Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Lideri i partite Bat-iste edhe ish-diktatori i Irakut Sadam Hussein eshte kapur ne nje rezidence te tijen ne Tikrit vendlindja e diktatorit.

Per kapjen e tij jane deshur forvat speciale Task Force 121 te cileve ju desh kontrolli i dyte i shtepise per te gjetur skuten ku ish fshehur.

Ne shtepi i jane gjetur 2 roje personale te armatosur me kallajshnikov edhe trecek milion dollare.
 

renea

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Mirror:
[qb] Po sikur... ai i kapuri te jete nje nga soziet e Sadamit dhe jo vete ai?!

Te them te drejten, ato skenat me qerrime morrash dhe kontroll dhemballesh, mua m'u duken si skenar tipik i filmave amerikane, ku amerikani eshte garip, i forte, trim, e kap armikun dhe ben madje dhe humor ne batuten e fundit... pffff

Nje lloj patetizmi, si per te ngritur moralin e forcave ushtarake qe po vriten cdo dite...

Uroj shume qe ta kem gabim... :shrug:

Megjithate, sic pyet me te drejte Capuni, po armet???? Ndiqni serialin, "Lufta ne Irak".... [/qb]
I kane bere DNA test , dhe kane provuar qe shte ai.
Nga e kane gjetur DNA? Bijte ja vrane nje tre muaj me pare!
 

mostro

Putraku
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Mirror:
[qb] Po sikur... ai i kapuri te jete nje nga soziet e Sadamit dhe jo vete ai?! Te them te drejten, ato skenat me qerrime morrash dhe kontroll dhemballesh, mua m'u duken si skenar tipik i filmave amerikane, ku amerikani eshte garip, i forte, trim, e kap armikun dhe ben madje dhe humor ne batuten e fundit... pffff[/qb]
Mire me lal u pa puna.Hajt se po te cojme ty ti qerrosh morrat sadamit,mase e njef tia /pf/images/graemlins/laugh.gif
Te na dhish gazit :goofy: :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

disku

UNI
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

O morracak me ngja se ja ka njit ti morrat atij /pf/images/graemlins/laugh.gif ...kur te merrte me lujt domino :lol:
 

mostro

Putraku
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

po me ti po!!jo po kur i ujitsha domotet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Kapjen e Sadamit te gjitha mediat boterore (me pak perjashtime) e kane quajtur si nje fitore,si dhe shprese per te ardhmen e kaqshume pritur nga populli Iraken.
Por nga ana tjeter kemi,pro-fondamentalistat qe edhe ketu ne AF bejne buje me shkrime anti Amerikane deri ne ironizim.
Dhe me pas thone,qe te mos jemi kaq qorra.
Pa harruar te shtoj edhe disa tipa qe tallen me humbjet e jeteve si nga qytetaret Irakene ashtu edhe ushtareve Amerikane,
kjo eshte demokracia per keto tipa,qe edhe AF-ja i sherben si nje goje e madhe per te shperndare helmin...........
 

albana

Lara Croft
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga NAHARA:
[qb] nderimet e mia kesaj here te sinqerta asaj pjese te ushtrise amerikane qe kam ndermend! [/qb]
Me thuaj cilen pjese ke nder mend qe te shkoj tua coj une nderim se se shpejti kthehen ne Fort Bragg,shtepia e forcave speciale /pf/images/graemlins/smile.gif
 

disku

UNI
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

NE fa fakt mire e ke ti blendo bota e ka qujt fitore...edhe tallen me jeten e irakeneve??? Te bej i pytje un ty? Vlerat e ksaj fitore ku i shef ti mik? Tek fakti qe u zu sadami? Vec nga ana ekonomike kjo lufte ka sjelle pasoja katastrofike ..e njejta katastrofe eshte bere edhe ne jete njerezish....Armet nukleare nuk u gjeten...sadami u kap....akoma vriten iraken edhe amerikan...
Edhe lufta quhet fitore??????????
Un spo di te bej dallimin cin qun humbje ti grupo .... :shrug: :shrug: :shrug:
 

I love new york

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Lufta eshte politike dhe politika eshte lufte.
Populli gjithmone i ka hequr pasojat imediate te luftes, qofte ekonomike, sociale apo financiare, gjithsesi luftrat behen per perfitime pamvaresisht se duket paradiksale lufta sjell progres dhe nje boosting up ne ekonomi. Sidoqofte eshte njecik me shume long term sesa ajo momentale qe kerkojme te gjithe. :shrug:
Kur diskutojme per ushataret qe vriten dhe civilet e atjeshem edhe mua me mbushen syte me lot dhe me dhemb shpirti, por kjo eshte nje nga arsyet qe une nuk merrem me politike dhe qe baba im nuk eshte ne krye te ndonje organizate politike apo qeverije.
 

ali

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Pershendetje te gjitheve.
kot me ju pyt, A ka shperndare ndonjeri llokume me rastin e kesaj ngjarje te madhe? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Princesha

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Thoni ca te doni, Sadami "Heroi" juaj u kap, u gjet si mi arash, ulje per nje president te kapet ne nje menyre te tille.

Ngushellimet e mia per Sadamin, Qoshi vet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Kapja e diktatorit gjakatar Saddam Hussein përfaqëson një lajm të mrekullueshëm për tërë botën...

Për mua, Saddami duhet varur publikisht, sepse të gjithë duhet të shohin si mbarojnë armikët e lirisë...
 

amar

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Princesha:
[qb] Thoni ca te doni, Sadami "Heroi" juaj u kap, u gjet si mi arash, ulje per nje president te kapet ne nje menyre te tille.

Ngushellimet e mia per Sadamin, Qoshi vet /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
-----------------------------------------------
keni filluar te dilni sikur bretkosat pas shiut,po ku ishit par more njerez ?? dtth se e keni pranuar humbjet deri tash,por mos haroni se perseri jeni humbesa ,ne nuk merakosemi se e kan kapur sadamin kuptohet nese eshte ai i verteti,sepse ai para 10 ditesh kaloj 1 miljarde dollare ne nje zhiro llogari tjeter qe dtth se ai gjendet dikund jashte.mos bani dert se ai i verteti do paraqitet perseri.
Princeshe a je e sigurte se ai eshte i verteti ??,si mund te ma argumentosh???

p.s. gjate kapjes sadami kishte deklaruar se : une jam sadam huseini presidenti i shtetit ,do te bashkepunoj me ju, mirepo deri tash ai nuk paska bashkepunuar me ato dhe se nuk ka dhene ndonje lajm te ri, te shofim se cfare skenash tjera do na pregadisin aktoret amerikan
kjo eshte per ty princeshe :kiss:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga amar:
[qb] dtth se e keni pranuar humbjet deri tash,por mos haroni se perseri jeni humbesa ,ne nuk merakosemi se e kan kapur sadamin kuptohet nese eshte ai i verteti,sepse ai para 10 ditesh kaloj 1 miljarde dollare ne nje zhiro llogari tjeter qe dtth se ai gjendet dikund jashte.mos bani dert se ai i verteti do paraqitet perseri.
Princeshe a je e sigurte se ai eshte i verteti ??,si mund te ma argumentosh???[/qb]
Fitoi populli irakien i pari, me pas amerika, rajoni e bota. Humben ato qe vdiqen, ato qe rane deshmore, humben familjet e tyre, humben te gjithe dicka ne nje fare menyre.

Kur thua "ne nuk merakosemi se e kan kapur sadamin", kush jeni ju??? Perse valle duhet mbrojtur me kaq zell nje tiran? Sadami gjendet jashte? Nga e more vesh kete lajm?

Cila prove te duket me sakte ty se vete analizat e ADN-se, se shenjat e gishtave? He?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Botuar: E hënë , 15 dhjetor 2003 - 09:17 CET

Sadami - brutal dhe agresor

Sadam Huseini ishte një udhëheqës, kërkesat e të cilit për besnikëri absolute - personale dhe politike - e çuan atë në ekstremet e sjelljes njerëzore.

Njeriu që përdorte torturat kundër kolegëve të tij më të ngushtë politikë, i dërgonte rregullisht dhurata një portieri i cili ishte treguar i sjellshëm gjatë katër vjet mërgimi të tij në Kairo.

Edhe lëshimet ndaj komunitetit shia të shumicës në Irak në ditët e para, i lanë vendin shtypjes brutale kur ata filluan një kryengritje pas Luftës së Gjirit më 1991.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai tregonte kapacitetin e tij për brutalitet. Në vitin 1988 rreth pesë mijë kurdë u vranë vetëm në qytetin Halabja pasi mbështetën një ofensive iraniane në veri të vendit.

Ai përdori pasurinë e krijuar nga shitja e naftës për të ngritur sistemet e shëndetësisë dhe arsimit të vendit gjatë viteve të para të pushtetit para se të bëhej president - për një kohë ato konsideroheshin më të mirat në botën arabe.

Por ambicia e tij kryesore - ndoshta së bashku me mungesën e arsimimit formal - e çuan atë të bënte disa gabime thelbësore në gjykim, veçanërisht në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.

Pushtimi i tij i Kuvajtit në vitin 1990 e çoi në konfrontim të drejtpërdrejtë me forcën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, dhe lufta që pasoi dhe sanksionet e Kombeve të Bashkuara shkatërruan një pjesë të madhe të infrastrukturës së vendit.

Përpjekjet për ta përçarë komunitetin ndërkombëtar vazhduan deri në një luftë të dytë me koalicionin e udhëhequr nga SHBA - luftë e cila i dha fund ëndrrës së tij për t'u bërë udhëheqës i arabëve.

Trashëgimia e tij politike në fakt do të jetë - për pjesën më të madhe të botës - brutalitet ndaj popullit dhe agresion ndaj fqinjëve të tij.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2003/12/031215_irak-sadam_profile.shtml
 

amar

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Logos:


Cila prove te duket me sakte ty se vete analizat e ADN-se, se shenjat e gishtave? He?

a mos valle ti ia ke bere testin e ADN-se??? , pse aq shume u beson amerikaneve??
mos se gabohesh.
qofshim gjalle dhe do shofim ,ok logos /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

sadam.jpg


Kush ka qene ai/ajo e Albforumit, qe ka bere kete foton personalisht?!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Unicorn:
[qb] NE fa fakt mire e ke ti blendo bota e ka qujt fitore...edhe tallen me jeten e irakeneve??? Te bej i pytje un ty? Vlerat e ksaj fitore ku i shef ti mik? [/qb]
Ne lufte nuk mund te flasesh per vlera dhe fitore,ne fund te fundit te dyja palet jane ose dalin te humbur!
Ceshtja shtrohet gjetke,sa do vleje kjo fitore??
Sadami perpara drejtesise eshte nje fitore per te gjithe,dhe nje kusht qe duhet zbatuar.
Eshte nje fitore per rrajonin Arab,qe do te thote nje mundesi me e madhe per paqe,mirkuptim dhe bashkpunim.
Eshte nje fitore per qeverine Bush dhe gjithe popullin Amerikan,kjo ne lidhje me 11/09.
Dhe me kryesorja nje fitore per popullin Iraken,fundi i terrorit,diktatit,dhunes dhe frikes

Pershendetje!!
 

I love new york

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Musliman:
[qb] Pershendetje te gjitheve.
kot me ju pyt, A ka shperndare ndonjeri llokume me rastin e kesaj ngjarje te madhe? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
jo ne fakt se prisnim pikerisht mesazhin tend plot vlere dhe "paqedashes"
 

olti

Neo
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Edhe une i shoh nje vlere kesaj ceshtje.

Shoh vleren se ne fund te fundit, pavarsisht nga cdo gje tjeter qe mund te jete ne para apo prapaskene nje diktator bastard e shkerdhate bie shkon ne dore te drejtesise; pavarsisht se kujt i perket ajo drejtesi.
 
Top