Re: KJO ESHTE HISTORIA JONE
E marr vesh. Ketu eshte HISTORIA e ISLAMIT. Dmth muslimanet e Shqiperise paskan te njejten Histori me muslimanet e Arabise dhe te Kines. Kurse te krishteret paskan histori te njejte me te krishteret e Argjentines dhe Kongos. Po a eshte historia pjese e fese? Apo feja pjese e historise? A nuk eshte e njejta filozofi e perdorur nga greket per te greqizuar ortodokset shqiptare per qindra vjet? A nuk eshte e njejta filozofi qe perdorej kur cdo musliman shqiptar quhej "turk", cdo ortodoks quhej "grek" dhe cdo katolik "latin". Por mesa duket ka akoma njerez qe NUK u intereson qe te pranojne se KOMBI dhe FEJA jane dy gjera PA lidhje. Dhe ka akoma disa njerez qe nuk jane te afte ta kuptojne qe KOMBI dhe FEJA jane shume te ndryshme.
Megjithate ViNNy vuri dori ne zemer dhe pranoi qe turqit "edhe kane vjedhur ndonjehere". Per vrasje, luftra, kryengritje, shtypje, masakrime, plackitje ne mase jane fantazira. Skenderbeu,Lek Dukagjini,Celo Picari, Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali, Cerciz Topulli,Themistokli Germenji,Mihal Grameno, Ded Gjon Luli, Mic Sokoli, Isa Boletini,Bajram Curri dhe Ismail Qemali e mijera te tjere jane fantazira. Naim Frasheri, Cajupi, Thimi Mitko, Fran Bardhi, De Rada, Naum Veqilharxhi, Petro Nini te gjithe keta qe kane fantaziste dhe agjente te shitur te italiani meqe kane share turqit dhe genjenin per gjasme masakra, luftera etj. Edhe perpjekjet per te hapur shkolla shqipe kane qene genjshtra, se greket dhe turqit gjithmone jane perpjekur jashtezakonisht qe te hapeshin shkollat shqipe.
Nuk eshte aspak faji i turqve qe ne i kemi shume te rralla veprat artistike (qe nga pikturat e librat e deri tek keshtjellat) te periudhes se Rilindjes, Iluminizmit, Romanticizmit etj.
Nuk eshte as faji i turqve qe ne ngelem 100 vjet mbrapa Greqise (se pranadaj jemi kaq te zhvilluar ne krahasim me greket ne se na kane ndihmuar turqit edhe 100 vjet me shume se greket e serbet).
Eshte e cuditshme qe komunizmi nuk triumfoi as ne Kine dhe as ne Angli por ne Rusi dhe ne Shqiperi ku cuditerisht nuk ishte ndermarre asnje reforme anti-feudale (qe te kalohej ne kapitalizem).
Jo. Ne asnje menyre. Sulltani gjithmone e ka patur ne zemer Shqiperine (ashtu sic e kishte Venizellos me vone dhe Ducja ca me vone).
Une nuk jam aq naiv sa te them tani "Hajde t`i biem Turqise". Biles nuk jam aspak kunder marredhenieve shume te mira me turqit. POR qe te mohoj historine dhe te shemb simbolet e vendit tim per hir te nje "vellazerie te sinqerte" me turqit apo me cdo komb tjeter kjo eshte e pamundur (per mua dmth se per ca te tjere eshte teper normale mesa duket).
Tani,Harapi na iluminon duke na thene sesa kryeministra shqiptare paska patur. Ti me permend 14 kryeministra une te permend 14 PERANDORE romake dhe bizantine. Dhe cfare se kane qene shqiptare (ose ilire)? Kjo tregon qe kane punuar per TURQINE (ose per Romen ne rastin e perandoreve). Pra sulltanit kur i interesonte i mbante (kur nuk i interesonte u priste koken apo jo?). Prandaj mos me thuaj te lutem qe jane fryt i "vellazerimit" shqiptaro-turk. Lexo edhe per politikat turke ndaj shqiptareve qe ishte "edhe kulaci edhe kerbaci". (kulaci duhej per te percare se vetem me kerbac nuk dilej sic ja dilnin ne Bullgari psh).
ViNNy thote: "Pse te mos marrim per baze ato qe thone historianet turq te asaj kohe?". Kjo eshte si te gjykosh per Dardanine duke marre per baze "historianet" serbe dhe te gjykosh per Camerine (dhe me tej akoma) duke marre per baze "historianet" e Venizellosit, Zerves dhe Karamanlisit. Kesaj shqip i thone "Vari ujkut melcite ne qafe".