Re: Kerkoj mendim nga Ju!
I quaj vërtet të sinqerta e të vlefëshme këshillat që të janë dhënë sepse deri diku ia kanë mbrritur qëllimit. Kjo deri diku le të kuptohet edhe befasinë që më shkaktoi njohja me mendimin tënd, që nuk është gjë tjetër veç vendimi që ke marrë i shprehur, sipas meje i drejtë, por duke paguar një çmim të tmerrshëm e ardhmja.
Përse?
E para, nga sa kuptoj, ti je treguar tepër, por tepër, egoiste. Ke menduar vetëm për veten tënde dhe aspak për fëmijët, as edhe për jetën bashkshortore që shtrihet përpara, ose që mund të shtrihet përpara.
Egoiste?! Po! Pasi e fal, thua se në rast përsëritjeje ti do të marrësh fëmijët dhe ai s’ka për t’i parë me sy. Çfarë janë fëmijët për ty, një trill i çastit, një monedhë shkëmbimi e barasvlefëshme me lumturinë tënde personale, që ti mund t’i përdorësh për hakmarrje?
Ti mendon se fëmijët do t’i largosh nga babai i tyre, ndodh kjo gjë, ndodh edhe duke u bazuar te ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara. Por mos harro se je ti që gjykon në vend të tyre, je ti që merr vendime në vend të fëmijëve, të cilët duke qënë të vegjël, nuk e kanë këtë mundësi, as si aftësi mendore, as edhe ligjore. Dakort. Më duket nuk ke menduar se një ditë ata do të rriten dhe ish-bashkshorti tënd do të gjejë mundësinë që po atë ditë t’i sqarojë ata. Ke menduar se çdo gjë ka një pse? dhe kjo pse mund të jetë kaq e fortë sa të ndryshojë rrjedhën?
Ku është shkruajtur dhe vulosur, që një bashkshort i keq, është edhe një prind i keq?
Kështuqë, unë do t’i hidhja njëherë sytë edhe te vetja. Ndoshta shkaku je ti.
Me dy fëmijë, do të thotë që kini e pakta pesë vjet martesë. Mjaftueshëm për të pësuar ndryshime, por zakonisht kur njerzit jetojnë me njëri tjetrin, ndryshimet nuk bien në sy, imagjino se çfarë vështirësish ka të kuptosh ndryshimet e vetes, është thuajse e pamundur. Po sikur t’i të kesh humbur diçka që dikur burri e gjente te ty dhe tani jo? Po sikur ajo tjetra të plotësojë pikërisht këtë boshllëk që ti e ke lënë pas dore, pa të keq, ( lindja e dy fëmijëve, dashuria që një nënë ka për ta, shpesh eklipson atë që ka ndaj burrit, (duke pohuar që jini martuar me dashuri) dhe që del sekondare, bie në një plan të dytë) duke e shndëruar jetën në një monotoni?
Në rast se fal, bëje e bindur dhe pa asnjë hije nga mbrapa, madje pa asnjë kusht, përndryshe as ti, ai, as edhe jeta tuaj nuk do të shpëtojë nga hija e rëndë që do t’ju mbulojë gjithë vazhdimësinë. Nuk do të shpëtoni nga kthetrat e një ngjarjeje e cila mund të jetë vetëm një rastësi e parëndësishme, por që duke u mbivlerësuar – ngjarja dhe egozimi – të gëzojnë një rëndësi që nuk u përket. Ndaj edhe thashë që çmimin e paguan e ardhmja. Në çdo sherr, sado i vogël ekziston rreziku që ta përdorësh si armë, me përgjimin tënd, mund t’i krijosh pasiguri, e cila mund të shprehet gjithkund, aq sa një ditë ai mund ta konsiderojë vazhdimësinë si një sakrificë që po i kushton jetën. Stop! Në këtë pikë mund të jetë ai që të kërkojë ndarjen.
Fal dhe fal me gjithçka, pa asnjë kusht, nëmos zgjidh të kundërtën.