dy duar per nje koke
mundesi qe te "perlan"
e pa bere gje, rri
nje dore e brishte,
nje cigare mban
nje goje folese
thith, dhe nxjerr duhan
forme tymi, forme katran.
Po presin qe me cekic te ngul gozhden
Po presin qe me te dikujt t'i thyej koken
Fajtor per gozhden e shtremberuar
Fajtor per koken e copetuar
Fajtor do jem une
Prandaj cekici s'flet hic prane meje
Prandaj me vlon gjaku ne deje
Nuk godas
Nuk vras
Cekici s'me hyn ne pune
Njerezit po presin...
Njerezit qe lot shesin
Pa fjale largohem
Pa cekic varferohem
Shume
Ky kyc I ndryshkur I kujtimeve laget ne shi
Shi I formuar nga shtrydhja e perndrydhja e ylbereve
S’hapet qe s’hapet kjo bote gjithe kenaqesi
Bote e padukshme ne sy te te tjereve
Nje kujtim i verber i nje vere te perlyer
Gjendet nen ca gjemba te gjelber
Perballe nje fustani te shqyer
Te nje te arratisure pa emer
Ajo pa nam e pa nishan…
Une fajtor
Ajo qan e qan
Ne burgun tim kujtimor
paqarte dhe realshem
m'u dhe dhe s'mu dhe
te mora dhe s'te mora
edhe..., s'te gjeta dot...
c'do dite ka nje neser
c'do vit ka nje 'mot'
si une, te kisha ty
paqarte dhe realshem
gjithsesi.
Shijoj bukurite buze Bunes…
Sikur qente rrugace kockat koshave te komunes…
Sikur zogjte therrimet ne prehrin e nje plaku
Shijoj kishe xhami kala avlli pika gjaku
Kurre s’do ta di nga u shfaq ai gjak
Mos ra nga qielli si shi pa ndonje shkak
Mos do te pikoje mbi krapin e Shirokes
Mos do vllazeroje cdo hije te tokes
Shijoj bukurite buze Bunes se shtruar
Une turisti i humbur e i perlotuar
Mbremja ne park
Shqelmohet si kanace birre e zbrazur
Dhe bredh pa shkak
Zerave te mpakur
Dhe ashtu pa merak
Varferon nje te dashur
Nje puthje kerkonte ajo
O mbremje ne park
Mos e kundershto
Puthjen e ka hak
Ti mbremje s’’me ve re
Por tulatesh nen shatrevan
Une jam ketu e atje
Larg vajzes qe qan
me eshte fiksuar
qe kur te vijne mendte
edhe t'ua japesh
s'ti hane as qente
me eshte fiksuar
qe me mire te rri
pa dashuri me sherr
sesa me sherr, pa dashuri.
dhe pastaj shkoi te flinte
gjumi do ta zinte patjeter
kishte patur nje, sot
nje do te kishte, neser
ate, ose dike tjeter;
pse te kishte merak
apo se ishte bere tap'?,
e c'te keqe ka
e c'ndryshim
nese ishte alkool
apo trishtim ?!
Ne nje grime kohe jam ne goje te te gjitheve
Here si ere e keqe qe terhollon peta resh
Here si hajvan I vijosur mire e mire vitheve
Here si mize kryengulthi ne ne tas me pershesh
Ne nje grime kohe jam nanuritje pergojimesh
Here si vargan I pervajshem matrapazesh
Here si qarje e balsamosur trishtimesh
Here si pasagjer orteku oazesh
Gjithnje I gozhduar neper skaje fjalesh
Gjithnje dirigjent papagallesh
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.