KAZMORE

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Nostradamus
Meqë po mbarojnë minutat e konkursit preferoj tju them lajmet e fundit prej Nostradamusit.
Gjykatat e Shqipërisë do tju japin të drejtë banorëve të atyre pallateve të përgojuara se janë ashtu dhe kështu, ato NUK do prishen. Shumë, shumë gjykata do kërkojë forcimin në dy ose katër anët me kollona betoni. Nostradamusi është mëse i sigurt në parashikimin e tij bile, bile, Edi Rama më thotë ka për ta lyer vetë atë pallatin e pambaruar, por jo me ngjyra blu, pasi egjiptiani të humbasë gjyqin.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Për sa më sipër ndjehuni si në mall të babait, përdorojini dhe shpërdorojini. Për mua barcaleta më e bukur ishte ajo e Tedit me atë shoferin e taksisë që e kishte bythën e virgjër. O po me sa qejf ja futa pordhës asaj dite more.
Shëndet pra.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Prostati i kryetarit

Nga që në parti shumicës prej atyre që mund të bëheshin kryetarë, ju kishte dalë nami si byfëcira, ata vendosën të përmirësojnë imazhin duke zgjedhur nga antarësia e thjeshtë një burrë që të ishte i virgjër nga ajo anë. Një të thënë e një të bërë. E këtu ku duhet të mbaronin sikletet ato sapo filluan. Kryetari i ri, njëlloj si zengjini i ri nuk po ju linte gjë pa bërë, përfshi këtu që mëngjes, drekë, darkë, kudo që të ndodhej, në vend të fjalës zoti apo shoku përdorte vetëm byfciri, filan, byfciri fistëk. Me thënë të drejtën këta jo se bëheshin merak për këtë, se edhe ishin, por vrisnin mendjen si ta bënin dhe kryetarin ashtu.
Dhe e gjetën. Kryetari ngrihu nga dreka shtroja në darkë, birrë për drekë verë për darkë. E kuptohet shkonte urinonte 10 herë më shumë se një shqiptar i zakonshëm. Ata shfrytëzuan këtë fakt dhe i shtinë në vesh se duhej të bënte me patjetër një vizitë mjekësore për prostatin. I thanë një fjalë në vesh mjekut të kryetarit që ishte antar partie me të drejta të plota, e ky me plot profesionalizëm e bindi kryetarin se do ishte mirë që në një klinikë të huaj (se vetë s’ja mbante) të bënte një Digital Rectal Exam.
Kryetari që s’para e hante kollaj e hëngri, ajo fjala dixhitale dhe një klinikë e huaj cilit shqiptari do ti shtinin dyshime.
Erdhi dita dhe çasti i pritur, këshilltarë, bashkëpuntorë, shefa, sekretarë, badigardë, militante, simpatizantë e çka tjetër të vyer një parti prisnin jashtë sa të mbaronte kryetari vizitën. Ky i veshur me përparsen sterile prej letre, i kënaqur nga vizita dhe kontrolli imtësor i duarve të brishta të dokotreshës nëpër vënde që spo i themi, as e vrau mendjen kur ajo i tha të ngrihej më këmbë i kthyer nga kurrizi e të vinte këmbën e djathtë mbi një stol aty se ajo “do të bënte Digital Rectal Exam”.
Aq e madhe ishte O-ja që lëshoi kryetari kur doktoresha i futi gishtin me dorezën plasitke në byfë sa e dëgjuan hëm ata mbrapa derës hëm ata përtej oborrit. Kryetari nuk kishte prostat, vetëm pak pambuk për të lehtësuar lëndimin nga trembja e doktoreshës. E duke i hedhur hapat asisoji i ngrysur si kurrë më parë doli nga dera duke thënë:
Ku jeni more byfë ... pambuka. E duke parë në sytë e ujqërve ç’i kishin punuar nuk mundi të mos ju kujtonte: Mua ma bëri një femër.
Tani ata janë një parti byfçirash, por, por kryetarin e ka bërë një femër.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Dëgjoja babën

Ishin dy moshatarë, shokë kopshti, shkolle, universiteti, pune.
Të parit gjithmonë i kishin shkuar punët mirë.
Në kopësht edukatorja nuk i kishte futur asnjë shpullë,se ai i thoshte unë ty edukatore të kam shumë xhan, më shumë se mamin dhe babin.
Në shkollë kur nuk mësonte ndonjëherë i theshte mësuesve para mësimit.
Në universitet zuri të dashur para gjithë të tjerëve. Nuk i tha sa e “bukur je”, “unë vdes për ty” etj por i tregoi se kishin një shtëpi, se prindrit i kishte kështu dhe ashtu e pastaj drejt, “Martohesh me mua?” E deri sa të mbaronin studimet duheshin uhuha sa vjet.
Në punë “peqe, lepe”, sa i shkisnin këmbët dikujt shqelmin në grykë e matanë.
E pikërisht kur ishte goxha burrë, me familje e fëmijë me pozitë e pushtet nisi të merrte tatëpjetën. Gjithmonë bënte të kundërtën e asaj që duhej bërë. Ra nga pozita, fëmijët të llastuar, gruaja fiu fiu, e gjeti aq keq sa nuk e nxirrte dot me veten e tij.
I vetmi njeri që mund të pyeste ishte ai shoku i vjetër, që kishte ngrënë shpulla nga edukatroja, mezi kishte hyrë në universitet që e kishte mbaruar me pesa, mezi kishte gjetur punë, por që jeta i shkonte për bukuri.
Dhe e pyeti “Si t’ja bëj?”
Po mirë - i thotë shoku i vjetër - si ja bëre deri dje kur punët të ecinin mbroth (mbarë).
Dëgjoja babën – ishte përgjigjia. E shoku i vet e dinte, dhe ju e merrni me mend se baba kishte ndruar jetë.
 
Top