) i vetmi qe shkruan me patriotizem dhe vellazerim eshte Plisi.
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Mendoj se kompromisi mbi ceshtjen e flamurit eshte cmimi qe Kosova duhet ta paguaje per pavaresine e saj, dmth. zgjedhjen afatshkurter te statusit te saj. Zgjedhja me optimale do te ishte mbase ruajtja e bazes kuq e zi, pra nje flamur pothuaj identik me vetem nje shenje tjeter dalluese, ndonje simbol a cka di une...
verzioni i rugoves eshte i keq edhe estetikisht, po edhe shume percares, ai aty i fut 5 a 6 elemente e figura, e ka ngaterruar teresisht konceptin e shtetit te tij, ai definitivisht, sic thojme ne ne Kosove "i ka hi llukave".
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Derisa rugova ben shaka me :Jo Dardani ne vend te Kosoves,Jo ndrrimin e Flamurit,Jo ndrrimin e Himnit,Jo Kosova eshte de fakto Shtet veq pritet edhe njohja formale e saj,Jo kendej e jo andej krejt rrena e hajgare ,serbet po punoin me te madhe ne dam te Kosoves kuptohet Ja psh.kushtetuta e tyre ma e re:

-------------------------------Alarmi: Miratohet Karta… Serbi-Mali i Zi, Kosova pjesë përbërëse e Serbisë
kosova-press

Prishtinë, 9 dhjetor (Kosovapress) Time: 10:49

Komisioni për Kartën Kushtetuese Serbi - Mali i Zi, me punën e tij më të fundit, të përshëndetur edhe nga qarqe të bashkësisë ndërkombëtare, sikur ka provokuar luftë të re në rajon. Në prag të uikendit të kaluar, në Beograd, Komisioni Kushtetues i Parlamentit të “RFJ”-së ka miratuar Kartën Kushtetuese të bashkësisë shtetërore Serbi - Mali i Zi, të cilën, sipas konkluzioneve, deri në fund të vitit duhet ta miratojnë edhe parlamentet e Serbisë, Malit të Zi dhe “RFJ”-së. Përveç Vojvodinës, në atë Kartë… si pjesë e Serbisë llogaritet edhe, siç e kanë quajtur ata, “Kosova e Metohija”.

Në preambulë të Kartës… thuhet: “Duke filluar nga barazia e dy shteteve anëtare, shtetit të Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë, që përfshinë edhe krahinat autonome të Vojvodinës dhe Kosovës e Metohisë, momentalisht nën administrimin ndërkombëtar, në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe në bazë të kushteve kalimtare për rregullimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Malit të Zi, nga 14 marsi 2002, Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë, Parlamenti i Republikës së Malit të Zi dhe Parlamenti Federativ i RFJ-së vendosin për Kartën Kushtetuese të bashkësisë shtetërore Serbi - Mali i Zi”.

Ndërkohë që për miratimin e këtij dokumenti serbo-malazias, liderë të këtyre dy vendeve nuk kanë ngurruar të shprehin kënaqësinë e tyre, kurse nga akterët e bashkësisë ndërkombëtare, miratimin e Kartës… e ka përshëndetur përfaqësuesi i lartë i BE-së, për siguri dhe politikë të jashtme, Havier Solana, i cili qe gjatë kohë, pas përfundimit të luftës në Kosovë, është involvuar në negociatat për rregullimin e statusit të shtetit Serbi-Mali i Zi.

Reagime kafenesh mund të quhen ato që deri tani i kanë bërë politikanët e Kosovës përballë rrezikut që vjen nga kjo Kartë Kushtetuese, ku Kosova llogaritet si pjesë përbërëse e Serbisë dhe Malit të Zi. Po, ashtu përballë kësaj nuk ka reaguar as kryeadministratori i Kosovës Mihajl Shtajner, as presidenti Rugova e as kryeparlamentari Daci. Një reagim fillestar, në ditët e para të zhurmës rreth kësaj karte pati ardhur nga kryeministri Rexhepi, të cilit nga qarqe e media të caktuara iu pat parë për të madhe prononcimi në Bruksel se, në rast se Serbia dhe Mali i Zi e miratojnë një dokument në të cilin Kosova do të konsiderohej si pjesë përbërëse e kësaj krijese shtetërore, “atëherë ne do të detyrohemi ta shpallim pavarësinë”.

Karta Kushtetuese Serbi - Mali i Zi është dokumenti më i fundit në të cilin prejudikohet statuesi i Kosovës dhe në të cilin, atakohet rëndë Rezoluta 1244 dhe vetë vullneti i shqiptarëve për të qenë jashtë serbisë, i shprehur dhe mbrojtur edhe me luftën më të fundit në Kosovës.

-----------------------------
 
B

briiigi

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb]Briiigi, I strongly suggest you to mind your own business and don`t interfere or be sarcastic when I debate with another person,simply if you want to be engaged in the conversation , give an idea or discuss the subject like the others,OK? Kerkoj ndjese qe shkrova ne anglishte, kisha diqka personale me zonjen BRIIIGI.[/qb]
Une mendimin tim me duket se kam dhene, dhe nqse mendimi im perputhet me ate te dikujt tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif ska te keqe ...
Falemderit per keshillen me siper, po marr dhe une lirine te te them ty dicka : Meso te shkruash Shqip nje here, pastaj fillo me Anglisht /pf/images/graemlins/smile.gif
 

marko

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

O Briigo, un thash se ishe zonjushe ti?

Njera ishte Zonje dhe tjetra Zoonjnjushshshe!
(Koncert ne vitin 1936)
 

une_une

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Po nuk ben gj kosovaret tani krahine autonome kane per te ngelur. Cfare flamur thoni ju? Kosovaret e quajne veten kosovar me mire behen me flamur tjeter. Dite pavarsi te bejne diten e clirimit nga Nato. Do e dredhesh pak. Perndryshe perfundojne prape ne Serbi. Mire qe qenka vizionar Rrugova.
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga marko:
[qb]O Don Luan, se e kuptoj qe ke ngel pa shkolle se ta kishte "myll" serbi, po sejshel eshte nje grup ishujsh ne Afriken Lindore.
Meso gjeografine para se te flasesh per gjera te paditura nga ti.
DHe mos fillo me fol serbisht se ajo osh loje me zarar nuk i dihet se ku i del fundi![/qb]
Ishte Marko Polo njeri te cilin e permendte mesuesi i gjeografise ne klase te peste (ja qe as une nuk e di gjeografine),po nuk besoj ta mbash nickun per nder te tij.
Ironia dhe cinizmi nuk kane fund dhe forumi yne nuk ben perjashtime.....
Ti kuptoje gjeografikisht, po Papadopulusin, Sheshelin.... kosovaret e kuptojne ndryshe. Sinqerisht te sygjeroj te shkosh te diskutosh te tema per dashamiret e Zvezdes dhe te lutem mos u lavdero me serbishten tende, ok? E kemi kuptuar se me ke e pi kafene e mengjesit....

TUNG.
 
B

briiigi

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

zonjushe marko /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

marko

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

O Beng, cmu ke qep mu.
Ne vend te merzitesh se ai tjetri po perdor gjuhen serbe ne forumin shqiptar kapesh me mua qe i them mos.
Une nuk po mburrem me gjuhet e mia, se nuk e kam per zakon, po po i them mos, se nuk i dihet se si i del fundi po te flitej serbisht ne kete Forum.
Zvezden e kam pas skuader te zemres ne vitet kur dolen kampion Evrope, dhe nese hapet ndonje teme per te do shkoj e te shkruaj, nderkohe do vazhdoj te merrem me ju "patriotet" te mesoj me shume per patriotizmin nga ju o fanare te nacionalizmit!
 
Top