Kerkoj mendim nga Ju!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Oj Police, ti a je me grat apo kundër grave?

Masnej, lexo ma mir se mundet që t'kesh kap veç bishtin e muhabetit.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Reagimet e njerezve ndaj tradhetise jane te ndryshme: dikush e pranon me idene se tek meshkujt tradhetia eshte e falshme, dikush sepse eshte falur dikur, dikush me shpresen e hakmarrjes, dikush per shkak te femijeve dikush per arsye te tjera.

Pranimi nuk eshte i lehte ne kushtet kur ti vazhdon te mendosh per “ate tjetren” prane tij. Konfuzioni i ndjenjave; urrejtja, dashuria, frika, pasiguria, deshira për hakmarrje mund te pengojne qe ti shohesh gjerat qarte. Jepi kohes vetes dhe perpiqu te gjesh pergjigjen tek ajo qe ti ndjen për partnerin tend.

Per mua eshte e pafalshme diçka e tille, edhe pse njeriun mund ta duash me gjithe shpirt, njeriu qe tradheton, eshte nje njeri i dobet...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: policia</div><div class="ubbcode-body">epo pike e zeze, burri te tradheton dhe ju i kerkoni gruas arsye pse i do qejfi atij te shkoj me lloj lloj femrash qe nuk kane respekt per familjen e tjetrit, e po pastaj po ta kete pasur fajin femra ne nje marredhenie ? do perligjim tani tradhetite e meshkujve?
keshilla ime; tradhetoje me shokun e tij me te ngushte dhe tregoja bashkeshortit kete gje te papritur dhe kalimtare qe te ndodhi dhe qe kurre nuk do perseritet me...
dhe lerja ne dore burrit te vendosi per divorcin apo jo, </div></div>


Kjo quhet thjesht hakmarrje e verbuar nga xhelozia! Per mua eshte veprimi me kot qe mund te bej dikush, te themi per te demtuar tjetrin...eshte gjeja me primitive dhe pa zgjidhje! Nuk zgjidh asgje perveçse plagos tjetrin njesoj siç ka bere ai me pare! nejse njereizt jane te lire te bejne si te duan!

PS Scorpion...ti je pjekur shume...se di ça te ka ndodh...por me pelqejne mendimet e tua... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

Kondra...boll bone sikur je tu ja dredh gruse sepse edhe vetem mendimi apo deshira per te shkuar me dike tjeter edhe pa kryer aktin, per mu quhet tradheti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif keto jane sepse me pelqen ideja qe mund t'ja dredhesh me mu
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Kondrapedali</div><div class="ubbcode-body">Oj Police, ti a je me grat apo kundër grave?

Masnej, lexo ma mir se mundet që t'kesh kap veç bishtin e muhabetit. </div></div>
o kondre une jam me ate qe nuk ka faj, me ate qe eshte lenduar dhe po vuan...
se kush ia ka kap bishtin muhabetit ajo vlen per tu pare...
burri e ka tradhetuar per qejf te vet dhe kushedi sa kohe ka me kete lidhje (se per mua ai eshte komplet genjeshtar kur thote "kalimtare") dhe ju diskutoni, hajde tani te gjejme shkaqet qe e coi kete burre te tradhetonte...
e zeme se i gjeten ato shkaqet, e per cfare sherbejne ato, kur jemi perpara nje fakti kaq te shemtuar...
po gruaja cfare duhet te beje kur sheh qe burri i saj ka ndryshuar kundrejt saj (te pakten sic thote hapsja e temes), apo ajo duhet te perpiqet ta kuptoje burrin, ti qendroje prane, ta toleroje, edhe ne rast se ai e tradheton ajo duhet te kuptoje qe behet fjale vetem per seks, dhe kurresesi per ndjenja...
te pakten le te jemi dakort ne nje pike, qe gruaja mban peshen me te madhe te nje familjeje, flas per shumicen e grave dhe sidomos ne shqiperi, gruaja gatuan, lan, shplan, merret me femijen, kujdeset per rrobat dhe lookun e burrit, merret me pazarin etj, etj... mos te flas edhe per strese te tjera si vjerra, kunata...
dhe si perfundim mbas gjithe kesaj lodhje te perditshme gruaja sheh ne makinen e burrit, burrin me nje femer tjeter...
une nuk e di se cfare ka bere ajo ne ato momente, se besoj eshte tjeter me te thene e tjeter me te pare...
nuk e di se cfare justifikimi mund te kete ai burre qe ia vlen te diskutosh me tej...
dhe sipas disave ketu, duhet marre burri per dore, duhet ulur ne tavoline dhe me qetesine me te madhe duhet te diskutojne, dhe duhet te gjejne shkaqet se pse burri beri kete veprim...
po per ndjenjat e kesaj gruaje nuk duhet te mendoje njeri, per zhgenjimin per mllefin qe po i ze fytin...
dhe ne gjithe kete histori eshte prape gruaja qe duhet te mendoje per familjen dhe per martesen, ta prishi apo jo, kur burri jo vetem qe e ka prishur, por ka fytyre te thote qe eshte "kalimtare", a thua se gjerat kalimtare duhet te jene patjeter te falshme...
une nuk mund ti jap asnje keshille kesaj gruaje, thjesht me vjen shume keq per rastin e saj...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Ti qeke nga ato që tya rraska n'plum ballit mi.

Po jo mi goc se nuk veprohet me i t'dhonme truni ne kjo hapsja e temës ka bo shum mir që kërko menim. Gabimi më i trashë do ishte që të ndahej me burrin duke u bazuar tek ndjenjat e momentit. Dhe kjo, pasi nuk arrin të jesh i/e qartë mbi këto ndjenja. Duhet lënë kohë për këto ndjenja të qetësohen e nëse më pas vazhdon të mendosh se nuk mund të falësh atëherë ndaje. Por nëse mendon se mund të falësh, se ka arsye të tjera për të cilat ja vlen të vazhdosh të qëndrosh me të njëjtin person, atëherë duhet të gjesh arsyet se përse ndodhi tradhtia. Dhe jam duke përsëritur veten për të sqaruar ty se këto gjëra i kam thënë që tek shkrimi i parë.

Dhe mos të rëntë të jesh në një situatë të tillë pasi mendoj se të gjitha ato që ke shkruar më lart nuk do kenë asnjë lloj vlere.
 

tola77

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

He sa pyetje e veshtire kjo!!!!! Tani nqs ky burri e trajton mire gruan, nuk i le ti mungoje asgje dhe ne jeten intime, eshte prind i mire, por ka nje lidhje tjeter jshte martese................ nuk do te doja te isha ne vendin e saj pasi nuk do dija cte beja, ndoshta e do dhe dashuria i verbon syte, e sa gra ka qe hane dru nga mengjesi ne darke nga burat e tyre dhe perseri nuk ndahen , perkundrazi bejne dhe femije me ata, pa i dashur aspak.
 

abs

nuk e di...
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

hmmmm, kojshijes teme i kishte than ai:
- " my girlfriend asht' shtatzane", naaaa vesht un' /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
- ajo i kishte kthy pergj: super! fmite jane te amel. Urime qe po bahesh bab /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif
ai:- ti s'me dashke hiq moj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/angry1.gif

hmmmm, truni nje kokerr misri asht'-thojne, kushedi nga rrotullohet ne ato momente /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/bier.gif
ransi ka qe shumica ktu, s'kan ba pervoja te tilla /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/Eliterate.gif
 

almush

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Ju falemderit per pergjigjet qe keni dhene deri tani, ndoshta pak me lehtesoni shpirtin qe me dhemb aq shume;

S'diiiiiiiiiii,........jam bere shum nervoz dhe shume e ndieshme, ............................
 

Ad

Nev
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Almush, cke nderment te besh? Une jam shume tolerante kshu si tip n'pergjithsi( t'pakten kshu mduket vetja mua /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif) por kur shikoj qe tjetri ben gomarlliqe jo ndjenja qe sme zbusin me moj po sikur gjithe bota te varet prej tij une s'do e detyroja veten per asnje kompromis.

Thuj trurit jo dhe ke per te pare qe me pak vullnet ja del mban ne nje kohe shume te shkurter.Qe te funksionoj duhet te duash vertet ama jo nje here jo e pese here po /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif!

mdgjo mu se m'del llafi shpesh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif
 

almush

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Per cka t'i them trurit jo, se nuk te kuptova mire....dicka nuk me funksionon as koka kohen e fundit....

ri e ri dhe vec me vjen ne mendje kjo gje, ja nis e qaj, me vjen keq, fshihem nga femijet (i kam 2 cika) dhe tash as vetvetes nuk i besoj......e kam biseduar, e diskutova dhe me burin, ai me kerkoi falje dhe po thot qe me nuk do ta perseris, nese ia fal une. Veprimi im do te jete vec per hir te femijeve, se me dhimsen shume dhe nuk deshiroj te perjetojne dicka te keqe ne jeten e tyre, nuk e meritojne as ata as une...

prandaj me han ndergjegja PSE?, PSE?
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Kondrapedali</div><div class="ubbcode-body">Ti qeke nga ato që tya rraska n'plum ballit mi.

Po jo mi goc se nuk veprohet me i t'dhonme truni ne kjo hapsja e temës ka bo shum mir që kërko menim. Gabimi më i trashë do ishte që të ndahej me burrin duke u bazuar tek ndjenjat e momentit. Dhe kjo, pasi nuk arrin të jesh i/e qartë mbi këto ndjenja. Duhet lënë kohë për këto ndjenja të qetësohen e nëse më pas vazhdon të mendosh se nuk mund të falësh atëherë ndaje. Por nëse mendon se mund të falësh, se ka arsye të tjera për të cilat ja vlen të vazhdosh të qëndrosh me të njëjtin person, atëherë duhet të gjesh arsyet se përse ndodhi tradhtia. Dhe jam duke përsëritur veten për të sqaruar ty se këto gjëra i kam thënë që tek shkrimi i parë.

Dhe mos të rëntë të jesh në një situatë të tillë pasi mendoj se të gjitha ato që ke shkruar më lart nuk do kenë asnjë lloj vlere. </div></div>
kondre sinqerisht te pergezoj per tolerancen, do ishe mashkull 1-sh po te veproje edhe ti keshtu sic thua po te gjendeshe ne rastin e kesaj gruas qe ka hapur temen...
hallall ta bofte zoti, une besoj e njoh veten, dhe nuk do mundja dot ta falja...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Almush, fëmijët nuk duhet të jenë arsyeja që të rrish me burrin. Duhet të jesh ti ajo që e dëshiron diçka të tillë. Nëse nuk arrin ta falësh burrin por pranon të rrish për hir të fëmijëve, do ja nxish jetën edhe atyre, edhe vetes. Dhe ka shumë mundësi që të ndahesh me burrn pasi gjendja do rëndohet. Kështu, e vetmja mënyrë për të vazhduar me të është ta hedhësh pas krahëve dhe të rigjesh besimin tek burri. Por bëja të qartë që nuk ka më shanc të dytë dhe nëse merr vesh edhe një herë që ai shkon me një femër tjetër atëherë do e ndash. Duhet të jesh e vendosur në këtë dhe t'ja bësh të qartë. Mos u mundo ta kontrollosh pasi edhe kjo do çojë në konflikte të tjera.
Po nuk pate besim tek ai bën mirë ta ndash që tani.

Police, me sa e njof veten, do veproja kështu si them në varësi të arsyes që çon në tradhti.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Policia...po ju lexoj te gjitheve me vemendje...asnjehere nuk duhet te flasesh para kohe...ti nuk e di se ç'te rezervon fati!
Nuk duhet te flasim ne ere kur se kemi idene se çfare mund te ndjeje Almushi...

Almush...ti nuk duhet te leshosh veten...ça ka ndodh?!!! s'eshte fundi i botes...njeri s'ka vdekur...mblidh mendjen...nese e do jepi nje shanc...nese se do...leje...po pa kthim mbrapa...koha sheron gjithçka...sa per faktin qe je nervoze...eshte normale por eshte keq per femijet se ata ndjejne gjithçka...keshtu qe duhet vertete te mledhesh mendjen dhe te reflektosh me mendje te ftohte...vetem keshtu mund te shohesh me larg!

nuk je as e para as e fundit...keto gjera ndodhin me shume se çe mendojme ne! puna eshte te besimi qe eshte thyer...se sa tek akti qe ka ndodh...nuk eshte mire te qash e te besh fjale...nese ke mundesi te ikesh nga shtepia qofte edhe per nje kohe te shkurter do ishte shume mire per ty...ose dil me shoqe...duhet te largosh mendjen nga ça ka ndodh...qe te kesh mundesi te mendosh seriozisht dhe te marresh vendimin e duhur...
 

abs

nuk e di...
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

... them se te largoheni rreth nje muaj nga njeri tjetri, do t'jepte mundesine me marr nje vendim simbas mendjes e zemres.

ne rastin konkret them qe,ai duhet te gjeje 'vendbanim' per nje muaj (ose tre jave) dhe ti qendron ne shtepi me femijte.

uroj te vendosish per dashurine. simbas meje ajo banon ne zemer. ne kohet e sotme, me duket paksa ..., te mendosh qe, per nje "te shkuar ne te huajen" (fjalen tradhti- e gjej si fjale te madhe per konceptit tim) te humbish dashurine.

t'i i njeh ma mire se (ajo tjetra) aftesite e burrit tand, ne te gjitha drejtimet...


them se, mbrotja ndaj rasteve te tilla eshte, t'i kushtosh vehtes tande kohe ma shume, te merresh me sport ose praktikosh nje hoby qe ty te pelqen, edhe pse ke femije.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

o dahlia une flas nga pozicioni qe jam tani, ndoshta me vone ndryshoj mendje, ndoshta me vone ndryshojne rrethanat, une kete nuk e di dhe askush nuk e di, edhe ti qe ben si shume e qete dhe me kembe ne toke nuk e ke idene se cmund te te japi truri ne ate sekonde po te shohesh te krevati yt burrin me dashnoren...
se cfare ndjen almushi as une nuk e di 100% as ti, keshtu qe ti mos bej sikur je me prane ndjenjave te saj dhe une me larg vetem se kam nje mendim te ndryshem nga i yti per zgjidhjen e kesaj ngjarje...
per ty nuk eshte fundi i botes, per mua mund te jete, cfare problemi ka ketu...
 

almush

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

sinqerisht Ju them falemderit shume per mendimet qe po me jepni dhe per keshillat. E di qe ekzistojne reagime te ndryshme te njerezit, por une isha shume euforike ne moment! Deshiroj qe askujt mos t'i ndodhe nje gje e tille dhe askush mos te lendohet dhe ofendohet keshtu si une.

Dje i thashe qe po ta fal kete here,vetem po te sugjeroj qe nese perseritet edhe nje here, ta kesh me dije qe kthim prapa s'ka, i marr femijet dhe kurre per jete s'mi sheh syte.

... akoma me mundon shpirti dhe s'me hiqet nga mendja...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

I quaj vërtet të sinqerta e të vlefëshme këshillat që të janë dhënë sepse deri diku ia kanë mbrritur qëllimit. Kjo deri diku le të kuptohet edhe befasinë që më shkaktoi njohja me mendimin tënd, që nuk është gjë tjetër veç vendimi që ke marrë i shprehur, sipas meje i drejtë, por duke paguar një çmim të tmerrshëm e ardhmja.
Përse?
E para, nga sa kuptoj, ti je treguar tepër, por tepër, egoiste. Ke menduar vetëm për veten tënde dhe aspak për fëmijët, as edhe për jetën bashkshortore që shtrihet përpara, ose që mund të shtrihet përpara.
Egoiste?! Po! Pasi e fal, thua se në rast përsëritjeje ti do të marrësh fëmijët dhe ai s’ka për t’i parë me sy. Çfarë janë fëmijët për ty, një trill i çastit, një monedhë shkëmbimi e barasvlefëshme me lumturinë tënde personale, që ti mund t’i përdorësh për hakmarrje?
Ti mendon se fëmijët do t’i largosh nga babai i tyre, ndodh kjo gjë, ndodh edhe duke u bazuar te ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara. Por mos harro se je ti që gjykon në vend të tyre, je ti që merr vendime në vend të fëmijëve, të cilët duke qënë të vegjël, nuk e kanë këtë mundësi, as si aftësi mendore, as edhe ligjore. Dakort. Më duket nuk ke menduar se një ditë ata do të rriten dhe ish-bashkshorti tënd do të gjejë mundësinë që po atë ditë t’i sqarojë ata. Ke menduar se çdo gjë ka një pse? dhe kjo pse mund të jetë kaq e fortë sa të ndryshojë rrjedhën?
Ku është shkruajtur dhe vulosur, që një bashkshort i keq, është edhe një prind i keq?
Kështuqë, unë do t’i hidhja njëherë sytë edhe te vetja. Ndoshta shkaku je ti.
Me dy fëmijë, do të thotë që kini e pakta pesë vjet martesë. Mjaftueshëm për të pësuar ndryshime, por zakonisht kur njerzit jetojnë me njëri tjetrin, ndryshimet nuk bien në sy, imagjino se çfarë vështirësish ka të kuptosh ndryshimet e vetes, është thuajse e pamundur. Po sikur t’i të kesh humbur diçka që dikur burri e gjente te ty dhe tani jo? Po sikur ajo tjetra të plotësojë pikërisht këtë boshllëk që ti e ke lënë pas dore, pa të keq, ( lindja e dy fëmijëve, dashuria që një nënë ka për ta, shpesh eklipson atë që ka ndaj burrit, (duke pohuar që jini martuar me dashuri) dhe që del sekondare, bie në një plan të dytë) duke e shndëruar jetën në një monotoni?
Në rast se fal, bëje e bindur dhe pa asnjë hije nga mbrapa, madje pa asnjë kusht, përndryshe as ti, ai, as edhe jeta tuaj nuk do të shpëtojë nga hija e rëndë që do t’ju mbulojë gjithë vazhdimësinë. Nuk do të shpëtoni nga kthetrat e një ngjarjeje e cila mund të jetë vetëm një rastësi e parëndësishme, por që duke u mbivlerësuar – ngjarja dhe egozimi – të gëzojnë një rëndësi që nuk u përket. Ndaj edhe thashë që çmimin e paguan e ardhmja. Në çdo sherr, sado i vogël ekziston rreziku që ta përdorësh si armë, me përgjimin tënd, mund t’i krijosh pasiguri, e cila mund të shprehet gjithkund, aq sa një ditë ai mund ta konsiderojë vazhdimësinë si një sakrificë që po i kushton jetën. Stop! Në këtë pikë mund të jetë ai që të kërkojë ndarjen.
Fal dhe fal me gjithçka, pa asnjë kusht, nëmos zgjidh të kundërtën.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

tani atman, une jam dakort me ty ne pergjithesi por mendoj se ne kete situate ku ndodhet tani almushi, besoj eshte normale ti vijne ne mendje deshira te tilla, ne nje fare menyre ajo do qe te ndihet faktor ne shtepi dhe keto jane thenie per mendimin tim me teper nga inati dhe stresi qe po kalon...
se besoj nuk ka njeri te mos e dije se si funksionon ligji ne rastet e divorcit...
une do ta pergezoja, bravo i qofte per kurajon, shpresoj qe buka e thyer ti ngjitet, do ti sugjeroja dicka per mendimin tim shume shpejt ia ktheve pergjigjen, te kishit kaluar nje periudhe te caktuar per te reflektuar si ti edhe ai, qofte edhe per ti bere te kuptonte se ti nuk e pate aspak te lehte kete vendim qe more, dhe qe ai duhet ta mendoje vertete familjen perpara se te beje ndonje budallallek tjeter...
 

almush

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

pikerisht kete po mendoja edhe une qe per te familja do te ishte me e shtrenjte se cka do tjeter ne jete, bile edhe se kenaqesite e tij te castit. Ma mer mendja qe personi qe ia din vleren familjes do te kishte bere gjithcka per ta ruajtur ate dhe mbi te gjitha per te mos e lenduar.

Ti Atman te falemderit per sugjerimin, me ke shty pak te mendoj me thelle dhe keshtu po bej!
Jam duke i percjelle me vemendje komentet qe po mi jepni, jam duke marre nga pak mesim prej Jush!
Ju falemderit!
 

antip

Primus registratum
Re: Kerkoj mendim nga Ju!

Mu po m'duket sikur po tall bythen me ne! Madje jam i sigurt per kete.
 
Top