Kerkoj mendim nga Ju!

S

Scorpion

Guest
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Besimi i humbur zor se kthehet me. Ditet, muajt, vitet ne vazhdim, do jene shtyje ta shtyjme, me dyshime e hije se mund te perseritet e njejta gje serish... Po do mbijetosh...
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

jam shume dakort me ty scorpion, se nuk ju pelqeu ideja ime ju, mu hodhet te gjithe ne fyt...
 

almush

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Lulbardh kete nuk e kam pritur qe do me thoje....nejse eshte mendimi yt ai...me siguri qe nuk me beson, por me vjen keq shume qe ke kete mendim dhe askujt nuk ia deshiroj kete!!!!!

Une kerkoj thjesht nje mendim nga te tjeret dhe sa per te luajtur s'e kam mendjen,
pershendetje
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: atman</div><div class="ubbcode-body">I quaj vërtet të sinqerta e të vlefëshme këshillat që të janë dhënë sepse deri diku ia kanë mbrritur qëllimit. Kjo deri diku le të kuptohet edhe befasinë që më shkaktoi njohja me mendimin tënd, që nuk është gjë tjetër veç vendimi që ke marrë i shprehur, sipas meje i drejtë, por duke paguar një çmim të tmerrshëm e ardhmja.
Përse?
E para, nga sa kuptoj, ti je treguar tepër, por tepër, egoiste. Ke menduar vetëm për veten tënde dhe aspak për fëmijët, as edhe për jetën bashkshortore që shtrihet përpara, ose që mund të shtrihet përpara.
Egoiste?! Po! Pasi e fal, thua se në rast përsëritjeje ti do të marrësh fëmijët dhe ai s’ka për t’i parë me sy. Çfarë janë fëmijët për ty, një trill i çastit, një monedhë shkëmbimi e barasvlefëshme me lumturinë tënde personale, që ti mund t’i përdorësh për hakmarrje?
Ti mendon se fëmijët do t’i largosh nga babai i tyre, ndodh kjo gjë, ndodh edhe duke u bazuar te ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara. Por mos harro se je ti që gjykon në vend të tyre, je ti që merr vendime në vend të fëmijëve, të cilët duke qënë të vegjël, nuk e kanë këtë mundësi, as si aftësi mendore, as edhe ligjore. Dakort. Më duket nuk ke menduar se një ditë ata do të rriten dhe ish-bashkshorti tënd do të gjejë mundësinë që po atë ditë t’i sqarojë ata. Ke menduar se çdo gjë ka një pse? dhe kjo pse mund të jetë kaq e fortë sa të ndryshojë rrjedhën?
Ku është shkruajtur dhe vulosur, që një bashkshort i keq, është edhe një prind i keq?
Kështuqë, unë do t’i hidhja njëherë sytë edhe te vetja. Ndoshta shkaku je ti.
Me dy fëmijë, do të thotë që kini e pakta pesë vjet martesë. Mjaftueshëm për të pësuar ndryshime, por zakonisht kur njerzit jetojnë me njëri tjetrin, ndryshimet nuk bien në sy, imagjino se çfarë vështirësish ka të kuptosh ndryshimet e vetes, është thuajse e pamundur. Po sikur t’i të kesh humbur diçka që dikur burri e gjente te ty dhe tani jo? Po sikur ajo tjetra të plotësojë pikërisht këtë boshllëk që ti e ke lënë pas dore, pa të keq, ( lindja e dy fëmijëve, dashuria që një nënë ka për ta, shpesh eklipson atë që ka ndaj burrit, (duke pohuar që jini martuar me dashuri) dhe që del sekondare, bie në një plan të dytë) duke e shndëruar jetën në një monotoni?
Në rast se fal, bëje e bindur dhe pa asnjë hije nga mbrapa, madje pa asnjë kusht, përndryshe as ti, ai, as edhe jeta tuaj nuk do të shpëtojë nga hija e rëndë që do t’ju mbulojë gjithë vazhdimësinë. Nuk do të shpëtoni nga kthetrat e një ngjarjeje e cila mund të jetë vetëm një rastësi e parëndësishme, por që duke u mbivlerësuar – ngjarja dhe egozimi – të gëzojnë një rëndësi që nuk u përket. Ndaj edhe thashë që çmimin e paguan e ardhmja. Në çdo sherr, sado i vogël ekziston rreziku që ta përdorësh si armë, me përgjimin tënd, mund t’i krijosh pasiguri, e cila mund të shprehet gjithkund, aq sa një ditë ai mund ta konsiderojë vazhdimësinë si një sakrificë që po i kushton jetën. Stop! Në këtë pikë mund të jetë ai që të kërkojë ndarjen.
Fal dhe fal me gjithçka, pa asnjë kusht, nëmos zgjidh të kundërtën.
</div></div>


do nje çifte ti biesh? na bjeri....

njerzit nuk jane lodra me te cilet mund te luash njefare kohe, dhe kur lotres ti iki shkelqimi, te kalosh ne nje loder tjeter dhe ta hedhesh....

pse kjo duhet ti bej analize te thelle vetes nderkohe qe bashkshorti pasi shkon **** nje tjeter vjen e i futet ne krevat papiken e turpit....

pse duhet te tregohet kjo me pak egoiste se sa zoteria qe mesa duket mendon shume me shume per 5min qejf sesa per familjen qe po shkaterron.

e pse duhet te tregohet kjo me shume e ndergjegjeshme per familjen kur zoteria ka probleme me zinxhirin e pantallonave dhe nuk e mban dot mbyllur.

E nderkohe qe kjo e pret ate ne shtepi ai eshte duke i dhene liri vetvetes te bej çte doje, duke shkelur dhe mos rrespektuar ate qe eshte nena e femijeve te tija, ajo qe e lan dhe shplan, personi te cilit ai i futet ne krevat cdo nate....

dhe ti vjen dhe i ben moral kesaj....e ke thjeshte per shpirt kundershtimi me duket....se sndryshe ska prapanice te rije.


Me duket e habiteshme qe asnjeri nuk mer parasysh egon dhe krenarin e nje femre te thyer....eshte mese normale qe i ben shantazh me ane te femijeve...e pse mos tja bej? mos ndoshta ai nuk e meritoi? ...sigurisht qe po, biles akoma me shume...dhe nese e riben, atehere meriton nje diskretitim total.

Baba qe tradheton nenen e femijeve tregon po aq mungese rrespekti per femren, per femijet e per familjen, e çfare shembulli mund te jete ai per femijet e tija?


tung i here
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

E dashur, moralisteve si puna tende per fat te mire po u bie vlera.
Flet per çifte, provoje? Vetem kujdes se, nese nuk godet shenjen te kthehet mbi koke dhe shumefish madje.
Cfare kuptohet nga sa ke shkruajtur? Qe t'i je nje femer e cila nuk mund te gjykoje per shkak te histerizmit keshtuqe e ke fare te thjeshte, ne emer te po ketij histerizmi ti rekomandosh tjetres t'i bjere me shkelm familjes, per te cilen pergjerohesh dhe sperdridhesh kaq shume ti. Nuk eshte familja tende, nuk jane femijet e tu, nuk eshte jeta tende!
I vdekuri ne shtepine e tjetrit duket sikur fle, thote nje fjale e urte dhe kjo duhet te ta mbyllte paksa gojen, por me sa shoh e paske si nje qafe çorapeje pa llastike.
Je hedhur ti kunder mendimit tim dhe jo une kunder mendimit te ndonjerit ketu. Madje qe ne fillim thashe se i vleresoj keshillat te cilat, me ndonje perjashtim, te gjitha rekomandonin te falnin. I vetmi ndryshim i mendimeve te mija eshte se duhet ta jete falje pa kushte. Por ti duke u nisur nga njelloj morali fallco, i thua hapur tjetres te ndahet.

Po, jam i bindur se duhet kerkuar edhe te vetja shkaku i nje ngjarjeje te tille. Ndodh shpesh qe partneri ta lere pas dore partnerin dhe kjo eshte nje faze e rrezikeshme e cila ndeshkon.
Ti nuk i kupton keto gjera per shkak te materies gri qe e ke te manget, per shkak te kultures qe le per te deshiruar, kushtezon nivelin mbi te cilin ngrihet arsyetimi tend(deshmi menyra si shkruan).

Je pikerisht ti nga ato qe jeten e trajton si nje loder.
Ne shkrimin tim eshte fare e kthjellet se po fale, duhet bere me vetedije, pa e permendur gabimin, duke e hedhur mbrapa kraheve, perndryshe zgjidh rrugen tjeter. Madje do te thosha se do te qe nje hap jashtezakonisht i vleresuar nese Alma gjen kurajon dhe i kerkon pse-ne bashkshortit, aty do te zbuloje ate qe krijoi situaten, shkakun e vertete. Por nuk jane femra si ty pink, ti dhe kush te ndjek, nuk kini guxim te bejne nje "pse" te tille sepse mund te zbulojne inferioritetin e tyre, mediokritetin, perballe tjetres, ja perse. "Cfare te dha ajo qe s'ta jap une?" Ja sfinksi - enigma qe duhet perballuar me kuraje.
Cfare shkruajta une, eshte e qarte per nje nivel me te larte nga niveli tend. Aspak hipokrizi apo shitje pordhesh qe dalin shpejt e shpejt nga "fabrike bythesh" te mbuluara me nje shirit tangash.
Fale dhe kujtoja sa here qe te mundesh. Kete rekomandon ti. Vjen nje dite qe, sikunder thoshim ne dikur, "te bej naften"- (te bej mutin). Nuk mund te sakrifikoj jeten per hir te nje gabimi te cilin nuk le rast pa e permendur dhe qe e perdor per te me tuteluar. Askush nuk pranon te kaloje jeten nen presion.
Por per ty, duhen nxjerre kartonat, njehere i verdhi dhe gjithe nderkohen rri me frike se ndoshta nderhyn gabim dhe fap i kuqi. Uroj qe ky mentalitet te te nxjerre ne anen tjeter te rrjedhes. Por, mos u tall me jeten e tjetres.
Shite moral ne kurrizin tend, jo te te tjetreve.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

ahhahahha /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
ti ke ca pbme me duket...un po flas per temen ti vjen e me flet per mua....
un ste akuzova ty per gje, qe na u eksitove si macja kur shef miun....
as me njef e as te njof...kshu qe, nese mendon se per cdo cop shkrimi qe do shkruash te gjith duhet te te thon amen, je larg realitetit.

qe seicili e di vete hallin e vete dhe familjen e vete, ketu sna the ndonje te pathene e te padegjuar ndonjehere, kete e dime te gjithe.

dhe duket sa i thelle je ti ne analizat e tua qe kur thua qe nje femer duhet te filloj te mendoj : Cfare te dha ajo qe s'ta jap une.
eshte kaq e veshtire te mendosh qe shpesh njerzit bejne gjera pa arsyje, ose thjeshte sepse ju dha rasti?
Ne rastin konkret nese vertete ai do kishte arsyje, ne nje menyre apo nje tjeter, ne nje moment apo nje tjeter do ja kishte thene.


çudi qe e mban veten per me superjor ... se ske vertete arsyje...ty te mungon si fillim komunikimi normal me njerzit...kjo eshte baza, pastaj permbaj frustrimin se sta ka njeri per borxh plako.

Moralistja te pershendet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

te dy e keni gabim se te dy e paragjykoni vendimin e saj...ju keni te drejte te jepni vetem keshilla...duke pare gjene e ndodhur ashtu siç e mendoni ju me mire...ne asnje menyre nuk keni te drejte te paragjykoni veprimin e Almushit...asnjeri me shume se ajo nuk e di se sa e do te shoqin, apo sa i do femijet...pune e saj...une i uroj gjithe te mirat...vendimi qe ka marre eshte me i miri per te...

edhe sa per deklaratat ndaj te shoqit, s'ka asgje te keqe te kercenosh nje burre qe te ka ik nga krevati...une do ti kisha thene "mora vesh here tjeter, ta preva me duart e mija..." /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

E po duhet ta bosh ta nxjerri i her /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

Pinko, ja ke fut kot ksaj radhe. M'fal që po ta them.

Për temën i kom thon ça kom pas me thon e për më tepër jom dakort me atman (si rrallë ndonjëherë).
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

ah non!!! nuk jam dakort me Atman hiç fare! si rralle ndonjehere...

Kondre kam pershtypjen se...se ...ehhh? ke parasysh?....ohhh l'amour quand tu nous tien /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Shprehu e dashur. Mos i le mendimet përgjys se lindin keqkuptime. Dhe ti e di se ku çojnë keqkuptimet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Pa chit-chat dhe nqs vazhdohet me hidh e prit e replika pa lidhje me temen, do te mbyllet...
 

AMANI

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Almush, ne rradhe te pare me vjen shume keq per cfare te ka ndodhur. Ti tashme thua qe e ke falur, por me shume duket sikur thjesht e ke PRANUAR cfare ai ka bere dhe se besoj se e ke falur akoma. Duhet me shume kohe besoj qe te kaloni kete faze te keqe. Pastaj ai nuk duket shume i penduar, e vetmja gje qe nje njeri i tille mund te jete i penduar eshte qe eshte kapur ‘mat’.

Sido qe te jete, kjo eshte zgjedhja jote dhe eshte me e drejte per ty, askush nuk te gjykon apo ka te drejte te te gjykoje. Ne thjesht japim mendimin se si do ishte me e mira, por kurre nuk do te mund ta dinim se si do silleshim po te ishim ne vendin tend.

E vleresoj postimin e pare te Atmanit, por do thosha qe ajo do ishte gjeja me ideale, dhe ne –grate nuk jemi perfekte, dhe as ju nuk jeni, -keshtu qe mos e kerkoni perfektesine ne jete. Nese ke nevoje te qash e dashur, qaj, tregohu sa te duash egoiste dhe mos te te vije keq sepse e meriton. Por asnjehere ne kurriz te femijeve, do thosha. Sepse e kam pare dhe me pare ku nena ka marre femijet e ka ikur ne keshtu rasti, dhe femijet tashme te rritur as nuk e njohin te atin e tyre, dhe kjo do ishte me te vertete fatkeqesi. Ata kur te rriten do ta gjykojne vete babain e tyre.

Dhe se fundmi, nese ai eshte me te vertete i penduar, te puthi rrugen ku ecen ti, -atmanit do ti iku truri me ket shprehje, por keshtu eshte. Dhe nese nuk eshte KAQ i penduar nuk ja vlen te rrish me te sepse 1. ai ka shume mundesi ta perserisi prape, dhe 2. Ti meriton kaq shume me mire se ai. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Çfarë është kaq tragjike tek "tradhtia bashkëshortore" që nuk mund të falet? Seksi është seks dhe nuk dëmton aspak çiftin por dëmton egon e partnerit të tradhtuar. Dhe kjo vjen nga fakti se ne jemi rritur me idenë që në martesë të dy duhet të jenë besnikë etj., etj. Këto faktikisht kanë lindur nga ndjenja e posesivitetit të njeriut, qoftë mashkullit po ashtu edhe femrës. Dhe si gjithmonë në raste të tilla, në vend që të ndëshkohet posesiviteti (si burim i vërtetë i problemit) ndëshkohet qefi dhe kështu arrijme në fetë e famshme sipas të cilave është mëkat po të bësh seks edhe me bashkëshortin/en tënd/e. Pra gjithmonë është gabuar në parandalimin e gjërave dhe njeriu gjithmonë e më shumë është ndrydhur nga shoqëria me pasoja të cilat i dimë sot.

Nuk po dal kundër familjes por jam kundër tabuve shoqërorë të cilët më shumë prishin punë se sa ndreqin.
 

Guest
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: almush</div><div class="ubbcode-body">

Une kerkoj thjesht nje mendim nga te tjeret dhe sa per te luajtur s'e kam mendjen,
pershendetje </div></div>

Mbaje ose ndaje. Rruge te mesme s´ka.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

midis Amani dhe Atmani...ka ngelur vetem dermani! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

rierdhem tek tradhetia bashkshortore...qe ti bi shkurt...ai qe tradheton duhet te jete shume i zoti dhe tmerresisht i kujdesshem...ai qe eshte pak kerriç...ai shkaterron jeten e vet dhe te gruas dhe te femijeve...nderkohe qe ka me 100-ra, mijera çifte ku njeri nga bashkeshortet ka nje relacion jashte çifti...do preferoje kete te fundit...qe te ikte dhe mos merrja vesh gje...sesa ta nxirrja jashte...kush rri kerkon nje tjeter nga e para!
 

AMANI

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

‘Ti’ duhet ta nxjerresh jashte, jo qe ta zevendesosh me nje tjeter, por per faktin se nuk ia vlen te harxhosh jeten me nje njeri qe te tradhton! Me mire te jesh e ndare se sa te jetosh nje genjeshter! Me pas, nese gjen partnerin “perfekt”, eshte thjesht bonus dhe prite me krahe hapur. <span style="color: #FF6666">[kjo nuk eshte per almushin]</span>

Sa per “tabu shoqerore”, ditet e sotme eshte bere me normale te degjosh raste te tilla se sa te kundertat, dhe nuk na ben me pershtypje, qe eshte per te ardhur keq. Nuk denohet me nga shoqeria, farefisi, familja etj etj. Prandaj eshte bere edhe me e pranueshme.

Ti Kondre, me duket se qeke pro ‘open relationships’, kemi shume pamje te ndryshme per jeten, nuk ja vlen te nisim te debatojme se kam frike se dalim komplet jashte nga tema.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Përkundrazi Aman. Si natyrë jam shumë posesiv dhe nuk do e kaloja kollaj sikur të më ndodhte mua. Por, duke qenë në gjendje të mendoj kthjellët (jo se ti apo të tjerë nuk e mendoni kthjellët pasi kjo është subjektive) e di që në një moment të caktuar do e gëlltisja "tradhtinë" sidomos sikur të bëhej fjalë vetëm për seks. Edhe unë në Shqipëri jam rritur.
 

abs

nuk e di...
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

...pyetje per Almushin:

- ja deshiron vdekjen atij?
- si do ndjeheshe sikur te kishte shkuar me motren tende,e ajo te presi femije nga ai?
- cfare do beje sot nese rroga jote mujore do te ishte rreth 5 mije euro ne muaj?
 

mozarti

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Almush, kjo qe te ka ndodhur ty, eshte dicka tashme normale, ne nje kohe tranzicioni, dhe ne nje kohe jo shume te kristalizuar ne familjet shqiptare, dhe jo vetem ketu. Per ty besoj eshte e veshtire qe te suportosh kete situate. Mendoj qe per hir te femijve, apo punes, mund ta suportosh, dhe pse eshte nje gje qe nuk doe harosh dot.
ver ne balance nese e ndan ate, cfare fiton dhe nese nuk e ndan.
Por ndoshta ne fund te fundit ndjenja peshon me shume, dhe mund ti hedhesh te gjitha pertoke per hir te tradhtise qe ai i beri dashurise tende.
 

AMANI

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Edhe cfare pastaj se eshte bere normale? Kesaj njehere i ka ndodhur, dhe vetem se komshija e saj ishte aq e dobet sa ta kete pranuar dicka te tille, s’do te thote qe edhe kjo te beje te njejten gje.

Mjaft me keto blackmail-e prej vjehre te keqe, per hir te femijeve, per hir te botes. Cfare do te hedhi pertoke kjo?????

Nje njeri i forte dhe i drejte, do te jete i tille si i martuar, si i pamartuar. Grate nuk kane nevoje per burre te mbajne koken larte, e sidomos – jo, nje burre tradhetar.

Nje burre i pandershem, nuk e meriton nje grua te ndershme!

Cfare do ti mesoje femijeve kjo, po te rrije me nje burre te tille? Qe eshte OK, qe edhe ju te beni te njejten gje kur te rriteni????!!! Perse te vuaj kjo? Nje jete ka dhe ka te drejte ta jetoj ashtu sic do, pa luajtur dhe pa e kontrolluar i biri i botes sikur te jete prona e tij. E vetmja arsye qe nje femer e ndershme te rrije me nje burre qe tradhton, eshte vetem per shkak te kushteve ekonomike, nese nuk ka se ku te shkoj dhe kujt ti perplaset.

Me falni per entuziazmin, por eshte me te vertete per te ardhur keq, kur e shikon se ne cfare shkalle ka arritur ky fenomen. Vetem mua me vijne ne mendje 3-4 raste te tilla, qe jane skandaloze fare, skandaloze fare –po e perseris dhe nje here. Nuk dua t’iu jap detajet ketu se nuk eshte nevoja, jam e sigurt qe edhe ju njihni shume raste te tilla. Dhe ato gra qe e kane kaluar dicka te tille jane me te vertete heroina, shyqyr qe nuk kane shkuar deri ne ate pike sa te vrasin edhe veten [se edhe kjo eshte bere normale ne Shqiperi tani. Ta pranojme edhe kete? Apo ta luftojme?..]

Dhe te gjitha keto per fajin e atij qe s’mundi te kontrolloj dot epshet e tija, qe ishte komplet i papergjegjshem per te thene me te pakten, -kalama-burre! Ku eshte drejtesia ketu, qe ja drejtoni pyetjet kesaj?????

Me thuaj more Mozart, [dhe ju te tjere qe e mendoni si ai], do ja jepnit te njejten keshille vajzes apo motres tuaj po te ishte ne keshtu lloj rasti????
 
Top