KAZMORE

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Era

Hyn njëri në farmaci duke vrapuar me bidon vajguri në njërën dorë dhe hundët e zëna me tjetrën dhe pyet në sportel.
- Aman, nga shkoi boti i vajgurit?
- Dil nga dera - i përgjigjet kjo duke i bërë shënjë nga gishtat që zinin hundën- dhe ndiq erën.
- Po unë të pyeta për botin e vajgurit jo botin e mutit - i kthehet ky.
- Po mor shok, - sqaron farmacistja - por shitësin e vajgurit e priste barku, kishte gazra dhe sapo doli që këtej.
 

saimiri

Primus registratum
Re: KAZMORE

Vetem Ai qe ka hapur Temen ka te drejte te postoje ketu barsaleta . KOmente dhe pershendetje lejohen ...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Pasi Ben Blushi shkroi në mënyrë brilante:
"Varferia padyshim qe rritet atje ku ka kakofoni, ku ka perplasje interesash, ku ka mospajtim, ku ka moskuptim."
Më erdhi Oso Kuka e më tha ke veshi:
Kakofoni ka në KPD të PS (Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste), atje ka dhe përplasje interesash, mospajtim dhe moskuptim.
E çfarë pastaj? - e pyeta.
"Varfëria padyshim që rritet atje" - më tha ai.
Mos more, e unë e humba fare duke kujtuar se kakofoni, përplasje interesash, mospajtim dhe moskuptim ka në Kuvendin Popullor sa...
Të varfrit politikanë...
S'kanë ç'të pinë!
S'kanë ç'të hanë!
Mban ndonjëri Ramazan?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

E sikur të kishte një katapultë e të më hidhte njëherë deri në Tiranë - them me vete ne brigjet e Nju Jorkut, kur fap Djalli D.V. para syve. "Të hedh unë" më thotë vetëm ma përshkruaj si është. Po - nis e ja shpjegoj me malet e Shqipërisë, lisat e lartë, fushat e gjëra me lule. "Cuq, cuq - thotë Djalli kështu është gjithë bota, ndonjë të veçantë. E ndërsa po perëndonte, kur mu kujtua ore që s'ka ndonjëherë drita. "Është pa drita" i them. "Je gati" më thotë. "Jam". "Hip këtu të shkosh në Tiranë". Një të hipur, një të më katapultuar djalli mu në mes të Tiranës.
Ndënja mesatarsisht sa mesatarja e përparuar e atyre që shkojnë e vijnë atje e i them djallit: Kthemë në Nju Jork tani. Rri dhe ca - thotë Djalli, D.V. këtu qënka mrekulli. Mrekullinë e di unë por kam punë - i them. Si është Nju Jorku? - më pyet Djalli D.V. Po pse, as Nju Jorkun s'e di? - habitem unë e i them. Një "Jo" e thatë më bën tja shpjegoj: Ka një gropë të madhe pa pallate. Katapultim, fiiiiuuuuuu bum në Tiranë përsëri. "Më kë tallesh, Djall". "Po kjo ishte gropa më e madhe e globit më thotë Djalli D.V. E mirë - vazhdoj unë - ka, ka statujën e një femre që mban një pishtar lart në dorën e djathtë. Katapultim, fiiiuuuu bum në Tiranë përsëri. S'tallej Djalli, mbi degen e dafinës së Nënës Shqipëri tek Varrezat e Dëshmorëve kishte mbetur bishti i një balone tabake, po flakërinte, po s'ndriste si Satuja e Lirisë tamam. Po jap e po marr e nuk katapultohem dot; park i madh me liqen hëm atje hëm këtu, kalorës me shpatë hëm atje hëm këtu, pallate të larta gjithashtu, ashtu e kështu, mbeta, mbeta ore.
Me duart në kokë, më zgjat djalli një paketë cigare, "ndize një me qeleshe" më thotë. "Se pi - i them unë, po bashkë me tymin më erdhi dhe ideja. Qeleshe. Qeleshe, Djallo. Më hidh atje ku ka qeleshe. Katapultim, fiiiiuuuu, bum drejt e në byrektore. Me se i don? - më pyet shitsja. Shoh përreth, flamuri, Skënderbeu, një xhaje me qeleshe, era e preshit dhe gjizës, hëëëë më qesh buza Nju Jooork, Njuuuu Jork si tek kënga more, kur iku buzëqeshja, fotografia e Edi Ramës në faqe të parë të një gazete, titullin e së cilës e mbulonin byrekët e xhajes me qeleshe, mos, në Tiranë përsëri. Lotët çurkë, hë Tiranë, Tiranë. "Ke njerëz atje?" - më pyet xhaja. Ku atje? - i them unë. Në Tiranë - më thotë xhaja. Pse këtu, shoh rreth e rrotull, hop, në mur në mënyrë të dukshme leja për ushtrim profesioni "Burekë me gjizë dhe me presh,... Major M.R.Bloomberg. Me gjizë, me gjizë, me gjizë...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ilirologu sërb Aleksander Stipcevic, vjen në Tiranë për një përkujtimore të Milan Shuflait dhe botimin e librit të tij "Ilirët". Në avion pranë e pranë me zv/kryeministrin tonë Ilir Meta.
Pak buzëqeshje, e kuptohet nis biseda:
Iliri ynë: Me se merreni?
Ilirologu sërb: Me Ilirologji!
Iliri ynë dëgjon hëm shqip, hëm një fjalë që lidhet me të, mendon me vete, edhe në avion të provokojnë, po kush të jetë, UDB-ja apo SHISH-i, mirë, mirë.
Ilirologu sërb: Un njoh shuma mira Ilirët, un Bibliografi Iliri, Ilirët - dhe bën me dorë numrin katër - të katra.
Mendon Iliri, Ilirat, një una, dy Gjoni, tre Zela, katër... gënjeu, s'jemi katër. Merr gotën për ta trokitur me ilirologun sërb e i thotë: Xhin - xhiç, në vend të çin-çin.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Pyet gjyshi nipi: A s'me thu a msoni nshkoll kang a valla per herojt?
Nipi: Posi jo, ndigjo tsotmen - duke marre pak pamje serioze - do-re-mi-fa-sol-la-si-do me nje shpejtesi qe per gjyshin degjohej: Do Remi fasol a si? Do!
Gjyshi: Mos mor komandat Remin. Pse ala shkja e keni msusin a?

Per amerikant e vegjel do-re-mi-fa-sol-la-ti-do.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ne nje fshat te thelle e te humbur qe ishte po aq larg nga mali sa nga fusha, cunit te shtepise i vjen lajmethirrje nga Dega Ushtarake e Rrethit N, per te kontrolluar gjendjen fiziko-mendore, shkurt ben apo jo per ushtar, gjate eshte ne rregull nga trute, e ka ate allatin prej verteti apo prej plasteline, eshte 1.5m. E
Te kesh kujdes cuno, ti degjosh mire cfare te thone, po mire ama - i thoshte i jati.
Po ik o baba shih arat - ja kthente i biri qe i kishte dirsur mostaqja ma e gjate se e kallomoqit ne are.
Te keqen nena, degjo baben, - e lutju zotit e jema.
Po ju're sikur do shkoj ushtar, ja're kto kam me ju tregu e ktu me kini me lopet - tha cuni e iku gjithe inat.
Te nesermen qe ne mengjes, mblidhen cunat sa per nje toge, e fillojne xhvishen gollomesh. UUU-iii, qesh e fshesh... Ne resht per nji! - kapteri. Ne rrjesht keta. Drejtqendrim! Kush e mban, kush se mban kane nje vizore qe te thajne pak doren sa te ta shohin. Fillon doktori i veshur me grykse te bardhe e pantallona ushtarake nga poshte, te kaloje nje per nje prane secilit, te shohe allatin e te thote me ze te larte: Mashkul, mashkul, sa here qe mbasi e kishte pare poshte shihte djaloshin qe i zgerdhihej ne fytyre. Mirpo le qe nuk e theshte ll por l por fillonte ma kur shihte poshte dhe shkul kur ngrinte syte lart. Ma shkul, maa shkul, ma ooooooooooo. Kishte ardhur radha ketij heroit tone.
Niset cuni per ne fshat, kur me te hyre e priste hem i jati hem e jema. Po keta kur mjan qepur - tha me vete por koken lart e nje te fershelluer. Shend e vere nena e baba. Shyqyr qe erdhe shendosh-e, te puth nana-e, trim i babes-e,- nuk duroj me cuni - ca lesh trimi o babe nuk me pranojn ushtar, me te meta me than. Po pse mor bir, ty tka nona tvetem ? Po ja ishte nji dreq doktori atje qe thoshte "ma shkul" "ma shkul" e ai qe sja shkulte e gjunte me vizore, erdhi ke una i fyta nje te shkulme, ca lesh te shkulme ai ishte pa gjo fare. Po s'te pat thene baba kujdes, un prej asaj te shkulme kam ba 10 vjet burg. Te puth baba, trimi i babes.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Fej Tosi, bir i mire i popullit shqiptar.

Libri me i shitur ne librarite e Europes, me titullin e origjinalit ne kinezce Lej Fen bir i popullit kinez ky perkthim i ri e vendos heroin tone duke djegur skafet e armiqve, duke hedhur themelet e urave, duke i vene flaken canabisit e mbjelle fidane. Eshte mbreselenese fakti kur Fej Tosi do shkoje te lavatricet e inerteve ne Erzen me celes ne dore per te cvidhosur shkaterueset e pasurive te pacmueshme te popullit shqiptar. Tasi, nje personazh negativ shikon se me nje levizje te fshehte vidhat, dadot dhe bullonat, Fej Tosi ja dha shokut te tij te idealit Ej Min Guevara. Ja u rekomandojme ta lexoni. Cmimi per bleresin 500 lek. Ne punojme me te reja.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Nga selia e PD, ju bejme me dije simpatizanteve dhe militanteve te kesaj partie se po behen pergatitjet per qeverine ne hije e cila do te drejtoje vendin se shpejti. Pas nje analize te hollesishme te fakteve u vleresua si me e drejte qe kryeminister i ardhshem i vendit te jete nje antar i PD qe nuk ka patente makine, dhe nuk i ka dhene asnjehere ne jeten e tij mjeteve motorike (te te gjitha llojeve). Faktet treguan se ne Tirane ne raste te veshtira mbeten vetem ata qe nuk i japin vete makines, gjithe te tjeret perfshi dhe nje qe ka leje per qarkullim me minitraktore i dhane gazit para dhe mbrapa.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

topless

I duhej nje mik me nje mik te forte dikujt ne Londer se ashtu ishte puna dhe i shkon mendja tek nje shok ushtrie. Andej-kendej e gjen ku eshte, e fton nepermjet telefonit me punu e ru si zotni ne Londen, rregullohet udhetimi.
Mbasi e len diten e pare te clodhet e te fleje gjume, andej nga darka i thote mikpritesi shokut: Eja te skojme diku te pime nga nji, toples, he... Po mire i thote ky shkojme po me dhembet si e ke punen. Po i mbjell, po i mbjell - dhe i tregon gojen. Eu, paske mbjelle e te florinjte?
Ulen e pijne nga nje gote, e nga nje tjeter, e nga ca te tjera e pyet mikpritsi shokun e vet: he si te duken, c'thua? Me mire te ikim, keto le qe s'kane top fare po e kan dhe te rrume.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ne Kontrollin e Larte te Shtetit vlon puna. Tja gjejm nji ktij Nanos se na cau dhe secili e vazhdon fjaline sipas deshires. Jep e merr, kujtohet njeri, te gjejme ate prokurorin qe i qendisi kartat dhe e plasi brenda. Po mire, po emrin, ne c'avokatore punon, asnje se dinte. Gjeten vetem nje fotografi nga procesi. Nje te angazhuar nje punonjes qe i njihte mire zyrat e avokateve, me fotografi ne dore dere me dere. Ky ne shtepi flet me gruan, po mos te njohin, pse nuk vesh nje pardesu qe e ke si te SHIK-ut. Po mire i thote ky, a nuk me jep dhe ato dorashkat e leshit qe mbaja ne zbore qemoti, pse te leme gjurme, ku i dihet, kohe te liga. I maskuar ,i ngarkuar, i hutuar niset zyre me zyre. Kuptohet qe e gjeti. Me vrap tek shefi.Sipas zakonit per pune te mira nga nje qepalla me shefin, hyn ne zyre dhe ... Shefo, shefo, shefo, e ngre doren per qe palla (give me e fajv) e therret Qe leshi. E shikon shefi ashtu te veshur, me dorashka leshi ne dore e cte mendonte tjeter vecse "mu shtua dhe nje leshko tjeter" e ja kthen qe leshin me qe mishi, prokurori, prokurori, jo leshi jo po... Po,po,po avoprokurori e ka mbiemrin Qeleshi shefo.
Shenim: Territori per zhvillimin e ngjarjeve eshte Sistemi Yne Planetar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Në një Mc Donald's amerike hyjnë njëkohësisht një vegjetarian dhe ca turistë që s'dinin anglisht (shqiptarë a jo nuk e di). Çdo vegjetariani? Ishte zënë ngushtë, po ngorthte për të ngrënë, e fundi fundit tha s'po ka qoften, pra mishin, por të tjerat, pastaj kush do më shikojë. Në radhë vegjetariani pas tij turistët, që padija mund ti çonte në porositjen e ndonjë gjëje bajate. Shiko çdo thotë e çdo marrë ky para teje, e të bëjmë sipas tij i thonë atij që pasonte vegjetarianin. Porosit vegjetariani "Big Mc Tomatoes" dhe ja shpjegon dhe shitësit se nuk e donte qoften. Shikojnë turistat ju mbushet syri. Si ky thonë. E nis i pari mbas vegjetarianit "njëlloj si ky" Bik tomate, i dyti, i treti, i dymbëdhjeti njëlloj, po ashtu. Ai që shiste i thotë manaxherit, kështu e kështu. Mos thotë ky i fundit, ku është parë të hanë trembëdhjetë vegjetarianë Mac, kushedi ç'kanë në plan. Merr në telefon kompaninë, vegjetarianë europianë po përgatisin diçka këtu, e kështu e kështu. Bëj ç'të kesh në dorë - i thonë këta, na ke aty për gjysëm ore. Ç'kishte në dorë ky. Qofte, krah pule, akullore, sallatë frytash, patate, makinka për djem e Barbi për goca. Ju mbush nga një mal me patate, e gjith punonjësit me vrap "vegjetarianëve" urdhëroni ju shijuan. Ai vegjetariani prej vërteti - tha një faleminderit dhe ja mbathi - më futin ndonjë të fotografuar e më del nami. Donin, ore këta, po donin dhe nga ato që kishte ajo, dhe që kishte ai, e tu bë aty gosti e vërtetë. Përseja ishte e thjeshtë. Kështu respektojmë klientët kur na vijnë për herë të parë. I mbushën dhe me barbi e makina për lagjen dhe ... kadillakët tek dera. Gjendja është nën kontroll, me përjashtim të njërit që iku. Shëtitje në qytet, shfaqje në darkë, përcjellje të nesërmen në aeroport... Hë, ndalesa e parë në Europë vrap tek Macu i parë. Mac Tomatoes - këta, - Mac Donalds - ata, big këta - ok - ata. Ulen, hapin kutitë,... mos, na e kanë futur, është qoftja brenda.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shkrepse me squfur...
Me detyrë nga pronari i Medias Koha Jonë, në cilësinë e gazetarit të saj, për të shkruajtur një shkrim antinano më binte ndërmend se Kryeministri me dorën e tij i kishte vënë zjarrin si ca skafeve dhe shumë rrënjëve kanabis. Pra kisha titullin në dorë "Shkrepset e thata të kryeministrit", që do vazhdonte me një paraqitje mjerane të vlonjatëve dhe fierakëve që ju ishin lagur shkrepset dhe të pushtetarëve të tjerë të lartë në Tiranë që nuk kishin shkrepse fare, se nuk e pijnë vete, nuk kanë shef mbi kokë për ti bërë këtë shërbim, dhe nuk janë as kavalierë e as lavaqierë për tju a ndezur zonjush-zonjave. Po më duhet të gjeja dhe burimin e atyre të flamosura shkrepseve, një fotografi me diçiturën "Të vetmet shkrepse të thata të Shqipërisë" nuk do ishte keq. Sa ka zanati, drejt e tek kaldaisti i kryeministrisë, kafe konjak; kur ai e mbaron punën të tjerët e nisin. E një tani e një pastaj, hop, shkrepset, e rrotull e rrotull, ajo që doja: "Shkrepset Kryeminsitrit ja kam dhënë me dorën time". Po ku, si? "Histori e gjatë." Usta mezet. "Kur ra ajo magazina tek Gërmadha Kombëtare,... " "Teatri?" e ndërpres unë për të qënë i saktë. "Do më lesh të mbaroj apo..." "Më fal, më fal". "E pra shkova atje mos gjeja ndonjë gjë për vete, kostum a, vetëm ca vjetërsira ishin, si në gabi, po këtij syrit tim prej profesionisti nuk i shpëtuan shkrepset. Ishin shkrepse squfuri të fabrikës Llapshi." "Hë?"- pyes unë i habitur "Të teatrit, Lenini?" "Po pse, si kujton ti po të mos ishin të Leninit do tja jepja kryeministrit unë?" Përnjëherë më shkoi mendja tek Lenini, jo i madhi i Rusisë, ky i vogli i Shqipërisë. "Ato shkrepse kanë ardhur nga Leningradi...". Shën Petërburgu? - pyes unë. "Ore më dëgjon ti - vazhdon kaldaisti - Leningradi të them, i kanë sjellë aktorët kur mësonin andej, bile, bile që ta dish janë origjinale "Llupsi". Llapshi - korigjoj unë. "Qënke llaps i madh ti, s'qënka për të folur me ty - ikën kaldaisti pa më dhënë dorën".
-Kamarier, llogarinë.
-Kush paguan, zotëri?
-Nikoll Lesi.
-Urdhëro?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Kuçedra gjermane me shtatë koka ELBER ka zënë ujin e Elbasanit. Japin e marrin gjithë burrat, ujë s'ka. Jep e merr dhe një trim mbi trimat Fahri, Fahri kush ja di mbiemrin por me Ballin lart përleshet me të keqen. Asgjë! Por qyteti është fatlum, ai ka lindur ditë me fat, bile me fat ka lindur Skampiusi them unë. Eh çfarë vajze, eh çfarë trimërie. Qerosja e përrallës Valentina Leskaj me shpatën çveshur e vet e veshur ndeshet me kuçedrën, për gjysëm ore të shtatë kokat e kuçedrës përdhe. Vuuu, uji në Elbasan. Eh çfarë vjedhje madhështore, më falni zgjedhje madhështore.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

I kishte shkuar keq mendja njërit për njërën. Pothuajse përditë do ta gjente mënyrën për ti thënë të njëjtën fjali: "Kërko ç'të duash vetëm të fle një natë me ty!"
Me muaj kjo histori der kur një shoqja e njërës e mori vesh ç'bëhej dhe i thotë kësaj, "pse nuk ja bën kështu?" Ku të shkoj mendja - i kthehet njëra - ta shohim tani sa i vlen lëkura.
E gjen njërën njëri dhe fjalinë standart "Kërko ç'të duash vetëm të fle një natë me ty!"
"Të heqësh atë - ja kthen kjo me një buzëqeshje cinike triumfanteje duke i treguar mashkulloritin - dhe pranoj". "Mos - njëri - vetëm atë jo, kërko ç'të duash". "Atë dhe pikë!"
"E po mirë" dorzohet njëri më në fund. Mirë - i thotë njëra - por tek noteri tani, do më besh një prokurë të posaçme, ku të më lesh të gjitha të drejtat e tëndit sikur të ishte imi. Jo është nevoja, jo s'është nevoja, kur të bie në tru është keq, dhe në fund të fundit mbas një muaji ai ribëhej i zoti i të tijit. Bëjnë prokurën, caktojnë spitalin, datën e daljes nga spitali, natën që do ta shijonin të dy dhe...
Në krevat njëri gjithë qejf "ndjehem fill", "ndjehem i lehtë", e pret partneren që vjen me një rrobë dhome (rrobëdeshambër - hajde shqipo hajde), zbulon hiret që i kishin luajtur kokën njërit dhe me një dorë aty poshtë shpërthen: "Po tani zagar i mutit?" "Ajo bytha jote ç'ka për të hequr." - duke i treguar kë tjetër veçse mashkulloritin e njërit. He, he, he qesh ky, kot e ke ai yti, dmth imi nuk ka punuar ndonjëherë, he, he, he, po hajde, hajde...
Ka përparuar shkenca.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Para se zoti të vendoste se në këtë botë do kishte një Adam dhe një Eva, ai më parë provoi se çdo ndodhte sikur në botë të ishin vetëm dy femra dhe këto i çoi në Ëden, një mashkull dhe një femër që i çoi në Eden, dhe dy meshkuj që i çoi në Uden.
Mrekulli e madhe në Ëden, ujvara, diell, flokët e gjata, thonjtë, për të ngrënë ç'kishte bekuar perëndia, lesbiket bënë kokrrën e qejfit deri andej nga dimri, pastaj kur filloi të pakësohej ushqimi filluan të çirren me thonj me njëra tjetrën ose të bëjnë për-leshje, kush tja shkulte tjetrës më shumë dhe vetëm Ëëë, Ëëëë dëgjoheshin. S'është gjë - tha zoti - ku ju besohet fëmijë këtyre.
Mrekulli më e madhe në Uden, arra dhe fusha plot e përplot me kastraveca, misra, zdëgjohej gjë tjetër vetëm Uuuu, Uuuuu. Erdhi dimri, gjetën një shpellë këta, (zbuan ariun goca) e meqë kastravecat s'rronin më, rrofshin misrat. Mirëpo andej nga pranvera, duhej të mbillnin që të kishin prodhim në vjeshtë. Po si ta bënin pastaj me koçanin e hollë e të thatë kur ishin mësuar me kallamoqin me koqa. Uu, Uu, U, u iku pranvera, ikën koqet e kallamoqit, ikën dhe u-të. S'është gjë - tha zoti - këta ngordhin për bukë për vete.
Mrekulli e madhe në Eden, çfarë molle more, kush pyeste për mollë. Femra si femrat, ujvara, luleshtryshe, kërpudha, të lara të shpëlara fillo nga e para; mashkulli si meshkujt nëpër arra, Uuu, Ua, po ajo ku e ka? Dhe afrohet, fshehurazi, fshehurazi, ajo po hante një kërpudhë të kuqe me pika të bardha, mbas dy kafshatas sytë i zgurdullohen fillon ti merret fryma, ze grykën me duart e veta dhe mezi i dallohej ajo që thërriste "Iq, iq, iq, iq,, iq, iq" (provojeni pa zë se flejnë). Një të kërcyer mashkulli mbi femrën që po mbytej e një ta pushtuar për beli me një dorë e me tjetrën e shtypte në stomak që ti dilte kërpudha, e kuptohet karriget e dentistave u shpikën më vonë, po ai e mbante mbi këmbët e tij dhe ... ku doli dhe ky, ku ta fut, ku ta fut, ... e dimë që e dini që e gjeti... një ta futur e jep e merr e shpëtoi femrën nga vdekja. Po të nesërmen, përsëri ajo kërpudhën e kuqe me pika të bardha, përsëri ai ndihmën e shpejtë. Të pasnesërmen, ha kërpudha ai, për të shpëtuar shpëtoi, po s'ishte gjë. E më të pasnesërmen s'ishte nevoja për kërpudha. Eee, Eeee, Eeeeee, Ee, Ee, mëngjes, drekë, darkë. Këtu duhen sjellë tha zoti - dhe e bëri. Lavdi pastë. E se mos harroj, po bëhej gati tju dërgonte dhe fëmijë, kur ç'të shikojë - një kolpuç aty rrotull. Po si ma vodhën sekretin xhanëm?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Tre vëllezër donin të blinin një gurore në Dajt, (atë tjetrën ti zoje) e po e pleqëronin punën. U rrit çmimi se u prishën lavatriçet, shkëmbi nuk mbaron, dinamit e kapsolla kemi sa për një luftë, doganierët, hëëë, doganierët s'kanë punë këtej, ndërtimet shtohen dita ditës, pra futi pykën, barominën, llokumin e dinamitit ndiz fitilin dhe BUM hidhen në erë gurë bien në tokë Lekë. Hajde biznes hajde, e thonë atje ku ha pula gurë, atje bën gjeli vezë. Po mirë- pyet njëri- po asnjë pengesë të mos kemi? Po ja tatimet, po pse kush e di sa mal kthyem në lek ne, e di njeri jo, pastaj ndonjë nën dhe... Po shteti, ... çfarë shteti, shteti është në qytet jo këtu. Po sikur... Sikur çfarë? Po ja të vijë Edi Rama e të thotë si për ato pallatet janë pa lejë, përtokë. As kryeministri e as presidenti nuk të del zot. HA, HA, HA, - të tjerët, - po ku hidhet gurorja përtokë mor trap. Po sikur... Po ta thamë sikurin. Jo, po sikur ai ta kthejë në identitet guroren, të mbjellë bar e ta bëjë lulishte çdo bëjmë atëhere, do hamë bar.
 
Top