KAZMORE

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Pjesë nga biseda telefonike e dy kushërinjve, njëri në Shqipëri tjetri në Amerikë:
...
-Po kompjuter ke mo kusho?
-E kam një DELL! Po ti?
-Po kur ke një dell ti që je në Amerikë, unë k...t kam.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Gruaja i ble burrit një çadër të madhe fare. Teksa po e hapnin dhe shihnin sa vend zinte hyn djali e thotë: E plako, petroninin do presësh...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Në të ri Paleta e kishte të njëjtin numur këmbe, e për rrjedhim këpuce me Oxhën. Këpucët e Oxhës bëheshin me porosi, por s'ishte aq kollaj tja masje, e plasje veten brenda ti shtrëngonin. Kështu zgjidhja, këmbët e dikujt duhet ti provonin ato pa ngarkesë dhe me ngarkesë për çdo eventualitet. Ky fatlum ishte Paleta. Ishte aq fatlum sa për meritat e mëdha jo vetëm i lanë të mbante një palë nga ato këpucë farfuruese po i thanë shko në Nju York për turizëm. Shkoi Paleta në NY, bukuri e rrallë, vishet e turravrap ta shikojë. Po të bien këmbët, ta marrësh më këmbë, shtoi dhe diellin që digjte në çaçkë të kokës e ec ec, andej nga 42 street, plot nga ata që shesin çmundin në tezga për turistët (kalojnë 1,5 milion palë këpucë në ditë) ora, portofola, (për ata fatkeqët që ua kanë trembur) piktora që ta japin surratin për pesë minuta, indianë që shesin elefanta, kinezë qe shesin samuraj e pikturojnë dekoracione, haitianë që shesin qofte të skarës, malajzianë që ju bien tupanave, çtë të shkrepë në kokë e gjen. Po asgjë nuk e gjen falas. E Paleta nuk e kishte xhepin kukurec akoma. Kur aty midis, një tabelë kartoni e shkruar me bojë këpucësh, (kështu janë dhe të tjerat) "Buzëqeshje FALAS, i shkon buza e tharë vape në gaz, pa prit. I zoti i kartonit, me një hundë të kuqe kllouni, e ca xhingla mingla në duar filloi të bënte për të qeshur Paletën tonë. Po ku iç. S'ishin për të qeshur. Bëj sikur guduliset kllouni. Bëj dhe ti i thotë Paletës. Bën ky po përsëri hiç. Nis kllouni të heqë këpucët e veta e të bëjë sikur vesh një palë këpucë miniature nga atë që varen çelsat. Bën sikur guduliset në shputat e këmbëve, e qesh me të madhe. Qesh dhe Paleta, qesh se s'kishte asgjë për të qeshur. I thotë kllouni Paletës vishi ti tani, gudulisi ti. Tundohet i lodhuri Paleta, se fundi i fundit i ishin dërmuar këmbët, e sa ti guduliste s'qe keq ti fërkonte pak. Një të thënë e një të bërë. Po sa nisi të fërkojë këmbën e majtë, sytë ju ngulën tek kartoni
"Buzëqeshje FALAS dhe në rrjeshtat e tjerë
nëse na falni
këpucët tuaja!"
Në atë dreq kartoni të ndonjë kutie amballazhi, rreshti i parë lexohej lirisht, ndërsa të tjerët i mbulonte njëra anë e kutisë. Kur kllouni e tregonte për publikun lexohej vetëm "Buzëqeshje FALAS, se ana mbahej e puqur me fundin e kutisë, kur kllouni e ulte anën në tokë që të niste xhonglimet lexohej e gjitha.
Hë,hë,hë, qesh Paleta e kuptova, hë, hë,hë, po mi kthe këpucët. Jo - i kthehet kllouni - ti vetë mi dhe. E pak nga pak nga shaka, biseda merr formën e sherrit. Vjen Polici.
Polici: Ç'ka ngjarë?
Paleta: Po më vjedh këpucët ku kllouni!
Kllouni: Nuk ja vodha zoti polic mi dha vetë.
Polici: Ja dhe?
Paleta: Po unë nuk lexova se aty thuhej, nëse më fal këpucët e tua.
Polici: Kur e lexon tani si nuk e lexoje me parë, pastaj pyetja ishte ja dhe?
Paleta: Po.
Polici: (kllounit) Të fyeu, të goditi...
Kllouni: Jo vetëm më mori varsen e çelsave të shtëpisë.
Paleta: Mi dha vetë, mi dha vetë.
Polici: Mi jep.
Paleta: (rrëmon xhepat e i nxjerr) Urdhëro.
Polici: Pse i fute në xhep.
Paleta më në fund e kuptoi se ishte nja hap larg policisë, asnjë mendim i ndritur nuk i erdhi në mend.
Kllouni: Po s'prish punë zoti polic, s'prish punë, pak shaka.
Polici: Me ç'shoh unë s'kam më punë, këtu. Ditën e mirë.
Prej asaj dite, Paleta e dinte mirë se këpucët e Oxhës të vrisnin ca kur i vishje, por oj çtë vrarë që të bënin kur i hiqje.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Teksa më në fund Ibrahim Rugova mund të takohej me elektoratin e vet në fushatë zgjedhore, midis të tjerash ai pati dhe një bisedë të tillë me një dervish.
Ibrahimi: A je si je!
Dervishi: Boll mir besa!
Ibrahimi: Çje tuj punue?
Dervishi: Po ja, rri që rri, bëj noj hajmali, (e i tregon Ibrahimit një nga ato nuskat "për të mos marrë më sysh".
Po udhëheqësi largpamës e morri mesazhin e popullit. Me tu kthyer në Prishtinë, mbas zgjedhjeve, rri që rri dhe flamurin, rri që rri dhe stemën, rri që rri dhe himnin.
E unë si e xhuma thashë rri që rri dhe barcaletën.
S'është barcaletë?
Po punë e madhe. Se mos ato nuskat më sipër janë vërtet.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Kush nuk e di të famshmin dhe të famshmen thënie se ai do hipte majë peme po të ngrinte Liqeni i Shkodrës që të mos e merrte vala. E kanë ndryshuar punët sot. Liqeni ngriu, shkriu asgjë s'pipëtiu, si me qënë kallashët, telat me gjëmba dhe prozhektorët. E kërkojmë mikun tonë (në s'ja dini emrin kot lexoni barcalet) e na thonë ka shkuar andej nga plepi i vetmuar. E gjemë aty dhe mësojmë se bashkia, prefektura, qarku kanë treguar gjithë përkujdesjen që ai plep të mbetet aty për çdo eventualitet.
Ne: Po liqeni ngriu e shkriu, pse plepi...
Ai: Po jo mor burr...
Ne: Apo mos prisni të ngrijë Adriatiku...
Ai: Po jo mor burr...
Ne: Epo Atlantiku...
Kur një zë nga maja e plepit, "Pash zotin mos na kujto se kena 12 vjet në maje t'plepit tuj vrojtu..."
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ju kujtohet ai numri i Arben Dervishit me "leshtë e Currit", shqiptaroamerikanit që ju dha bashkëpatriotëve me vete për në Shqipëri një xhufë leshi (nga të kokës), (nga të kokës lart me shoqe). Është fitues i llotarisë ai, ëhëë.
Estrada e Korçës po ripunon numrin e vjetër, është në kërkim e sipër për një aktor mashkull që ta ketë të rënë leshtë e kokës, prej ballorit një pëllëmbë mbrapa gjer më çaçkë. Keni për ta parë së shpejti nën titullin "Skalpi i Benit".
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Mentor Nazarko dhe duhani i hapur

E dallon një fshatar që shiste duhan të hapur Mentor Nazarkon tek e provonte me të dredhur. Unë të njoh dhe kam lexuar shkrimet tënde. Gjysmat - i përgjigjet Nazarko - duke ngjyer letrën me gjuhë, e duke kujtuar dosjet plot që morri kur iku nga presidenca. Pse ti çensurojnë tani? - habitet fshatari. Jo plako, jo, po më kanë hyrë në pjesë, - shfryu dufin Nazarko. Pesë vjet, pesë shkrime, pesë i përkthenin, pesë i shkruanin, pesë i korigjonin, pesë i botonin, një i firmoste. Po pse kaq të rrallë - pyet fshatari me sy nga cigarja. Prisnim sa të mbaronin leximin 5 milion shqiptarët - përgjigjet Nazarko ndërsa cigarja i shkërrmoqet në duar. Më dendur tani, më dendur - vazhdon fshatari me hallin tek duhani. Dendur vërtet, po vetë i përkthen, vetë i shkruan, vetë i korigjon, vetë i firmos, vetë i lexon.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ujësjellësi dhe naftësjellësi

Mbas operacionit antitrafik socialistët e Vlorës e pyesin Kryeministrit Nano si do punësohen ata që merreshin me skafet. Të shkojnë të bëjnë shurrën andej nga ujsjellsi i Italianve (ndaj u turbullua uji, po mos e marrin vesh taljonët)- ja u kthen Kryeministri e do paguhen për këtë. Po dhe nga naftësjellësi - e pyesin me gaz Vlonjatët. Po ju që kur keni nisur të bëni naftën - shpoton Nano. Jo ne shoku Kryeministër, kurdët - ishte përgjigjia.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Mustafa Kërçuku shefi i atyre që kontrollojnë shtetin duke pritur radhën lexon gazetën Tema tek ajo berberana ku qethet Nano, Klosi e të tjerë. (Lexo Tedin për sqarime) Titulli "Mbas Klosit tani e ka radhën Kërçuku!" mos mor, mos mor, ishim dhe aleatë, të djathë ju i djathtë unë, si edhën kohët të presin me sallake. E në kohë e sipër berberi ka mbaruar me klientin e mëparshëm e flet: "Radha" (ose "Next" kur qeth ndonjë ingliz), siç thonë gjithë berberët e botës. Po Kërçuku është zhytur në gazetë. Përsëri berberi: "Radha, radha," e shkund pak prej krahu duke thënë "Mustafa, Mustafa" e Kërçuku "Nuk ma mba, nuk ma mba!" "Po hajde e burrë - i thotë berberi - pak anët do të të marr si Klosit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Vazhdon pandërprerje cikli dhjetvjeçar "Ja kush është...." i burrave të ndritur të Shqipërisë tek Gazeta Shqiptare. Në parakalim janë ata që kanë provuar ushqimet e komandarëve për të majtët dhe komandarët e skuadrave për të djathtët.
Hajde trima hajde,
Hajde trimëri, trimëri,
Lumja Shqipëri ç'burra pate,
Veç pse s'u bëre kush se di.
Parakalimi vazhdon, materniteti i Tiranës dhe pubet punojnë non-stop.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Po me urën ç'patën xhanëm? Ç'të keqe ju bënte kjo urë? Varianti bashkëkohor i filmit që po xhirohet te ura e Bunës nga është nxjerrë dhe batuta ka një përgjigje interesante:
E kishin ndërtu austrohungarezët që në luftën e parë pa tender.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Njoftim për shyp i Ministrisë së Jashtme Greke:
Tre qytetaret e Bashkimit Europian me banim në Greqi që u kapën duke vjedhur në Bilisht sende të arta janë arvanitase.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Sulmi në të gjitha frontet që ka marrë ai që zëvendëson kryeministrin kur ku i fundit do ka disa pika kulminante. Kështu shoqi Ilir, shkeli mbi vizionin euroatlantik, (dhe kapërceu ylberin) u morr me marrveshjet e bizneseve, mblodhi shoqatat jo qeveritare që merren me politikë dhe ju tha "tani, për politikën e jashtme do flasim me një zë?", mblodhi dhe studentët e Italisë. Por ç'ndodh më tej? Ajo puna e të folurit në një zë të OJQ që merren me politkë ju erdhi mbas midesë OMONIAS dhe DRUSHTVOS që mbrojnë interesat e minoriteteve grek dhe maqedonas në Shqipëri. I gjithë problemi është që tani ky zë do jetë zëri i "patridhias" apo "nasha majkos". Kur ta zgjidhin do tja raportojnë shoqit Ilirit. Ndërsa ajo puna me studentët, hë, midis albforumistëve të shkollepsur kemi dhe një me medalje honorifike, që vendosi më në fund, po kthehem e do punoj në Shqipëri. U takua me një profesorin e saj, me gradë e titull dhe e ftoi për një kafe e një mendim. Sa u ulën në kafe, profesori me gjithë moshën e vitet u ngrit e përshëndeti me respekt Njëri Pushtetarin. Po ky çfarë grade a titulli ka - e pyet honorifikja jonë - që e nderuat në vend tju nderonte. Mendoni një profesor doktor që njihni, buzëqeshjen e raskapitur, e gojën pa dhëmbë se po i ve të rinj, e përgjigjen ja u jap unë : "Pithtar i dhëmokratisë!"
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Revista "Time" në numrin e tanishëm ka kopertinë Bin Ladenin dhe pyetjen "Përse ne nuk e kapim dot?"
Në redaksi kanë shkuar këto përgjigje:
Se nuk kemi përkthyesa për ta marrë në pyetje - nga një punonjës i CIA.
Se është çmimi i ulët - nga një paqeruajtës në Kabul.
Kazmorja këtu është se letrat në redaksi mbajnë respektivisht nënshkrimet Bashkim Gazidede, dhe Veçim Zallheri.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shkruar apo shkruajtur.

Në ndihmat që kërkon Bledi për ta shqipizuar shkrimin e albforumit, një antar i kujton atij se aty ku më parë ka qënë postuar, tani shkruajtur duhet shkruar. E ka vrarë mendjen më parë Bledi, e kësaj radhe thotë kur s'po pyes një plak të vjetër që e ka fqinj.
Bledi: Me drejtshkrim duhet shkruar apo shkruajtur?
Plaku: Kruar apo kruajtur?
Bledi: Jo,jo, shkruar, shkruar apo shkruajtur.
Plaku: Po unë tani s'shkruaj më i thotë po kur më ha e kruaj.
Bledi: Po mirë duhet kruar apo kruajtur?
Plaku: (Pasi e kruan mirë e mirë) Se kruaj dhe aq mirë vetë, gruaja ma kruante më mirë, pra e shkuar "ma kruante", "ma ka kruar" "kruar". E ta kisha dhe një herë, një telenovelë do kisha shkruar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

S'jam tribu, s'jam tribu
kam lindur në ato troje
por do vdes ku të du...
Mos thoni se nuk janë kështu, i kam dëgjuar vetë nga goja e Aurelas në Nju Jork. Ngatrim linjash zemër, ngatrim linjash, pa nuk jemi nga ata që përgjojmë ne. Fliste me Shqipërinë, me autorët e këngës, ti ndryshojmë ato vargje, ta bëjmë dhe një herë këngën. Po jo - i theshin matanë telit. Si jo, - përgjigjej kjo, - po diaspora s'ka të drejta, po karta e të drejtave të njeriut, pastaj dhe ju që jeni aty kushedi ku ju gjen vdekja... e vazhduan e vazhduan. Kur e mbylli Aurela ata nga Shqipëria thanë (mos e bëni për fjalë hë): "Pse mos bësh ti, e ke vënë festen (kapelën)mënjanë." Ku e panë mor aman, sikur ta kishin celularin 3G.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Bishti i avionit
Në kthim të liderve politikë nga Zvicra, Nard Ndoka pret Genc Pollon në aeroport dhe i thotë: Si more në krye të avionit ata, po në bisht të lanë dhe në kthim?
E Pollo i përgjigjet: Mos u bëj merak Nardo, në politikë dhe aerodinamikë krahët shërbejnë për të mbajtur drejtqëndrimin, bishti për ti dhënë drejtimin.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Eksplozivisht!
Nis konkursi i Barcaletave në Albforum. Fillon Tedi, shkruan, shkruan. Po ç'farë bën kështu more bir i thonë në shtëpi?
"Është vënë një çmim këtu, do ta fitoj patjetër."
Vijnë dritat, shkruaj, ikin dritat,...mos mor. Ikën java e parë. Vjen java e dytë. O Tedo, o Tedo - therresin çunat e lagjes, ata që e njohin e dinë çar lagje. Tedi - thuaju çfarë të duash - unë s'jam këtu. E jëma e Tedit - po këta mo, pse më janë gjithë hundë e buzë, si mbanin dot dhëmbët brenda deri dje? Ti gjejmë çunit një bateri për kompjuter - thotë i jati të jëmës - mos i shkoj puna dëm. Jep e merr, e gjejnë një e pa i thënë gjë Tedit një ta lidhur. Iknin dritat, kishte Tedi. Shkruaj, shkruaj, binte bateria, ...mos mor.
Ikën java e dytë vjen java e tretë. Hë? - e pyesin prindërit - çmimi? Kryesoj ju përgjigjet ky po nuk është akoma zyrtare. Ta lidhim me gjenerator - thotë i jati - mos na shkojë çmimi nga dora. Flet me ato të dyqaneve rrotull, ju qan hallin, "po lidhe o tu mbylltë, i thotë njëri, po mos jemi njëri për tjetrin". Ble i jati ndonja 100ml kabëll 4mm nga dritaret, një të lidhur. S'ka më ikje dritash.
"Po aman mor se vetëm dy duar kam - thotë Tedi". E shkruaj, e shkruaj. Vjen java e katërt. Jepet çmimi. I jati shkon e mbyll hesapet me baterinë, shet e kabllin për pesë lek tek të përdormet dhe presin çunin. Hyn Tedi në shtëpi, me bluzën e Albforumit veshur fol e qesh. "Çmimi - thotë - e i bie gjoksit". Qyqja - thotë e jëma - iku çuni! Mos na marrë vesh lagjia - thotë babai - mbyll perdet. Ding-dong, ding-dong, ding-dong, zilja e derës. Hyjnë çunat e lagjes. Urime, urime. I madh je Tedo. I thotë i jati të jëmës, "lagjia e ka marrë vesh, mos na merr vesh Tirona". Ding-dong, hyn një çun tjetër i lagjes, "shif me shif, dhe ju zgjat fotografitë e ceremonisë, Tedi në mes me bluzën veshur e gjithandej çuna e goca me shampanjë në duar. Mos - thotë i jëma - e morri vesh Tirona. "Çfarë Tirone moj - i thotë i jati - e ka marrë vesh gjithë bota, interneti, interneti!". Një lëmsh ju mblodh të jëmës së Tedit "do na mbetet çuni pa martuar!"
Java e katërt: crrrrr,crrrr, e ngre i jati i Tedit, alo jam Borëbardha, shalqiniiii dhe përdredh zërin. Ding - dong - është Tedi në shtëpi - një bjonde, një brune, një kuqe (22 karotëshe kjo), një kaçurrelse, një bjonde,një brune. Vjen dhe postieri - familja e Tedit, ç'ka ndodhur shiko sa letra kini? E zbras thesin.
Java e pestë: alo, Familja e Tedit, jam Vera Grabocka; alo jam Ardit Gjebrea, alo jam Ad Krasta.
Java e gjashtë. Tedi në një spektakël "live". Spektatorët Tedi, Tedi,Tedi. Ja u shkul mushkëritë se qeshuri Tedi e bën të largohet nga skena, del prezentatori fishkëllima nga të gjitha anët, ikën ky. Spektatorët përsëri Tedi, Tedi...
Java e shtatë. Disa makina plot me badiguarda. Tak-tak, trokasin tek dera, janë me syza të errta nuk e shohin zilen. Shoqëruesit e kryeministrit. "Po ju urojmë Vitin e Ri!" Po është herët - thotë i jati. Të ketë mendjen çuni atë natë, dmth, kryeminsitri e uron. Shkon pak, ty-ty-ty, makina nga ato të Liqen2, parrulla blu Vizion 2003.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Blitzsex!

Për të tërhequr klientë njëra mbante bluzën ku shkruhej "Blitzsex!", e ju ofrohej klientëve "Ç'thua për një blitz?"
I pari. Po mirë i thotë, në makinë e ... buzëqesh, ashtu, ashtu, aaaashtu, me shëndet. Një minutë e gjitha. Po ç'punë bën? - pyet ajo. Fotograf - vjen përgjigjia.
I dyti. Po mirë i thotë, në makinë e ... shpejt, shpejt, shpejt, ëëëëëëëëëëë, shpejt, shpejt, ëëë ce, ce, cejtnot. Pesë minuta e gjitha. Po ç'punë bën? e pyet ajo. Shahist - përgjigjia.
I treti. Po mirë i thotë, në makinë e ... pa prit, ë, aty, e gjete, e gjete fiksoje tani. Pesë minuta, dhjetë, një orë, tre orë; po aty ku e lamë. Ore ç'dreq pune bën ti? Astronom - përgjigjia.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Teksa po i tregoja dikujt se pasi shqipëroi suksesshëm "Monologët e Vaginës", përkthyesi Buçpapa (të lutem o zot ta mbaj mend mirë!) po punon për një tjetër temë të Broduejit "Urine Town"; sigurisht i them që nuk do të përdoret fjala "shurrë".
Vetëm pis nxjerr ajo goja jote!?- m'u përgjigj. Jo dhe farë - e mbyll duke mos ju përgjigjur pyetjes tjetër: Ç'farë, farë more, ç'farë farë?
 
Top