Re: KAZMORE
Eksplozivisht!
Nis konkursi i Barcaletave në Albforum. Fillon Tedi, shkruan, shkruan. Po ç'farë bën kështu more bir i thonë në shtëpi?
"Është vënë një çmim këtu, do ta fitoj patjetër."
Vijnë dritat, shkruaj, ikin dritat,...mos mor. Ikën java e parë. Vjen java e dytë. O Tedo, o Tedo - therresin çunat e lagjes, ata që e njohin e dinë çar lagje. Tedi - thuaju çfarë të duash - unë s'jam këtu. E jëma e Tedit - po këta mo, pse më janë gjithë hundë e buzë, si mbanin dot dhëmbët brenda deri dje? Ti gjejmë çunit një bateri për kompjuter - thotë i jati të jëmës - mos i shkoj puna dëm. Jep e merr, e gjejnë një e pa i thënë gjë Tedit një ta lidhur. Iknin dritat, kishte Tedi. Shkruaj, shkruaj, binte bateria, ...mos mor.
Ikën java e dytë vjen java e tretë. Hë? - e pyesin prindërit - çmimi? Kryesoj ju përgjigjet ky po nuk është akoma zyrtare. Ta lidhim me gjenerator - thotë i jati - mos na shkojë çmimi nga dora. Flet me ato të dyqaneve rrotull, ju qan hallin, "po lidhe o tu mbylltë, i thotë njëri, po mos jemi njëri për tjetrin". Ble i jati ndonja 100ml kabëll 4mm nga dritaret, një të lidhur. S'ka më ikje dritash.
"Po aman mor se vetëm dy duar kam - thotë Tedi". E shkruaj, e shkruaj. Vjen java e katërt. Jepet çmimi. I jati shkon e mbyll hesapet me baterinë, shet e kabllin për pesë lek tek të përdormet dhe presin çunin. Hyn Tedi në shtëpi, me bluzën e Albforumit veshur fol e qesh. "Çmimi - thotë - e i bie gjoksit". Qyqja - thotë e jëma - iku çuni! Mos na marrë vesh lagjia - thotë babai - mbyll perdet. Ding-dong, ding-dong, ding-dong, zilja e derës. Hyjnë çunat e lagjes. Urime, urime. I madh je Tedo. I thotë i jati të jëmës, "lagjia e ka marrë vesh, mos na merr vesh Tirona". Ding-dong, hyn një çun tjetër i lagjes, "shif me shif, dhe ju zgjat fotografitë e ceremonisë, Tedi në mes me bluzën veshur e gjithandej çuna e goca me shampanjë në duar. Mos - thotë i jëma - e morri vesh Tirona. "Çfarë Tirone moj - i thotë i jati - e ka marrë vesh gjithë bota, interneti, interneti!". Një lëmsh ju mblodh të jëmës së Tedit "do na mbetet çuni pa martuar!"
Java e katërt: crrrrr,crrrr, e ngre i jati i Tedit, alo jam Borëbardha, shalqiniiii dhe përdredh zërin. Ding - dong - është Tedi në shtëpi - një bjonde, një brune, një kuqe (22 karotëshe kjo), një kaçurrelse, një bjonde,një brune. Vjen dhe postieri - familja e Tedit, ç'ka ndodhur shiko sa letra kini? E zbras thesin.
Java e pestë: alo, Familja e Tedit, jam Vera Grabocka; alo jam Ardit Gjebrea, alo jam Ad Krasta.
Java e gjashtë. Tedi në një spektakël "live". Spektatorët Tedi, Tedi,Tedi. Ja u shkul mushkëritë se qeshuri Tedi e bën të largohet nga skena, del prezentatori fishkëllima nga të gjitha anët, ikën ky. Spektatorët përsëri Tedi, Tedi...
Java e shtatë. Disa makina plot me badiguarda. Tak-tak, trokasin tek dera, janë me syza të errta nuk e shohin zilen. Shoqëruesit e kryeministrit. "Po ju urojmë Vitin e Ri!" Po është herët - thotë i jati. Të ketë mendjen çuni atë natë, dmth, kryeminsitri e uron. Shkon pak, ty-ty-ty, makina nga ato të Liqen2, parrulla blu Vizion 2003.