Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MENGJES

Zogjte kompozojne rapsodi zabeli
Qente kendojne me ritem cifteteli
Kerminjte akrobate kercejne mbi pika vese
Shembet erresira,thermohet gazeli
Zgjohem,gerthas...
Behet gurgule
Lind dielli
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

RINGJALLJE

Djeg certifiken e vdekjes sime
Hiri rri pezull thellesive t'hapesires blu,
pret mrekulli...
Sikur ju!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

TEK BURIMI

S'te kushtoj poezi te rendomte
Ti iken nxitimthi
Ke veshe te baraslarguar nga maja e hundes?
Vese t'padurueshme...?
Dashurome rrokullimthi!
Gurgullime e bujshme
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SI...?

Si zgjidhen problemet jetesore:
mblidhen kujtimet e kendshme,
hidherimet hiqen prore,
pjesetohen dashurite,
pasojat e qejfit shumezohen me zero,
dite per dite?
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MUNGESE KOMPLIMENTI

T'perqafoj kur qan,qesh,loz...
S'te lavderoj si ne fjalime varrimi...
T'admiroj trupin e beshem tekanjoz!

S't'i hodha syte dje!
Pistoleten ma drejton...
S'kam frike!Te mbushur e ke?!
 

Harris

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

…erdhe edhe kete nate tek un?
Pse je e trembur dhe mban koken e ulur?
Je e shqetsuar? Ngrije koken te lutem e me shiko ne sy
E ke te veshtir te me shikosh ne keto sy qe marrin driten nga ti?
Nuk arrin te me shohesh se ke frik nga njerzit rrotull?
Shikon perreth e ke frik nga ato?
I ulur aty buze rruges pot e pres, eshte rruga jone
Se shikon sa e drejte eshte? Do e bejme bashk ket rruge
Ke frik most e vriten kembet?
Ke frik mos guret e kalldremit do te gjakosin?
Po do te gjakosin ato gur
Edhe njerzit do te shohin me habi, ndofta edhe do na shajne
Edhe demond e ferrit xheloz nga ndjeja hyjnore do na fishkullojne trupin
Edhe engjujt do bejne sehir
Askush sdo na ndihmoj ne rrugen tone
Ke frike?
Ather pse nuk vjen drejt meje?
Ja duke te pritur jam, ketu buze rruges
Ja nje hap… edhe nje tjeter…kape doren time
E din qe jam duke te prit, duke te prit te kalosh frigen tende
Te vish krenare drejt meje
Me perket e te parkas… thjesht eja
Me shif ne sy e mos shif perreth
Mos e humb shikimin ne gjera pa vler
Me shiko… ja edhe nje hap e je ne krahet e mi
Ne keto krah qe nuk te leshojne me
Munde friken tende
Munde mendjen tende… eja tek un
Aty rri ne qetsin e nates, e ne zhurmen e dites
Aty rri ne kohen me diell e ne rrebeshet e shiut
aty rri duke mbeshtetur koken ne gjoksin tim
relaksoju, je ne vendin tend
e gjaku I kembeve tona do te shenoj rrugen tone
britmat e njerzve do shuhen
engjujt do mrekullohen e djajt… hah djajt do e kuptojne qe skan vend ne ket bote
kjo bote na perket Ne
 

Harris

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

I zhytur ne mendime te acarta
Udheton shpirti I vrare
E pamunder eshte beteja ne nje luft te humbur pa filluar
E tmerrshme eshte te luftosh me ndjesin e nje humbjeje te sigurt
Nje premtim I pambajtur… c’te jet vall?
Asgje qe ka vler ne syt e atij qe e ben
Nje ikje se kam pune ….c’te jete valle?
Nje ndjej e nje braktisje therese
Un jam ketu ne buzen e kesaj rruge te shkret
Ti ku je?
………………………………………………………
Dhe ti sheh doren e nje tjetre ne doren time
Dhe ti sheh prekjen e nje tjetre ne trupim tim
Ku I shef kur un kurr sti tregova…kurr si ndjeve nga un?
Po ti qe mi tregon cdo dite?
I friksuar ne cdo moment qe tjetri ka precedensen mbi ty
I friksuar cdo second qe nje tel, nje dit pushim… e ti sdo jesh ma ketu
I friksuar cdo second qe nje telefonat te bent e ikesh
I friksuar cdo moment …. Hah c’rendesi ka me
Tashma ti se din as kur vret
A mundet vall kush te ndjej ket qe un ndjej sot?
A mundet kush vall te braktiset me nje puthje ne buz?
Me ndjen?
E ndjen trupin tim?
E ndjen shpirtin tim?
E ndjen devocionin tim?
E ndejn ku jam per ty??
Sa pytje naïve, qe pergjigjet tashma jan dhene
Po pse vazhdoj te pyes?
Se di
Dashuria eshte e verber… keshtu thane
Dashuria ka syt e mbyllur ne syt e perhumbur te gjysmes tende
Po kur gjysma jote ul syt ?
E preferon me pa nje gabim ne veshje?
E ti vazhdon te shohesh ne syt e ulur posht… dhe ndjehesh….. asgja.
Diku dikur pate thene: 1+1 eshte gjithcka
Dhe 2-1 eshte asgja… e sot po mendoj per ket shprehje sa e vertet eshte.
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Hmmm njerzit flasin,shkruajne,per arsye nga me te ndryshmet...
Lexoj fjale...mendime,qe nganjeher me habisin,them jo ska mundesi...por jam koshiete qe boten gjithkush e shikon me syt e vet...
E ateher Te Mendoj !
Te mendoj qe ne darke qe me ze gjumi me ty n menje,shpirt e me posedon trupin...Te mendoj ku zgjohem ne mengjes e mezi pres te lexoj fjalet e tua...
Te mendoj kur perqafoj kedo e te dua aty...dua tete peqafoj fort...

Te mendoj kur bej punet e shtepise,te mndoj kur degjoj muzike ne cd,e kur ju degjoj fjalet romantike qe kane mendo qe nje nate...do i degjoj me ty...te mendoj kur luaj me femij...e mendoj po sikur te ishim femij e te luanim bashke...tu rrisnim bashk...
Te mendoj kur bej dush,sepse sdua te jem vetem aty,por dua te bej dashuri me ty nen ujin e ngroht...qe n rrjedh ne trup e na largon trishtimin...mallin.
Te mendojkur gatuj vaktet,emendoj sikur te gatuaja nje here per ty.
Te mendoj kur dal ndihem e bukur per ty.Te mendoj kur bej tualet,kur rregulloj floket e ndhem se jam per ty,te mendoj kur vendos kremin ne trup ,e kur arrij mes gjinjve e mendoj ftyren tende mes tyre...Te mendoj kur shkoj ne pune...te mendoj ne qetsin e nates,te mendoj kur pi nje qaj qe me ngroh,te mendoj kur jam e merzitur,e gzuar, e lumtur,e vetmuar,Te mendoj me te tregu barcelet e me qesh te dy...te mendoj ne krahet e mi nen carcafet qe jan zhubravitur nga te berit dashuri,te mendoj ne dark kur vij nga puna e ndez komp,me kuriozitetin te te lexoj,te mendoj kur shkoj ne krevat,te mendoj dhe nje minut para se te me zej gjumi,e i lutem zotit,te ndjesh dashurin time per ty.
Te mendoj tani.
Te mendoj pergjithmon.
Une...
 

PUPA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Nen ritmet e jetes..

Dielli rrezet ne lindje fillon e shndrit,
Agimi leht merr driten e nje dite te re
Lulet petalet e tyre fillojn e hapin,
Fillojn peshperimet e para
Njerzia zgjohet nen rrutinin e saj te perditshem,
Nje dit si ç'do dit..
Nje mengjes i nje jave,i nje muai
pjesmarres i te njejtit vit..

Nje dit per ty e ndryshme vall ?

Ngrihesh ne jeten tende te perditshme
Nje dit si ç'do dit..

Joooo...

Ne ajrin e mendimeve diçka te mundon
Mengjes , kafe briosh dhe diten fillon,
Merr çanten dhe ne ritmin e perditshem diten fillon..
Pun, shtepi,kafe ne nje tavolin te nje clubi te periferis...
Nje menyr jetese qe jeten pak a shum ndryshon ?

Ehhhh..

Jeta esht plot çudira,
Ta imagjinosh vet fjala te pergjigjet,
Tek ritmin e saj merr
Te hedh ne nje skaj dhe ne nje val krejt ndryshe te nxjerr..

Sot ngrihem ne nje mengjes tjeter,
Ne rrezet e diellit akoma te palindura,
Ne nje bot tjeter te pa imagjinuar
ku njerzit ne peshperitmet e tyre si degjon
ku agimin ne nje dritare qe s'esht jotja vezhgon,
ç'far vall thoni kaq shum mua me mundon?

Ritmet e jetes jan vullkan
ne qetesin e saj heshtje me vite,
nje dit nga tjetra, llaven shperthen
e hirin ne fund vet na e perkthen..

E lumtur ç'do dit sdo jesh
te mira ,te kqija, ne ket jet do kesh..

Pas vullkanit ka burime
ku lumi nje shtrat te ri shtron plot rrjedhime,
detin uji kerkon te arrij,
ku gjen paqe e toka me skerkon ta perpij..

Dite e re agim i ri
Nje ajer tjeter,
nje zgjim ,ne ç'do qenje nje ç'do femi
Nen ritmet e jetes,jemi un e ti
sa ajo te na zgjoj ne ç'do agim
shpresen ne ç'do skaj ne ç'do zgjim
do mbajm un ti e te gjith o shpirti im...

(shkrime perosnale PUPA)
 

PUPA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Emigrim..

Ikén ditét
Ikén muajt,
Ikén vitet
u bem te huaj..

Iku jeta né emigrim
O néné ,O shtepi
O atdhe,O fémiri,
je i shénuar ne shpirtin tim..

RRugén morém né dhe té huaj,
brigjet tej pér tej i pérkaluam
njerèz te ndryshem udhés takuam,
NJé pyetje!
Te tha dikush ç'far te nevoitet mé thuaj ?

Ehhh...
Guri rénd ne véndin e vet
kudo qe shkon kuptohet vet,
krahet pervish,
djersén kullo
po s'punove gjé s'fito..

Do shohésh vallé mé kénaqési?
A té mungon e varfra SHqipéri?
Té mungon "Mirméngjesi" i thén gjith krenari ?

Mé thuaj..
Té mungon ajo buzéqeshje e miqve te tu?
Té mungon ajo kafe me aromén e saj,
e pir ne balkon me komshit
me muhabete te émbla
ne ç'do theks e ne ç'do skaj?

Iku jeta
né emigrim,
kaq shpejt treni
shinat vijoi,
na la pas ,
né ket dhe té huaj na harroi..

Premtoj njé dité
O "Atdhe"
tek ti té kthehem
té shijoj,té jetoj
e té défrehem...

Do vij njé dité
si ç'do dité
un tek ti..
tek un fémité....

(PUPA)
 

Harris

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

po rri nen errsiren e zakonshme
asgje nuk e ndriqon me ket dhome
duket qe errsira po perpin cdo gje
e prep shpresa eshte
eshte nje shpres per nje drit
nje drit qe do vij nga larg
nje drit qe do ndriqoj
por sonte eshte errsire
ne ket errsire gjej qetsi
at qetsi qe kurr se desha
sonte po e kerkoj
te pakten te jet mire
kaq kerkoj ket nate
dhe sjelli koken nga hena
qe rreze nuk leshon
e atje i dergoj nje puthje
qe natan t'ia ndriqoj
e syt kur ti mbyllin
ne kohera te udhtoj
se kush ishim te shohin
e kush jemi te kuptoj
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Skam gjume sonte...
e ne mend me shkokan gjerat me me vler qe kam ne shpirt
Ti,te gjith ato qe dua,natyra,deti...e nje "lule" e sapo celur...
Duke menduar per natyren mbrekullit e saj...
imagjinata me ngaterrohet me problemet e kesaj bote
tymi,flaket,luftrat,pasojat natyrore...gjithcka,
deri tek ato femij te braktisur neper rruge...
Ca kam keshtu sonte?
Pse keto mendime,pse kjo dhimbje?
Kur gjithcka eshte me se e qarte brenda meje e para syve te mi...
Kur llampa plasen e copat shperndahen ne dysheme
ajo drita sikur ska me shkelqimin e duhur...
kur mes reve e mbas nje stuhie del ylberi...
kur gjerat harrohen..per je arsye a tjeter
kur buzet kan fol por si ka par kush
kur njeriu ka ulerit por se ka degjuar kush
kur t bertet na dhimbjet...e e vetmja gje qe te dhemb
eshte shpirti...e sikur don me shum dhimbje...pse jo
don me vdek
Don te vdesesh ne dhimbje por ama te ndjesh...
hah,ke shume arsye pse te duash e ta adhurosh jeten
por nanjeher dhimbjet jane,te papershkrueshme...
aty nen henen qe shkelqen
ajo ngjyra e saj
aty naten vdekja vjen e te shikon
e ti mezi se pret
smundesh me edhe pse e di qe i duhesh dikuj ket jet
don ti japesh fund
e sesht ne natyr tende te dorzohesh leht ne asgje per cado arsye
e vdekja vjen e te peshperit si nje shok i vjeter qe ste ka harru
nen petalet e trendafilave te kuq qe jan te tavolina anash teje
aty esht fshehur ...
hah s pluhur nen petalet e kuqe...
si gjaku...gjaku qe nganeher nuk eshte i mjaftueshem..
hah e fort si jemi krijuar
njerzimit i duhet gjaku per ta filtruar trupin
makinave gazi etj etj...
e ti i sheh gjithe keto gjera
e te kalojn ne sy te gjitha ...
e pamjen ta rregullon vetem nje fakt...
hey ke dhen premtin qe do jetosh per vete e per te
hey ajo lule qe ka cel do perkujdesjen tende...e duhet rritur si duhet..
mendon te tjer rreth vetes qe e din qe kan nevojen tende...
e ateher qon koken pak
i fryen atij pluhurit te vdekjes e e largon...ne driten e diellit...
e dashuria vjen me durt e vogla e te prek
me mijra mendime...e kujtime
e te pyet ty
pyetjet me te bukura...qe skan pergjigje..e ti vetem e pranon...e din qe te posedon...e ashtu don..

\
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Shefki_Meka faleminderit per keto poezi te bukura. Te lutem shkruaj dhe me se na gezon.

(Ne nje rrefim personal do te deshmoj: shpresoj te te mos te vije keq nese ndohere perdor disa vargje tuaja ne statuset e rrjeteve te mia shoqerore.)

McCik na mungojne dhe shkrimet e tua. Shpresoj te na kujtosh ndohere.

Urime dhe suksese!!!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Hells bloody bells c'u bene poezite e mia te koheve te fundit?!!!!
Hmmmm me kaloi tronditja fillestare!Pershendetje miq!

MIRENJOHJE

Jam krenar une pasardhesi i filanit!
Ai jetoi si ia donte mideja
Humbi respektin
Fitoi beteja
Ia lumsha trimit!
Jam...fale shkerdhimit...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SHIJE

Si fis s'i honepsim specat djeges
Si familje i bluajme guaskat e midhjeve
Si individ... me mjekrren perdhe,
gojehapur
pres nje koloni milingonash...
Tashme shijojne krimbat e mi!
 

atman

Forumium maestatis
Meka, shoh qe ke rene ne letargji, ose ndoshta je deshperuar nga humbja e poezive. Uroj qe te mos jete nje humbje reale, dmth qe t'i kesh ruajtur ne dokumentat e tua. Cdo kalim qe behet kur ndryshon forma e forumit ose per arsye teknike e te natyres, shkaktojne edhe humbje materialesh. Nese eshte ketu shkaku mbetet te ty vleresimi i kesaj humbjeje, por nese eshte nje periudhe reflektimi dhe tharmi, sikunder uroj te jete, atehere te uroj krijimtari te metejshme.
 

shefki

Papirus rex
Pershendetje ATMAN!


TRAZIRE...
Hena si ktheter struci shplahet ne detin e vaket
Puthja ime mbetet peng i zeshket i naten se athet
A grindemi si qente pastaj te t'dhuroj lule dhe anasjelltas?
He,merre...se lulet u rritkan per grate enkas!
Ah,kjo vello e krenarise e kerrusur si arne e arnuar...
Ah,keto shkarpa shumengjyreshe kohe,kruspull dhe praruar...
Me lodhin lojra spiunazhi ndermjet Siriusit dhe HD...se
Dremis neper gjeagjeze
Pandeha se do te zgjohesha mbi pllaken e mermerte,
kokulur ne cdo stine,pergjithmone... statuje robine
Pandeha se do te zgjohesha kur kurre s'fjeta...
N'hojet e boshatisura t'koshereve t'kobshme gumezhin jeta
Do i ngas une djajte si drere krishtlindjesh!
Une si udheheqes kacak i skalitur guvave,
si era qe hallakat stacionet moderne t'makines s'kohes,dunave...
pertej kufinjve te pambrojtur gjitaresh,hapesirave...
Do me duhen titujt shkencore perrallore,harbute...
Pritni sa t'me lidhe gjyshja keto kepuce!
Pritni sa t'ju rrefej kujtimin tim te fundit
mbi gadishmerine e babit... per te kapercyer rradhen e qumeshtit
Pritni sa te gropos pesimist e largpames ne qender te berthames...
dhe te shkruaj poezi te rraskapitur ne vrap e siper,
qe pseudopoetet te porositin atlete qe ne miter
Helbete...po provoj nje taktike e re...
Qesh fort kur rrefen nje barcalete eprori...
Thermohem si pleh...
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit!!!!


MBRETERON...
E ke frike ate keshtjelle?
Po futem une i pari!
Ke frike dhomen e erret...?
Ja u ndez edhe pishtari!
Ke frike merimangen ne qoshe...?
I rente pika!
Urra,paska ngordhur!
Ke me frike?
Vdiqe nga frika!
 
Top