Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Lideri i partite Bat-iste edhe ish-diktatori i Irakut Sadam Hussein eshte kapur ne nje rezidence te tijen ne Tikrit vendlindja e diktatorit.

Per kapjen e tij jane deshur forvat speciale Task Force 121 te cileve ju desh kontrolli i dyte i shtepise per te gjetur skuten ku ish fshehur.

Ne shtepi i jane gjetur 2 roje personale te armatosur me kallajshnikov edhe trecek milion dollare.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

edhe mua me stonoi pak ajo kapja e Hussein dhe pamja e tij e shushatur!

S'me pelqeu hic qe amerikanet e trajtuan si majmun dhe ja vune kamerat ne turi ndersa i benin viziten mjeksore!
Me erdhi keq per te dhe me erdhi keq per veten e njerezimin qe gezon ndersa shef nje skene te tille /pf/images/graemlins/frown.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] edhe mua me stonoi pak ajo kapja e Hussein dhe pamja e tij e shushatur!

S'me pelqeu hic qe amerikanet e trajtuan si majmun dhe ja vune kamerat ne turi ndersa i benin viziten mjeksore!
Me erdhi keq per te dhe me erdhi keq per veten e njerezimin qe gezon ndersa shef nje skene te tille /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Alinos, :thumbsup: welcome aboard...

Pak a shume te njejtin koment dhashe mbi kete ngjarje, dhe me moren si pro-arabe, pro-Sadam e kushedi sa pro- te tjera...

Prit rrufete tani...!
:shrug:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] edhe mua me stonoi pak ajo kapja e Hussein dhe pamja e tij e shushatur!

S'me pelqeu hic qe amerikanet e trajtuan si majmun dhe ja vune kamerat ne turi ndersa i benin viziten mjeksore!
Me erdhi keq per te dhe me erdhi keq per veten e njerezimin qe gezon ndersa shef nje skene te tille /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Mua me vjen keq per ata miljona njerez qe ka vrar. Pamja sadamit, trajtimi i tij eshte nje shuplak dhe paraljamrim per te gjithe diktatoret e botes!

Vendet arabe e kaluan ket lajm ne qetsi, al jazira tha u kap sadami duke treguar foto te tije gjate periudhes 'se lavdishme'

Figura sadamit ishte perdorur per propagand, per arabet ishte simboli i rrezistences kunder amerikaneve, kurse per amerikant ishte fitorja finale ne irak. Ne te dyja rastet, te dyja palet, as nuk i behet vone fare viktimat, per torturat, per tragjedin humane qe shkaktoj sadami.

Me behet qefi qe perfundoj ne ate gjendje!!!!!
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Sapo degjova nga top-channel se SADAMIT ne qelin e tij i jan vendosur Ne njeren an te murit jan varur; 38 antaret e qeverise se tij .Ana tjter e murit ;fotografi e madhe e BUSHIT .Ne tjtren ane nje masaker e vertete ;Fotografite e dy kufomave te djemve te dy te zhveshur dhe me trupin e sakatuar dhe teper te tmerrshem ti kesh para fetyres.Dhe thuhet se syte e tij rrin vazhdimisht para portretit te BUSHIT dhe se vizitoret thone qe duket i qete por ne brendesi te jep mendimin e nje te penduari
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Gjynaf te shkretin, po e torturonkan se i kan vene fotografin e Bushit perball. Po i bejn edhe shume presjon psikollogjik se i kan thene qe aty jane varur 38 ministrat e tij...

Cfare ironie!!!

Duhet tja mbushnin muret e dhomes me fotografit e nenave kurde me foshnjet e tyre ne krah te helmuara nga bombat kimike qe perdori sadami. Duhet ti benin te njejtat tortura qe ai u beri kundershtareve te tij dhe mbase ateher, dhe vetem ateher do ta kuptonte aktin e tij!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

...edhe!!!! :shrug:

Mos valle kjo do ndryshonte gje :shrug:

Jo, perfundimisht jo. :shrug:

Fuqine Amerika e te tjere ta kishin treguar duke parandaluar tere kete katrahure, e jo duke pritur deri ne kete moment /pf/images/graemlins/frown.gif

Keto skena komike qe te ngjallin vetem peshtirosje nuk kthejne pas asgje, per fat te keq.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

LR s'jam dakort hic me ty!

Mua me vjen keq per gjithe nenat kurde dhe per gjithe ata njerez qe jane vrare: te fajshem, apo jo!

Por mesa di une Sadami nuk u kap per kete arsye!
Dhe trajtimi i tij si lol ne tv, nuk e ndryshon mendimin e diktatoreve.
Diktatori kur sheh nje skene te tille mendon se Hussein ishte i dobet dhe e la veten te mundej dhe poshterohej nga amerikanet, dhe se ai vete nuk do ta toleronte nje gje te tille!
Kshu, i dashur keto spektakle televizive me duken poshteruese per qeniet njerezore, sado mizore te jene ato!
Nese ne denojme dike per sjelljen e tij/saj, nuk duhet te sillemi me te njejten monedhe sepse tregojme se nuk ka forme tjeter!

Plus qe nuk jam e bindur se populli iraken eshte dakort me popullin injorant amerikan.

Dhe kurdet masakrohen gjithandej, perfshi ketu dhe Turqine /pf/images/graemlins/wink.gif

Lere c'vete! Politika e me te fortit qe e var te mundurin ne kafaz praktikohet sot si ne kohen e Trojes se Lashte, vetem se kete rradhe jo ne muret e qytetit, por nepermjet burgjeve moderne perfshire ketu dhe televizorin! :shrug:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Nuk thash bravo i qoft amerikaneve, sepse ne fund te fundit ishin ata qe nxiten kurdet dhe shiitet ne revolt kunder sadamit pastaj e lan ate perdorte gazerat dhe helikopteret per te shtypur revoltat.

Nuk jam as pro vendeve arabe qe e konsideronin sadamin si hero.

Por ama me vjen mire shume tja shikoj fundin ne kete menyre. Keshtu e kishe merituar. Jo vetem qe i beri dem vendit te vete por poshteroj edhe ata qe e mbanin si idhull!

Sa per diktatoret e tjere sot ndegjova qe Kadafi kishte pranuar cdo lloj inspektimi per arme kimike ne Libi dhe i kishte bere thirje edhe vendeve te tjera te ndiqnin shembullin e tij....
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Amerika esht ajo qe mbeshteti ne luft SADAMIN kunderjt Iranit si rrjedhim Iraku debesohet
2)Amerika nxit luften mes Irakut dhe Kuvajtit si rrjedhim Amerika fiton Kuvajtin
3)Tani pas dobesimit total te Irakut amerikes i serviret ne pjate te argjend vete IRAKU
4)Sa per vendet arabe nuk e mbajn aspak SADAMIN per hero perveqse nje idiot qe amerika luajti me te ,persa permenda me lart
 

Alesio1

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Ne fluksi i cudirave

Si shume ''perr merr terr-e'' lexon njeriu ketu ne AF.
Per te debatuar me nje pjese qe nuk e ka njohur logjiken kurre eshte e veshtire por mbetet vetem te them :Therritni mendjes sepse sic duket ne nje te ardhme te shkurte do jeni pjesa e ndotur e ''kafsherimit'' sepse per njerezim s'do behej fjale.
Nuk e kuptoj nje pjese te konsiderueshme ''shqiptaresh'' qe perkrahnin nje nder diktatoret me te medhenj te historise , nje njeri qe historine e ''Irakut te derrmuar'' e shkroi me gjak te pafajshem liridashesish.
Disa nga forumistat kane ''nick-et''qe tregojne kuptim brutal qe dramatizon boten e zhvilluar , dhe kjo mbetet pa aspak vlere sepse fjala juaj shkruhet ne uje sepse po te ishte ne akull do i leshohej nje sy me nje shpejtesi hipokrite e ndonjerit qe i pershtatet drames shpirterore tuajen.
Ju quani''te marre'' presidentin e nje populli 250 miloin banoresh , presidentin e nje vendi i cili eshte vendi me i perparuar dhe me demokratik ne bote !

Kush e shikon qeshtjen ''sadam'' si lufte fetare e ka shume gabim , aq me shume ndonjeri qe eshte cliruar nga Amerikanet dhe pretendon qe te jete qytetar i lire Europian dhe jo pjese e klanit terrorist qe kercenon boten.

COME ON.......
 

Guest
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Llapni ju llapni mrojeni sadamin kur tju vriste sadama [astaj juve ose [njerezit tuaj ca do beni he??
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Që administrata e Ronald Reaganit (përndryshe një ndër administratat amerikane më të mira në histori sipas mendimit tim), si shumë vende tjera, perëndimore, lindore dhe musulmane, e mbështeti Irakun gjatë luftës kundër Iranit është e vërtetë...

I vetmi Ronald Reagan e njohi gabimin pas fundit se prezidencës së tij, sepse të dy regjimet (irakiani dhe iraniani) ishin të pamëshirshme dhe asnjë nga ata meritonte të mbështetet...

Përkundrazi, që administrata e George Bushit të parë është përgjegjëse për invadimin e Kuvajtit nga ana e Irakut nuk është aspak e vërtetë...

Është e dukshme se faji për këtë e ka vetëm Saddam Hussein...
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Perse adovokohet Sadami nder shume myslimane? Nuk e kuptoj.
 

ali

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Dje shkova per te punuar pak internet ketu ne universitet (ku po studioj). Aty gjeta nje fotografi e cila me beri shume pershtypje.

]]]].jpg


Ne kete foto eshte "vrima" e cila te shpien tek vendfshehja e Sadamit. mirepo ajo qe te ben pershtypje eshte se ne foto gjejme "hurma arabie" te njoma (rutab siç e perdorin kendej) dhe per ate qe jeton ne vendet arabe e din fare mire se keto nuk piqen tani porse nga fundi i korrikut dhe ne shtator nuk gjen me te tilla. Pra nga erdhen keto hurma ketu? A mos ndoshta ata e kan kapur Sadamin kohe me pare?
U detyrova te kerkoj per faqen se nga eshte marre fotografia dhe e gjeta tek nje forum (arab) i cili gjithashtu kishte kerkuar mendimin e antareve per kete foto. Po aty gjeta se njera nga gazetat ne gjuhen arabe e cila botohet ne londer kishte botuar nje artikull ku e vertetonte qenien e hurmave ne kete kohe ne ato vende sepse atje piqen me vonese pershkak te klimes se ftohte.
Po dje pyeta dhe nje nga presoret e mi i cili eshte irakian dhe me tha se zona e veriut i ka hurmat me pakice sepse nuk eshte klime e pershtatshme per kultivimin e tyre, porse te gjithe piqen njesoj dhe nuk gjen hurma (te njome) tani ne kete kohe.
çudi!!!!
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

C'rendesi ka, e lagu s'e lagu. E kapen tani e kapen ne Shtator.

Ky lloj debati eshte tipik injoranto-arabo-mysliman. E rendesishme eshte qe e zune, dhe tani nje plumb kokes dhe he, ne te semes vafte. E keshtu te bejne me te gjithe arabo-evgjitet e terroristet si ai.
 

amar

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] C'rendesi ka, e lagu s'e lagu. E kapen tani e kapen ne Shtator.

Ky lloj debati eshte tipik injoranto-arabo-mysliman. E rendesishme eshte qe e zune, dhe tani nje plumb kokes dhe he, ne te semes vafte. E keshtu te bejne me te gjithe arabo-evgjitet e terroristet si ai. [/qb]
-----------------------------------------------
ngadale o martin ngadale se dardha ka bisht,ju u gezuat shume per kapjen e sadamit por a ishte ai ne te vertete koha do ta tregoje ,ja edhe shenjat e para.
ne fillim kur u kap (gjoja se sadami) amerikanet shpallen se e kapem sadamin pa mos shkrepur asnje plumb,pastaj pas disa javesh doli se e kapen nje grup kurdesh dhe me pastaj ua dorezuan trupave amerikane,kurse tash na doli dicka tjeter ne mejdan,po prit te shofim se cfar te rejash do te na dalin ne shesh me tutje.shife foton analizo pak me mire dhe do shofish se sadami ende dirigon sulmet ndaj okupuesve amerikan dhe aleateve te tyre,a e shef se asgje nuk ka ndryshuar me kapjen e tij ose me mire me thene me filmin e amerikaneve dhe ne regjine regjisoreve nga shpija e bardhe.
sikur te kishte konkuruar per oscar ky film,une do ta vlersoja me "0".kjo eshte nje show tipik amerikan /pf/images/graemlins/tongue.gif .
tash e treguan veten amerikanet se sa ahmaka na qenkan /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ali

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

O martin djali, mos na u hiq sikur je me i mençuri i botes.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

JU lutem permbajuni temes dhe kujdes me epitet qe leshoni!! Shpresoj ne mirekuptim.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Tani mire qe kjo ceshtja hurmave eshte enigmatike po kur ju rrit mjekra sadamit se??? Ai mbas renies se Bgadatit doli ne mes turmes per te treguar qe ishte gjall akoma...

Nejse, rendsi ka qe u kap. Pritej qe imazhi i kapjes se tij do perdorej si mjet propagande ashtu sic pritej qe amerikanet do akuzoheshin per mashtrim.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.

Llafet nuk kanë ansnjë rëndësi, vetëm faktet e kanë... dhe faktet thonë se Sadami është një diktator i përgjakshëm që meriton dënimin me vdekje...
 
Top