KAZMORE

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Me përmirësimin e mardhënieve legalisto-demokristiane ata të parët ju dërgojnë këtyre të dytëve me miratimin e palëve një gazetar të punojë pranë gazetës së majtë të partisë me emër të djathtë. Shiko dhe shkruaj - i thonë legalistët - për ndonjë problem mos hezito të flasësh me ne. Erdhi rasti. Me vrap gazetari në partinë legaliste, Moisiu do të arrijë Lartmadhninë e tij Leka I, Moisiu do të arrijë Lartmadhninë e tij Leka I. Frika në zemër se çkishte ndërmend presidenti ti bënte mbretit s'të linte të mendohej gjatësia e mbretit. Po si, kush ta tha, çdo ti bëjë dhe të tjera pyetje ksilloji që mund ti bëni dhe vetë i lëshuan gazetarit ministri i oborrit dhe kryetari i partisë që po luanin shah ndërkohë. Këto janë konkluzione të miat - ju thotë ky- sipas atyre që nxjerr Nikolla. Psh Nanoja do të arrijë Metën se po sulmon në tenderin e pasaportave, Nanoja do të arrijë Muçin se po sulmon Kozeta Finon. Kështu, sipas meje, kur Moisiu tha mos kapni vetëm rreshterët e korrupsionit por gjeneralët, kë do të arrijë? Ku ka gjeneralë? Të shikut e ushtrisë në mërgim. Të policisë në spitalin e burgut. Kë tjetër, Lartmadhninë e tij Leka I.
Dëgjo more djalë - i thotë ministri. E sheh këtë ti - dhe i tregon një oficer shahu, ose fil, po të ha këtë kalin e kryetarit mos dua të arrij fytyrën e kryetarit. Akoma nuk keni dalluar gurët e shahut nga lojtarët e shahut, mor aman.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

O kapter, o kapter, shko më bli një Malboro - i thërret një polici me shërbim në spitalin e burgut njëri prej të akuzuarve në tenderin e pasaportave. Si urdhron zoti shef - dhe nderon me dorë polici. Hë ç'thonë - e pyet tezgaxhiu te rruga - një akuzë ra. Si zakonisht, "hani pini dhe këndoni, sa të rrojë lala Gjoni". Lala Gjoni apo Ilir Gjoni? - e pyet tezgaxhiu. E paske me të ngulur zotrote. Unë nuk zura asnjë Ilir me gojë. Pash zotin se kam një tufë kalamaj.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Pasi dëgjoi prej gojës së Klosit se me Kryeministrin kishin folur për lidhjen e re që të dy e kishin ngritur mbi gërmadhat e së vjetrës, Arbnori i thiri grua: M'bjer xhaketën. E mos harro me m'fut nja dy dyzina nga ato. Qyqja, ç'kena me dash aq shum - i kthehet kjo. Jo ne moj, jo kam me ja çu Kryeministrit, i duhet përvojë. A s'ndigjove që ka fol me Klosin. Mbase se dijn. Aaa - pse s'thu ti.
Dua takim me Kryeministrin për problemin e kompensimit të të përndjekurve thotë Arbnori në rrugë e sipër. Si jo mor jahu, dyert hapur. Hyn Arbnori në zyrën e kryeministrit, përshëndetet me Nanon, e ulet te një kolltuk ku e drjeton mikpritsi. Nanoja në anën tjetër, në mes nja tavolinë me një skakierë shahu, ku me ç'dukej ishte luajtur dam, në vend të gurëve lajthi të qëruara për të bardhin dhe ara të qëruara për të ziun. Digixhim a dixhigim - tha Arbnori ndër dhëmbë por s'u dëgjua mirë. Po ala me lajthi e arra o Fatos, s'po ke Via ... Par Avion - vazhdon duke nxjerrë nga xhepi zarfin plot me VIAGRA e duke e dredhur llafin se nga një derë aty pari shfaqet Emini. Mos u bëj merak e kemi djalin tonë - i thotë Nanoja e vazhdon - eja, Emin ....Muzika e celularit të Nanos "Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë me një qëllim...". Më falni një minutë, po deshët bëjeni një dam. Emini - shoku Kryeministër tja le apo ta mund?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Dua më shumë Shqipërinë

E bindur në aftësitë profesionale të Djallit D.V. zonja Grabocka i lutet atij të shkruajë libretin për serialin e dytë të spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë", i cili në ndryshim nga i pari do të ketë personalitete që po treten si qiriri në Shqipëri për Shqipërinë. Me serizitetin më të madh Djalli D.V. filloi komunikimin me kandidaturat e mundshme për prezantim. Për ta bërë sa më të lirshëm komunikimin nuk ju theshte se flitej për ndonjë spektakël por thjesht një bisedë shoqërore, e si me lezet nëpër të theshte togfjalëshin "dua më shumë Shqipërinë". Përgjigjet që mori:
Dua më shumë Shqipërinë, por jo më shumë se Shën Marinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se kryeminsitrinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se bashkinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se xhaminë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se Greqinë, Italinë, Kroacinë, Gjermaninë, Anglinë, e të tjera që si dimë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se RTV-në.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se policinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se alibinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se kryesinë (e 50 e ca partive legale e ilegale).
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se pafajsinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se ministrinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se zv/kryeministrinë.
""""""""""""""""""""""""""""""""""" se sekretarinë.
Në këto rrethana Djalli D.V. dha dorëheqjen e menjëhershme. Sa për sqarim, dorëheqja nuk është e parevokueshme, ajo i është lënë mbi tavolinën e punës zonjës Grabocka e cila po e ndryshoi titullin në "Dua më shumë Shqipërinë, por jo më shumë se ..." e ti lihet perzonazhit ta thotë vazhdimin e ka Djallin D.V. në thes, përndryshe Djalli D.V. do ti lerë vetes një kohë për pushim që e ka të nevojshmë mbas kaq e kaq kohësh, punësh së lodhshme e telashesh, e më pas do të pozicionohet në oferta të tjera që me modesti themi se i ka të shumta.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Pjesë nga shënimet për librin Jeta ime me Enverin (dhuruar Albforumit më 17 Nëndor 2002 me rastin e çlirimit të Tiranës)

Shoku Enver i kishte shumë qejf festat. Dhe me thënë të drejtën shumë pak ditë të gëzueshme kishte kalur populli shqiptar. Nga amerikanët me mision në Shqipëri (ai kishte mësuar - hiqi vijë kësaj, pse nga ata do mësonte Ai?) atij i ishte thënë se në fund të Nëndorit "Thanksgiving Day" ishte një festë shumë popullore ndër aleatët tanë të mëdhenj (jo, jo në popullin e aleatëve tanë të mëdhenj). Dhe jo vetëm kaq por ajo festohej në dy ditë. Rasti e solli që Shqipëria të çlirohej në fund të Nëndorit. Në brohorimat e para të çlirimit shumë pak e kishin mendjen tek data (mos e shkruaj këtë - partizanët ishin analfabetë, krerët e ballit harruan gratë jo më datat, e kështu kush na siguron se dhe arkivi gjerman, e ka datën gabim, se atij që raportoi i mbeti ora nga bombardimet?) kështu që kur lajmi mori dhenë shoku Enver, duke kujtuar festën dy ditore të proletariatit të Çikagos që derdhi gjak për komunizmin (ata se festojnë 1 Majin, po mos e zbardh as këtë, le të dënden me birra këta) briti : "Të na rrojnë! E para ishte çupë! I dyti është djalë!". E kështu prej asaj dite ato festa mbeten të pandara si motra me vëllanë. Kjo është e vërteta e 28 dhe 29 Nëntorit.
Rroftë Çlirimi i Tiranës.
Rroftë Pavarsia e Shqipërisë.
Lavdi Ismail Qemalit.
Rroftë Çlirimi i Shqipërisë.
Lavdi shokut Enver Hoxha.
Të na rroni ju shoqja Nexhmije - ja kthejmë ne.
Të rrojë Partia jo, jo ku ka parti, Nermin Vlora Falaski - është përgjigjia.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Mall
Me të mbritur në tokën shqiptare, pasi kryejnë dhe formalitetet e rastit në doganë, mes mallit dhe syve të mjegulluar, emigrantëve nuk ju shpëton pa dëgjuar e thirrura e përsëritur : "Bli tre qofte e një panine në letër merr falas një gazetë." Nuk e dimë ç'farë i shtyn ata uria për bukë apo uria për shtypin shqiptar tek blejnë, por e dimë se rrugës ata e lexojnë gazetën prej fillimit në fund, qoftet sipas midesë. Dimë gjithashtu se fjalia "po kjo është gazeta e djeshme" që mikpritësit ju thonë të porsardhurve ka marrë të njëjtën përgjigje në 99.99% të rasteve : "Po ç'bëri dje ç'bëri sot, ky mall është!?" Bile, bile, një prej tyre thurri dhe vargjet:
"Me mallin tonë,
Blejmë mallin tuaj;
Ju patriotë,
Ne të huaj."

Haiku (ai iku)
Po qesh more, qesh!
Futi një t'gudulisur.
As qan, as qesh, ç'Dreq?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ne gosti me Djallin

Nje dite u mblodhem me shoqeri
andej nga mali shkuam
e pime vere e pime raki
ne hell dashin e shkuam.

He e pyesim Djall cthua
Nga Djalli nje ze shpelle u degjua:
Ngrehu o i vdekur
te hash mish te pjekur!

Papritur andej matane
u hap dheu ne cdo ane,
Nje i vdekur eshte cuar
dhe drejt nesh eshte afruar.

Thote Djalli: Dreq o pune
Gjithe fajin e kam une,
Po i vdekur eja dhe ti
ngrije me ne nga nje dolli.

Kthen i vdekuri:po mire
meqe dashki mysafire.
Po per te ngrene cdo nga mua
mos ki ndroje na e thuaj.

Thote djalli: te them nje fjale
se qenka me turp ku djale:
ne me pare se ke provuar
bile dashi kam gatuar.

Ja kercet i vdekmi lotit
sa gjith zjarrin na e shojti
mosni bre dhe ne kete jete
do me lini bythe perpjete?

Po lexoni gurin e varrit
cme gjetet mua te vrarit,
cju kam bere as me thoni
qe nga varri po me zgjoni.

Afrohet Djalli tek varri
dhe lexon pa ju care cari:
u cive u cive e dore nuk hoqe
guret e varit tu befshin loce!

Mos cke hequr mos bre burre
ndaj jane tretur keta gure
syte i hedh ku s'thuhet kurre
vec nje vrime e ca lekure.

Medet Djallo shih cna gjeti
shpjet nxirna nga sikleti.
thote Djalli me shpoti
vihuni ne radhe per nji.

Edhe nisni e kendoni
deri me tre te numuroni
mishi tretet koska mbetet
mishi tretet koska mbetet....

Ne mire pa mbaruar
i vdekuri ne varr ka shkuar
hani pini dhe kendoni
ju ze pija me kujtoni.

Kush e do receten e gatimit te biles se dashit e ka tek te Te ndryshme, Receta e gatime...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Patatet

Në Nju Jork martohet një Shqiptar me një Irlandeze, me një dashuri që shpërtheu si tek fundi i zonjëzës, me shikim të parë mo. E duke patur kohë për të mësuar (i dont kerë hu ju arë, hu ju lajv as long as ju lavmi) për njëri tjetrin për gjyshin, babgjyshin, mixhat, axhat, përshëndetjet të vërtetat dhe me kunjë, të sharat, të larat të palarat erdhi momenti që po flisnin për vatanet. I mbaruan se theni bukuritë, Iralanda dilte me e bukura, Shqipëria me e forta e botës, filluan me historinë.
Irlanda - thotë nusja - para një qinte ca vitesh ka qënë 8 milion banorë, ushqimi kryesor i të cilëve ishte patatja, mëngjes, drekë, darkë, pure, e zjerrë, e pjekur, e furrës si ta duash. Një vit të mbrapshtë një sëmundje e rëndë e shkatëroi të gjithë sipërfaqen e mbjellë me patate, që ishte gjithë sipërfaqja e punuar e Irlandës, vendit ju kanos uria, ekonomia u shkatërrua, borxhe, varfëri, sëmundje, krizë e madhe.
Dhëndri psherëtin sa herë nusja thotë një fjalë e thotë "si tek ne", "si tek ne"...
Në krye të 40 vjetëve - vazhdon Irlandezja - popullsia u përgjysmua në 4 milion banorë, emigruan ku mundën, kryesisht në Amerikë. Po ti pse thua "si tek ne" e pyet kjo edhe ju vetëm patate keni mbjellë?
Po ja moj zemra ime i thotë ky, të nisem që mbrapsh, në Shqipëri kanë mbetur 2 milion vetë nga 4 milion që duhet të ishin, dhe vetëm në 12 vjet, edhe ne patëm krizë të madhe, varfëri, sëmundje, borxhe, ekonomi të shkatërruar, uri, se edhe ne si ju dikur kemi mbjellë e po mbjellim vetëm patate, por ndryshe nga ato patatet tuaja, këto patatet tona janë me këmisha me jaka të bardha e kollare dhe me kostume firmato.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Gjërat e mësueses

Më i prapi i klasës (si nuk bëri kurrë një gjë ku më i mbari more?) sheh që kur mësuesja po nxitonte të nxirrte celularin nga çanta i ranë ca gjëra andej nga ana e katedrës me murin ku nuk dukeshin. Nuk i tha gjë askujt e me të ikur të gjithë, fap me dorën e vogël njërën, tjetrën dhe më tjetrën, i fut në çantë dhe vrap në shtëpi.
Mbasdite kur i jati do ta shihte ta pyeste për detyrat e të tjera prindërore e fëmijërore këshilla e lodra, sa hyn kur sheh djalin me kurriz nga dera, që i thoshte diçkaje në dorë "miushi, miushi, miushi". Afrohet babai ngadalë, ngadalë, "të kapa!" i thotë, djalit i fluturon nga duart miushi që përfundon në duart e të jatit. Babai shtanget "Ku e gjetë këtë mor mistrec?" (mamaja i përdor ndryshe) Djali me kokë ulur i thotë "mësuesja e përdor kur i dhemb mezi". Po këtë tjetrën, dhe tregon me dorë një tullumbac mbi krevat. Djali me kokë ulur i thotë "mësuesja e përdor kur i pret barku". Hap me vrull çantën e djalit babai, çtë shikojë "Po ky, po ky? dhe ja tregon të birit. Djali me kokë ulur i thotë "mësuesja e përdor për masazh". Ja bëj unë masazhin asaj nesër thotë i jati.
Të nesërmen mësuesja me të jatin e djalit në sallën e mësuesve, djalin e dërgojnë ti thotë drejtoreshës. Hë - i thotë drejtoresha këtij, - ka ardhur yt atë të ta tregojë qejfin? Po ai s'ka ardhur për mua, - thotë djali - ka ardhur ti bëjë masazh mësueses.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

E ndyre, po popullore ama

Njehere nje coban me dhi
me nje nuse ra ne dashuri
qe e kishte burrin te lene
por vete ishte e bukur si hene.

E therriste ai far djalit:
po eja ketu o hene e malit
te te shaloj persiper kalit;
e shkonte rreze kanalit.

E vajti nusja nje nate me hene
"shalome" i tha se jam e zene.
Ah moj hena e malit kam mbaruar
dites me diell kam shteruar.

Meso atehere coban ziu
se kur ti ben gjume ariu
i leni im, ngrysu gdhiu
ngjeshu ne buke dhe ciu.

Ah moj dhi cme bete gjeme
do me talle fshati ne leme
se atyre tju them skam se si
qe mengjez darke dhite ju ci.

eo, dhe djalli popull eshte...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ne nje nga zyrat e minipartive ne Tirane, dy prej themeluesve sapo hyjne me gazeta nder duar. Ulen rreth nje tavoline e nisin shfletimin. (ku e kane gjetur kete fjale)
-Mos,Bursa e Tirones ka marre licensen provizore.
-Kam thene une, nuk te lene te organizohesh.
-Si do ja bejme se, apo nuk i kemi dhe aksionet e ulta, po kryetarit ti themi apo?
-Je ne vete, pse te na akuzojne se turbullojme ujet rruges. Tja themi.
Vjen kryetari.
He ckemi ckane ndonje gje gazetat.
-Po ja, Bursa do nis nga puna.
-Mos more! Po te marr njehere andej nga tatimet e rajonit kemi njeriun tone atje. Te shohim si do e rregullojme kete pune.
-Alo, Tusi, si je more burre, per bursen di gje,e kane gazetat. Ske pare me ble gazeta. Po mire, mire pyet. Do pyese tha....He nuk eshte ke biznesi i vogel eshte te 200 me te medhenjte. Mire, mire shendet e te fala. Si i behet tani? Ku le laroja te haje baloja, e kane te 200 me te medhenjte qe ti ujdisin punet e veta.
Nje nga antaret:
Po mire ne jemi te keta 200 me te medhenjte?
Tjetri: Pse o se di ti ne jemi te 39. Po kur u bene 200 kaq shpejt xhanem.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Lajmërim në gazetë: Firma "Qypa balte e qerpiçe" kërkon të punësojë një ekonomiste. Të ketë arsimin e duhur, të njohë një gjuhë të huaj dhe të zotërojë kompjuterin. Paga do të jetë e kenaqëshme. Adresa ish-NISH Tulla, sokaku nga nis bataku.
Burrë e grua, që përpiqen të gjejnë diçka për këtë të fundit, përpijnë rrjeshtat. Normiste ke qënë, italishten si gjithë shqiptarët, kompjuterin e ndez shu e shkru. Vrap në firmë.
Shkojnë në firmë, ku presidenti, i thyer hëm në moshë, hëm në të tjera, i pret mirë por "ah sa keq, të kishit ardhur një ore përpara, se ja ka nisur punë ajo goca" e tregon andej nga kompjuteri ku ajo goca shtrëngon buzët.
Vazhdojnë kërkimet në gazetë. Asgjë. Përsëri asgjë. Ripërsëri asgjë. Stërpërsëri asgjë. Kur i njëjti njoftim i firmës "Qypa balte e qerpiçe". Marrin urbanin kësaj radhe. Kësaj here presidenti thotë "ah sa keq, të kishit ardhur një gjysëm ore përpara, se ja ka nisur punë ajo nusja" e tregon andej nga kompjuteri ku ajo nusja e çaplon gojën vesh më vesh.
Vazhdojnë kërkimet në gazetë. Mbas një jave historia përsëritet. Taksinë kësaj radhe. Pa parë akoma nga presidenti, andej nga kompjuteri asnjë. Gëzimi shtohet kur presidenti mbetet i kënaqur që ajo ka punuar normiste, di italisht, e ndez e shu e shkru. Të tjerat do ti mësojë me kohë. Paga është kaq (paratë e gjynahet s'tregohen) dhe ata kanë kalamaj për të rritur, pranojnë.
Shkon dita e parë e punës. Vjen gruaja nga puna dhe drejt e shkon e lan dhëmbët. Po ti se ke bërë më parë këtë i thotë burri. Po ja bleva një pastë të re i thotë kjo e po e provoj. Mirë ja kalove nga puna. Mirë i thotë kjo.
Dita e dytë. Përsëri drejt e tek lavamani të lajë dhëmbët. Pastë tjetër ke blerë i thotë ai. Po jo mor burrë por zyrtarët duhet të jenë të pastër.
Mirë ja kalove nga puna. Po, mirë i thotë kjo.
Dita e tretë. Lavamani, dhëmbët dhe gjuhës po i fuste furçe gruaja. Mirë? Mirëzeza i thotë kjo, kisha shumë punë sot.
Ditën e katërt s'duron burri. Mbas gruas në firmë, jo nga dera, përgjon nga dritaret e sokakut të batakut zyrën e presidentit të firmës e gruas së vet ekonomiste. Mezi dukej, po dëgjohej xham.
Presidenti: Duke kënduar "o çeli lulja aguliçe, qypa balte e qerpiçe". U plakëm, s'na punojnë as duart, s'na shohin as sytë, e na është tharë dhe mbështyma. Ku ta ve moj ku ta ve, mos se nxuri. A spo më jep një ndihmë o zonje?
Ëhëë - gruaja, ku e ke.
Ja - i thotë presidenti - aty poshtë, po më parë hiqi një të lëpirë, aaashtu, ngjyeje, ngjyeje të zerë, ngjeshe tani...
Një shpërthim dritaresh me dy kanatat. Burri si i çmendur hidhet brenda pa e ditur as vetë çdo bënte (s'e kishte marrë kallashin) kur çtë shikojë. Presidenti me syze majë hundës, ulur në tavolinën e punës e gruaja e tij nga ana tjetër e veshur, (e veshur oj) kishte zënë me dorë gishtin e madh të presidentit e po e ngjeshte tek një çek banke. Ç'bëhet këtu - thirri sa kishte në kokë, ndënse e pa se nuk bëhej ndonjë gjë e madhe. Po ja o i uruar - i thotë presidenti - unë s'di shkrim e këndim, e po firmosja këtë çekun. Jotshoqe më ndihmoi. Su bë qameti. E kam si vajzën time. Rrogën - thërret burri. Po mirë - presidenti nxjerr nga sirtari një tufë - numuroi vetë se mua më është tharë mbështyma.
Të nesërmen gazeta kishte përsëri atë njoftimin: "Firma qype balte e qerpiçe", ndërkohë qe atje pranë stofës që digjte qymyrguri presidenti priste duke kënduar ... kur çel lulja aguliçe.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ja arritëm dhe ne kësaj dite.
Mu në fshatin tonë dhe moj erdhi interneti,
o kafja e dullës oo- u be kafe interneti. Muzika vazhdon me këngën e njohur të grupit të Lapardhasë, këngëtarët po ata, veshjet po ato, shtoju një celular.
I fortë ky Niku, si i jati Tiku tekniku,
i jati rregullonte levizorë, ky kompjutorë.
Një sallë standart e një klubi fshati ku të doni në atdheun tonë të dashur. Një banak, me ekspres kafeje që bën shshshshssh, një makinë akulloresh që ka heshtur se është dimër, një përzierës pijesh freskuese, me ato enët e qelqta që ngjajnë me akuariuma me smërçin tek niveli i ujit nga të palarët, tavolina katrore me sipërfaqe fibre importi, karrige me këmza metalike e ndenjëse igeliti prodhim Poradeci, me dritare që shohin nga ajo rruga e shtruar me betonite që të nxjerr në xhade të madhe. Në oborr ca shelgje me degët pa gjethe të shpupurisura si leshtë e Laqi të marrit. Brenda njerëz të të gjitha moshave, më të moshuarit ndonjë kafe turke, meso burrat ndonjë teke, më të rinjtë birra. Nga çe mbani mënd një kllap të këtillë ju ikanakët, asgjë nuk ka ndryshuar, as pusi pa ujë në një cep të oborrit, as një qen stani i lidhur më të djathtë nga magazina ku janë kapicë arka pijesh freskuese importi që kanë që para lufte që zenë pezhizhka atje, asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë, vetëm se mbi çdo tavolinë gjen nga një kompjuter, plot dhjetë të tillë.
O Niku, po eja more çthotë ky: "try again", "you are offline". Po çbërë ti - pyet Niku. Po ja, doja të regjistroja olajnë pikët e Tetrisit. Pa prit i thotë Niku, sheh nga kabllot nga mbrapa, ndjek njërin deri andej nga banaku, e gjeta. Shtyp enter. Eneeneenen viu fiu- modemi - i shënova jam i 90 për sot. E më ta lumsha - i thotë Niku - klientit të tij që ka gjashtë orë që luan tetris, e që ka paguar 6 orë x 5000 lek ora = plot 30000 lek të vjetra Nikut, - e ke hak një nga mua. Do vazhdosh? Jo mo jo, po dal njëherë andej nga pemtorja. Mos harro të vish nesër - thotë Niku që me një linjë telefoni mban gjallë dhjetë kompjutera online. I kam në rrjet - ju thotë njerëzve - pak e ngatëruar kjo punë, kam prishur qimet e kokës, do kisha dhjetë vetura mos kisha blerë këto, po ja, për të mirën e fshatit. Në fund të fundit nuk i duket se po bën ndonjë faj të madh. Ky që iku luan vetëm tetris, ç'bëri "on" ç'bëri "off" pikët i shënohen. Të tjerë i duan filma, nga ata. Rroftë dividija. Të tjerë shkruajnë a marrin e-maile me njerzit nëpër botë. Duan një orë të shkruajnë ca rreshta, një minutë t'ja u postojë Niku. E kështu me radhë. Keq e ka kur vjen ndonjë me shkollë e ja di radhën punës e ska ç'ti bëjë e le online vërtet, por këta janë të rallë këto ditë, vijnë çmallen me të afërmit, bëjnë ndonjë punë fshati, lenë ca euro dhe shëndet. Për eurot kujdeset Niku. Po ç'bën mo ç'bën zihen ca kalamaja andej. Po s'klika una, kliku Niku. Ata luajnë formula uno, i shtrembërojnë karriget fare, por paguajnë 5000 ora dy veta me gjysëm çmimi do edukojmë brezin e ri apo jo? Fut e nxirr, fut e nxirr Niku, fut fisha nxirr leka.
Muzika vazhdon, është po ajo solistja me shami...

Mu në fshatin tonë dhe moj erdhi interneti,
o kafja e dullës oo- u be kafe interneti.
sustën seç e shtypi dhe moj ermajlin çe nxorri,
o tarnana moj tarnane sa postier të shpejtë që ke.
Muzika mbaron, këngëtarë, soliste, saze i përkulen publikut; edhe publiku është po ai, edhe duartrokitjet po ato...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Nostradamus
Kur dita të puthitet me ditën kur Mine Peza në krye të grave u ngrit e thirri "Lironi djemtë tanë!" në të njëjtin vend e orë e po nga Mine Pitja do të dëgjohet përsëri thirrja "Lironi djemtë tanë!", e nga nga gjoksi i grave do dalë një flamur i maaaaadh kuq e zi. Merrni masa pranë Bashkisë së Tiranës, e ndërmarrjeve të saj përkatëse, të hiqni mënjanë ca topa me pëlhurë (umai, puplinë) të kuqe dhe ca topa me pëlhurë të zezë nga ajo që përdorni për arkivolet se do t'ju mbeten të vdekurit pa mbuluar.
Mos më thoni që s'ju thashë!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Jemi keq me femra - i thote Gramoz Ruci Nanos. Po mbrapa kurrizit do te ma shpiesh kete te shkrete - ja kthen Nano - une nje per vete gjeta, e gjeta belane. Jo, jo, jo, - nxiton Ruci - u shpreha keq - jemi keq me shoqe socialiste, dhe ato nja dy qe kemi na i ka yene cerma keto kohe. Po miro - i thote Nano - une do tju mbaj ne kurriz ju edhe per keto pune.
Mbas ca ditesh, mbledhje e Qeverise, pershpejtimi i reformave, pershtatje me standartet e BE (bashkimit europian). Pasi ja u numuron nje e per nje, e mbyll - keni dhe kaq dite afat ti sillni keto, ndryshe...- e pas nje heshtjeje - mbledhja mbyllet. Kur Ministrja e Punes dhe Ceshtjeve Sociale flet: po une qe i kam gati, mund tja u jap tani zoti kryeminister. Nanoja zgjat doren, ajo ja jep, Nano cfleto ca faqe, hop cepi i buzes ne gaz. Tabela analitike e pagave ne BE/Albania:
Romano Prodi 240000Euro/Fatos Nano 250000Euro
Javier Solana 190000Euro/Ilir Meta 200000Euro
Po sikur te te them te hedhesh kandidaturen per deputete ne zonen e Elbasanit cthua zonja Leskaj? Apo - dhe cfleton tabelat andej nga europarlamentaret. Jo, mire jane, he zonja Leskaj Partia e vlereson kuntributin tuaj per hyrjen ne Europe. Po mire - i thote kjo - si ta mendoje partia.
Pas ca minutash Nanoja ne telefon Rucit: Ta gjeta shoqen Leskaj per ne zonen e Elbasanit. Ruci - po e kam thene une, ne pa ty as deri ne atje nuk shkojme dot.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Te shqetsuar per Katranthesin Nanoja i thote Rucit - Eshte bere m... kapice, s'mjafton vetem kjo sh... imje per ta lare. Po Petro Koci i thote Ruci, ai ka... Petro Koci eshte me prostat o Mozi, e ben kur i vjen dhe jo kur ka nevoje partia - e mbyll Nano.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Telebingo nderkombetare

Ja dhe tani ka ardhur casti magjik. Kujt do ti trokase ne dere fati i shumepritur. Sponzoret tane kane bere dhurata te cmueshme. Nje duartrokitje per sponzoret tane. papapapapapa Le ti permendim ata USA do te dhuroje per fatlumin apo fatlumen Pentagonin, gjithe floten detare dhe ajrore, disa satelita qe i shihni ketu, kamera tregon satelitat. Great Britania, mercenare nepaleze, Mi5, dhe mbeshtetje logjistike, Albania nje duartrokitje te forte per Albanian, ka dhu..., ka dhuu...papapapap duartrokitjet vazdojne, ka dhuruar, nje kompani komandosh, nje toge komandosh me gjithe oficer qe ju mund ta shihni ne beni kabull ne Kabul dhe gjiiitheee hapsire e saj ajrore e portuale. E se fundi dhe une kam bere nje dhurate simbolike, nje pentagram, me tekstin dhe muziken e kenges "ketu s'do jesh do jesh harruar
ne dhe i tretur si te tjere
ne Irakun e preferuar
nuk do te shohin petroliere".
Dhe nje duartrokitje per mua ju lutem. ppapapapapapa. Ja afrohet bukuroshja jone zonjusha Kufeta Banan, "hello every body, let's the games begin ". Zonjusha fut doren e saj te cokollatte, perzien kartat, perzieji mire, e merr nje, le te shohim tani. Te shohim kush do jete fituesi seria me numur aq bileta fituese ... juria ,profesor "gjithcka ne rregull", le te presim pak, po, po konfirmohet Z. Al satan el husein. Ju lutem teknika, ne linje, piiip, piip, "yes, mister Bush". Oh jo jo ju flasim direkt nga telebingo nderkombetare, ju ka rene bileta fituese, keni fituar o sa keq nje Pentagram. Zeri permtane - cfare ka ky Pentagrami? Zeri me kete ane nis e ja kendon pak. Jo mor jo ndonje fanfare a bande keni? Zeri me kete ane - o jo na vjen keq, poooo sikuur taa ndeerosh Pentagramin me Pentagonin. Pentagonin, ce dua he burre, ai eshte i prishur, pastaj kush e leviz nga vendi. Zeri me kete ane - telebingo nderkombtare, telebingo nderkombtare. Jo mor jo, me mire po marr Pentagramin. ...
Drejtoi telebingo nderkombetare:
Kori......
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

aritmetike profetesh

Nano: Brezi yne do ta fute Shqiperine ne BE.
Nostradamus: Kur e gjeti dhe une ate po mendoja, Meta. Majko 35 vjecare shtoju e 30 vjet deri sa te dalin ne pension2032. Po kur e gjeti. po kur ma mori profecine nga goja.
 
Top