Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MALL

N'ate shakulline mendimesh
traktet e botes "tralalala"
i blatojne kenge mallit
per shtepine me suva te shkelfitur,
themelin e perdhosur,
trajtat e vetullave te tua nen sy:
kokeposhte te kam murosur!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ENDERR ME SY HAPUR...

Tre te dashuruar...
vetevrare prane tamburase se cakorduar
me vere te helmuar?
Trillim i castit- thashe
Eh,njeri i shkrete...
realitetin e ka zet
Te genjeje e ka aq te lehte
sa nje shahist qe loz duke masturbuar
dhe fiton fet e fet!

Nejse,
kur u be beselidhja e Bukuroshes me flirtimin
isha i vetmi deshmitar,admirues
Me miliona meteore pashe ne mesnate,
kurse Buzezjarrten vec njehere
Ia putha syte e kalter depertues...

Sa per gallate,
qielli m'ofroi nje cigare hashashi,
me kusht qe ta pija mes gjinjve te saj
pasi te benim dashuri
(Ta refuzoja!?C'mekat!)

Patjeter,qielli e mbajti me hater,
(ajo ishte Venusi vete!)
se ate nate mbarova nje pakete!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

VOGELUSHE...

C'po ndodh...
Kush e ka fajin?
Ti e madhja...si the ti tjetra...
(S'kuptoj kurrgje vogelushe,
me te qara pergjigjen ma dhe)
...kush i theu kukullat e vjetra...?
Si motra qe jane
ngaterrojne breket me sho-shoqen...
Une i perudh me...
akullore,akullore!
Pajtohen koke me koke ne termus
per nje cast...
I degjoj zilkat e zenkes prore
Mos u zini me!-s'i lus
Tinez ia mbath me te katra
permes shkretetires prinderore
Lepij sqetullat nga etja
Lepij se me lepihet
Sqetullat nuhas,terbohem!
Nga etja,mbi gjuhe me mbin nje kaktus
Do te shpohem e gerthas sapo te flas,
por do t'u them vajzave qe i dua,
njeren si erashke
e tjetren si krua!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MERAK

Kemi pire pak...
Po c'te keqe ka
kur verdallosem neper park
si peshk ne kazan,
me nje mik llafazan?
Me ritregon batuten e shkollarit
qe donte te percaktonte fjalen "dituri",
por kish' lene fjalorin ne shtepi...
Apo bemat e kusheririt te tij gangster
qe theri nje rival si berr,
"Si mendon,e kishte hak?"
(C'merzi!
U pjerdh ai me nje dopio konjak?)
S'e kupton qe une,
ajo flutur mbi zambak,
e cdo krijese poshte e lart...
kemi te njejtin merak,
per vajzen qe shetiti njehere ne kete park:
kur do ta shohim prape?!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NJE FEMRE

Shfletoje ditarin tim...
Freskohu e dashur,
se rrjedh curril fshehtesia...
Aty pershkruhen imtesisht
strukja e diellit,farfuritja e henes...
pasqyra ku ti persos buzeqeshjen tende,
cdo acar janari
e cdo feste dhjetori
Sirtaret e stermbushura me letrat qe te shkruaj
dhe, fotografine tende te sterzmadhuar
ne te katra muret e dhomes se gjumit
po i djeg...
Si feniks ne kopshtin e ndjenjave
ringjallet...s'e di cfare...
Ashtu pra,pse s'me the "Miremengjes!"
Shikome!...
T'u qepen syte nga sklepat?...
Peshtyme...
Torturome me vrer rinor!
Grimcoma zemren!
S'me dhemb:
te kam lejuar te me trishtosh!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

DEBORE...

Debora si qefin mbulon makinat,
lind qyteti primitiv...
Burri i bores
vetezgjidhet pushtetas ekzekutiv

Lejon dashurite e ndaluara
dhe dielli s'i shkrin me gjurmet
e shoqeve te cvirgjeruara...
I pe c'bene prapa shkurreve,mellenje,
ti mjelme i pe...
C'sekret dimeror?!
E dime ne...

Tani qe e tashmja u be dje,
flakni te fshehtat permbi re
te behen ortek vetem atje,
por nga maja e Everestit i leshon
poeti qe mendon me ze...
S'ka fre!...
Pastaj shurron emrin e tij mbi debore
E kenaq ai fenomen natyror!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

JA...

Ja,ballkoni i ulet,duket me afer diellit...
poshte ndrin fundi kangjellmprehte
Kuturis...
C'ndjenje e serte...
Ike vdekje!
S'po te bezdis...
Taksi!
Jete,qenke shofere e re,
lehone e befte...
I njeh rruget?
Ketej te thashe.c'ne...
Epo,sa me larg laringut te tejzgjatur te djallit...
Psh,me co ne kthinen e miqve,
se s'ia di vleren mallit
Te takoj gjyshen
qe tymos... si oxhaqe fabrikash
T'i dhuroj nenes time nikoqire
levozhga te thermuara kikirikash...
Sa i prape!
Dakort,do sillem urte!
Po kendon te lisi fillak
nje mamuth babaxhan...
E gudulis pak
Qerratai qesh ne shqip
Kete e sajova vete
Dua dajak!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

VETMI

Pas takimit te fshehte
mesova qe ajo s'me do me...
Motivi s'dihet...
Te qaj kur ajo zgerdhihet?
Do mendohem duke pjekur nje lepurush
ne prush
Do e ndaj me miq dordolece e barkalece
Do argetohem me dhelpen qe ndjek zagaret
dhe imiton motive ciftesh.S'frikesohet!
Edhe une tregohem trimosh
Shkruaj biografine e vetmise
midis ortekut bardhosh
Libri fillon e mbaron me tik-taket e zemres
Gjaku me ftohet,
Nga kafka trurin nxjerr
Boshtin ngul vesh me vesh
Kapilaret tjerr
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

LUTJE

Kelthas shpirterisht i bukur
fjalet qe s'i honeps gjyshja...
mugellon hena tej lumit bregbore
Nje murgeshe arratiset nga manastiri
duke vozitin ne vetmine,
duke ndare tapi parajse...
Mbase ben gjasme
Tamam si vargu im erekendshem
qe ne fyt te ngec si ftua
Falem shkurt,
se askush s'i di permendesh mekatet e mia
apo jo grua?
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

RRUGES TENDE...

Zhegu i ecejakeve te mia
t'i zhurit buzet!
Sigurisht...
Puthme si maniake!
Te kendellem egersisht...
Jam kalimtar e rastesishem...
pafundesisht
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BURRI I BORES

Dallendyshja folene s'e tradheton,
zbatica per shkembin shkumon
debora malin s'e harron...

"Tani qe dielli ndricon
kthehuni miqte e mi!"
-loton burri i bores
ne fotografi...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

HARMONI...

I burgosur ne vete stis djallezi...
Mund t'lirohem vete me lehtesi
se celesin e kam ne gji,
madje dryrin ndryshk
ai shi acidik marrezish...
Jashte s'paska njeri!
Dyndem ne nje salle lavdish
dhe shoh ekuilibrin simetrik te paqes
si balerine ne maje te shpates
Brohorasin jane c'jane
pa fe,
pa kufinj,
pa atdhe...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Me rastin e festave,pershendes te gjithe lexuesit e mi, me nje poezi te shkeputur nga permbledhja poetike me te njejtin titull:

DOLLI

Gëzuar, lexues!
E meritoni një ponç poezish.
Dëgjoni
zhaurimën e lumit të fjalëve,
shikoni
spektakël stinësh,
prekni
gërsheta ndjenjash,
shijoni
fruta shthurjesh,
nuhatni
gonxhet e botës së re.
Gëzuar, lexues!
Nga sharapolli i shpirtit
kundroj dhimbjet.
Me amulli fjalësh
tharmoj ankthet...
Pikojnë në gotë poezish.
Gëzuar, lexues!
Kur të buisin bletët e kritikës
nga zgavrat e analizës,
do bëhem bohçe luledielli
Ej!...
Kujt i thoni:
"...a ke shkrujt’, robo..."
"...hup, bre..."
"...çne, o derbardhë..."
Nejse.
Lashë koqen e namit!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

GEZUAR VITIN E RI!!!!!!!


DHURATA

Me dhuruan... nje makine llogaritese
kete fundvit
C'te llogaris me pare:
mallkimet qe mbushen korite...?

Po ia nis me poezite e pashkruara,
kilometrat e pavrapuara,
udhetimet neper bote,
clodhjet e merituara,
grevat e trurit,
gafat e lemuara,
kulmet e shakave,
thashethemet e qytetit,
skandalet skandinave,
ankthet e Hamletit,
eliten shqiptare,
popullaten e gjelave te detit...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

POEZI-2010

DUKE KUJTUAR SHKOLLEN...

Me zjarr djaloshar
djeg harten e relievit
derrasen e zeze,
tabelen e Mendelejevit...

Pi nga barkushet... e mesuesit te biologjise
per hir te hamendjeve te historise,
gjerave qe s'kam mesuar,
objektivave te drejtorise...

Rreshtohem per apel tabu...
Ketu!
O zuzaro-majmuno-u-u-u!

Te pellas pa djallezi,
t'i "pagezoj" klasat?
Po fjalet e ndyra t'i lakoj
ne te gjitha rasat...?

"Pellumbat e perlyen oborrin...Shefki!"
Dakort,zoti mesues,
i fshij une glasat!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NE BODRUM...

Sikur t'i trazoj shakulljt me gjalp,
do te gjej zhvatarake
qe shkembejne mall kallp
te lyer me parfum parisian;
demagoge mercenare
qe lemojne planetin e premtimeve
me astaret e kostumeve,
bashkefshatare qe flijojne evlatet
te gufoskat e shkembinjve,
per gjelberimin e agrumeve...
Pranvera gjen sebep,
stinet i tremb
me trendafilin pa asnje gjemb!
Leqendisen vere e vjeshte...
dimri papritur logjikon...
S'me duhen tekat e dobicit!
Ndaj dhimbjelumturine,
kthej ne emerues te perbashket
falsitetin e hicit...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

U shtriva te fle e nuk arrij...
mendja ime eshte tek ti e sikur nata me perpin.
Te dua ktu
dua te te prek
te te prek leht me duart e buzet e mia
e do jem krejt e qet dhe e embel
ti e di si jam kur te preku...
me lejo te te prek
e di qe te pelqen te luaj me ty
e duke shikuar syt e tu
e di cfare do vij mbrapa tyre
me kap per dore
e me fut ne dhomen time
e aty me afron afer vetes e duke me puthur
dhe aty e kupton qe smundem me te rezistoj
frymarrja jote ndryshon
por rezistoj e te puthi akoma me shum
te shoh te humbur ne mua
afrohu tlutem me ler te provoj embelsin e lekures tende
ndjej qe shpirti,zemra e mendja ime me buzqeshin e me inkurajojn
afroju me ler te explore kualitetet e tuaja
e kur duart e tua pushtojn trupin tim
ndjej ate qe bota quan "forca e mashkullit"
e dallget e kenaqesis pershkojn trupin tim
deri thell nder vena
sa me afer je aq me shum te ndjej qe mbush trupin tim me pasion syt e mi mbyllen e frymarrja rritet...
buzet e mia prekun lekuren tende si petalet e nje trendafili
e peshperimat e mia ne veshet e tu qe zgjojn cdo sens
kenaqesi e eksitim qe pershkon cdo gje tonen
puth qafen tende eleht prek veshin tend
e buzet rreshqasin ne qafen tende
hmm e ateher provoj buzet qe nga lageshtira e gjuheve me duket sikur provoj vere
sa her me prek
zemrat sikur digjen ne zjarr
hmm te dua ktu me mungon shume...
uria e kesaj deshire
mundet te ushqehet vetem nga prekjet e tua
gjithe zjarri qe digjet brenda meje qe mezi e kontrolloj
te dua ktu sonte
ndoshta neser ndoshta ...te them te drejten te dua ktu dite nate...
per kete ndjenje qe smundem ta luftoj
e dua te te shtrengoj afer meje
te te degjoj si te pulson gjaku nder vena
thjesht dua te ndjej dy trupat te bashkuar
te shtrihem afer teje
te behemi nje shpirt
te behemi nje
e ashtu leht duke presuar ne trupin tim
me jep pasion e deshir
e ne ato momente me shtrengon gishterijt qe jan lidhur me gishterijt e tu
e mundohem mos te uleras
e ndjenja eshte e papershkruar
degjoj frymarrjen tende te avasht e te rend
e gati me duket sikur renkon
me pelqen ai tingull
e ngadal sikur rritet ai tingull
sepse degjohesh akoma me shume e po ashtu dhe une me ty
e vjen...
e fuqishme,e bukur,e mbrekullueshme
e qendron sa te duket qe po qendron pergjithmon
e ashtu ngadal duke u ndalur...
levizjet behen te ngadalta e me sensuale
e frymarrjet tona avash avash qetsohen...
Nganjeher mendoj athua njerzit na degjojne?
Athua flasin per ne?
hmmm Por smundem te mendoj per te gjithe ne ato momente...
pasi kur jam me ty nuk ekziston kush tjeter...!
Me shikon ne sy thell ne to
ti e di ca mendoj,cfare un ndjej,cfare urie kam...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

E PANJOHUR...

Shyqyr qe ke shtepi perdhese!...
T'i prek leqet e fytyres,
t'i njoh rraqe,naze,vese...
per pune sekondash
Te martohemi per nje minute
pa pranine e murgut,
pa puthje te bute,
pa perqafime anakondash
pa fjale romantike...
Aty per aty
t'a cjerr petkun e fundit...
qe Shekspiri te gerthase:
Sa tragjike!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

POETIT

Nen pelerinen e perralles
ecen nje kuceder bishtdredhur...
dhe gelltit peshk,lejlek,kenete...
Ia paske hedhur o poet-
pasagjer i ngjales?!
Kafken tende une e perdor si kallep poezie
T'i derdh te gjitha vargjet e mia
qe dua t'i mbaj mend perjete
sidomos,ato qe s'i marr vesh as vete
Atehere prishet magjia e fjales
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ELEVIZORI...

Altoparlantet e televizorit te ri
qoshe me qoshe
qesendisin heshtjen...
Trishtohem pa shkak,
kam punuar tere diten...
Nje telenovele e kam hak!
...bukuroshes i peshojne rende gabimet,
si leve perdor qeshjen...
...konviktorja shtatezane...
...krajli i syrgjynosur plak...
Argetohem duke kerkuar stacione pa figura
( alegori pa dicitura?)
Stacioni i shtateqinde...
...prindi,thjeshte,pason keshillat e trasheguara...
dhe merret me dashnoren e braktisur
qe dikur prej zemerimit
preu gershetat,
grisi getat,
ndezi cigaren me petalet e prushta
te pendimit...
S'i s'pame dramen e spitalit!
Po kete televizor kush e komandon:
supermamia qe preu kerthizen e djallit,
apo terroristi i penduar qe ka frike te pjerdhe ne avion?
 
Top