Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Lideri i partite Bat-iste edhe ish-diktatori i Irakut Sadam Hussein eshte kapur ne nje rezidence te tijen ne Tikrit vendlindja e diktatorit.

Per kapjen e tij jane deshur forvat speciale Task Force 121 te cileve ju desh kontrolli i dyte i shtepise per te gjetur skuten ku ish fshehur.

Ne shtepi i jane gjetur 2 roje personale te armatosur me kallajshnikov edhe trecek milion dollare.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga 'DD Delarge':
[qb]

Pak a shume jemi ne nje mendje!

Kush jane keta gjyqtare qe do gjykojne Sadamin ne Irak?

Ose njerez pa integritet qe i kane sherbyer atij ose te persekutuar nga ai. Ne te dyja rastet gjyqi do ishte i padrejte.

Duhet patur parasysh parimi themelor i drejtesise qe SADAMI ESHTE I PAFAJSHEM DERISA TE PROVOHET SI FAJTOR ne nje salle gjyqi. Te persekutuarit e tij ose ata te vene nga amerikanet ligjerisht nuk mund ta gjykojne ate.
. [/qb]
...vallai kjo pjesa e fundit "i pafajshem derisa t'provohet fajtor" mund t'thuhet per nanji qe kapet rruges per vjedhje te bere para 2-3 ditesh ..por kur bjen fjala per nje diktator qe per 20 vjet ka helmu, masakru, perdhunu ..etj etj ..gjygji bohet per t'caktu do rroj a do vdesi ..se qe ka faj s'e lu as topi. Ne diktatura te tilla ku diktatori shifet si perendi, s'bohet gjo pa urdherin e tij.
 

jeta

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

bravo bravo!!!!!
edhe ne kemi merita per kapjen e sadamit se ju kujtohet sa partizan u tregua nano per te çuar trupa ushtarake ne irak???
urime per fitoren e shumepritur!!!!
nqs mendoni se "shporret" nje diktator prisni dhe pak se nje diktator me emrin amerike po ju vjen.
sadami perfaqesonte te vetmen rezistence ne bote antiamerikane.tani bota mbeti e lire ne duart e çifuteve.
nuk mohoj faktin e diktatures se tij por duke qene makiavelike"fundi i jutstifikon mjetet"dhe synimi i tij per te mbajtur larg Lindjes ameriken i justifikon veprimet e tij.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Asgjë në botë mund t'i justifikojë vëprimet kriminale të
Saddam
Husseinit ("mbrojtja e lindjes nga Amerika" ishte zemërimi i tij i fundit) dhe Soraya do të duhej të turpërohet...
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga capuni:
[qb]
Fillimisht postuar nga 'DD Delarge':
[qb]

Pak a shume jemi ne nje mendje!

Kush jane keta gjyqtare qe do gjykojne Sadamin ne Irak?

Ose njerez pa integritet qe i kane sherbyer atij ose te persekutuar nga ai. Ne te dyja rastet gjyqi do ishte i padrejte.

Duhet patur parasysh parimi themelor i drejtesise qe SADAMI ESHTE I PAFAJSHEM DERISA TE PROVOHET SI FAJTOR ne nje salle gjyqi. Te persekutuarit e tij ose ata te vene nga amerikanet ligjerisht nuk mund ta gjykojne ate.
. [/qb]
...vallai kjo pjesa e fundit "i pafajshem derisa t'provohet fajtor" mund t'thuhet per nanji qe kapet rruges per vjedhje te bere para 2-3 ditesh ..por kur bjen fjala per nje diktator qe per 20 vjet ka helmu, masakru, perdhunu ..etj etj ..gjygji bohet per t'caktu do rroj a do vdesi ..se qe ka faj s'e lu as topi. Ne diktatura te tilla ku diktatori shifet si perendi, s'bohet gjo pa urdherin e tij. [/qb]
E ke gabim, gjyqi behet per te provuar ose jo fajesine duke degjuar te dy palet. Diktaturat i bejne gjyqet duke e shpallur te akuzuarin fajtor pa i dhene mundesine te provoj pafajesine ne salle gjyqi. Kjoqe thua ti "se luan as topi" mbetet akuze deri ne shpalljen e vendimit. Dhe ketu qendron veshtiresia me nje gjyq te mundshem ne Irak. Se ai eshte shpallur fajtor pa gjyq.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Soraya, pikerisht per kete arsye s'eshte kapur Bin Laden, don't you think? /pf/images/graemlins/tongue.gif Armiku s'eshte zhdukur, vetem sa ka ndryshuar emer. Larg qofte te ngelet "heroi" pa armik.
Sidoqofte, meqe u kap, une votoj per vaj te nxehte ne vesh! :mad:


-----------
"Did I ever tell you..."
 

gerald21

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

nuk e kam ditur se paska kaq shume shqiptare qe perkrahin kriminelat, te poshturit e botes, maskarenjt idete e tyre te qelpura qe po mbajne te shtypur miliona njerse te cili po vdesin nga uria, po nuk u kenaqet me diktaturen e enverit more krala pa buke misri dhe duke rruhur shplake per te
a i keni syte e mbyllur dhe nuk po shihni ku jane shtete e e vropes qe respektojne te drejtat e njeriu
per mendimin tim "sad hyseni" nuk ka qyq ne irak qe ta qykoje por vetem amerika ose evropa se keta po duan ti japin lirine ati populli
tunk
 

jeta

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Asgjë në botë mund t'i justifikojë vëprimet kriminale të
Saddam
Husseinit ("mbrojtja e lindjes nga Amerika" ishte zemërimi i tij i fundit) dhe Soraya do të duhej të turpërohet... [/qb]
mundohu te shohesh pertej realitetit qe te kuptosh ate qe dua te them.po ne fakt dyshoj se je i zoti ta besh nje gje te tille
 

jeta

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Gurax:
[qb] Soraya, pikerisht per kete arsye s'eshte kapur Bin Laden, don't you think? /pf/images/graemlins/tongue.gif Armiku s'eshte zhdukur, vetem sa ka ndryshuar emer. Larg qofte te ngelet "heroi" pa armik.
Sidoqofte, meqe u kap, une votoj per vaj te nxehte ne vesh! :mad:
me qarteso pak se per ke armik po flet ti :confused: /pf/images/graemlins/wink.gif

-----------
"Did I ever tell you..." [/qb]
 

jeta

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

gjykimi im mbi kete çeshtje eshte shume i thjeshte:
amerika nuk e ndermorri kete lufte as kundra sadamit,as kunder bin ladenit,as per "te shpetuar"popullin iraken.keta te dy sherbyen si koka dashi per te justifikuar luften.
kjo lufte ka dy arsye qe jane mese evidente:
1.nafta
2.lufte kundra muslimanizmit
dhe duhet kuptuar gjithashtu se s'jane amerikanet qe e bejne luften por çifutet qe ndodhen gjithmone pas tyre
 

jeta

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Soraya thotë shumë budallalëqe... [/qb]
mendimi yt me le shume indiferente.mundohu t'i evitosh ofendimet kur nuk je i zoti as te argumentosh as te flasesh per gje tjeter
really sorry for u
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Saddam Hussein do te gjykohet ne Irak dhe do te denohet me vdekje dhe mire t'i behet. Nuk kemi nevoje te rrime e te analizojme per percedentin qe perfaqson kjo etj etj pasi Saddami eshte nje dner te fundmit e nje rrace ne zhdukje.

Keta Amnesty int. e me the te thashe le te mos na grricin shume tani pasi keta zuska kaq e kaq vjet i lane me mijra njerez te torturohen si insekte, tani le te rrine sus.

Saddami i ka bere keq Irakeneve ne Irak. Nuk ka bere keq ne hage te hollandes. Atje ia dine bemat dhe nuk ka nevoje fare per te degjuar denglat e Amnesty Int. sepse kur kemi ujkun nuk na vlejne gjurmet.
Ne sistemin modern te drejtesise do te kishte probleme, ajo qe thoni ju (ana emocoionale ne gjykim), por kasten do te gjykohet brenda irakut pa hasur as me te voglin problem. The guy is gonna fry and no one should lose any sleep over it.
 

Guest
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Ai me mire tja kishte fut vetes mer bab , Hitleri e beri si burrat po ky bythziu sja man se e ben ne breka na frika :rockband:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Saddam Hussein do te gjykohet ne Irak dhe do te denohet me vdekje dhe mire t'i behet. Nuk kemi nevoje te rrime e te analizojme per percedentin qe perfaqson kjo etj etj pasi Saddami eshte nje dner te fundmit e nje rrace ne zhdukje.

Keta Amnesty int. e me the te thashe le te mos na grricin shume tani pasi keta zuska kaq e kaq vjet i lane me mijra njerez te torturohen si insekte, tani le te rrine sus.

Saddami i ka bere keq Irakeneve ne Irak. Nuk ka bere keq ne hage te hollandes. Atje ia dine bemat dhe nuk ka nevoje fare per te degjuar denglat e Amnesty Int. sepse kur kemi ujkun nuk na vlejne gjurmet.
[/qb]
Sadami nuk perfaqeson asnje precedent ligjor per tu analizuar si i tille (cdo person e di kete me jo me shume se njohuri minimale juridike. Por eshte shume e rendesishme te analizojme dhe observojme menyren e gjykimit te tij. Nje nga shkaqet e luftes ne Irak eshte vendosja e demokracise dhe shtetit ligjor. Pra dhe standartet per nje gjyq te tille duhet te jene ato te nje shteti ligjor dhe jo te diktaures se permbysur. Nuk mjafton vetem drejtesi por drejtesia duhet pare (veshtruar) te jete zbatuar. Perndryshe rrezon nje diktature dhe vendos nje tjeter. Veshtiresia ne rasti e Sadamit qendron me ate qe quhet "fair trial", nje nga mekanizmat baze te nje procesi gjyqesor te drejte. Nje proces gjyqesor i drejte eshte pjese e nje sistemi demokratik te cilen Amerika dhe Europa aspirojne te vendosin.

Amnesti Int ka lene me mijera njerez te torturohen si insekte? Mos je gje i pire dhe e ngaterron ate me ndonje qeveri apo organizate si UN :lol: ? S'eshte per te qeshur!

Ne rast se behet ndonje gjyq ne Hage, eshte komplet pa me te voglen rendesi kush ja di apo nuk ja di bemat. Gjithe evidenca dhe deshmitaret do vi nga Iraku. Drejtesia e vertet kerkon qe gjykatesi te dije vetem evidencen qe i paraqitet ne gjyq. Avantazhi ketu eshte se ai do gjykohet nga njerez qe nuk jane te inkriminuar apo viktima te tij. Po ashtu sigurohet mbrojtje me e mire dhe per deshmitaret.

No one is loosin sleep over Sadam. People are loosin sleep over a fair and just process.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Eshte ceshtje kendveshtrimesh, dy vete nuk mund te shohin asnje ceshtje njesoj. Ne nuk dime as cfare eshte "realiteti" (absolut) pasi njohim vetem "realitetin sipas vetes tone".

Nese deshirojme drejtesi - per ke e deshirojme? Apo, kush e meriton me shume, populli iraken apo irakeni Saddam Hussein?
C'drejtesi do te ishte sikur Saddami te denohej ne Hage, ku nuk i jepet dot vdekja, e me pas t'i ngryse ditet ngjitur me Milloshevicin?
E di qe ka plot teknikalitete, por llogjika dikton qe sado emocional te jete gjyqi, Saddam Hussein eshte fajtor.

Dua te pyes, keta qe shqetesohen per gjyqin e Saddamit - perpos qe merren vetem me yckla teknike pa asnje vlere konkrete - mos vene ne dyshim fajesine e tij? Mos ne menyre indirekte po sugjerojne - apo edhe ti kur hap ceshtje - se Saddami eshte i pafaj, dhe rrezikon te denohet padrejtesisht?

I mean, per ca djall po flasim kur vjen ceshtja ne gjerat konkrete? Bereqeti?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Nuk eshte ceshtje kendveshtrimi Blend, jo. Eshte ceshtje parimore. Sistemi i drejtesise per te cilen Amerika dhe Europa ka luftuar aq shume eshte qe cdo person eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor. Qofte ky dhe Sadam! Dhe provimi ligjor ndryshe nga provimi moral behet ne gjykate. Amerika dhe Europa ska pse te kete frike nga standartet qe kane ngritur vete. Ndryshe i akuzojne per double standards.

p.s denimi me vdekje eshte ceshtje kendveshtrimi, po puna nuk eshte Hage apo Irak thejsht per hir te vendit. Asnje nuk kundershton Irakun dhe denimin me vdekje ne rast se procesi eshte i drejte. Bereqeti? Demokracia dhe shteti ligjor.
 

enton

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Shikoni kur te zene edhe Osman ladenin andej nga fundi i shtatorit para zgjedhjeve...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Nuk mendoj se kane frike nga ndonje gje sepse Sadami ia ka bere vetes. Kudo qe ta gjykojne fajtor del. OK, po supozoj, por bindshem ama.
mendoj se ne rast se Amerika kembengul per nje gjyq ne Irak eshte vetem sepse duan ta egzekutojne. Nuk eshte aq e parendesishme, kjo ceshtja midis denimit me vdekje dhe burgimit te perjetshem.

Nuk di si funksionon ne Europe por ketu ne Amerike prokuroret perdorin teknika te ndryshme per te arritur denimin me vdekje (kur e deshirojne). PSh. Ne Massachusetts (sikunder ne Hage*) nuk aplikohet denimi me vdekje. Atehere c'ndodh kur nje me mbiemer Samson vrau tre shofere qe i dhane ride nje dite korriku kur ky udhetonte stil autostop? I behen akuza ne nivel federal, jo nivel shteti, dhe gjykohet ne gjykaten federale te Massachusetts, jo ne Gjykaten Shteterore te massachusetts. Me qellimin e vetem, qe te denohet me vdekje.

Sinqerisht, keshtu mendoj, Amerika e do Saddamin te vdekur, jo se tenton standarte te dyfishta. Jam krejtesisht kunder politikes se jashtme Amerikane, thjesht kete here...ky perbindesh meriton te vdese.
 

Guest
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Sadami do pergjigjet per te gjitha por Amerika ska te drejte me e gjykuar , le tja bejne atje ne vendin e vet , ska si duhet Amerikes se ca do ndodhi me Sadamin ....
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

benson.gif
 
Top