Re: Keine Ahnung!
Per Sailorin , me shume mall e dashuri!
Parku eshte qendisur me fije te argjendta, si xhamadanet e grave shqiptare ne dasma. Ai me duket kaq bosh tani qe edhe banuesit e tij me besnike po vallezonin nen ritmin e nje kenge tjeter. Keto flete bien e shtrojne rrugen ku ne te dy ecem mbremjeve , here te kapur perdore e here te perqafuar. Me duket se po mbulojne te vetmet gjurme ku mund te gjej nje drejtim drejt lumturise. S`e kisha vene re kurre qe ky park ishte aq i madh. Gjithmone me ish dikur i pamjaftueshem per te me dhene fryme. Ai ma merrte ate, sa here qe rrinim aty bashke.
Ja edhe ciftet qe puthen atje tej, te shkujdesur, te pameshirshem ndaj kalimtareve te vetmuar. Moskokecares ndaj syve te ngazelluar qe shohin drejt tyre me ziline me te bukur e te ndershme , ate te dashurise. Ja se c`jam tani , nje ziliqare e xhesteve, e perkedheljeve, e fjaleve te peshperitura ne vesh me ngadale.
Vazhdoj te eci keshtu, mes fletesh te verdha e nje qielli gri, pa e ditur se c`kerkoj sot ne kete park ?! Hapat tone jane fshire nga era. S`ka me perendime romantike. S`ndjej me profumin tend as ne lekure, as ne dhome e aq me teper ne kete park me mijera vizitore te castit. Po si me shkoi ne mend valle qe natyra do kishte meshire per mua e do fshihte diku, atje mes rrenjesh e degesh, dicka nga qenia jote! Ajo s`u kujdes as per me te voglin detaj e i la ato ne meshiren e kohes. E kjo tani po dredh me to sic e ka zakon. Bredh per te mos i kthyer me ato tek une, se koha s`ka kthim mbrapa. Natyre mizore! Gjerat e tua i ruan me xhelozine me te madhe e i riperterin cdo vit. I mbron ato me kujdes nga natyra njerezore me ate mburojen tende te padukshme. Pastaj i vendos me kujdes ne vendet e tyre dha ja ku mbizoterove perseri mbi gjithcka tjeter. Natyre egoiste!Ne te falem gjithcka. Puthjet tona u bene dekori i ketij parku per mese nje vit. Mos valle s`te pelqyen fjalet qe i thame njeri tjetrit?! Ato tek ty e gjeten burimin. Fllad, lendine, qiell, det... ja se per cfare flisnim ndersa syte tane gershetonin emocionet e dy zemrave te pastra. Na more gjithcka e s`po me jep as me te voglin shperblim. Ktheme nje pjese te kujtimeve o natyre e vdekur. Ti s`ke nevoje per peisazhin tone.
( kur kthehesh nga visita ne "Botanic Garden", vetem kesoj llafesh te dalin prej koke... /pf/images/graemlins/laugh.gif )