Re: Kerkoj mendim nga Ju!
Kur Romolo e Remo, sipas legjendës, filluan të ndërtojnë muret e qytetit, Romolo shënoi një kufi dhe tha se do ta vrasë këdo që do ta kapërcejë. Remo e shkeli dhe Romolo e mbajti fjalën, e vrau. Në njëfarë mënyre kemi përplasje midis asaj që quhet legjitime (etika dhe rregullat e saj përfshi veçanërisht moralin edhe pse të vendosura në mënyrë arbitrare, dmth për të kënaqur shijet, egon apo interesat e dikujt) dhe asaj që quhet trasgresion, (shkelje e këtyre rregullave, veçanërisht ato që përbëjnë moralin). Sa është natyrale kjo gjë, mbetet të diskutohet, sepse tek e fundit morali është mori rregullash që diktojnë standartet e mënyrës së jetesës, pjesë e të cilave është qëndrimi burrë – grua dhe në kahun e anasjelltë.
* * *
Në shkrimin e parë, u mundova t’ju kthjelloj disi idetë, por me sa kuptoj nuk ndodhi, nuk mund të ndodhë, sepse është shumë vështirë të njohësh fajin ose atë pjesë të fajit që bie mbi vete. Tashmë ka ardhur koha që të përballeni me një mendim tjetër që është më i vërtetë, shumë madje se morali që shitet, apo shërbehet falas. Përvoja tregon se femrat e shëmtuara, në përgjithësi janë moraliste të detyruara nga shëmtia, e cila i mënjanon vetiu nga tërheqja e vemendjes. Kërcen prifti nga belaja, i thonë ndryshe. Jam e nderëshme sepse nuk kam mundësi tjetër.
Përjashto rastet e homoseksualizmit të ndërsjelltë pra si te femrat e te meshkujt, dihet se femrat – gratë, shkojnë me meshkujt – burrat. A e kini menduar se jini sërish shkaktare për arsyen më të thjeshtë se e dëshironi ju para se ta dëshirojë mashkulli, i cili është gjithmonë më i frenuar dhe që lëshohet pa frena ose shkopsitet vetëm i ngacmuar prej femrës?
Në shkallën e parë të një pallati, burrat shkojnë me gratë e shkallës së dytë. Gratë e shkallës së parë janë të tradhëtuara (edhe pse Abs ka thënë më drejtë se fjala tradhëti është tepër e madhe, sepse duhet përdorur në ekuivalencën e një fjale po aq të madhe – dashuri. Në rastin në fjalë ne nuk dimë sa ekziston), pra, gratë e shkallës së parë janë të tradhëtuara nga këta burra të poshtër, maskarenj, që s’mendojnë, por për pesë minuta, shkatërrojnë çdo gjë.
Idem. Burrat e shkallës së dytë janë të tradhëtuar, nga këto gra, putana, kurva që i hapin shalët me po atë lehtësi që hapin çantën kur nxjerrin të kuqin e buzëve, etj etj.
Cila është situata? Po të flasim me përqindje, atëhere themi se, sa përqind burra shkojnë me gra të tjera, aq edhe gra shkojnë me burra të tjerë. Në këtë rast nuk ka vend për akuzë ndaj burrave.
Pyetja që vijon është disi më e ndërlikuar për ju femra:
- Po sikur të mos dëshironi t’i hapni shalët, a do të tradhëtojnë meshkujt partneret e tyre?
Burri i Almushit gjeti një femër që dëshironte të bënte atë që bënë sëbashku. Në të gjitha rastet kemi çift, por njëri brenda moralit dhe tjetri trasgresionist. Aktorët janë po ata.
Rastet e përdhunimit janë jashtë teme këtu.
* * *
Jam dakort me Lubardhin kur thotë se Almushi tall menderen me ne. Lubardhi me intuitë ka kuptuar se kjo është një temë e hapur thjesht për diskutim. Në fakt asgjë e keqe.
Ndërsa unë po e shikoj nga një kënd disi më ndryshe. Sikur Almushi ta kishte ndarë, a do ta kishte hapur temën? Jo. Në fakt nuk e ndau, madje e fali, por nuk është e sigurt sa veproi mirë dhe kështu hapi një temë për të dëgjuar ç’thonë të tjerët për një vendim që e ka marrë prej kohësh. (motivet e faljes mbeten të njohura vetëm për Almushin dhe nuk duhet t’i dimë).Veprimi i saj, ka për qëllim të jetë në paqe me vetveten, pra është një veprim ngushëllues – edhe kjo tepër njerëzore. Kështuqë, këshillat e kundërta, ato të çiftes etj, apo si shfryrja e Aman –it apo Amanes, janë pa vlerë.
* * *
Meqënëse, sipas teorisë së Amanit që po tregohet tepër e zellëshme këtu, pra, meqënëse gratë e nderëshme kanë nevojë për burra të ndershëm(kjo vlen edhe për të kundërtën), më thuaj si do të zgjidhet ky hall, sepse askush nuk e ka të vulosur në ballë, që të mos ngatërrohen më njerzit, që gruaja e nderëshme të martohet me burrin e ndershëm e që burri i ndershëm të martohet me gruan e nderëshme? Lexojmë ftesat dhe vendosim të shkojmë apo jo në dasëm: “I ndershëmi burrë, ju fton të ...ëëë...në martesën me të nderëshmen grua...” E panderëshmja grua...ëëë... me të panderëshmin burë...ëëë!
Çfarë do t’u mësojë fëmijëve? Sipas teje çfarë? Që t’u thotë se babai i tyre është i poshtër, tradhëtar? Marrëzira, sikurse edhe mendimi tjetër që pranon të rrijë me burrin po qe se ky i garanton jetën. Ky po, që ofendon femrën më shumë se çdo gjë tjetër. Sepse “unë” duke e ditur këtë epërsi kam dorë të lirë të bëj ç’të dua. Atëhere jeta do të jetë e paduruar sepse pranon de fakto që burri të shkojë me të tjerat.
Akoma nuk e zbrazët veten nga budallallëqet?