Re: Kendi i krijimeve te reja
Me rastin e festave,pershendes te gjithe lexuesit e mi, me nje poezi te shkeputur nga permbledhja poetike me te njejtin titull:
DOLLI
Gëzuar, lexues!
E meritoni një ponç poezish.
Dëgjoni
zhaurimën e lumit të fjalëve,
shikoni
spektakël stinësh,
prekni
gërsheta ndjenjash,
shijoni
fruta shthurjesh,
nuhatni
gonxhet e botës së re.
Gëzuar, lexues!
Nga sharapolli i shpirtit
kundroj dhimbjet.
Me amulli fjalësh
tharmoj ankthet...
Pikojnë në gotë poezish.
Gëzuar, lexues!
Kur të buisin bletët e kritikës
nga zgavrat e analizës,
do bëhem bohçe luledielli
Ej!...
Kujt i thoni:
"...a ke shkrujt’, robo..."
"...hup, bre..."
"...çne, o derbardhë..."
Nejse.
Lashë koqen e namit!