po a jemi te tema "kendi i shkrimeve te reja"?Joetist, kam dashur të të pyes me kohë... vetë i shkruan këto?
Sot e pashë këtë postim.po a jemi te tema "kendi i shkrimeve te reja"?
Sigurisht qe vete. Dhe meqe ra rasti, me thuaj dicka qe ka te beje me shqipen e sakte, ne forme ndihme. Te poezia me siper, kam shkruar: "rënshit te gjithë, ishalla!"
E kam fjalen per yjet. Por, ne shumes yll, behet gjinia femerore (yje), a duhet te ishte: "rënshit që te gjitha, ishalla!" ?
Si te duken ato qe shkruaj? Pa me bere qejfin.
Artin, falemnderit.Sot e pashë këtë postim.
Ato që shkruan këtu, më pëlqejnë, po kuptohet që jo të gjitha njësoj. Disa më shumë e disa më pak.
Shkruhet: rënçit të gjitha.
Për ata që s'e dinë, emrat e gjinisë mashkullore që në numrin shumës mbarojnë me -e ose -ra, përdoren në trajtën e gjinisë femërore. Për shembull, yje të ndritura, dete të thella, mallra të shtrenjta etj.
rencit? E cili rregull eshte ketu? Ka te bej me shkronjen qe eshte para c-se apo sh-se? psh. "n" renCit, shtenCit, dhe "f" shkoFshit, rrezoFshit?