Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Faleminderit Anabell!



ZJARR

S'te dalloj fare nga asnje lot
Ne zihemi qe ne pike te mengjesit
Kush s'na pajton dot

Te urrej me shume sesa me urren ti
Vafsh ne fund te ferrit
Raki
 

shefki

Papirus rex
LARMI...


Qe sot e tutje plakat e harrakatura do te varen kokeposhte
Sigurisht me lejen e familjareve te tyre
Dhe une do jem gati me cekic e gozhde
Brenda cdo ngjyre
 

joetisti_

Locus omnem
peshën e psherëtimës sonë
ndien fort i thyeri besim
shembje ndjenjash ne mbrëmje
pluhur dashurie, në agim
pesha thyen, shkatërron
ndër rrënoja aty në shesh
nje puthje te padëmtuar
vështirë se mund ta gjesh.
 

joetisti_

Locus omnem
më tha orarin, dhe u binda
u binda se ishte gënjeshtër
unë në atë orë bëja dush
në ëndrrën e një vajze tjetër!
 

joetisti_

Locus omnem
Joetist, kam dashur të të pyes me kohë... vetë i shkruan këto?
po a jemi te tema "kendi i shkrimeve te reja"?
Sigurisht qe vete. Dhe meqe ra rasti, me thuaj dicka qe ka te beje me shqipen e sakte, ne forme ndihme. Te poezia me siper, kam shkruar: "rënshit te gjithë, ishalla!"
E kam fjalen per yjet. Por, ne shumes yll, behet gjinia femerore (yje), a duhet te ishte: "rënshit që te gjitha, ishalla!" ?

Si te duken ato qe shkruaj? Pa me bere qejfin.
 

joetisti_

Locus omnem
kur futesh ne zonën e dashurisë
është më keq se zonë lufte
sado kërkon pranë ta kesh
ruhesh se mos ha ndonjë puthje.
 

joetisti_

Locus omnem
mora edhe unë
një herë lumin
se më kishte marrë
ca herë, nga ti
e gjeta pa mendje
duke gurgulluar
dhe e mora...
në një fotografi.
 

Artin

Papirus rex
po a jemi te tema "kendi i shkrimeve te reja"?
Sigurisht qe vete. Dhe meqe ra rasti, me thuaj dicka qe ka te beje me shqipen e sakte, ne forme ndihme. Te poezia me siper, kam shkruar: "rënshit te gjithë, ishalla!"
E kam fjalen per yjet. Por, ne shumes yll, behet gjinia femerore (yje), a duhet te ishte: "rënshit që te gjitha, ishalla!" ?

Si te duken ato qe shkruaj? Pa me bere qejfin.
Sot e pashë këtë postim.
Ato që shkruan këtu, më pëlqejnë, po kuptohet që jo të gjitha njësoj. Disa më shumë e disa më pak.

Shkruhet: rënçit të gjitha.

Për ata që s'e dinë, emrat e gjinisë mashkullore që në numrin shumës mbarojnë me -e ose -ra, përdoren në trajtën e gjinisë femërore. Për shembull, yje të ndritura, dete të thella, mallra të shtrenjta etj.
 
Last edited:

shefki

Papirus rex
HOMAZH NJE PLAKE
Asaj i pelqenin varrimet
U habitem packa
Ajo s'honepste hasude as vajtimet...
Burrat visheshin bukur-tha
 

shefki

Papirus rex
MBULOJE...

Fillikat je frikaman kallkan
Mes shelgjeve sec qelbet...
Era qe kreh balluket e veres dhe percjell kleckat e detit s'flet
Dielli e than
Dhe shpervaret shkozave
Dhe ngel mengeve qurrosura te fanelles tende
Fillikat frikaman
Te pakten mbuloje aman
 

joetisti_

Locus omnem
Sot e pashë këtë postim.
Ato që shkruan këtu, më pëlqejnë, po kuptohet që jo të gjitha njësoj. Disa më shumë e disa më pak.

Shkruhet: rënçit të gjitha.

Për ata që s'e dinë, emrat e gjinisë mashkullore që në numrin shumës mbarojnë me -e ose -ra, përdoren në trajtën e gjinisë femërore. Për shembull, yje të ndritura, dete të thella, mallra të shtrenjta etj.
Artin, falemnderit.

rencit? E cili rregull eshte ketu? Ka te bej me shkronjen qe eshte para c-se apo sh-se? psh. "n" renCit, shtenCit, dhe "f" shkoFshit, rrezoFshit?

Po e rishkruaj :) :

sa e pashë nje yll te bjerë
shpreha shpejt nje dëshirë
shpresë nga ajo nuk ka...
rënçit të gjitha, ishalla!
 

Artin

Papirus rex
rencit? E cili rregull eshte ketu? Ka te bej me shkronjen qe eshte para c-se apo sh-se? psh. "n" renCit, shtenCit, dhe "f" shkoFshit, rrezoFshit?

Përtoj të kërkoj tani e t'i sjell të cituara rregullat për çdo folje , por është e qartë se ato që në pjesore mbarojnë me -në, si rënë, zënë, vënë, thënë etj. në mënyrën dëshirore marrin ç, pra rënç, zënç, vënç, thënç etj.

Do t'i sjell ndonjë ditë këto rregulla te gjuha shqipe, në ndonjë temë gramatike.
 

shefki

Papirus rex
Thanks

LENDINES...

Nje burre shkul lule
Nje burre mbjell lule
Dy gra shkerdhehen ne shkurre

Me ke shkerdhehen s'e di
S'jam as une as ti
S'eshte asnjeri!

Pra jane dy burra dhe dy gra
Bejne piknik ne hava
Une po shpif ca
 
Top