Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

KUR KOTEM...

Kur kotem rendis dobite e dajakut
Shqetesohem per formen e guralecit
Shthur me mendje fijet e shajakut
Ndjek me sy zigzaget e pijanecit

Numeroj gjethet e lendet e lisit
Para pasqyres fryhem si kaposh
Shfaros problemet e farefisit
E hedh ne leter ca vargje bosh
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MENDIMET E LYPSIT

Zgjohet lypsi rreze ures se re;
nen kapuc shkund mendime e morra:
"Qe me nate era e pirja me mpiu;
terezi kolopucesh paska debora!

Miun e cmend arresti shtepiak;
bren ne raft te bukren balade
Graria lagjes ka turp dimeror
ndaj i fsheh buzet me pomade"
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

http://uk.youtube.com/watch?v=pq6lsZoWcFE&feature=related



Nese mendon fundi ka ardhur
shtrihem ta pres ne prehrin tend,
gjithcka ka zbritur mendimeve te mia,
pervecse fundit qe s´gjeti vend.

Rreth meje rrotullohet gjithcka,
dhe nese do duhet me pritjen te rritem,
veshtire t´ja gjesh rrethit fillimin,
ndaj me mendimet e tua zbavitem.

Rreth meje rrotullohet gjithcka,
ndaj nuk gjejne vend shikimet e tua,
si hije pa zot do mbetej gjithcka,
nese s´do dije te ndricoje mbi mua.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

(Kushtuar gjyshes time)

SHTEGETIMI I GJYSHES

A ka agime e perendime
qe s'e njohin gjyshen time(?!)

Thone se nen pirgje plisash
ushqen rrenje qiparisash...
Nuk guxoj t'i flas,ta prek;
kam frike se m'qorton "Zevzek!"

Se c'ben nenokja tek oborri...
than ne diell peta lakrori
Shan risite ndane ugarit
e prashit permbas mullarit

Kur e ndjen korba thellimin,
porsi zog nis shtegetimin
Le nga pas nen hije thane
gjergjef,syze e nallane
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Shume e bukur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BEHEM LEMSH


"Babi,meqe te kam Mbretin e Deshirave
tregome c'i ndodhi Ariut Mengjerash!"
Shtriqem si Liza ne Boten e Cudirave
Leshoj gogesimen e Gogolit Gjumash

...Ne pyll Kesulkuqja takon Pinokun.
Gjysmagjeli pjell Pipi Corapegjaten
Lepuri ben gare me Donald Patokun
Tre Derrkucet murosin me nge Rozafen

Alibaba behet Princi i Borebardhes
Njerka e Hirushes i jep urdhra Xhinit
Dhe vidhen tinez pas perces se nates
Shaluar mbi gomarin e Nastradinit
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BAMIRESIT

Dikush ne shtepi jetimin pranon
Dikujt i dhimbset evgjiti ulok
Dike bekojne pleqte pa pension
Bamiresi fukara te fal borzilok

Filani harxhon leket e kaparit
Fisteku kujtohet vetem per kurban
Njeri i hedh qindarka lypsarit
Tjetri te jepka qengjin laraman

Ca falin qe t'fitojne xhenet
Ca,qe fqinjet t'i kene zili
As vete s'dhuroj me marifet:
ju beri mire kjo poezi?!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NATE FUNDJAVE

Prej neverise se pijeve te perzira,
ne qender t'qytetit vjellin shishkebab
Me gazel harbutesh mbushet erresira
Racistet e droguar rrahin nje arab

Neper parkime burrat shkembejne grate
Pshurren rrugicave,qorrsokakut dhjesin
Makiazhi shemton klubisten duarthate
Kolla e kurves kacurrele zgjon kendesin
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

"Si thua, së pari (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur?"

Suzana Zisi


MEKATAR I PERJETSHEM JAM!

Me bene si spektator tenisi ecejaket e tua
Per puthjen e pare,shtate qiej e pertej lus
Nuhas pranine tende,me feks gjuha si langua
Ve koken prane nje tjetre mbi jastek kaktus

Doemos ke degjuar per sakrificat e kaluara;
Puthme pra, arrezen e fytit(c'alibi pasioni!)
Le te shqepemi te dy me molle te ndaluara...
Pes!Engjuj djallezore na deboni ku te doni!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

"Eh,të shkretët,të shkretët ç'i gjeti?!
U dehën pa pirë një gotë raki.
Bëj shaka,s'u dehën vërtet,
i dehu një varg,një poezi."

Riza Cato



MALLKIM

Ashtu te dehur me vargje dhe poezi
Harrohen ne mendime,bota i harron
dehen vertete kur s'i honeps njeri
Pine dopio rakie se vargu s'u rimon

Poetin e mehalles s'e ka pare njeri
Mua,s'ma kane zene syte prej javesh
Duke derguar kryevepren n'redaksi,
Ka perfunduar nen urban dykatesh!?
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

RREFIMI I BUFIT TE PAGJUME

Buz'lumit,mes llumit
salamandra ndjeu rrezet
kilikosi krokodilin;
e askush s'ia vodhi vezet!

Kur babuni babaxhan
beri joga me biluc
papagalli tej i prekur
lajmeroi nje struc

Ne aren me jonxhe
pela vithetrashur
kulloste prane kalit
(gomari e kish mbarsur)

Minjte darkonin nudo
mbase kishin vape
Hodha syte nga macja,
ajo qe bere tape

Preferonte panc
me s'kapte ndonje mi
Ndoshta kish nente jete,
por vetem nje melci!"

KTHIMET E KOLLOVARIT

Kthehet kollovari i lodhur nga puna me ngarkese
I biri,futbollist amator, thyen xhamat e bufese
kunatat lyhen,pispillosen,s'u vene re mesimeve
nusja kembekryq, zgjeron listen e shpenzimeve
fshesa e korrentit mbyt llomotitjet e vjehrres
bebja klith e qaravitet me zerin a saj cjerres
kollovari i shkel syrin vjehrrit,niset per ne klub
kthehet xurxull ne dy te nates dhe hiqet si cub

P.S Te saposhkruara
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: perandoria7</div><div class="ubbcode-body">

KTHIMET E KOLLOVARIT

Kthehet kollovari i lodhur nga puna me ngarkese
I biri,futbollist amator, thyen xhamat e bufese
kunatat lyhen,pispillosen,s'u vene re mesimeve
nusja kembekryq, zgjeron listen e shpenzimeve
fshesa e korrentit mbyt llomotitjet e vjehrres
bebja klith e qaravitet me zerin a saj cjerres
kollovari i shkel syrin vjehrrit,niset per ne klub
kthehet xurxull ne dy te nates dhe hiqet si cub

</div></div>


E perfytyrova pak shtepine. Nje "lemsh e li" i vertete.
"Per te qeshur" (nga poezia) dhe "per te qare" (nga vertetesia):
Mjer´ kush eshte kollovar
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FAKTE

I shkau bucela nenelokes teposhte kodrines
I rrafshoi kepurdhat e kerminjte,lendines
Fjalemadhi ligjeroi si gjinkalla,ullinjve
Injoranti s'e kuptoi:ia ngjeshi turinjve
Gruaja,leshdredhur,ftoi nje ton me shoqe
M'i dogji berxhollat,se degjonte lloqe!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PASION PER TIM SHOQ(?)

Me ndoqi n'qytet,ja,ne fshat i erdha;
Mesuese pa pune dhe pa karriere mbeta
Dembeli s'punon me,si zarbe vjen perqark
zhardhoke patatesh na kane mbire ne bark
"Pervoja dhe puthje do te ndaj me ty..."
sot me thote "putane!" as qe i bie n'sy
Kur bej nje shaka sa per ta qetesuar,
rifillon grindjen e korrikut te kaluar
Sillem njerezisht,por me kot i bie canges
Ndjehem si flurur ne rrjeten e merimanges
Pelltuq jeta ime...para pusit pergjunjem
O sa pune kam une!E ngrihem e shkundem
Kulacin e papjekur e shtie ne cerep
Miqte presin meze,kalastrenin rrjep...
Im shoq ka dashnore mua s'ma ben qejfin
Prapa diellit vafte:eek:iiii e dua dreqin!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

TE MENDOJ...

Te mendoj duke ngrysur vetullat
te mendoj duke kruar koken
te mendoj duke skuqur petullat
kur duan t'me bejne gropen?

Te mendoj duke mbledhur lemshat
te mendoj kokeposhte si lakuriq
te mendoj duke prekur temthat
kur mezi pres nje sihariq?
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Une vetem enderrova disa caste me ty,
por ne te vertete te ardhme s´kemi,
ndaj as personazhe te se shkuares,
kurrsesi s´mund te jemi.
ti, femije tekanjoz,
qe ne syrin tim su rrite kurre.
mbase as koha s´te mjaftoi.
te silleshe si burre.

...ndaj une vetem enderrova
disa caste me ty.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

THE CHICKEN OR THE EGG?

Tek thur nje shall me epshin e mushkrive,
kllocka zanafille rehat pjell vezen toke
Ne lemin qiellor sheh kaposh sarhoshin
Iken e harron nje lemsh te arte,te ngrohte


"Plazhisti simpatik paska kostum kulpre!",-
thumbon Even bleta;pjalmon kallezen ne are
Krenaria vajzerore vertitet e pasigurte
Pergjon ardhjen e menstruacionit te pare
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

KAFEJA E MENGJESIT


Xixellonja si ambulance ajrore
mbart renkimet e kendesit
Pagjumesia derdh llumin e lodhjes
pi kafen e mengjesit
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

<u>* * * </u>

Lerme te endem dallgeve te tua,
nuk munda dot mike te bëhem me boren,
sado egersi diteve te ftohta,
e di qe nje dite, do ma zgjasesh doren.

Lerme te endem dallgeve te tua,
dhe nese e zhytur fundesires mbetem,
do te vije nje dite, dielli do me prese,
pa u thare deti, nuk kam frike se tretem.
 
Top