Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

TREGETARI PELEGRIN


Pa shoqerues niset qe te mbaje sekretin,
pasaniku qe mund ta bleje edhe xhenetin
S'eshte qyqar kur ne pike te zhegut gulcon
ka fyell,devete robina, nje mik kameleon

Pasdite pushon paq dhe pergezon perendine
Pendohet tregetari xhambaz e qull shamine
Ndane oazit, kali i nje smireziu ndal revanin;
mizori me callme s'ia merr veresie karvanin...

(Beduini hajdut buze dunes numeron florinjte)
Pelegrini buzeplasur mendon per ciliminjte
I shashtisur pas palmes shijon perendimin.
Delire,me henen e pergjumur rinis udhetimin
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NGUSHELLIM DALLENDYSHESH

Kish' bar per fole pergjate lugines;
ca kasolle bujqish e shtepi bejleresh
Mprehen krahet mysafiret pranverore,
vjeshta erdhi me bucima buldozeresh...

Qypa,gjyma,xhezve,hanxhare,ne muze,
i dyllte qehajai sykuq i fshatit,
sopata e ndryshkur e druvarit plak,
sfurku i frashert,parmenda e argatit...

Tej u duken shtegetaret e shteruara;
te shushatura... mbi ullinj u ulen.
"Si s'u ndame njehere per se mbari:
shyqyr qe varret nuk i shperngulen!"
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

??????


Dashuria...
na sos me stinen
si portokall;
shpresat skadojne,
helmojne shpirtin
e vjellin mall
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

C'T'I BESH?

Xhelozia la motrat binjake beqare...
ke nuk magjepsi shtriga ziliqare;
....heshti talentet,vrau dekadentet,
krijoi Kama Sutra me impotentet...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

DHIMBJET E SHPIRTIT...


Dhimbjet e shpirtit nuk t'i kupton rosa,
qe roje i ben zhabes te lumi i ngrire;
as krimba, as ketra ,as kunadhe ,as baldosa
as pylli i plazhit me pisha plot rreshire

Dhe dhimbje ke prape kur lotarine fiton
me kot pastron plaget me shesh te zi
C'te duhen puthjet e asaj qe deshiron:
dhimbjet e shpirtit i mjekon vete,TI!!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SA QEJF!


Me kenaqin nder endrra tiranet:
Saki mbush gotat-ata paqesohen!
Pasi adhurojne diellin, paganet,
me hashash dhe rreze rehatohen.

Dhelpra s'darkon neper qymeza,
korbi fle ne dege te pjergulles;
pergjate lumit mjelmat syzeza,
po marrin permasat e mjegulles...

Eprorja ime e endrres ndrit,
here si yll e here si bryme;
shpesh ne vesh me peshperit:
"Shtyme,i dashur,ah,shtyme!"
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: perandoria7</div><div class="ubbcode-body">
Dhe dhimbje ke prape kur lotarine fiton
me kot pastron plaget me shesh te zi
C'te duhen puthjet e asaj qe deshiron:
dhimbjet e shpirtit i mjekon vete,TI!!

</div></div>

E bukur kjo finale
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

* * *

Une per tek ti do udhetoj i dashur
dhe pse e di,
porten mbyllur do ta gjej
Une perseri do vazhdoj
te jem ajo qe isha,
me deshiren e heshtur,
drejtimin yjeve t´ju kthej.

Une per tek ti do udhetoj i dashur...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

DITA E FUNDIT E POMPEIT

Eshte mesdita e fundit per zejtare,gra,foshnje...
Gladiatoret sheshit shkembejne taktika joshje,
sklleverit bartin kanistra me shalqinj,me rrush...
(Sa keq qe ethet e Vesuvius s'i ve re kurkush)
Prej sikletit,ai mal,si dragua tej diellit shfryn
Lumi njerezor vershon me ngut,drejt jugut mesyn
Ndez qiririn mantenuta per te zotin e mbifjetur
Gjate lutjeve shtufi varros qytetin gjysmevdekur
(C'funeral pa muzikante,megjithese zihen trute!)
Vejusha shtatzane rrekellen kupen me kukute...
Llava e perskuqur sapo rrokulliset nga mali;
heronjte nxitojne ne mauzole per se gjalli,
Fyte e sy thahen nga hidrogjeni,heliumi,sulfuri...
Edhe maratonaket e Pompeit behen qymyr druri.
Ne skele,te varkat shtepi,s'merr fryme me njeri.
Mesdheu, bashke me admiralin sympire,mbajne zi.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

DITELINDJA...


Shoket me shtrojne bankete perrallore;
perseri ne erresire jam,mes te tjeresh
Ben tufan urata e moshes treshifrore,
ndaj fiken qirinjte e tortes njeheresh

Pra,sot,(te djeshmjen e te nesermes)
cirrem e defrehem une bebja madhore.
Gardhon ditelindjen e ditevdekjes
zeroja e skemes piramidale hyjnore
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* METAMORFOZË *

Dhe miu qante, i vunë emrin njeri
Dhe miu qeshte, i lumtur si fëmi
Dhe miu mallëngjehej, kujtonte shokët e tij
Dhe miu vdiq nga dëshira për të qënë mi.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* PA FAT *

Qielli është aq i pastër
Sa zogjtë e shëmtojnë.
Toka është aq e pistë
Sa njerëzit e zbukuraojnë.
Unë jam aq pa fat
Sa s’shoh as quell as tokë.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* KOT *

Drita e ftohtë e abazhurit
Zverdhte faqet e nje libri pa kuptim
Ndërsa unë e lexova atë
Deri në agim.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* QETESIA IME VDIQ *

Qetësia ime vdiq
Dhe unë po shkoj ta varros.
Shpresoj mos të kthehem kurrë
Nga ato varre bosh.....
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* VERTETE THONE *

Vertete thone
fjala eshte e cmuar si argjendi
e heshtja eshte flori
une te them:
bertit sa te çjerresh boten
o hesht ne pafundesi
... e njejete eshte gjithsesi.

Fati eshte shkruar ne guret e jetes
nga djalli a Zoti as vete se di
duket pak si Kuran a tabù
e ç'rendesi ka , u tha keshtu.

Ç'rendesi ka ne je Donkishoti
ne linde nga legjenda
a legjenden e linde pikerisht ti
gjithçka perfundon ne kohen limit
per te mos u kthyer me perseri

ROZA RAMAJ
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

***
Ti bukurosh sa here me ke puthur
ke ndezur zjarre ne shpirtin tim
thuhet mund te duash gjer ne vdekje
por une do te dua gjer ne ligjerim

Sot u bene vite te tera
qe kjo shprehje boten deh
jeta eshte ferr-parajse
gjithça varet si e sheh

Bota eshte e pabese
kurre misterit si ve frè
kur duket se te qeras
ve ne loje gjithçka ke.

ROZA RAMAJ
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

* * *
Kush mendoi se dashuria
ne kete bote ruan kuptimin
kurre s'mendoi se perfektesia
hedh poshte endrren jo shgenjimin

Ne kete bote ku
mga mendafshi shpesh e endet
bej kujdes se shum shpesh pema
s'than nga lulet, por nga rrenjet.

Hidh shikimin ne bregdete
ku vallezon uji kristal
si puhi e lehte e lehte
mik te shtiret por s'te fal

Hija e rrapit shekullore
burrerisht shtrihet pash me pash
por jo rralle te del tradhetare
qofte dhe dega me e trash

Se ne deget shekullore
e di mire pak kush u ngjit
lum kush doli jek e jek
se shume dalin dificit.

Me gjithe ze mos i lavdero
as malet me te larte
Skenderbeun beri hero
krahu i forte, kurrsesi shpata

Njeqind per qind mos ju gezo
as diellit qe eshte ne dalje
veth ne vesh e mos harro
dy ane ka çdo medalje

Mos ja merr kurre kenges shtruar
kur fyellit i bie bariu
keta tinguj te gezuar
era merr e shpie gjetiu

Mos ju tremb kaq shume mekatit
njerezit shume mos i perfill
mos harro se vete Jezusit
me plot goje i thane kopil

Peshorja e drejtesise
thuhet ne dy ane peshon
ne te majten qendron e zhdrejta
por e drejta s'figuron

S'me habit kush me vetedije
tha eshte bere deti kos
cili i marre kesaje katraure
i tha jete, jo paradoks?!

"E ndjej se do shkoj" ROZA RAMAJ.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PRIVILEGJ?!

Te henen,i hallakatur zapton ashensorin,
i jep urdhra sekretares shoku Spurdhjak,
me seriozitet zyrtar ngre receptorin...
firmos nje shkrese dhe belbezon si motak

Vec ta shihje mbreme kur hidhej porsi mez...
sot,drejt bashkise terheq kembet zvarre,
gromesin rende,maskon veren me camcakez;
vendime ekzekutive ka ndermend te marre(!)
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FIKSIMI...


Kur fle,
fiksimi dyvjecar
per ate femer
fishket e thahet
qilareve te harreses;
si shpirt budist ne Himalaje
Kur zgjohem kam uri
per fiksimin proshute,
te sapodale
nga qyngu i ujrave te zeza te mendjes
Nduk nen driten e henes,
se ajo grua ka ngrene diellin!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MARINARI...


Marinari degjon radion duke pire caj
E famshmja qe do ka ardhur ne qytet!
Sikur sirene i fanitet fytyra e saj
Ne bashin e anijes mjekren mbeshtet

Koka i duket si pjeper i papjekur
Djeresit si kale,(punen e katranosi)
Puth afishen e aktores flokedendur;
me detin shijon akrobaci albatrosi.
 
Top